• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PETRO MARKO; SHKRIMTARI MODERN NË DIKTATURËN KOMUNISTE…

November 16, 2013 by dgreca

(Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes: 25 nëntor 1913 – 25 nëntor 2013)/

Shkruan:ZYBA HYSEN HYSA/

Po të lexoje dikur librat e Petro Markos pa kapakë, pra, të mos e dije se janë të tij, do mendoje se ishte një shkrimtar i huaj, kjo jo për faktin se nuk trajtonte tema shqiptare, por ai kishte një stil jashtëzakonisht të ndryshëm nga të gjithë shkrimtarët e kohës, një stil që unë e admiroja pafundësisht. Për mua, si vajzë e re për atë kohë që zhytesha në lexime pafund, i vetmi dhe i vetmi shkrimtar shqiptar që lexoja me ëndje dhe që e kërkoja me ngulm, ka qenë Petro Marko.

Nëse Lasgush Poradecin mund ta quajmë përfaqësues të poezisë moderne, Petro Markos i shtohet edhe të qenit përfaqësues i denjë i prozës moderne shqiptare.

Të kesh frymë moderniste në poezi, prozë, pikturë, muzikë… do të thotë që në radhë të parë të jesh me pikëpamje moderne, shkurt duhet të jesh modern, edhe më shkurt: të jesh krejtësisht natyral, të jesh vetvetja e kush ishte  kështu, mbeti kështu, sepse nuk mund të ishte ndryshe.

Krijuesit i dallon jo thjesht emiri, se emrin ia vendosin pasi lind, por shpirti i tyre, i cili pulson që në embrion,  në mitrën e nënës,  se një njeri me prejardhje fisnike, kurrë nuk mund ta shesë shpirtin, se të shkruash me direktiva, do të thotë të shkruash me logjikë të ftohtë, pa e distiluar në shpirt, do të thotë të shkruash për të lartësuar emrin duke shitur shpirtin.

Nuk më kujtohet se në cilën gazetë ishte një thënie për komente (në internet), ku afërsisht shtrohej pyetja, se a mund të krijojnë letërsi moderne, shkrimtarët e letërsisë së realizmit socialist dhe unë kam dhënë një përgjigje, afërsisht kështu (nuk më kujtohet fjalë për fjalë), se ata që shkruan letërsinë e realizmit socialist, ishin të tillë që e shkruan, pra nuk kishin pikëpamje moderne, nuk kishin prejardhje fisnike e për pasojë ata u kthyen në një farë mënyre diktatorët e shpirtit tyre dhe fshirësit të emrave të krijuesve që nuk mundeshin të ishin ndryshe e nuk mund të shkruanin ndryshe, që nuk mund të shkelnin mbi shpirtin e tyre fisnik. Nuk po më kujtohet, se ku e kam shkruar këtë: “Emrat e krijuesve të realizmit socialist u lartësuan duke ngrënë shpirtin e vet dhe “mishin” e shokëve.”

Petro Marko, më shumë i ndaluar, se i lejuar, është një emër që u lartësua duke u përplasur me portën e hekurt të diktaturës komuniste e pse ai ka qenë një luftëtar i lirisë…. Ai u lartësua duke u ngjitur drejt majës me këmbë e duar, i sfilitur, i përgjakur, por i papërlyer, i pastër si uji i detit në Dhërmiun e vendlindjes së tij. Oh, që pena ime nuk mund ta shprehë atë që unë kam në shpirt për Petro Markon, për një autor që kurrë nuk e kam njohur personalisht, por sigurisht unë kam qenë me të e ai ka qenë me mua, ne kemi qenë të dy në vallëzimin e muzës së pastër ashtu siç na e dërgonte Zoti, ne kemi qenë të dy mes gurëve të mullirit të diktaturës komuniste që u bluam për shumë kohë, por na bëri mirë, se ruajtëm shpirtin të pastër, se nuk është krijuar deri më sot ndonjë instrument që të vrasë shpirtin po nuk e dorëzove vetë atë, apo, po nuk e mori vetë Zoti që na e ka dhënë e krijuesit e realizmit socialist duhen mëshiruar, se dorëzuan gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu, shpirtin, dhe, duke mbetur pa shpirt, u shndërruan në makineri “moderne” në shërbim të diktaturës. Oh, që edhe për këta nuk ka forcë pena ime të përshkruajë errësirën që pushtoi zemrën e tyre dhe egërsinë egoiste, saqë ishin gati të firmosnin vdekjen e poetëve, burgosjen, persekutimin, internimin… e krijuesve fisnikë dhe natyralë po u them, se as ata nuk e dinin se ishin modernë, ata ishin vetvetja, por përsëri them që pena ime nuk ka forcë të përshkruajë dhimbjen dhe keqardhjen për ta që u detyruan me dhunë të ndryshonin, të shërbenin, se të shërbeje diktaturës, do të thoshte, të vrisje pa mëshirë shpirtrat e lirë të krijuesve. Zoti i ndihmoftë për t’u falur mëkatet, se edhe oqeani të kthehet ujë i bekuar, nuk ua lanë dot krimet në diktaturë. “Njeriu që përulet përpara radhës së fetisheve pompozë arrin të bëjë karrierë në botën konvencionale, së cilës i sakrifikon personalitetin e tij, gjen atë që meriton… Duke u tallur me ta, njeriu i lirë është një zotni natyror i të gjithë shërbëtorëve që e adhurojnë. Duke respektuar virtytin dhe meritën më parë, se radhën dhe influencën, të rinjtë do të mësojnë të shpëtojnë nga robëria morale, duke u emancipuar drejt forcimit për të qëndruar në këmbë mbi këmbët e tyre….” (Isuf Luzaj)

Shkrimtari, poeti, piktori, muzikanti… në kohën e muzës nuk mendon sa i madh do të bëhet, sa vlera do të ketë krijimi i tij, ai nxiton me vrapin e erës për të nxjerrë atë çka shpirti s’mund ta mbajë më brenda vetes, ai shpëton nga ngarkesa që i ve Zoti për ta shkarkuar në fletë, mbi telajo, në pentagrame… që njerëzia të ketë mundësi të fitojë sa më shumë kënaqësi hyjnore…  për t’u bërë sa më shumë njerëz…

Ja… i madhi Petro Marko, biri i Dhërmiut hyjnor, ku zoti duhet të ketë qenë në muzë kur e krijoi… Fatlumë janë ata që kanë pasur fatin të lindin aty, të rriten nën muzikalitetin e puthjeve të valëve mbi breg, apo me atë Shshshshshsh… si një fishkëllimë gjarpër shullëri të ujëdetit në ranishtën rruzare si dhe në bubullimat e stuhive të dallgëve mbi shkëmbinj… e, një ndër këta fatlumë, ishte Petro Marko, modeli i Dhërmiut për bukuri trupore dhe shpirtërore, ku valët ledhatuese të muzës e përkëdhelën gjithë jetën e dallgët e stuhive diktatoriale e përplasën pa mëshirë, por ai ishte shkëmb Dhërmiu, ku shekujt e kanë goditur me dallgët antishqiptare, ai mbetet lapidar mbi breg për të treguar vitalitetin shqiptar dhe forcën e një shpirti fisnik.

Këto fjalë shpirti që hedh në letër për një martir, siç ka qenë Petro Marko, e kanë marrë udhën që në vitet e hershme, kur s’isha e zonja të përcaktoj e të vlerësoj krijimtarinë e autorëve, atëherë kur unë isha një vajzë e thjeshtë që nuk njoha lodra femërie si gjithë tjerët, por dilja poshtë shtëpisë lexoja e lexoja pafundësisht “Lulja dhe Shega”, “Kozeta” “Ariu gjeti një llullë”… dhe më pas në rininë e hershme të parin roman, kam lexuar “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit, mund të kem lexuar edhe tjerë, por ky më ka mbetur në mend dhe ai që më nguli në vend për ta lexuar me një frymë, ishte “Hasta la Vista”, ku personazhet kryesorë, Anita me Gorin, u skalitën në zemrën time si Romeo dhe Zhuljeta në tragjedinë me të njëjtën titull të Villiam Shekspir, këtë e ka bërë dora e Petro Markos, me një krijimtari krejtësisht natyrale e pa futur në turbinat e shtetit.

Duke qenë vetvetja, edhe pse kërkojnë të jenë pak të përshtatshëm, sidomos atëherë kur të kërcënohet jeta, përsëri ai nuk mund të dalë nga vetja. Kështu pas një kritike dhe ndalimi ai mendon “të ndryshojë” dhe dërgoi për botim romanin “Çuka e shtegtarit” por përsëri u ndalua e për herë të parë ai nuk u hidhërua, se e kuptoi që askush nuk mund t’i ndryshonte shpirtin.

Poeti dhe shkrimtari gjithë jetën bën intervistë me veten dhe po të kishte ndonjë “cip” të vendosur në trurin e tij, do kuptonim se sa të shqetësuar janë dhe është e çuditshme, se asnjëherë nuk shqetësohet për vete. “O njerëz, u vjen ndopak keq për poetin/ Që gjumin vret për hallet e tua…?/ Shqetësohuni  për të/ Për hallet e tij/ Askush s’u zgjua…!”

Kjo është e vërteta e krijuesve, e poetëve… të cilët janë vërtet poetë e vërtet njerëz me shpirt të madh, me një shpirt që nxë gjithë hallet e popullit, me një shpirt aq sa të brishtë dhe naiv, po aq i hekurt dhe “rebel” ndaj padrejtësive. “Përse më përzgjodhi zoti poete?/ Të përballoj dhembjen që ndjej në shpirt/ Gjithë dhembjet e njerëzve i thith me etje/ Në vargje poezie  ua kthej në dritë…”

Dhe Petro Marko, jo vetëm e imagjinonte intervistën me veten, ai i hidhte në letër që brezat të merrnin në dorë librin nga më të arrirët e kohëve “Intervistë me Vetveten” , intervistë që njeriu e bën për të shkarkuar peshën e rëndë të dhembjeve të popullit të tij, të krahinës së tij, ku dhe gurët e drurët kanë folur shqip, dhe valët e detit këndojnë labçe, dhe plisat po ti shtrydhësh kullojnë gjakun e të parëve për liri…

Vrasja më e dhimbshme për një krijues është ta ndalosh të shkruajë, të derdhë atë që i vlon në shpirt, se atëherë ai kthehet në një vullkan që ndizet nga brenda dhe llava përplaset në muret e shpirtit e kthehet përsëri në shkulin e pandalshëm të muzës, por a ka më të tmerrshme se t’i fikësh gazin e librit, gaz që ngjason me kënaqësinë e nënë pas lindjes që merr foshnjën në prehër? Unë që jam nënë dhe shkrimtare që i kam përjetuar edhe ndalimin, edhe lindjen, edhe gazin e librit, nuk jam në gjendje ta përshkruaj lumturinë e krijuesit kur merr në dorë librin e tij pasi del nga botimi e kush mund ta mendojë helmin e rrëmbimit të këtij gazi prej ndalimit pa mëshirë nga ata që kishin rritur shtatin e karrierës së tyre me frymën e “shenjtë” të Partisë, ashtu siç e rrëmben vdekja foshnjën nënës lehone. Këto ka përjetuar Petro Marko pas botimit të librit “Një emër në katër rrugë”, ku e lejuan të botohej dhe në mes të gazit familjar, u ndalua me urdhër nga… bile u vendos që të paguheshin dhe shpenzimet e Shtëpisë Botuese, për të cilën iu desh të shiste sendet e çmuara të familjes. Më pas u përjashtua dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve.

Me Petro Markon është lozur si macja me miun, ku e lejonin të botonte, ku e bllokonin e kjo u bë e zakonshme për krijimtarinë e tij dhe jeta e tij u përfshi nga një klimë e paqëndrueshme, ku sapo nxirrte kokën dielli, fillonin vetëtimat dhe bubullimat me rrebesh dhe stuhi, të cilat e mësuan me durimin e së keqes, por kurrë nuk i vranë shpirtin e pushtuar me dëshirë për të shkruar.

Petro Marko, mbetet shkrimtari modern i kohës diktatoriale, vepra e tij do jetë vepër për gjithë brezat që do vijnë, se kurrë nuk u bë shërbëtore e politikave, por misionare e popullit për ta parë jetën ashtu siç na vjen, krejt natyrale, siç edhe vinte gjithë krijimtaria e tij në natyralizmin e vet.

Petro Marko, autor i rreth 20 veprave dhe me tituj mirënjohje si: “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Penda e Artë”, “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe urdhri “Nder i Kombit”, mbetet një luftëtar i paepur i lirisë dhe një figurë e rëndësishme për letërsinë shqiptare dhe një shëmbëlltyrë e qëndresës përballë diktaturës komuniste, ai ishte modern, se s’mund të ishte ndryshe, se ishte vetvetja.

E paharruar qoftë jeta dhe vepra e tij!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Petro Marko, Zyba Hysa

LUM AI PËR EMRIN DHE VEPRAT QË NA I LA

November 16, 2013 by dgreca

Shkruan;Shaban CAKOLLLI/

Ibrahim  Ibishi iku për të mbetur i pavdekshëm. Ai shkoi shumë herët, por do të rrojë gjatë. Ai ka  mbetur në poezi,prozë,në ese,romane,publicistikë në  kujtesën e gjeneratave të cilat i mësoj dhe edukoj,në kujtesen e artdashësve, në themele të palëkundura. Jeta është një betejë për të mbijetuar,një sfidë kohërash ku njeriu rrëpatet për të bërë vepra,madje jeta është si hije,një ditë përendon,jeta është luftë për të arrirë suksese,nisemi me jetën e udhëtojmë gjithnjë me vdekjen,proces i dhimbshëm por i pashmangshëm.Njeriu në jetë nuk kënaqet me të arriturat në jetën e tij,gjëthnjë synojmë majat dhe një ditë ngecim në mes të rrugëtimit.Njerëzit nuk janë asnjë të njejtë as nga pamja,as nga veprat,dikush arrinë më shumë,dikush më pak,dikush nuk arrinë asgjë,fundja pas jetës të gjithë kemi të pashmangshme  vdekjen.Askush nuk e din kohën kur ajo do të na gjejë,po të e dinim të gjithë do të pregatiteshim,por vdekja gjithnjë na zë të papregaditur.Jeta ikën si fluskat,dikush vdes pa bërë vepra ose le vepra të shëmtuara,të tillët ose harrohen brenda pak kohësh,ose nëpër breza flitet për veprat e tij të shëmtuara.Disa pas shkuarëjes në botën tjetër lënë vepra të cilat mbesin në kujtesë gjithmonë,me veprat e tyre mësohemi dhe krenohemi.Të tillët janë të pavdekshëm,ata rrojnë në kujtesën e brezave me veprat e tyre madhështore.I tillë dhe i pavdekshëm mbetet  Ibrahim  Ibishi,i mbajtur mend për veprimtarë kombëtarë,mik,shkrimtar,poet,kritik letrar,mësues e edukator i mirë.Ibrahimi iku herët,kohën kur ishte në vlugun e majave të suksesit,kohën kur na u desh më së tepërmi.Vdekja nuk pyet,ajo ngatërron rendet,ajo sulmon tinëzisht e padiktueshëm,por  veprimtaria e tij e sukseshme na bënë që kurrë të mos na shuhet malli dhe kujtesa për te.

Te Ibrahimi, kemi kujtime jo vetëm ne që e njohëm e bashkëpunuam me te,, kan të gjithë nga pak. Kemi se, në të gjithë veprën e tij ai ngjizi në  letërsinë tonë,diturinë e arsimin,në shpirtin e popullit të tij, e ngriti si piketa të ndërgjegjes së tij kombëtare në të gjithë tokën mëmë, la vepra që na bën ta kujtojmë përgjithmonë.

Ibrahim Ibishi,aq sa i madh ishte si shkrimtarë e mësues, po i tillë qe si njeri. Fisnik dhe human, burrë kuvendi, i urtë dhe i mençur. Ai kishte kulturë se studjoi dhe e thelloi  vet..

Ibra me veprën e tij krijoi  vetë shkollë, një koleksion veprash që kanë vlerën e një Akademie që meriton të quhet “Krijues i mirëfilltë” pasi ajo ka vlerat e traditave më të shquara si dhe vizionet e reja të kohës. . Miqtë e tjerë ishin nga të gjithë moshat, krijuesitt, të artit, të anë e kënd trojeve shqiptare e më gjërë.

Ibrahim Ibishin e deshën se ishte për t’u dashur. Lum ai që la këtë emër!Ibrahim  Ibishi ishte atdhedashës,mësues i cili disa herë u shpall si mësuesi më i mirë i Kosovës.

 

Biografia

 

Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Romani “ Shtjella e vetmisë “, që botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë.

Ibishi kishte bashkëpunuar me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “Bota e re“, “Zëri i rinisë“ (më vonë “Zëri“), “Rilindja“ (më vonë “Bujku“), “Pionieri “, “Fjala “, “ Jeta e Re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “, “ Bota sot “, “Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “, “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Vdiq në Prishtinë, më 25 nëntor 2010.

 

Veprat

 

Poezi

“ Varr në qiell “, 1995

“ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ 2004

“ Baladë shiu “, 2008

Prozë

“ Shiu për kërpudha “, 1995

Korbat mbi muranë “, 1996

“ Shtjella e vetmisë “, 20 00 roman

“ Trëndafil në varrezë “, 2000 roman

“ Njerëzit e vjeshtës … “,

IBRAHIM IBISHI-DUA TË JESH HËNË POETI

 

DUA TË JESH HËNË POETI

Dua

Të jesh hënë poeti

Zjarr dhe qetësi

Në të njëjtën kohë

Dhe dramë e këngë

Të jesh kur ke vetmi

Dua

Të jesh zog perëndie

Që fluturon qiellit tim

Dhe gjëmë e këngë të jesh

Një ditë kur t’ikin ëndrrat

Të kthehesh të tregosh

Se je hënë poeti

Me kurorë xhevahiri – mbretëreshë

Dua

Zog i këtij qielli të jesh

Me plot shpresë në cicërrimë

Fashë drite e zvërdheme

Të shkëlqesh

Tek lëshohesh mbi dritaren time

Në mesnatë

Hënë dhe zjarr poeti

Të shkëlqesh e të jesh

 

ROMANCË PËR TY DHE MËNGJESIN ME SHI

Nga veranda e Agoras

Përjetoj përpëlitjen e shiut

Mbi gjethurinë e blinit

Dhe flokun tënd

Të ngatërruar me copat e gjumit

E shoh të gështenjtë të përgjumur

( Nëse do të jesh i lumtur thonë

Si ajo një përrallë për të dashuren

Që ende fle e patrazuar

Në shtrat princeshe

Dhe vrojto detin e mërzitur

Nga puthjet e pikëlave të imta

E kaçurrelat e saj

Merri në gishtërinjt që të dridhen

Dridhen

Dridhen )

Prej këndej mundohem të të gjej

Në një bredhëritje të përhanshme

Dhomave të pallatit përballë

E nuk të gjej nuk të gjej

E nuk të shoh nuk të shoh nuk të shoh

E patjetër diku je ti

E unë dëshiroj të të shoh të të shoh

Kaçurrelat t’i përkëdhel nëpër shi

Nëpër shi nëpër shi

 

PRIT NJË HERË SA T’DEL VASHënë o hënë hënë hirushe

Në mesnatë prit e prit

Vonë kur ëndrra psherëtinë

Prit sa t’del vasha n’dritare

Sa t’del djali me violinë

Rri mbi kopshtin e përgjumur

Plot aromë jorgovani

L’sho fenerin në çardak

Puqi buzët engjëllore

Shfryje afshin mbi zambak

E dikur në fund të ëndrrës

Fshihe syrin në buzë mali

Hije e verdhë sa t’zgjatë nata

N’zemër t’djalit lulja e jetës

Trëndafil me gjemba ari

DIMËR SHIGJETARËSH

Nga mansarda që nuk e kam

Thith cigaren

Pastaj me tymin nëpër pullaze hidhem

Si galat kur krrokasin n’acar

E poshtë nipi në dhomën e prindërve

Kërkon diçka që emrin ende nuk ia di

Qan nga i’here

Me gjuhën time që s’e mbaj në mend

Sikur më thotë: gjysh unë e ti u lindëm sivjet

Pak ditë para vitit të ri

Në dhjetorin e ardhshëm

Do të mbushim një shekull të zbrazët

Ndërsa unë përkëdhel mjekrën

Dhe me tymin e cigares udhëtoj

Hidhem nëpër ëndrra si bandill i vetmuar

Herë qaj si Erjoni

Herë si galat krrokat mbi pullaze

Në këtë dimër shigjetarësh

Një shekull nis e nuk mbaron kurrë

KUR TI FLE

Fle fle fle

Fle fle fle

Ti tashti fle

Fle fle fle

Dhe një nënqeshje në cep buze

Të miklon ëndërrën e pafund

E tashti ti fle

Fle e fle e fle

Unë engjëlli mbrojtës jam

I flokut të shkujdesur

Që ëndërron

E tashti ti fle

 

ËNDËRR NË BREG LUMI

 

Ti je romancë e lehtë

 

Që rrëshqet mbi valët e bardha

 

Në ditë vere me shi blerosh

 

Në këngën e dehur

 

Ti je akord i dhembshëm

 

Që tingëllon me jehonë

 

Ti je kaçurrel mbi çerpik

 

Ti je flutur në shi

 

Ti je aromë portokalli

 

Ti je vesë mbi trëndafil

 

Ti je puhizë në krahë bilbili

 

Ti je violinë jevgu në ekstazë

 

Ti je shkumë e bardhë mbi valë deti

 

Ti je çdo gjë që është e bukur

 

Si ta zëmë

 

Diell i fërguar në vaj mandarine

 

Pas bjeshkës së fundit

 

Në horizont

 

Dhe shushurimë vale në mesditë

 

Ti je pulëbardhë përralle

 

Dhe sirenë flokëverdhë

 

Me trup peshku

 

Ti je çdo gjë që magjepsë

 

Ti je lamtumirë e ndjeshme

 

Që lëngon

 

Ti je ëndrra ime

 

Në breg lumi tek pushon

 

KËNGË PËR SHEMIN

 

Sot vendlindjen e pashë

 

Vëllaun tim me dhe tek e mbulon

 

E çka mund të bëja

 

Unë kundër vdekjes

 

E çka mund tu thosha nipërve

 

Për babanë e tyre

 

Me gjithë atë barrë dergje

 

Në bebëzat prej qelqi

 

U thashë: Do ta këput xhaxhai

 

Një copë qielli dhe do të vrapoj

 

Anembanë fushave me luledhembje

 

Deri në amshimin e dehur

 

Tapë do të bëhem me kupën e helmit

 

Akoma më i vetmuar do të kthehem

 

Tek ju

 

E ju, u thashë, do ta kërkoni shpëtimtarin

 

Në rrebesh shiu e breshëri do të hasni

 

Nëpër ortekët e fundit në skaj bote

 

Do ta kërkoni

 

Dhe do ta gjeni një ditë

 

Rrugës nëpër ëndrra somnabulësh

 

Kur të tjerët baba do t’u thërrasin

 

PËRTEJ MASKE

 

Ata që na i futën thikat

 

Na i dhuruan edhe maskat

 

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

 

Kur na i dërguan këto lodra ferri

 

Të fshihemi bukur na mësuan

 

E kur të dalim nga terri

 

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

 

Kur e vë maskën në fytyrë

 

Ti e do një tjetër emër

 

Një tjetër gjini lakmon

 

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

 

 

PËRTEJ MASKE

 

Ata që na i futën thikat

 

Na i dhuruan edhe maskat

 

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

 

Kur na i dërguan këto lodra ferri

 

Të fshihemi bukur na mësuan

 

E kur të dalim nga terri

 

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

 

Kur e vë maskën në fytyrë

 

Ti e do një tjetër emër

 

Një tjetër gjini lakmon

 

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

 

 

 

KTHIMI

 

Dhe ti erdhe një natë

 

Kur ëndërrën më kulloti

 

Njëbrirëshi i përrallës

 

Dhe më the se zogjtë fluturojnë

 

Vetëm në vjeshtë e pranverë

 

E unë ikjes desh i besova

 

Kur u nise të shtegtoje me djallin

 

Nëpër arat me luledielli

 

Dhe ti erdhe një natë

 

Kur shi i dashurisë po sitej

 

Mbi çerpikë

 

Ti erdhe një natë

 

Bredhjen time të lodhur të më kujtoje

 

Nëpër ëndrra të egra

 

Të më ktheje në shtëpi

 

Një ditë apo një natë

 

Ti erdhe

 

Dhe ta dish s’ka aspak rëndësi

 

Cila ditë apo natë rrinte zgjuar

 

Në fushën e verdhë të kalendarit

 

Dhe unë nuk të prita në dritare

 

Andej nga shtegtojnë zogjtë e mallëngjimit

 

Të prita aty prej nga je nisur

 

Mu në ëndrrën e përjetshme

 

 

 

 

DHE PËRSËRI IKJA

 

Çdo gjë që ikë

 

Nuk është erë shiu

 

As moshë e dergjur thinjash

 

Mund të mos jetë viktima

 

Me vrasësin në vrap pas saj

 

Ajo që ikë

 

Me shpirtin maje qime floku

 

Si erë a si përftim pikëllimi

 

Shumë leht ti mund të jesh

 

Ajo që ikë

 

Dhe dikush që lëngon

 

Në shtratin e dergjes – për ty

 

Mund të jem unë ai që të përcjell

 

Tek ikë me trenin e fundit

 

Se nuk mund të jesh pranverë

 

Që shkon e kthehet

 

Pastaj perdja bie si në teatër

 

Dhe ikja bëhet pastaj ikje gjigante

 

Përgjithmonë

IBRAHIM IBISHI-DUA TË JESH HËNË POETI

 

DUA TË JESH HËNË POETI

 

Dua

 

Të jesh hënë poeti

 

Zjarr dhe qetësi

 

Në të njëjtën kohë

 

Dhe dramë e këngë

 

Të jesh kur ke vetmi

 

Dua

 

Të jesh zog perëndie

 

Që fluturon qiellit tim

 

Dhe gjëmë e këngë të jesh

 

Një ditë kur t’ikin ëndrrat

 

Të kthehesh të tregosh

 

Se je hënë poeti

 

Me kurorë xhevahiri – mbretëreshë

 

Dua

 

Zog i këtij qielli të jesh

 

Me plot shpresë në cicërrimë

 

Fashë drite e zvërdheme

 

Të shkëlqesh

 

Tek lëshohesh mbi dritaren time

 

Në mesnatë

 

Hënë dhe zjarr poeti

 

Të shkëlqesh e të jesh

 

ROMANCË PËR TY DHE MËNGJESIN ME SHI

 

Nga veranda e Agoras

 

Përjetoj përpëlitjen e shiut

 

Mbi gjethurinë e blinit

 

Dhe flokun tënd

 

Të ngatërruar me copat e gjumit

 

E shoh të gështenjtë të përgjumur

 

( Nëse do të jesh i lumtur thonë

 

Sajo një përrallë për të dashuren

 

Që ende fle e patrazuar

 

Në shtrat princeshe

 

Dhe vrojto detin e mërzitur

 

Nga puthjet e pikëlave të imta

 

E kaçurrelat e saj

 

Merri në gishtërinjt që të dridhen

 

Dridhen

 

Dridhen )

 

Prej këndej mundohem të të gjej

 

Në një bredhëritje të përhanshme

 

Dhomave të pallatit përballë

 

E nuk të gjej nuk të gjej

 

E nuk të shoh nuk të shoh nuk të shoh

 

E patjetër diku je ti

 

E unë dëshiroj të të shoh të të shoh

 

Kaçurrelat t’i përkëdhel nëpër shi

 

Nëpër shi nëpër shi

 

PRIT NJË HERË SA T’DEL VASHA

 

Hënë o hënë hënë hirushe

 

Në mesnatë prit e prit

 

Vonë kur ëndrra psherëtinë

 

Prit sa t’del vasha n’dritare

 

Sa t’del djali me violinë

 

Rri mbi kopshtin e përgjumur

 

Plot aromë jorgovani

 

L’sho fenerin në çardak

 

Puqi buzët engjëllore

 

Shfryje afshin mbi zambak

 

 

E dikur në fund të ëndrrës

 

Fshihe syrin në buzë mali

 

Hije e verdhë sa t’zgjatë nata

 

N’zemër t’djalit lulja e jetës

 

Trëndafil me gjemba ari

 

DIMËR SHIGJETARËSH

 

Nga mansarda që nuk e kam

 

Thith cigaren

 

Pastaj me tymin nëpër pullaze hidhem

 

Si galat kur krrokasin n’acar

 

E poshtë nipi në dhomën e prindërve

 

Kërkon diçka që emrin ende nuk ia di

 

Qan nga i’here

 

Me gjuhën time që s’e mbaj në mend

 

Sikur më thotë: gjysh unë e ti u lindëm sivjet

 

Pak ditë para vitit të ri

 

Në dhjetorin e ardhshëm

 

Do të mbushim një shekull të zbrazët

 

Ndërsa unë përkëdhel mjekrën

 

Dhe me tymin e cigares udhëtoj

 

Hidhem nëpër ëndrra si bandill i vetmuar

 

Herë qaj si Erjoni

 

Herë si galat krrokat mbi pullaze

 

Në këtë dimër shigjetarësh

 

Një shekull nis e nuk mbaron kurrë

 

KUR TI FLE

 

Fle fle fle

 

Fle fle fle

 

Ti tashti fle

 

Fle fle fle

 

Dhe një nënqeshje në cep buze

 

Të miklon ëndërrën e pafund

 

E tashti ti fle

 

Fle e fle e fle

 

Unë engjëlli mbrojtës jam

 

I flokut të shkujdesur

 

Që ëndërron

 

E tashti ti fle

 

ËNDËRR NË BREG LUMI

 

Ti je romancë e lehtë

 

Që rrëshqet mbi valët e bardha

 

Në ditë vere me shi blerosh

 

Në këngën e dehur

 

Ti je akord i dhembshëm

 

Që tingëllon me jehonë

 

Ti je kaçurrel mbi çerpik

 

Ti je flutur në shi

 

Ti je aromë portokalli

 

Ti je vesë mbi trëndafil

 

Ti je puhizë në krahë bilbili

 

Ti je violinë jevgu në ekstazë

 

Ti je shkumë e bardhë mbi valë deti

 

Ti je çdo gjë që është e bukur

 

Si ta zëmë

 

Diell i fërguar në vaj mandarine

 

Pas bjeshkës së fundit

 

Në horizont

 

Dhe shushurimë vale në mesditë

 

Ti je pulëbardhë përralle

 

Dhe sirenë flokëverdhë

 

Me trup peshku

 

Ti je çdo gjë që magjepsë

 

Ti je lamtumirë e ndjeshme

 

Që lëngon

 

Ti je ëndrra ime

 

Në breg lumi tek pushon

 

KËNGË PËR SHEMIN

 

Sot vendlindjen e pashë

 

Vëllaun tim me dhe tek e mbulon

 

E çka mund të bëja

 

Unë kundër vdekjes

 

E çka mund tu thosha nipërve

 

Për babanë e tyre

 

Me gjithë atë barrë dergje

 

Në bebëzat prej qelqi

 

U thashë: Do ta këput xhaxhai

 

Një copë qielli dhe do të vrapoj

 

Anembanë fushave me luledhembje

 

Deri në amshimin e dehur

 

Tapë do të bëhem me kupën e helmit

 

Akoma më i vetmuar do të kthehem

 

Tek ju

 

E ju, u thashë, do ta kërkoni shpëtimtarin

 

Në rrebesh shiu e breshëri do të hasni

 

Nëpër ortekët e fundit në skaj bote

 

Do ta kërkoni

 

Dhe do ta gjeni një ditë

 

Rrugës nëpër ëndrra somnabulësh

 

Kur të tjerët baba do t’u thërrasin

 

PËRTEJ MASKE

 

Ata që na i futën thikat

 

Na i dhuruan edhe maskat

 

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

 

Kur na i dërguan këto lodra ferri

 

Të fshihemi bukur na mësuan

 

E kur të dalim nga terri

 

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

 

Kur e vë maskën në fytyrë

 

Ti e do një tjetër emër

 

Një tjetër gjini lakmon

 

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

 

 

PËRTEJ MASKE

 

Ata që na i futën thikat

 

Na i dhuruan edhe maskat

 

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

 

Kur na i dërguan këto lodra ferri

 

Të fshihemi bukur na mësuan

 

E kur të dalim nga terri

 

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

Kur e vë maskën në fytyrë

Ti e do një tjetër emër

Një tjetër gjini lakmon

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

 

KTHIMI

 

Dhe ti erdhe një natë

 

Kur ëndërrën më kulloti

 

Njëbrirëshi i përrallës

 

Dhe më the se zogjtë fluturojnë

Vetëm në vjeshtë e pranverë

E unë ikjes desh i besova

Kur u nise të shtegtoje me djallin

Nëpër arat me luledielli

Dhe ti erdhe një natë

Kur shi i dashurisë po sitej

Ne Foto: Ibrahim Ibishi, (16 dhjetor 1953, Kremenatë e Gallapit – 25 nëntor 2010, Prishtinë), poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Lum Aji per emrin, vepren qe la

BERISHA-RAMES: JEP DOREHEQJEN; LULZIM BASHA: KERKOJINI NDJESE QYTEAREVE!

November 15, 2013 by dgreca

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim fill pas deklaratës refuzuese për armët kimike të Ramës, Berisha thekson se këtij Kryeministri që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët nuk i beson më askush.

“Rinia shqiptare ngadhënjeu mbi mashtrimin e Edi Ramës. Ajo, me protestën e saj historike, mposhti njëriun që mashtroi botën, aleatët dhe shqiptarët!I bëj thirrje Edi Ramës, për hir të Zotit dhe të Shqipërisë, jep dorëheqjen në qoftë se të ka mbetur qoftë dhe një grimcëz përgjegjësi dhe dinjitet. Jep dorëheqjen se kush mbi këtë tokë, shqiptar apo i huaj, nuk të beson më!! Zoti e bekoftë rininë e kombit tonë, nëntorin e bijëve e shndërroi në dhjetorin e etërve të tyre!” shkruan Berisha në fb.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi më herët se Shqipëria e ka të pamundur që të përfshihet në operacionin e shkatërrimit të lëndëve kimike siriane. Në një deklaratë disa minutëshe të ndjekur, Rama shprehu qëndrimin e tij, arsyet se përse e çuan në këtë vendim, ndërsa sulmoi ata që tentuan të hedhin baltë mbi procesin e diskutimeve me aleatët, duke e akuzuar atë se kishte mashtruar shqiptarët dhe se e kishte marrë tashmë vendimin për sjelljen e këtyre lëndëve në Shqipëri.

Basha: Rama problemi i madh i vendit, duhet tu kërkonte ndjesë qytetarëve

Një veprim krejtësisht të imponuar nga revolta e qytetarëve shqiptarë. Kështu e ka vlerësuar lideri i opozitës , Lulzim Basha, refuzimin e armëve kimike të Sirisë nga Kryeministri Rama. Basha tha se opozita ndihet pjesë e gëzimit mbarëpopullor, ndërsa kujtoi se opozita bëri detyrën e saj në shërbim të qytetarëve me dorëzimin e kërkesës për referendum.

“Pak minuta më përpara gjithë populli shqiptar i dha fund alarmit duke detyruar Edi Ramën për bashkimin e jo-së së mekur të tij me jo-në e madhe të popullit kundër ardhjes së armëve kimike në vend. PD dhe mbarë opozita shqiptare ndihen pjesë e gëzimit të ligjshëm mbarëpopullor, sepse ishte pa asnjë ekuivok në krahun e qytetarëve dhe bëri detyrën e saj për të demaskuar gënjeshtrën flagrante dhe mashtrimet e Kryeministrit, duke dorëzuar kërkesën për referendum popullor. Si qytetar u shpreh mirënjohjen të gjithë të rinjve dhe të rejave, qytetarëve shqiptarë që u bënë barrikadë për Kryeministrin në paligjshmërinë e tij”tha ai.

Basha akuzoi kryeministrin Rama se tentoi të luante me shqiptarët për interesa të ngushta personale. Kreu i PD-së theksoi se Rama nuk u konsultua më askënd, nuk bëri transparencë me askënd, pasi kërkonte të fitonte kapital politik me armët kimike, të cilin po e humb me shpejtësi në Shqipëri.

“Një problem u zgjidh, një tjetër ka dalë, ai është kryeministri, Edi Rama. Ai u ofrua jo si Kryeministër për shkatërrimin e armëve kimike, por si hileqar, çifligar, për interesa të ngushta meskine. Nëse do ishte treguar ndryshe do ishte treguar serioz me aleatët, duhet të ishte konsultuar me Presidetin, Kuvendin, aleatët e tij pa qenë nevoja ta fuste në siklet aleatin tonë me garancitë e tij arbitrare. E mbajti për vete për ta kapitalizuar për vete, e gënjeu mendja për shumë gjëra. Rama gënjeu publikun se armët kimike ishin çështje e NATO-s, ai mbeti i vetëm në rrethin e gënjeshtrave të tij, i pabesueshëm për publikun shqiptar dhe aleatët. Sot në vend se tu kërkojë ndjesë qytetarëve dhe aletatit tonë më të madh, ka kurajon të merret me sulmet ndaj opozitës” theksoi Basha.

Në përgjigje të akuzave të Kryeministrit Rama lidhur me raportet me SHBA, Basha akuzoi vetë Kryeministrin si përgjegjës për këtë ndodhi të pakëndshme me aleatin tonë strategjik.

“Rama ka cënuar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe besimin e SHBA. Për PD marërdhëniet me SHBA janë dhe do jenë kyçe. Qeveria demokratike ka bashkëpunuar si një aleate e ngushtë për një mbarë çështjesh me rëndësi globale, të karakterit politik dhe sigurisë. Aletatët tanë e njohin shumë mirë përkushtimin e plotë të Shqipërisë nën drejtimin tonë” deklaroi kryetari i PD.

E ndërkaq shefi i opozitës ka siguruar qytetarët se do të vazhdojë të kërkoj transparencë për këtë çështje derisa Kryeministri të marrë përgjegjësinë e plotë të papërgjegjshmërisë së tij.(Foto:Arkiv)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Berisha-Basha, rama jep dorheqjen

MEDIA BOTERORE PASQYRON”JO”-NE E SHQIPERISE

November 15, 2013 by dgreca

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare pasqyrojnë vendimin e Shqipërisë për armët kimike siriane. BBC, Reuters, EuroNews, ishin ndër të parat që lajmëruan botën për vendimin e Shqipërisë menjëherë pasi kryeministri Edi Rama bëri publik vendimin e tij kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.

“Shqipëria nuk do të shkatërrojë armët kimike të Sirisë”- shkruan Reuters, duke theksuar se, Shqiperia ka hedhur poshtë kërkesën e SHBA-së për të pritur çmontimin e armëve kimike të Sirisë. Kryeministri i një vendi të NATO-s, tha “Është e pamundur për Shqipërinë të përfshihet në një operacion të tillë”.

Ndërkaq, lajmit i ka dhënë jehonë në kohë reale edhe ABC News, duke shkruar se

Kryeministri ka kundërshtuar kërkesën e SHBA-së që të shkatërrojë armët kimike.
“Shqipëria i thotë “JO” shkatërrimit të armëve kimike”- shkruan Corriere della Sera.

BBC po ashtu shkruan se Shqipëria shmangu shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Portalet më të rëndësishme kudo në botë kanë pasqyruar zhvillimet e fundit në vend, protestat kundër ardhjes së armëve kimike siriane në vend, duke e vënë Shqipërinë në fokusin e ditës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Jo e Shqiperise, Media boterore

Albania secure first win to dent Hungary hopes

November 14, 2013 by Administrator

Hungary 0-2 Albania
Goals from Vasil Shkurtaj and Herolind Shala in the final 15 minutes were enough for the visitors to register their first qualifying Group 4 victory.

Albania collected their first points in UEFA European Under-21 Championship qualifying Group 4 with an away victory over Hungary.

The hosts had the chance to join second-placed Austria on nine points with a win but Vasil Shkurtaj’s strike 15 minutes from time and a Herolind Shala goal soon after put a dent in their qualifcation hopes. It was the visitors’ first win but one that still leaves them bottom of the table.

Krisztián Adorján, who scored in Hungary’s first two qualifiers, came closest to an opener in a tight first half, but his 29th-minute free-kick was well saved by Aldo Teqja. Adorján resumed his duel with the Albania No1 almost immediately only for the goalkeeper to keep the score goalless with a save low to his right.

Albania captain Ergys Kace and Shala tried their luck from long range either side of the interval, before Hungary’s László Kleinheisler let fly with an effort which sailed narrowly wide. The breakthrough finally came in the 75th minute when Shkurtaj cut in from the left and drilled a low shot past Levente Jova.

Shala doubled the advantage in the 83rd minute with a delightful left-footed curler into the top left-hand corner and, although Barnabás Bese went close to a consolation for the hosts late on, Teqja.

Hungary

Hungary

Albania

Albania

1 Jova (GK) 1 Teqja (GK)
4 Lang 2 Fejzullahu
5 Kelemen 4 Prençi
6 Windecker 5 Gjokaj
7 Radó 6 Bunjaku

Yellow Card58
Substitution61
8 Szolnoki 7 Shala

Goal83
Yellow Card85
11 Ugrai

Substitution63
8 Kace (C)
15 Poór 9 Shkurtaj

Goal75
17 Szakály 10 Gino

Substitution76
20 Adorján

Substitution63
11 Kruja

Substitution81
23 Kovács (C)

Substitution84
14 Kotobelli
Substitutes
12 Dombó (GK) 12 Caka (GK)
3 Baráth 3 Rrahmani
9 Bacsa 13 Qaqi
10 Vernes

Substitution84
15 Muriqi

Substitution61
16 Nagy 16 Imami
18 Bese

Substitution63
17 Bardulla

Substitution81
21 Kleinheisler

Substitution63
18  

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 816
  • 817
  • 818
  • 819
  • 820
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT