• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GRATË SULIOTE,KËTO HEROINA SHQIPTARE ME FUND TRAGJIK

August 15, 2017 by dgreca

LE PETIT PARISIEN (1885) : TRIMËRESHA MOSCHO TSAVELLAS (MOSKO XHAVELLA) DHE GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE ME NJË FUND TRAGJIK/

Nga Aurenc Bebja #, Francë – 15 Gusht 2017/

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».

Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinë e tyre shqiptare.

Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 sul

« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.

Këto gra ishin Suliotet.

Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre,  katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.

Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.

Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »

* kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurel Bebja, GRATË SULIOTE, KËTO HEROINA SHQIPTARE, Le Petit Parisien, ME FUND TRAGJIK

Pashko Vasa-Njeriu i duhur në vendin e duhur

August 13, 2017 by dgreca

JOURNAL DES DÉBATS POLITIQUES ET LITTÉRAIRES (1883) : « PASHKO VASA, THE RIGHT MAN IN THE RIGHT PLACE »/

1 ok Pashko Vasa

Nga Aurenc Bebja*, Francë/Gazeta franceze, « Journal des débats politiques et littéraires – Paris », ka botuar, të mërkurën e 16 majit 1883, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me emërimin e Pashko Vasës guvernator të Libanit.

Lideri shqiptar njihej në mjediset politiko–diplomatike osmane dhe perëndimore si një njeri i talentuar për të drejtuar poste me përgjegjësi të lartë.

Shkrimi në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » – dëshmon qartësisht se sa i vlerësuar ka qenë atdhetari shqiptar tek të huajt :

1 Pashko Vasa

Na shkruajnë nga Konstandinopoja, 8 maj :« Sot, supozojmë të marrë fund, dhe seriozisht kësaj here, çështja e Libanit. Nga mbledhja e organizuar më parë, diçka do të dalë në dritë, dhe Vasa Efendi me shumë mundësi do të marrë në mënyrë unanime votat e ambasadorëve, sepse ai është kandidati i propozuar.

Të shtunën, Arif Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme, thirri në një takim të jashtëzakonshëm në Portën e Lartë krerët e misioneve dhe i njoftoi se kandidati i propozuar ishte Vasa Efendiu.Përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë pranuan, pa hezitim, e pa u vonuar, këtë kandidaturë. Vetëm, ambasadori i Rusisë dhe i ngarkuari me punë i Anglisë dëshironin një ‘ad referendum’ (mendimin e qeverive të tyre) ; Por besojmë se udhëzimet që ata do të marrin do të jenë të favorshme për këtë emërim ; Pra, Vasa Efendiu do të jetë pasardhësi i Rustem Pashës.

Vasa Efendiu është shqiptar. Këshilltar i vilajetit të Adrianopojës, prej disa vitesh, ai ka fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve të saj, si myslimanë dhe të krishterë. Autor i dalluar dhe madje poet në gjuhën shqipe, Vasa Efendiu është gjithashtu një administrator  i ndershëm, i zgjuar, plot meritë, vendosmëri dhe energji, dhe me padyshim, ai do t’i përmbushë detyrat e tij të reja për të mirën e të gjithëve ; Ai është, ashtu siç thonë anglezët : « The right man in the right place » (Njeriu i duhur në vendin e duhur). Kjo zgjedhje është më e mira nga çdo këndvështrim ; Shqiptarët ishin krenarë dhe të lumtur që sulltani zgjodhi njërin prej tyre për të përmbushur këto funksione të rëndësishme. Mënjanimi i Bib Dodës i pati zhgënjyer disi. Vasa është ende njëri prej tyre, dhe ata vetëm se mund të krenohen për këtë zgjedhje. Pra, incidenti libanez mori fund, Rustemi u zëvendësua, kandidati i sulltanit u pranua dhe shqiptarët janë të kënaqur ; Secili prej tyre është i kënaqur : vetëm anglezëve u vjen keq për Rustemin ; Ata kanë shumë kënaqësi të tjera si kompensim. »

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, në vendin e duhur, Pashko Vasa-Njeriu i duhur

Si perfundoi stilografi i Nolit në katundin Lekdush te Kurveleshit?

August 13, 2017 by dgreca

Nga Gezim Llojdia/

Fan Noli nuk ka qënë ndonjëher në katundin Lekdush .Ky katund i vogël, sipër fshatit Bënçë,është një karakoll i rrethuar nga male, me hone të thella e me dimër të ashpër.Deri në fillesë të viteve ’90,katundi numëronte pako gjë banorë,pak shtëpi dhe një muze të vogël.Pikërisht në këtë muze të vogël,në thellësi të maleve,një shtëpi e vogël e vjetër deri në vitet ’90 është ruajtur edhe një stilograf i Fan Nolit.Historia e këtij stilografi me të cilin ka përkthyer disa nga kryeveprat e tij në gjuhën e bukur shqipe,është çuditërisht e çuditshme.Nolit nuk i ka rënë kurrë në vesh se në zemrën e thepisur të Kurveleshit gjendet ky katund i vogël,që do të ruante një stilograf të tij,në kohën e rregjimit komunist.Noli ,madje nuk ka udhetuar asnjëherë, as kurr ishte kryeminister i i ardhur në fuqi me ’24,në këtë katund të vogël në jug të vendit . Mirëpo si është historia e stilografit ,me të cilin punoi Noli kur mërgoi larg vendit dhe filloi të shfaqte vlerat e vërteta të shpirtit të tij.Në këtë katund të vogël, fare pranë bustit të heroit të këtij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit një muze në vitet ‘80.Muze të këtij lloji, të ndertuar binjakë në gjithë fshatrat dhe qyteteve shqiptare të kësaj kohe ,çuditërisht ruante një vlerë të veçantë.Stilografin e një ish-kryeministeri,që pushtetin e mori me një revolucion të dyshimtë, ndërkaq e qeverisi fare pak vendin ,kur mori arratinë për tu shpëtuar përndjekjeve, dhe duke mos ditur ç’të bënte,zjarri i tepëruar i shpirtit e digjte, filloi polemikat.Papritur një ditë kur u mërzit me to,fillloi përkthimet.Punoi si i magjepsur nën rrezet e hënës për të nxjerr në dritë të diellit perla të humbura.Ishte një ditë e trishtuar.Pemët lageshin,mendoi kurse bashkëpuntoret e tij ,që i hëngri plumbi i qeverisë e kishin hallall vargje të atilla:”Nëno moj mba zi…..”.Shkoi përtej këtij kontineti,deri larg ku të mos e zinte plumbi.I kredhur në dashurinë e Zotit bëri diçka tepër me vlerë për shqiptarët besimtarët ortodoks me formimin e kishes autoqefale shqiptare.Për këtë i janë mirënjohës.Nuk mjegullonte më vesë,një ditë nga mesvitet ’60, njeriu që kishte parë rrezet e diellit të parë në Ibrik Tepe ,u shua në tokën e largët. Ndërkaq nën një copë tokë akull të ftohtë në një ngushticë varri,u vendos trupi i pajetë,mirëpo vlerat e ketij njeriu nuk humbën nën baltovinën e ftohtë atë ditë.Nuk kishin arsye të humbisnin edhe më vonë,pavarësisht kundërshtive të ndryshme politike,ai mbarte edhe vlera të rralla.Një mjet i tij,çuditërisht i vogël një stilograf me ngjyre ari të praruar udhëtoi vite më vonë për në një muze të largët,ku Noli asë kishte dëgjuar ndonjëher,as do ta mësonte kurrë se ishte një katund i vogël me një emër domethënës :Lekdush.Kush e solli këtë stilograf në këtë muze?Një banor i këtij fshati me emrin Reiz Bega,në të vërtetë ai, në dimrin e fundit të luftës,kur priteshin me armë anglo-amerikanet ,në një port të jugut është larguar nga rradhët partizane për tu arratisur.Pse u arratis? Nuk është shumë bindës motivi,por ky person shkonë në SHBA.Aty nga vitet ’80 në Nju-Jork gjëndet kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”.Meqenësi ishte i ikur nga vendi i tij,vëllai në fshatin e largët e ndjekin persekucionet,por nuk dihen ç’arsye e sjellin në Shqipëri,ndoshta bashkshortja nga Gjirokastra,sidoqoftë ai vjen në Lekdush dhe muzeut të këtij fshati i dhuron stilografin e Fan Nolit.Si ariti ta siguronte këtë mjet dhe përse ja dhuroi muzeut të fshatit të tij dhe jo atij kombëtar, nuk është fortë ë arsyetuar.Sidoqoftë stilografi i Nolit mbeti në këtë muze të këtij katundi deri në fillesë të viteve ’90..Kishte një ngjyrë prarimi ari të shndritshëm,ashtu si dora,që e mbajti me të cilin nxori xixëllonja për letrat shqipe.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, ne Lekdush, Stilografi i Fan S Noli

Hasan Prishtina, uragan i çështjes shqiptare

August 12, 2017 by dgreca

 

1344848110-hasan_prishtina

Ne Foto:Heroi i Kombit Shqiptar, Hasan Prishtina/

Shkruan : Jahja LLuka/

Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve  të Shpërgulur nga Trojet e Veta/

Me rastin e 84 vjetorit të vrasjes së patriotit e atdhetarit të madh shqiptar Hasan Prishtina I ndershëm, burrë i ditur e i zgjuar, njeri që e shkriu jetën për të mbjell farën e diturisë, me zemër të përvëluar për kombin, atdhetar i spikatur dhe mbrojtës i lirisë, atdhetari që dha gjithçka për pengimin e projekteve sllave për shprënguljen e shqiptarëve nga trojet etnike, deputet në Parlamentin Osman, poltikan e burrështetas, janë vetëm disa nga epitetet që i gëzonte patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina në shtypin shqiptar të kohës. Mëmëdhetari i shquar, siq e quante gazeta “Bashkimi i Kombit” që botohej në Manastir, me prejardhje të familjes nga Polaci i Drenicës, cilësohet si një ndër figurat më pozitive historike shqiptare. Trim, i ndershëm, që “ka marrë burrërisht Flamurin në dorë….”, që “besnikërinë dhe dashurinë për atdhe e ka provuar jo me fjalë, por me vepra dhe sakrifica…”, “ i cili trimërisht i mbronte të drejtat shqiptare në Parlament të Turqisë…, një nga më të mëdhenjtë atdhetar…”, dhe mjaft vlerësime të tjera që rrallëher i bëheshin dikujt tjetër. Çështjen shqiptare Hasan Prishtina e kishte marrë si qështje jetësore, ai nuk kishte dhe nuk bënte asnjë kompromis në këtë pikë. Padyshim që ishte njëri ndër zërat më aktiv në Parlamentin e madh Osman në mbrotje të qështjes shqiptare, për respektimin e të drejtave sovrane të kombit dhe trojeve etnike shqiptare, për shkollimin dhe arsimimin e popullsisë shqiptare, për shtetin shqiptar, ai përdorte diplomacinë dhe mjetet diplomatike, por edhe këto kishin kufirin e tyre, prandaj Hasan Prishtinën e gjeje edhe në qetat e kryengritjeve të mëdha anti osmane për lirinë e kombit, bashkë me Isa Boletinin e luftëtar tjerë shqiptar. Hasan Prishtina si deputet në Parlamentin Turk, e shtjelloi çështjen e shqiptare duke sugjeruar që jeta të ndërtohet mbi themelet e ligjeve, që gjuha shqipe të përdoret në sistemin shkollor deri në arsimin e mesëm, që nëpunësit e administratës të dinë gjuhën shqipe, që të ketë falje për ata që do të jenë në opozitë etj. etj. Ai thoshte se natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar. “Jam i bindur sot që shqiptarët përbëjnë popullin më të zgjuar të Ballkanit. Munden me meritue një të ardhme të shkëlqyeshme!”. Duke e parë se diplomacia me qeverinë osmane ishte e kotë, Hasan Prishtina iu bashkua kryengritjes së madhe mbarëpopullore për çlirimin e trojeve shqiptare. Një moment historik e i kthesës së madhe. Kjo luftë zhvillohej për t’i dhënë fund sundimit barbar të Turqve të Rinj, të cilët po kryenin shumë mizorira në kurriz të popullit tonë. Kjo është një luftë mbarëpopullore sepse edhe kishte të bënte me një problem mjaft të rëndësishëm mbarëkombëtar, prandaj edhe pati përkrahjen aktive të patriotëve të tjerë shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare. Si mbrojtës i lirisë së kombit, Hasan Prishtina gjithnjë shprehej pa rezerva dhe pa nënkuptime. Për këtë çështje ai është krejt i qartë në formulime dhe transparent në veprime duke u shprehur se, nëse edhe xhonturqit nuk do të ndërrojnë qëndrimet politike kundrejt Çështjes Shqiptare, nëse shqiptarëve nuk do t’u garantohen të drejtat e tyre politike, atëherë do të ndodhin ngjarje të përgjakshme dhe të hidhëta. Pas fitores së madhe të Shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912, në plan të parë doli çështja e mbrojtjes së tërësisë territoriale nga synimet shoviniste të fqinjëve veriorë, lindorë e jugorë. Në këto kushte atdhetari i pamposhtur arrin në pamëdyshje në përfundimin: “… jemi detyruar të luftojmë të dëshpëruar kundër armiqve tanë për të mbrojtur të drejtat më legjitime të vendit tonë dhe vatrat tona”. Një nga shtyllat kryesore që formon personalitetin e plotë të Hasan Prishtinës është edhe kuptimi që ka si dhe qëndrimi që mban kundrejt problemit të gjuhës shqipe e të arsimit shqip. Ai me të drejtë ruan mendimin se, gjuha është një nga elementët kryesorë të një kombi, prandaj edhe e trajton këtë çështje jo vetëm me forcën e logjikës por edhe me vrullin e atdhetarit e patriotit duke dhënë edhe shembuj konkret në të mirë të kësaj kauze. Hasan Prishtina ishte pjesëmarrës aktiv dhe autoritar në Kongresin e Manastirit më 1909, që u mbajt për përcaktimin e alfabetit shqip. Këmbënguli që të vendoset Alfabetit shqip. Në përgjithësi ai gjykonte se dituria e poshtëron padijen, se ajo është një tregues i qytetërimit të një kombi, por edhe kusht për zhvillimin e tij. Hasan Prishina dëshironte një arsim masiv, prandaj një nga kërkesat e tij dhe të bashkëshokëve të vet të përhershëm ka qenë që, gjuha të mësohet deri në nivelin e shkollës së mesme. Vetë jep shembullin duke mbuluar shpenzimet për arsimimin e 50 të rinjve kosovarë në Shkollën Normale të Elbasanit, ashtu si tregohet fisnik e human kur pohon që, të ardhurat nga botimi i një libri për Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, do t’i përdorte për arsimimin e fëmijëve jetimë të Kosovës, të Dibrës e të Çamërisë që gjenden në Shqipëri. Shum herë ka dhënë të holla për zhvillimin e arsimit shqip duke e konsideruar atë si faktor “… për përparim të diturisë në Shqipëri…”, dhe kërkonte me këmbëngulje që në Kosovë të dërgohen mësues për të përhapur mësimin shqip duke iu kundërvënë kështu intrigave, që thureshin kundër gjuhës së bukur shqipe. Hasan Prishtina mbetet një atdhetar i spikatur; se ai, si rrallëkush dallohet si mbrojtës i zjarrtë i lirisë, tërësisë territoriale dhe arsimit e gjuhës shqipe. Atdhetari Hasan Prishtina, me tërë qenien e tij propagandonte dhe punonte kundër shprënguljes së shqiptarëve nga territoret e tyre të pushtuara, ai e dinte mirë se shprëngulja e shqiptarëve do të thoshte humbje e territoreve, prandaj pavarësisht dhunës së shfrenuar të pushtuesve ai bënte thirrje pa nda për qëndrim të popullatës shqiptare në trojet e veta stërgjyshore. “Dy duar për kokën, koka për atdheun” thoshte Hasan Prishtina, duke e qartësuar në këtë formë që atdheu, vendlindja jam mbi gjithçka. Kjo thënie në ditët e sotme ka një domethënie të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh ikjen e rinisë shqiptare, shprënguljen nga atdheu, kjo na jep të kuptojn atë që duhet, dashurinë dhe sakrificën që duhët të bëjmë për atdheun. Hasan Prishtina kishte parime të larta morale duke shprehur thelbin e formimit shpirtëror e moral të popullit shqiptar. Ishte i tillë, mbeti i tillë dhe emri e vepra e tij do të ngelen të tilla deri në fund të kohës. Duke çmuar veprën e madhe të Hasan Prishtinës, shumë shkolla e institucione sot mbartin emrin e tij, në respekt të atdhedashurisë, punës e kontributit të këtij vigani kombëtar, në fillim të viteve 1990, në Polac të Drenicës, u krijua edhe Lëvizja “Hasan Prishtina” e cila si synim kishte parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga dhuna e shfrenuar e sistematike e pushtuesve serb në vitet e 90. Kurse për merita të veqanta në pengimin e pastrimit etnik të Kosovës dhe krijimin e kushteve për kthim, kjo shoqatë që nga 1997 ka themelur edhe çmimin “Hasan Prishtina” , çmim ky që ju është ndarë personaliteteve të spikatura me motivacione kryesisht për mbrojtjen e të drejtave shqiptare siq janë Familja Jashari, Familja Haradinaj, Nënës Shqiptare ( një nëne që ka lindur 16 fëmijë dhe i ka rritur të gjithë në Kosovë), pastaj ish sekretares Madeline Albright, Gjeneralit amerikan Wesley Clark, politikanit amerikan Franck Uisner, Sekretares Clinton, Kombetares Shqiptare të Futbollit e personaliteteve tjera me ndikim të cilët ndihmuan ndihmuan qështjen shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Hasan Prishtina, Jahja Lluka, uragan i çështjes shqiptare

Jo Mbreti Zog, por Serbia porositi vrasjen e Hasan Prishtinës

August 11, 2017 by dgreca

*Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, as Mbreti Zog/Hasan Prishtina

*Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930./

Gazata-PrishtinaNga Arben Llalla/

Po mbushen 84 vjet nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. Pas kaq vitesh mbeten ende të pazbardhur mirë porositësit realë të kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit, i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë.

Shtepia e Hasan Prishtines ne Selanik sot

Ne Foto:Shtepia e Hasan Prishtines ne Selanik sot./

Pas shumë kërkimesh erdha në përfundimin se vrasësi nuk quhej Ibrahim Çelo ose Celo, por Ibraim Sela ose Selo.(Në serbisht shkruhet Celo që në shqip është Selo, por në të vërtetë duhet të jetë Sela në gjuhën shqipe, sepse ne i themi Kosova, sllavët Kosovo, Tetova-Tetovo, Kumanova-Kumanovo, e kështu me radhë. Pra, mendoj se është Sela në shqiptimin shqip).

Gjatë kërkimeve të mia mësova se në Resnjë nuk ka patur asnjë familje me mbiemrin Çelo ose Celo, por Sela, të cilët janë shpërngulur me turp pas viteve 1935. Mbiemrin e pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme. Interesant është fakti se për vrasësin, Ibraim Selën janë kujdesur ndër vite strukturat sllave që të fshehin pasardhësit e tij, për të cilët nuk ka shumë të dhëna të mjaftueshme për familjen e tij nga Resnja e Maqedonisë së sotme. Me këtë rast lindin shumë pikëpyetje që presin përgjigje si:

Mbreti Zog i akuzuar për këtë vrasje, nëse vërtetë donte të vriste me këmbëngulje Hasan Prishtinën përse duhet të paguante një vrasës nga Resnja që i përkiste Serbisë, dhe jo nga Shqipëria, ku ai ishte mbret?

Përse deri vonë nuk kishim një fotografi të vrasësit, por kjo gjë u bë e mundur, pasi unë gjeta në vitin 2000 një gazetë greke të kohës?

Përse deri në vitin 1960 Shqipëria zyrtarisht e quante tradhtar Hasan Prishtinën?

Përse ende sot figura e Hasan Prishtinës nuk vlerësohet lart nga shteti shqiptar si ish-kryeministër, ministër dhe deputet i saj?

Përse Shqipëria nuk kërkon pasurinë e Hasan Prishtinës si shtetas i saj që ndodhet në Selanik?

Çfarë u bë me Ibraim Selon apo Sela?

Unë dyshoj se Ibraim Selo apo Sela është liruar nga burgu në vitin 1941, por ende nuk mund ta faktojmë me dokumente zyrtare. E sigurtë është që në prill-maj 1941 në Greqi u liruan të gjithë të burgosurit, pasi autoritetet greke hapën burgjet, kur ushtria e saj u dorëzua paqësisht tek gjermanët.

Besoj që Serbia ka qenë më shumë e interesuar për ta vrarë Hasan Prishtinën se sa Ahmet Zogu, i cili gjeti guximin dhe u pajtua me kundërshtarët e tij të përbetuar si me Konicën dhe Fan Nolin. Këtë të fundit, madje e ka ndihmuar financiarisht, kur i ka kërkuar ndihmë ekonomike.

Mendoj se Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930.

Megjithatë këto mbeten hipoteza për t’u vërtetuar, sepse nuk janë hapur ende të gjitha arkivat sekrete për këtë figurë të shquar dhe për shumë personalitete të tjera shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, porosi serbe, Vrasja e Hasan Prishtines

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT