• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

145 VJETORI I PROGRAMIT POLITIK TË  LIDHJES SHQIPTARE SË PRIZRENIT TË 2 KORRIKUT 1878

July 1, 2023 by s p

PERG. NDUE  BACAJ

Me gjithë perpjekjet e e patrioteve pjesmarrës në kuvendin e Prizrenit insinuatat e performances se ky kuvend është një organizim në sherbim të perandorisë osmane kishin gjurmë të “thella”, të cilat filluan të “fshihen” vetem me daten 30 qershor kur në Prizren  arriten delegatet e Shkodrës ; Selim Begu-Gjyrezi , Jusuf agë Sokoli , Tahir Begu-Bushati , Shan  Deda , Hodo beg Sokoli , Jusuf efendi Podgorica, Çun  Mula-bajrakatr i Hotit, Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes , Baca  Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit , Gjel  Vuksani –Vojvod i Kastratit , Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit… Mark  Lula –bajraktar i Shales , Mark Kola- bajraktar i Shoshit , Gjekë (Gjetë) Gega –vojvodë i Shllakut , Prengë Bibë Doda – Mirditë e tjer.. (Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë, fq.57 –perg. nga Stefanaq  Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978 + Xhafer  Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939). Vlenë të kujtohet se nga burime të tjera “thuhet” se nga Malësia e Madhe muaren pjesë në Lidhjen e Prizrenit edhe Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit, Gjokë Doda– Pjetroshan , Prel Toma – Jeran (Kastrat) etjerë…  

Patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar At Gjergj Fishta, në kryevepren e tij “Lahuta e Malësisë” këto insinuata të performances “turkomane” në mes delegatëve i paraqet mrekullisht në këngën e nëntë me titull “Lidhja e Prizrenit”, nën fjalën e patriotit të shquar Mark Lulës , bajraktarit të Shalës, pjesmarrës aktiv në Lidhjen e Prizrenit  nga e cila mendova të citoj: 

Kam shkue jetën si bishë malit,
zbathë e zdeshë edhe pa ngranë,
por as Mbretit, por as Krajlit,
tungjateta s’i kam thanë.
Un kam ruejtë gjuhen shqiptare;
un kam mbajte doke e kanu,
e as për pare, as për timare
gjak e t’Parë s’i kam mohue’.
Prandej, Shkjau me pasë për t’mësy
e me dalë këndej kah Shqipnia,
( si po thonë, se ka vu sy)
ka me u ndeshë, po, n’armë të mia,
n’armë te Lekeve të Dukagjinit,
që, me ndihmë të Perendisë,
kanë m’ia thye pleqninë Berlinit,
kanë m’ia pshtue lirinë Shqipnisë.
Por pse m’thue me u vra me Shkja ;
tue pasë mbrendë na Anadollakun,
që kurr t’keqen s’ma ka da,
që kurr qafet s’ma hoq lakun,
që edhe zemren ma ka tha,
e m’ka mbytë ai tatë e nanë,
e shnjerzue m’ka grue e motër,
e s’ m’ ka lanë me u rritë djalë n’votër?
M’ka korrë arën e punueme,  

m’ka marrë tokën e trsh’gueme,
e tue m’ba kanun paçavër,
m’ka marrë qetë, po, për nën lavër
m’ka marrë lopët, po, me gjithë viça,
m’ka marrë delet me gji’ ogiça,
m’ka marrë dhên e m’ka marrë dhiz,
m’ka tha vathë e m’ka tha mriz ;
edhe sot m’ka vu leçi,
mos me folë n’gjuhë t’Parëve t’mi ;
e ma mban gjunin mbi bark,
e ma rjepë shpinën me çark
si mo’ Zot, ma keq për mua,
ndër thoj t’tij qi kam qillue?…
Po, a pse Turqit e Anadollit,
duenë të tallen këtij trollit,
na m’ia vu pushkën Nikollit?
Jo, për Zotin- kjoftë levdue!
se un Monov nuk kam qillue,
që me dalë e me leftue,
perse Krajli a perse Mbreti
duenë të m’mbajnë mue rob nën veti ; 
un luftoj veç për liri,
për erz tem e për Shqipni:
se un t’huej’n  zot s’e due n’shpi,
s’due të njoh as Krajl as Mbret,
mbret Shqiptari asht n’vend te vet.-
Të lumte goja, bajraktar,
Ali Pasha, i trim bujar,
merr e i thotë  t’parit të Shalës
se ti lak s’i bake fjalës.
Se ti folke n’log t’kuvendit,
si po e lypte e mira e vendit.
Për Shqiptarë si jemi na
Turke e Shkja te dy janë nja…. (At Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis, kënga e nëntë, . fq.109-111, botim tretë, Romë 1991).  

Pas pjesmarrjes të plotë apo më sakt më të plotë të perfaqesuesve të planifikuar në ketë Kuvend u arrit miratimi i një Programi politik dhe ushtarak nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që synonte të ruajnë tërsinë e tokave shqiptare  nga coptimi i shovinistëve fqinjë, si dhe një autonomi substanciale me trajta mvehtësie nga pushtuesi 400 vjeçar turko-osman. Për të “freskuar” sado pak diçka nga kujtesa se çfarë ishte ky program i cili u miratua me daten 02 korrik 1878, me rastin 145 vjetorit të këtij programi politik të miratuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit mendova t’a citoj si vijon :

PRIZREN, 2 KORRIK 1878 

Program i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , që synon të ruaj tërsinë e tokave shqiptare , duke mos lejuar coptimin e tyre nga shtetet shoviniste fqinje. Lidhjs merr masa për organizimin e ushtrisë dhe dislokimin e saj në rast lufte.

Mbasi e gjithë Shqipëria Veriore e beslidhur…për të shpëtuar atdheun nga gjendja e vështirë e sotme zgjodhi Prizrenin si seli qendrore të Lidhjes dhe mbasi deputetët e sanxhakëve të Prizrenit, Dibres, Manastirit, Shkupit, Prishtinës dhe Novipazarit u mblodhen këtu në bazë të nenit 3 të vendimit të marrë për këtë rast, që lejon shprehimisht pranimin në Lidhje dhe të sanxhakëve dhe rretheve të tjera , po u dorzojmë deputetëve të ardhur këtu nga Shkodra një ekzemplar të Vendimeve dhe të Urdhëresës ku disponohet: 

1.Nuk duam të pranojmë tjetër qeveri , perveç asaj të Portes së Lartë.

2.Po qe se kerkesa  jonë , drejtuar Portës  së Lartë dhe Kongresit (Berlinit) , që Serbia dhe Mali i Zi  të zbrazin viset e okupuara prej tyre nuk do të merret parasysh , ne të gjithë do të rrokim armët per çlirimin e tyre .

3.Po qe se trupat tona nisen në luftë , ne do ti permbahemi dispozitave  të Vendimeve dhe Urdhëreses.

4.E gjithë fuqia  jonë e armatosur do të ndahet në pesë korpuse ; keto do të perqendrohen në Shkoder , Shkup , Kosovë , Novipazar dhe Hercegovinë , nga një (korpus) në secilen.

5.Trupat që do të mobilizohen në Shkoder, do të sulmojnë Malin e Zi. Oficeret dhe flamurtaret e tyre do të zgjidhen prej popullit.

6.Perveç trupave  të veta  per në Guci do të dergohen 2000 burra  prej kontigjentit  të Gjakoves  dhe në Beranë  1000 burra prej Pejet.

7.Novipazari do të dergojë per në Kolashin  1000 burra prej trupave të tij.

8.Per Bjelopoljen do të majftojnë kontigjenti i mobilizuar prej banorëve vendas.

9.Per në Priepolje , Çajnicë ,Tashlixhë dhe Foçë , perveç kontigjentëve të tyre , do të dislokohen 2000 burra prej korpusit të Novipazarit.

10.Per mbrojtjen e vijës Gaçkë-Trebinjë , perveç trupave që do të japë  Hercegovina, do të dergohen 10.000 burra prej Sarajevet . Të gjitha  keto së bashku  do të formojnë korpusin e Hercegovines.

11.Trupat që do të mblidhen nga Shkupi , Kosova , dhe Novipazari do të sulmojnë Serbinë në perputhje  me udhëzimet tona.

12.Kur armiku do të kërcenojnë ndonjë prej vendeve  të sipertreguara  do të lajmrohen nga komandanti i pergjithshëm  të gjithë komandantet e tjerë. Sulmi kundër armikut  do të fillojnë  atëherë prej të gjitha  anëve njëherësh.

13. Në qoftë se , në rast  lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale , do të dergohet në ndihmë një  korpus  nga trupat e caktuar perkundër Serbisë , per të vepruar  në Mal të Zi , dhe anasjelltas , një kontigjent  i caktuar perkundër Malit Zi do tu shkojnë në ndihmë trupave që veprojnë kundër Serbisë.

14.Në qoftë se duhet të luftohet kundër të dyve , Serbisë dhe Malit të Zi , atëherë , trupat e mobilizuara  perkundër të dyve do të zhvillojnë  luftën në mënyren e sipërshenuar dhe burrëria e qendresa nuk do ti lënë gjë mangët frymës së marrëveshjes dhe betimit tonë.  

20 qershor – 2korrik 1878  

(HHStA., PA., Kosullata e Shkodrës, shtojcë e bashkëngjitur informacionit të konsullit austro-hungarez  në Shkodër LIpih, 13 korrik 1878, informacion nr. 64 ; AIH, dosja A- VI- 10, f.  77-78. Orgjinali turqisht mungon. Përkthyer nga varianti gjermanisht.  Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë, fq.55-57 –perg. nga Stefanaq  Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978 + Xhafer  Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939). 

Siç shihet nga pikat e programit , Lidhja nuk arrinë të shkëputet plotësisht nga mendimet e disa delegatëve që e kishin vështirë të delnin nga ngrehina turke-osmane të cilës ia kishin pa hajrin, edhe pse shpesh në kurriz të shumicës të shqiptarëve që donin lirinë e jo robërinë… Në program kërkohej autonomi nën pretektoratin e pushtuesit 400 vjeçar e jo pavarësi të plotë nga Stambolli, (siç kishin kërkuar fqinjët tanë shoven me kohë). Sidoqoftë ky program kishte brenda perveç mendimit imponues të disa turkomanëve edhe rrethanat që ua impononte koha shqiptarëve të pushtuar nga perandoria turke-osmane, dhe të rrethuar nga fqinjët shoven që kerkonin të grabisnin sa më shumë troje etnike shqiptare, fatkeqësisht edhe me perkrahjen e disa shteteve europiane nën influencen e Rusisë… Gjithsesi ky program si dhe programet dhe organizimet e tjera të Lidhjes, treguan se  Lidhja e Prizrenit tashma ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u “ngjitë” në nivelin e një qeverie me një organizim mbarëkombëtar në mbrojtje të lirisë, identitetit dhe trojeve etnike shqiptare. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

REVUE DES DEUX MONDES (1935) / BARONESHA FRANCEZE CLAUDE EYLAN : “VIZITA IME SPECIALE TE MBRETI ZOG NË DURRËS DHE INTERVISTA EKSKLUZIVE ME TË…”

July 1, 2023 by s p


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2023

“Revue des Deux Mondes ” ka botuar, me 1 korrik 1935, në faqet n°860 – 867, rrëfimin e baroneshës franceze Claude Eylan në lidhje me vizitën e saj speciale asokohe te Mbreti Zog në Durrës dhe intervistën e saj ekskluzive me sovranin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Vizitë Mbretit Zog I të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Personaliteti i Mbretit Zog është një nga më kureshtarët dhe ndoshta më pak i njohur në Evropën Lindore. Pasardhës i një familjeje të vjetër aristokrate të maleve të Matit, po aq e vjetër sa ajo e Kastriotëve, nëse është e dyshimtë që prejardhja e tij nga gratë rrjedh, siç pretendohet, te i famshmi Karl Topia i cili në mesjetë u martua me një princeshë franceze, ka gjasa që ta lidh atë me familjen e heroit shqiptar Skënderbeut. Mati ishte një nga krahinat e rralla të privilegjuara shqiptare që kishte ditur të ruante njëfarë pavarësie nën zgjedhën turke dhe mbeti nën administrimin e së njëjtës familje shqiptare. Vetëm në shekullin e dymbëdhjetë një guvernator Zog i Matit përqafoi islamizmin për arsye politike.

Ahmet Zogu, pasardhësi i fundit i linjës, edhe pse mysliman, është sot më toleranti i monarkëve. Një ministër shqiptar më siguroi kohët e fundit se mbreti do të martohej me dëshirë me një princeshë të krishterë, do të merrte përsipër ta linte gruan e tij të lirë të praktikonte fenë e saj dhe madje do të pranonte që fëmijët e tij të lindur nga një martesë e përzier të zgjidhnin fenë e zgjedhur prej tyre kur ata do të kishin arriti moshën e aftësisë dalluese.

Ahmeti i ri ishte tetë vjeç kur i vdiq i ati : nëna e tij, një trashëgimtare e pasur e fisit Toptani (nga Tirana), një grua udhëheqëse ambicioze dhe energjike, dinte t’i largonte pretendentët për pasardhjen e zotit të ndjerë, duke përfshirë vëllain e madh të Ahmetit i lindur nga një martesë e parë. Ndërsa ajo e sundonte krahinën me mjeshtëri, me mençuri dhe vendosmëri, Ahmeti — të cilin e kishte dërguar në Kostandinopojë për t’iu bindur dëshirës së Sulltanit që fisnikët e rinj të provincave të pushtuara të rriteshin në kryeqytetin turk — bëri studime mediokre në liceun franko-turk të Gallatasarait.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në 1912, shpërthen lufta. E veja nxiton ta kthejë djalin e saj. Ahmeti, me t’u kthyer, i inkurajuar dhe i ndihmuar nga e ëma, bëri nacionalizëm në krahinën e tij. Në vitin 1913, ai kundërshtoi hyrjen e serbëve në Mat. Në fillim të Luftës së Madhe, ai fillimisht mbështeti ushtrinë austriake, më pas ndryshoi mendje, aq sa e shqetësoi Austrinë : këto ishin fillimet e politikës së shkathët që do të ndiqte Ahmet Zogu gjatë gjithë karrierës së tij, politikës së ekuilibrit midis Fuqive rivale që lakmojnë territorin shqiptar, ose të paktën një ndikim dominues në vend; duket se komprometon veten sa me njërën apo tjetrën deri në atë pikë sa t’i bëjë njerëzit të besojnë në vasalitetin e Shqipërisë… deri në ditën kur, me një fytyrë të papritur dhe të guximshme, ai bëri një “rivendosje politike” duke shpallur me zë të lartë pavarësinë e dyshimtë të Shqipërisë.

Austriakët e dërgojnë të riun në Shkodër, më pas në Vjenë ku mund ta vrojtojnë lehtësisht deri në fund të luftës. Ahmeti, i kthyer në vendin e tij pas përfundimit të armiqësive, gjen atje një situatë shumë konfuze, të favorshme për ambiciet dhe ndërmarrjet e një njeriu të vendosur, të guximshëm dhe inteligjent, i aftë për të përfituar nga rivalitetet, konfuzioni dhe hezitimet e përgjithshme. Ai është njëzet e tre vjeç.

Në vitin 1920, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj në kuvendin e Lushnjës. Ahmet Beu, lideri klani, së shpejti merr drejtimin e pushtetit duke tundur flamurin e një nacionalizmi të pazvogëlueshëm. Ai dëshiron që, ashtu si Qemal Pasha, të sigurojë përparim dhe rend në vend. Ai mund të llogarisë në tre mijë pushkë nga Mati, në komitetet sekrete; ai e bazon politikën e tij të brendshme në Gegët si dhe në Toskët dhe e rrethon veten pa dallim me bashkëpunëtorë ortodoksë, katolikë ose myslimanë. Pavarësisht një kundërshtimi të dhunshëm, i cili në vitin 1924 tentoi ta vriste në mes të parlamentit, më pas disa muaj më vonë e detyruan të ikte në Jugosllavi me përkrahësit e tij, pas një kryengritjeje që solli në pushtet peshkopin Fan Noli, peshkop ortodoks, ksenofob me tendencë komuniste, ai ishte radhazi Ministër i Brendshëm, Kryetar i Këshillit, Diktator (President i Republikës) dhe e shpalli veten Mbret me një shumicë dërrmuese në vitin 1928, jo për ambicie personale, thoshte ai, por për të dhënë përshtypjen e jashtme të kohezionit të shtetit shqiptar. Duke qenë se këshilli i Regjencës përfaqësonte parimin e familjes mbretërore në Shqipëri, Ahmeti mundi të argumentonte se nuk bëhej fjalë për një ndryshim regjimi, por për të zënë një fron të lirë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Që nga vdekja e mbretit Aleksandër të Jugosllavisë, Ahmet Zogu ka qenë i vetmi diktator (udhëheqës) sovran në Evropë. Një nga efektet e kësaj diktature është se në të gjithë vendin mbretëron një rend shembullor. Udhëtari i apasionuar pas aventurave apo tartarinadave duhet të kompensojë me imagjinatë mungesën e rreziqeve për të vrapuar gjatë një shëtitjeje nëpër Shqipëri. Piktoreskja mbetet : piktoreske e pashoqe e peizazhit, e kostumeve, e zakoneve. Por ky është fundi i sulmeve të banditëve të armatosur, të cilët deri vonë, thuhet, ishin industria kryesore e vendit. Takojmë, është e vërtetë, përgjatë rrugëve të shkëlqyera të ndërtuara nga italianët, që ngjiten ose anashkalojnë malet, një numër mbresëlënës xhandarësh që dinë (njohin) dhe bëjnë punën e tyre. Është një pamje sigurie. Vetë hakmarrja, ende kaq e shpeshtë disa vite më parë, është bërë jashtëzakonisht e rrallë, pasi mbreti ka ndaluar mbajtjen e armëve.

***

Isha shumë kurioze të takoja sovranin shqiptar, për të cilin më kishin folur shumë nga fqinjët ballkanikë si një burrë shteti me vlera të mëdha, një politikan i zoti i shpejtë në vendimet e tij shpesh të papritura. Por Zogu I pret pak, del edhe më pak dhe nuk ka namin e llafazanit  : “Nëse shfaqet pak, thonë thashethemet, është sepse e di se është i rrethuar nga armiq që kanë armën e lehtë, dhe ka frikë se e vrasin.” Thuhet se nëna e tij e ndjerë (e cila vdiq disa muaj më parë dhe për të cilën Ahmeti kishte një dashuri dhe respekt që të kujtonte atë të Napoleonit për zonjën Letizia) përgatiste pjatat që i servireshin, dhe se nëse mbreti ecte me dëshirën më të madhe në shoqërinë e saj, kjo ndodhte sepse zakonet shqiptare e ndalojnë vrasjen e një burri përpara një gruaje :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Marrëzira! më tha së fundmi një zyrtar i lartë i policisë shqiptare. Vetëm udhëtimi jashtë vendit është i pashëndetshëm për sovranin tonë, për të cilin Madhëria e Tij ishte në gjendje të bindte veten në Vjenë jo shumë kohë më parë. Sërish, Providenca ishte në anën e tij gjatë sulmit të vitit 1932; plumbat e destinuara për Ahmet Zogun, të cilat vranë një ndihmës dhe plagosën z. Libohova, tani ministër shqiptar në Paris, vizatuan siluetën e mbretit në muret e makinës së tij pa e goditur. Ahmet Zogu me këtë rast tregoi gjakftohtësinë më të madhe duke urdhëruar me qetësi që të qëllonin mbi atentatorët të cilët i tregoi me gisht. Shqiptarët janë mjeshtër në artin e pengimit të sulmeve (atentateve); nëse ai del rrallë në rrugët e Tiranës, kjo është sepse beson se në Shqipëri sovranët fitojnë autoritet duke mos u shfaqur shumë shpesh.

Ahmet Zogu bëri një përjashtim në favorin tim ndaj rregullit të respektuar rreptësisht për të mos dhënë asnjë audiencë në Durrës, ku ai kalon muajt e verës. Teksa po largohesha nga Tirana, takova Nënën Mbretëreshë të shoqëruar nga dy vajzat e saj. E ëma e Mbretit, e veshur me të zeza, me një qëndrim të drejtë, pavarësisht nga një farë peshe, iu përgjigj përshëndetjes sime me një buzëqeshje miqësore dhe një vështrim sa të gjallë, aq edhe serioz. Më kujtohen fjalët që shqiptoi kur, pas sulmit që për pak i kushtoi jetën djalit të saj, diplomatë të huaj dhe zyrtarë shqiptarë erdhën për ta uruar: “Nuk duhet përgëzuar nëna e mbretit, zotërinj, por vendi i tij; që kur ia kam shenjtëruar birin tim kombit, ai është i tij, jo më i imi. Princeshat, të cilat janë gati tridhjetë vjeç, duken si vajza të reja që sapo kanë dalë nga shkolla; flokët i kanë kaçurrela dhe qeshin me sytë e gjatë të zinj dhe buzët e lyera, ndaj një të panjohure. Ato janë të bukura dhe të veshura sipas modës më të fundit nga Parisi. Dy nga motrat e tyre që ishin martuar me zotër shqiptarë para vitit 1928 janë të veja; vetë ato nuk do të jetë e lehtë të martohen : princeshat perëndimore, ariane dhe myslimane nuk do të gjejnë lehtësisht një gjendje të përshtatshme në Evropë.

E kisha llogaritur gabim kohën për të kapërcyer tridhjetë kilometrat e rrugës së kalueshme që ndan Tiranën nga Durrësi dhe u gjenda para rojës që ruante “kazermën mbretërore” tre çerek orë përpara orës së caktuar. “Kazerma mbretërore” është një lloj kioske prej dërrasash me një thjeshtësi ekstreme, e rrethuar nga një ndërtim i ngjashëm, por me më pak rëndësi; të gjitha të vendosura në mes të plazhit dhe të mbyllura nga një portë modeste e hapur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një ndihmës i oborrit mbretëror erdhi të më takojë dhe më paraprin në “kazermën” më të vogël, ku pasi më prezantoi me disa njerëz të shtëpisë së mbretit, më ofron kafe turke dhe cigare në shenjë mikpritjeje. Të gjithë me rroba civile ose me uniformë flasin shkëlqyeshëm frëngjisht, më bëjnë një mijë komplimente dhe më pyesin për përshtypjet e mia për Shqipërinë.

Mezi kanë kaluar disa minuta kur një ndihmës i ri vjen të më marrë për të më çuar te Mbreti : “Madhëria e tij, e informuar për mbërritjen tuaj, dëshiron t’ju kursejë një pritje të gjatë; doni të më ndiqni? Mbreti do t’ju presë menjëherë.”

Kalojmë në “kazermën” e Mbretit. Një sallë që të kujton një sallon shkolle fshati dhe është menjëherë zyra e Zogut I. Pa pompozitet, një thjeshtësi thuajse monastike : mure me dërrasa të mbuluara me piktura peneli të artistëve shqiptarë; ka disa piktura të mira, të matura në dizajn dhe të pasura në ton; kolltukë bastun prej palme kacavjerrëse, një tavolinë ministrore e një studenti modest janë të gjitha orenditë; Dritaret e hapura drejt detit janë të përshtatura nga perde të bardha transparente prej nape, të cilat, mjerisht nuk lëkunden nga asnjë fllad. A është Mbreti, ky zotëri i ri me një xhaketë ngjyrë duhani, e prerë në mënyrë të përsosur, që përkulet me dinjitet të paimitueshëm, duke më shtrënguar dorën përpara se të më caktojë një vend përballë tij ? Asgjë nga sovrani i operetës në këtë diktator të ri (ai është dyzet e një vjeç dhe duket afërsisht tridhjetë), elegant dhe i dalluar. Asgjë nga ushtaraku me rroba civile apo nga ajo që është rënë dakord të quhet stili ballkanas nuk e karakterizon pamjen e tij. Kushdo që do ta takonte në Ascot ose Auteuil, me dylbi në dorë, me kapele në zverk, do ta merrte për ndonjë zotëri (fisnik) të madh francez ose anglez. I gjatë, i hollë, me flokë dhe sy ngjyrë kafe të artë të çelur, vështrimi i tij, nën qepallat e vizatuara në formën e një jatagani, ka një shprehje të epërsisë së pavetëdijshme, që nganjëherë shpërthen me një shkëlqim të mprehtë, të ashpër, prerës, autoritar që e pashë në sytë gri të Qemal Ataturkut. Balli është i gjerë, i hollë drejt veshëve, çehre e bukur si ajo e një banori të Eton; hunda, e formës më të pastër ariane, e ngjitur në ballë me një vijë klasike, është ndoshta, edhe më shumë se goja e këndshme, e tërhequr mirë dhe pothuajse femërore, bukuria kryesore e Mbretit Zog I shprehet me qartësi të madhe : pak gjeste dhe akoma më pak buzëqeshje: një pandjeshmëri që nuk është pa hir, sepse duket se nuk tregon ftohtësi, por vetëkontroll të admirueshëm. Mbreti thuhet se është ambicioz, shumë bujar — a nuk i dërgoi subvencione armikut të tij Fan Noli në mërgim? — me vullnet të fortë, i kujdesshëm, i guximshëm dhe jashtëzakonisht i durueshëm.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ahmet Zogu u përgjigjet me përkushtim pyetjeve të mia, mundësisht duke përdorur shprehje shumëngjyrëshe, pa i ndeshur sytë me mua apo zëri i tij nuk ngrihet apo animohet në asnjë moment; duket se dëshiron të japë vetëm fjalët e tij pa e lejuar bashkëbiseduesin të “përqendrohet” në tradhtinë e pavullnetshme të gjesteve, zërit, shikimit.

Mbreti më foli para së gjithash për Francën me të cilën Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhëniet më të mira : “sidomos marrëdhëniet kulturore që janë më pak subjekt eklipsesh sesa marrëdhëniet ekonomike dhe politike. Dy nga nipat e mi janë në shkollë në Saint-Cyr. Ne gjithmonë i kemi sytë të kthyer nga Franca dhe me siguri do të keni vënë re se të gjithë njerëzit e arsimuar këtu flasin frëngjisht.”

Shqipëria çdo vit dërgon një numër të madh studentësh në Francë, ku ata priten ngrohtësisht. Sapo mësova se vetëm ndërhyrja personale e Mbretit kishte vendosur ministrin e Arsimit Publik të mbante hapur liceun franceze në Korçë. Nuk mungova të falënderoja sovranin për këtë, si dhe për urdhrat e posaçëm që kishte dhënë dy vjet më parë, në mënyrë që, pavarësisht intrigave të vogla vendase, grupi i parë i madh i intelektualëve francezë, që erdhën për të vizituar Shqipërinë gjatë një lundrimi (kroçere), duke u kthyer nga Greqia, u prit ngrohtësisht.

Teksa flet për arsimin, mësimin, mbreti i ri mysliman më siguron se e dëshpëron ngadalësia me të cilën po ndryshon pozita shoqërore e gruas në Shqipëri. “Gruaja shqiptare është një skllave apo një kafshë barre me disa prerogativa më pak për shkak të respektit që i jepet një qenieje të dobët sesa përbuzjes që mashkulli ndjen për një qenie inferiore”, më tha një punëtor shqiptar kur u kthye nga Franca ku kishte kaluar dhjetë vjet dhe që kishte disa vështirësi për t’iu përshtatur zakoneve të vendit të tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Nuk do ta konsideroj detyrën time të përfunduar plotësisht, më tha Zogu I, derisa gratë shqiptare të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre ashtu siç bëjnë për detyrat e tyre, dhe të marrin pjesë në jetën intelektuale dhe shoqërore të Shqipërisë.

— Çfarë mendon Madhëria Juaj për pozicionin aktual të Shqipërisë?

— Për të kuptuar Shqipërinë sot, përgjigjet Mbreti, për të kuptuar evolucionin e saj, politikën dhe aspiratat e saj, mjafton të njohësh historinë shqiptare, e cila është një seri pushtimesh të alternuara, pushtime që nuk rezultuan kurrë në nënshtrim absolut dhe revolta që nuk ishin vendimtare. Pavarësisht gjithë infiltrimit të huaj dhe zgjedhës shekullore të orientit, raca jonë, e cila është një nga racat më të vjetra indo-evropiane, ka ruajtur një personalitet mjaft të theksuar, një vitalitet mjaft të fortë për t’i rezistuar çdo asimilimi dhe për të ruajtur, deri në ditët tona, si në tipin e saj fizik, ashtu edhe në tiparet thelbësore të gjeniut të saj, karakterin e saj të dukshëm perëndimor. Llaku (shtresa e sipërme) që na ka lënë Orienti mashtron vëzhguesin sipërfaqësor : struktura e mendjeve tona është e ngjashme me tuajën. E reja në Shqipëri është nacionalizmi shtetëror që duhet (mbreti këmbëngul në këtë fjalë; është e vetmja herë që do të theksojë disa rrokje) që duhet të zëvendësojë përfundimisht frymën klanore, patriotizmin krahinor. Interesi i mbretërisë duhet të mbizotërojë mbi interesin e fisit; këtë duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Natyrisht, nacionalizmi kërkon sakrifica; ne do t’i bëjmë ato. Shqipëria është një realitet, sot ka kufij të qartë, përfundimtarë, një program; është një mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme; për herë të parë e udhëhequr nga një mbret 100 për 100 shqiptar; dhe mbi të gjitha Shqipëria synon të mbetet sovrane në shtëpi.

Zogu I nuk e pret pyetjen që kam në buzë dhe që justifikon marrëdhëniet italo-shqiptare, të cilat pasi pësuan një ndryshim kursi gjatë ngjarjeve të Durrësit në 1934, rifilluan gradualisht përzemërsinë e mëparshme. Shqipëria, e varfër, e dobët, ende jo plotësisht e organizuar, a duhet ta privojë veten nga ndihma, ndoshta e rëndë, sigurisht me interesa personale, por efektive, nga një Fuqi e madhe Aleate?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Kam vendosur, më tha mbreti, të respektoj neutralitetin e rreptë që i përshtatet një vendi të vogël të vetëdijshëm për dinjitetin e tij, i cili nuk ka synime agresive ndaj askujt dhe që, për më tepër, nuk mund të sulmohet pa u ndëshkuar pa shkaktuar një konflikt global. Ne duam të sigurojmë situatën tonë ekonomike të lirë nga ndërhyrjet e jashtme politike dhe të garantojmë pavarësinë tonë duke pohuar se jemi të zbatueshëm (funksionojmë) vetë. Ndonjëherë është më mirë të hash një pjatë modeste që e ke gatuar vetë sesa ushqime të shijshme të përgatitura nga të tjerët; përveç kësaj, lypja nuk është e denjë për një shtet që është vetëdijësuar. Shpresoj të arrij të balancojmë buxhetin tonë, deri tani në deficit vjetor, nëpërmjet të ardhurave doganore, taksave, monopoleve, marrëveshjeve tregtare me vende të tjera, që synojnë të barazojnë eksportet dhe importet e Shqipërisë, të cilat deri këtu kishte një suficit të konsiderueshëm importesh. Shqipëria dëshiron të mbajë marrëdhënie të përzemërta me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim.

Ahmet Zogu më shpjegon planet që po harton me ministrat e tij për të nxitur bujqësinë në shkallë të gjerë, veçanërisht prodhimin e ullinjve që fshatarët e keqtrajtojnë nga injoranca, organizimin e peshkimit, liqenet shqiptare dhe shqiptaro-jugosllave, të cilat janë të bollshme me peshq të imët, si trofta e salmonit.

— Ne jemi pak si njerëzit që hapën një zyrë përpara se të ndërtonin fabrikën (uzinën), më tha Mbreti.

E prek lehtësisht temën e paktit ballkanik. Zogu I deklarohet i gatshëm t’i përmbahet një pakti ballkanik që do të përfshinte të gjitha shtetet ballkanike pa përjashtim, me kusht që ai të jetë i pranueshëm nga Shqipëria. “Mund të ndodhë që një jelek të mbërthehet duke filluar me kopcën e dytë dhe të prishet i gjithë tualeti (pamja) prej tij. ”

Dhe, përpara se të ngrihej për të mbyllur bisedën, Mbreti më foli për Lidhjen e Kombeve, prestigji dhe autoriteti i së cilës donte të rritej dhe që ka “meritën e madhe për t’i bërë publike diskutimet dhe për t’i zbehur ose të paktën ekspozuar intrigat”.

Claude Eylan

(ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop

1890 – 1983)

Claude Eylan ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop (1890 – 1983)
Claude Eylan ose Baronne Henriette Joséphine Francisca Van Boecop (1890 – 1983)

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Sami Blloshmi : “Mi morën nga duart fëmijët – njërin ma pushkatuan tjetrin ma dënuan 25 vjetë burg”

June 30, 2023 by s p

Intervistoi Beqir Sina, New York/

Nga arshiva Korrik 2014 : Bisedë me babain e poetit të pushkatuar.

Në moshën 94 vjeç u nda nga jeta Sami Blloshmi. Babai i poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi, i cili dhe vet bëri 15 vite burg. Në përkujtim po sjellim një intervistë të marrë në korrik 2014, në

Një familje e tërë që gjatë sundimit komunist kaloi vuajtjet e tmerrshme në burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri :Vilson Blloshmi – pushkatuar ne 1977 , Bedri Blloshmi arrestuar ne 1977 liruar ne 1991, Sami Blloshmi 15 vite burg, Hajdar Blloshmi i pushkatuar, Hasan Blloshmi vdekur ne burg, për të mos harruar dhe pjesën e internimit.

Sami Blloshmi kishte kaluar vite të tëra në burgje, i kishin zhdukur vëllezërit, por ditë më të vështira sesa ato kur i gjykonin djemtë dhe ia dënuan të dy me vdekje, nuk kishte pasur kurrë. Falë Zotit, Bedriut ia falën jetën! Nuk ndodhi kështu për Vilsonin, që shkoi në pushkatim pa kryer asnjë krim

Dëshmia

Unë kam lindur në 1928. Familja jonë është familja e Selman Blloshmit. Selman Blloshmi ka pasur 7 djem edhe quheshin: i madhi, Hazis Blloshmi, ka bërë shkollë në Austri, doli oficer. Erdhi në Shqipëri edhe në fund, me gradën major. E arrestuan natën, e vranë fshehtas, me urdhër të Mehmet Shehut. Nuk e dinim. Bëmë disa kërkesa, qeveria na tha: “Ne e kemi falur, gjejeni se kur të dojë të vijë në Shqipëri, është i falur”. Edhe ne kërkuam në disa vende. Ca shokë të tij që kishin qenë në Gjermani, që kishin qenë andej-këtej thanë se “ne nuk e kemi parë andej”. Kur u arrestova unë, më dënuan e thanë: “Ke pasur një vëlla major”? “E kam pasur”- thashë unë. “Ta kemi vrarë ne”- thanë. “Paskeni bërë “punë të mirë”… ju thoshit “e falëm”, “gjejeni se e kemi falur””. “Jo, ta kemi pushkatuar ne”- thanë.

Zoti Blloshmi, ardhja juaj në Amerikë, a ka ndonje shkak (motivim), dhe a gjetët në këtë vend atë që e kishit menduar më parë?

Sami Blloshmi – Shkaqet janë disa: e para se kam birin Selman Blloshmin këtu se bashku me familjen e tij, edhe bijën time Lirije Xhydollari, po së bashku me familjen e saj, kam gjithashtu edhe vellain tim Bukurosh Blloshmin me familjen e tij, dhe e dyta realizova një ëndërr të kahershme për të cilën një jetë të tërë kam vuajtur, dhe ishte një ëndërr që unë të shkelja në Tokën e Premtuar, shpresën e vetme dhe të fundit që kam pasur unë dhe familja ime, që syt i kishim gjithë jetën nga Amerika, dhe faleminderit që erdhi një kjo ditë dhe i madhi Zot ma realizoi këtë dëshirë.

Juve jeni një familje që megjithëse patët humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, nga ai regjim prapë -se -prapë, i mbijetuat diktatorit komunist. Si e kishit gjithë këtë fuqi?

Sami Blloshmi– Në rradhë të parë duke respektuar edhe bashkëvuajtësit e mi – më duhet të pranojë se familja ime nuk mund të quhet e veçantë, megjithse kemi edhe ne specifikat tona, por do të thoja në përgjigje të pytjes suaj në Shqipëri ka patur shumë familje të tilla, që patën humbje të mëdha , por falë moralit të lartë shpirtëror, familjes, origjinës së tyre, dhe besimin në Zot, besimin në nder e drejtësi edhe ne si bashkëvuajtësit tanë, megjithëse me vuajtje të mëdha ia arritëm që të mbetemi egzistent – të mbetmi gjallë.

Zoti Blloshmi mbasi jeni edhe pak në moshë, pyetja është se kur do të fillonte jeta juaj, me ato që mbani mend dhe ato çfarë ju vet i keni përjetuar? Çfarë historie mbani mend you ? pra nga ato histori shpirtërore që nuk harrohet kollaj

Sami Blloshmi- Unë mbaj mend mirë periudhën e Mbretërisë Shqiptare e cila pati një sistem organizimi të përsosur, por kryesisht një sistem juridik shumë të pranueshëm që e bënte popullin t’i gëzoheshe asaj që kishte, vendosur Mbreti Shqiptar atëhere. Ne kishim pronat tona të cilat ishin të mbrojtura me kushtetut, ishte liria e besimit, feja ishte e shenjtë, mbrohej me ligj rendi edhe qetësia, sa që një xhandar në një krahinë dhe ishte i mjafteshëm. Leku shqiptar ishte i fort dhe njerëzit paguheshin me mirë,. Ajo që sot është ëndrra e çdo njeriu lëvizja e lirë nëpër botë, në kohën e Mbretit Zog i Parë, ishte realitet, rrugët e shqiptarëve me pashaportën e Mbretërisë për në gjithë botën ishin të hapura edhe paraja ishte e garantuar.

Unë mbaj mend dhe ditën e zezë të okupimit fashist, që jo vetëm na pushtoi vendin, por na prishi dhe atë që e kishim filluar aq bukur edhe mirë t’a ndërtonim.Okupimin e paguam me shumë gjak djemsh të rinj që ishin nacionalist të vërtet. Për shkak të ardhjes së mortajes së kuqe, e ila erdhi gjatë asaj lufte kur u formuan edhe partitë e ndryshme në Shqipëri, që fatkeqësisht nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, por u gjakosën me njëra tjetrën në një luftë vllavrarëse. Kjo e keqe natyrisht, që solli ato plagë që po bën treçerek shekulli në demokraci, që klasa politike në Shqipëri, ende nuk ka pasur vullnet që t’i mbylli plagët e krijuara në periudhën e diktaturës komuniste.

Tani kur kujtojë diktaturën, mendojë që nga fjala diktaturë na jep të kuptonim se çfarë do prisnim nga ajo gjëmë e keqe. Mbas luftës me të vështirë Shqipëria, që u pranua në Lidhjen e Kombeve, rezultoi se ajo ishte e kundërta me vendet e tjera. Ajo përfaqësonte një model për askënd dhe një sistem që erdhi duke u degraduar.Pasoja më e madhe që solli komunizmi ishte ç’veshja e njerëzve nga personaliteti, dinjiteti, edhe nga përgjegjshmëri individuale kombëtare, ndaj internacionalizmit – partia pushtet donte dhe i formojë njerëzit, sipas modelit të saj – siç predikonin ata “Njeriun e Partisë”.

45 vjetë të sundimit të Enver Hoxhës, kan qenë jo vetëm për mua dhe bashkëvujatësit e mi, por edhe për popullin shqiptarë në përgjethësi vitet më të këqija që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria dhe populli ynë. Vendosja e ligjeve të këqija ishin forma më e keqe e tiranisë, shpronsimet deri në dhimbje dhe shkatërrimi i pronës private. Të zotit ju hoq e drejta që të kishte vend në Shqipëri. Lufta e klasave shkoi deri atje sa diktatori hëngri edhe bijt e vet:- E çfarë t’u rrëfejë më shumë, vetëm lutem që mos ardhtë kurrë më ajo kohë e mos ju dëgjoftë emri kurre atyre që drejtuan në atë kohë.

Tani,unë po jetoj edhe këto 23 vjet që po bëhet përpjekje për të ndryshuar nga periudha komuniste për mua në këto vite kan bërë si më thënë “duel e mira me të keqen e drejta me të pa drejtën si edhe mentalitetet perendimore me ato lindore”. Shqipëtarët nuk duhet të qëndrojnë njëherësh hipur në dy kuaj, se kështu gjithmonë do të të pësojnë aksidente!. Ata duhet të hypin në atë kalë që thotë Europa edhe të mbërrijnë në destinacion. Juve jeni të rinj edhe me durim dhe përpjekje por do tja arrini të shpëtoni nga kanceri komunist.

Si nisi tragjedia e familjes suaj dhe a është bërë e njohur deri tani? apo keni më për të thënë….çfarë mendoni ?

Sami Blloshmi- Familja jonë ka qënë e njohur prej shume shekujsh, me vet-dije kombëtare,me pushkë edhe pen ka përfaqësuar territoret e saj në shumë kuvende kombëtare. Im atë Selman Blloshmi ka qenë kryetar krahinor, i thoshin në ato kohë. Ai ka përfaqësuar krahinën tonë dhe Pogradecin në Kongresin e Elbasanit më 1908. Ai ka dhënë ndihmensën për shkrimin – këndimin e gjuhës shqipe. Ai i vuri qysh në atë kohë rëndësi shkollimit të bijve të vet.

Birin e tij të madh dhe vëllain tonë Aziz Blloshmi e dërgoi për studimet e larta ushtarake në Austri dhe kur mbaroi ai shërbeu në administratën e qeverisë mbretërore shqiptare. Ardhja e komunizmit kërkoi eleminimin e këtij kuadri me kulturë perendimore edhe ashtu ndodhi. Azizi më 1944 u pushkatua nga komunistët, këtu filloi tragjedia e familjes tone e cila vazhdoi me cilësimin kulak, ky cilësim solli shkatërrimin e plotë të ekonomisë që e kishin vendosur ndër breza.

Persekutimi komunist ndaj familjes tonë nuk do të mbaronte, arrestuan vëllain tonë që vinte mbas Azizit, Hasan Blloshmit, me akuza politike të stisuara ja hoqën të drejtën e lirisë për 25 vite. Në vazhdim me arrestuan edhe mua. Ligji i agjetacion-prapagandës(Neni 55) nuk donte shumë mundim për t’a burgosur një njeri në Shqipërin e kohës së komunizmit. Më dënuan 7 vjet heqje lirie. Komunistët e kishin planifikiuar që meshkujt nga shtëpia jonë duhet të ishin të gjithë në burg. 1976 më arrestuan dy 2 djemtë e mi Vilson Blloshmi e Bedri Blloshmi, kuadri komunist në Librazhd, kërkonte eliminimin e tyre. Ata të vetmin krim që kishin kryer ishte se dashuronin letërsinë – lexonin libra në shqip e në gjuhë të huaj dhe shkruanin fraza dhe rrjeshta poezish lirike dhe patriotike. Të dy i dënuam me vdekje pushkatim. Por fatëmirësisht Bedriut ja lanë me 25 vjet heqje lirie. Vilsonin ma vranë, më muarnë nga duart e mi dritën e syrit, pikërisht ata që sot janë në pushtet dhe hiqen sikur nuk kanë bërë asgjë.

Mbasi na sakatuan shpirtërisht , na internuan duke na shpërngulur nga shtëpia dhe po atë ditën e internimit riarrestuan vëllain tonë Hasan Blloshmi, që porsa ishte liruar nga burgu i parë dhe ai nuk doli më i gjallë nga burgu vdiq atje.

Për sa kohë do ishit i persekutuar? Dhe do të jetonit me frikën e regjimit të privuar dhe në burgje?

Sami Blloshmi- Ne si familje do të jetonim nën terrorin komunist, prej nga 1944 deri sa perendimi do të triumfonte mbi lindje dhe do të likudoheshin relikat komuniste në të gjithë Shqipërinë. Viti 1990 ishte viti i fillesës së lirisë jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shqipëtarët. Tani jemi në pritje që të konsolidohet liria dhe drejtësia dhe të dalë në dritë drejtësia për të cilën vetëm mbetëm duke shpresuar si unë dhe bashkëvuajtësit e mi.

Gjithë kjo vujatje sa të shkruash disa libra. Cili ishte shkaku, ?

Sami Blloshmi- Shkaku pse neve jemi familje e njohur për patriotizëm, atdhedashës, luftëtar, intelektual dhe pronar , ishte e vetmja mënyrë për të luftuar të gjitha familjet si ne ne kudo në Shqipëri, nga Veriu në Jug, sepse kështu ata do të mbeteshin gjallë e do të sundonin për 45 vjet me rradhë e qëndruar në fuqi. Ata ishin të bindur që komunizmin neve si sistem nuk e donim, dhe megjithëse e panë që asnjëherë nuk i sollëm dëm, përkundrazi e kishim ndihmuar në luftën ndaj okupatorit fashist dhe nazismit, pra-se prap ne ishim më të përdjekurit ashtu si dhe shumë familje të mëdha shqiptare që pësuan të njëtin fat me ne.

Familja Blloshmi, a mendoni se e ka marre vlersimin e nderimin që meriton gjatë këtyre viteve të demokracisë ?

Sami Blloshmi- Nuk mund të themi që fare jo. Është vënë emri i Vilsonit në një shkollë në qytetin e Librazhdit, po në këtë qytet është vedosur një bust në përkujtim të Gencit edhe Vilsonit dy poeteve të pushkatuar. Shokët e letrave të Vilsonit e Gencit i kanë përjetësuar ata duke i përmbledhur në vepra shkrimet e tyre. Në përkujtim të tyre janë shkruar skenare televizive dhe ato trasmetohen në ekranet e televizioneve me rast datash përkujtimesh. Është premtuar së shtëpia e lindjes të Vilsonit në Bërzeshtë do të bëhet muze, por akoma jo!. Në dhomën Muze të Vilsonit kanë bërë vizita kryetari i Parlamentit Shqiptar shkelqesia i tij i ndjeri zoti Pjeter Abnori si dhe presidenti i nderuar shkleqësia e tij zoti Bamir Topi, si dhe shumë ministra e deputet. Këto për mua janë sasi e konsiderueshme morale, por vlersim kapital ende mbete për t’u parë.

Ju nuk keni ndonjë pension të posaçëm prej djalit tuaj Vilsonit të pushkatuar ? Po gruaja e tij edhe fëmijët?

Sami Blloshmi- Mua si babai i Vilsonit një vlersim i tillë deri tani nuk më është bërë. As nëna e Vilsonit nuk e ka patur, por as vajza e tij Eni nuk është trajtuar me një pension të tillë.

Në mos gabohem në 8 vjetët e fundit: para-dëmshpërblimi keni marrë si të përndjekur poliitik që keni qenë? apo jo !

Sami Blloshmi- Qeveria e kaluar kishte planifikuar që dëmshpërblimet në vlere leku t’i paguante me shumë këste që unë tani nuk i kujtoj dot sa sa janë por unë kam marr vetëm 2 këste, me shuma të vogla për çdo këst.

Vijmë tek një çështje e rihapur disa herë . A jeni ju, të rihapetdosja e Vilson Blloshmit, po për dosjet e tjera?

Sami Blloshmi- Për sa di unë, në shtyp e në libra janë botuar shumë materiale nga dosja e Vilsonit, mbase jo të gjitha kanë dalë dhe emrat e atyre që çuan në pushkatim Vilsonin. Por me kot, politikanët e sotëm i kanë veshur me pushtet. Akoma sot politika në Shqipëri ka besim në këtë administratë, njerëz që kanë bërë krime, kjo është çudia me e madhe në demokracinë e sotme. Përsa i përket dosjeve në përgjithësi, si thoni ju unë mendoj se ajo është pjesa më e errët e këtij vendi, që ato dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura në qilarët e zeza të këtij vendi që quhet shtet . Shqipëria është i vetmi vend në Europë që me këmbngulje e zmbraps çdo kërkesë për hapjen e tyre. Klasa politike sot në Shqipëri u jep mesazh qetësimit të gjithe veglave të diktaturës, spiunëve, hetuesve, torturuesve, duke u thënë me këtë rast : “Rrini të qetë se jeni të mbrojtur nga te gjitha krahët, ndërkohë që Shqipëria është e pambrojtur nga të gjitha krahët”.

Zoti Blloshmi! A ju takon ndonjëher në Tiranë apo Librazhd t’i hasni rastësisht ata që i ndjeni si shkakatër e tragjedisë tuaj ?

Sami Blloshmi- Sot, në demokraci natyrisht që levizja e lirë e tyre na takon shpesh që të shihemi me njëri tjetrin , por edhe po nuk u pamë fizikisht shifemi nëpërmjet ekranit të televizorit ky fytyrat e tyre janë pothujase çdo ditë në politik apo jetën sociale. Ata kanë një kurajo të çuditëshme – dhe hiqen sikur nuk kan asnjë fajë dhe nuk kan qenë atë që na bënë gjëmën mua dhe mijëra bashkëvujatësve të mi. Tek, syt e tyre unë për vete nuk shohë asnjë shenjë ndjejne se kan bërë diçka, asnjë shenjë pendese. Bile do të thoja se :” Ata tregohen kryelartë sikur të kenë bërë ndonjë vepër në të mirë të njerëzimit – dhe u errën syt ku na shohin ne sot që fëmijët tanë të paktën ka përparuar dhe janë të suksesshëm. Dhe tani që janë edhe me pushtet, kur na shohin me shumë fodullik, janë gati të na thonë ” Ja ku neve na keni përsëri dhe jemi në pushtet dhe nuk keni se cfarë të na bëni ashtu sikur nuk kisht të na bëni”. Dua të them se ky është dënimi më i rëndë që na ka dhënë sot politika e këtyre 23 viteve demokraci. Bile aq më keq se bijët e tyre shkruajn sikur u vjen keq për vujatjen tonë – çfarë hipokrizie që sa ndodhur në asnjë vend të botës !

Si e vlersoni ju zgjedhjen e Bedri Blloshmit, në krye të institutit të përndjekurve politik në Shqipëri, si një pendesë e socialistëve për familjen Blloshmi, apo një privilegj politik në pazaret politike? ku ai aderon apo jo në FDR

Sami Blloshmi- Unë mendojë se zgjedhja e Bedriut në krye të këtij institucioni për mua që e njoh mirë se e kam djalë dhe e kam rritur vet është se nuk mund t’a paragjykoj. Ajo ka qenë, mendoj unë, një përzgjedhje e Kryeministrit të ri. Në programet që kjo qeveri thotë se ka për shtresën e persekutuar nga qeveria komuniste, në se mund t’a quaj një korigjim për realizimin e programit. Bedri Blloshmi, në këtë rast nuk përfaqëson vetëm Blloshmin, por është për të përfaqësuar të gjithë shtresën e të persekutuarve nga komunizmi, dhe në mos ai dikush do të ishte në atë detyrë, dhe kjo vlen ndoshta edhe për të iu përgjigjur pyetjes suaj ” përsa i përket pazareve politike”. Bedriu, për sa e njoh unë si birin tim – nuk ka natyrë kompromentimi që do të ishte në dëm të shtresës së vet. Ai po qe se do të shohi se qeveria do t’i japi shenjat e një “djallezie”, Bedriu menjëherë është nga ata që e denancon. Ai është i pa kompromentueshëm do të thoja me plot bindjen time.

A mendoni se është bërë sa duhet për të persekutuarit politik në Shqipëri ?

Sami Blloshmi- Ka 23 vjet që sistemi i diktaturës thuhet se nuk ekziston dhe si i tillë, me këtë shtresë klasa politike shqipëtare duhet të kishte mbaruar punë, njëherë e mirë dhe të mos egzistone më kjo pyetje, sepse, të thuash ende nuk është bërë sa duhet, është një pyetje e rëndë për vet këtë shtet që pretendon se është demokraci, pyetja duhet të i drejtohet tani drejtuesve politik të vendit se : “Kur do të integrohet shtresa e persekutuar dhe pse është defaktorizuar deri tani kjo shtresë ?

Cfare mesazhi kishit për bashkëvuajtesit tuaj?

Sami Blloshmi- Duke ju falenderuar juve si gazetë që më dhatë rastin të komunikoj me lexuesin e gazetes tuaj, mbas kësaj moshe 85 vjeçare timen, të gjithë bashkëvuajtësit e mi i ngushëlloj për dhimbjet shpirtërore e fizike që pësuam nga djalli i kuq komunist dhe i uroj të kenë durim durim e durim se e drejta do të triumfojë mbi ata “Vërtet vonon por kurr nuk harron !”.

Ju faleminderit që gjetë kohë të bisedoni me gazetën tonë.

Sami Blloshmi- Gjithashtu, pranoni edhe juve faleminderimet tona që na dhatë mundësinë të flasim me gazetën tuaj.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Sami Blloshmi

Personaliteti me dy biografi

June 30, 2023 by s p

Bajram Mjeku/

Si e njihte shqiptaro-amerikani Gani Perolli, ish-kryetarin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva, i cili ishte edhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Mitrovica në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shqiptaro-amerikani, Gani Perolli është i lindur në vitit 1939 në Perollaj të Hasit të Shqipërisë së Veriut dhe që nga viti 1956 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fati e deshi që ai për një kohë të jetonte në Boston të Shteteve të Bashkuara dhe të punonte e ta njihte për së afërmi ish-ministrin e Brendshëm, Xhafer Deva.

Këtë shkrim, gjithmonë sipas kujtimeve të mikut tim Gani Perolli e publikoj për një fakt; shumë nga kundërshtarët politikë të Xhafer Devës e prezentojnë atë si fashist, derisa kampi tjetër e prezenton herë si poliglot e herë si politikan i zoti, derisa e vërteta e madhe sipas Perollit ekziston midis dy ekstremeve. Jo vetëm Xhafer Deva midis shqiptarëve është personaliteti me dy biografi, gjithmonë i prezentuar sipas dëshirave, bindjeve ideologjike e veseve të njerëzve, pa e patur asnjëherë përgjegjësinë ndaj fjalës publike dhe të vërtetës historike, e cila na mungon aq shumë.

Ishin regjimet komuniste, të cilët në Kosovë e Shqipëri, Xhafer Devën e trajtonin si fashist dhe njeri që ka bërë krime. Ishin pikërisht këto dy regjime, të cilat në fakt kanë kryer krimet më të rënda kundër bashkëkombësve të vet që nga Lufta e Dytë Botërore, madje edhe mbasi ra Muri i Berlinit në nëntor të vitit 1989.

Gani Perolli, i cili tash është në moshën 84 vjeçare, së bashku me familjen e tij jeton në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, thotë se ka patur fatin të punojë së bashku me të dhe ta pres disa herë mysafir në familjen e tij ish-ministrin Deva sa ishin duke jetuar në Boston dhe ai kujton: “Për herë të parë me ministrin Xhafer Deva jam takuar më 6 nëntor të vitit 1956 në Aeroportin e Romës. Ishim nisur të shkonim si emigrant politikë drejt Shteteve të Bashkuara dhe fati e deshi që të mos ktheheshim kurrë më në atdhe. Bashkë me familjen tonë, për në Shtetet e Bashkuara udhëtonte edhe Xhafer Deva me bashkëshorten e tij me origjinë austriake Oswalda dhe fëmijët e saj. Së bashku me ne dhe për koincidencë për në Shtetet e Bashkuara udhëtonin me familjet e tyre edhe disa personalitete tjera shqiptare dhe me ndikim gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte profesor Gaqo Goga nga Korça, përfaqësues i Lëvizjes së Legalitetit, pastaj prof. Miftar Spahia së bashku me familjen e tij, i cili po ashtu ishte përfaqësues i Legalitetit, pastaj Mark Shala nga Shkodra, i cili i takonte Bllokut Independent, një inxhinier shqiptar nga Maqedonia, të cilit asnjëherë nuk ia mësova emrin, si dhe Ramazan Qosja me familjen e tij. Së bashku me ne udhëtonin me familjet e tyre edhe Ismail Vërlaci e Ndue Gjomarkaj, po ashtu personalitete me ndikim. Derisa ishim duke pritur në ambientet e Aeroportit të Romës, Said Kryeziu, i cili më vonë u zgjodh nënkryetar i Komitetit “Shqipnija e Lirë”, na prezentoi me ministrin Deva dhe Saidi tha: ‘Ky është Hamit Perolli nga Hasi, biografinë e pastër të të cilit zor ta ketë ndonjë shqiptar tjetër dhe ky është djali i tij Ganiu’, derisa unë isha vetëm 17 vjeç.

Xhafer Deva kishte një shtat mesatar dhe ishte zeshkan nga pamja. Në fytyrën e tij ravijëzoheshin shumë rrudha që i ishin krijuar nga hallet e kohës dhe mbante syza. Pamja e tij të jepte ndesinë e një burri të moshuar, megjithëse atëbotë ai ishte vetëm pesëdhjetedy vjeç.

Në fakt, itinerari ynë i udhëtimit nuk ishte drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara. Nga Aeroporti i Romës në fillim shkuam në Islandë, pastaj në Kanada dhe nga Kanadaja mbërrijtëm në New York. Nga New Yorku, familja ime dhe ajo e Xhafer Devës përfunduam në Boston dhe i gjithë grupi që udhëtuam nga Aeroporti i Romës u pajisëm me Kartën e Gjelbërt, i cili na e jipte statusin e banorit të përhershëm me të gjitha të drejtat përveç të drejtës për të votuar. Kartoni i Gjelbërt, nuk na e siguronte nënshtetësinë amerikane, pasi duhet të qëndrosh së paku pesë vite, derisa atë na e siguroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, David Eisenhower. Kjo Kartë vlente edhe për të gjithë emigrantët e Evropës Lindore.

Sapo u vendosëm në Boston, të nesërmen së bashku me Xhafer Devën kërkuam punë, pasi ekzistenca jonë materiale ishte në pikën zero. Shkuam në Hotel ‘Statler’ ndër më të njohurit e Bostonit dhe gjetëm punë. Në këtë hotel ishte menaxher shqiptaro-amerikani Vasil Carolli, i cili na punësoi dhe ishte veteran i Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte miqësi të jashtëzakonshme me gjeneralin me nam David Eisenhower, i cili në këtë kohë ishte President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vasil Carolli kishte punuar në Shtabin e Luftës së gjeneralit Eisenhower gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhafer Deva ishte i heshtur për nga natyra dhe fliste rrallë. Pasion e kishte kuzhinën dhe për një kohë ka punuar si kuzhinier në Hotel Statler. Xhafer Deva fliste rrallë, dhe asnjëherë për të kaluarën e tij. Edhe kur fliste ndonjëherë, ankohej në Shqipërinë e kohës sa ishte ministër i Brendshëm, prandaj edhe e kamxhikoste…

Për Xhafer Devën është folur e shkruar shumë se kinse ka punuar për agjensi të ndryshme të inteligjencës, e në veçanti për CIA. Xhafer Deva nuk ka punuar asnjëherë për asnjë agjensi të inteligjencës dhe kur e ka themeluar organizatën e tij politike Lidhja e Prizrenit, si vazhdimësi e asaj që e kishte themeluar në vitin 1943, atë e trajtonte si klub politik. Këtë organizatë, më shumë e trajtonte si një vendtakim me emigrantët shqiptarë, pasi administrata amerikane ishte e kujdesshme në raste të këtilla, megjithëse edhe vet Deva ishte i kujdesshëm.

Është folur e shkruar se Xhafer Deva ishte poliglot i madh. Në fakt, Xhafer Deva i fliste dhe i shkruante bukur katër gjuhë të huaja si; gjermanishten, anglishten, turqishten dhe serbokroatishten, të cilat për mendimin tim mjaftonin për një personalitet. Është folur e shkruar po ashtu se Xhafer Deva ishte politikan i shquar, por për mendimin tim më shumë se politikan, Deva ishte praktik. Kur çdo fundjavë vinte në apartamentin tonë në Boston, pasi gruaja e tij dhe fëmijët gjatë kësaj kohe nuk jetonin së bashku me të në Boston dhe kur nana ime e gostiste me kafe, Xhafer Deva gjithmonë i drejtohej:

– Jo zonjë, shërbeju në fillim grave, pastaj mua, sepse nuk e meritojmë të shërbehemi të parët, sepse ne e humbëm luftën!

Me Xhafer Devën gjatë kohës sa ka qëndruar në Boston, jam takuar edhe në apartamentin e Destan Berishës nga Bilusha e Prizrenit në ‘126 Allen Street’ ku ishte edhe qendra e shqiptarëve në Amerikë, të cilët kishin ardhur mbas Luftës së Dytë Botërore. Destan Berisha ishte një burrë dinjitoz, i cili ka qenë pjesë e grupeve diversante që kanë zbarkuar në Shqipëri mbas Luftës së Dytë Botërore për të rrëzuar regjimin komunist, por as Destani nuk ishte bashkëpunëtor i ndonjë agjensie të inteligjencës. Gjatë fundjavës kur takoheshim në apartamentin e Destan Berishës, Xhafer Deva i pasionuar pas kuzhinës na e përgatiste drekën. Gjatë kësaj kohe, Xhaferit sikur i shtohej oreksi për të folur për të kaluarën. Ai na tregonte ngjarje të ndryshme nga jeta e tij si ministër i Brendshëm, më saktë na rrëfente ndodhi të ndryshme në rajonin e Drenicës, Llapit, Shalës së Bajgorës dhe rajoneve tjera të Kosovës. Xhafer Deva nuk ishte mendjemadh. Ishte njeri i thjeshtë dhe shumë i durueshëm.

Megjithëse në Shqipëri nuk kishin patur raporte të mira në planin politik, Xhafer Deva e çmonte fort Said Kryeziun, i cili ishte edhe nënkryetar i Komitetit ‘Shqipnia e Lirë’, shef i të cilit ishte intelektuali i madh, Mit’hat Frashëri. Sa herë fliste për Said Kryeziun, Xhafer Deva thoshte se një personalitet të këtillë të dytë nuk i gjendej në Kosovë, derisa në Shqipëri mund të ketë ndonjë të këtillë, por që nuk theksonte ndonjë emër. Kur u themelua Komiteti ‘Shqipnia e Lirë’ në gusht të vitit 1949 në Paris, Xhafer Deva e kujtonte kështu takimin e tij me Said Kryeziun, derisa ishte mysafir në familjen tonë: ‘Pas themelimit të Komitetit ‘Shqipnia e Lirë’, shkova te Said Kryeziu dhe i thashë që aleatët e mi e kishin humbur luftën dhe aleatët e tij e kishin fituar. Nga sot e tutje, unë dhe ata që vijnë mbas meje jemi ushtarët tu. Derisa jemi në mërgim, jemi më shumë vëllezër se sa ushtarë e gjeneralë, por kurdo që kthehemi në atdhe, atëherë secili nga ne do të veprojmë sipas bindjeve dhe pikëpamjeve tona…”.

Foto: Ministri i Brendshëm, Xhafer Deva duke folur para Asamblesë Kombëtare, pas shpalljes së neutralitetit të Shqipërisë Etnike në vitin 1944.

Filed Under: Histori

#SiSot, më 29 qershor 1444, Skënderbeu fiton Betejën e Torviollit

June 30, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Pasi Skënderbeu u kthye në vendlindje dhe nisi një kryengritje shqiptare, Murati II dërgoi një prej komandantëve më me përvojë, Ali Pashën, me një ushtri të madhe për të shtypur shqiptarët. Skënderbeu e priste këtë reagim kështu që u zhvendos me trupat e tij. Dy komandantët e lartë u takuan në Torvioll ku ngritën kampet.

Më 29 qershor, Ali Pasha doli nga kampi i tij dhe urdhëroi forcat e tij të sulmonin ushtrinë e Skënderbeut. Pasi forcat kundërshtare po afroheshin në pozicionin e duhur, Skënderbeu urdhëroi forcat e fshehura në pyjet prapa ushtrisë turke për të sulmuar ushtrinë turke nga pas. Rezultati ishte shkatërrues për osmanët dhe e gjithë ushtria sulmuese u mposht.

Në dorëshkrimet e Fan Nolit të ruajtura në fondin e tij gjendet ky fragment, i cili përmend Betejën e Torviollit:

“I fundit por jo më pak i rëndësishëm, Antivarini është biografi i vetëm i Skënderbeut i cili na jep neve emrat dhe datat e dy prej betejave më të rëndësishme të Skënderbeut, atë të Torviollit të 29 qershorit 1444 dhe Betejën e Albulenës të 2 shtatorit 1457.”

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#BetejaeTorviollit

#Skënderbeu

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT