• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPOZITA DHE POZITA KOPJE TË NJËRA TJETRËS …

February 26, 2014 by dgreca

OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTET/

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Votimi kundër i KLD për ish-prokuroren Ina Rama tregon se sa e përfshirë është politika në institucionin e drejtësisë. Pa pavarësi, ky institucion është farsë. Pa drejtësi, sistemi nuk funksionon dhe shteti kthehet në rrezik për shoqërinë.
Siç po duket,po ngjet ajo që pritej. Në vend të civilizimit, bashkëpunimit, konsensusit, marrëveshjes – politika po riciklon veten duke ndryshuar vendet. Atë që bënte ish-opozita, tash po e bën ish-maxhoranca. Politikanët shqiptarë janë mjeshtra të trafikut. Pa moral, pa ideale, pa katharsis, pa kauza.
Vendi vuan nga varfëria, shqiptarët vuajnë tmerrin nga krimi dhe kriminelët e paguar, nga frika e largimit prej punës, sepse, sa vjen në pushtet një maxhorancë e re, gjithë administrata publike pararendëse, e kompozuar si formacion militantësh, detyrohet t’ia lëshojë vendin armatës së re të militantëve.
Prandaj seicila palë kërkon fitore me çdo kusht dhe pushtet me çdo kusht. Jo për të qeverisur më mirë, por për të vazhduar keqqeverisjen e cila po i penalizon shqiptarët prej 23 vitesh rradhë.
Janë me mijëra studentë shqiptarë, të diplomuar shkëlqyeshëm në Univerisitetet europiane të cilët nuk kanë asnjë shans punësimi as në vendin e tyre dhe as në shtetet e BE, sepse Shqipëria është jashtë Europës. Ky kontigjent, që do t’ia ndryshonte faqen vendit, nuk ka asnjë treg pune në Shqipëri, sepse këtu nuk ekziston kultura e meritokracisë dhe Shqipëria dallohet si një vend që prodhon tonelata diploma fallco. Degradimi është i thellë. Disa ditë më parë ministrja e Arsimit shkoi në gjimnazin e Pogradecit, sepse, nga 400 e ca nxënës, ky gjimnaz frekuentohej vetëm nga 60 syresh.
Në këto kushte, vendi ka nevojë të shpallë gjendjen e alarmit të kuq, të rrezikut eminent. Vendi ka nevojë që politika të bëj deal, për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura e antiligjit. Kjo kërkon konsensus.
Por opozita në vend të katharisit pas humbjes, s’ka bërë gjë tjetër veç i ka zëvenndësuar bilbilat e ish-opozitës në paralament me vuvuzelat në bulevard.
Ish-opozita më 21 janar 2011 synonte skenarin e një Pranverë Arabe, sot ish-maxhoranca synon skenarin e Ukrainës.
Po më thoni cili është Viktor Yanukovych-i shqiptar antieuropian? Përgjigja e menjëhershme: klasa politike është Yanukovych-i shqiptar, e cila nuk po lejon integrimin e Shqipërinë dhe shqiptarëve në Europë, ëndërra e të cilëve ka qenë „ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa“. Ky slogan përbënte edhe kauzën për ata qindramijë shqiptarë që u ngritën në këmbë për të përmbysur diktaturën.
Sot opozita është pa kauzë dhe gati pa lider, sepse Lulzim Basha s’ka vizion personal dhe është në funksion të atij që e emëroi.
Por ajo që është fondamentale, është se opozita nuk ka as kauzë dhe as kredibilitet.
Ne shohim vetëm katrahura parlamentare me sharje, fyreje dhe akuza. Një opozitë pa kauza, që operon si kopje e ish-opozitës, është mjerim kombëtar.
Mungesa e drejtësisë, ku ligjin e bën më i forti, e ka ngritur në kult pandëshkueshmërinë. Përgjegjësi për këtë mban pozita dhe opozita së bashku, që janë duke u kthyer në rrezik kombëtar për vendin, sepse, për mosintegrimin e Shqipërisë në BE, ata prodhojnë armiq inagjinarë, në vend që të penalizojnë fajtorët e vërtetë.

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, kopje te njera-tjetres, Opozita dhe pozita

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Bundestagut gjerman

February 26, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Johannes Selle dhe i shoqëruar nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer.

Presidentja Jahjaga vlerësoi vizitën e delegacionit të Bundestagut dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën në përmbushjen e vizionit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga theksoi se axhenda evropiane gëzon konsensus të gjerë kombëtar dhe nivel të lartë të mbështetjes nga të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet e Kosovës. Presidentja tha se përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës do të ishte nxitje e mëtejshme për reforma, konsolidimin demokratik, rritjen ekonomike si dhe do të dërgonte sinjalin e duhur për të gjithë qytetarët e Kosovës se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga e njoftoi delegacionin e Bundestagut gjerman edhe për procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilin e cilësoi si të vetmen mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kryesuesi i Delegacionit të Bundestagut gjerman, Johannes Selle, theksoi se Gjermania përkrah synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai tha se projekti i Evropës së bashkuar ka qenë i suksesshëm dhe ne dëshirojmë që edhe Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Evropës. Ai theksoi se kjo rrugë do të jetë e gjatë, por Kosova tashmë ka bërë hapat e parë dhe të rëndësishëm në këtë rrugë.
Zyrtarët gjermanë, duke folur për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, theksuan se Kosova duhet të vazhdojë të fuqizojë infrastrukturën e investimeve me qëllim që më shumë investime të bizneseve gjermane të mund të vijnë në Kosovë. Kosova gjithashtu duhet të orientohet në ofrimin e arsimimit modern dhe praktik që i përshtatet nevojave të tregut dhe investitorëve, thanë ata.

 

Filed Under: Featured Tagged With: delegacion Gjerman, Jahjaga, Prishtine

Shpërthim eksplozivi në Tiranë, tre të plagosur

February 26, 2014 by dgreca

TIRANË, 26 Shkurt/  Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur të mërkurën paradite në rrugën “Pjetër Budi” në një bar në Tiranë, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi. Mësohet se lokali është në pronësi të biznesmenit Armando Ceka. Sipas informacioneve paraprake të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ceka dhe të plagosurit e tjerë, Julian Cela dhe Artur Sharra, u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet rreth ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet që shpërthimi të jetë shkaktuar në mënyrë të telekomanduar. ATSH/-

 

Filed Under: Featured Tagged With: 26 shkurt, shperthim eksplozivi, Tirane

Nëpunësi civil/ Vendimi i Kushtetueses publikohet në fletoren zyrtare

February 26, 2014 by dgreca

Nga B.Kastrati/-Qendra e Botimeve Zyrtare botoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmëri të Aktit Normativ të Qeverisë për “Ligjin e nëpunësit civil”.  Publikimi i vendimit në fjalë u paralajmërua një ditë më parë nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, ku u përcaktua kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit. Celibashi shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të respektuar vendimet  e Gjykatës si detyrim Kushtetues. Referuar publikimit të pritshëm të vendimit në fletoren zyrtare, Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e djeshme, e cila  u braktis nga opozita, mori vendim për shtyrje të shqyrtimit të amendamenteve në seancë dhe në komisionet përkatëse parlamentare. Opozita në vijimësi ka denoncuar mospublikimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Filed Under: Featured

MË IKU NJË MIK, SHKËLZEN RAÇA I KOSOVËS

February 25, 2014 by dgreca

Nga Abdurahim Ashiku/ Athinë/

Sot mku im i viteve të mërgimit Kristo Zharkalliu më përcolli me email e telefon një lajm të hidhur. Është përcjellur për në banesën e përjetshme Shkëlzen Raça.
Ishte i lidhur shumë me Shkëlzenin gjatë viteve që ai studjoi në Greqi, aq shumë sa kishte çelsin e shtëpisë dhe të zemrës së tij. Nga fjalët që më tha e kuptova se i rridhnin lotë.
Falë Kristos, tregimeve të tij për Shkëlzenin do të vinte një ditë që ta takoja, të pija kafe e të kaloja një mbrëmje të gëzuar mjedisesh të kuzhinës së Prishtinës. Bëra edhe dy fotografi me të.
Në gushtin e kaluar kur zbrita nga autobusi i Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës që kthente mësuesit nga seminari i Ulqinit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, më thanë se Shkëlzeni është i sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme.
E kërkova në celularin e tij shumë herë.  Gjithaherët më dilte i mbyllur.  Kërkova ndihmën e punonjësve të hotelit por…pa rezultat.
Para do kohësh Kristoja ishte lidhur me email. I ishte përgjigjur se është më mirë…
Sot mësova me hidhërim se Shkëlzeni nuk jeton, se iku në një moshë të re, vetëm 62 vjeç, moshë kur shkencëtari mbledh si kombajna grurin krijimtarinë e tij.
Kam me vete librin e tij voluminoz me 531 faqe, librin GJURMIME NË HISTORINË SHQIPTARE”,  botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës ku punonte. E kam me detikim…
”Z. Abdurahim Ashikut, me urimet më të mira në fushën e krijimtarisë së gjerë intelektuale”
Prishtinë, 3.08.2011
“Në faqet e këtij vëllimi, shkruan në kopertinën e fundit të librit Prof. Dr. Ferit Duka, autori spikat qartë një meritë të padiskutueshme: rrëfimi, analizat, vështrimet dhe përfundimet e tij, kanë një fuqi të madhe bindëse duke qenë se ato janë të mbështetura fort në burimet historike solide, në të dhëna e fakte të qëmtuara në literaturë e dokumente me prejardhje të ndryshme…”
Në studimet e Shkëlzen Raçëës ndër të tjerë më ka tërhequr GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU NË HISTRIOGRAFINË GREKE TË SHEK. XIX , një studim shumë serioz me përfundime shkencore.
Duke iu kundërvënë me dokumente  të thënave të rrugës se Gjergj Kastrioti  (Jorgos Kastrioti) është grek, Shkëlzen Raça e mbyll studimin e e tij me fjalët …Në qindvjetshin e kaluar, më saktë në vitin 1932, kur brenda botimit të gjashtë të  “Historisë së kombit grek” të Paparigopullos, nën përkujdesjen redaktoriale të  historianit të njohur atëherë grek, Karolidhit, bëhet e pranueshme prejardhja shqiptare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Kisha biseduar me Shkëlzenin që punimit të gjerë për Skënderbeun  ti bënte një përmbledhje për ta botuar në shtypin shqiptar në Greqi.
Nuk mundi, iku duke lënë pas një boshllëk të madh shkencor.
Telefoni i Shkëlzenit është i mbyllur.
Do ta dërgoj në adresën e tij elektronike me shpresën se do ta hapin familja  për të marrë ngushëllimin tim për një mik që më iku për të mos ardhur kurrë.

Athinë 25 skurt 2014

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 723
  • 724
  • 725
  • 726
  • 727
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT