• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPERIA NUK U KA GJETE AS VARRET TE PUSHKATUREVE NGA DIKTATURA KOMUNISTE

August 31, 2013 by dgreca

Per 23 vite nuk u jane gjetur as varret 4500 te pushkatureve nga diktatura. 2000 varre jane gjetur nga familjaret jo nga shteti!/

TIRANE – Shqiperia duket se perben precedentin nder shtetet ish komuniste. Edhe pse ka numrin me te madh te denuareve sipas numrit te popullsise, ajo nuk ka arritur qe ne 23 vitet e postkomunizmit te kryej detyrimin shteteror ndaj te denuareve dhe te pushkatuareve nga diktatura komuniste.Nuk ka qetësi për viktimat e komunizmit, të cilët për vite e vite me radhë nuk kanë gjetur të drejtën e tyre jo vetëm për dëmshpërblimin, por dhe për gjetjen e të zhdukurve gjatë këtij regjimi të egër që për 45 vite me radhë u sundua me dorë të hekurt nga Enver Hoxha. Kështu, familjarë të të vrarëve nga regjimi komunist kanë përkujtuar dje Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, mes të cilëve radhiten edhe të afërm të tyre. Ata fajësojnë politikën dhe qeveritë postkomuniste për harresë dhe mungesë vëmendjeje për të gjetur të vrarët e diktaturës, në mënyrë që familjarët e tyre të kenë ku të vendosin një buqetë me lule. “U mbushën 23 vite që s’janë gjetur eshtrat e 4.500 të pushkatuarve pa gjyq nga diktatura dhe sot ata vijojnë të jenë të harruar nga klasa politike. Këta njerëz sfiduan padrejtësinë e terrorit me kurajon e tyre, por kur mbushen 23 vjet nga ndryshimi i sistemit, politika nuk i ka zbardhur këto krime, duke zëvendësuar diktatin e regjimit me harresën”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.Sipas tij, që nga viti 1990 janë gjetur rreth 2.000 të vrarë nga regjimi komunist, por kjo vetëm me iniciativë familjare, pasi shteti shqiptar nuk akordoi asnjëherë fonde për gjetjen e të zhdukurve të pushkatuar nga regjimi komunist për 45 vite me radhë. Madje familjarët e të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës kanë kërkuar që dhe ata të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dënimin dhe ekzekutimin e tyre, të kontribuojnë për t’i gjetur, pasi do ishte një mënyrë falje për këto viktima.

Filed Under: Featured Tagged With: 4500 varre, te pagjetur, te pushkaturit

DUKE PERKUJTUAR ZEF P. MIRAKAJ ME NJE POEZI TE TIJ

August 30, 2013 by dgreca

Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime  ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./

Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/

KOSOVËS /

ZEF P. MIRAKAJ/

Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen

Ty Kosov Dardane!

Europa t’linçuen;

Të bânë kurbane

Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:

“…Për hir t’Europës stabilitet

Po sakrifikoj Shqipnín…”!

Por, shih si rrota e historís vërtitet:

Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,

I u kthye në distabilizim të saj.

“shìftari” të quejti,

Ty, shkjau barbar,

Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;

E dridhte êmni Shqiptar.

Shpresën ndër dhambë shtërngove,

E krahët e zêmrave t’lëndueme

Drejt saj i zgjatove,

Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.

Besove, Ti, se n’djepa

Që Nânat Kosovare përkundshin,

Vigaj si n’t’kaluemet epoka

Prej tyne do t’dilshin.

……

Qeshu, e shtrêjta Motër.

T’ka ardhë dita me u gëzue.

Djepat Tu rritën n’at’ votër

Burra që t’bânë me u krenue;

Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,

Polluzha e Perllesha,

Dhe me mija Adem Jashár’,

Që Ty, Motër Kosov’

Me të pshtue prej shkjaut barbar.

Erdh’ dita, Europa për her të par

Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”

Por nji popull trim, autokton Shqiptar,

E krah T’u bâ me u nda nga barbari.

Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.

Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,

E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,

Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.

Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.

Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.

Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,

Sot po m’duket s’dyti ke lé.

Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.

Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.

New York, 17 shkurt, 2008

Filed Under: Featured Tagged With: Kosoves, poezi, Zef P Mirakaj

Obama: Ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar, OKB e paaftë për të vepruar

August 30, 2013 by dgreca

Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament. Sipas gjasave, sulmi I pjesshem,  te premten e ardhshme/

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore, nëse ndërmerren veprime ushtarake.Presidenti Obama tha se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me Sirinë por ekipi i tij po shqyrton një gamë të gjerë alternativash.
Në komentet e bëra të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Presidenti Obama tha se bota duhet të kishte vepruar deri tani. Shumë njerëz mendojnë se diçka duhet të bëhet por nuk dëshirojnë të veprojnë, tha Presidenti.
Presidenti Obama shtoi ndërkaq se vetëm goditjet ushtarake nuk e zgjidhin problemin.

SHBA- Presidenti Amerikan Barack Obama konfirmoi se SHBA po shqyrton ndërmarrjen e një aksioni të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë, por sipas tij ende nuk është marrë asnjë vendim. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë gjatë një takimi në zyrën e tij me tre udhëheqës të vendeve baltike.
Obama akuzoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka treguar paaftësi për të vepruar. “e paperceptueshme një botë ku vdesin fëmijë të helmuar” u shpreh Obama.
Presidenti amerikan ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Kerry: Assad vrau 1 mijë persona, bota do na gjykojë nëse tregohemi ‘të verbër’
Ora 19:00 Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një qendrim zyrtar për ndërhyrjen në Siri, ndërkohë që pritet rezultati i hetimeve të ekspertëve të OKB-së për të ndezur dritën jeshile për një goditje ndëshkuese kundër Presidentit Bashar Asad.
Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry është shprehur se gjatë sulmit të fundit në Siri janë përdor armë kimike dhe akuzon presidentin Bashar al-Assad për shkatërrimin e dëshmive. Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Kerry paralajmëroi se armë tkimike që janë përdorur në Siri mund të përdoren në mbarë botën, ndaj duhet reagim.
“Në dimë dicka, por nuk mund të flasim publikisht. Ne dimë se regjimi i Assadit ka shumë armë kimike. Ne e dimë se regjimi i Assad i ka përdorur armët kime dhe i ka përdorur kundër njerëzve të vet. E dimë që regjimi i Assad ishte i vendosur për të shkatërruar vendet ku ndodheshin kundërshtarët e tij. Ne dimë që kanë pasur instruksione specifike. Ne i dimë ku i kanë nisur këto sulme kimike. Ne kemi parë me sytë tanë me raportimet nga e gjithë bota. Kemi parë viktimat e dëmtuara, të gjitha pasojat që ata kanë pasur nga sulmi kimik. Dhe kanë qenë sirianët që e kanë raportuar diçka të tillë. Ne e dije se nuk kanë raportuar mjekët. Ne kemi parë viktimat e shtrirë në barrela. Kemi parë fëmijë të shumtë të dëmtuar dhe të vdekur nga regjimi i Assad. SHBA tashmë e dinë që deri më tani janë vrarë 1 429 persona ndër ta 426 fëmijë. Edhe mjekët kanë mbetur të lënduar. Ne dimë se këto armë kimike i ka përdorur regjimi i Assad. Ne dimë se cfarë bënë më pas. Unë personalisht kam marrë ministrin e Jashtëm të Sirisë dhe i kam thënë se nuk keni cfarë të fshihni dhe ti jepnin ekspertëve të OKB të hetonin, por ato u përpoqën të shkatërrojnë provat”, u shpreh Kerry.
Nuk ka një vendim për ndërhyrje ushtarake, përderisa nuk ka një përgjigjie nga hetimet e ekspertëve të OKB-së në Siri, tha Kerry teksa nënvizoi nëse nuk merret një vendim urgjent për reagim cështja do të ketë pasoja në historinë botërore. SHBA nuk janë vetëm tha Kerry.
“Pyetja që shtrohet është se cfarë do bëjmë ne dhe si do e zgjidhim një situatë kaq të vështirë. Cështja të tilla kanë pasoja të mëdha për historinë botërore. Bota civile ka rënë dakord për mospërdorimin në mënyrë kategorike të armëve kimike. I gjithë komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të zhduken dhe mos të përdoren armët kime. Kjo ka rëndësi për sigurinë tonë dhe fqinjët tanë. Ky është krim ndaj njerëzimit. SHBA nuk janë vetëm dhe shumë miq tanë janë gati të luftojnë vetëm, ta dënojmë regjimin e Assad.Tani dimë shumë, pyetja është se cfarë do bëjmë. Presidenti Obama kanë besim tek kombet e Bashkuara dhe hetimi i tyre. OKB do të tregojë cfarë është bërë. Me lejoni të tregohem i qartë. SHBA kërkon paqe. Ne do gjykohemi nga bota nëse nuk do e shqyrtojmë këtë cështje dhe do te tregohemi të verbër. Gjithashtu kemi një president që bën atë që bën atë cka thotë se do bëjë”, theksoi Kerry.
Ngjarja e rëndë në Siri e cila ndodhi më 21 gusht, ku mbetën të vrarë qindra njerëz, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë. Presidenti sirian Assad i mohon të gjitha akuzat për sulmin me armë kimike.Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament.Sipas gjasave, sulmi te premten e ardhshme

 

 

Filed Under: Featured

TOPTANI NUK TERHIQET NGA PRONESIA E SHQUP

August 30, 2013 by dgreca

TIRANE – Eduard Toptani njëri prej dy pronarëve të SHQUP tha se përpjekjet për rikthimin e kësaj prone do vijojnë pa asnjë kompromis. Madje dhe ditën e djeshme, teksa ka parë se PD ka nisur tjetërsimin e godinës për ta përshtatur si seli, ka deklaruar se s’ka ndërmend të tërhiqet. “Unë erdha në Shqipëri për t’i thënë qeverisë shqiptare se kjo ndërtesë është e njohur si pronë e trashëguar e familjes time.Kam patur mundësinë të flas me shumë njerëz nga qeveria e më është thënë se ata e njohin këtë ndërtesë si pronën time, por s’kanë ndërmend të bëjnë asnjë veprim për të na e kthyer. Jam tepër i zhgënjyer. Ajo që po ndodh këtu me vendim e qeverisë është vijimi i politikave konfiskuese të ndërmarra nga Enver Hoxha shumë vite më parë. Sot jemi në 2013, jo në 1947. Kjo që po ndodh është një rikonfiskim i kësaj prone, tani në kohën e demokracisë, në mes të ditës.E gjitha nuk mund të qëndrojë askund”, shprehet ai për “TCH”. Ai tha se do kërkojë mbështetjen e autoriteve të SHBA. “Siç e dini ambasadoti Arvizu dha komentin e tij për këtë çështje. Unë po vijoj dialogun me autoritetet amerikane, por s’dua të jap detaje rreth këtyre bisedave, pasi janë konfidenciale dhe ky komunikim do të vazhdojë”, tha Toptani

Filed Under: Featured

ARVIZU DHE BASHA FOLEN PER PD NE OPOZITE

August 30, 2013 by dgreca

Ra ne sy edhe prania e kryetarit te dikurshem te PD i emigruar ne SHBA dhe i rikthyer ne Shqiperi, deputeti demokrat Eduard Selami/

TIRANE – Në orën 15:30, e shtune 30 gusht, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ambasadori amerikan Arvizu mbyllën takimin e nisur rreth një orë më parë në selinë e re të PD-së. Pas takimit, Basha tha:”Eshtë takimi ynë i parë si kryetar i PD-së dhe me këtë rast shkëmbyëm pikëpamjet tona mbi procesin zgjedhor të 23 qershorit, perspektivën e PD mbi të ardhmen e vendit, mbi çështje të integrimit dhe bashkëpunimin euroatlantik dhe rolin e PD-së si opozitë e fortë ballore dhe moderne në mbrojte të interesit të qytetarëve shqiptarë.”Ambasadori Arvizu nga ana e tij deklaroi: “Dua ta falenderoj z.Basha për bashkëpunimin afatgjatë dhe dëshiroj që ai të vazhdojë dhe në të ardhmen. Folëm gjithashtu për synimin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, që është Bashkimi Europian.

Folëm  për një proces që është shumë i rëndësishëm për PD-në si opozitë dhe metaforikisht, “në krye të autobusit duhet të jenë të gjithë”. Dua të vlerësoj gjithashtu vendndodhjen ku jemi takuar sot, selinë e PD-së. Çështja e kësaj prone ka qënë subjekt i polemikave të ndryshme, por SHBA nuk marrin anësi kundrejt saj; ne këshillojmë përmbajtje ndaj shtetit ligjor dhe objektivitet. Ky takim ishte parashikuar më herët, në selinë blu. Pasi z.Basha u zgjodh kryetar i PD-së, pata mundësi ta përgëzoj, tani edhe ta takoj si kryetar. Më pas, mësuam se PD-ja ishte zhvendosur këtu dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu.”

Ra ne sy edhe prania e kryetarit te dikurshem te PD i emigruar ne SHBA dhe i rikthyer ne Shqiperi, deputeti democrat Eduard Selami

Filed Under: Featured Tagged With: Arvizu takon Bashen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 855
  • 856
  • 857
  • 858
  • 859
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT