• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

#𝐒𝐢𝐒𝐨𝐭, më 13 mars të vitit 1965, u nda nga jeta një prej figurave më poliedrike të kombit, Fan S. Noli

March 13, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi sipëror dhe i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar.

Imzot Noli, spikati në aktivitetin diplomatik si përfaqësues i vendosur i interesave të vendit. U dekretua prej qeverisë së Sulejman Delvinës në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, ku së bashku me Mit’hat Frashërin, Hilë Mosin dhe Benedikt Blinishtin, militoi për pranimin e vendit në këtë organizëm ndërkombëtar me frymë paqeruajtëse.

Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. Imzot Noli është themelehedhësi i Kishës Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, ku kreu edhe shërbesat e para si klerik. 26-vjeçar, më 9 shkurt 1908, u bë dhjak në kishën ortodokse të Bruklinit. Më 8 mars 1908, do të shugurohej prift nga kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, Platoni.

Atëkohë, i dha zë shqipes duke mbajtur për herë të parë liturgji në gjuhën amtare në “Knights of Honor Hall” në Boston. Në vitin 1911, Europa qe ndalesa e tij e radhës, ku do të vijonte me dhënien e shërbesave kishtare në shqip për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Në dokumentet më poshtë paraqiten fragmente lutjesh fetare të përkthyera dhe të mbajtura në shqip prej Nolit.

#𝐅𝐚𝐧𝐒𝐭𝐢𝐥𝐢𝐚𝐧𝐍𝐨𝐥𝐢

#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐅𝐫𝐲𝐦ë𝐳𝐨𝐣𝐧ë

#𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐧ë

#𝐊𝐢𝐬𝐡𝐚𝐎𝐫𝐭𝐨𝐝𝐨𝐤𝐬𝐞𝐀𝐮𝐭𝐨𝐪𝐞𝐟𝐚𝐥𝐞𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞

Ripostim i 2022

Filed Under: Histori

Hoxhë Hasan Tahsini për gjuhën shqipe dhe për krijimin e një gjuhë të përbashkët botërore para se të shpikej Esperanto

March 12, 2024 by s p

Processed with VSCO with 1 preset

Prof.As.Dr. Hasan Bello/

Në nekrologjinë e shkruar nga Sami Frashëri në vitin 1881 për Hoxhë Hasan Tahsinin thuhet se, ai kishte filluar të mësonte që në moshën e fëmijërisë dhe deri sa mbylli sytë. Për këtë arsye, intelektuali dhe enciklopedisti më i njohur i Perandorisë Osmane e krahasonte atë me filozofin e njohur të qytetërimit arab, Ibën Sina-in (Avicinën). Me këmbëngulje të rrallë për gjysëm shekulli Hoxhë Hasan Tahsini kishte grumbulluar një “det diturishë” nga shkenca të ndryshme si: fizika, matematika, astronomia, biologjia, kimia, psikologjia, gjuhësia dhe letërsia.

Hoxhë Hasan Tahsini ishte intelektual aktiv. Ai ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll, i cili duke nisur nga viti 1867 përpiqej për shkrimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Më 24 prill 1874, zëvendëskonsulli britanik në Janinë i raportonte ambasadës në Stamboll se ai bridhte fshat më fshat të Shqipërisë dhe nën pretekstin se po mblidhte lëndë për një fjalor dhe gramatikë i predikonte bashkatdhetarëve të vet lirinë kombëtare. Kjo, sipas Hoxhë Hasan Tahsinit mund të realizohej vetëm me anë të arsimit dhe gjuhës shqipe. Për këtë qëllim ai do të bëhet promotor i hartimit të alfabetit.

Në qershor të vitit 1879, konsulli francez në Janinë i shkruante Ministrisë së Jashtme në Paris se dy nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes kulturore në Shqipëri ishin Hoxhë Hasan Tahsini dhe Kostandin Kristoforidhi “të cilët po përpiqeshin të përpunonin gjuhën shqipe deri në nivelin e një gjuhe të shkruar dhe të përhapnin gjithashtu arsimin në gjuhën amtare duke i ngritur një barrierë helenizmit”. Në librin e tij “Psikologjia”, Hoxhë Hasan Tahsini i kushton një vend të posaçëm raportit mes gjuhës dhe mendimit, duke hyrë në disiplina të veçanta e të panjohura mirë në ato vite si psikolinguistika.

Hoxhë Hasan Tahsini u mbështet në pikëpamjet e matematicienit dhe filozofit idealist gjerman Leibnic (1646-1716), i cili në veprat e tij ishte përpjekur të bashkonte shkencën me fenë. Kjo do ta bëjë Hoxhë Hasan Tahsini modelin e ulemasë bashkohorë në të gjith perandorinë. Për çështjen e gjuhës, ai e përkthyeu Leibnic-in fjalë për fjalë: “Më epni një palë shkronjëza të mira t`u jap nji gjuhë fort të mirë, më epni nji gjuhë të mirë t`u jap nji qytetërim fort të mirë”. Sipas tij, alfabeti i gjuhës shqipe duhej të hartohej në mënyrë që t`i përgjigjej të gjithë tingujve, të ishte i thjeshtë dhe të shmagnte paragjykimet politike. Hoxhë Hasan Tahsini ishte personaliteti kryesor që argumentoi me fakte shkencore përse shqipja nuk mund të shkruhej me gërma arabe. “Ne jemi komb i veçantë,-deklaronte ai,-kemi gjuhën tonë të veçantë, andaj duhet të jetojmë më vete, si edhe të tjerët”. Ai mendonte që idenë e tij për alfabetin e shqipes ta përpunonte dhe botonte në revistën “Mexhmua Ulum” si alfabet për një gjuhë të përbashkët botërore. Madje, ai ishte hartues i një alfabeti ndërkombëtar nga e majta në të djathtë, para se Ludwik Lejzer Zamenhov ose Doktor Esperanto të krijonte gjuhën artificiale me të njëjtin emër në vitin 1887. Ky është një dimension tjetër i panjohur i kësaj figure.

Në mbledhjet e Komitetit të Stambollit, ku bënte pjesë Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj, Hoxhë Hasan Tahsini parashtroi një projekt origjinal për përpilimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Por, pas diskutimesh të shumta, në vitin 1879 komisioni aprovoi projektin e Sami Frashërit, i cili ndryshonte me atë të Hoxhë Hasan Tahsinit në aspektin grafik.

Në një letër të hapur për shtypin e kohës, Hoxhë Hasan Tahsini vlerësonte përpjekjen e shqiptarëve për të rregulluar dhe siguruar shpenzimet e duhura që nevojiteshin për të përpiluar një fjalor, për të hartuar rregullat gramatikore dhe të sintaksës “të kësaj gjuhe që është më e përsosura në gjuhët e Evropës dhe për të redaktuar dhe botuar disa revista të dobishme me karakter shkencor dhe moral”. Ai mendonte se qëndrimi në errësirë dhe padituri i shqiptarëve ishte shkaktuar nga mungesa e shkronjave të përshtatshme. “Sado që janë të vogla si këmbët e milingonës,-theksonte ai,-shkronjat janë arma më e fushqishme e përparimit dhe e diturisë, prandaj t`i pranosh ato pa treguar kujdes të veçantë është më e dëmshme se të zgjedhësh një armë e, pa e vrovuar, të luftosh me të”. Sipas tij, po të mos krijonim një alfabet për një gjuhë, që të ishte e përshtatshme për këtë shekull, i sigurtë, i saktë dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat e tij do të dukeshin si të huaja dhe nuk do të përfitohej ajo që duhej.

Në personalitetin e Hoxhë Hasan Tahsinit mishërohet njëkohësisht ndjenja e patriotizmit, figura e klerikut dhe intelektualit poliedrik. Prandaj ideologu i çështjes kombëtare dhe ish-nxënësi i tij Sami Frashëri e konsideronte atë si profesorin e të gjithë rilindasve.

Filed Under: Histori

Kontribuoni për monumentin e Norës së Kelmendit

March 11, 2024 by s p

Patriotë kelmendas nga USA; ju bëjmë thirrje ju diasporës së Kelmendit në emër të identitetit të tyre kreshnik malësor mbështetur në vlerat kristiane për të kontribuar për monumentin e heroinës tonë, Nora e Kelmendit.

Një grup patriotësh që jetojnë në trekëndëshin New York, Connecticut e New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur për të jetësuar një ide mbi përjetësimin në një monument të heroinës së Kelmendit të fillimit të shekullit të 17-të.

Për hir të së vërtetës jehona e heroizmit të Norës së Kelmendit për të ndalur hordhitë e invazionit Turk në Kelmendin kreshnik ka ardhur e fuqishme deri në ditët tona duke përmbushur binomin për atdhe e fe që Kelmendi e ka në genin e tij.

Një legjendë e përmasave të tilla si Nora e Kelmendit duhet trajtuar me të njëjtin nderim e përkushtim që vetëm legjenda Nora e Kelmendit e meriton.

Lavdi Zotit e Krishtit kelmendasit në diasporë i kanë mundësitë financiare për të bërë diçka vërtetë madhështore në kujtim të identitetit e historisë së tyre që shprehet më së miri me heroinën tonë të madhe Nora e Kelmendit.

Nuk do ndalem të shpjegoj se si funksionon GoFoundMe pasi është sistem korrekt që çdo person që kontribuon është lehtësisht i identifikueshëm dhe që kontributi i gjithsecilit të materializohet në këtë vepër të krenarisë së Kelmendit.

Dua vetëm të theksoj se paratë e gjithsecilit janë të garantuara e nëse vepra nuk realizohet ato do të kthehen llogarinë e kontribuesve pasi gjithë procesi do realizohet sipas ligjeve Amerkane për donacionet.

Për më shumë po ju paraqes grupin që do të menaxhojë paratë nga banka deri tek intalimi i bustit. Një grup me integritet e personalitet duke përfshirë edhe skulptorin e talentuar kelmendas Vasil Rakaj si garanci artistike për të realizuar një vepër madhështore e dinjitoze për vetë emrin e Norës së Kelmendit.

Ekipi drejtues e menaxhues:

Gjelosh Sufaj

Ajet Delaj

Gjelosh Rrukaj

Ndrek Tonaj

Vasel Gjelaj

Kush dëshiron të bëhet pjesë e grupit të thirrjes e minitorimit të fondit është i mirëpritur.

https://gofund.me/32547bab

Donacionin mund ta bëni edhe në llogarinë bankare account : TD Bank #4437431002

Filed Under: Histori

21 VJETORI I SHUARJES SË PROFESOR ABAS ERMENJIT

March 11, 2024 by s p

(12 dhjetor 1913 – 10 mars 2003)

Plot 21 vjet më parë, më 10 mars 2003, u nda nga jeta Abas Ermenji, arsimtar, publicist, veprimtar i Ballit Kombëtar, luftëtar dhe bashkëpunëtor i afërt i Mid’hat Frashërit.

Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913, vetëm një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u rrit gjatë një periudhe të turbullt në jetën e shtetit të ri shqiptar, me ngjarje të rëndësishme që nga ardhja e Princ Vidit, Konferenca e Paqes, Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjes, Revolucioni i qershorit 1924, shpallja e Monarkisë e ngjarje të tjera.

Ermenji studioi në vitet 1934-1938 në Fakultetin e Letërsisë, me specializim në degën e Historisë, në Universitetin e Sobonës (Sorbonne Université — Sorbonne University), Paris. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1938, u kthye në atdhe dhe u emërua profesor në Liceun e Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Ermenji vihet në krye të rinisë korçare për të protestuar kundër pushtimit. Pas manifestimeve antifashiste të 28 nëntorit 1939, Ermenji arrestohet dhe internohet në ishullin Ventotene të Italisë ku mbahet deri në vitin 1941.

Menjëherë pas kthimit në atdhe, Ermenji mori pjesë organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat. Aftësitë organizative të tij mundësuan mbajtjen e Beratit të lirë prej pushtuesve italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar, anëtar i Komitetit të tij qendror dhe bashkëpunëtor i Mid’hat Frashërit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Ermenji u detyrua të largohet nga atdheu dhe mori rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, i cili ka luajtur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, Ermenji u zgjodh kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të thyer, Ermenji dha një kontribut të madh në rritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse kishte jetuar për dekada me radhë larg Shqipërisë, Ermenji e njihte mirë mentalitetin e popullit të tij dhe kuptoi shpejt edhe kaosin social dhe politik të krijuar nga gjysëm shekulli sundim komunist. Falë këtyre aftësive, Ermenji pati larpamësinë të shihte para kohe manipulimet në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, dhe ai kërkoi bojkotimin e tyre nga partia “Balli Kombëtar”.

Ermenji ishte një patriot i thekur dhe një mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare. Këto ndjenja u shpalosën në mënyrë të admirueshme nëpërmjet artikujve të shumtë, të botuar tek “Flamuri”, tek “Balli i Kombit”, tek përmbledhja “Albania” e gjetkë. Por, pa dyshim, kryevepra e Abas Ermenjit është studimi “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” – një antologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Ermenji kishte pikëpamje social demokrate, dhe mbeti gjithë jetën e tij kundërshtar i vendosur i të gjitha regjimeve totalitariste. Në këtë sens, ai kundështoi jo vetëm fashizmin dhe komunizmin, të cilat ai i luftoi me armë dhe me pendë, por edhe monarkinë shqiptare si formë jodemokratike qeverisjeje.

–Administratori

#TëNjohimHistorinëTonë

Foto (nga “Balli Kombëtar”): Prof. Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipnija e Lirë”, dhe dy vajza të vogla– Liri Hilmi Prodani dhe Shano Ago Hitaj–të veshura me kostume kombëtare, gjatë festimeve në Ditën e Flamurit në Hackensack, Nju Xhersi, Sh.B.A..

MARRË NGA “MID’HAT ABDYL FRASHËRI”

Filed Under: Histori

Biblioteka e Preng Bib Dodës

March 8, 2024 by s p

Prof.as.dr. Hasan Bello/

Preng Bib Doda (1860-22 mars 1919) është një nga figurat më interesante të Shqipërisë. Ai është pinjoll i familjes së njohur të Mirditës, derës së Gjonmarkajve, e cila për shekuj me radhë ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Sipas të dhënave, Preng Pasha fëmijërinë e kaloi në Stamboll ku u shkollua në një nga institucionet arsimore më të mira të perandorisë. Në vitin 1876, ai u kthye në Mirditë. Angazhimi i tij në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si zëvendës i Hodo Pashë Sokolit, bëri që Porta e Lartë ta internonte në qytetin e Kastamonusë, në Azinë e Vogël. Sipas librit të studiuesit Hamdi Bushati, atje ai thirrej si Ahmet Pasha dhe për disa vite shërbeu edhe si myteveli (kujdestar) i një xhamie. Me ndihmën e Syrja bej Vlorës dhe të konsullatës franceze e cila tregonte një interes të posaçëm, Preng Pasha u lirua nga internimi. Ai shkoi në Liban ku vendosi kontakte me nënpunës dhe diplomatë të njohur. Një nga këto kontakte ishte dhe ai me familjen e pasur të Malhalmëve, e cila kërkoi nga qeveria osmane që ta emëronte në postin e guvernatorit (valiut), ashtu si dikur kishte emëruar Pashko Vasën.

Për disa kohë Preg Pasha shërbeu edhe në Stamboll. Në vitin 1911, ai u zgjodh deputet në Parlamentin Osman. Ndërsa Turhan Pashë Përmeti i caktoi dy herë detyrën e ministrit. Preng Pasha u vra në mars të 1919 nga Çokajt e Bregmatës gjatë një udhëtimi që po bënte me konsullin anglez Eden. Pavarësisht alibisë, arsyeja dhe organizatorët e vërtetë të këtij atentati ishin italianët.

***

Pas tërmetit të vitit 1905, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, Preng Pasha bleu një shtëpi të vjetër për rikonstruktimin e së cilës ngarkoi arkitektin dhe piktorin e njohur me origjinë nga Preveza, Kol Idromeno. Pjesë e kësaj banese, të fotografuar nga Kel Marubi në vitin 1913, ishte edhe biblioteka. Preng Pasha ishte njohës i disa gjuhëve të huaja (italisht, turqisht, anglisht, frëngjisht) dhe njeri i shkolluar, për të cilin librat ishin pasion i hershëm. Prandaj, biblioteka e tij ishte një nga më të pasurat e qytetit.

***

Sipas një dokumenti arkivor, më 1 gusht 1920 ministri i Arsimit, Sotir Peci i shkruante Ministrisë së Brendshme që të interesohej për fatin e bibliotekës së Preng Pashës nëpërmjet prefekturës së Shkodrës. Ai kishte frikë se kjo bibliotekë me libra të çmueshëm kishte rrezik të binte në duart e personave të papërgjegjshëm. Për ta marrë në mbrojtje, ai sugjeronte gjithashtu që ajo të bëhej pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare, e cila sapo ishte themeluar nën varësi të Ministrisë së Arsimit.

Për fatin e mëtejshëm të kësaj biblioteke nuk disponojmë asnjë informacion.

(Në foto kulla e Preng Bib Dodës ku ndodhej edhe biblioteka personale, fotografuar nga Marubi në vitin 1913)

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT