• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mërgimtarë:Ju lutemi paguani, para se të hyni në atdhe!

December 17, 2013 by dgreca

Shkruan:Gani Qarri/

Sado që mërgimtarët,nuk kanë të drejt vote,nuk gëzojnë trajtim të barabartë as konsideratë të mirëfilltë nga pushteti aktual,ata asnjëherë nuk mundën ta hiqnin nga zemra atdheun e vet. Ndaj,si çdo herë edhe tani,vazhdojnë të punojnë e kontribuojnë dhe bëjnë krejt çka munden për te. Megjithatë,bijtë e syrgjynosur të tij, të cilët që me kohë janë përbetuar për ti dal krah në të gjitha situatat, vendit të të parëve, jo rrallë, ndjehen të zhgënjyer me zhvillimet e pazakonshme të cilat ndodhin, kohë e pa kohë,nga njerëz eminent në atdheun e tyre.Është jo vetëm për të ardhur keq, por edhe për tu brengosur shumë,kur në njërën anë sheh se si pamja e hartës politike të Kosovës po ndryshon dhe mbi te po vizatohen entitete kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë,kurse në anën tjetër, ata të cilët do duhej ta ngrinin zërin kundër këtyre dukurive negative me pasoja të paparashikueshme për Kosovën,janë hedhur në luftë për acarimin edhe më keq të  gjendjes politike dhe nxitjen e konflikteve të reja ndërshqiptare, duke dëshiruar t`ua vjedhin dhe përdhosin bashkëkombësve nga kujtesa, identitetin shumëvjeçar-organizativ, kombëtar e politik, të të gjitha kohëve,vetëm pse ata personalisht nuk dominojnë me emrat tyre edhe në këto histori.

Madje,përkundër verdiktit të zgjedhjeve të fundit, të cilat patën disa efekte pozitive, pushtetarët e konsumuar dhe udhëheqës të hedhur,pothuajse gati tërësisht- jashtë përdorimit, assesi të mbushen mend dhe ti kthehen realitetit. Mjerisht,me gjithë humbjet e bastioneve të sunduara për shumë vite në mënyrat që vetëm ata i dinë, ambiciet e tyre për të sunduar me çdo kusht këtë vend, nuk u zbutën as zbehën për asnjë çast.

Risi më vete që vlen për tu përmendur-është vendosja për herë të parë, e një femre si kryetare dhe riatdhesimi triumfalist i dy mërgimtarëve të suksesshëm,si udhëheqës të dy komunave me rëndësi në Kosovë, si dhe fitorja e ish udhëheqësit të “frymës së re” në kryeqytetin e vendit.

Megjithatë, përveç ndryshimeve të vogla kozmetike dhe të kufizuara pozitive, përkundër mijëra vërejtjeve nga shumica e popullsisë shqiptare, përjashto këtu partitë politike të cilat pothuajse që të gjitha si në kor,dhanë pëlqimin e tyre dhe pranuan pjelljen e sërpskës”, fatkeqësisht në Kosovë u “natyralizua edhe e keqja më e madhe e këtij shekulli- siç është ” republika sërpska”.

Ndaj,tani e tutje, pas konstituimit të saj,vetëm një Zot mund ta di se çfarë problemesh do ti sjell- ajo sajesë e rrezikshme- këtij vendi edhe ashtu të vogël e të pa konsoliduar si duhet, provokimet e së cilës ,vetëm sa kanë filluar në komunën “veriore” të Mitrovicës.

Por,për fat të keq edhe në këto në momentet më të këqija dhe çaste dramatike për Kosovën, të hutuar nga tymi e mjegulla që pa shkas e arsye, shpërndan Adem Demaqi, askush tjetër përpos përfaqësueses së Nënës sonë Amerikë nuk mori mundimin, ti kujtonte as ftonte shqiptarët për kujdes të shtuar! në mënyrë që krijesa kanceroze për vendin, e ashtuquajtura “sërpska” të mos “rrëshqas” nga asociacioni në Republikë!!!

Ndaj,ne deshëm s`deshëm, si populli i këtij vendi,që si çdo herë brengosemi vetëm për fatet e atdheut dhe nuk preferojmë pagesa as oferta,për tu kthyer në shërbyes të politikave ditore,duke përcjell me dhembje lazdrimet e pakuptimta të atyre që u ka kaluar koha e lojërave fëmijënore, kësaj radhe detyrohemi ti bashkohemi Urimit të famshëm të Doktor Ibrahim Rugovës, ritual që ai e përsëriste me shumë të drejtë: Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë tanë ndërkombëtar! sepse nga e gjithë ajo sa u pa deri më tani nga 14-15, vitet e kaluara, Kosova dhe shqiptarët,me pushtetarë të tillë, i kanë la duart që moti.

Kjo vërtetohet edhe një herë më tepër,kur sheh se si sot rrugët në fshatra dhe qytete si dhe vendbanime të tëra gjithandej Kosovës, janë mbushur me emra e statuja car-lazarësh, krajl pjetrash e  karagjorgjeviqësh sllav, deri te nominimet me emra të kriminelëve serb, shkruar me qirilicë dhe ngjyra e flamuj të Serbisë kudo,e jo vetëm në Veri, siç dëshiron dikush qëllimisht ta përkufizoj.

Duke nisur nga Albaniku e Zubin Potoku dhe vazhduar në Graqanicë e Shtërpcë e deri në Gorë të Dragashit, pra gjer e gjatë Kosovës, që nga kufiri me Serbinë në veri deri te kufiri aktual, me FYROM-in dhe Shqipërinë, gjithkund shtohen përditë e më shumë emërtime të tilla,por megjithatë dikush nuk dëshiron ti shohë këto fenomene shkatërruese,ndaj në vend të tyre, gjuan me gur e dru të vdekurit shqiptar në varre, ani-pse të shkuar para shumë kohësh në amshim!

Lind pyetja,çfarë marifeti është ky,nga kush është porositur një qëndrim i tillë dhe kujt i bëjnë nderë këto halucinacione të orkestruara pa shkas as arsye, në këto momente kur neve na dalin qindra probleme tjera më të mëdha të cilat kërkojnë kundërvënie, bashkim veprimesh dhe vendosmëri…Pse dhe për çfarë arsyesh, mu tani shpërtheu me kaq eufori një  “takat-vogël”,me kritika më të mëdha se vetvetja, kundër një personaliteti të paarritshëm për shumëkënd edhe pse të vdekur para mese 7-8, vitesh?!

Është i nxitur ai që të veproj kështu,ka detyrime ndaj bosëve të tij-para fiaskos që pësuan në zgjedhje, dhe duhet të defiloj me kësi far gjestesh, në mënyrë që ta ushqejnë dhe mbajnë edhe më tej me benificione apo ndjehet i kënaqur me krijimin e “republika sërpskës” në trupin edhe ashtu të cunguar të Kosovës, tokat e së cilës në një të shkuar jo fort të largët, nuk i shihte si shtet më vete,por si pjesë të “Ballkanisë”…

A ka mundësi që si atëherë edhe sot,heroi ynë me vlera, të mos favorizojë Republikën dhe shtetin e Kosovës?!..por në vend të saj, të preferoj edhe tani, të ashtuquajturën “Ballkani” të famshme, si pjellë ideore vetëm e tij personalisht ?!…Apo si ti kuptojmë këto shkelmëqitje në erë dhe  zbrazëtirë, kur koha kërkon kundërveprim ndaj rreziqeve reale të “sërpskës” siç tërheq vërejtjen edhe ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson….por jo edhe Demaqi and Co….

Mos, ndoshta mendon zotëriu,se pas kalimit të disa moteve nga mbajtja e zgjedhjeve të viteve të 90-ta, në Serbi kur, kundër-kandidat i Millosheviqit ishte Drashkoviqi, me ç`rast disa shtete evropiane, kërkonin daljen në votime edhe të shqiptarëve të Republikës Rugoviane të Kosovës, bashkëkombësit tanimë kanë harruar tendencat e tij, për nxjerrjen e shqiptarëve në votime në kuadër të Republikës së Serbisë.

Me gjithë intervenimet nga jashtë, atëbotë vetëm “antiheroi” Rugova i refuzonte me vendosmëri ato,i cili deklaronte se Republika e Kosovës nuk ka të bëj me zgjedhjet e vendeve fqinje dhe se ato janë vetëm çështje e brendshme e shtetit Serb?!…

 

Çfarë arsye mund të ketë ky njeri, që të hedhet kaq furishëm përpjetë, në këto momente të rrezikshme,dhe mu në kohën kur po konstituohet jetësimi praktik i “republika sërpskës” në vendin tonë,derisa dihet nga të gjithë se “sërpskën” nuk na e solli “tradhtari” Rugova, por nxënësit dhe përkrahësit e heroit Demaqi, të cilët sot i ka Bos të gjallimit politik dhe mbijetesës financiare, të paktën.

Sa herë e sprovoi veten në votimet e mbajtura në Kosovë ai,për të matur vlerësimin që mund ti bënte populli në emër të të cilit flet. Ç`përkrahje ka personalitetit i tij udhëheqës, politik e organizativ,derisa nuk i fton njerëzit në sheshe dhe rrugë për të kundërshtuar pjellën e dreqit si “srpska” në vendin tonë, por ngrihet në maje të gishtërinjve para dhjetëra pjesëmarrësve në tubime komemorative për të sha të vdekurit shqiptar, edhe pse tubimet si këto, nuk do duhej të ktheheshin në politikë.

Ku e merr  ai gjithë këtë guxim të flasë në emër të miliona shqiptarëve dhe përdhosë ndjenjat e shumicës së tyre, pa e provuar  veten me asnjë plebishit popullor, sesa përkrahje gëzon ai me idetë e tij.

Shqiptarët tanimë e dinë se jo vetëm ai, por edhe partitë politike të vendit të cilat flasin me aq pompozitet për bëmat e tyre të “mëdha”, shpërndajnë premtime marramendëse dhe të paarritshme,përdorin retorik të paargumentuar nacionaliste, thirren në emër të luftës,interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës,por që të gjitha pa dallim,pozitë dhe opozitë ,asnjëherë nuk ditën as mundën të mbrojnë sa dhe si duhet, interesat e këtij vendi.

Poashtu,ky popull i shumëvuajtur e di mirë se “republika sërpska” në vendin tonë, nuk është pjellë e Rugovës, por  produkt i përbashkët i të gjithë faktorit politik aktual-shqiptar, sajesë e stisur e një grupi ,politikanësh të dështuar,vendimet e të cilëve, herët a vonë, pa tjetër duhet të shfuqizohen në kuvend.

Pjesë e këtij grupi famoz, nuk mund të mos jetë edhe z.Demaqi, derisa hidhet me kaq ashpërsi, në kamuflimin e këtyre fatkeqësie që e kanë gjetur Kosovën dhe popullin e saj.

A nuk e ditka z.Demaqi se nga këto zgjedhje e tutje,sërpska e zyrtarizuar e Daçiqit,të gjithë neve,do të na flas pareshtur kërcënueshëm me gjuhën kriminele të pushtuesit për ndarje të Kosovës,siç kishte përpjekje edhe në kohën e Millosheviqit, të riaktualizuara tanimë nga Vulini e Daçiqi.

Shembulli më eklatant dhe fatkeqësi më vete e kohëve të fundit mbetet komuna e Artanës-Novobërdës, e cila nga rreth 7000 banor sa ajo ka, mëse  55 % të popullsisë janë shqiptar, por me përkrahjen e vet partisë apo partive heroike (të luftës siç kanë dëshirë ta quajnë veten ato),për kandidatin serb- i cili edhe ai nuk e njeh as pranon shtetin e Kosovës- zgjedhjet i fitoi ky përfaqësuesi i “sërpskës” dhe humbi kandidati shqiptar.

Ndaj,dëshiroj shumë që heroi i vërtetë, edhe për këtë rast, ta shajë Rugovën, ngase patjetër ai duhet të jetë fajtor, pse lista sërpska fitoi 10 komuna, aq sa ka edhe PDK, me ndihmën e votave të së cilës fitoi kandidati i sërpskës …..pasi që “heronjtë e vërtetë” e kanë liruar veten nga çdo faj dhe përgjegjësi, kush tjetër mund të jetë fajtor, përpos të vdekurve dhe “antiheroit” Rugova….

Zotëri, siç e cekëm më lartë, kjo far lista sërpska e sponsorizuar direkt nga Serbia, me ndihmën që i ofruan asaj partitë “heroike” shqiptare, pas fitores në Partesh, arriti me vetëm 22-23 mijë vota të fitoi hiq më pak se në 10 komuna, dhe këtë jo vetëm në veri por anë e mbanë Kosovës,duke kaluar LDK-n, dhe barazuar me partinë e parë në Vend- PDK-në, ani-pse secila prej këtyre dy partive shqiptare, kanë nga disa qindra mijëra votues në Kosovë.

Ndaj, çfarë të thonë tjetër shqiptarët e mjerë, përpos nëmës ndaj atyre “heronjve”, që Kosovës ia sollën ujkun në torishtë, nëse u lejohet të paktën, kaq dhe jo më shumë…

Si ta kuptojë ky popull heshtjen tuaj, edhe nëpër tubimet komemorative, ku të paktën aty do duhej të përmendeshin si viktimat edhe të kidnapuarit e luftës,nga të cilët 1700 e më tepër sosh, ende nuk janë kthyer, pjesë të të cilëve gjenden kudo, si tani në varrezën masive, ish kënetën e Rashkës,e cila pas mbushjes me trupa të kidnapuarish shqiptarë, është mbuluar me mbeturina e beton të trashë si dhe ndërtuar shtëpi shumëkatëshe mbi trupat e tyre.

Nuk e shihni as dëgjoni ju se, derisa shqiptarët e Kosovës lindore, vuajnë nën robërinë klasike serbe, njëjtë si mandatarët e tjerë ilegal edhe Krstimir Pantiç ish funksionar paralel, tani kryetar i “zgjedhur” i Mitrovicës së veriut me votën e “lirë”, pas “fitores” deklaron hapur se nuk do ta njoh pavarësinë as institucionet shtetërore të Kosovës,se flamuri i saj nuk do të valoj kurrë në veri të vendit dhe se ai me bashkëpunëtorët e tij, do të punojë vetëm për Serbinë.

Madje, zoti Demaqi, nuk e patë ju se çfarë ftesash kishte përgatitur ai për delegatët shqiptar të Mitrovicës së veriut?!.. ku përveç vënies së rezolutës 1244,etj… ato i kishte lulëzuar edhe me Fusnotë, apo lulen e Serbisë,marrë dhuratë për Kosovën, nga përfaqësuesja fuqiplotë e qeverisë zonja Tahiri.

 

Megjithatë, e shqetësuar nga deklarata të tilla, dhe gjendja e krijuar në vend,vetëm ambasadorja amerikane Tracey Jacobson, doli hapur dhe kërkoi në mënyrë publike nga shqiptarët që të parandalojnë shndërrimin e të ashtuquajturit asociacion të komunave serbe, në “republika sërpska” derisa Adem Demaqi, edhe në këto situata gjen kohë për aktrime, me qëllim që ti mbuloj të gjitha këto fatkeqësi dhe rreziqe të shkaktuara nga përkrahësit e tij,duke e bërë bërllok pa shkas as arsye, dhe shpërndarë tym e mjegull në të gjitha anët, me klithma e piskamë denigruese kundër një të vdekuri që tash e sa vite nuk ekziston më në mesin e të gjallëve, për të cilin përpos hipotezave partiake e ideore,ende nuk ka fakte të vërtetuara se edhe sa ishte gjallë, ai u përlye me krim e korrupsion apo rrezikoj shqiptarët.
Ofendimet si këto,pa asnjë pardon, kundër një Presidenti tani e mbi 7 vite të ndjerë,vërtetë kanë çoroditur gjithë opinionin, madje për aq më keq, sa herë që dikush guxon ti dal krah ish Presidentit,me dhjetëra “Kim il suna” turren me drapër e çekan në dorë, për të hequr koka shqiptarësh duke mbytur çdo frymë demokratike dhe shprehje të mendimit të lirë, sikur shqiptarët të jetonim në Koren e veriut dhe askush përveç përkrahësve të z.Demaqi, të mos e kishte njohur dhe ditur se kush ishte Ibrahim Rugova.
Në të gjitha vendet e botës, politikanët serioz,për tu dashur dhe pranuar nga populli që kanë dëshirë ta  përfaqësojnë,së pari duhet dëshmuar si familjar të mirë,duke u bërë shembull para kombit që i takojnë edhe me vlera prindërore, dhe dalë publikisht me gruan e fëmijët, qoftë edhe një herë të vetme dhe në një shëtitje të thjeshtë, gjatë kohës së lirë.

Ndaj, shumë më e ndershme do të ishte si për Adem Demaqin edhe përkrahësit e tij, që para se tu mbaj “ders” moral e patriotik të tjerëve, ti sqarojë raportet e lartcekura, për të cilat është i interesuar i gjithë opinioni të dijë, dhe nëse ky opinion i vlerëson ato të pranueshme, sigurisht shumica prej tyre, do ti bashkoheshin atij në mallkimet dhe rrebeshet që ai shkarkon kundër Rugovës,për ta sha atë ndoshta me babë e nënë, më tepër se vet heroi i padiskutueshëm, z.Demaqi…

Por,edhe nëse shqiptarët nga keqardhja nuk e thonë publikisht, duhet të kuptohet dhe kihet parasysh,se edhe ata si gjithë popujt tjerë normal,vlerësojnë shumë mënyrën e sjelljes dhe qëndrimin e politikajve ndaj familjes, si gjëja më e vlershme për njeriun.

Në të kundërtën, cilido kuadër publik, mbetet ende i parritur, për tu marrë seriozisht me punët e popullit. Ndaj pa marrë parasysh se çfarë mendimi rezervojnë njerëzit e tillë për vete, nga populli ata mund të konsiderohen vetëm si vogëlushë simpatik, të denjë  për ceremonitë argëtuese,që organizohen me rastin e festave të fund-vitit.

Por,këto sa u cekën dhe të tjera të këtij lloji, nuk janë xhevahiret e vetme të funksionarëve të pa faj e të pandëshkueshëm të “kombit”. Siç është e njohur për opinionin, “idealistët e mëdhenj” të vendit, mërgimtarët që dikur përndiqeshim dhe dëboheshim edhe nga pushtuesit tanë, tani në liri  konsiderohen si makina parash dhe janë kthyer në objekte përfitimi për pushtetarët aktual. Diskriminimi i tyre fillon që në kufi, ku nisë ngarkimi me detyrime e pagesa, të pashembullta për vendet tjera ballkanike dhe evropiane.

Megjithatë, kushedi-ndoshta edhe ky është patriotizëm i llojit, dhe shumica e mërgimtarëve e “meritojnë” dënimin, si-ish, përkrahës të Rugovës.

Apo ndoshta Idealistët e mëdhenj janë të tillë! Ata mbajnë luftën gjallë kundër atyre që munden dhe jo kundër atyre që duhet. E nëse është kështu,derisa dihet se heronjtë tanë tanimë kanë natyralizuar “sërpskën” dhe refugjatët serb nga Kroacia e Bosnja, por megjithatë mërgimtarët shqiptar i konsiderojnë ende të huaj, “Të mirë për të paguar, e të këqij për të votuar” do të ishte shumë më reale, që sa më parë në të gjitha pikëkalimet kufitare, në vend të shprehjes mirësevini, me shkronja sa më të mëdha dhe Parulla të dukshme e Vezulluese -të shkruhet:

Të dashur mërgimtarë-“MIRËSEBINI”- Para, në vendin tuaj!

Ju lutemi paguani-para se të hyni në Atdhe !!!

 

Gani Qarri  Cyrih, 16 Dhjetor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Qarri, mergimtare, miresebini para

Kukesi hedh FSHF ne “tapet”.

December 17, 2013 by Administrator

imagesCAIZ96KT 

Komisioni i apelit ka kthyer vendimin e komisionit të disiplinës, duke i rikthyer skuadrës së Kukësit tre pikët e hequra si dhe uljen e dënimit për trajnerin Shensoj nga 12 në 5 ndeshje. Megjithatë klubi kuksian do të paguajë 100 mije euro gjobë si dhe të luajë 4 ndeshje jashtë stadiumit ‘Zeqir Ymeri’.

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Apelit sot me datë 16.12.2013 i cili i riktheu tre pikët skuadrës së Kukësit, zbritur pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës , Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mënyrë unanime nuk është dakord dhe tërheq vëmendjen për mos respektim të standarteve nga ky Komision. 

Të njëjtët gjyqtarë të Komisionit të Apelit, të cilët kanë gjykuar çështje të njëjta me motivacionin “Presion e dhunë përballë zyrtarëve të ndeshjes” kanë marrë vendime të ndryshme, duke lënë ne fuqi dënimin e parashikuar në nenet e rregullores.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së sjell publikisht në kujtesën e Komisionit të Apelit se për këtë motivacion e me denim të njëjtë është mbajtur qëndrim me standart të ndryshëm duke penalizuar më parë skuadra si Flamurtari, Laçi dhe Mamurrasi.

Ndonese I pafuqishem per te ndryshuar kete vendim te formes se prere, Komiteti Ekzekutiv I FSHF-se kerkon qe ne te ardhmen Komisioni I Apetit dhe te gjitha strukturat e Drejtesise Sportive prane futbollit shqiptar te ruajne standarte te barabarta per te gjithe.

Futbolli eshte nje loje komplekse brenda te ciles mbeshtillen shume emocione e deshira . Ato menjehere percillen tek mijera e mijera sportdashes perballe te cileve ne duhet te jemi korrekt e te pa anshem ne vendimet dhe punen tone per te miren e ketij sporti ne Shqiperi.

Filed Under: Featured

Kryeministri Thaçi: E kemi shmangur rrezikun e ndarjes së Kosovës

December 16, 2013 by dgreca

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Zërit të Amerikës se në bisedimet me Serbinë Kosova është shpëtuar nga krijimi i ndonjë autonomie, apo “Republike Serbe”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se bisedimet me Serbinë është shmangur çdo mundësi e ndarjes së Kosovë dhe krijimit të ndonjë Republike serbe. Ai tha se me zgjedhjet në veriun e banuar me shumicë serbe është hapur rruga e integrimit politik por edhe fizik të asaj zone. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi. kryeministri Thaçi, flet edhe për zhvillimet e brendshme politike pas zgjedhjeve komunale.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, aktualisht Kosova ndodhet në një periudhë të rëndësishme të bisedimeve me Serbinë. Ju sapo përfunduar një raund bisedimesh dhe të premten pritet të takoheni sërish për të diskutuar çështjet e drejtësisë. Çfarë prisni nga ky takim? Hashim Thaçi: Jemi në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme të implementimit të marrëveshjeve që dalin prej marrëveshjes së përgjithshme të prillit të arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Në takimin e fundit jemi dakorduar për integrimin e policisë në mënyrë individuale në institucionet e Republikës së Kosovës. Tani qytetarët atje do të aplikojnë në baza krejt individuale, do t’i plotësojnë kushtet dhe standardet sikur të gjithë policët tjerë të Kosovës. Ndërsa takimi i radhës do të jetë për sistemin e drejtësisë, një sistem unik, një sistem sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kështu që po shkon implementimi ashtu siç është planifikuar. Mund të jetë edhe më konkret dhe i shpejt, por ajo që është shumë me rëndësi është se ka gatishmëri prej shtetit të Kosovës, ka gatishmëri edhe mbështetje edhe nga ana e Serbisë të përmbyllet ky proces sa më shpejt dhe ka një gatishmëri shumë të fuqishme prej baroneshës (Catherine) Ashton, BE-së dhe SHBA-së të vazhdojë të përmbyllet me sukses të plotë ky proces në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit përfundimtar të shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Po i kthehemi çështjes së policisë. Ka pasur shumë shqetësime në Kosovës se brenda këtyre strukturave mund të përfshihen edhe elemente që kanë një të kaluar kriminale. A ka një proces të verifikimit të këtyre njerëzve?

Hashim Thaçi: Testimi dhe verifikimi do të ndodhë sikur që ka ndodhur me çdo polic të Kosovës. Në asnjë rrethanë nuk do të jetë asnjë individ që do të integrohet në policinë e Kosovës, që ka të kaluar të dëshmuar kriminale.

Zëri i Amerikës: Kush e verifikon këtë?

Hashim Thaçi: E verifikon policia e Kosovës, EULEX-i dhe mekanizmat tjerë të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Po sa i përket çështjeve të drejtësisë? Beogradi ka ngulur këmbë që të ketë gjykata të veçanta në veri që do të pasqyronin përbërjen etnike. Si në fakt prisni të duket sistemi i drejtësisë atje?

Hashim Thaçi: Sistemi i drejtësisë do të duket si në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, një sistem unik i drejtësisë, i cili do të funksionojë sipas standardeve, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore te Republikës së Kosovës. Pra, nuk do të jetë kriter etnia, por profesionalizmi dhe respektimi i plotë i kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës?

Zëri i Amerikës: Dhe ligjet…?

Hashim Thaçi: Natyrisht, ligjet e Kosovës do të jenë gjithmonë të vetmet të respektuara.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, por sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, a keni arritur ndonjë pajtim se si do të funksionojë ai?

Hashim Thaçi: Organizimi i zgjedhjeve sipas standardit më të lartë ndërkombëtarë në Kosovë, vlerësimi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet lokale që sapo përmbyllëm, ishte një fitore e madhe për Kosovën, një fitore e madhe për institucionet, për partitë politike, por mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës. Pastaj edhe pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje ka rritur kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, kredibilitetin edhe të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Organizimi i zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar legjitimimin e plotë të marrëveshjes së arritur në prill të këtij viti në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por na kanë dhënë të drejtë në angazhimet dhe vendimet tona që kemi marrë, sepse ne definitivisht e kemi larguar rrezikun e ndarjes së Kosovës, ndërsa tash kemi një integrim politik, një integrim kushtetues dhe një integrim edhe fizik, në kuptimin territorial por edhe politik të qytetarëve serbë që jetojnë në veri. Pra, tani do të vazhdojmë të punojmë me kryetar të ri që sapo janë zgjedhur. Pres shume shpejt që t’i takoj dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në nivel të qeverisë qendrore dhe në nivel lokal. Edhe sa i përket betimit të kryetarëve të ri që janë zgjedhur, kudo që janë, qoftë në veri, qoftë në jug, do të jetë plotësisht në përputhshmëri sikur betimet e të gjithë kryetarëve të komunave, si në Han të Elezit si në Leposaviq, si në Prizren po ashtu edhe në Zveçan.

Zëri i Amerikës: Thatë se më këtë është shmangur ndarja e Kosovës, por, a po ndodhë një ndarje e brendshme siç ka shumë shqetësime në Kosovë, krijimi i një entiteti që tashmë edhe ndërkombëtarisht do të ketë njëfarë legjitimiteti?

Hashim Thaçi: Në asnjë rrethanë diçka e tillë nuk do të ndodhë. Hapat e parë integrues konkret, shihen. Ky integrim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Integrimi politik, integrimi pastaj edhe në nivel institucional edhe me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ndërsa do të vazhdohet të punohet ngushtë me kryetarët e komunave që janë zgjedhur të rinj. Për herë të parë kemi kryetarët e komunave legjitim edhe në katër komunat e veriut. Ndërsa ne kemi projektet infrastrukturore për investime kapitale të ndryshme edhe në veri. Prandaj mendoj se ky vit ka qenë një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm, por edhe i suksesit historik për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë, por edhe integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën institucionale dhe shoqërore.

Zëri i Amerikës: Marrëveshjet që keni bërë me kryeministrin serb i kanë mundësuar Serbisë të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa përshpejtimi i këtyre bisedimeve a është tash një ndihmesë që po i jepni Serbisë që të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim? Hashim Thaçi: Marrëveshjet që kemi arritur si shtet i Kosovës me Serbinë janë të parat në nivel të barabartë si dy shtete. Marrëveshjet janë në interesin e Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këto takime kemi hyrë si fitues, si vend i pavarur dhe sovran. Për herë të parë ballafaqohemi me Serbinë në këto nivele. Ndërsa ajo që ne kemi realizuar është se kemi shpëtuar Kosovën nga ndarja, e kemi shpëtuar Kosovën nga krijimi i ndonjë autonomie apo “Republika Srpska” për serbët dhe tash kemi një Kosovë unike, të integruar, një Kosovë sipas standardeve evropiane që po e ndërtojmë. Ndërsa sa i përket të ardhmes evropiane të Serbisë, natyrisht se e ardhmja evropiane e çdo shteti në rajon, kalon përmes implementimit të kritereve që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, atë të fqinjësisë së mirë. Për aq sa Serbia tregohet në fqinjësinë e mirë me Kosovën, po sa më farë do të jetë me BE-në. Por, kjo vlen edhe e kundërta. Nëse ne e mbyllim me sukses normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, atëherë të dy shtetet tona si vende sovrane do të jenë afër BE-së e në të ardhmen edhe pjesë e NATO-s dhe BE-së. Por, kjo vlen edhe për të gjitha vendet tjera të rajonit. Fqinjësia e mirë është kriter kyç për të ardhmen evropiane.

Zëri i Amerikës: Zoti Kryeministër, zgjedhjet që sapo përfunduan dhanë edhe një shenjë tjetër për Kosovën që ka të bëjë me ndryshimin e gjeografisë së brendshme politike të Kosovës. Cili mund të jetë ndikimi i tyre në zhvillimet e ardhshme politike në vend, përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme?

Hashim Thaçi: Ajo që fillimisht do të doja të theksoja është se ndihem tepër mirë dhe krenar me organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, të drejta dhe demokratike sipas standardeve më të larta ndërkombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndihem tepër mirë dhe krenar me organizimin e zgjedhjeve për herë të parë pas 14 vitesh. Por, në të njëjtën kohë ndjehem mirë me përkushtimin dhe përgjegjësinë që kanë treguar spektri politik për të marrë përgjegjësi të përbashkëta në këtë proces të rëndësishëm demokratik, por edhe mesazh edhe për të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Pra, ndjehem tepër mirë që Kosova ka kaluar një test jashtëzakonisht të rëndësishëm evropian për të ardhmen euro- atlantike. Ndërsa sa i përket rezultatit zgjedhor, gjithashtu si kryetar i PDK-së, në të njëjtën kohë, ndjehem shumë mirë që PDK, përsëri është rikonfirmuar si partia numër një në nivel nacional. Natyrisht, jemi dëshmitar të disa befasive sa i përket rezultatit, por për mua si kryeministër i Kosovës më me rëndësi ka qenë standardi zgjedhor sesa rezultati. Por, mund të them se edhe disa befasi që kanë ndodhur, diku kanë qenë, mund të them lirisht, skandale elektorale zgjedhore, si në rastin e Mitrovicës. Por, mund të them se në disa komuna kanë ndodhur disa ndryshime, lirisht mund të them, që i japin kuptim më të shëndetshëm skenës politike kosovare.

Zëri i Amerikës: Pse ishte skandal? A nuk ishte ky dështim i PDK-së në Mitrovicë?

Hashim Thaçi: Unë mund të them se edhe sa i përket përgjegjësive të PDK-së, ne kemi diskutuar dhe natyrisht që do të duhej evituar disa dobësi dhe lëshime që kanë ndodhur në komuna të ndryshme të Kosovës. Por, sot selitë e të gjitha të partive politike në të njëjtën kohë edhe janë të kënaqura, por në të njëjtën kohë edhe janë të dëshpëruara me rezultatin zgjedhor. Por, si kryetar i PDK-së, ju thashë edhe njëherë që PDK edhe pas pesë palë zgjedhjesh, është rikonfirmuar si partia numër një në nivel nacional, si partia fituese edhe zgjedhjeve lokale 2013 dhe me hap të sigurt për t’u rikonfirmuar përsëri partia fituese edhe e zgjedhjeve nacionale 2014.

Zëri i Amerikës: Të cilat mund t’i presim në cilën periudhë të vitit 2014?

Hashim Thaçi: Ne kemi diskutuar dhe lidershipin kosovar edhe sot sa i përket reformës zgjedhore. Fillimisht do të përmbyllim reformën zgjedhore që kërkon një konsensus të të gjithë liderëve politik. Ndërsa, periudhën kohore do ta përcaktojmë bashkërisht, por është shumë me rëndësi që të mos ndodhin zgjedhjet në periudha të ftohta kohore, apo kur janë ditët e shkurtra, kështu që do të jemi fleksibil sa i përket periudhës kohore.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër. Sot është dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit e cila Kosovën e gjen të radhitur poshtë në mesin e  vendeve me shkallë të lartë të korrupsionit?

Hashim Thaçi: Drejtësia kosovare tash e 15 vite udhëhiqet nga ndërkombëtarët. Kosova ka bërë hapa konkret në tre-katër vitet e fundit në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Hapa konkret që janë përshëndetur edhe prej bashkësisë ndërkombëtare. Tani është momenti që sistemi i drejtësisë të bartet tek autoritetet vendore, që edhe mekanizmat e EULEX-it që e kanë mandat ekzekutiv të bartin autoritetin tek institucionet e Republikës së Kosovës, sepse Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe shtetërore edhe në procesin e negociatave me Serbinë edhe me procesin e organizimit të zgjedhjeve të lira, që nuk mund të krahasohen me asnjë vend tjetër të rajonit. Prandaj, sa më tepër që merr Kosova përgjegjësi në këtë drejtim, aq më e efektshme do të jetë lufta edhe kundër korrupsionit edhe kundër krimit të organizuar.

Zëri i Amerikës: Ka fuqi të brendshme Kosova që ta bëjë një gjë të tillë?

Hashim Thaçi: Definitivisht Kosova është storie e suksesit të plotë, është një vend, nje shtet që është në përmbyllje të konsolidimit dhe sa më tepër merr përgjegjësi aq më të fuqishme do të jenë edhe vendimet edhe përkushtimet tona.

Zëri i Amerikës: Ju keni bërë një strategji për përmbylljen e misionit të EULEX-it. A nuk është pak herët?

Hashim Thaçi: Mendoj se është pak vonë. Kjo ka ndodhur pas konsultimeve edhe me lidershipin tjetër politik kosovar. Janë 15 vjet të tranzicionit demokratik, janë gjashtë vite të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Nuk ka ndodhur askund që diçka e tillë të ndodhë kaq gjatë. Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe natyrisht që edhe misioni evropian i rendit dhe ligjit, duhet të përmbyllë punën me sukses. Kështu që ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe hap pas hapi, vitin e ardhshëm, ky mision të bartë autoritetin ekzekutiv tek institucionet legjitime dhe sovrane të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, Thaci, zeri i amerikes

A kemi nevojë ende për Itakën?

December 16, 2013 by dgreca

Një shqiponjë në fluturim e çan erën e mendimeve…/

 Shkruar nga Pierfranco Bruni & Arjan Kallço/

Njëlloj sikur koha të mos kishte kujtime. Memoria ka faqe të gjata që mbeten si era në shpirt. Kujtimet janë të veçanta dhe të shtien në kurthe, duke trokitur çdo ditë në derën e mendjes. Por nuk ka kohë për kujtimet. Largohen në çastin ku janë gati të perceptohen dhe nuk të lënë mungesën e një diçkaje që ne kishim. Lënë zbrazëtinë. Ka një kapërcim zbaticash midis mungesës dhe zbrazëtisë.

Eci në anë të lumit dhe kujtimet janë këmbëngulëse. Njëlloj sikur ta kisha mbyllur gjithçka në një grusht të një dore. Vitet si retë. Janë si retë. Shkojnë, vijnë, ndalen dhe e lënë mjegullën në shikim.

Çdo fjalë nuk duhet ngatërruar më me shpresën që të thuash një fjalë tjetër. Unë tashmë i kam fjalët në sy. Gjithçka më duket tutje dhe çdo çast më duket se është jetuar…Jeta ime ka qënë gjithmonë një gërshetim i ditës me gjuhën e mendimit dhe çdo çast nuk e njeh kurrë relativen. Retë e Aristofanit, tek i përsërit, m’i shmang rrugët e nostalgjisë në një melankoni të paqetësueshme, janë ato që i vrojtoj nga një dhomë në det dhe që i gjeta në këngën e Fabrizio De André. Nuk ka trishtim në fjalët e mia.

Një herë një shaman që ruante palmën dhe ngjyrat e tokës së vet më tha: E humbe të qeshurën. Nuk qesh më. Mban në sy heshtjen e një ironie të lodhur.

Kapërceje këtë melankoninë tënde jo vetëm me qetësinë, por me kuptimin e vlerës së durimit. Në buzën dhe në vështrimin tënd nuk është buzëqeshja që njihja. Nuk të pyes përse. Të kërkoj vetëm të ndërgjegjësohesh për këtë.Më pas shamani u nis dhe nuk la tek mua zbrazëtinë por mungesën. Unë vazhdoj ta kërkoj dhe ndoshta edhe t’i imitoj gjestet e tij dhe t’i mbledh si heshtje, ashtu dhe durimin e tij. Përgjatë rrugëve të lumit janë ato që të çojnë në shkretëtirë dhe nëse nuk pushoj së gërmuari në Lindjet e mia, kjo sepse përpiqem ta zbuloj përse agu lind ku vdes perëndimi. Ende nuk ia kemi dalë ta kapim këtë mister…

Po i shmang udhët e mia, duke mos qënë relativ apo realitivist? Jeta jona nuk është një e vetme, edhe nëse nuk përpiqemi ta jetojmë me koherencë, është vetë jeta që zgjedhim dhe na drejton në rrugët e reja apo të vjetra. Zgjedhjet e mia i lajmërova në kohët antike. Si ai që beson tek “Revolta” ka nevojë që të mund të shohim përtej dritares në det dhe ta imagjinojmë një hotizont përtej horizontit që sapo arrijmë ta lexojmë.

Ndoshta në fund të fundit Homeri e pati guximin ta shpikte një kthim për të gjithë ne. Unë besoj se Uliksi na e hodhi me dëshirën e tij për t’u kthyer në Itakë. A kemi vërtet nevojë për një Itakë?

Mendoj shpesh për horizontin, por jam përsëri tek po sodit rrethin. Të vërtetën nuk e zotërojnë fetë. Kur do ta kuptojmë se Krishti nuk është fe, kthimi ynë në Itakë do të marrë tjetër kuptim. Tash bie një shi i hollë. Udhëtimet e mia i braktisin labirinthet e vetmisë dhe shndërrohen në fusha, fusha e shkretëtirës që bie pas erës dhe era formon dunat. Nuk e kam pranuar kurrë që të gjykohem. Nuk është fjala për mostolerancë, por të më respektojnë në shkretëtirat e mia, në heshtjen time, në zgjedhjet e mia.

Tashmë mbërrita tek limiti i kufirit që bëhet kufi ndarës…Bindem gjithmonë e më shumë se nuk jemi ne që kemi nevojë për kohë. Është koha që ka nevojë për ne. Ne na intercepton absurdi…

Përse nuk besoj tek fetë? Sepse besoj tek Krishti. Sepse e përjetoj me misterin, sepse është mister. Thjesht kërkoj që çdo e vërtetë e menduar si e tillë të ngjallë dyshime dhe çdo qartësi të ketë heshtjene e dashurisë. Fallxhori, duke ma shtrënguar dorën, një ditë më tha: Si mund të vihet rregull mbi të gjitha kontradiktat e jetës? Qartësia apo e vërteta? Dhe kështu e ndërpres ecjen time mes shtigjeve. Do të qëndroj në nënshkallën e syve të tu, e dashura ime, sipas Kalifanos, jo për të parë se çfarë fshihet, por që ta ruaj kohën që të është dhënë.

Përse vallë duhet të kthehemi në Itakë? Shamani më shikon. E dëgjon heshtjen time. Nuk flet. Ecën ngadalë. E njeh dashurinë time të fshehtë mes përthyrjeve të shikimeve të mia. Nga dhoma mbi det valët luftojnë me orët që e mbyllin të gjithë kohën e mundshme të jetuar dhe të mbetur pezull në një pikë shiu…

Një shqiponjë në fluturim e ndërpret mendimin tim…Jehona e një muzike, por sidomos zëri i Franko Kalifanos (këngëtari italian a.k) reciton:

Nuk të kërkoj…

E di së nuk do të jesh

Dhe nuk dua të të gjej…

Itaka! Itaka! Janë fjalët që ende sot e kanë jehonën e Uliksit, udhëtarit të pafat që nostalgjia e shtëpisë, familjes dhe vendlindjes e mbajtën gjallë në lundrimin e tij triumfues mes vështirësive të shumta. Itaka është atdheu i çdo njeriu që edhe pse ndodhet larg, në vësh i buçasin thirrjet e tokës mëmë. Itaka sot është çdo vend ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, edhe pse mund të jetë atdheu i dytë. Itaka është çdo vend që kemi vizituar dhe ku kemi lënë një pjesë të zemrës sonë e sapo anija merr rrugën e largimit, vështrimi drejtohet detyrimisht i ngulur pas asaj cope toke, që sa vjen dhe zvogëlohet, derisa zhduket plotësisht nga sytë. Sa më larg të shkosh aq më afër je pranë tij. Por në jetë kemi Itakën e përjetëshme dhe Itakën e përkohëshme. E para mban një emër për të gjitha kombet, e shtrenjtë, e madhërishme, e pavdekshme, si vetë kombi.  E dyta është pjesë e pandarë e individëve që e shohin përkoshmërinë e saj si një shtyllë pas së cilës kapen fort që trazirat e kohës të mos i shtyjnë tutje në brigje tyë shkreta që nuk i njohin.

Itaka është kohë dhe hapësirë, është kohë e pakapshme për brezat, kohë tek e cila askush nuk mund të rikthehet më, sepse ikën dhe vetëm ikën. Itaka është hapësirë e pafund që për njerëzit e saj nuk ka moshë, ndoshta në shekuj mbetet e njëjtë, është vendi tek i cili dëshirojnë të kthehen gjithmonë.

Itaka është kujtim që nuk shuhet kurrë, memoria e pagjumë e një kombi, thirrje për të mos i harruar rrënjët, zgjim i identitetit të topitur nga fate historish.

E kemi edhe ne një Itakë që ka mbetur e ngulur thellë në memorien e kombit, Itaka jonë arbërore, Moreja e bukur në këngën 600 vjeçare, na shafqet një Itakë që mbeti ëndrra e pakthyeshme e qindra mijëra arbëreshëve që jetojnë në Itali, ëndërr që për ta nuk ka më asnjë shpresë rikthimi.

Moj e bukura More

Si të lashë e më s’të pashë…

Kjo është Itaka e dhimbjes dhe e ëndrrës që vazhdon të mbetet larg syve dhe jetës së tyre, Itaka (Shqipëria) e mikut me origjinë arbëreshe, Pierfranco Bruni, Itakat e mia tek të cilat rikthehem gjithmonë me mall e emocion. Poetët udhëtarë ndoshta janë njerëzit që në zemrën e tyre kanë shumë Itaka e tek secila, nëse jeta ta lejon, dëshirojnë të ecin përsëri mes kujtimeve të pashlyeshme të ngjizura dikur dhe të përjetësuara në vargje.

Jo, jo mos më pyesni sa Itaka
Unë kam në zemër,
Nuk e di, kurrë nuk i kam numëruar:
Çdo vend që më pret është një Itakë, por
Edhe të tjerat që ende s’i kam vizituar.

Po t’i vazhdoja më tej arsyetimet, çdo njeri i botës të paktën një herë në jetë është udhëtar drejt Itakave të panjohura, numëri i tyre do të ishte i pafund në një progresion që askush nuk do të kishte mundësi ta llogarsite numërin final të tyre.

A kemi nevojë ende në ditët tona për atë simbol metaforik, për Itakën?

Unë kam nevojë për Itakat e mia, për të gjitha pa përjashtim, sepse tashmë janë bërë pikat e referimit, të frymëzimit, të aventurave të mrekullueshme, saqë kur jam larg, një nxitje e brendshme më thotë gjithmonë: Itakat e tua të duan. Nisu. Koha është armiku yt, por nisu!

Kam nevojë të ndaj me kohën dhe njerëzit ndjenjat e pashpjegueshme deri në momentin e mbërritjes, rrugën e gjatë edhe pse shpesh të lodhshme, pritjet në hapësira të pafund apo të reduktuara brenda kontureve të qytetërimit, ashtu si Kavafisi i madh në vargjet e tij:

Kur të nisësh udhëtimin për në Itakë

Duhet të shpresosh që rruga të jetë e gjatë

Plot me aventura dhe përvoja.

Kur jam larg nga Itaka ime e parë dhe pandryshueshmja, vendlindja ime, të tjera ndjenja më shoqërojnë në kthim, të tjera ëndrra, të tjera shpresa. Është Itaka e papërsëritëshme, e dashur, e përlotur, plot brenga historike, halle, derte. Është Itaka jonë e lashtë sa vetë jeta. Është aty tek më pret, buzë bregut të detit Adriatik e Jon, edhe pse jo gjithmonë kënga e Luço Dalës kumbon:

Itaka, Itaka,

Në shtëpi unë dua të kthehem

Nga deti, nga deti…

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arjan Kallco, Perifranco Bruni

TULIPANI…*

December 16, 2013 by dgreca

Kur rritet inati, mendo pasojat…/

Konfuci/
…Vironi u përpoq ti shmangej shikimit të ngrirë, të errët si pellg me zift, të Çao Dao Bu-së. Eci përgjatë tezgave me barishte, spinaq, lëpjeta, radhiqe, rrepka, karota dhe qepë. Pak më tej ishin tezgat e shtrembra sikur do binin përdhe të mbushura me patate të vjetra me gunga. Të gjitha këto prodhime ishin të mbledhura prej fshatarëve nëpër skërkat e maleve, mezhdat e arave dhe në zgavrat e përrenjve. Ecte ngadalë për tu treguar i preokupuar në sy të saj, në blerjen e prodhimeve të stinës

Përgjimi dhe vështrimi i Çao Dao Bu-së ishte acarues. Ajo shoqërohej nga dashnori i përkushtuar, shitësi veshllapush i peshkut, Kim Kum Il. Ata ngriheshin në majë të këmbëve, zgjateshin majtas djathtas, bënin veprime të hallakatura. Të dy lëvrinin të paduruar, donin të fshiheshin e të përgjonin njëherësh, nxituan në anën tjetër, shtynë padashur me bërryla shitësit e nervozuar, rrëzuan spinaqin, e shkelën me këmbë. Kërkuan të falur me sy të trishtuar, duke bashkuar pëllëmbët dhe përkulur me përulje kokat.

Vironit përnjëherë iu krijua përfytyrimi se zhapiku dhe bretkosa ishin më simpatikë se këta dy njerëz që zvarriten nëpër baltovinën e pazarit. Spërkatin me zift dhe kacafyten me shitësit  fatkeq, të cilëve po u shpërdorohej dhe shkelej malli i mbledhur me aq mund e sakrifica.

Vironit nuk i bëhej të qeshte, qëndroi, u mbush me frymë dhe fshiu djersën. Brenda disa orësh mësoi nga jeta shumë gjera,të cilat si kishte menduar më parë. Njohu sa me vlerë dhe e gjithëpushtetshme është kur të do dikush. Sa e madhe është dashuria e May Lee-së, femrës së mrekullueshme që, për djemtë vendas por edhe për vetë atë, quhej ëndërr e purpurte e pakapshme, fluide që i afrohej dhe largohej si era. Nuk mund të prekej dhe të ledhatohej.

Vajza e ëndërrt, e magjishme May Lee i dhuroi  gjithçka me fisnikëri, si rrallë ndonjë femër, me gjithë pasionin dhe forcën e shpirtit. Atëhere e kuptoi se ndjenjat e brishta nuk janë lodra, ato janë shungulluese. Dashuria dhe ndjenja e një femre kur të do me pasion nuk ka pengesë ta ndalë. Ajo nuk ishte e akullt, enigmatike, me mjegull të hirtë e shi të imët mbuluar, si pikturat e rëndomta që shiten në pazarin e antikuarëve. May Lee ishte ajri dhe vlaga, ëndrra dhe realiteti, dashuria dhe jeta, vetë dhurata e bukurisë dhe zjarrit femëror. Ajo ishte gjithësia, të cilën ia dhuroi pa ngurrim. Ndjenja, brishtësia, dashuria, sinqeriteti  nuk kanë masë dhe peshë të peshohen. Burojnë prej zemrës dhe shpërthejnë si vullkan i zjarrtë.

Vironi nuk besonte se njerëzit aziatikë,të skajit të largët, të kenë ndenja aq të prekshme, të patjetërsueshme, të dallgëzuara si uragane, shpërthyese sa shkundin dhe thërrmojnë malet.

Për herë të parë në jetën e vet u ndje i lehtë, me flatra dhe me frymëmarrje të plotë. Se janë ca gjëra të pashfaqura, të nëndheshme, të cilat lëvizin me tërsëllëm dhe ngrihen me vërtik përpjetë. Të bëjnë ta shijosh jetën, të mbash në buzë mushtin më të papërsëritshëm. E magjishmja May Lee në momentet e mrekullueshme të dashurisë qe ajër i freskët, fllad, këngë, burim gurgullues  e përnjëherësh llavë e zjarrtë.

U largua i përhumbur prej saj, duke u kalamendur,  vetëm sa kishte hedhur këmbën dhe shkelur lehtë, butë në parkun e Edenit. Pastaj gjithçka rrodhi aq shpejt dhe furishëm, kapërceu i hutuar deriçkën e vogël dhe shtegun e ngushtë të përmbytur nga ferrat dhe drizat. U përkul, gati u zvarrit nëpër monopatin që i treguan, pa i kushtuar rëndësi ferrave dhe gjembave se mund të çirrej apo të shpohej. Vironit akoma nuk i besohej për bukurinë që preku dhe e shijoi aq shumë, kundërmimi i trupit të saj e drithëronte, ndjehej i mbushur aq sa i mbahej frymëmarrja, por i pa nginjur…

Vironit iu duk e neveritshme të bënte rolin e të tremburit, fajtorit, kur nuk kishte arsye. Gjendej si gjithë qytetarët e tjerë në mes të pazarit të madh, ku zallahia dhe rrëmuja ngrihej në kupë të qiellit. Bëri një hap të madh majtas u doli përpara, qëndroi dhe priti të afrohej drejt tij përzierja e shpifur midis zhabjakut dhe bretkosës.

Çao Dao Bu nuk e priste ngulmimin dhe afrimin e djalit, ndaloi disa hapa larg tij, u kapërdi me vështirësi dhe mbajti për krahu shitësin e peshkut. Ajo u pështjellua, nuk e mendonte se huaji do ta vështronte drejt ne sy pa i lëvizur bebja e syrit. I u tha pështyma në gojë, iu bë i hidhur farmak, bëri të kthehej, të ikte nga sytë këmbët në shtegun më të parë midis tezgave, por shitësit e ndiqnin me sy të egërsuar dhe i dilnin përpara. Ajo u shmang, donte të lëvizte në krahun tjetër, gjithsesi rrugina midis tezgave ishte e ngushtë dhe ata me patjetër do të piqeshin. Çao Dao Bu shtrëngoi nga krahu shitësin e peshkut Kim Kum Il dhe shpejtoi hapin me shikim të ulur përtokë.

-Sa mirë që u takuam Çao Dao Bu,- i foli Vironi me nënqeshje të lehtë dhe njëherësh e zhbiroi me sy.

Ajo u përtyp, tërhoqi e hutuar kryet prapa dhe mërmëriti me keqdashje të hapur:

-Nuk di ku ta shoh të mirën e këtij takimi!

Luajti me nervozizëm kryet si kulaçi i lulediellit që lëkundej prej erës, ndërsa shitësi veshllapush i peshkut Kim Kum Il u kollit me ndërprerje.

Vironi u mërzit dhe për një moment mendoi ta zgjaste bisedën me Çao Dao Bu-në, ta ngacmonte dhe të shfryhej me shëmtimin e tjetërsimit të fytyrës së femrës, por ndërroi menjëherë mendje. Nuk duhej ta tendoste akoma më tepër gjendjen. Ajo ishte një bretkosë e keqe që nuk dinte vetëm të kuakte, por edhe të përlyente dhe fëlliqte me ndotje dheun e shkrifët dhe lulet e freskëta. Gjithashtu, nëse ai fshihej, do dredhonte, tërhiqej nëpër fëlliqësirat e pazarit, me siguri do shtohej oreksi dhe dyshimi i  përgjueses, shkollares shembullore Çao Dao Bu.

Ai e shoqëroi me bisht të syrit tjetërsimin e fytyrës së vajzës, si metal i ndryshkur,  pa larguar prej fytyrës së tij buzëqeshjen cinike.

Vironi përsëri ndjente mëshirë dhe përbuzje për këtë femër fatkeqe, të paditur, që hante veten e vet prej xhelozisë dhe marrëzisë. Ndërsa Çao Dao Bu e urrente thellësisht, përbindshëm, aq sa t’ja nxirrte sytë me thonj këtij studentit të huaj, bukurosh, i cili pabesisht dhe pa pikë turpi u hyri në mes May Lee-s dhe asaj.

Ata u larguan pa kthyer kokën nga njëri tjetrit, por përgjonin me bisht të syrit, ecën me hapa të shpejtuara në skaje të kundërta. Çao Dao Bu u fut sërish me hap nervoz dhe të ngutur në rrugët e ngushta të skajit lindor të qytetit. Vironi doli prej pazarit, me hapa të ngadalta, kapërceu rrugën ndarëse dhe u fut në rrugën kryesore. Duke pasur në krah të djathtë qytetin model, të mrekullueshëm por fatkeqësisht fantazmë, të magjisë socialiste.

Filloi të binte shi. Vironi ngriti jakën dhe shpejtoi hapin. Stacioni i autobusit për të shkuar në qytetin e studentit ishte larg. Dy blloqe më poshtë se monumenti njëzet metra i lartë i derdhur në bronc i udhëheqësit të lavdishëm Kim. Vironi la pas monumentin dhe kaloi me hap të nxituar në anën e kundërt të bulevardit, në trotuar, përballë bllokut të rrethuar me mure dhe hekura të udhëheqësve të lartë të partisë dhe të shtetit.

Shiu vazhdonte të binte, por ai nuk çante kryet, i shkrepi të vraponte. Magjia May Lee i kishte ngelur në mendje. Vajza  i dha kënaqësinë më të mrekullueshme. Autobusi i linjës së qytetit të studentit frenoi me zhurmë përpara këmbëve dhe ai kërceu brenda. Makina u mbush menjëherë plot. Shiu filloi të binte me furi, me erë, përplasej mbas xhamave të dritareve, fshirëset punonin me vështirësi.

Vironi vështronte rrëketë e shiut që përdridheshin, dredhonin, rrëshqisnin nëpër dritare dhe ndjeu menjëherë mall të madh për May Lee-në. Provoi pendesë të heshtur, si një pickim në zemër që nuk kishte ndenjur më shumë me të. Dikush e preku në shpatull, u kthye me bezdi, dalloi kaçurrelin dhe buzëqeshjen e gjerë te kubanezit Julio.

-Përskuqja e fytyrës sate më mahniti. Në cilat shtigje të pashkelura barite sot vëllaçko?- i foli Julio me zë të lartë, pa e ndarë buzëqeshjen.

Vironi e ndjeu veten bosh, u nervozua dhe e këqyri tjetrin me vëmendje. Nuk i pëlqeu kur tjetri i futi hundët, përnjëherësh e mbërtheu alarmi i zbulimit të sekretit të madh.

-Në shtigjet e sat ëme Julio,- ia ktheu me ton të thatë.

Julio u prish në fytyrë dhe tundi kokën ngadalë.

-Nuk bëj shaka,- foli me zë të lënduar dhe vazhdoi me ton të ngjirur. – Sa për dijeni, mos i përzje mamatë në biseda hidh dhe prit.

-As unë,- ia ktheu Vironi thatë dhe ktheu kokën mënjane.

Kubanezi Julio hodhi lart kaçurrelin dhe shfryu me inat.

-Ta kam thënë disa herë dreqi me brirë Viron don Zhuani,  mos u kruaj shumë me mua. Sa për dijeni nëna ime u vra prej Fidel Kastros katër vjet mbasi ai mori pushtetin. Ajo ka qenë ndër komunistet e para, por nuk ishte dakord me politikën dhe praktikën që ndiqte Fideli, i cili inkurajonte parazitizmin dhe varfërinë. Nëna e kundërshtoi ashpër në një mbledhje plenumi. Fideli shkuli qimet e mjekrës prej inatit dhe e quajti nënën antiparti, antipopull. E përjashtoi dhunshëm nga partia dhe e pushkatoi. Nëna ime ishte ndër femrat më të bukura të Kubës. Im atë, i frikësuar për jetën e vet mëshumë se sa për mua dhe për të rregulluar biografinë, shpëtuar persekutimit u martua me një kushërirë të afërt të mjekroshit, një lëneshë e shëmtuar me eksperiencë. Vunë kurorë, mjekroshi mori pjesë në dasmë, qeshte me zë të lartë. Mbaj mend më kishin veshur me një kostum të bardhë. Ai më mori pranë dhe pyeti babanë: ‘Ky është djali? Babai me vështrim të trembur luajti kryet me të shpejtë. Fideli ledhatoi mjekrën dhe vazhdoi : Ta edukojmë të bëhet komunist i devotshëm.’ Unë shkava prej gjurit të tij dhe ika tutje. Kupton Viron don Zhuani, ndryshe nuk do të isha këtu me ty në këtë skaj të largët aziatik,’ përfundoi me zë të grindur Julio.

Vironi e ndjeu veten keq:

-Më fal Julio,- i pëshpëriti.

Kubanezi shkundi kryet me bezdi, pastaj zbardhi dhembët dhe flaku në çast mërzinë.

-Sa për dijeni, edhe po të ishte ime më gjallë, ti nuk mund të bëje gjë sepse do të paloste me shikim, dreqi me brirë Viron don Zhuani.

Të dy qeshën dhe i rrahën shpatullat e shoqi-shoqit.

-Të dy jemi dreqër të këndshëm, more Julio kubanezi,- i ktheu Vironi.

-Jemi! Përse të mos jemi,- ia bëri Julio dhe zbardhi dhembët: – Ne mbartim mbi shpinë me ndershmëri proletare komunizmin eksperimental.

Shiu vazhdonte të binte, xhamat e makinës ishin veshur me avull. Autobusi bëri një rrotullim të fortë, ndaloi përpara kinoteatrit. Ata kërcyen dhe vrapuan drejt derës së hapur të kinoteatrit. Julios iu fut këmba e djathtë në një pellg me ujë, fytyra e tij u deformua nga ngërdheshja, pështyu në pellg por nuk shau. I trembej përgjimit:

-Këta aziatikë krijojnë pellgje për të njohur mëritë,- pëshpëriti Julio.

Tek kutia e postës, Vironi gjeti një zarf, dërguar nga i ati, zarfi ishte i portokalltë dhe pak më i trashë se herët e tjera. E grisi në cep, brenda gjeti letrën të shkruar me shkrim të madh në fletë fletoreje me kuti dhe dy fotografi të formatit të zakonshëm. Në të dyja fotografitë kishte dalë i ati i qeshur, i lumtur, kokë më kokë me Megi violinisten, mbas tyre dallohej sfondi i detit, me siguri ata duhej të kishin dalë në plazhin e qytetit të Durrësit. Me flokët e Megit luante era dhe ai dalloi ballin pak të kërcyer dhe të gjerë.

Mbrapa fotografive ishte shkruar me shkrim të kujdesshëm:

-Me mall të presim, babai(një hapësirë e vogël bosh, ku ndjehej mëdyshja,më pas)  nëna Megi.

‘Nëna Megi,’ mërmëriti me vete. Sikur nuk shkonte, ishte artificiale. Vështroi  shiun që binte përjashta. Iu kujtua nënë Vera, sa shpejt lihen mënjanë, sfumohen, derisa harrohen njerëzit e afërt, të dashur edhe pse me ta ke kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës. I tmerrshëm qenka harrimi. Nuk do ta harronte kurrë nënën Vera.Vironit nisi ti pihej ujë, fërkoi qafën mbas këmishës dhe hodhi përsëri vështrimin përjashta ku vazhdonte të derdhej shiu dhe rruga ishte e përmbytur nga përrenjtë.

Nuk donte të mendonte gjëra të trishtuara. Ishte i mbushur me kujtime të këndshme, mezi priste të vinte dita e nesërme dhe të mendohej se si të gjente mundësinë të takohej me vajzën që dashuronte. Mbase dhe babai i tij Mirili e donte vërtet violinisten Megi. A mund të dashurojë njeriu dy herë me të njëjtin zjarr dhe pasion?  Dikur babai i tij Mirili ishte dashuruar, siç thuhej, çmendurisht me nënën e tij Vera.

Vironi hëngri disa biskota të thata, të zbutura në çaj të vakët, u zhvesh dhe u fut në rroba. Mbështeti kokën në jastëk dhe mbylli sytë, përnjëherësh i doli përpara May Lee e qeshur, e zhveshur, e mrekullueshme..

*Fragment nga romani” TULIPANI I KORESE” i autorit Kristaq Turtulli. Kapitulli I XXV

Filed Under: Featured Tagged With: fragment nga romani, Kristaq Turtulli, Tulipani i Korese

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 790
  • 791
  • 792
  • 793
  • 794
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT