• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJENERALI I TRI LUFTRAVE, MISIONAR I KOMBIT

December 1, 2013 by dgreca

*HEROI TAHIR SINANI,GJENERAL I TRI LUFTRAVE,ASHT I SHQIPTARISË/

*Shkruan: Azgan HAKLAJ -President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar/

Asgjë nuk lind prej hiçit e për më tepër qenjet e rralla humane që dhe më të shtrenjten gjë që Zoti të dhuron me jetën, njesohen në ashtin e kombit për të çimentosur skeletin tone etnik kahmot të dëmtuar në shekuj të gjymtuar.Këta njerëz janë të privuar nga gjetja për ta e epiteteve që mund t’i determinojë, për ta zor të ngresh  piedestalin që e meritojnë . Gjithësesi një gjë është e sigurtë për këta njerëz; Mbijetesa. Ata jane etër në oksigjenin që thithë kombi ynë, janë asht, mish e gjak në trupin e tij, janë këngë e legjenda në artin e tij, janë germa të arta në faqet brilante të historisë së tij.

I tillë mbetesh sa kohë të ketë truall e gjak shqiptari shtëpia jote është në derë të lirisë pinjoll i shqiptarizmes, komandant Tahir Sinani.

Ti linde mes bjeshkëve dhe rrënjë të forta si lisa lëshove në Alpe, fëmijëria të burrëroj se për bri shtëpisë kishe shtëpinë  e Mic Sokolit e rrënjët ti vaditi ty, o lis uji i  Valbonës .

Në odën e sofrën tënde më shumë se me bukë e me lodra fëmijërinë ta përcollën Eposi i Mujit e vaji i Zanave, ninullat me fjalë burrnie për t’u rritur për vatan dhe rastin se humbe.

Për ty liria nuk është rastësi por aspirat ,Kosova, Presheva, Tetova nuk ishin vise ku shfaqej humanizmi a internacionalizmi , por pjesë e truallit tënd, gjak i gjakut tënd ,dhimbje e kushtrim i shpirtit nacional trim e luftëtar i vijës së parë, si kundër u bëre bibël e kuran për  betim për  Flamur,  Komb e Atdhe duke siguruar vendin e merituar në ballë të oxhakut në oden e lirisë si kallzuesi me autentik i qëndresës shqiptare.

Ti re  Tahir Sinani, se trimat bien, pushka jote la gjurmë ku i ka plagët vatani, ti jeton komandant dhe timbri i zërit tënd sot buçet fuqishëm  nga bjeshkët e Ali Pashë Gucisë e Ded Gjo Lulit në Mitrovicën e Isa Buletinit, nga Drenica e trinomit të lirisë Azem Bejta, Shaban Polluzha e Adem Jasharit, Kosharja e Sali Çekut e Agim Ramadanit, Presheva e komandant Lleshit,  Klina e Mujë Krasniqit e Deçani i Haredinajve,  Kaçaniku i Idriz Seferit, nga Shkupi i Hasan Prishtinës e Tetova jote deri në tempullin e lashtë të Dodonës e për të qënë në sofër të parë me Ahmet Zogun, Sali Berishën e Azem Hajdarin në dasmën e Ismajl Qemalit në 101 vjetor.

Gjaku i juaj hyri si det i kuq në flamurin e Skënderbeut , ju ratë për të mbetur materje e gjallë e ndërgjegjies kombëtare, gur themel i abetares njësuar, gur themel i Marrëveshjes së  Ohërit, përmendore e shpirtit të kombit.

Emri juaj është refren i lirisë bashkimit e integrimit të trojeve stërgjyshore të Shqiptarisë në Bashkimin Europian.

Gjeneral:

Nga anët tona dhe jo vetëm, ata që ikin nga kjo botë qahen e vajtohen, ndërsa për ata që vijnë ka gëzim e këngë ,e pra edhe t’i vetëm të këndohesh se nuk ike, por erdhe.

Erdhe  për të mos ikur kurrë .

Pikërisht këtu ndryshon heroi nga i zakonshmi dhe ti ngelesh hero, ngelesh urë bashkimi mes lumenjve të lotit e të gjakut të kombit.

Është e natyrshme që me emrin tuaj thuren këngë ,me emrin tënd thirren rrugë e shkolla.

Ti je verteber në shtyllen e bashkimit, ti je simfoni në koncertin tonë të shpejtë të lirisë e unitetit të vërtetë.

Rekuiem gjeneral për ty e shokët e tu të luftës se gati u krye amaneti se në Prishtinë qeverisin bashkëluftëtarët, në Preshevë flet shqip universiteti, në Podgoricë flet shqip universiteti, në Bruksel valvitet krenar Flamuri Kombëtar mes flamujve të Atlantikut, ndërsa në Shkup e në Tetovë valvitet krenar nga Ali Ahmeti.

Dardanet presin Dodonen.

Homazh për Ty, o burrë, o asht i  Kombit, homazh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën në shekuj për kauzen tënde, kauzen tonë të drejten universale legjitime, udhën e shenjtë të bekuar nga Zoti.

Ju jeni Misionar i Kombit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Azgan haklaj, heroi i Kombit, Tahir Sinani

CONNECTICUT:Një shqiptar në Waterbury nderohet me titullin “Mayor of the Day”

November 30, 2013 by dgreca

Nga BEQIR SINA, Waterbury – Connecticut/

WATERBURY – CONNECTICUT: Ndërsa, në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë tokat shqiptare, diasporë e kudo ku ka shqiptar, këtë javë është duke u festuar 101 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit kombëtar, anëtarët e komunitetit shqiptar në qytetin e Waterburyt në Connecticut, për të 36 vjet ngritën flamurin kuq e zi dhe u nderuan me titullin honorifik “Kryetar Bashkie i Ditës – Mayor of the Day”, një shqiptar të Amerikës.

Dita e Flamurit shqiptar në Waterbury , është shënuar edhe me ceremoninë e ngritjes së  Flamurit tonë kombëtar për të festuar vitin e 101- të të pavarësisë së Shqipërisë në shtizën e lartë të bashkisë së qytetit..Ngjarja është mbajtur, dje në sheshin para komunës dhe përfshiu, fjalime nga folës të shquar të ftuar special dhe disa aktivitete kulturore dhe artistike .     Shënimi i 28 Nëntorit, është bërë tashmë një traditë, e vjetër për qytetin e Waterbury, për të bërë ” për Kryetarin e Ditës ” një anëtarë nga komuniteti shqiptarë , duke nderuar me këtë rast edhe atë diversitetit etnik të këtij qyteti i dalluar në SHBA, për traditën dhe tolerancën në këtë qytet .
Në Waterbury, më 29 Nëntor 2013( u mbajt sepse 28 Nëntori kësaj rradhe koncidoi me : Ditën e Falemnderimeve – Thanksgiving “, komuniteti shqiptaro-amerikan festojë ashtu si për çdo vjet pavarësinë e Shqipërisë, ku zoti Neil M. O’Leary Kryetari i Bashkisë , Qyteti i Waterbury i dha një shqiptar titullin ” Kryebashkiaku për Ditën “, shqiptaro amerikanit Ismail Vinca.

Ndërkohë dihet zyrtarisht  se Connecticut është shtëpi për rreth 20 mijë të shqiptarëve , të cilët jetojnë kryesisht në Stamford, Hartford , Waterbury dhe Danbury, por ky shtet federal përveç shqiptarëve etnikë , Waterburyn e ka shtëpin edhe për komunitetet e tjera, iralendez, italianët , francezet – kanadezet , portugezet , libanezt , dhe Lituanët . Në Waterbury ka rrënjë të forta komuniteti irlandez sidomos në Washington Hill , e cila është shtëpia për paradën vjetore St Patrick Day të qytetit .

Zymer Kaliqi, kryetar i Kuminitetit “Hasan Prishtina” në Waterbury të Connecticut, është i entusiamuar  për ngritjen e flamurit tonë kombëtar dhe ceremoninë e dhënjes së titullit për këtë ditë “Mayor of the Day” të një shqiptari në këtë qytet, një traditë 36 vjeçare që ndjek bashkia e këtij qyteti me ne shqiptarët për të respektuar Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Kjo ditë, tha kreu Kuminitetit “Hasan Prishtina”, zoti Kaliqi, ashtu si çdo vjet përcjell emocione të veçanta tek i gjithë komuniteti ynë, që e ndjekin më vëmëndje dhe një pjesëmarrje masive, këtë festë para bashkisë, duke na bërë të ndihemi të paktën edhe për një ditë si 28 Nëntori si në vendlindjen tonë.”

Vetë pjesëmarrja e autoriteteve më të larta të Connecticut, governatori, senatoret dhe kongesmenët, në  festën tonë kombëtare 28 Nëntorin e pavarësisë, dhe një numër i udhëheqësve lokal dhe shtetëror, tregon atë se jo vetëm ne kemi bërë një traditë, por se jemi duke përfocuar për çdo ditë edhe ato lidhjet e mira që kemi ne komuniteti shqiptarë me këta lider amerikan, shprehet zoti Zymer Kaliqi, kryetar i Kuminitetit “Hasan Prishtina” në Waterbury të Connecticut, për gazetën Bota Sot .

“Kryetar Bashkie i Ditës – Mayor of the Day”, kësaj radhe ishte Ismail Vinca, i cili tha se kam kënaqësin e madhe të marrë këtë nderim simbolik, i cili shpreh respektin e bashkisë së qytetit të Waterbury, dhe personalisht të lidhjeve të mira që kemi ne si komunitet me zotin Neil M. O’Leary , për të nderuar 28 Nëntorin pavarësisnë e Shqipërisë. Ai e quan këtë respekt të bashkisë “Mayor of the Day”  si një respekt dhe nderim që ky qytet ku jetojnë dhe punojnë komuniteti më i vjetër shqiptarët, si nderim dhe respekt i të gjithë komunitetit shqiptarë në Waterbury”

Një nga presparët e Amerikës, Tasim Tasimi, thotë se :’ respekti që i bënë për 36 vjet bashkia e Waterburyt, për ti dhënë titullin “Kryetar Bashkie i Ditës – Mayor of the Day” një shqiptari më 28 Nëntor, mendojë që është për të treguar sesa e vlërëson bashkia e qytetit komunitetin shqiptarë. Unë kam më shumë se dy dekada që e festojë së bashku me këtë komunitet dhe në këtë mënyrë 28 Nëntorin e pavarësisë së Shqipërisë, por dua të them se për çdo vjet 28 Nëntori, është edhe më i dashur edhe më i bukur, jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët e këtij qyteti. Fëmijët tanë, tha ai e presin këtë ditë me gëzim e hare, çka na gëzon edhe ne prindërit e tyre, duke festuar këtë festë e përcjellur me urimin të veçantë që një ditë ta festojmë edhe me Shqipërinë e Bashkuar – Shqipërinë Etnike”

Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, që përfaqëson shtetin e Kosovës  në këtë ditë madhështore, që të mbush me krenari dhe mirënjohje të gjithë shqiptarët, thotë “se sa e rëndësishme, është që të njohë personalisht nga fjala e zotit Neil M. O’Leary Kryetari i Bashkisë , Qyteti i Waterbury, qytetin e 120 mijë banorëve, ku shqiptarët janë 14 për qindë e tyre, rëndësinë e arsimit në jetën e një komuniteti, ku shqiptarët kan “Top 10 studente”, dhjetë studentët më të mirë të të gjitha shkollave të mesme të qytetit”.

Në ceremoninë e organizuar para bashkisë së qytetit të 120 mijë banorë, Neil M. O’Leary Kryetari i Bashkisë , Qyteti i Waterbury, nderoi me titullin “Mayor of The Day”, shqiptaro amerikanin Ismail Vinca me motivacion:  

Duke patur parasyshë : Në përkujtim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë , 28 Nëntori 1912, ditën në të cilën Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane , Qyteti i Waterbury me krenarin e madhe në respektimin saj nderon një njeri që ka kontribute të shumta në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan

Ai është:  Ismail Vinca i cili ka lindur në vitin 1956 në qytetin e Veleshta , Maqedoni .
Në vitin 1974 , në moshën 17 vjeç , Ismail Vinca duke lënë gjithçka pas emigroi në Waterbury për të filluar një jetë të re , ku ai mund të ketë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij . Menjëherë pas kësaj , gruaja e tij u bashkua me atë në atë që thirret “American Dream – Endrra Amerikane”, e cila ishte bërë shpejt një realitet për familjen Vinca . Ismail dhe gruaja e tij Zulfiret kanë qenë të martuar për 36 vjet dhe kanë tre fëmijë, dy djem, Dritar dhe Shefki dhe një vajzë , Ardita .

 Ismaili u bë një qytetar i SHBA në vitin 1980 dhe ka punuar në biznese si restorante që nga viti 1982 . Që atëherë ai ka qenë një njeri i suksesshëm i biznesit dhe  sipërmarrës restorantesh . Si një anëtar themelues i Komunitetit shqiptar Hasan Prishtina , Ismail ka punuar pa pushim për të ndarë kulturën shqiptare me qytetarët e Waterbury . Ismail aktualisht militon në Bordin e Qendrës Komunitare Hasan Prishtinës . Edhe pse jeta e Ismaili nuk ka qenë një rugëtim i lehtë , ai erdhi për të realizuar Endrrën Amerikane: me punë dhe këmbëngulje , me bindjen se çdo qëllim mund të arrihet . Ai dhe gruaja e tij ka punuar shumë për të futur ato vlera në fëmijët e tyre dhe të ofrojnë atyre mundësi që ata kurrë nuk kishin më parë. Të tre fëmijët janë diplomuar në kolegje dhe janë duke bërë më të mirën në karrierën e tyre përkatëse në financa të biznesit . Ismail Vinca është me të vërtetë një frymëzim për të gjithë ne dhe një simbol i ëndrrës shqiptare në Amerikë .

Tani me këtë rast , unë , Neil M. O’Leary , Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Waterbury bëjë me këtë rast shpalljen e 28 nëntorit 2013 një ditë të veçantë të njohjes, së komunitetit shqiptarë  për të respektuar në emër të tyre zotin Ismail Vinca . Urojë të gjithë qytetarët të bashkohen me ne me familjen dhe miqtë e tij, komunitetin shqiptar për të nderuar atë dhe “Kryetar Dite Bashkie – Mayor of The Day” dhe Komunitetin Shqiptaro-Amerikanë për Ditën e Flamurit – 101 Vjetorin Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë . Urime!
Neil M. O’Leary Kryetari i Bashkisë , Qyteti i Waterbury Duke pasur parasysh nën urdhrat e mia dhe për të nënshkruar këtë Ditë 28 Nëntor , 2013.

Për këtë respekt, natyrishtë që shqiptarët e Amerikës dhe çdo shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për shembjen e komunizmit dhe zhvillimin e demokracisë, për anëtarësimin në NATO dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Për mbrojtjen që kan treguar SHBA për  të të drejtat legjitime të shqiptarëve, Në Preshevë, Bujanovc, Medevegje, Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe që kan mbështetur fuqimisht aspiratat e shqiptarve për liri dhe demokraci, sidomos ndihmën që kanë dhënë në Pavarësinë e Kosovës e cila ka edhe vulën e kontributit dhe ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Connecticut, mayer of the day, Vinca

SONTE-VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE KREMTOJNË DITËN E FLAMURIT ME 30 NËNTOR

November 30, 2013 by dgreca

Kremtim solemn për 101 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë nga Komuniteti Shqiptar në New York me rrethina/

 Bashkësia shqiptare në New York, përfshirë edhe Komunitetet fetare, Shërbimin Diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” do të kremtojnë ditën e Shtunë, 30 Nëntor 2013, në Orën 6 të mbrëmjes,101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Restorantin MAESTRO’S, që ndodhet në adresën:

 1703 BOBONXDALE, AVENUE, BRONX NY 10462

Telefoni i restorantit:718-792-8844                     

 ARGËTON GËZIM NIKA ME GRUPIN E TIJ MUZIKOR & KINO

 E MIRENJOHURA ORKESTRA”ALBA” NEN DREJTIMIN E MJESHTRIT EDMOND XHANI

 PER TE PRANISHMIT DO TE LUAJ GJILBERTA LUCAJ, e cila ka dhënë koncerte në Carnegie Hall në Manhattan dhe që nga vitin 2006 është anëtare e orkestrës filarmonike të Nju Xhersit dhe vazhdon të japë koncerte në Carnegie Hall, Avery Fischer Hall. Gjilberta ka shkuar gjer në Korenë e Jugut.  Ka dhënë leksione për Hudson Valley Piano klub për dy vjet si dhe ka luajtur për studentët që kishin klasa masteri si dhe në Yo Yo Ma.Eshtë anëtare e grupit Monticelli Trio.

 FOLËSI I DARKËS: AMBASADOR BEKIM SEJDIU, KONSULL I PËRGJITHSHËM I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 NDERON ME PRANINE E TIJ DEPUTETI I PARLAMENTIT SHQIPTAR, TAHIR MUHEDINI

 HYRJA $ 75.00 PËR TË RRITUR DHE $35.00 PËR FËMIJË NËN 12 VJEC

 JU LUTEM BËNI REZERVIMET: ASLLAN BUSHATI: 917-669-2082; Marjan CUBI 914-316-0045, Dalip GRECA 917-254-6103, Dede & Ariana ELEZAJ 917- 445-4126; RAMIZ MUJAJ 917-346-2038, Zef Përndocaj(Albert)- 914-997-7367, CEZAR NDREU 973-819-8867, Hakik MENA201-993-0833.

Mund të bëni rezervime edhe përmes emailit gazetadielli@gmail.com, duke mos harruar që të lini edhe telefonin.

 

Filed Under: Featured Tagged With: darka e vatres

Kosova- Luftrat e tjera

November 29, 2013 by dgreca

Nga Zeno Jahaj/

Për Kosovën duhet të zhvillohen, së paku, edhe dy luftra.Luftën e parë e ka vetë Kosova me vetveten. Të bëjë shtet. Përndryshe nuk do të mundë të kuptohet as me fqinjët që kanë mbi një njëqindë vjet mbretërira apo shtete.

Luftën tjetër e ka Europa me vetveten, më saktë zemra e Europës me periferinë e vet, e cila ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Zemra e Europës e njeh Kosovën. Përkundrazi, pesë shtete të periferisë së Europës nuk e njohin atë.

Dikush thotë që arsyeja pse Spanja, Greqia, Sllovakia, Qipro apo Rumania nuk e njohin Kosovën është se këto shtete vuajnë vetë probleme të heterogjenitetit të popujve të tyre e, për rrjedhim, tremben se mos njohja e pavarësisë së Kosovës bëhet shembull për prirjet shkëputëse në to. Kjo mund të jetë një arësye, por jo e gjithë arësyeja, madje jo arsyeja themelore. Katalonja nuk i lindi sot Spanjës. Rumanisë nuk ia nxiti Kosova Transilvaninë. Sllovakia u nda shumë më përpara sesa Kosova. Qiproja ka afro gjysmë shekulli që po ha çfarë gatoi sëbashku me Greqinë. Nuk ishte Kosova si shembull.

Arësyeja e vërtetë qëndron tjetërkund: Spanja, Greqia, Rumania, Qipro e Sllovakia kanë mbetur periferia e Europës, jo vetëm në gjeografi. Papunësia në zemër të Europës është deri në 10%, në periferi ajo shkon sa dy e trefishi, pikërisht me Spanjën e Greqinë të mbajnë rekordet. Pikërisht këto vende renditen me ardhurat më të pakta për frymë në krahasim me tërë vendet e tjera të Bashkimit Europian, me Sllovakinë në vendin e 41-të, Rumaninë në vendin e 60-të, Greqinë në vendin e 42-të e Qipron në vendin e 40-të. Do të ishin pikërisht këto shtete, të cilat, me shpërdorimin e borxheve ndaj Europës, e vunë në pikëpyetje vetë egzistencën e Bashkimit Europian.

Por pas patriotizmit periferik europian për të mos pranuar realitetin e Kosovës duket se qëndron një arësye akoma më e thellë. Spanja e vuan akoma që shtatë shekuj i kaloi nën pushtimin mysliman e arab. Greqia, Qipro e Rumania duket se kanë të vështirë të ndahen nga pasojat e biznatinizmit e nga katër shekujt nën sundimin otoman. Sllovakia vuan akoma inferioritetin e një vendi që ka vetëm njëzet vjet identitet si shtet-komb.

Kësisoj Kosova më së pari duhet të merret me veten. Përkatësinë europiane ta plotësojë me standarde europiane. Të ruhet të mos bjerë në mentalitete, sjellje apo orientime jashtëeuropiane. Për të arritur këto standard, Kosova ka një fat të madh: ka me vete zemrën e Europës, praktikisht atë pjesë të Europës e cila, në Kosovë dhe për Kosovën, bëri luftën e parë të saj për vlera dhe jo për territore.

Lufta tjetër e Kosovës është që, në krah të zemrës së Europës, të fitojë periferinë e Europës.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, luftrat e tjera, Zeno jahaj

Vatrani nga nga Nju Jorku, dërgon në Londër 300 distinktiva me flamurin Kombëtar

November 29, 2013 by dgreca

NEW YORK-Një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Sejdi Husenaj anëtari i herëshëm i shoqatës Vatra (Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA), ka zgjedhur t’a festojë krejt ndryshe festën e pavarësisë ditën e flamurit. Ai ka përgatitur një dhurat speciale për Ambasadën e R. Shqipërisë në Londër – duke dërguar me këtë rast 300 distinktiva nga Nju Jorku me flamurin tonë kombëtar, për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe.. Kjo seri e këtyre distiktivave është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në serinë e simboleve kombëtare me rastin e kësaj feste dhe qarkullon në tregun shqiptarë, edhe këtu në Amerikë në dyqanet e suvenireve.Fotogrtafia e distinkitës paraqet një flamur kuq e zi me shkabën e zezë me dy koka rrethuar me një reth ngjyrë floririri, dhe janë publikuar në “Facebook” dhe në rrjetet tjera sociale, nga Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.I cili ka shkruar se : Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, secili gjen mënyrën e vet për të uruar dhe festuar Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Miku im i shtrenjtë z Sejdi Hysenaj nga Nju Jorku më uroj Festën e Flamurit me një dhuratë shumë kuptimplote, të bukur dhe mbresalënëse: Më dërgoi nga Nju Jorku – disa qindra distinktiva me flamurin tonë kombëtar për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe. Dua t’a falenderoj mikun dhe vëllain tim Sejdi Husenaj dhe po ashtu t’u uroj nga zemra gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë e veçanërisht atyre në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë:

“Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtarë!”Ndërkohë, zoti Husenaj është shprehur se “Kam qenë i motivuar nga festa jonë e madhe, e 28 Nëntorit, Dita Kombëtare e Flamurit  – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke menduar gjatë se çfarë të dhurojë me rastin e kësaj feste, duke bërë një dhurat të thjesht dhe tepër simbolike që të jetë unike dhe mbresalënëse  dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë kombëtarë për këtë festë, lidhjen tonë me bashkëatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe, si vëllezër të një gjaku”, citohet të ketë thënë ai, duke ia uruar të gjithë bashkëatdhetarëve :”Gëzuar 101 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!” /Beqir Sina/

 

Filed Under: Featured Tagged With: 300 distinktiva, Londer, Sejdi Husenaj, vatrani nga Nju Jorku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 804
  • 805
  • 806
  • 807
  • 808
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT