• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja, ishte pushka e kombit.

August 16, 2018 by dgreca

Shkruan: Jahja Lluka – Kryetar i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar “Gjergj- Kastrioti –Skënderbeu”/

1344848110-hasan_prishtina

  • Është e paktë çdo fjalë, kur është në pyetje vepra e të madhit Hasan Prishtina. Sepse ai mbetet i pazakontë, në rrethana të rënda  kur kombi ynë rrezikohej me shuarje, Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja, ishte pushka e kombit./
  • Kombi ynë ka nxjerrë nga gjiri i tij, personalitete të kalibrit botëror, i tillë ishte Hasan Prishtina, të cilin historia e njeh si njërin nga mendjet më të ndritura, diplomat i shquar, politikan largëpamës, strateg preciz, filantrop, e mbi të gjitha atdhetar i madh./

Kur Shqipëria lëngonte nga dhimbja dhe vuajtjet, kur xhonturqit donin me domosdo ta shypnin dhe frymën e fundit shqiptare, kur fqnijët zaptues me frymë hienash iu hodhën Shqipërisë së gjakusur, për ta bërë copë- copë, kur fati i Shqipërisë prehej nga gërshëret e Fuqive të Mëdha, që ja vulosinin mosekzistencën, dolën në skenë burra të mëdhenjë të cilët përjetësisht do i njehë historia, për veprën e tyre sublime “Shpëtimin e Shqipërisë”.

Hasan Prishtina, ky njeri që ngriti zërin në parlamentin osman, tha se t’i mbrosh shqiptarët është detyrë që i takon civilizimit, sepse secili njeri i civilizuar do ngis zërin për tragjedinë pesë-shekullore ndaj një populli që fati kishte qenë i pamëshirë për të.

Sepse shqiptarët mbrojtën civilizimin kundër barbarisë, deri në frymën e fundit duke mos njohur fjalën dorëzim.

Hasan Prishtina thoshte para pralamentit osman, se tani shqiptarët trajtohen si skllevër, që mbi shpinën e tyre bartin peshën e gjithë barbarisë, të lodhur e të dërmuar në sytë e botës, nuk ishin më njerëz, ishin thjeshtë krijesa pa fat, të destinuara të zhdukeshin përgjithmonë.

Hasan Prishtina e cilësonte Shkupin si kryeqytet të të gjithë shqipëtarëve, ndaj kapi pushkën dhe nisi kryengritjen deri në çlirimin e tij.

Hasan Prishtina nuk ndenji në kolltuqe edhe pse ishte politikan, por njohu torturën e burgut, prangat të cilat iu vendosën nga serbët dhe bullgarët vetëm për ta çnjerëzuar dhe ta bënin të dorëzohej. Por ai nuk ndaloi, u bë zëri më i fuqishëm ndër shqiptarë ku preku majat e diplomacisë botërore.

Misioni i tij ishte çlirimi njëherë e përgjithmonë nga zgjedha osmano- sllave,  mision të cilit nuk iu nda asnjëherë deri në çastin që mbylli sytë përgjithmonë nga dora e tradhtisë.

Atdhetari i madh Hasan Prishtina lindi me 27 prill të vitit 1873, në qytetin e Vushtrrisë, rrjedhë nga një familje e shquar dhe fisnike nga Polaci i Drenicës, e cila e frymëzoi Hasan Prishtinën me dashurinë për atdheun.Qysh në fëmijëri Hasan Prishtina ishte i veçantë,duke treguar aftësi të jashtëzakonshme të cilat ia hapën rrugën e dijes. Filloi mësimet në vendin e lindjes,për të vazhduar më pas në gjimnazin frëng në Selanik.Nuk mbaroi me kaq dhe mori rrugën për në Stamboll për të studiuar drejtësi në Universitetin e Stambollit.Por dashuria për Shqipërinë e shtyu që pas përfundimit të studimeve të kthehet në Shkup, për të nisur misionin e tij patriotik dhe frymëzues për popullin e tij të shtypur.Veproi me klubin “Bashkimi” dhe hodhi idenë e tij në opinion se gjuha shqipe duhej të shkruhej me alfabetin latin, për  shkak se këto shkronja ishin më afër origjinës së shqipes.

Si politikan i shquar që ishte, u zgjodh dy herë deputet në parlamentin osman si përfaqësues i Prishtinës për Vilajetin e Kosovës. Hasan Prishtina në mandatet e tij si deputet,u bë zë i fuqishëm për çështjen shqiptare. Vuajtjet e popullit shqiptar dhe lufta e tij për liri,për  Hasan Prishtinën ishin objektivat  kyçe të cilat i mbronte në kuvendin e Stambollit.

Pasi  që humbi pozitën e deputetit më 1912,ishte lagjia Taksim e Stambollit, ku Hasan Prishtina fillon veprimtarinë e tij ilegale, me patriotë dhe intelektualë të asaj  kohe për të vendosur fatin e Shqipërisë së përgjakur. Aty merret vendim të organizohet një Kryengritje e Përgjithshme e Armatosur në Shqipëri. Nisma e tij mori dhenë dhe u përhap në përmasa popullore, pasi që  populli shqiptar ishte lodhur nga sundimi i regjimit xhonturk.Me 5 maj -18 gusht kryengritësit shqiptarë me në krye Hasan Prishtinën e liruan Vilajetin e Kosovës dhe zunë Shkupin.Kjo kryengritje e udhëhequr nga Prishtina, bëri që autoritetet osmane të dorëzohen para revoltës shqiptare, duke pranuar kështu 12 nga 14 pikat e parashtruara nga paria e kryengritjes. Ky ishte hapi i parë për njohjen e autonomisë së Vilajetit Shqiptar.

Në Luftën e Parë Ballkanike, Hasan Prishtina arrestohet nga forcat serbe dhe përfundon në burgun e Kalemagdanit në Beograd. Me urdhërin e qeverive të Austro- Hungarisë, Anglisë dhe Italisë lirohet.

“Fillon karrierën politike në Shqipëri pas Konferencës së Londrës me 1913, ku ngarkohet me postin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Ismail Qemalit. Në nëntor të po atij viti iu bashkua Esad pashë Toptanit. Emërohet ministër në kabinetin e Turhan pashë Përmetit në kohën e Princ Vidit”

Lufta e Parë Botërore e gjenë Kosovën në flakë, Hasan Prishtina nuk rri duarkryq dhe niset për në Kosovë, ku organizon një grup vullnetarësh përkrah trupave austro-hungareze.

Ky guxim dhe largpamësi e tij  çmohet nga Austro- Hungaria ku merrë “ urdhërin austro-hungarez të Franc-Jozefit, me shenjat e oficerit të madh (Gross-Offizier). Kishte marrëdhënie të ngushta me Ballplatz-in për çështjen e Shqipërisë.”

Për Hasan Prishtinën, veç Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e atdheut i rëndësishëm ishte edhe edukimi i brezave të rinjë.

Ai e shihte edukimin si rrugëtim drejtë lirisë, sepse vetëm një komb i edukuar do arrinte njëherë e përgjithmonë të shlirohej nga pushtuesit e zymtë të cilët, bënin eksperimente me koka shqiptarësh.

Hasan Prishtina, kishe shkolluar qindra studentë me parat e veta, vetëm që ata të ishin njejtë sitë rinjët e botës së civilizuar që dinin shkrim e lexim.

Prapë burgoset nga forcat bullgare me 1917, ku më pas arratiset dhe e lëndon këmben rënde duke ikur nga dritarja e qelisë.

Me 1918, Kosova pushtohet nga forvat serbe. Hasan Prishtina largohet për në Vienë, qëllimi i tij ishte që ta ngriste çështjen e shqiptarëve të Kosovës në qarqet më të larta diplomatike evropiane dhe zëri i tij shkoi deri në Amerikën e largët, ku i shkroi telegram presidentit amerikan Wilson, për padrejtësitë dhe gjenocidin në të cilin po kalonte populli shqiptar.”U emërua në krye të dërgatës së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar”

Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të  po atij viti pas një grusht shteti me Mustafa  Krujën, Q. Koculin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli.

Pas qeverisë gjashtëorëshe të Koculit, emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë,pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë atdheut.Pretendohet se kundrejt Prishtinës janë ndërmarrë katër herë përpjekje për t’i bërë atentat. Vritet pabesisht me 13 gushtit të vitit 1933, në Selanik nga Ibrahim Çelo.

Vrasja e Hasan Prishtinës trondit opinionin e asaj kohe. Një njeri i madh që i dha gjithëçka atdheut, duke shkrirë rininë, pasurinë dhe jetën për çështjen shqiptare, që u bë frymëzim për brezat e ardhshëm e që asnjë moment nuk iu nda kauzës së tij deri në frymën e fundit, meriton respektin e çdo shqiptari.

Është e paktë çdo fjalë, kur është në pyetje vepra e të madhit Hasan Prishtina. Sepse ai mbetet i pazakontë, në rrethana të rënda  kur kombi ynë rrezikohej me shuarje, Hasan Prishtina ishte drita, ishte zëri, ishte mendja, ishte pushka e kombit.

Vepra e Hasan Prishtinës mbeti frymëzim për brezat e ri, të cilët lindën në Kosovën e okupuar dhe të përgjakur nga regjimi serb. Shekulli i XX ra si një vello e zezë mbi Kosovën. Vuajtje, gjenocid e dhimbje pafund përjetoi ky popull, ku vit pas viti e dakadë pas dekade shqiptarët detyroheshin me dhunë të shpërnguleshin nga atdheu. Në vitet e 90’ kur Kosova lëngonte nga gjaku, dhe torturat, Shoqata për Kthimin  e Shqiptarëve, me intelektualë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës, themeloi lëvizjen për pengimin e shpërnguljeve me emrin “Hasan Prishtina”.Pas më shumë se 700 tubimeve nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës u arrit që të pengohet shpërngulja masive e ideuar nga Akademia Serbe.

Edhe pse nën masa të rrepta, nga regjimi serb, kur u mbyllën të gjitha institucionet në Kosovë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve, e vazhdoi punën, në vitin 97’ e themeloi çmimin “Hasan Prishtina”, që së pari iu nda Nënës Shqiptare e cila kishte lindur 16 fëmijë, e të cilët të gjithë qëndruan në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vështira për jetesë.

Më pas çmimi “Hasan Prishtina” iu nda  shumicës së figurave kyçe të politikës dhe diplomacisë botërore të cilët ndikuan në çlirimin e Kosovës me 99’.

Veç çmimit “Hasan Prishtina” lindi edhe iniciativa për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës tek rrethi i flamurit në Prishtinë, nga ku ishte nisur Hasan Prishtina për çlirimin e Shkupit, dhe rikthimin e eshtrave të tij nga Kukësi në Prishtinë, por kjo iniciativë u pengua me mosdhënien e lejes nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, në krye me Isa Mustafën, me arsyetimin se një shtatore e Hasan Prishtinës ekziston në oborrin e rektoratit të Universitetit të Hasan Prishtinës.Kjo shtatore nuk mund të vizitohet nga qytetarët pasi është brenda rrethojave të rektoratit.

Poashtu iniciativa  për shtatore në atë kohë u mbështet nga ish- kryeministri Hashim Thaqi me të vetmen kërkesë që të përmbushen procedurat ligjore (leja nga Komuna e Prishtinës).

Sidoqoftë me gjithë neglizhencën dhe hudhjen poshtë të iniciativës, figura e Hasan Prishtinës mbetet e përjetshme në historinë shqiptare, vepra e tij jetësohet me pavarësinë e Kosovës dhe do merrë kuptim të plotë kur të realizohen të drejtat e gjithë shqiptarëve në Ballkan.

Filed Under: Histori Tagged With: Hasan Prishtina, Jahja Lluka, pushka e Kombit

INTERVISTA- MBRETI: ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË….

August 15, 2018 by dgreca

  • RRËFIMI EKSKLUZIV I MBRETIT ZOG PËR DAILY TELEGRAPH (1928) : “KJO ËSHTË ARSYEJA E BASHKËPUNIMIT ME ITALINË.”/

-Mbreti Zog I: Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Gusht 2018/ Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar të shtunën e 13 tetorit 1928, në faqen n°5, një intervistë ekskluziv/1-Mbreti-Zoge të Ahmet Zogut, dhënë asokohe medias britanike, Daily Telegraph.Përtej qëllimëve të tij për të civilizuar popullin shqiptar, që t’a bëjë atë të pranojë, sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore, mbreti, shpeshherë i kritikuar për çështjen në vijim, ka shpjeguar arsyete bashkëpunimit me Italinë.Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :THE TELEGRAPHIntervista me mbretin e ri

Zogu I dërshiron të civilizojë popullin e tij…dhe të ruajë pavarësinë e tij/

Londër, 12 tetor (nga korrespondenti ynë me telefon). – Z. Ashmead Bertleet, kontribuesi i mirënjohur i Daily Telegraph, i dërgoi një gazete të Tiranës këtë intervistë interesante që ai kishte zhvilluar me mbretin e ri të Shqipërisë, Zogu I. Monarku gjatë intervistës, ka folur për tema të ndryshme : administratën e brendshme, ushtrinë, financat dhe politikën e jashtme. Në raport me temën e fundit, Zogou I tha :“Personalisht, unë e vlerësoj mbretin Aleksandër dhe popullin e Jugosllavisë, por mendoj se ata kanë një ide të gabuar për atë që po ndodh në Shqipëri. Do të doja të them diçka më shumë në lidhje me këtë temë që është e përfshirë aq thellësisht në Evropë. Në radhë të parë, më lejoni t’ju them se nuk kemi asnjë aluzion më të vogël agresiv ndaj Jugosllavisë. Dëshira jonë është të kemi marrëdhëniet më të mira me këtë vend.

Në radhë të dytë, ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga pavarësia jonë në favor të një kombi tjetër. Mund t’ju kujtoj Historinë. Shqipëria është i vetmi vend Ballkanik që gjithmonë ka arritur të ruajë pavarësinë- pavarësisht nga pushtimet e shumta. Karakteri i racës shqiptare bazohet në dashurinë e lirisë për t’u vetë drejtuar.Ne nuk do t’i nënshtrohemi kurrë dominimit italian; njerëzit nuk do ta toleronin atë qoftë dhe për një çast. Por ne duhet të marrim parasysh gjendjen tonë. Ne jemi vërtet shumë vonë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Populli nuk di as të lexojë dhe as të shkruajë; ka pak ligje të shkruara që zbatohen dhe “hakmarrja” ende mbretëron në shumë pjesë të vendit. Qëllimi im është të civilizoj popullin tim, t’a bëj atë të pranojë sa më shumë që të jetë e mundur, zakonet perëndimore.Kjo detyrë mund të realizohet vetëm me ndihmën e jashtme. Kjo është arsyeja pse ne kemi miratuar mjetin që na dukej më i përshtatshmi për ne. Mbi të gjitha, kishim nevojë për para dhe kishte vetëm një mënyrë për t’i gjetur : t’i merrnim ato hua nga një vend tjetër. U përpoqëm në Gjenevë dhe dështuam; ne kemi provuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Anglinë, por pa sukses. Pra, Italia na erdhi në ndihmë dhe na dha hua 2 milionë paund në kushte shumë të favorshme për ne.Këto para përdoren tani për punët publike : rrugët, urat dhe ndërtimin e portit të Durrësit. Pastaj, na nevojitej ndihma e ekspertëve dhe financierëve, oficerëve për të organizuar ushtrinë tonë tokësore dhe detare, inxhinierët, mjekët dhe kështu me radhë. Natyrisht, Italia, e cila na dha paratë, kishte të drejtën e para për të kontrolluar shpenzimin e kësaj shume. Kjo është arsyeja pse ne kemi shumë italianë që punojnë mes nesh, por kjo nuk do të thotë që ne kemi humbur pavarësinë tonë politike. Ne mbetemi një komb dhe zotër në shtëpi; dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që të mbizotërohemi apo të shfrytëzohemi në interes të të tjerëve. ” — T. B

Filed Under: Histori Tagged With: “L’Intransigeant”, Intervista, Mbreti Zog I

Intituti Luce, filmimi i germimeve arkelogjike me 1927

August 14, 2018 by dgreca

Si filmoi:” Intituti Luce” në Phoinike  dhe Butrint në vitin1927,gërmimet arkeologjike/

685028625

Nga Gëzim Llojdia/

Sandro De Maria në shkrimin e tij:”Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare” botuar te revista :”Iliria”Nr.1-2,2003-2004, sjell një fakt interesantë për drejtorin e parë të ekspeditës italiane në Shqipëri,Lugi Maria Ugolini  dhe më saktësisht një letër e Ugolinit drejtuar Ministrisë së Jashtme italiane  në vitin 1927 ,ku ai shpjegon se para disa ditësh kishte mbritur  një Operator i :Luce” në Phoinike për të filmuar gërmimet arkeologjike ,si dhe zbulimet e bëra  të deri atëhershme nga ekspedita italiane, në skajin jugor. Jo vetëm nga ana propagandistik,regjimi që po fuqizohej në shtetin e çizmes kishte synime por ato metra film të xhiruara në dy sitet arkeologjike në jug pavarësisht këtij qëllimi,janë sot  dëshmi e një pune arkeologjike në zbulimin e rrënojave ,që flinin në tokën tonë, prej qindra vjetësh.

Sandro De Maria shkruan:

Në të njëjtën mënyrë Ugolini do të nxitet të mbajë konferenca të ndryshme mbi gërmimet në Shqipërinë për qendra të ndryshme ndërkombëtare, duke fituar sukses të padiskutueshëm. Edhe instrumenti i marrjeve kinematografike, të realizuara nga “Intituti LUCE”, qoftë në Phoinikenë vitin1927, qoftë në   Butrint ,do të shikohet si shumë i rëndësishëm për njohjen e sukseseve të Ekspeditës. Përse i përket filmit të realizuar në Phoinike në verën e vitit1927, ruhet një letër domethënëse e Ugolinit i (drejtuar me shumë mundësi Ministrit të Jashtëm) nga e cila del qartë rëndësia që arkeologu Italian i jepte këtij mjeti të ri për njohjen e punimeve të Ekspeditës.

Ugolini shkruante:

“Para ca ditësh erdhi këtu mbi akropol[ të Phoinike-s] një operator i «Luces» për të filmuar disa monumente arkeologjike të gërmuara ose në gërmim e sipër. U mundova që punimet të”merreshin” sa më mire që të ishte e mundur. Por tani më duke te nevojshme që drejtuesit e «Luce» në Romë të mos presin asnje skenë nga sa u filmua ,sepse janë të pakta (janë vetëm disa monumente dhe objekte me interes te veçantë për publikun), dhe sepse Ekspedita Arkeologjike Franceze po vazhdon propagandën e saj.

Në qoftë se drejtuesit e «Luce» do të kujdesen edhe për këtë pjesë të filmit, dhe do të projektohet gjithçka u filmua në Finiq (rreth njëqind metra), ne do të kemi formën njohëse më të fuqishme për veprimtarinë tone arkeologjike  Nuk do të harroj të bëj edhe konferencat. Pikërisht sot i shkruajta ambasadës sonë në Durrës, duke i u përgjigjur pyetjeve të ndryshme…”.

Filed Under: Histori Tagged With: filmimi i germimeve arkelogjike, Gezim Llojdia, Intituti Luce, me 1927

HISTORI- MOTRAT E MBRETIT ZOG NE PARIS

August 14, 2018 by dgreca

PARIS-SOIR (1938) / MOTRAT E MBRETIT ZOG (MYZEJENI, RUHIJA DHE MAXHIDJA) JANË NË PARIS NË MËNYRË ANONIME – INTERVISTA EKSKLUZIVE ME TO./Ruhije princesha

Motrat e mbretit të Shqipërisë duke ekzaminuar një ekspozitë të punës së “Scout-ëve”. Ne e dimë se princesha Maxhide (djathtas) është, në vendin e saj, një nga udhëheqëset e lëvizjes “scout”. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/

Nga Aurenc Bebja, Francë – 13 Gusht 2018/

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të shtunën e 9 prillit 1938, në faqen n°5, një intervistë të veçantë të motrave të mbretit Zog (Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides), të cilat gjendeshin në kryeqytetin francez, në mënyrë krejt anonime, për të bërë blerjet e fundit me rastin e dasmës së vëllait të tyre, të parashikuar në fund të muajit prill të po atij viti.

Çfarë kanë rrëfyer ato asokohe për median franceze ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Ato blejnë tualete për dasmën e vëllait të tyre.

Ndërsa mendonim se ato ishin në Londër, princeshat mbretërore të Shqipërisë janë në Paris. Një hotel luksoz i qetë, pranë « Etoile », është streha e tyre që prej javës së shkuar; ato kanë marrë dy apartamente me pamje nga rruga. Një ministër i ceremonive, z. Martini, i shoqëron ato.

Si është e mundur që tri gra të reja, ku disa fotografi të kohëve të fundit u kanë popullarizuar siluetën, të kenë qenë në gjendje të lëvizin në mënyrë anonime ?

Ky është sekreti i Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides. Një gjë është e sigurtë se kjo “lojë” e tyre i kënaq ato.

Motrat e mbretit Zog ecin në heshtje nëpër hollin e hotelit. Cila është më e bukur ? Ato janë të tria brune, të holla, jashtëzakonisht elegante;  ato kanë flokë ngjyrë kafe të lidhura në cep, pak makijazh, pafundësisht të bukura. Kostum të vogël sportiv, çantën nën krah, kapele me një vello përpara.

Myzejen është më e madhja me trup, por edhe në moshë. Oh ! fare pak ; ajo është 27 vjeç, ndërsa motrat e saj janë 25 dhe 24 vjeç. Të dyja kanë sy të zinj të shkëlqyeshëm, ndërsa fytyra ngjyrë esmere e Maxhides ndriçohet nga një vështrim i butë dhe i qartë.

Ato flasin frëngjisht.

— Dhe kjo nuk është për t’u habitur, – buzëqesh njëra nga gratë e reja. Ne kemi bërë studimet tona në Lausanne (Lozanë) ; Kemi përfunduar para katër vitesh, dhe që atëherë kemi ardhur shpesh në Paris.

—  Sepse ne jemi shpesh këtu ! – thotë Ruhija plot gëzim.

— Ne kemi ardhur për të parë motrën tonë, princeshën Senije Habid, e cila, e martuar, jeton në qytetin tuaj. Ajo është këtu në hotel, me ne. Ne kemi ardhur këtu për të blerë rroba, kapele dhe për të parë parfumeritë ! Ne shkojmë në teatër, në restorant, sepse ne kemi shije (gusto). Kësaj here, ne do të zgjedhim tualetet tona me rastin e dasmës së vëllait tonë, e cila do të mbahet më 27 të këtij muaji.

— E gjitha kjo për të ju thënë se jemi të zëna, – përshpërit me ëmbëlsi Maxhidja.

Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë me tri gratë e bukura që rrobaqepësi po pret. Ato, para se të hynin në makinë, paten një buzëqeshje që na dëshmoi se ato na falën për besdisjen tonë.

— Dhe ne nuk ëndërrojmë të lujamë në kinema ! – bërtasin të tria së bashku, duke qeshur.”

Georgette Mayou

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Motrat e Mbretit Zog, ne Paris

SHFAQJA E ALEKSANDER MOISIUT NË “L’ATELIER”

August 9, 2018 by dgreca

1 Moisiu

LA SEMAINE À PARIS (1927) / ALEKSANDËR MOISIU, KY BIR SHQIPTARI E KOMEDIAN I SHQUAR, DO TË LUAJË NË “L’ATELIER”/1 alexander Moisiu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Gusht 2018/

Gazeta franceze, “La Semaine à Paris”, ka botuar, më 14 tetor 1927, në faqen n° 24, një shkrim kritik për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për lexuesit e Diellit :Nëse jo shumica, shumë nga spektatorët që do të marrin pjesë në shfaqjet e dhëna në Atelier nga Z. Aleksandër Moisi, e njohin atë vetëm prej reputacionit të tij. Nuk ka dyshim për mua se jo të gjithë që dalin nga salla e teatrit, bëhen admirues të tij.

Ai është një komedian shumë i madh. A është loja e tij specifikisht gjermane ?Më duket se jo ; në fakt, ai anon po aq në aktorët gjermanë (që e rrethonin atë në shfaqjen e parë që ai luajti) sa në tanët (që i dhanë pastaj replikën).Nuk e di nëse ky bir shqiptari dhe italianeje (gjuha amtare e të cilit është italishtja) flet një gjermanishte të përsosur. Në çdo rast, ai shprehet shumë mirë në frëngjisht. Ai na u shfaq në dy vepra të Tolstoit, dhe kam përshtypjen se rusi i madh i përshtatet temperamentit të tij. Do t’ju tregoj herën tjetër në lidhje me interpretimin e tij të Hamletit – të cilin ai do ta bëjë në momentin kur ky numër i  “La Semaine à Paris” do të arrijë te abonentët tanë.

Analiza e tepërt e lojës aktori rrezikon sterilizimin e saj në kujtesën e tij.Rrjedhshmëria e artit skenik kërkon që t’i përmbahemi përshtypjeve. Ajo që prodhohet nga Z. Moisi është e thellë, dhe nga vetë fakti i thellësisë së shfaqjes së tij. Ajo që e karakterizon është mprehtësia e rezonancës përmes përçmimit të dukshëm.

Trupa gjermane që rrethon Z. Aleksandër Moisi (një nga përkthyeset, Znj. Rosa Bertens luan pastaj në frëngjisht, shumë mirë), është e mirë. Ajo të bën që të shtrëngosh jetën nga afër.

Ndoshta, mund të fajësohet tendenca për të luajtur shumë para publikut. Nga dhimbja akute e lojës së saj, përkthyesja kryesore, Znj. Léontine Sagan, më kujtoi të pakrahasueshmen Elisabeth Bergner-in në “A qui la faute ? – Faji i kujt ?”, filmi prekës i shfaqur aktualisht në Ursalines.

Dekoret skematike: një kanavacë, një tavolinë, janë vënë me mjeshtëri, falë lojës së dritave, – ndriçime “à la Rembrandt”. Në tërësi, një përpjekje shumë fisnike dhe një rezultat i mrekullueshëm.

 

C.S.C

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aleksander Moisiu, Aurenc Bebja, NË “L’ATELIER”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 294
  • 295
  • 296
  • 297
  • 298
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT