• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore

October 10, 2023 by s p

Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë/

Mitrovica është qyteti i dytë në Kosovë, pas Prishtinës,  për praninë e  komunitetit hebre gjatë kësaj periudhe. Bazuar në disa burime të kohës, mendohet se në këtë qytet jetonin afër 200 hebrenj mes dy luftërave botërore. Komuniteti hebre në këtë qytet kishte një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e jetës kulturore dhe ekonomik të qytetit. 

Në këtë qytet gjurmët e komunitetit hebraik, ruhen te disa objekte të banimit në pjesën qendrore të qytetit. Gjatë kësaj kohe Gjermania, Italia dhe Bullgaria i ndanë territoret e banuara me shqiptarë sipas sferave të interesit. Për interesa të ngushta politike dhe ekonomike Mitrovica, mbeti nën administrimin e qeverisë kuislinge serbe dhe ushtrisë gjermane. Në qytetin e Mitrovicës, në muajin qershor 1941 formohet Komisariati i Policisë Ushtarake të fshehtë. Në vitin 1942 themelohet shërbimi policor i fshehtë (Gestapo). Në 1942 fillon përndjekja e pjesëtarëve të komunitetit hebre në Mitrovicë, të cilët u rekrutuan dhe u vranë më pas në kampin e Sajmishtës dhe kampin e Batajnicës në Beograd. Për arrestime dhe dërgimin e hebrenjve në kampet të përqendrimit, me gjermanët bashkëpunuan disa grupe të çetnikëve që vepronin në rajonin e Mitrovicës. Një tjetër forcë bashkëpunuese për identifikimin dhe dorëzimin e komunitetit hebre në duart pushtetit nazist gjerman, është përfolur edhe roli i kishës ortodokse të qytetit. Shqiptarët dhanë kontributin e tyre duke i kaluar disa dhjetëra hebrenj nga zona e kontrollit të gjermanëve në zonën e kontrollit nga italianët.

Përndjekja e hebrenjve nga çetnikët serbë nëpër vendbanimet shqiptare  gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndarja e sferave të interesit në mes të Gjermanisë , Italisë dhe Bullgarisë në trojet shqiptare 

Në vijim të shohim si u zhvilluan bisedat në mes Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, për ndarjen e sferave të interesit, në këto treva të banuar me popullatë shqiptare.

Gjatë bisedimeve për ndarjen e sferave të interesit në territorin e Kosovës në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, u zhvilluan bisedimet prej datës 22 e deri më 24 prill 1941 në Vjenë të Austrisë.

C:\Users\Pc\Desktop\Kufiri i Shqiprise Prapashtice Guri i Pribocit.png

Vija e demarkacionit në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë në Kosovë, dhe me ngjyrë të kaltër kufiri jugor i Serbisë, Prapashticë deri në Priboc

Edhe pse Hitleri i kishte premtuar Italisë, territorin e Kosovës, për interesa të ngushta politike dhe ekonomike, për shkak të minierave të Trepçës, nën kontrollin gjerman mbeti Mitrovica, me rrethinë, Vushtrria dhe Besiana (Podujeva), një pjesë e Drenicës, Obiliqi deri shumë afër Prishtinës. Po ashtu në këtë takim gjermanët e lejuan Bullgarinë që ta okupojë, territore të Kosovën Lindore, deri afër Dardanës (Kamenicës), Gjilanit, Vitisë e deri në Kaçanik. Në fund komanda superior e forcave të armatosura gjermane më 3 gusht 1941, e njoftoj komandantin në Serbi, se ishte caktuar vija e demarkacionit.

Vendimet e Qeverisë Kuislinge Serbe dhe bashkëpunimi i saj me ushtrinë gjermane

Këshilli i komisareve të qeverise kuislinge të Serbisë, më 6 gusht 1941, e nxori dekretin për formimin e qarkut të Kosovës.

Kryetar i qeverisë kuislinge serbe ishte zgjedhur Acimovic. Qarku i themeluar nga gjermanët në territoret me popullatë shqiptare, ishte në kuadër të Serbisë, por me status të veçantë, për pushtet të përbashkët në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Komandanti i divizionit të 60-të, të motorizuar gjenerali Eberhard, më 21 prill 1941, në  Mitrovicë e kishte organizuar një tubim, në të cilin e kishin ftuar edhe parinë shqiptare.

Kur plani gjerman “Final Solution” ose zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi (Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i drejtë.

Njësitë ushtarake të Divizionit të 60-të, dhe të Divizionit 294, vepronin sipas instruksioneve të komandantit të prapavijës së Armatës  së Dytë, gjeneral kolonelit Voltfgang Shmit-Llogan.

Më vonë me 22 prill1941, këto detyra kaluan në duart e komandantit të ri ushtarak për Serbi, gjeneral nënkolonelit Helmut Ferster.

Helmut Ferster e kishte për detyrë të udhëheq administratën ushtarake dhe administrative në tërë territorin e Serbisë.

Në atë kohë në qytetin e Mitrovicës ishte formua, Orts Komanda 1/861, si organ i administratës ushtarake.

Më 2 maj 1941 Orst Komanda, e kishte ndërruar emrin dhe e kishte bërë Krajs Komandura 86, në kuadër të Feld Komandat urës 816 e cila selinë e kishte në Uzhicë.

Krajs Komandanti i ushtrisë gjermane në Mitrovicë, më 16 maj 1941, kishte mare pjesë në këshillime me shtabin e komandantit e përgjithshëm të ushtrisë gjermane në Serbi, gjeneralin Helmut Ferster.

Krajs komandatura e Mitrovicës ishte kompetente për rrethet dhe kontrollonte territoret e Mitrovicës, Vushtrrisë, Llapit, Studenicës dhe të Dezhevës ( Tregut të Ri).

Gjermanët i filluan bisedimet, me të gjitha forcat reaksionare të komuniteteve brenda territorit të Serbisë: Të serbëve, malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve, folksdojçët, bjellogardistet etj.

Gjermanët në Mitrovicë, ishin pritur nga paria shqiptare në, më kryetar Xhafer Devën, kurse në Trepçë gjermanët, u pritën nga Loticistët, Foldojçerët, Bellogardistët, dhe admiruesit e tjerë të fashizmit, të cilëve ju printe drejtori teknik i minierës Gjorgje Dimitrijevic. Siç shihet në minierat e Trepçës shqiptarët ishin të përjashtuar nga çdo ndikim i udhëheqjes apo edhe punësimit, edhe pse popullate e këtyre vendbanimeve ishte me shumicë shqiptare.

Në atë kohë në minierën e Trepçës ishin të punësuar 3600 punëtor, ndërsa në qytetin e Mitrovicës, jetonin gjithsejtë 13.000 banorë të shumë kombësive si: shqiptarë, serbë, malazias, turq, romë, hebrenj e tj.

Udhëheqësit kompetent të ushtrisë gjermane (Nojhauzeni, Braumileri) etj, dhe eksponentët e tyre në minierën e Trepçë, i eksploatimin mineralet dhe pasuritë e asaj treve për nevojat e ekonomisë dhe ushtrisë gjermane. Orst Komandatura, prej 2 majit të vitit 1941, dhe Krasj komandat ura 861, si organi më i lartë i pushtetit ushtarak-administrativ të ushtrisë gjermane për Qarkun e Kosovës, i zbatonte të gjitha masat, që i urdhëronte administrate gjermane në Serbi.

Në Mitrovicë më punët informative dhe me shërbimin kontra-informativ, merrej selia e degës së shërbimit gjerman ABVER (mbrojtja), qendra e së cilës gjendej në Beograd. Organizatë tjetër informative ushtarake e cila kishte funksion ekzekutiv (bënte arrestime, hetime e tj), ishte policia e fshehtë ushtarake (Gehajmefe-LD policia)-GEP, dhe qendra e saj po ashtu gjendej në Beograd, (GEP-grupi 20). 

Më 12 qershor 1941, në qytetin e Mitrovicës, formohet Komisariati i Policisë Ushtarake të fshehtë. Ky komisariat bashkëpunonte ngushtë me degën e ABVERIT, dhe i kryente urdhëratë e tij, si dhe urdhëratë e komandave ushtarake gjermane.

Organizatë e tretë informative ishte shërbimi I-C (Ajus-ce), në njësitë e ushtrisë gjermane, që vepronte edhe në terren. ABVER dhe GEP, organizuan aktivitete informative në terrenin e Mitrovicës dhe Qarkut të Kosovës në përgjithësi. Në atë kohë ende nuk ishte themeluar ekspozitura e GESTAPOS. Gesoapo u formua në muajin shkurt të vitit 1942.

Me punët policore dhe të sigurisë merrej xhandarmëria (Feld Xhandarmëria), komanda e së cilës ishte pranë Krajs Komandurës së Mitrovicës, e cila i kishte degët e saj në Tregun e Ri dhe Rashkë.

Roja kufitare doganore (Colgreneslive), krahas shërbimit kufitar doganor, kishte edhe detyra policore, dhe të sigurisë me karakter ushtarak-informativ dhe kontra-informativ. Në qytetin e Mitrovicës ekzistonte komisariati i këtij shërbimi edhe në terren. 

Interesimi i gjermanëve ishte që të sigurohet rrugëtimi i lirë, drejt Beogradit dhe Serbisë qendrore, përmes luginës së lumit Ibër. Udhëtimin e lire nëpër luginën e Ibrit, gjermanët e shihnin vetëm, duke bashkëpunuar Milan Nedicin, dhe çetnikët të cilët ishin koncentruar në atë zone. Në vijim të shohim bashkëpunimin e çetnikëve me ushtrinë gjermane.

Philip Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrenjve nga bashkëpunëtorët nazist të Serbisë, i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë gjenerali Milan Nedici i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë evropian i pastruar nga hebrenjtë. 

Çetnikët u bënë aleatët më besnik të gjermanëve në Mitrovicë me rrethinë

Gjermanët në qytetin e Mitrovicës i gjetën bashkëpunëtoret e tyre, nga të gjitha komunitetet, që në ato vite jetonin në Kosovë. Si aleatin më besnik gjermanët e gjetën Kosta Milovanovicin dhe grupin e çetnikëve të tij. Vojvoda Kosta Peçanci, nën patronimin e gjermaneve shkoi në Beograd, dhe e formoi shtabin e aradheve çetnike. Siç shihet rolin kryesor për bashkëpunim me Gestapon, në qytetin e Mitrovicës e kishin dy formacionet e çetnikëve, grupi i Kosta Milovanovicit dhe ai i Kosta Peçancit.

Të gjithë komandantët gjerman me urdhër të Komandës së Lartë 65, u informuan për gatishmërinë e Kosta Peçancit, dhe çetnikëve të tij, se do ta pastrojnë territorin e kësaj zone prej komunistëve dhe kundërshtarëve tjerë të ushtrisë gjermane. 

Si kudo, forcat gjermane, edhe pse kishin pushtet absolut ushtarak dhe civil, mbështeteshin te kuislingët, kryesisht në degën lokale të Policisë Speciale, xhandarmërinë, forcat e Loticit, formacionet e çetnikëve, dhe anëtarët e aparatit administrativ. Në zonën e Leskocit. mjaft aktiv ishin edhe vullnetarët e Kosta Peçanacit.

Kosta Peçanci e pranoj detyrën, se do ti pastroj territoret Prej Leskoci, Luginës së Ibrit, Kralevës, Rashkës dhe Raçës. Për këtë çështje më 17 shtator 1941, u informua edhe Shtabi i ushtrisë gjermane, Divizionit të Kosovës 717-të.Këto forca filluan aksionin me arrestime dhe pushkatime të hebrenjve në qytetet ku ata jetonin. Në Leskoc, me datën 11.12 të vitit 1941, u pushkatuan 6 hebrenj. Duke e përcjellë gjendjen e hebrenjve të Selanikut, rruga më e siguruar e shpëtimit të hebrenjve ishin tokat shqiptare drejt kufirit në zonën e kontrollit nga italianët. Zona më e siguruar dhe më e afërt për shpëtimin e hebrenjve nga këto anë ishin fshatrat shqiptare në Malësinë e Galabit. 

Në këtë periudhë Xhafer Deva i mobilizoj shqiptaret për mbrojtjen e hebrenjve, brenda zonës që kontrollohej nga gjermanët. Duke e parë rrezikun disa familje hebraike nga Nishi, Kushumlia, Piroti,  Vraja e Leskoci, përmes shqiptarëve arritën të kalojnë në territorin e kontrolluar nga italianët.

Më 24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.Me këtë rast Horald Turner, ia bëri me dije xhandarmërisë shqiptare se Qarku i Mitrovicës, si territor i takon Serbisë, andaj duhet të aplikohen pa kushte, dhe vendoseshin një mëri dekretligjesh për rregullimin administrativ të Kosovës.

Kosta Peçanci dhe çetnikët e tij, duke qenë të pakënaqur, me administratën e Acimovicit, ata e formuan qeverinë kuislinge në krye më gjeneral Milan Nedicin, të cilit ju besua detyra, që të punoj me forcat e armatosura gjermane, për likuidimin e partizanëve, kundërshtarëve tjerë,  dhe vendosjes së pushtetit të rregullt.

Forcat e çetnikëve të Nedicit, e morën në kontroll edhe luginën e lumit Ibër, dhe atje i zhvilluan disa konflikte me xhandarët shqiptar. Njësitë çetnike në këtë zonë i udhëhiqte Mashan Gjurovici. Gjurovici vazhdimisht i akuzonte shqiptarët, se po bëjnë presion ndaj popullatës serbe, në Leshak, Leposavic, Sllatinë, dhe Bajnsk. Çetnikët e Mashan Gjurovicit, Vaso Popovicit, Radomir Sveticit, David Popovicit, Brana Petrovicit, ishin shumë aktiv, dhe rreth vetes i tubonin serbët përgjatë luginës së lumit Ibër, tej përroit të  fshatit Cerajë. Në këtë trevë u formuan edhe dy rryma tjera të çetnikëve, ajo e Drazha Mihajlovicit dhe e Kosta Peçancit.Nga këto të dhëna kuptohet qartë se lugina e lumit Ibër, ishte e kontrolluar tërësisht nga formacionet e grupeve çetnike serbe.

Gjermanët edhe Milan Nedici,  në fillim të vitit 1942, dërguan forca të mëdha ushtarake në luginën e lumit Ibër, me detyrë që të sigurojnë rrugëtimin e pa penguar, për mirëmbajtjen e rrugës dhe hekurudhës, prej qytetit të Mitrovicës e deri në Kralevë. Gjermanët i jepnin rëndësi të posaçme këtij territori dhe vijave të komunikacionit.

Forcat kuislinge të çetnikëve të Milan Nedicit, që në fillim të vitit 1942, ishin shpërndarë, në Mitrovicë, Rashkë, Vushtrri, Besianë, Tregun e Ri dhe Luginën e Ibrit.

Mbrojtja doganore kufitare, përveç gjermanëve që e kishin një numër të vogël të ushtarëve, pjesa më e madhe e doganierëve ishin nga forcat çetnike të Nedicit, veç tjerash Nedici, i kishte dërguar për këtë qëllim 29 oficer dhe 658 ushtarë. Në mesin e këtyre doganierëve ishin edhe një numër i vogël nga xhandarmëria shqiptare nën komandën e Bajazit Boletinit, e të cilët trajtoheshin si pjesëtar të rojës shtetërore serbe.

Me urdhër të komandës ushtarake gjermane, xhandarmëria e forcave shqiptare, u detyrua për të ju bashkuar rojës shtetërore serbe.

Komanda e rojës qarku shtetëror serbë, për këtë zonë gjendet në Mitrovicë. Ardhja e Milan Nedicit në Mitrovicë, solli edhe disa njësi të armatosura serbe.

Organizata fashiste Lotiçiste “Zbor” e bëri arrestimin e hebrenjve në Mitrovicë me rrethinë

Kjo organizatë fashiste serbe, aktivitetin e saj kundër hebrenj ëve e kishte filluar, para Luftës së Dytë Botërore.

Sjellja ndaj hebrenjve në Serbi, ndryshoi kah fundi i viteve tridhjeta të shekullit XX, kur partia fashiste serbe “ZBOR”, e filloi fushatën e hapur anti semitike. Krye rabini Alkalaj u dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër hebrenjve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore.

Organizata serbe fashiste, Lotiçiste “Zbor”, e vazhdoi veprimtarinë e vet edhe në kushtet e okupimit nga Gjermania. Gjatë viteve1941/42, organizata fashiste serbe “Zbor” që e drejtonte Lotici, përkrahej nga një pjesë e klerit serb, i bëri listat për likuidimin e hebrenjve. Në vitin 1941 kjo organizatë serbe, ju dorëzoi gjermanëve listën e të gjithë hebrenjve që jetonin në Kosovë. 

Stefan Ilici, duke mos hasur në pengesa nga xhandarmëria shqiptare, të cilët tani më nuk kishin asnjë mundësi që të kundërshtojnë, vepronte në rajonin e Mitrovicës, i pa penguar nga askush. Stefan Ilic, që ishte udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë, më 8 korrik 1941, e vizitojë në Beograd sekretarin e përgjithshëm të “Zborit”, dhe e njoftoi për rrethanat e krijuara në qytetin e Mitrovicës. Prej asaj kohe Stefan Ilici, i dërgonte rregullisht raporte sekretarit të “Zborit”, dhe Milan Nedicit. Stefan Ilici u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovën. Stefan Ilici, ishte bashkëpunëtor i Gestapos në Mitrovicë, dhe merrej me zbulimin e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve.

Kur plani gjerman “Final Solution” ose zgjedhja përfundimtare u përdor për herë të parë në konferencën e Vansi (Vannsee) në Berlin, më 20 janar të vitit 1942, ku ushtarakët e lartë gjerman diskutuan për zbatimin e këtij plani për vrasjen e të gjithë hebrenjve në Evropë në këtë kohë qëndrimi i shqiptarëve ndaj hebrenjve ishte human dhe i drejtë.

Më 24 prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, krye shef i Shtabit Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimovic. Komanda qarkore e rojës shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Ilic, udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj kohe rregullisht ju dërgonte raport atij dhe Millan Nedicit për rrethana në Kosovë. Stevan Ilic u emërua shef i Qendrës Informative për Kosovë. Stevan Ilici bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në Mitrovicë.

Qeveria serbe e Millan Nedicit në fillim të vitit 1942 i shtoi shpërblimet për informimin, zënien dhe likuidimin e kundërshtarëve. 

Në luginën e Ibrit vepronte edhe aradha çetnike në udhëheqjen e Mashan Gjurovicit i cili ju drejtua Millan Nediqit me kërkesë që të ju lutet organeve ushtarake gjermane që kjo aradhe të mbetet në këtë luginë. Kjo u arrit pasi që çetnikët kishin dhënë shumë dëshmi të bashkëpunimit me gjermanët. Në prill të vitit 1942 edhe lotiqistet erdhën në luginën e Ibrit, më këtë rast organizuan një solemnitet më 26 maj 1942. Meshën e kreu në kishën ortodokse në Leshak Kleriku-Lotiqist Boshko-Haxhi-Trifunovic. Në mars të vitit 1943 u formua korpusi i dytë çetnik i Kosovës me shtatë brigada.

Gjermanët dhe Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit 1942 forca të mëdha ushtarake në luginën e Ibrit për mirëmbajtjen e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nedicit ishin shpërndarë në Mitrovicë, në Rashkë, në Podujevë, Vushtrri, dhe Novi Pazar.

Prej marsit të vitit 1942, u formua ekspozitura e Gestapos, për ti likuiduar partizanët dhe hebrenjtë, Qeveria e Milan Nedicit, në fillim të vitit 1942 i shtojë shpërblimet, për zënien dhe vrasjen e pjesëtareve të partizanëve dhe hebrenjve, ku disa prej tyre ishin mbështetur te grupet komuniste dhe ato partizane.

Qeveria e tij jepte shpërblim për likuidimin e çdo anëtari të partisë komuniste, shpërblimi u shtua prej 3000-25 000 dinarë, ndërsa për atë çetnik, që e vret prijësin e bandave të armatosura partizane, shpërblimi u shtua prej 25.000 në 100.000 dinarë. Vrasësit e komunistëve merrnin edhe disa shpërblime tjera, dhe për çetnikët sigurohej me garanci, fshehja e emrave të tyre. Pas ofrimit të këtyre kushteve, çetnikët filluan aksionin, për arrestimet e kundërshtarëve të ushtrisë gjermane

Arrestimet që i bëri Gestapoja, në maj të vitit 1942, i solli dëm lëvizjes sepse Gestapo arrestoi 44 anëtar të lëvizjes, 24, prej tyre ishin anëtar të PKJ, kurse 14 anëtar të LRKJ.

Vojvoda Mashan Gjurovici, në një nga letrat që ja kishte dërguar Kosta Pecancit, lavdërohej se si i kishte depërtuar në kampin e qëndrimit në qytetin e Nishit, një grup prej 28 partizanësh. Çetnikët merrnin paga prej Qeverisë së Millan Nedicit, në mënyrë që ata ta ruanin rrugën automobilistike dhe hekurudhën që kalonin nëpër luginën e lumit Ibër. Milan Nedici në fillim të vitit 1942, e gradoi vojvodën Mashan Gjurovicin, duke i dhënë edhe gradën e kapitenit të klasit të dytë.Nga këto burime tani më bëhet e qartë se të gjithë hebrenjtë e zonës së Nishit, të cilët u kapën nga grupet çetnike, u dërguan në kampin e Sajmishtës, në Beograd.

Disa qindra hebrenj nga Mitrovica u depërtuan në kampin e Zemunit, e pastaj në Bergen-Belsen. Bazuar në këtë të dhënë nga Muzeu i Zagrebit, në Kosovë thuhet se ka pas 550 hebrenj, prej tyre janë vrarë 210 ose 38,2%. Nga kjo e dhënë kuptojmë se bëhet fjalë për vrasjen e 210 hebrenjve, shifër kjo që qarqet e ndryshme sllave, u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve. Shtohet pyetja në këtë shifër a u përfshinë hebrenjtë nga Mitrovica me rrethinë, që në atë kohë këto territore, ishin brenda kufijve të Serbisë.

Nga të dhënat e cekura më lartë mundë të pohojmë se edhe nëse është bërë kjo vrasje dhe dorëzim i hebrenjve, këtu nuk kanë dorë shqiptarët, sepse me shumë shembuj konkret dëshmohet virtyti i shqiptarëve dhe sakrifica e tyre për shpëtimin e hebrenjve.

Shtohet pyetja a thua fati i 210 hebrenjve ishte vepër e forcave çetnike që vepronin në Mitrovicë dhe rrethinë të cilët në atë kohë bashkëpunonin me forcat gjermane. Kjo bënë të mendohet se këta hebrenj ishin nga Serbia të cilët u penguan që të hyjnë në Kosovë nga kolaboracionistet serb, duke i kthyer prapë në Serbi-Zemun për ti dërguar pastaj në kampin e Bergen Belzenit, sigurisht se shqiptarët nuk i dërguan në Zemun as prej Zemuni në kamp për vrasjen e tyre. Kjo çështje kërkon një studim të hollësishëm për të kuptuar realitetin dhe fatin e këtyre 210 hebrenjve që studiuesit sllav, e veçanërisht ata serb u orvatën që këtë të keqe të ju veshin shqiptarëve të Kosovës.

Nga dokumentet e kohës dhe të mbijetuarit e hebrenjve që kishin qenë në kampin e Prishtinës, kuptojmë për sjelljen humane dhe korrekte të ushtarëve Italian dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët bënë çmos që hebrenjtë nga ky kamp të dërgohen në Shqipëri.

Kur në vitin 1942 gjermanët urdhëruan kapjen e hebrenjve në Kosovë, autoritetet shqiptare i urdhëruan hebrenjtë që të shkojnë në Shqipëri. Rreth 500 hebrenj sa ishin në Kosovë në atë kohë kaluan në Shqipëri, të cilët u vendosën në Berat, Krujë e vende tjera. Prenk Uli që kishte qenë sekretar i Prefekturës së Prishtinës gjatë Luftës së Dytë Botërore njihet si shpëtimtari më i madh i hebrenjve në Prishtinë, këtë e dëshmoi Josif Levi i cili kishte qenë rabin hebraik në Prishtinë kur thotë se Prenk Uli me trimëri të pa shoqe i shpëtoi 52 hebrenj.

Vrasja e tre tregtarëve më të njohur të Mitrovicës në Leshan

Aradhet çetnike filluan që të vrasin edhe pjesëtar të komuniteteve tjera, por më shumë bëri jehonë vrasja e tre tregtarëve shqiptar, më të njohur të Mitrovicës, të cilët u vranë në Leshan. Ky rast i detyroj gjermanët që të hulumtojnë rastin dhe të kërkojnë largimin e çetnikëve nga ajo zonë, dhe të kalojnë në Serbinë Perëndimore.

Për këtë rast Mashan Gjurovici, i drejtohet me një letër Milan Nedicit, duke ju lutur që të intervenoj, pranë administratës ushtarake gjermane, që ai me çetnikët e tij të mbesin në luginën e lumit Ibër.

Mashan Gjurovici në letrën e tij kishte shkruar. Çetnikët e kësaj aradhe kanë bërë çmos për këtë trevë, për ti likuiduar partizanët e kundërshtarët tjerë të ushtrisë gjermane, që çetnikët e tij bashkë me ushtrinë gjermane, kanë dhënë plotë dëshmi të bashkëpunimit. Prezantimet tendencioze të shqiptarëve për çetnikët para trupave gjermane, është e pa saktë shkruan ai, sepse në këtë pjesë ku vepronte aradhja ime deri më tani, nuk ka ndodhur asnjë gjë e pa pëlqyeshme për gjermanët.

Pas ndërhyrjes së Milan Nedicit, forcat e çetnikëve të Moshan Gjurovicit mbesin edhe më tutje në luginën e lumit Ibër.

Forcat gjermane së bashku me çetnikët që vepronin në atë zonë, duke i kërkuar kinse vrasësit e tre tregtarëve më të njohur të Mitrovicës, në fshatin Belluq, kishin zënë hebrenj dhe qytetar tjerë robër, të cilët i mbajtën disa muaj në burgun e Mitrovicës, pastaj i internuan në kampet e përqendrimit, ku shumica prej tyre u likuiduan.

Përqendrimi i çetnikëve në luginën e lumit Ibër

Siç shihet pas këtyre ndërhyrje dhe arrestimeve me ndihmën e çetnikëve, të cilët duke i shërbyer ushtrisë gjermane, çetnikët u konsoliduan mire për të qëndruar edhe më tutje në luginën e lumit Ibër. Bashkëpunimi në mes të ushtrisë gjermane, dhe formacioneve çetnike dhe ushtarake të Nedicit u shtuan. 

Përveç kësaj po në prill të vitit 1942, në luginën e Ibrit, erdhën edhe lotiçistët me armatën e tretë vullnetare nën komandën e kapitenit Jovan Kragujac. Kjo aradhe pasi erdhi në Leshan, ia fali kishës ortodokse një kambanë të madhe pasi më 26 maj 1942, e organizoj një miting të madh. Meshën e kishës në këtë rast e kreu kleriku lotiqist, Boshko Haxhi Trifunoviqi, dhe pas meshës foli edhe kapiteni Jovan Kragujac, pas tij e morën fjalën inxhinieri Dragutin Jakshiqi dhe Mlladen Vuçkovici, vullnetar. Kjo aradhe serbe e ardhur si përforcim në Leshan, i kishte 341 ushtarë, ku 18 prej tyre ishin angazhuar në polici.

Në këtë periudhë gjermanët, konstatuan se administrata gjermane, me ndihmën e qeverisë kuislinge serbë të Milan Nedicit, ishin forcuar mjaftë, dhe nuk kishin nevojë të madhe që të bashkëpunojnë me aleancën e lidhur më çetnikët e Drazha Mihajlovicit dhe me komunitetet tjera që jetonin në Mitrovicë. Pas këtij bashkëpunimi me ushtrinë gjermane, çetniket i forcuan radhët e tyre, dhe filluan organizimin e organizatave çetnike në vendbanimet ku me shumicë jetonte popullata shqiptare. 

Është me rëndësi të dihet se gjermanët në luginën e lumit Ibër e kishin sjellë edhe një korpus me ushtarë rus, për ta siguruar hekurudhën dhe komunikacionin nëpër luginën e lumit Ibër, në një gjatësi prej 98 km, prej Zveçani e deri në Ushçe, përgjatë rrugës u ndërtuan 66 bunker me betonarme, dhe në këtë korpus mbrojtës rus ishin të mobilizuar 1.100 ushtarë. Garnizoni i çetnikëve i kishte 685 vetë, me ta ishin edhe njësitë e rojës shtetërore serbe, si dhe korpusi i vullnetarëve serb. Të gjitha këto forca e kishin për detyrë që të sigurojnë komunikacionin dhe të pengojnë depërtimin e ushtrisë partizane, prej Sanxhaku në Serbi.Në fakt gjithë ky numër i ushtarëve serbë, rusë dhe gjerman, e kishin në kontroll të plotë këtë zonë, dhe e pengonin çdo bashkëpunim dhe lidhje të shqiptarëve të Tregut të Ri me shqiptarët e Mitrovicës përmes luginës së lumit Ibër.

Marrëveshjet e Nedicit me gjermanët dhe krijimi i formacioneve të para partizane kundër gjermanëve

Në këto rrethana gjermanët i bënë disa marrëveshje me shkrim me çetnikët e Nedicit. Komandanti i ushtrisë gjermane gjeneral Feld Marshali Maksimilija Fon Vajks, në një nga urdhëratë e vet shkroi: Në këtë situatë që gjendemi, duhet të rishqyrtohen ofertat e çetnikëve. Ai gjithashtu urdhëroi që të nder prehen të gjitha format e propagandës kundër lëvizjes çetnike.

Në frymën e këtyre marrëveshjeve në mes majorit të korpusit të çetnikëve Vojsllav Llukacevicit, dhe ushtrisë gjermane, ishte paraparë lufta e përbashkët me ushtrinë gjermane në shumë qytete e mes tjerave edhe në qytetin e Mitrovicës.

Në vitin 1942, në Mitrovicë dhe rrethinë, kishin filluar që të formohen edhe celulat e para, kundër formacioneve çetnike dhe ushtrisë gjermane. Një numër i anëtarëve të partive që e kundërshtonin okupimin gjerman, u burgosën, disa prej tyre së bashku me hebrenjtë u depërtuan në kampe të përqendrimit, ndërsa disa edhe u vranë. Nga burimet e shkruara të kohës mësojmë se pas burgosjes në muajin maj të vitit 1942, ndër të burgosurit ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Rrethit të Organizatës së Grave në Mitrovicë, Silvira Tomazini, e cila pas qëndrimit prej rreth 3 muaj në burgun e Mitrovicës, më në fund pushkatohet.

Agjenti më i dalluar i Abverit në trevën e Mitrovicës, ishte Konstantin Plavsici, i cili vepronte kundrejt zonës italiane të pushtimit dhe agjenturës britanike. Prej dokumenteve gjermane, është bërë e ditur se Konstantin Plavsici, ia kishte dorëzuar Abverit në Mitrovicë, një pjesë të madhe të informative për numrin, udhëheqësit, dhe vendet ku gjendeshin aradhet partizane që vepronin në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Siç shihet agjenturat e çetnikëve serb, në vitin 1942, kishin arritur të vepronin edhe brenda territorit të Shqipërisë. 

Formimi i korpuseve çetnike brenda kufijve të Shqipërisë

Në vijim ofrojmë të dhëna, rreth shtrirjes dhe organizimit të korpuseve çetnike, brenda kufijve të Shqipërisë, duke i organizuar radhët e veta në tërë territorin e Kosovës së sotme e Shqipërisë.

Komandanti i korpusit të parë çetnik në Kosovë, kapiten Jovan Milladinoviqi, më 11 nëntor e urdhëroi kapitenin Zhivorad Zhika Markovicin, që të shkoi në terren në rrethet e Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Llapit për të formuar organizata çetnike. Ai në pranverë të vitit 1943, ia kishte kthyer një telegram Komandës Supreme duke shkruar, se është shumë i lumtur, që atij ju besua detyra për organizimin e çetnikëve në trevat e Kosovës.

Korpusi i dytë çetnik i Kosovës u formua në muajin mars të vitit 1943, në Llokovicë afër Leposaviqit, korpusi i katër i çetnikëve formohet me 7 shtator, për trevën e Dukagjinit, e cila i numëronte 120 vetë. Komandant brigade për këtë trevë ishte caktuar Radovan Role Vulici.

Brigada e çetnikëve të Mitrovicës, përbëhej prej anëtarëve të Keserovicit, dhe komandant i saj ishte caktuar Zarija Radovanovici. Brigada që vepronte në lumin Ibër në atë kohë, ishte nën komandën e Mihajlo Zekicit. Grigada e çetnikëve që u themelua në dhjetor 1943, në qytetin e Pejës, komandohej nga Milosh Petrovici. Brigadën e çetnikëve të Sharrit e udhëhiqte Bogdanovici, komandant në brigadën e çetnikëve të Graçanicës ishte caktuar Vaso Zokici, ndërsa brigadën e çetnikëve të Drenicës e udhëhiqte komandant Makarija Llazarovici.

Në vitin 1943, shihet qartë se çetnikët i kishin themeluar brigadat edhe në të gjitha zonat me popullatë shqiptare brenda zonës së Italisë, që në atë kohë ishin bashkuar me trojet shqiptare dhe quheshin Shqipëri. Nga këto burime shihet qartë se të gjitha trevat e Kosovës si ato që ishin në kontroll të gjermanëve por edhe ato në kontroll të italianëve ishin mbuluar me rrjetin e organizuar të forcave çetnike të Serbisë.

Korpusi çetnik i Kosovës në vitin 1943 ishte bërë ndër më të mëdhenjtë në Serbi, dhe deri në atë kohë i kishte mobilizuar 1700 vetë. Çetnikët në rrjetin e tyre i tubonin njerëzit, që kishin formim shovinist, dhe që nxisnin aspirata për vrasjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.

Shtabin e përgjithshëm të korpusit të çetnikëve, përveç komandantit Zhika Marinkovicit, e përbënte edhe togeri i xhandarmërisë së Mitrovicës Miorad Popovici, si krye shef i shtabit dhe majori Dragolub Radovici nga Toplica, si zëvendës komandant i korpusit të çetnikëve.

Gjatë kësaj periudhe, oficer informativ ishte zgjedhur Lluka Radonjici, ish shef i stacionit hekurudhor në qytetin e Mitrovicës, e i cili punonte me këmbëngulje për të siguruar sa më shumë njerëz, për punë informimi në Mitrovicë, dhe vende tjera në Kosovë. 

Pranë shtabit të çetnikeve ekzistonte edhe shërbimi propagandistik, radiostacioni, itendantura dhe gjyqi special ushtarak. Nga këto të dhëna kuptohet qartë se në territorin e Kosovës së sotme, gjatë vitit 1943, formacionet e çetnikëve e kishin në duart e veta tërë situatën në terren. 

Këto formacione të çetnikëve, së bashku me ato që ishin themeluar në Maqedoninë e sotme, në vitin 1944, u bashkuan me forcat partizane jugosllave, dhe bënë masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

Raportet e ushtrisë gjermane me shqiptarët e Mitrovicës dhe Sanxhakut

Në vijim të shohim qëndrimin dhe raportet e shërbimit informative gjerman, me popullatën shqiptare të Kosovës, dhe asaj të Sanxhakut, që me ndarjen e sferave të interesit kishin mbetur brenda kufijve të Serbisë.

Me 21 prill 1941, në Mitrovicë, u bë marrëveshja e përfaqësuesve shqiptarë, me divizionin 60 të këmbësorisë gjermane dhe formohet xhandarmëria shqiptare nën komandën e kapiten Pajazit Boletinit, dhe u vendos shkalla e lartë gjyqësore.Gjyqi i qarkut të Mitrovicës, përfshinte gjyqet e rretheve në Tregun e Ri, Vushtrri e Podujevë.

Në gusht të vitit 1941, formohet organizata “Lidhja Popullore Shqiptare”, kryetar zgjidhet Rexhep Mitrovica. Kjo organizatë veproi në dy drejtime: hapjen e sa më shume degëve në vendbanimet shqiptare dhe hapjen e shkollave për ta arsimuar rininë shqiptare. Kjo organizatë bënte propagandë për të ju bashkuar Shqipërisë.

Në Mitrovicë u formuan shoqëritë kulturore artistike si “Skënderbeg”. “Terik”, etj. Në korrik të vitit 1941, hapet shkolla në gjuhën shqipe, dhe parashihej hapja e 48 shkollave fillore në gjuhën shqipe, dhe kishte nevojë për 104 mësues.Shkollat fillore në gjuhën shqipe u hapën edhe në Pazar të ri, Vushtrri e Podujevë.

Në muajin mars 1943, shërbimi informative gjerman e mbajti një mbledhje në Sjenicë, në të cilën morën pjesë Xhafer Deva dhe Hasan Zvizdici, me që rast u vendos që të formohet çeta e nëntë  e regjimentit të katërt të Divizionit të Blinduar “Brandenburg”, në të cilin u angazhuan 80 vetë. Çeta u formua në Rashkë e pastaj u plotësua në qytetin e Vushtrrisë. Shumica prej anëtarëve të çetës ishin boshnjak, që ju bashkangjitur edhe një numër i vogël i shqiptarëve. Pjesëtarët e kësaj çete merreshin me punët informative dhe aksione me diversantë. Deri në shkurt të vitit 1944, kjo qetë veproi në Sanxhak dhe në Serbi.

Pas formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit me datën 16-19 shtator 1943, me qëllim që të mbrojë viset shqiptare të çliruara edhe pas kapitullimit të Italisë. Kryetari i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Bedri Pejani, në fund të muajit mars të vitit 1944, ia dërgon një letër Hitlerit, me kërkesë për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës, dhe kërkojë ndihmën e Gjermanisë për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të pushtuara nga sllavët. Bedri Pejani kërkojë që në prill të vitit 1944, të formohet një divizion “SS” me vullnetar shqiptar.  

Po ashtu Oliver Jens Schmit, shkruan se në fillim të vitit 1944, u themelua Divisioni SS Skandërbeg, por veprimi i të cilit ishte i kufizuar. Divizioni kishte fuqi të dobët ushtarake, andaj më shumë u mor më depërtimin e 281 hebrenjve nga Kosova. Në këtë rast shihet qartë se Schmit i referohet librit të Pavle Dzeletovic Ivanovit, libër ky i porositur nga qarqet jugosllave anti shqiptare, për ta mohuar kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.Nga burimet e mëvonshme u vërtetua se të dhënat në librin e Ivanovit nuk kanë bazë të qëndrueshme shkencore, por janë shkrime të pa sakta dhe propaganduese të Milorad Vavicit, që u botuan në vitin 1983.

Ky është vetëm një shembull se një historian serioz, duhet të jetë shumë i matur, kur shkruan pa fakte të verifikuara, për tiparet dhe virtytet e një populli të huaj.

Akuzat se shqiptarët e Kosovës, i dorëzuan hebrenjtë te ushtarët gjerman nuk qëndrojnë, sepse në terren hasen shumë raste kur shqiptarët e Kosovës e rrezikuan edhe familjen e tyre për shpëtimin e hebrenjve. Këtë e dëshmojë edhe vet Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe shumë shqiptar tjerë nga Kosova që kaluan për detyrë në Tiranë. 

Këta shqiptar nga Kosova që e morën në dorë qeverisjen e Shqipërisë të asaj kohe, po të kishin qenë ndjekës të hebrenjve, këtë do ta bënin edhe në Tiranë, dhe qytetet tjera të Shqipërisë së sotme, asnjë hebre nuk do të mbijetonte në Shqipëri, dhe Shqipëria do të radhitej bashkë me shtetet tjera të rajonit si vende ku u bënë përndjekjet e hebrenjve. Përkundrazi, këta edhe kur vepruan në Kosovë e Serbi, u treguan human dhe mbrojtës të hebrenjve, tani këtë respekt ndaj hebrenjve e treguan edhe në Shqipëri.

Pas kapitullimit të Italisë Shqipëria u pushtua nga gjermanët por ë gjithë hebrenjtë u strehuan te fshatarët shqiptar. Shqipëria doli nga lufta e dytë botërore si i vetmi vend evropian që kishte më shumë çifut se para lufte. 

Bashkëpunimi i Drazha Mihajlovicit me ushtrinë gjermane 

Pas kapitullimit të Italisë, ushtria gjermane hyri në territorin e Shqipërisë. Gjermani e formoi qeverinë e re në Tiranë. Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, ishin caktuar të jenë pjesë e kësaj qeverie. Pas kalimit në Tiranë, të këtyre figurave të njohura nga Mitrovica, popullata shqiptare e rrethinës së Mitrovicës, dhe e Sanxhakut mbetën nën kontrollin e ushtrisë gjermane dhe formacioneve çetnike. Ky ishte rast i volitshëm për çetnikët që të fillojnë aksionet e tyre kundër popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

Pas kapitullimit të Italisë, njësit gjermane, pjesëtar të korpusit të vullnetarëve të rrethit, dhe Drazha Miahajlevici me çetnikët e tij, morën pjesë së bashku me ushtrinë gjermane në luftime, kundër partizanëve.

Qëndrimi i Drazha Mihajlovicit, dhe çetnikëve të tij, ishte pastrimi i territoreve veriore, duke i vrarë dhe larguar shqiptarët nga vendbanimet e tyre. Drazha Mihajlovici deklarohej kundër hakmarrjes personale, dhe insistonte se vetëm hakmarrja kolektive dhe e organizuar do të arrinte efektin e qëllimeve të tij.

Drazha Mihajloviçi dhe formacionet tjera të çetnikëve, natën e Bozhiqëve të vitit 1943, pikërisht më datën 5 dhe 6 të muajit janar 1943, forcat serbo-çetnike i vranë dhe masakruan 9200 shqiptarë të pafajshëm, ndërsa  me dhunë i detyruan të shpërngulën nga vendlindjet e tyre edhe 32 000 banorë tjerë me origjinë shqiptare. Kjo masakër është kryer me bekimin e Kishës Ortodokse të Serbisë. Korpuset çetnike kryen një prej krimeve më të rënda, gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë pjesë të Gadishullin tonë. Të mbijetuarit e Masakrës së Bihorit u detyruan të konvertohen me dhunë. Vajzat e reja dhe gratë e mbetura pa burra, u skllavëruan për nevojat e batalioneve çetnike.

Këto krime të rënda, që çetnikët i kryen kundër popullatës së pafajshme shqiptare, nuk penguan bashkëpunimin e çetnikëve me ushtrinë gjermane.

Në fillim të vitit 1944, Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, ndër më të mëdhatë në Serbi

Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në fillim të vitit 1944, kishte mobilizuar një numër të vullnetarëve diku midis 1500-1700, dhe hynte në radhën e Korparmatave më të mëdha në Serbi.

Çetnikët në Mitrovicë lëviznin lirshëm, dhe zhvillonin shantazhe e propaganda, madje edhe merrnin nga qytetarët ndihma material. Në fund të muajit prill 1944, komandanti i Korparmatës së Dytë të çetnikëve të Kosovës, Zhika Markovici, ju drejtohet serbëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, që me datën 6 maj, ditën e Shën Gjergjit të dalin në malin e Kopaunikut (Albanikut), për ta dhënë betimin e mbretit për atdheun. Në tekst të betimit ithtarët e lëvizjes çetnike, u zotuan se do të luftojnë dhe do të hakmerren, për Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën, Kollashinin, Lebanën dhe Ibrin.

Pas këtij betimi Ratko Krivokapici, i cili ishte zgjedhur komandant i brigadës fluturuese çetnike në Sanxhak, bëri masakrime të mëdha të popullatës myslimane në atë trevë.

Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, haptas bashkëpunonte më ushtrinë gjermane, dhe mori pjesë aktive në luftime përkrah ushtrisë gjermane.

Në një telegram të shërbimit informativ gjerman, të datës 13 prill 1944, thuhet se Zhika Markovici, komandant i Korparmatës së Dytë të Kosovës, është i gatshëm që me 4000 ushtar të vihej nën komandën gjermane. Siç shihet Korparmata e Dytë e Çetnikëve të Kosovës, në vitin 1944, në prill të këtij viti, ishte shumë aktive dhe kishte bashkëpunim të plotë me ushtrinë gjermane, andaj nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga aksionet e kryera të çetnikëve kundër hebrenjve të ju vishen shqiptarëve.

Si përfundim, duke u bazuar në burimet e shkruara, por edhe nga numri i hebrenjve, që shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si popull mund të krenohemi me qeveritë e kohës, sepse po të kishin në programin e tyre ndjekjen e popullatës hebraike, në takat shqiptare nuk do të mbijetonte asnjë qytetar hebre. Në disa burime serbe shqiptarët e Kosovës akuzohen për arrestimin e disa hebrenjve në Prishtinë, nga divizioni SS Skandërbeg, gjatë vitit 1944. Nuk përjashtohet mundësia të ketë pasur ndonjë rast, por shqiptarët nuk kishin kurrfarë kompetence, të udhëhiqnin aksione të tilla, dhe nuk kishin komandë të plotë në asnjë veprim, pasi që ky divizion, ishte themeluar në muajin prill të vitit 1944. Për mbrojtjen e hebrenjve, padyshim se ka merita të mëdha edhe qeveria e Rexhep Mitrovicës.

Murteza Studenica në librin e tij “Shqiptarët dhe Hebrenjtë” shkruan: Kur gjermanët kishin kërkuar listën e hebrenjve që jetonin në trojet etnike shqiptare, dy hebrenj lider të komunitetit hebraik, z. Kohen dhe z. Jakoel shkuan në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe kërkuan mbrojtje. Ekzistonte një marrëveshje midis gjermanëve dhe Xhafer Devës, se gjermanët nuk duhet shumë të përzihen në punët e brendshme të qeverisë. Këta dy hebrenj u takuan me Xhafer Devën, ishin të shqetësuar se ky do ti dorëzonte në Gestapo (Geheim Stat Polizei-Policia Sekrete Gjermane). Xhafer Deva për befasinë e këndshme të këtyre dy hebrenjve, refuzoi që ti dorëzonte listat e emrave të hebrenjve, që gjendeshin në trojet etnike shqiptare. Mjekët dhe gjykatësit shqiptar nga Kosova i dërgonin hebrenjtë qoftë për mjekim apo për ta kryer burgun në Shqipëri , me të vetmin qëllim shpëtimin e tyre.

Kur nazistët i kërkuan listat e hebrenjve më 1943, qeveria shqiptare kundërshtoi ti dorëzonte ato. Populli shqiptar pa dallim feje ju dha strehë, bukë, mbrojtje dhe bëri që asnjë prej tyre të mos bëhej pre e holokaustit.

Në Maj 1945, Komiteti i hebrenjve të Jugosllavisë i drejtohet me përshëndetje Qeverisë Demokratike të Shqipërisë ku thuhet: “Kur hebrenjtë e Jugosllavisë, Polonisë, Gjermanisë” etj., shuheshin me gaze e mjete hekuri nga nazifashistet, pa dallim, burra, gra, e fëmijë, në Ballkan ishte një popull që u ngrit mbi çdo teori racore dhe mbi qytetërimin perëndimor, popull hero dhe mikpritës i Shqipërisë…Në historinë e kësaj lufte do të mbetet i shënuar një popull i vogël, por bujar e heroik, populli shqiptar, i cili do të shënohet ndoshta i vetmi, nga të gjithë popujt e pushtuar të Evropës, që pengoi dhe ndaloi shfarosjen dhe ndjekjen e hebrenjve.

Filed Under: Histori Tagged With: QAZIM NAMANI

Lufta e Parë Ballkanike, masakrat serbe në Dibër, 1913, raport zyrtar paraqitur Fuqive të Medha

October 9, 2023 by s p

Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë Osmane në drejtim të invadimit dhe pushtimit të Kosovës dhe rajonit të Dibres, që tash gjendet në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Kjo ndodhi në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të atij viti. Derisa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913, Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe më 7 shtator 1913, Mbreti Peter I i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara. Një kryengritje e gjerë kundër sundimit serb filloi në Lumë (në jugperëndim të Prizrenit) dhe në bjeshkët në perëndim të Gjakovës, që u shtyp nga një forcë serbe prej 20.000 trupave, që përparuan drejt Shqipërisë dhe për pak që nuk arritën deri në Elbasan. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalos më imtësisht kërdinë e bërë pas amnistisë në Dibër dhe Lumë.

Raport zyrtar paraqitur Fuqive të Mëdha

Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bera pas revoltës së malesorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishem, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.

Krahina e Dibrës

Ne Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur.

Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur.

Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve.

Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur. Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur.

Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi.

Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malesorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili, Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malesorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut.

Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri.

Në kete çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në malë. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive.

Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter.

Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur. Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj.

Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin.

Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë.

Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët.

Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb.

Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10- vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës.

Në Golevishtë, i tërë fshati është grabitur. 74 shtëpi janë djegur dhe dy burra, njëri me emrin Halil Numani e tjetri Nuredin Mustafa janë prerë në fyt. Sa u përket kafshëve, herën e parë serbët i kanë marrë 1000 krerë dele, 30 krerë gjedhe dhe 35 kuaj, kurse herën e dytë 23 kuaj, 40 gjedhe dhe 500 krerë dele.

Në Kërçisht, dy shtëpi të vetme myslimane janë djegur. Pastaj janë vjedhur 60 krerë dele, dy dema dhe katër lopë.

Në Bllatë, serbët kanë djegur 75 shtëpi dhe kanë masakruar Rexhep Lleshin së bashku me të vëllain Abdiun dhe djalin e vogël Bajramin, si dhe gruan e Islam Kuaranas. Fshati është plaçkitur tërësisht dhe kafshët e mbetura, 90 krerë dele dhe 50 krerë gjedhe, janë marrë.

Në Zogjaj, fshati është plaçkitur të gjitha të mirat. Drutë e dimrit dhe kafshët janë marrë. Serbët i kanë shkatërruar 124 shtëpi dhe, derisa zjarri shndërronte çdo gjë në hi, ata i kanë hedhur këta njerëz për së gjalli në flakë: një grua me emrin Rihane, dy vajza me emrat Fazile e Myslime dhe një 7-vjeçar me emrin Bajram. Ata gjithashtu i prenë me bajoneta Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin dhe Zenel Hasanin. Duke u kthyer për të dytën herë në Zogjaj, serbët masakruan: Musafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Edin Nurkën. Ata, po ashtu, i vodhën shtatë lopë dhe gjashtë dele, që i kishin shpëtuar plaçkitjes së parë.

Në Maqellarë, 10 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Për me shumë, serbët i kanë prerë: Elmaz Selmanin dhe të birin e tij Selmanin, Malik Rexhepin dhe të birin e tij Muratin, Hasan Sulejmanin, Abdullah Qehajën, Hajredin Hasanin dhe të tre bijtë e tij Ymerin, Ramizin dhe Tevfikin, të vëllain Rakipin, babën Hasanin; Rrustem Mehmetin, Numan Shemsedinin, Ramadan Bajramin dhe Ejup Edhemin. Banorët e tjerë të fshatit u detyruan të sjellin 50 krerë gjedhe, dy lopë dhe 113 dhi, në mënyrë që të mos masakrohen.

Në Poçest, serbët e kanë vrarë Muharrem Muharremin dhe të birin e tij Behgjetin. I morën 100 krerë dele dhe nëntë copë bagëti, si dhe 150 lira turke (afër 3450 franga), që i zbuluan nëpër xhepat e katundarëve.

Në Kërçisht të Poshtëm, serbët kanë vjedhur shtëpinë e Mehmet Ejupit pasi ia pre në fytin atij në prani të familjes.

Në Çerenec, ata dogjën 23 shtëpi dhe e masakruan Hasan Abazin bashkë me gruan e tij, Ramadan Salihun dhe Rrustem Sulejmanin. Ata e kanë vjedhur krejt fshatin duke i marrë me vete të gjitha gjërat e vlefshme, furnizimet dhe kafshët. Në Bllacë, i gjithë fshati është djegur pasi ishte vjedhur. Banorët janë prerë me shpatë, krejt pa shkak, kështu që ka qenë e pamundshme përpilimi i listës së viktimave. Kur u kthyen në Bllacë, serbët e panë së i kanë lënë pa marrë 250 krerë dele, 37 1ope dhe 28 kuaj, kurse barinjtë i masakruan.

Në Spas ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe i dogjën dhjetë prej tyre. I morën të gjitha kafshët që mundën t’i zinin, 150 krerë dele, katër kuaj dhe 13 krerë bagëti.

Në Klobuçishtë, pas grabitjes së të gjitha shtëpive, ua vunë pastaj zjarrin. Tridhjetë shtëpi u bënë shkrumb e hi. Po ashtu, në prani të katundarëve i vranë: Adil Bilhalin, Ahmed Abazin, Mustafa Murtezin, Xhelaledin Destanin dhe të vëllain e tij Musën, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshid Murtezin dhe të birin tij Fetahun, Gazanfer Zejnelin dhe të tjeret. Serbët po ashtu i vodhën 150 dele dhe dhi, 11 bagëti të tjera, dhe një gomar.

Në Pulçishte (Poçest?) serbët i morën 103 krerë dele, l5 krerë gjedhe, 14 kuaj, shtatë gomare dhe 65 lira turke (afër 1500 franga). Kur u kthyen herën e dytë, ata zunë dhe morën edhe pesë dele, 10 gjedhe dhe një kali.

Në Obok, i tërë fshati është plaçkitur dhe udhëheqësit të fshatit, Ramadan Bajramit, i është prerë fyti. Kur kaluan herën e parë, serbët morën një tufë prej 120 deleve dhe, herën e dytë, ata morën 25 dele, dy dema, një kalë dhe dy gomarë.

Në Pesjakë, ata kanë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpite. Prej banorëve kanë vrarë këta: Jahja Ismajlin, Malik, Mahmut, Sejfullah, Abaz dhe Vehbi Sulejmanin. Serbët, po ashtu kanë marrë me vete 14 bagëti, 50 dele dhe një gomar.

Në Erebarë ë i gjithë fshati është plaçkitur dhe këta përsona janë masakruar: Ibrahim Osmani, Junus Kurtishi, Xhafer Demiri dhe Destan Ishaku. Po ashtu i kanë marrë me vete tre kuaj, një gomar dhe tetë krerë dele. Ata ia kanë marrë një tufë prej 150 deleve Shukri Beut nga kullota afër fshatit.

Në Vojnik, serbët plaçkitën e dogjën të gjitha shtëpite, 51 sish dhe, derisa flakët e shkretonin fshatin, ushtarët serbë e therrnin me bajoneta kë e gjenin. Mes viktimave ishin Sinan Ibrahimi, Nazif Numani, Ali Selimi dhe Idriz Shabani. Për më tepër, një grua me emrin Shame është torturuar dhe i është prerë fyti në prani të fëmijëve të saj. Të gjitha kafshët, 100 krerë dele, tetë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj janë marrë.

Në Allajbegi, serbët e plaçkitën tërë fshatin dhe dogjën 65 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Ibrahim, Zejnel Dalipin, Salih Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Shabanin dhe vëllain e tij Hajredinin, Hajredin Muçajn, Ali Osmanin, Numan Elmazin, Sejfedin Selimin, Zejnel Saipin, Salih Sulejmanin, Fazli Abazin dhe gratë: Shame, Qamile, Alie, Nimetallah, Hibe, Zaide, Fatime dhe një vajzë pesëvjeçare. Të gjitha kafshët e kullotave përreth janë vjedhur e marrë.

Në Avalan, fshati është plaçkitur dhe katër shtëpi janë djegur. Kryeplaku i katundit Ismajl Ismajli është prerë në fyt dhe kafshët, 90 krerë dele, 6 kuaj dhe 1 gomar janë marrë.

Në Çankë, pasi fshati është vjedhur, nëntë shtëpi janë djegur. Prej banorëve të fshatit janë prerë këta: Beqir Rrustemi, Husejn Abazi, Shahin Numani dhe Zejnullahu. Ata po ashtu i morën me vete 13 kafshë.

Në Kovaçicë, i tërë fshati është plaçkitur dhe 32 shtëpi janë djegur. Të masakruar ishin: Elias Dauti, Nuredin Nurçe, Salih Osmani dhe Zejnel Troza. Serbët morën dy dema, 30 krerë dele dhe nëntë lopë.

Në Bllatë të Eperme, i tërë fshati është plaçkitur dhe 18 shtëpi janë djegur. Abdul Azizi dhe Abdurrahmani ishin të vetmet viktima të serbëve. Për më tepër, 42 krerë dele dhe dy kuaj janë marrë.

Në Bllatë të Poshtme, 25 shtëpi, pasi janë plaçkitur, janë bërë shkrumb e hi. Një burrë me emrin Ali Bllata dhe të dy bijtë kanë vdekur në flakë. Serbët po ashtu i kanë marrë 30 krerë dele, katër lopë dhe tre kuaj.

Në Lishan, pasi fshati është plaçkitur, është djegur i tëri dhe të gjitha kafshët e gjetura në stalla dhe jashtë tyre janë marrë.

Krahina e Dibrës së Ulët

Në Rabdisht, fshati është plaçkitur dhe është shkatërruar krejtesisht. 38 shtëpi dhe afër 30 stalla janë djegur. 65 burra janë masakruar, si zakonisht, me bajonetë. Për më tepër, në mesin e tyre ishte edhe një djalosh 6-vjeçar, i biri i udhëheqësit lokal, që ishte hedhur për së gjalli në flakë. Serbët, po ashtu, morën me vete 400 krerë dele, 150 dhi, 60 lopë dhe 22 kuaj. Hallakatja e xhepave të banorëve që ishin kursyer nga vdekja rezultoi me 20 lira turke (afër 450 franga), të cilat serbët i konfiskuan.

Në Zimur, serbët plaçkitën dhe dogjën shtatë shtëpi. Ata i prenë me bajoneta: Ahmet Shabanin, Mulajm Elmazin, Sulejman Zeqirin, Veisel Rizajn dhe Salih Shabanin. Kafshët u morën dhe ishin 245 krerë dele dhe 12 dema.

Në Staravec, i tërë fshati u plaçkit dhe 42 shtëpi u bënë shkrumb. Viktimat ishin: Husejn Muça, Reshid Rrahmani dhe një grua e quajtur Zobejda. Serbët zunë dhe morën 300 dele e dhi, 30 krerë bagëti të tjera dhe katër kuaj.

Në Bahutaj, serbët e detyruan Ramadan Mehmetin dhe shoqeruesit e tij të rrinë në terezi dhe pastaj ua prenë fytet. Ata i morën 10 kuaj.

Në Tomin, fshati është plaçkitur dhe dy shtëpi, teqeja dhe xhamia janë djegur. Mazllum Jusufi dhe një çunë dhjetëvjeçar janë prerë. Të gjitha kafshët e gjetura janë marrë.

Në Dohoshisht, pas grabitjes së fshatit, 55 shtëpi janë djegur. Mes viktimave që janë masakruar tmerrshëm, njeriu mund të njihte trupat e Malik Bajramit, Ramadan Ahmetit, Ymer Sadikut, Zejnullah Hasanit, Halil Junuzit, Musa Bajramit dhe Shaban Halilit. Serbët morën me vete edhe 400 krerë dele dhe 200 kuaj.

Në Zagrad, ushtarët shkatërruan tetë shtëpi dhe vodhën katër kuaj.

Në Bellovë, serbët plaçkitën tërë fshatin dhe morën çdo gjë që mund të bartnin.

Në Grazhdan, 22 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Aziz Shemsedini, Hasan Zekiria, Xhafer Jusufi, Emrullah Mahmuti, Mon Beqiri, Hasan Durmishi, Rrustem Hasani dhe i vëllai i tij Zekiria, Bexhet Nuri dhe e shoqja e tij, Ismail Xhelili dhe i biri i tij Elias, Elez Hasani, Emrullah Demiri, Sinan Xhaferi, Aziz Kurteshi, Maksut Numani dhe Ferhat ishin prerë me bajonetë në prani të familjeve të tyre. Serbët, po ashtu, i morën të gjitha kafshët.

Në Muhurr, ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe 14 i dogjën. Kur kapërcyen herën e parë, i morën 200 krerë dele, 100 qengja, 30 lope dhe 15 kuaj, si dhe mbi 300 lira turke (afër 7000 franga) që i gjetën në xhepat e banorëve. Kur kaluan herën e dytë nëpër fshat, trupat serbe vodhën 10 dele dhe një kalë. Ata i shkuan në bajonetë edhe njëmbëdhjetë udhëheqës fshati.

Në Luzni, të gjitha shtëpitë private janë plaçkitur. Serbët pastaj i shkatërruan pesë shtëpitë kryesore. Ata i morën të gjitha kafshët që i gjetën në stalla, mbi 1500 dele e dhi dhe 200 krerë bagëti të tjera. Dëmet njerëzore, të vrarë me bajoneta, janë 45 veta, emrat e të cilëve me kujdes janë verifikuar dhe regjistruar.

Në Çetush, katër shtëpi janë djegur dhe përsonat: Asma Hasani, Zejnel Shabani dhe Osman Numani janë masakruar. Tre kuaj janë vjedhur.

Në Brezhdan, serbët plaçkitën dhe dogjën 17 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin dhe Salih Kadriun. I morën, po ashtu edhe 25 kuaj.

Në Ushtelencë, i gjithë fshati është grabitur dhe trembëdhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Janë masakruar këta përsona: Numan Rrustemi, Muslim Zeki dhe Mehmet Gota. U morën edhe 17 kuaj e gjashtë dema.

Në Deshat, serbët dogjën 15 shtëpi dhe e hodhën një djalosh dhjetëvjeçar e dy gra në flakë për së gjalli. I vodhën 50 krerë bagëti dhe 500 krerë dele.

Në Sohodoll, i dogjën tri shtëpi dhe i masakruan katër burra: Abdullah Abedinin, Tusun

Dalipin, Sulejman Bahtiarin dhe Dalip Ismajlin, si dhe një grua me emrin Belure dhe të birin e saj gjashtëvjeçar me emrin Mazllum. Po ashtu, i vodhën edhe 200 dele e 30 kuaj.

Në Borovjan, serbët i dogjën dy shtëpi dhe prenë në fyt Rrustem Muharremin, në prani të familjes së tij. Po ashtu i morën 27 krerë bagëti, 119 dele dhe pesë kuaj.

Në Rashnopojë, ata plaçkitën në tërësi shtëpitë, por nuk mundën t’i digjnin asnjë prej tyre. Ata i prenë në fyt gjashtë fshatarë udhëheqës: Bajram Mehmetin, Malik Rakipin, Selman Rakipin, Behgjet Behlulin, Osman Azanin, Hajredin Malikun dhe vodhën 20 dema.

Në Cerjan, serbët shkatërruan shtëpitë dhe vranë tre burra: Fazli Sulejmanin, Jashar Hejbatin dhe Bektesh Arsllanin dhe një grua; Zobejden. I morën 14 kuaj dhe 60 krerë dele.

Në Pilaf, të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë prej tyre janë djegur. Serbët e prenë me bajonete Dalip Ramadanin në prani të së ëmës së tij të vjetër.

Në Pilaf-Mahallë ata grabitën të gjitha shtëpitë dhe shkatërruan tetë nga to. E vranë Hasan Fetahun, Salih Jusufin dhe të bijen e tij gjashtëvjeçare Fatimen. Për më tepër soldateska serbe i vërviti djemtë e vegjël, 6-vjeçarin me emrin Shukri dhe 4-vjeçarin me emrin Hasan në flakë. U morën 100 krerë bagëti, 200 krerë dele dhe tetë kuaj.

Në Pollozhan, krejt katundi u grabit dhe tri shtëpi u dogjën. Këtu mbetën njëmbëdhjetë viktima: Hajredin Vehta dhe vëllai i tij Azizi, Jusuf Uka, Hajredin Shkurti, Husejn Zejneli, Hajredin Halili, Said Pasha, Emin Shahini, Elez Numani dhe vëllai i tij Osmani dhe i biri i këtij të fundit. Sa i përket kafshëve, ata morën 50 krerë dele 12 dema dhe katër kuaj.

Në Gliçë (Blliçe?), të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë sish janë djegur. Serbët ua prenë fytin tre burrave (Xhafer Rrustemit, Destan Hasanit dhe Xhemal Salihut) dhe një gruaje (Ajshes). I morën 250 krerë dele dhe 30 kuaj.

Në Limjan, i tërë fshati u grabit. Në mesin e banorëve që u prenë me bajoneta ishin Hasan Shahini, Sejfullah Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku dhe Bajram Xhelili. Po ashtu, i morën 200 krerë dele, 20 1ope dhe 10 kuaj.

Në Peshkopi, pasi u plaçkitën të gjitha shtëpite, 57 nga to, mes tyre edhe me të rëndësishmet, u dogjën. Të masakruar ishin: Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Xhelman Selmani, Hasan Arsllani, Hajredin Shabani dhe Murat Demiri. 180 krerë bagëtish, 450 dele e dhi,15 mushka dhe 20 kuaj janë marrë me vete.

Në Trepçë, katundi u plaçkit dhe Zejnullah Ahmeti u pre me egërsi në sy të familjes së vet.

Dy kuaj dhe 57 krerë dele janë marrë.

Në Çidhën, tridhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Tre burra ishin mes viktimave: Kitan Keloshi, Hasan Hani dhe Arsllan Sadiku. 500 dele e dhi, 200 krerë bagëti, 13 kuaj dhe tre gomarë janë marrë.

Në Renz, serbët shkatërruan pesë shtëpi, ia prenë fytin Zëjnel Ahmetit në shkallare dhe morën 100 dele e dhi, 12 lopë, dhe 5 kafshë të tjera.

Tregimi i masakrave mban me vete listën tmerruese të zbulimit të martirizimit të rinisë shqiptare. Detajet janë pajisur edhe me vrasjet e bëra në pjesë të tjera të Krahinës së Dibrës së Ulët të Shqipërisë veriore, siç jane:

Në Dipjakë, grabitje e përgjithshme ku ndodhi vrasja e një burri me emrin Beqir Sulejmani dhe ku u paguan haraç 45 lira turke nga banorët për komandantin serb që të ndalte masakrën. Por, të gjitha kafshët i morën.

Në Venisht, grabitje dhe rrënime. U prenë në fyt Beqir Asimi dhe Idriz Tahiri dhe u plaçkitën të gjitha kafshët.

Në Sllatinë 30 shtëpi u shkatërruan. Bahtial Idrizi u dogj i gjallë dhe 1365 krerë të bagëtive u morën.

Në Trojak dhe Velështë 41 shtëpi u bënë shkrumb e hi. U vranë këta përsona: Zaim Idrizi, Abas Huseini dhe Salih Kadri. 660 kafshë janë marrë.

Në Kallë 30 shtëpi janë djegur. Një grua me emrin Daveshe është hedhur për së gjalli në flakë. Bajram Rrustemit iu pre fyti në shkallaret e shtëpisë së tij. 576 kafshë i morën.

Në Sllovë, nuk kishte viktima, pasi popullata nuk i kishte besuar amnistisë serbe dhe kishte ikur në male. Fshati u plaçkit krejtësisht, 32 shtëpi u dogjen krejt dhe 319 kafshë i morën teksa kullosnin.

Në Dardhë, plaçkitje të përgjithshme. Dy viktima: Nuredin Sulejmani dhe Ramadan Sinani.

380 kafshë janë marrë.

Në Reç, plaçkitje e përgjithshme dhe marrje e 600 kafshëve.

Në Shumbat Palaman, plaçkitje, rrënim i tetë shtëpive. Tri gra, Rihane, Selvije dhe Ajshe, dhe tre burra, Jusuf, Bajram dhe një Bajram tjeter, janë vrare. Mbi 1340 kafshë janë marrë.

[…]

Robert Elsie

marr nga gazeta e përditshme Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913. [nga anglishtja Gëzim Aliu] [botuar në: Albanica Ekskluzive: revistë mujore për dije e kulturë, Prishtinë, 73-74, tetor/nëntor 2007, f. 17-20.]

Filed Under: Histori

Ahmet Zogu, meritat si burrë shteti, anatema politike dhe denigrimi i historisë

October 9, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

“Bota e ka kuptuar se nëse Bijtë e Shqiponjës lihen në paqe ata mund të ndërtojnë një shtet. Zotërinj, dalshim faqebardhë në sytë e historisë”. Ishin këto fjalët që Ahmet Zogu shqiptoi me një solemnitet ngjethës më 1 Shtator 1928, ditën e betimit si Mbret i Shqiptarëve.

Ahmet Zogu u lind më 8 tetor 1895, në Burgajet të Matit. Ai mbamendet ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Shqipërisë. Karriera e tij politike nis me atë të Ministrit të Brendshëm (30 janar, 1920-14 nëntor, 1920), vazhdon me atë të Kryeministërit të Shqipërisë (1922-1924), Presidentit (1925 – 1928) dhe Mbretit, 1 shtator 1928 – de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de jure më 2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë.

Ahmet Zogu për pesëdhjetë vjet me radhë është konsideruar tradhtar nga ideologjia komuniste, kështu që sigurisht ky mbetet një problem i madh për historianët. Për një personalitet të madh, siç është Zogu kërkohet nga studiuesit që të njohim mirë periudhën historike dhe jo ngjarje ose raste të veçanta. Dihet që Zogu në një opinion të gjerë gjykohet që në ’39-n nuk bëri rezistencë Italisë dhe iku, apo kjo tjetra që u ngjit në pushtet nëpërmjet jugosllavëve. Si fakte janë të vërteta dhe e para dhe e dyta. Por këto nuk përbëjnë shkaqet themelore për të vlerësuar një personaliet. Shqipëria në ’24-n që e mori Zogu ishte një Shqipëri tjetër nga ajo që e la në ’39-n. Nuk duhet harruar se ai vinte në pushtet nga periudha e Rilindjes Kombëtare. Ministrat e Kabinetit janë pionierë të Rilindjes Kombëtare.

Në atë kohë Shqipëria luftonte kundër pushtuesit osman dhe kundër tij ishin të gjithë popujt e Ballkanit. Kjo sillte edhe nevojën për unitet dhe marrëdhënie diplomatike mes popujve të Ballkanit në luftën kundër Turqisë. Bashkëpunimi midis figurave më rëndësishme të kohës me shtetet e Ballkanit bëhej për nevoja të armatimit të popullsisë, për nevoja të zhvillimit të luftës, të përkrahjes kundër pushtuesve osmanë. Këto janë krejt të natyrshme në historinë e një vendi. Nga ana tjetër dihet që vendet e Ballkanit kanë shprehur edhe interesat e veta… Pra në të gjitha qeverisjet këto kanë qenë lidhje për arsye dhe interesa të ndërsjella. Marrëdhëniet me ta e shoqëruan gjatë gjithë periudhës së vet. Po kështu e shoqëruan edhe Zogun këto marrëdhënie, pavarësisht se ai kur mori pushtetin u lidh me italianët. Kjo lidhje ndikoi që Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.

Për Zogun ishte e lehtë të gjente përkrahje tek italianët. Në fillim kjo gjë solli zhvillim, por në fakt ngjarjet morën një rrjedhë negative kur italianët pushtuan Shqipërinë dhe kjo ndodhi për shkak të ministrit të jashtëm italian, dhëndrit të Musolinit, kontit Çiano, që faktikisht pushtoi edhe vendin. Nuk kishte mbështetje nga monarkia zogiste Italia për këtë pushtim. Duçja kishte planet e veta. Gjithçka që erdhi më vonë lidhet me ngjarjet që ndodhën në Ballkan dhe politikat aventurore të Duçes.

Megjithatë, Zogu krijoi një situatë të trazuar politike në atë kohë edhe brenda vendit. Kryengritjet popullore i shtypi me dhunë. Kur Ahmet Zogu rimori pushtetin, gjithë kundërshtarët e tij ikën, u arratisën, pavarësisht rolit të tyre në Shqipëri, ata ishin figura të rëndësishme politike.

Kundërshtarët e tij kishin marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme dhe ishin të pambrojtur. Por duhet të them që Zogu pavarësisht kësaj, kur mori pushtetin u bëri edhe një herë thirrje kundërshtarëve të vet që të kthehen në Shqipëri. Sigurisht ai tha që të kthehen e të punojnë për Shqipërinë, jo për të qenë në pushtet. Bashkëpunëtorët e Zogut, i thanë “Ç’është kjo politikë?!”. Zogu tha se “Të gjithë këta njerëz që i kemi jashtë shtetit janë pa ekonomi dhe do të bëhen të gjithë pre e agjenturave të huaja, që mund të sjellin më shumë dëm nga jashtë”. Ishte një qëndrim shumë i mençur për një burrë shteti. Ai donte të hiqte rrezikun nga jashtë që i vinte Shqipërisë nga këta eksponentë që do të viheshin në shërbim të interesave kundër të huajve. Dhe në atë kohë një pjesë e madhe janë kthyer. Zogu arriti përfundimisht të kthej pas vetes dhe kundërshtarë të mëdhenj, siç ishte Noli. Gjatë Luftës së Dytë Botërore për çështjet që kishte Shqipëria në atë kohë, Noli u bë një mbështetës për rishikimin edhe njëherë të pushtetit të Zogut në Shqipëri me një miratim mbarëkombëtar.

Megjithatë gjatë ushtrimit të pushtetit të tij, Zogu ngjalli zemërim në popull, persekutoi aktivistët politikë, mësuesit, patriotët, etj. Këto janë të dokumentuara. Kjo ishte periudha kur iu bënë shumë akuza për vrasje, si për Luigj Gurakuqin e disa patriotë të tjerë.

Periudha e qeverisjes së Zogut lidhej me kërkesën për reforma në gjithë vendin. Por kishte një problem shumë të komplikuar. Në jug ishte një aktivizim shumë më i madh politik dhe shoqëror. Veriu nga vinte Zogu ishte akoma i mbyllur dhe ai pati kundërshtarë edhe në Veri. Zogu ka kërkuar të bëjë edhe reformën agrare. Ajo nuk u realizua, dështoi, por ishte tendencë që të mos ekzistonte feudalizmi edhe pse kishte vetë ai kishte prejardhje feudale. Zogu ishte me idenë që të mos përqendroheshin në pak njerëz tokat, pronat e mëdha.

Moment shumë i dyshimtë është vrasja e Luigj Gurakuqit, por edhe ajo e Avni Rustemit. Hidhet një dyshim, sepse Gurakuqi ishte kundërshtar i Zogut, dhe në atë kohë vrasjet politike ishin ngjarje të një natyre normale. Edhe për të vrarë Zogun është tentuar. Ka pasur njerëz kundër tij për ta ekzekutuar dhe Zogu ia ka thyer vrasësit kundërshtarit, duke i shpërblyer më shumë, pra duke paguar përsëri vrasjen. Vrasja e Luigj Gurakuqit në opinionin e kohës u trajtua si ekzekutim nga kundërshtarët e Zogut, pavarësisht se nuk doli në gjyq me fakte.

Ahmet Zogu ishte padyshim një burrë shteti. Momentet gri në veprimtarinë e tij politike nuk mungojnë.

Një pjesë e konsiderueshme e jetës së tij do të shkonte në lëngimin e ekzilit. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe të pareshtura si Mbret në Ekzil, Zogu do të shpresonte një rikthim të tij në Shqipëri, ku nuk do të mund të vinte dot. Zemërthyer dhe në lëngim ai u shua me 9 Prill 1961 në Suresnes pranë Parisit. Ai mbeti një emër për të cilin flitet kaq shumë dhe po kaq shumë keqkuptohet. Por nuk duhet harruar ajo që ai bëri, Shqipëria që ai gjeti dhe Shqipëria që ai la. Historia dhe faktet dëshmojnë se kush ishte ai në të vërtet, cili ishte roli i tij në ndërtimin e shtetit, ku gaboi dhe çfarë mund të bënte ai më mirë. Atëkohjen e mbretërimit të tij u ndërmorën shumë reforma transformuese, i miratua Statuti Themeltar i 1928. Gjithashtu u miratuan; kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj duke aboluar Ligjin Islamik e duke e zëvendësuar me kodin civil të mbështetur tek ai zviceran siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore.

Me gjithë dritëhijet politike, Ahmet Zogu mbetet një nga personazhet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare. Ai, si pakkush tjetër në klasën politike shqiptare ka ditur të jetë edhe tolerant dhe bashkëpunues kur ja lipste interesi i vatanit. Ikën dhe erdhën, shumë politikanë, por ai meriton emrin Burrë Shteti.

Ditët e fundit të Mbretit të shqiptarëve

Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i silte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.

Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. “Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast.

Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Ahmet Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468”. Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”.

Mbreti krijoi administratën dhe makinerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencies së tij, kodi i vjetëruar penal Osman u zevendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduku banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata kthehesin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative.

Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, ALBERT VATAJ

LAMTUMIRË I DASHUR Ing. AZEM THAÇI

October 7, 2023 by s p

Thanas L. Gjika/

Gjatë vizitës që po bëja në Shqipëri, kishte ndërruar jetë aksidentalisht komshiu im i Illyrian Gardens, Ing. Azem Thaçi, shqiptar nga Kosova. Kishte qenë midis djemve djali më i vogël i një familjeje me shumë motra e vëllezër. Motra më e vogël, Zarifja, jetonte ne Angli ndërsa dy motrat më të mëdha, Hanifja dhe Hasimja jetonin në Kosovë. Vëllai më i madh, Z. Rasim Thaçi jeton në Kosovë. Edhe vëllai tjetër, Z. Adem, i cili mbas luftës së vitit 1999 kishte ardhur me familjen për të jetuar në Worcester MA, ndodhej për vizitë në Prishtinë. Azemi ka dhe një vajzë, Z-njusha Sylvia, e cila jeton në Kaliforni. Sylvia erdhi dhe mori pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj, ceremoni të cilën e organizuan nipat e Azemit, Batoni dhe Besnik Thaçi. Në varrim morrën pjesë shumë familjarë dhe shoqëri e Azemit. Me të marrë lajmin e hidhur kishte ardhur menjëherë nga Kosova vëllai i madh Ademi me të shoqën Nexhmien dhe motra e vogël Zarifja nga Anglia, gjithashu nga Florida erdhi edhe vajza e motrës së madhe Nexhmia me dy djemtë e saj Cenin dhe Fisnikun. Në fshatin e lindjes, në Sibovc të Kosvës u organizua me këtë rast një përkujtim për Azemin prej vëllezërve të tij Rasim dhe Adem Thaçi, kurse nipi Batoni priti ngushëllime në shtëpinë e tij në Amerikë, por mua dhe stafit zyrtar të Illyrian Gardens, Z-njave Sandy Dionis dhe Enni Kosta – Managere dhe Ndihmësmanagere, na e deshi zemra që të organizonim një përkujtim në ambjentet e godinës ku Azemi jetoi 5 vjetët e fundit të jetës së tij dhe na kishte lënë kujtime e mbresa gjatë takimeve e shoqërimeve të ndryshme.

Pasi u muarr dhe mendimi i familjarëve, Z. Adem, që ishte kthyer nga Kosova e djemve të tij, vendosëm lajmërimin tek hyrjet e të tri kateve të godinës dhe mbas një jave organizuam ceremoninë përkujtimore, ku u mblodhën banorë të Illyrian Gardens, familjarët, si dhe dy miq të tij, që jetojnë në Worcester, MA, Z-injtë Shyqeri Bytyçi dhe Dalip Karamenti.

Në tavolinën kryesore u ulën Z. Adem Thaçi me bashkëshorten Z-njën Nexhmie, vajzën Antigona, djalin Batonin dy vajzat e vëllait të madh Z-njat Shpresa dhe Kosovare e mbesën Liza.

Z-nja Enni Kosta falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre, bëri prezantimin e rastit dhe shprehu ngushëllimet për humbjen e papritur të Ing. Azem Thaçi, i cili ishte shquar si një nga banorët më të sjellshëm të Illyrian Gardens-it. Më tej ajo ia dha fjalën mësuesit pensionist Shyqeri Bytyçi, mik e shok i vjetër i të ndjerit që nga vitet 70-të të shek. XX-të, kur punonin së bashku në Prishtinë.

Midis tjerash Shyqeriu tha:

“Jetën dhe aktivitetin e Azemit tonë të dashur po ua tregoj sipas të dhënave që mblodha në shkrime të hedhura në Face-Book nga Rakip Sadiku dhe Antigona Thaçi, duke u mbështetur dhe në kujtimet e mia personale.

Jeta e Azem Thaçit, është jeta e një veprimtari aktiv, që i a kushtoi jetën luftës për të drejta shoqërore, politike e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Ai u lind në gjirin e një familjeje atdhetare në fshatin Sibofc në nëntor të vitit 1949. Që në fillim ai u shqua midis bashkëmoshatarëve të vet për zgjuarësinë natyrale. Mirëpo pa filluar ende shkollën fillore, në vitin 1949 familja e tij u detyrua të shpërngulej në fashatin Dorful të Maqedonisë. Aty djaloshi ndoqi mësimet në shkollën e fshati në gjuhën turke, sepse qeveria jugosllave përpiqej t’ua ndërronte identitetin shqiptarëve në turq me synimin që t’i përcillte për në Turqi. Ajo qeveri e justifikonte këtë krim me faktin se banorët shqiptarë të Maqedonisë e të Kosovës i përkisnin besimit islamik.

Në vitin 1961, kur Azemi kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera klasën e katër dhe zotëronte mirë turqishten, nëna e tij, trimëresha Zahide, mundi ta kthente familjen në Kosovë, por pa kryefamiljarin e vet. Babai i Azemit, Hamza Thaçi ishte ndarë nga jeta në vitin 1957 në moshën 43 vjeçare pas torturave dhe vuajtjeve në burgun Jugosllav kur ishte sëmurë rëndë nga TBC. Hamzai ishte mësuesi i parë i shkollës në gjuhën shqipe në fshatin Sibovc. Ishte poashtu aktivist i palodhshëm për punë atdhetare. Për punën e tij patriotike është burgosur dhe torturuar shumë nga rexhimi Jugosllav e si pasojë vdiq i ri. Sot një rrugë në fshatin Sibovc e mban emrin e tij. Edhe shkolla fshatit e mban fotografinë e tij si mësuesi i parë i gjuhës shqipe. Gazetari Muhamet Mjeku i gazetes “Illyria” New York kishte shkruar një biografi të shkurtër të mësuesve të parë të Kosovës, ku ishte përfshirë dhe Hamza Thaçi.

Mbas kthimit në Sibovc Azemi kreu klasën e pestë e të gjashtë dhe më tej vijoi dy vjet për xehtari në shkollën profesionale të minierës së Hades. Pastaj kreu shkollën e mesme teknike dega elektronike në Prishtinë, të cilën e përfundoi në vitin 1969 me rezultate të shkëlqyera. Vijoi pa ndërprerë studimet e larta në Fakultetin Teknik dhe pastaj kreu në Universitetin e Beogradit një kurs për programim kompjuterash. Pra ai arriti të ishte një ingjinier i kompletuar, por për shkak se i njiheshin synimet e tij politike nuk iu dha punë sipas diplomës. Për të siguruar mbijetesën u detyrua të pranonte propozimin e mikut të tij Sejdi Sadiku dhe punoi gjatë vitit shkollor 1972-1973 si mësues i Matematikës e Fizikës në klasat V-VIII në shkollën e fshatit të lindjes. Në vjeshtë të vitit 1973 unë si drejtor i Bankes Interne të Agrokosovës e mora në punë për programim kompjuterash, ku Azemi dha një ndihmesë të ndjeshme dhe në aspekte të tjera të aktivitetit të asaj banke. Kishim kryer bashkë kursin e kompjuterit në Beograd, ku flinim në një dhomë.

Miqësia ime me Azemin u ngjiz ne Beograd, por u konsolidua gjatë viteve 1976-1982 kur punuam së bashku në Bankën Interne “Agrokosova”. Puna e këtij ingjinieri ishte vendimtare për realizimin e instalimit dhe funkcionimit të SOFTWER-it për qarkullimin e pagesave. Kjo arritje e bëri Bankën Interrne shume atraktive midis organizatave të bashkuara në Kombinatin Agroindustrial “Agrokosova”.

Meqenëse Banka Interrne nuk ishte në fakt Bankë sipas dispozitave ligjore të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, ishte shume e veshtire, qe ky funksion të merrej nga Shërbimi i Kontabilitetit Shoqeror, i cili funksionante për të gjitha Subjektet Juridike Ekskluzive permes rrjetit të SHKSH (që ishte me Filiale, degë dhe ekspozitura), të shtrira gjithandej nëpër RSFJ.

Banka Interrne u përcaktua me ligj, si “VETE-ORGANIZIM FINANCIAR” i organizatave të bashkuara, gjë që i lejoi anëtaret, që këtë funksion financiar për qarkullimin e pagesave ta kryente pa pengesë me anën e kësaj banke. Ky sukses i dedikohej punë me cilësi profesionale të Ing. Azemit. SHKSH dhe Bankat Komerciale përpiqeshin ta pengonin Bankën Interne, sepse aktiviteti i kësaj banke të re ua ngushtonte aktivitetin e tyre financiar, por ato nuk mundën ta dëmtonin dot atë. Programi i Qarkullimit te pagesave i zhvilluar, kryesishte falë aftësive të jashtëzakonshme të Azemit, ishte shumë më i avancuar se aktiviteti i SHKSH dhe i të gjitha Bankave Afariste që punonin aso kohe në Kosovë.

Programi Softwer, që krijoi Ing. Azemi bënte të mundur që Subjektet Juridike (antarët dhe jo antarët), të përfitonin interesa më të larta në depozitimet e tyre, dhe interese më të ulta në kreditimet e shfytezuara nga Banka Interrne.

Ekstratet e Bankes Interrne përmbanin informacione të sakta për të hyrat e të dalurat e tyre ditore dhe kumulativi i interesit (kamatës), si dhe për Depozitimet dhe Kreditë e ndryshme që Subjektet i shfrytezonin gjer në ditën kur hartohej ekstrati. Ky pasqyrim korrekt i Afarizmit financiar, i shprehur ne Ekstratet që Subjekteve iu dergohej cdo ditë, e beri Banken Interrne “Agrokosova” shume tërheqëse. Asaj ia besuan këtë funksion tepër të rëndësishëm e tepër të ndjeshëm, jo vetem antaret e KAI “Agrokosova”, por edhe shumë ndërmarrje të mëdha, anembanë Kosovës.

Azemi ishte nder kuadrot e parë që e kapi dhe e aplikoi programimin me Softwer duke sjelle perfitime nga zbatimi i saj.

Si karakter njerëzor nuk mund të mos them se Azemi ishte një personalitet me moral të vecantë. Ai kurrë nuk kërkoi shpërblim për kontributin e tij të jashtezakonshëm që i solli Bankës Interne. I gëzohej cdo perparimi që bënte dhe kjo e kënaqte. Atij i interesonte e pergjithmja, kryesisht përparimi kombetar i shoqërisë. Për këtë përparim ai ishte i gatshëm të jepte shumë gjer në vetmohim.

Po ndalem edhe te rasti i Mbledhjes që na kishte imponuar Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste i RSFJ-së, për të bërë DIFERENCIMIN, pas Demonstratave të vitit 1981.

Kolektivin tonë, Komiteti Krahinor e kishte Shpallur astion të Nacionalizmit dhe Iredentizmit Shqiptare, sepse aty punonte një organizator i Demostratave te vitit 1968, i cili ishte dënuar me burg mbi 1 vit në Burgun famëkeq të Goli Otokut. Përvec kësaj kishin konstatuar se dy prej organizatorëve të demostratave të vitit 1981 e merrnin rrogën tek ne, por ata nuk vinin në punë për të mos i arrestuar. Njerëzit e Sigurimit punonin fshehurazi, ata nuk më vunë në dijeni as mua, që isha drejtor.

Gjatë diskutimeve të ashpra që organizuan të ngarkuarit për Diferencimin politik nga ana e Komitetit Krahinor, reagoi Azemi, duke pranuar të bëhej viktimë për ta thënë të vërtetën. Ai guxoi të thoshte serbisht se demosturesit kërkojnë shpalljen e Kosovës Republikë, sepse në Konferencën e Mukjes dhe në atë të Bujanit ishte pranuar që Populli i Kosovës do të shpallte me referendum menjëherë pas Clirimit se mund t’i bashkohej Shqipërisë AME. Sot demostruesit po kërkojnë shumë më pak se PREMTIMET e LNQ-së, dhe të AVNOJ-it që u mbajt nën kryesinë e Josip Broz Titos. Këto Premtime pastaj vetë Partia Komuniste Jugosllave i shpalli inekzistente. Unë u detyrova ta ndërpres duke thënë se nuk dija asgjë lidhur me këto gjëra…

Po ashtu ndërhyri dhe i dërguari shqiptar për Diferencim, duke thënë si me ton të ashpër se ato konfernca ishin të gabuara dhe vendimet e tyre ishin “gjëra të vdekura”. I ndodhur në pozitë të vështirë para serbëve që ishin të pranishëm e që pritej të shpërthenin, diferencuesi shqiptar, i cili ishte një shqiptar vërtet i mirë, me zgjuarsinë dhe përvojën e tij si politikan, e mbylli mbledhjen duke mos u dhënë rast serbëve që ta sulmonin Azemin e ta arrestonin.

Në të dalë nga mbledhja Azemi më shprehu keqeardhje për shpërthimin e tij dhe pasojat që mund të kishte ai dhe unë si drejtor. Që nga ajo ditë, për të mos na vënë në telashe, ai nuk u paraqit më në punë. Të gjithë e admiruam sepse ai tha të vërteta që duheshin thënë.

Demontratat po vazhdonin. Demostruesit solidarizoheshin me të burgosurit dhe shprehnin pezm për të vrarët. Pas disa muajsh morra njoftim se Azemi ishte punsuar ne Minierën Sipërfaqësore të Bellaqevcit, ku nuk ndalej së vepruari duke dhënë informacione për demostratat, të cilat ishin në kundërshtim me linjë propagandistike të Partisë Komuniste, dhe pikërisht aty e burgosën bashkë me Sejdi Sadikun, drejtorin e shkollës “Migjeni” të Sibofcit. Këta ishin ndër organizatorët e demostratave famëmëdha, që tronditën Jugosllavinë. Pasi e kreu dënimin prej 14 muajsh Azemi nuk mund të gjente dot punë, prandaj filloi të ushtronte privatisht profesionin e fotografit në Sibofc e në Prishtinë, profesion që e kishte përvetësuar vetë në rrugë autodidakte.

Në vitet 1987-1989 Azemi punoi si ingjinier elektronik në Bardh të Madh. Mirëpo proceset e diferencimit ideopolitik e detyruan që të lagohej nga Kosova, për t’i shpëtuar riburgosjes. Arriti të arratisej e të vendosej në Gjermaninë Federale, ku u punësua për pak kohë e më tej shkoi në Suedi, prej ku Azemi emigroi në vitin 1990 në ShBA.

Së pari ai u vendos në New York, ku punoi disa punë të ndryshme për shkak se nuk e zotëronte si duhej anglishten. Azemi ishte poliglot, ai zotëronte mirë pesë gjuhë të huaja: serbishten, maqedonishten, turqishten, polonishten (këtë e kishte mësuar gjatë pushimeve verore kur shkonte si turist në Poloni) dhe gjermanishten. Anglishten e zotëroi mbas dy vjetëve kur punoi si fotoreporter në gazetat “Dielli” dhe “Illyria”.Pronart e ktyre dy gazetave ia dërgonin falas vazhdimimisht numrat e gazetave edhe kur Azemi erdhi me banim në Worcester Ma mbas vitit 1993. Mbas luftës së vitit 1999, unë dhe vëllai i Azemit bashkë me familjet tona erdhëm për të banuar pranë tij në Worcester. Këtu miqësia ime me të u forcua dhe më tej.

Në kë këtë qytet ai shumë shpejt krijoi kompaninë e vet private të telefonisë OCTAGON. Filloi të ndihmonte shumë shqiptarë të ardhur rishtas. Përpiqej të ndihmonte në ngjizjen e komunitetit shqiptar të këtushëm. I merrte e i shpinte tek Pizza e atdhetarit Ferrid Abdullahu në Webster, MA, ku ky shqiptar i Maqedonisë, ish-mësues i gjuhës frënge me bashkëshorten Z-njën Olimbi shtronin dreka bujare dhe i mbushnin vizitorët plot optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë e të mbarë botës shqiptare. Feridi dhe Azemi kishin mbaruar shkollat e larta në Jugoslavinë e Titos. Ata e ndiqnin jetën e Ballkanit Perëndimor shumë më gjerë e më thellë se mërgimtarët e këtushëm. Me formimin e tyre dhe me njohjen e shumanshme të jetës e të mentalitetit të popullit shqiptar të Kosovës e të Maqedonisë, ata u bënin sqarime të drejta dëgjuesve për ngjarjet që ndodhnin në ato anë të Ballkanit dhe i mbushnin me optimizëm.

Azemi u aktivizua edhe pranë shoqërisë NEARO për të cilën mblidhte ndihma që dërgoheshin në Shqipëri e Kosovë. Bashkë me shqiptarët e Worcester MA ai ka marrë pjesë aktive në mitingjet që organizoheshin në Boston, MA e New York prej Federatës Vatra e komunitetit shqiptar në mbrojtje të çeshtjes kombtëtare dhe të njohjes së Republikës së Kosovës. Ishte i pranishëm në festimet e Ditës së Flamurit dhe në festimin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovë.

I dashur Azem të qoftë i lehtë dheu i tokës amerikane në Hope Cemetery!”

Për aktivizimin e tij në Shoqatën “KOMBI” që u organizua këtu në Worcester MA në mbështetje të Republikës së Kosovës, foli Z. Dalip Karameti, një nga themeluesit e drejtuesit e kësaj shoqate. Z. Dalip Karammeti është një atdhetar i njohur që në rininë e tij të hershme. Kur ishte 15 vjeçar ai u arratis nga Dibra e Madhe dhe u fut në Shqipëri, por aty kaloi mjaft vite vuajtjesh sepse dyshohej mos ishte dërguar si agjent i Jugosllavisë. Me shumë mundime mbaroi Institutin Pedagogjik të Elbasanit dhe punoi shumë vjet si mësues i historisë në Laç, ku e gjetën ndryshimet e viteve 1991-1992. Më tej ai emigroi familiarisht në Greqi, ku iu sëmur e i vdiq bashkëshortja. Më tej ai mundi të vinte në ShBA bashkë me tri vajzat e tij, ku vijoi aktivitetin e vet atdhetar si një nga drejtuesit e Shoqatës “KOMBI”.

“Azem Thaçi, tha midis tjerash z. Karameti, ishte një nga veprimtarët shembullorë të Shoqatës “KOMBI”, çdo punë që t’i ngarkoje atij, dihej se do të kryhej me përpikmëri”. I jam shumë borxhlli për gjithça kreu në bashkëpunim me mua gjatë viteve të ekzistencës së shoqatës.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Azem Thaçit, veprimtarit të palodhur dhe të kujdesshëm!”

Mbas këtyre fjalëve u shërbyen disa meze, pije freskuese, kafe dhe biskota. Bisedat vijuan nëpër tavolina ku zotëinjtë Koço Mano, Berti Luarasi, etj treguan momente nga shoqëria e bisedat, që kishin pasur me Azemin gjatë shëtitjeve të tyre rreth e rrotull Illyrian Gardens.

Para largimit familjarët e të ndjerit falenderuan organizatorët dhe pjesëmarrësit e ceremonisë…

I paharuar qoftë kujtimi i Ing. Azem Thaçit, veprimtarit të palodhur të çeshtjes kombëtare në Kosovë dhe këtu në diasporë!

Filed Under: Histori

Doktrina e padënuar antishqiptare

October 6, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Nëse diplomatët dhe publiku i gjerë dëshirojnë të kenë qoftë edhe idenë më të paktë për qëndrimin e politikës serbe të Beogradit ndaj Kosovës, e cila në vitet ‘90 u bë një çështje evropiane dhe ndërkombëtare, atëherë duhet marrë në dorë shkrime të tilla si i Ibrahim Rugovës: “Strategjia antishqiptare” (i mbajtur fillimisht si pjesë e debatit më 26-27 prill të vitit 1988, në Beograd, gjatë një takim mes shkrimtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë) shkrimet e tilla janë Bibla dhe Kurani për ta kuptuar nacionalizmin serbomadh. Shumë

ngjarje që rrodhën përgjatë viteve 1980-ta (të organizuata nga Akademia, Kisha dhe Elita nacionaliste serbe në Beograd) dhe shkrimet e asaj kohe na japin një pasqyrë të detajuar dhe janë një përpjekje për një paraqitje besnike të situatës së atëhershme në Kosovë e cila, ngjashëm si tani, përballej me agresionin politik dhe propagandën sistematike antishqiptare, e cila projektohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, dy institucioneve më meritore për ngritjen politike të Millosheviqit dhe bën publike idetë e tyre për abrogimin e statusit të Kosovës sipas kushtetutës jugosllave të vitit 1974 dhe kthimin e Kosovës nën kontrollin e hekurt të Serbisë, në statusin që Kosova e kishte pasur në tri dekadat e para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ishte kjo koha kur Beogradi, ngjashëm si tani, filloi të përdorte strategjinë e re komunikimit të drejtpërdrejtë me serbët lokalë të Kosovës, që nënkuptonte dëgjueshmërinë e tyre vetëm ndaj udhëheqjes serbe në Beograd dhe anashkalimin e Qeverisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë, në kuadër të kësaj strategjie antishqiptare, ishte edhe synimi për armiqësimin e shqiptarëve të Kosovës me popujt e tjerë të Jugosllavisë, me sllovenët, kroatet, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Pas instrumentalizimit të rastit të Danillo Miliçiqit në Vushtri (1982), të Gjorgje Martinoviqit në Gjilan (1985), dhe fotografisë së fshatit Prekallë të Pejës (1987) (publikimi i një fotografie të rrejshme në gazetën beogradase “Politika” të një fshatareje serbe, me një fëmijë në krah dhe një pushkë të varur në krahun tjetër, kinse e frikësuar nga shqiptarët), Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986) ndodhi rasti më famëkeq i në kazermën e Paraqinit (shtator 1987), ku Aziz Kelmendit, një shqiptar nga Prizreni, vetëm disa ditë para se të përfundonte shërbimin ushtarak, vrau katër ushtarë dhe plagosi tre të tjerë me përkatësi të ndryshme etnike. Skenari i kësaj ngjarjeje ishte armiqësimi i shqiptarëve të Kosovës me popujt e tjerë në Jugosllavinë e atëhershme, pikërisht kur kishte marrë hov histeria antishqiptare dhe në kohën kur lajtmotiv i hegjemonizmit serb ishte bërë vetë viktimizimi i serbëve të Kosovës, Kroacisë dhe të Bosnjës.

Asokohe, ngjashëm si tani në kohën e Vuçiqit, Millosheviqi u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotohej komunikimi me institucionet e Kosovës dhe u bënte thirrje për konfrontim të hapur me shqiptarët. Edhe nga Akademia e Shkencave dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë u ishte bërë thirrje ekstremistëve serbë në Kosovë që të kërkohej komunikimi i drejtpërdrejt me udhëheqjen serbe në Beograd. Edhe Millosheviqi dëshironte pozitën e “serbëve të vuajtur dhe të mjerë” për ta goditur “nacionalizimin shqiptar” dhe t’i hapte rrugë suprimimit të pozitës kushtetuese të Kosovës. Te shumica e serbëve të Kosovës, pas ardhjes së Millosheviqit në Fushë-Kosovë u krijua bindja dhe entuziazmi se ata mund të bënin çfarë të donin ngase kishin përkrahjen e Beogradit. Disponimi antishqiptar kishte arritur kulmin, ndërsa grupet e serbëve radikalë dhe nacionalistë nga Kosova vazhdonin vizitat e tyre në Beograd, ku Millosheviq, i cili i instrumentalizonte ata për forcimin e pozitës së tij në nivel federate dhe për masivizimin e mitingjeve. Siç thotë ish-lideri komunist i Kosovës në vitet ‘80, në këtë periudhë në Serbi po ngjallej një lloj neofashizmi i ri, ndërsa lideri i saj ishte Millosheviqi.

Në këto rrethana, përkatësisht më 1988 ndodhi takimi midis shkrimtarëve të Kosovës dhe të Serbisë, në Beograd, me temën “Serbët dhe shqiptarët në Jugosllavi sot”, ku Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Ali Aliu dhe intelektualë të tjerë shqiptarë patën një ballafaqim triumfues me shkrimtarët serbë dhe kjo ishte arsye përse shkrimtarët dhe intelektualët serbë refuzuan të zhvillimin takimin e radhës në Prishtinë. Në këtë takim, Rugova dhe intelektualët tjerë nga Kosova nënvizuan se nuk janë shqiptarët, por serbët ata që favorizohen në strukturat udhëheqëse, në administratë, në kulturë, në arsim, gjë e cila dokumentohej edhe më të dhëna statistikore të kohës. Këtë diskurs të Beogradit, Ibrahim Rugova e kishte përshkruar si strategji antishqiptare dhe si albanofobi, e cila prej shumë vjetësh udhëhiqej nga një pjesë e shtypit, institucionet e kulturës dhe të shkencës dhe shoqatat të tjera të Beogradit. Në përmbyllje, të fjalës së tij Rugova (që botohet në vazhdim) do të tërhiqte vëmendjen se “opinioni jugosllav dhe njerëzit me përgjegjësi duhet ta kuptojnë një herë e mirë se kështu nuk mund të veprohet ndaj një populli”.

Por, doktrina antishqiptare, e cila mbështetej në Memorandumin e ASHAS-së, ishte ngjizur dhe në emër të vetëviktimizimit, synonte serbizimin e Kosovës me të gjitha mënyrat dhe me çdo mjet: me ushtri, me kërcënime, me terror dhe me spastrim etni kundèr shqiptarève të Kosovës, të

cilèn e planifikoi kreut politik dhe ushtarak i Miloshevicit. Qellimi i udheheqèsit serb ishte debimi me forcè i shqiptarève tè Kosovès

prej shtèpive dhe atdheut të tyre e më pas kolonizimin e saj. Siç shkruan studiuesi i njohur John G. Stoessinger në librin e tij “ Why Nations Go to War”: “Eksodi do tè pèrshpejtohej

nga grabitjet, vrasjet, pèrdhunimet, djegiet dhe terrori nè njè shkalle aq tè gierè sa mund tè krahasohej me Germaninè naziste. Tè gjitha dokumentet e identifikimit do tè konfiskoheshin me gèllim qè shqiptarèt tè mbeteshin pa shtetèsi dhe tè bèhej i pamundur rikthimi i tyre nè Kosove. Tè vetmen gjè qè Miloshevici nuk e kopjoi nga Hitleri ishin dhomat me gaz tè Aushvicit. Nè vend te

tyre, viktimat e tij tè mjera do tè dèboheshin drejt shteteve fainje tè Shqipèrisè, Malit tè Zi dhe Magedonisè (…) Miloshevigi e llogariti qè kjo ‘zgjidhje pèrfundimtare’ jo vetèm qè do ta rriste autoritetin e tij nè sytè e popullit serb, por do

t’i garantonte edhe vazhdimin e qèndrimit tè tij nè pushtet. I gjithè ky mekanizèm ishte shume i njohur. Vetèm identiteti i viktimave ndryshonte. Kètè herë ata do tè ishin shqiptarë dhe jo hebrenj”.

Në fakt ky ishte skenari sipas plani të koduar strategjil “ Patkoi” përmes të cilit Miloshevic të “zgjidhte” problemin shqiptar të Kosovës. “Né pérputhje me emrin e koduar te tij,

Milosheviçi planifikonte t”i mbylite shqiptarét brenda njé patkoi gjigand kali dhe pastaj t’i detyronte ata té iknin nga Kosova. Shkatérrimi

i pasurisë sé tyre dhe té gjitha dokumenteve té

identifikimit do té garantonin qè ata té mos ktheheshin dot kurre. Me një fjalé, Kosova do tè ‘spastrohej’ nga myslimanèt me gellim qè

te sigurohej lebensraum pér ardhacakèt serbé, Adolf Aihmani, njeriu i ngarkuar me débimin e hebrenjve «jaté regjimit nazist, ka gjasa ta kishte vlerësuar madhësinë e Operacionit Patkoi’” shkruan Stoessinger. Megjithatë, në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës ky dokument i përmend vetëm një herë kalimthi, edhe pse ish-ministri gjerman i Mbrojtjes Rudolf Scharping tregon se skicat e detajuar dhe shenimet përcjellëse ia kishte dorëzuar Prokurores se Tribunalit. Po ashtu, në Serbia për 24 vite me radhë ka munguar edhe përpjekja më minore për distancinim nga krimet dhe doktrina antishqiptare. Dhe ky mosdenim, tregon se kreu aktual shteteror nuk ka hequr dorë nga ideologjia e Serbisë së Madhe. Serbia ka mbetur aty ku ishte në vitetet 1989-ta.

Për të mësuar më shumë për klimën e atëhershme represive ndaj shqiptarëve të Kosovës, për fushatën antishqiptare të Beogradit, si dhe për kuptuar thelbin e politikës aktuale të Serbisë nën drejtimin e Vuçiqit, shkrimi i Ibrahim Rugovës, i shkruar 35 vjet më parë, paraqet anatominë e doktrinës antishqiptare të Beogradit dhe njëkohësisht dëshminë më autentike se Serbia nuk ka ndryshuar në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Bombat e NATO-s vërtet ndëshkuan Serbinë, por krimet dhe doktrina e saj antishqiptare (Memorandumi famkeq i vitit 1986 dhe Plani Patkoi” – projekti për spastrimin etnik 1998) ka mbetur e padënuar.

Shënim:

1. Plani “Patkoi” i hartuar në vjeshtën e vitit 1998 nga kreut shetor dhe politik serb. Ky Plan u zbulua në fillim të vitit 1999 dhe për herë të parë u bë publik nga ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe Rudolf Scharping, ministër i Mbrojtjes.

2. Fotografia e fshatit Prekallë të Pejës të cilën më 1987 e botoi gazeta “Politika” e Beogradit, një imazh që parqet fshataren me një fëmijë në krah dhe një pushkë të varur në krahun tjetër, kinse e frikësuar nga shqiptarët. Propaganda edhe nëpërmjet mediave, tashmë kishte nisur…

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT