• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETIPIKA E NJË KRYEKRENARIE  KOMBËTARE

May 7, 2025 by s p

C:\Documents and Settings\alb\Desktop\arbeni perkrenarja e Sklenderbeut.jpg

NË KUADRIN E 6 MAJIT, 620 VJETORIT TE DITËLINDJES SË HEROIT KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT 

Hyrësi në “odë” C:\Documents and Settings\alb\Desktop\kristaq shabani.jpg

Nga  Prof. Kristaq F. Shabani IWA, poet, shkrimtar, studiues, estet  

President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Objektivi ynë i kësaj sipërmarrje shkrimore është : “Të  japim një kontribut, sado të vogël, në njohjen sipërmastive të Kryefigurës më të ndritur të Kombit Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut”.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\fotoperlibrin eskenderbeut\Skenderb.jpg

Le të nisemi në këtë mision historik dhe inteligjent kreativ….  

Shpesh, në “turet”  “anti” vërehen antimendime të mbarsura keqas, të cilët kërkojnë të shpleksin me trill dhe pa bazim një epokë të lavdishme të Kombit shqiptar, triumfin e një Strategu dhe Prijësi të pazakontë, sikundërse është Kryeheroi i Shqiptarëve,  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i Shqiptarëve (1405-17 janar 1468).

Kush ishte ky gjigant i mendimit, drejtimit, i lartësisë drejtuese në pozicione strategu, madje dhe “kodifikues” i një Arti Ushtarak triumfues  në periudhën, kur jetoi dhe tregoi supermaci shumëplanshe dhe shumëdimensionale… KRYENJERIU i  Aktit më madhor të mbrojtjes së Kombit të tij, personifikues  i një epoke të ndritur të Historisë së një Kombi, nga më të lashtët e Evropës. Vetë kjo epokë shqiptare mori emrin e këtij njeriu personifikues i gjithëmirësisë, gjithëhirësisë dhe mbrojtjes së Identitetit, njeriu, i cili ndali vërshimin e falangave të Perandorisë Osmane për të zgjeruar hapësirën e saj të shtrirjes gllabëruese oreksive. Kyetendenca  e Perandorive kjo është: kënaqësia “kreative” e rritjes në dëm të Kombeve dhe keqsjellja arbitrare ndaj tyre deri nënshtrim, masakrim, gijotinë, ndalje të mendimit dhe të prosperitetit, përbaltjes së gjuhës,  qëndrim i shfrenuar ndaj zakoneve, traditave të  të shtypurve, eliminime të pozitivitetit, nëpërmjet shtrëngimit të ganxhave, sjellja e errësirës totale  dhe kultivimi i injorancës, mediokritetit, eliminim total i gjithçkaje të mirë dhe lakimi i emrit në të gjitha rasat: Komb i nënshtruar…. Pra një proces tërësor eunuk, memecor…

Skënderbeu ( 6 maj 1405 – 17 janar 1468)  përballoi me shumë aftësi egërsinë e Perandorisë Osmane, ia fashiti sulmet dhe kundërsulmet e saj  për një çerekshekulli, por, ai me madhështinë e tij të katërcipëtreguar e motivoi shekullin epokor me emrin e tij  (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI).  

Kjo epokë realizoi: 

Së pari, Organizimin më të lartë për mbrojtje trojesh, të lirisë, të pronës…

Së dyti, nën drejtimin e tij u krijua, u organizua dhe funksionoi  shteti shqiptar, duke krijuar një shtet tipik karakterizues nga aftësia për t’u përballur  dhe madje dhe për të triumfuar…

Së treti, ky organizim politik dhe ushtarak forcoi vetëdijen kombëtare dhe gjithashtu rriti e nxiti bashkimin e trojeve, tejforcoi aftësinë për të mbrojtur veten dhe vetveten.

Së katërti, në sajë të aftësisë së Skënderbeut,  u manifestua uniteti përbashkues, duke shmangur separatizmin  dhe bashkimi solli frytet e tij të padiskutueshme.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\iBeselidhja e Lexhesmages.jpg

Së pesti, u përbashkuan shtresa të ndryshme të popullatës me një objektiv të vetëm  dhe rreth një strategu shumë të besueshëm, duke treguar  atë të vërtetë të madhe se, edhe një komb i vetëm, në se formon fizionominë e tij shumëplanshe triumfon në aspirate.

Së gjashti, figura e Skënderbeut  është një figurë  rrallësore, ku një figurë e tillë  bëhet shprehje aspirate e konkretizuar dhe kjo e shndërroi atë në një simbol të bashkimit dhe të realizimit të objektivit madhor…

Së shtati, deshëm të evidentonim atë fjalë me peshë të madhe që kualiteti, cilësia, në rastin e Skënderbeut, veprimeve të tij tërësore luftarake, në kohën që jetoi, mposhti sasinë, pasi i mëshoi fort kualitivitetit…

Së teti, vetë Skënderbeu ishte figurë e shquar, pjesë e elitës të Kohës së Kombit, figurë e besueshme, i cili drejtoi frontin e kundërveprimit ndaj një Perandorie të Madhe  dhe tregoi se, vetëm një figurë elitare mund të realizojë një përndritje të tillë. Krijoi, pra, një front të madh të përballjes  dhe kjo ndikoi fuqimisht edhe te Kombet e tjerë.

Interesat e shtresave shoqërore, mbrojtja e këtyre interesave  të gjithë shtresave, konsakron bashkim – unitetin dhe drejtimin nga figura elitare…

Kuptesa e mirëfilltë e detyrës imperative të Kohës  ishte  një nga kryepikat e fortësisë së Skënderbeut …

Së nënti: Skënderbeu ishte një njohës i shkëqyer i botëkuptimit, traditës, i shpirti të protestës, revoltës shqiptare, të cilën e shfrytëzoi në interes të plotimit të platformës së tij, por nga ana tjetër,  ai ishte, po  një njohës i tillë,  i thellë, i organizimit të ushtrisë osmane, me që kishte qenë  në përbërje të saj dhe kishte treguar kryeaftësitë në këtë drejtim. Pra, zbatohej efektshëm ai kryeparim i njohjes së kundërshtarit, në kompleksitetin e vet. C:\Documents and Settings\alb\Desktop\Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg

Këto krijonin fizionominë e një personaliteti, i cili i studioi të gjitha cilësitë, avantazhet dhe  dobësitë e forcave të tij  si dhe të  kundërshtarit, por,  në këtë përballje, hyri me një disiplinë shkencore për kohën, pasi gjithçka shkoi në përvijimin e pozitivitetit .

Së dhjeti,  ndërtimi i filozofisë së triumfimit u bazua në një platformë morale ushtarake reale. Skënderbeu e rroku mjaft mirë kuptimësinë : Përballja e një pushtuesi të egër, të fuqishëm, i modernizuar me pajisjet më të avancuara të kohës  dhe me precipitimin e ushtrisë më të shumtë në numër,  sikundërse  ishte Perandoria Osmane, kombasit e tij s’ mund të arrinin fitoren, pa ezauruar copëtimin e theksuar  politik të vendit në një varg zotërimesh të palidhura, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve, të cilat zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm  të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar.

Së njëmbëdhjeti, Gjergj Kastriot Skënderbeu, si rrjedhojë e kësaj supermacie mendimore, intelektive, intuitative,  në të gjithë vepimtarinë e tij, u kthye në atributet e një burri shteti  dhe një  strategu të shquar ushtarak.

Skënderbeu ishte një udhëheqës dhe një strateg i shquar, por edhe një politikan  niveli. Kjo u tregua në aktin madhor të themelimit të  Besëlidhjes së Lezhës, një besëlidhje, aspiratë materializuese, një akt që ndodhte për herë të parë në historinë shqiptare për bashkim tërësor politik, ndryshim konceptual. 

Besëlidhja  shqiptare ishte kryepika kyçe  në krijimin e kësaj aleance  të madhe vullnetare, e cila krijonte një mentalitet të ri në krijim e aleancës dhe të përballjes. Kjo solli, më vonë,  krijimin e një shteti  të fortë, të një pushteti po  të fortë të përqëndruar te një udhëheqës dhe strateg i shquar, i shndërruar në burrë shteti, si Skënderbeu, duke u konkretizuar si një themelues i shtetit të pavarur  shqiptar.   

 (Ekzistenca e mendimeve regresive  të disa historianucëve apo politikukëve,  se shqiptarët nuk krijojnë dot shtet, fashitet nga ky krijim, kryeshembull dhe nga  kryeveprime të tjera, para dhe pas këtij akti).

Së dymbëdhjeti, krijimi i këtij shteti solli lindjen imediate të interesit në krijimin dhe forcimin e kujdesit  për ruajtjen e burimeve të brendshme ekonomike, për të mbështetur luftën. Ndërkaq, u morën masa të forta për mbrojtjen  e brezit kufitar në lindje dhe në jug  të viseve të lira, në organizimin e një vrojtimi të organizuar, të kundrimit të lëvizjeve të kundërshtarit. Kjo realizoi dhe dhënien e parësisë   të krijimit të mundësisë  për zhvillimin ekonomik e tregtar si dhe rritjen e eksportit  të drithërave dhe prodhimeve  të tjera nga qendra portuale të Adriatikut. 

Së trembëdhjeti, Skënderbeu, me vizionin e tij, i dha rëndësi dhe tregimit të kujdesit për shqiptarët, të cilët ndodheshin në zonën pushtuese, lidhjes  dhe bashkërendimit me ta, duke hedhur hapa konsoliduese në të mirë përbashkuese të Kombit. Vetëkuptohet,  që kjo tendencë gjithmonë në rritje, rriste shkallën e agravimit të kundërshtarit, pushtuesit, si dhe “minimin” e veprimtarive të tij në vende të pushtuara, duke sjellë dobësim gjithëkahësh. Kjo i shërbente, midis të tjerave dhe bashkimit shpirtëror të shqiptarëve, konsolidimin e aktit të nisur në Besëlidhjen e Lezhës… Kjo i shërbeu, gjithashtu, dhe rritjes së informimit  dhe në kontekstin ushtarak, veprimit të fuqishëm në prapavija të armikut.

Së katërmbëdhjeti, figura e Skënderbeut, duhet lexuar e shpjeguar mirë në kontekstin fetar. Kohët e fundit, disa gjoja historianë, apo përfaqësues të fesë, duke u nisur nga interesat e tyre, ngrejnë akuza të pabazuara, meqë Skënderbeu ishte një njeri i besimit  katolik, gjoja  ishte kundër myslimanizmit.  Por, nuk duhet harruar kurrë se, ai, si rrjedhojë  e asaj që, një pjesë të jetës së tij, sidomos rininë, e kaloi në  gjirin e fesë myslimane, në një vend si Turqia, që nuk mund të flitet për tolerancë fetare, nuk mund të kishte mentalitet të tillë.  Kjo  është e vërteta historike, e cila ka vetëm shembuj të saj   në një “minimum” , për të mos u marrë në konsideratë. Skënderbeu, falë vizionit të tij, njohjes së dy feve predominuese, e përdori këtë presencë të besimeve fetare,  në bashkimin e njerëzve me  fe të ndryshme, duke spikatur në tolerancën fetare, e cila  mbizotëron edhe në shekujt e sotëm të moderuar. Pa asnjë paragjykim, ai qëndroi mbi besimet dhe dallimet fetare… Ky respektim shërbeu për bashkim total të shqiptarëve dhe edukimin e tyre me ndjesi të tjera e mentalitet të ri.

Bashkimi shpirtëror i shqiptarëve, në këtë shekull, arriti në përmasat e një kulmi… 

Së pesëmbëdhjeti, edhe në planin ndërkombëtar, Skënderbeu  spikati. Parësi i dha bashkëpunimit, sigurimit të aleatëve, aleancave dhe bashkëpunimit koherent të përhershëm, por edhe të përkohshëm pozicional, situatave dhe ngarkesave operacionale,  me qëllimin dhe objektivin e vetëm:  përballimin e agresionit osman. Kjo shërbente edhe në kahjen e mbrojtjes së shpinës, sigurisë së tyre kombinative, por  ai i kushtoi rëndësi dhe vigjilencës, marrjes së informatës dhe vlerësimit me bindje të situatave dhe raporteve të krijuara. 

Së gjashtëmbëdhjeti, Skënderbeu spikat dhe është një kryeshembull strategu në atë çka përpunoi  dhe triumfoi në betejat  e tij historike dhe triumfuese në një çerekshekull të ndritur të Historisë së popullit shqiptar. Në kushtet e një disproporcioni të madh të kontestit numerik, ai përpunoi me shkathtësi mendjeje dhe  e aplikoi edhe me shkathtësi  lëvizjeje atë STRATEGJI DHE TAKTIKË TË TIJ TË PËRPUNUAR, E CILA, ME DINAMIZMIN E SAJ TEORIK DHE PRAKTIK, ËSHTË VLERËSUAR NGA ORGANIZMA TË  PËRPUNIMIT TË MENDIMIT  STRATEGJIK NË BOTË… 

Strategjia dhe taktika e Skënderbeut: “Kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe”.
Çfarë “parabolë” është kjo! Brenda saj ka shumë elementë dhe faktorë fitues nxitës .

*

Tashmë, sidomos ne, që kemi përfunduar dhe shkolla të kualifikuara ushtarake, e njohim më së miri Strategjinë dhe Taktikën Skënderbejane, por për interes të lexuesve, studiuesve dhe  dhe zgjerimit të njohurive të të paditurve, ose atyre që flasin  në “kotje”, për të minimizuar  mosnjohjen dhe për të forcuar njohjen sa duhet dhe si duhet, të kësaj  Strategjie dhe Taktike, po rreshtojmë disa parime, elementë nga më kryesorët:Metoda të luftës të përdorura nga Skënderbeu

*Epërsisë së theksuar  të kundërshtarit me luftëtarë dhe armatime  bëji ballë dhe mposhte me  qëndrim në kushtrim të përhershëm, duke e shqetësuar dhe acaruar me sulme të karakterit të vogël, në shumë pika, duke siguruar një të papritur, beftësi në goditje  për sigurimin e  rënies së moralit të tij. 

*Prerja e rrugëve të furnizimit, futja e reparteve furnizuese në kurthe, gracka, duke shfrytëzuar elementët e relievit tonë fantastik, krijimi  i predominancës për t’i goditur me sulme të fuqishme, të befasishme, me objektiv: shkatërrim total.

*Parimi i  strategjisë së mbrojtjes aktive, sipas parimit “kancelar”: “Mbrohu duke sulmuar”. 

*Mjeshtëria kombinative e ndërthurjes të betejave, operacioneve të mëdha  taktiko-strategjike me tërheqje të paramenduara   dhe të kombinuar me sulme, me pusi e befasi të shumëllojshme  të luftës guerile. C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\Beteja e Torviollit.jpg

*E rëndësishme ishte përgatitja dhe “specializimi” i luftëtarëve për të kryer me shkathtësi të gjitha veprimet  që nga më të voglat e deri në përballje në fushën e betejës në pozitivitet. 

*Në ndryshim nga ushtritë mercenare të armatosura me armatim të rëndë të kohës  të Mbretërve dhe Princave, Sulltanëve të kohës, mbështetja mbi një ushtri me organogramë cilësore  të armatosur lehtë; e karakterizuar nga një lëvizshmëri e madhe dhe  me aftësi të lartë goditëse, e formuar kryesisht nga vullnetarë me  gatishmëri luftarake e shpirt vetëmohimi. 

*Një nga karakteristikat tipike të Skënderbeut ishte se ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur, si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte shembull frymëzimi  dhe nxitje  për luftatarët e tij, duke treguar, në të njëjtën kohë,  forcën e një komandanti të  talentuar dhe të një ushtari të  guximshëm.

Ky realitet ngriti  dhe forcoi, edukoi ndjenjën e fitores. 

*Epërsi e tij ishte njohja emër për emër e ushtarëve të tij  në fushën e betejës, e cila sillte rritjen e emocionit dhe përkushtimit  për të arritur objektivin…Ndaj, për të realizuar këtë të vërtetë të njohjes, procesit të njohjes racionale, duke qenë shumë i thjeshtë  edhe në jetën e përditshme, Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë luftëtari.C:\Documents and Settings\alb\Desktop\SKENDERKOHA MBAN MEND\Beteja e Albulenes pervizi.jpg

Duhet theksuar se, këto parime  kanë qenë bazë edhe në konceptimin e Artit Ushtarak gjatë sistemit monoide dhe u realizuan me strukturat ushtarake të Ushtrisë Shqiptare,  gjatë gjithë këtij sistemi.

Si rrjedhojë e këtyre tipikave, që përbëjnë një kryetipikë të madhe, Skënderbeu, gjatë gjithë kohës,  gëzoi respekt të padiskutueshëm nga bashkëkohësit e vet, jo vetëm, kur ishte fizikisht, por edhe pas  vdekjes së tij, që ishte vdekje e një Titani  të madh dhe të respektuar nga të gjithë.

Natyrisht, një kryefigurë e tillë mbetet në kujtesën, jo vetëm të Kombit të vet, pasi ai ishte projektuesi dhe triumfatori i kësaj epoke çerekshekullore, e cila mahniti kancelaritë e kohës dhe vetë Perandorinë Osmane… ,por mbeti  dhe në kujtesën e kundërshtarëve të tij.

Skënderbeu është vetë ai që  thelloi  kodin e bukur të trimërisë, heroizmit, guximit dhe të krenarisë shqiptare, që, me profilin e tij, i tregoi Botës mbarë se çfarë është i zoti të bëjë një Udhëheqës dhe një Strateg për Kombin e tij , por edhe për të tjerët. 

Portretizimi i tij mbeti i gjallë në kujtesën e një Kombi dhe u përcoll, u viganizua me të, u përcollën bëmat e tij në breza për habitjen që shkaktuan fitoret e tij legjendë. Shqiptarët i thurën kësaj kryefigure këngë, gojëdhëna, ese  e tjera.

Me të drejtë populli ynë dhe ne të gjithë krenohemi me Heroin tonë Kombëtar, por ai është bërë objekt studimi i shumë personaliteteve në botë, të cilët kanë studiuar shkollën e tij të artit. Kryenjeri, që i kaloi kufijtë e vendit të tij, të Ballkanit dhe të Evropës… Këtë e tregon literatura e shumtë, shumëplanshe që ekziston sot për këtë figurë madhore. Madje, ai është përdorur dhe si idol për mobilizimin e popujve për të kundërshtuar Mbretërirë, Perandoritë, Tiranitë  dhe Tiranët, Diktaturat dhe Diktatorët, Dhunën, Eliminimin,  ndaj dhe shkrimtarët, historianët, poetët, politologët  në botë, e kanë objekt të veprave të tyre.  I kristalizuar, si një figurë me përmasa gjigante,  ai sot është prezent me Kryeveprën e Tij, me   buste, shtatore, relieve, në shumë vende të Evropës. 

Në këtë drejtim, ne kemi një krenari të pamatë që respektohet  Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, një figurë komplekse e paarritshme  për kohën që jetoi dhe që epokoi. 

Ndaj LNPSHA, në vitin e shpallur “ VITI I SKËNDERBEUT”, ndërmorëm një sërë veprimtarish akademike, letrare, kulturore, artistike, shfaqje të poemës dramatike “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të regjisorit, aktorit  Xhevat Limani, i cili ndërmori një inkursion domethënës, në këtë vit,  në Shqipëri, Ballkan, Evropë dhe Botë (Teatri Shqiptar në Amerikë) ; veprimtari   filmike, botuese, hapje ekspozitash,manifestime    e tjerë, të cilat i shpalosim në veprën “KOHA MBAN MEND”. 

C:\Documents and Settings\alb\Desktop\arbeni perkrenarja e Sklenderbeut.jpg

Përkrenarja e  Skënderbeut , 

 pikturë nga piktori Arben Kristani

Filed Under: Histori

Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

May 6, 2025 by s p

Albin Kurti/

Guximtar dhe trim, ndonëse në një moshë të re. Student e luftëtar: jeta e tij ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës. Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri.

Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne.

Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së. 6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit.

Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Filed Under: Histori

DR. SOKRAD DODBIBA, INTELEKTUALI PATRIOT I SHKOLLUAR NË AUSTRI

May 2, 2025 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë/

Njeriu që dha shumë për vendin, ktheu thesarin shqiptar nga Roma në Tiranë, si shpërblim nga kriminelët komunist, mori burgun, dhunën, përbuzjen. Shkëlqimi i figurës së tij verbon sot grabitësit e thesarit nga atdheu i varfër për jetë në luks jashtë vendit kryeministra, ministra e lakenj ndyrësira kohe.

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, luajti një rol me rëndësi në kulturën e shumë popujve që ishin në përbërjen e monarkisë Austro-Hungareze, por edhe të popujve të tjerë të kontinentit. Këtu hyjnë edhe shqiptarët. si popull i vogël me kulturë të lashtë. Shqiptarët dhe trojet e tyre në Gadishullin Ilirik, ishin pikë interesimi e shumë shkencëtarëve evropianë, ku dallohen në veçanti ata nga hapësira gjermano-folëse. Këto raporte të lidhura shekujve, shqiptarët i forcuan duke lënë gjurmë në fusha të ndryshme brenda hapësirave evropiane si në: art, kulturë, shkencë, artin luftarak, etj.

Ndjenja e miqësisë, e shprehur nga vendoret ndaj kulturës e historisë shqiptare, bëri që Vjena të jetë një qendër me peshë në historinë e kulturën tonë më të re. Këtu gjetën mundësinë e shkollimit dhe veprimit shumë nga intelektualët më zë e peshë në rrjedhat e progresit tonë kombëtar e shoqëror. Kjo lidhet detyrimisht me miqtë vendor që dhanë një ndihmesë të madhe në shumë fusha hulumtuese rreth gjuhës, kulturës dhe etnisë shqiptare.

Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, nga studentët e intelektualët atdhetarë të ardhur në Austri, u themeluan shoqëri të organizuara ku ushtronin aktivitetin e tyre në të mirën e kombit shqiptar.

Njëri nga ata shqiptarë intelektualë të fuqishëm dhe burrë kombi, pa dyshim, ishte edhe Dr. Sokrat Dodbiba. Ai pasi merr bakaloriatin në Robert Kolexhin Amerikan të Stambollit dërgohet në Vjenë për studimet të larta universitare. Ishte viti 1921 kur Sokrati arrin në Vjenë ku vepronin disa nga figurat e njohura të kulturës sonë si: Dr. Gjergj Pekmezi, Jani Basho, Xhevat Korça, Nush Bushati, Kolë Mirëdita- N. Helenau, Safet Butka, Fuad Asllani, Lasgush Poradeci, Regjep Mitrovica, Kristë Maloki Skënder Luarasi, Muharrem Villa e disa të tjerë, të bashkuar kryesisht rreth shoqatës studentore “Albania” e themeluar në vitin 1918.

Shoqëri kjo e cila nxori organin e saj, revistën “Dialeria” (1920) ku botuan shkrimet e tyre studiuesit shqiptarë, në mes tyre edhe Dr. Dodbiba.

Duke trashëguar një edukatë familje të arsimuar dhe arsimdashëse, ai u interesua për lëmin e arsimit e edukimit, si hallka më e rëndësishme për civilizim. Këtë ai e shprehu me shkrimin e tij të parë në numrin e revistës 20/22 gusht-shtator-tetor, 1922 dhe në numrin 24, viti 1924 ia kushton filologut e filozofit, Postalezi, i cili njihet si pedagogu më i madh në shekullin nëntëmbëdhjetë.

Ja një konstatim i tij faqe 13-të:“Sa më thellë me e studiua këtë njeri, aq më shumë bindemi se shkrimet e tij kanë vu themelet e arsimit të sotëm”. Më tutje në shkrim jepet mendimi shumë i përparuar i tij lidhur me arsimin. “…lyp një arsim të bollshëm për qytetarin dhe katundarin”. Përveç hapësirës nga profesioni prej një ekonomisti të shkëlqyer botoj shkrime analitike për rrjedhat aktuale në veçanti shkollimi si nevojë e ngutshme për kombin shqiptar të robëruar e i prapambetur.

Në shkrimin e tij më tutje, ai jep biografinë e shkurtër të Postalecit, të cilin si duket i kishte lënë përshtypje të veçantë. Intelektualit të përgatitur me njohuri të shumta, Dr. Dodbiba s’ka se si të mos i dhemb zemra për gjendjen e rëndë të kombit të tij në të gjitha fushat; ekonomi, shkencë, art, arsim e kulturë. Ai aktivitetin e tij prej veprimtari e ushtroi në shoqërinë shqiptare “Albania”, një vazhdim i veprave të intelektualëve shqiptarë që nga shoqëria paraprijëse “Dija” e themeluar nga Dr. Gjergj Pekmezi, Hilë Mosi, vit kur ishte themeluar edhe “Komiteti Shqiptar i Austrisë” me seli në Vjenë.

Dr. Sokrat Dodbiba, jo vetëm që ishte vetë aktiv, por ndikoi në rrethin e tij në ngritjen e aktiviteteve të shoqërisë studentore. Ata duke qenë për studime universitare në Austri kishin qëllim organizimin e veprimtarive patriotike, kulturore e arsimore. Krejt kjo të vihet në shërbim të zhvillim të kombit e shtetit shqiptar. Ai ishte shembulli më tipik i një intelektuale të gjithanshëm, me një përgatitje profesionale të lartë të kohës, si doktor i shkencave ekonomike. Duke qenë i vetëdijshëm për nevojat e mëdha që kishte atdheu vendosi që të kthehet në atdhe në vitin 1928 kur edhe i përfundon me sukses studimet, duke marr gradën më të lartë shkencore, doktor i Ekonomisë Politike në Universitetin e Vjenës. Shembulli i tij ishte shprehje e pjekurisë së tij, edukatës së tij patriotike për t’i shërbyer atdheut.

Në ndërgjegjen e tij ndjeu thellë detyrimet që kishte ndaj gjithë atyre bashkëkombëseve që e financuan shkollimin e tij duke ua shpërblyer me shërbimin e tij ndaj shtetit e kombin. I edukuar me pastërtinë shpirtërore e kombëtare, në vënien e interesit kombëtar mbi çdo gjë tjetër mbajti qëndrimin parimor e të pa luhatshëm deri në rrezikim të jetës në mbrojtje të thesarit kombëtar, kthimin e tij nga Roma në Tiranë e shumë shembuj të tjerë.

Nuk ishin të rralla vizitat e tij dhe të shoqërisë studentore, që i bëheshin përkrenares dhe shpatës së heroit kombëtar, Gjegj Kastrioti- Skënderbeu në Belvedere. Kjo ua zgjonte krenarinë kombëtare, u shtonte dëshirën e vullnetin për punë këmbëngulëse krahas shkencës edhe në çështjet kombëtare. E ndejshme kjo gjithkund në shkrimet e tij në revistat e kohës, si “Djalëria” e shoqërisë Studentore “Albania” e më vonë në shkrimet analitike në disa revista të kohës. “S.K.S.K.S –Sa kam shpirt, kam shpresë”. Ishte moto e fuqishme e grupit studentor të vyer, sot figura të ndritshme në antologjinë e formimit dhe zhvillimit kombëtar.

Aty ishte edhe Dr. Sokrat Dodbiba. Paraprijës ishte optimizmi, humanizmi njerëzor i vjelë nga leximet e rilindësve, i cili kishte zënë vend thellë në shpirtin e shumë veprimtarëve shqiptarë e shoqërisë studentore në Vjenë. Këtej kishte kaluar pesëdhjetëvjetësh më parë Naim Frashëri i Madh duke lënë poezinë, emblemë kushtuar përkrenares dhe shpatës së Krye heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kishte ardhur, më 1886, me ndihmën e disa miqve për të shëruar mushkëritë e copëtuara posi atdheu i robëruar në vend shërimi i njohur ku tani tradhtarët jetojnë në vila luksoze të paguara me lekë të vjedhur nga thesari i shtetit më të varfër në Evropë. Ata që e vranë Dr. Sokrat Dodbibën dhe familjen e tij, i cili mbrojti dhe ktheu thesarin kombëtar, tani vodhën dhe nxorën jashtë atdheut. Me gjuhën e “Strehëzave” miku i shqiptarëve, këtej, do zbulonte edhe një “ekstrem shqiptar” në historinë e tij. Dhe ndoshta ka të drejtë!

Një shkrim të rrallë e të drejtë rehabilitues për figurën madhore të Dr.Sokrat Dodbiba e hasim në gazetën “Bulevard” i shkruar nga Bashkim Kadiu, ku pos tjerash thuhet: “Vetëdija kombëtare ka sjellë si rezultat një lëvizje me përmasa madhore, ku njohja e realitetit shqiptar solli si produkt të saj një koncept të brumosur, të trashëguar nga rilindësit tanë.

Madhështia dhe personaliteti i këtyre burrave arriti të dallojë rrezikun që i kanosej kombit nga një ideal fantazmë komunist i importuar. Ky importim brutal duhej goditur, duhet të çirrte maskën e të nxirrte në shesh synime djallëzore. Kjo pjellë të shëmtuar duhej të ndalej nga burra mëmëdhetarë, të cilët shkuan gjer në flijim për nderin dhe çështjen kombëtare”.

Dr. Sokrat Dodbiba do të kujtohet në gjenerata si njeri që ktheu thesarin kombëtar dhe ruajtjen e tij. Do të kujtohet për pathyeshmërinë e tij para falangës komuniste, njeriu që vdiq urie në burg. “ të më sillni një pjatë gjellë” të cilën nuk e pa kurrë.

Padyshim, vepra e veprimtarëve intelektual të pastër siç ishte Dr. Sokrat Dodbiba nuk i le të harrohen edhe pse komunistët e shërbyesit e tyre akoma janë aktiv në jetën shqiptare. Të mbështjellë me petkun e dhelprës ata i ke gjithandej grabitës për pikë dite të thesarit kombëtar pa dhënë llogari askujt.

Figura e Dr. Sokrat Dodbibës e meriton rehabilitimin e plotë nga shteti e shoqëria shqiptare. Ai padyshim është shembulli i sakrificës në çjerrjen e maskës kuçedër komuniste e komunizmit. Intelektual, i cili mund ta bënte jetën e tij prej burrështetasi kudo në një vend normal, u martirizua bashkë me familjen e tij, pasurinë e tij për të vërtetën e progresin kombëtar. Një ditë mëngjesi në liri, do shndritë përmendorja e tij në hyrje të Thesarit Kombëtar, ku do gjejnë mallkimin në mote hajdutë e tradhtarë.

Dr.Sokrat DODBIBA (1889-1956). Lindi në Elbasan. Mbaroi shkollën e mesme amerikane “Robert Kollege” në Stamboll. Doktoroi në UN-e Vjenës në Ekonominë Politike (1928). Punoi në Ministrinë e Financave të Shqipërisë që nga viti 1928. Ishte Ministër i Financave. Dr. Dodbiba njihet me veprën e tij të guximshme e patriotike të kthimit të thesarit shqiptar nga Roma në Tiranë. Themeloi dhe udhëhoqi revistën shkencore “Ekonomisti Shqiptar”. U arrestua (1944) kurse u dënua me 30 vjet burgim nga komunistët. Vdiq në burgun e Burrelit, në vitin 1956.

Burimet:

Revista mujore “Dialeria” nr.20/22-1922; nr.24-1924, Vjenë

ASHSH: “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” 1, Tiranë, 2008- f.499/500

H.M: Studiues austriakë e shqiptarë në Austri, Prishtinë, 2021 f.71/72

Dr.Uran Asllani:”Studentët Shqiptarë të Austrisë dhe veprimtaria e tyre”, Tiranë-2000, f.123/124/156/157

Gazeta Bulevard:Bashkim Kadiu: Ministri i financave, dr. Sokrat Dodbiba që vdiq burgjeve të regjimit komunist; DossierFriday, September 13th, 2013Short URL: http://bulevardionline.com/?p=59

Gazeta Shekulli: Bardha Nergjoni- Intervistë me familjarët Dodbiba.

Filed Under: Histori

Historiku i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” New York 

April 30, 2025 by s p

Gjon F. Ivezaj /

Kisha dhe famullia jonë, “Zoja e Shkodrës”, u krijua si fryt i një bashkëpunimi të përkushtuar të meshtarëve dhe të parëve tanë, që emigruan në SHBA dhe u vendosën për të punuar dhe jetuar në shtetin e New York-ut. Të parët tanë ishin emigrant politik dhe ekonomik që erdhën nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Italia, Greqia etj., të cilët kishin ikur si pasojë e persekutimit të sistemit komunist ateist, për liri dhe demokraci, për kushte më të mira ekonomike dhe shoqërore. Ata kudo që u vendosën ruajtën me dashuri gjuhën e bukur shqipe, kulturën, traditat, zakonet, dhe mbi të gjitha fene e krishterë martire, që nder shekuj ka provuar salvime qysh nga koha e pushtimit dhe sundimit për 600 vjet me radhë nga Perandoria Islame Turke. Bashkëatdhetarët tanë pasi vendosen këtu, fillojnë të organizohen rreth meshtarëve të parë shqiptarë, bisedojnë dhe mbledhin fonde për të ndërtuar një Kishën e Parë Katolike Shqiptare në New York, që u bë vatra e atdheshurisë, ruajtjes dhe kultivimit të besimit të lashtë të krishterë. 

Kështu më 16 qershor 1962, me inisiativën e klerikut të nderuar Dr. Monsinjor Zef Oroshit (1912-1989), franceskanit Prof. At Andrew Nargaj O.F.M. dhe të një grupi aktivë të besimtarëve katolikë të ardhur nga trojet e ndryshme etnike shqiptare, u formua Lidhja Katolike Shqiptaro – Amerikane, dhe më vonë u themelua Qendra Katolike “Zoja e Keshillit të Mirë”. Lidhja Katolike ishte i përberë nga Keshilli prej 7 antarësh: Dr. Enrrik Gurashi – kryetar, Tonin Mirakaj – sekretar, Loro Stajka – arkëtar dhe antarët: Zef Cupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani.

Gjatë historisë së Kishës të lavdishme kujtojmë me shumë respekt vitet e kaluara dhe kontributin e madh që kanë dhënë klerikët katolikë dhe aktivistët e palodhur besimtarë shqiptaro-amerikanë. Sot gjejmë rastin të përkujtojmë edhe bashkëatdhetarin dhe aktivistin e shquar të komunitetit tonë, të ndjerin e paharruar, meshtarin e famullisë sonë Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirditën Arqipeshkv i Tiranë – Durrësit, i cili kohët e fundit kaloi në amshim dhe sot pushon në Paqe me Krishtin, në Lumnin e pasosun…. 

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Këshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë, me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendet në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës më 25 prill 1467, gjatë pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin shkaterrimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u përcjell nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë e ndërtuar që në shek. IX. 

Sipas dëshmive historike , fillimet e Krishtërimit ndër shqiptarë, janë të mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme historike. Trojet iliro shqiptare, kane qenë një nga vendet e Europës, ku u përhap më herët Krishtërimi.Historiani i shquar i Mesjetës së Ballkanit albanolgu kroat Dr. Millan Shuflaj (1879-1931), në veprën: “Serbët dhe shqiptarët”, është shprehur se: “Fillimi i Krishtërimit ndër keto vise (Illiri) bën pjesë në historinë e shekullit të pare të këtij besimi.”, ku vërtetohet se i pari që predikoi Ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali, i cili shprehet: “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit.” 

Historikisht edhe nga burimet kishtare është e qartë se themelet e para të Krishtërimit në Shqipëri, janë të hedhura nga vetë apostujt e Jezu Krishtit, si: Shën Pali, Shën Matia, Shën Titi dhe Shën Andrea. . Simbas studiuest Austriak Markuc. W. Peters, ku citon shumë burime të ndryshme antike biblike, shekullare dhe hagiografike, dhe nxjerr si konkluzion qe apostulli Pal mundtë ketë shkelur me te vërtete në territoret e sotme te Shqiperisë. 

Nga historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Shën Pali, në vitin 59 të shekullit të parë,ku organizojë një bashkësi të krishterë që prej 75 familjëve, që moren fenë e parë krishterë në trojet ilire . Edhe për apostullin Matia, ka të dhëna që ka predikuar në trojet ilire. Një tezë në lidhje me ketë e paraqitur nga Jakobo Koleti (Jacobo Coleti) dhe Daniele Antiena,i thotë se në Illiri tek dardanët beni predikimet apostulli shën Matia, po ashtu edhe në Maqedoni tek fiset illire tribalet dhe bastarnët ka predikuar Ungjillin shejt . Edhe jezuiti polak dhe Ate Marcin Czerminski, shkruan se edhe Shën Titi, që ishte shoqërues i Shën Palit predikoi në trojet ilire, dhe duhet të ketë hyrë në territorin ilir në vitin 50-58 të shekullit I.

Simbas arkivave kishtare të Romes, Vatikanit,Venecis,Raguzës dëshmojnë se Illira, u bë që në fillim një nga trevat ma kryesore të përhapjes së fese së krishterë, për vete lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj me zhvillimin e madh të qyteteve, me 5 seli ipeshkvnore të përhapura në të gjitha trojet ilirike si: Qyteti i Durrësis, Apolonia, Nikopoli, Tivari,e Shkodra etj. Këto qytete kishin një ransi shumë të madhe me pozitën e tyre gjeopolitike mjaft të favorshme, duke qenë një koridor natyral ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, për t’i transmetuar vlerat morale të krishtërimit në Ballkan. 

Në këtë mënyrë, këto burime historike përputhen tërësish me dëshmite biblike, si, p.sh, dëshmia e shkrimtarit pagan Plinit të Ri 111-113 mbas Krishtit, dhe pas vijnë shkrimtarët e krishterë, si: Tortuliani, Auntini, Sibasti ,Kasami, 200-206, 209- 2021,223-228, mbas Kr. etj. Kësisoj kemi të bejmë edhe me kontributin e klerit e doktorinës teologjike, që kanë ndikuar shumë në historinë nocionale shqiptare. Ne rastin konkret e vertetojnë se  qytetrimi dhe feja krishtëre në shqiptari është një fragment, pjesë e spirales historike të qytetërimit botërore. 

Nga burimet e selisë shënjte kishtare të Vatikanit përshkruhet se , në listën e gjatë të 286 papave, që kanë udhëhequr Selinë e Shenjte deri në ditët tona. Këtu figurojnë edhe disa emra papësh dhe kardinalësh, dhe shejtën të martirizuar shqiptarë, që kanë drejtuar institucionin e shenjtë, që nga trojet ilire i dhanë Kishës Katolike Apostolike Romane katër papë me zanafill shqiptarë, qe jane ulur ne vendin e shën Palit, një kontribut që na bën të gjithëve neve me të drejtë të jemi të lumtue e krenar. Të tillë mund të permendim, si: Papa Shën Elutheri (175-189, mbas Krishtit), Papa Kajus (283-296, mbas Krishtit), Papa Gjoni IV (640-642 mbas Krishtit), Papa Klementi XI – Albani (1700-1721), i cili përkrah shërbimeve fetare dhe forcimit dhe unifikimit të Kishës së Romës, u kujdesua shumë edhe për Atdheun e të parëve të tij, Shqipërinë tonë.  

Ku e organizojë kuvendin Kombetar Shqiptar, i njohur si Kuvendi i Arbërit 1703, i nxitur prej Atit të Shenjtë, u bë pikënisje e një lëvizje të pandërprerë të shqiptarizmit, të funksioneve dhe kuadrove kishtare, si një fuqi mbështëtëse e rizgjimit tonë kombëtar shqiptar. Simbas dëshmive historike vertetohet se ,kultura e pasur dhe pozitive e krishterë është pervetsuar me dashuri nga shqiptaret ndër shekuj në trojet e veta.Ata nxoren njerëz të shquar ne historine e lavdishme të krishterizmit.Gjate kohes se periudhes se krishtërimit, kanë dalë. Shën Flori, Shën Lauri, Shën Asti dhe Shën Niketa. Shën Joronimi nga trojet e Ilirisë,enciklopedistin e famshem qe bëri përkthimin e parë të Biblës latinisht “La Vulgata”, duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjte, në mesin e shek. IV. 

Nga të dhënat kishtare e historike shënohen ekzistenca e krishtërizmit në Ballkan, dhe posaçerisht në Ilirik e Dardani, me praninë e peshkopëve të këtyne aneve , historikisht eshtë shumë e randësishme të permëndet,Edikti i

Milanos,dhe Koncilin e Nikës, të vitit 325, të cilin e thirri Perandori Konstandini i Madh. Në Këshillin Ekumenik të Nikes, nga 318 peshkopë të përfaqsuar nga e gjithë Perandoria Romake, 13 ishin nga shtetet Ballkanike, ndër të cilët dy peshkopë ishin nga trojet shqiptare, peshkopi Dausi ose Daus Dardaniae nga Kosovës, dhe peshkopi Budius i Stobit, të Shkupit të sotëm në Maqedoni, dhe nga Iliriku ishte peshkopi i Korcyres. 

Ky visar i paçmueshëm në trojet shqiptare u ruajt nga klerikët katolik me edukim perëndimor: Kurteti, Buzuku, Bardhi, Bogdani, që mbetën si katër apostujt e shqipes së shkruar, kanë dalë nga gjiri i shqiptarëve katolik, ku kleri katolik që më Formulen e Pagëzimit me vjetin 1462 nxori në dritë shkrimin shqip, e mbajti të gjallë dhe e kultivoi gjuhën shqipe deri në ditët e Pavarësisë në vitin 1912. 

Duhet rikujtuar me respekt për dy figura më të shquara të historisë sonë: Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti apo sikurse njihet si “Kalorësi i Krishtërimit Perëndimor”, dhe e Lumja Nënë Terza, si mishërimi i idealeve të krishtera, e cila ia kushtoi jetën e Saj ndihmes, për skamoret e të varfërit e mbarë botës. Ajo më 4 shtator 2016,  bëhet e Shënjtë në lumninë e qiellit, nga Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. 

Ditët më të vështira do të vijnë për tokat e Arbërisë në vitin 1479, kur Perandoria Mizore OtomaneTurke, pushtoi dhe me barbarizma shkaterroi, dhunoi, vrau dhe preu mbarë trojet e Shqipërisë. Fillon kështu islamizimi i dhunshëm i tokave të Arberisë, sikurse në kohën kur Islami përhapet për herë të parë në Lindjen e Mesme. Duhet theksuer historikish, se në atë kohë katolikët shqiptarë etnik,duke qenë gjithmonë të presekutuar nga perandoria islame Anadollake e kishin te ndaluar rreptësisht që të banonin ne qytetet e veta, ku deshmohet simbas dokumentave arkivore.Qytetet e krahinat shqiptare ishin kolonizuar nga ardhacake të huejë, apo sikurse quhen kolone me familje muslimane, nga Turqia, Tuniziz, Siria, Iraku, Libani, Egjypti etj 

Gjendja fetare në Shqipëri, gjatë pushtimit dhe sundit osman ishte bërë e padurueshme për shqiptarët e krishterë autoktonë, shqipetarët e krishtëre priten me shekuj. Kështu u desh ardhja dhe shpallja e pavaresisë së shqiperisë  prej zgjedhjes shumë shekullore turke me 28 nëntor 1912,Pikërisht në vitin 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, filluan punimet. Më 23 deri më 26 prill të vitit 1917, u kremtua me madhështi 450-vjetori i shpërnguljes prej Shkodre i Fugures Shenjte. Në atë rasë morën pjesë në kremtim Argjipeshkvi i Shkodrës, Imzot Jak Serreqi, Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Prend Bjanku, Ipeshkvinjtë e Lezhës dhe Zadrimës, Imzot Luigj Bumçi e Imzot Gjergj Koleci. Ishin të pranishëm, përveç autoriteteve vendase, Kryekomandanti i Koorparmatës XIX Austro – Hungareze, Gjenerali Ignatius Trollmann, Konsulli i Përgjithshëm August Ritter von Kral, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ishte me detyrën e Komisarit Civil në Shqipëri , dhe Konsulli Austro- Hungarez në Shkodër Karl Halla.

Më 1944 erdhën kohë të zymta e te errta, për Kishën dhe kombin shqiptar. Shteti komunist, marksist-leninist e ateist, u sul me egërsi e urretje kundër gjithçka pozitive, që përfaqësonte ndër shekuj katoliçizmi në Shqipëri. U shkatrruan institucionet fetare, shkollat, plaçkitë bibliotekat, muzetë dhe të gjitha veprat kulturore që ishin zhvilluar prej Kishës, e cila ishte mbrojtsja e flaktë dhe me dinjitet të plotë të kulturës qysh para Mesjetës. U nxorën me forcë eshtrat e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit, që ishte varrosur brenda kishës, dhe i tretën në lumin Kir, sikurse vepruan edhe me eshtrat e Poetit tonë Kombëtar, At Gjergj Fishën O.F.M. 

Me shembjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë, filloi një punë e vijueshme për të rindërtuar gjithçka mund të shpëtohej, rilindi edhe Shejtnorja e Zojës së Shkodrës. Ati i Shenjtë Gjon Pali II, në prag të vizitës historike në Shqipëri (më 25 Prill 1993),u rimekamb hierakia e kishës katolike,u naltesue në poziten e princit të kishës i shumëvuejtuni Mikel kardinal Koliqi, tue lanë vendin për nji kardinal te ri shqiptarë, u plotesua procesi i kanonizmit të keterdhetë matirve te vramë egërsisht nga regjimi i terorit komunist. ,Ati i Shenjtë Gjon Pali II , u lute për popullin shqiptarë, të vuejtur e të përvuejtun, në shekuj e ndër shekuj. Bekoj në Shkodër gurin e parë për rindërtimin e dytë të Shejtnores Zoja e Shkodrës. 

Vëllezer dhe motra, le të kuptohet me statistiken e pastër historike mbi te dhënunat e kontributin e randsishem të klerit e të kishës katolike , që ndër shekuj kontribuen me shumë vuejtje e sakrefica për të mirën e popullit shqiptarë për të mbrojtun kombë fe e atedhe, Ashtu qe kleri Katolik Shqiptarë, janë përpjekur ndër shekuj për të sjellë në Shqipëri frymën civilizuese të Europës.Mendjet e ndritura të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, krijimtarinë letrare artistike, shkencen e teknologjisë, organizimin politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e perparimin e njeriut të lirë, ku vlera më të rëndsishme, që kemi trashëguar ne shqiparët është gjuha shqipe, një nocion i ndarë politikisht, gjeografikisht, i cili ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe. 

Duke ju përshendetur të gjithëve ju, që keni ardhur në këtë festë të madhe të përkujtimit të Zojës së Shkodrës, fjalë të ngrohta zemre, po i përcjellim edhe meshtarit të shquar, udheheqësit tonë shpirtëror dhe atdhetar Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësin e tij të palodhur , diakonin Orsim Turmalaj për kontributin e madh, që ata po japin cdo ditë për të mirën e komunitetit tonë. Ashtu me fjale zembre përshëndes edhe këshillin e kishës tonë . 

Për kontributin, vlerat, e ndihmën e tyre gjithmonë të pa lollshem.Meriton te ceki disa personalitete të cilët në 5 dekadat e fundit ngritën dhe u kujdesuen në mirëmbajtjen e kishës sonë. Zoja e Shkoders. Veteran të sajë zoteri, Tonin Mirakaj, Mark Shkreli, Marjan Cubi, Lek Vataj, Leonardo Berishaj, dhe femra e parë kryetare e këshillit të

kishës, e emirënjohura, me plotë nderime, Margarita Gazivoda Kocaj, poashtu nga zembra pershëndes, edhe kryetarin aktual të këshillit të kishës, zotin, Ndrekë Tonaj .Po ashtu edhe kryetarin e salles,,Nana Teresa’’ zotin Mark Berishaj, së bashku me organizatorët e tjerë të këshillit të kishës sonë .  

Është meritë e klerikut të shquar të komunitetit tonë Dom Pjetër Popaj, për kontributin e tij që jep çdo ditë për shqiptarët e gjithë shqiptarizmit , i cili na bashkon në një familje të madhe , duke nxitur ruajtjen e fesë së të parëve tanë të krishterë, kulturën amtare, gjuhës e bukur shqipe, zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare Kjo kishë sot është kthyer në një vatër të madhe dhe të ngrohtë të ushqimit shpirtëror fetar dhe kombëtar ,duke ruajtur si gjithmonë frymën e humanizmit, dhe mbledhur gjithnjë ndihma për vendlindjen e njerëzit në nevoj pa dallim krahine dhe feje.Kosovë,Shqipëri e në Malin a Zi . Duke festuar dhe kremtuar festat e krishtërizmit e ato  kombëtare, si edhe shumë shoqata,organizata,dhe supoziume të ndryshme. Këtu janë pritur dhe përcjellë shumë figura dhe personalitete më të shquara të trojeve etnike shqiptarë, që kanë vizituar Kishën tonë. 

Dom Pjetër Popaj, në kopanjelin e Kishës Zoja e Shkodrës, në prani të një numëri të madh besimtarësh pa dallim feje dhe krahine çdo vit ngrihet Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit më 28 Nentor, përkujtohet çdo vit Kryengritja e Malësisë së Madhe, etj. Me të githë këto të mira të komunitetit tonë ,nderimi dhe meritë e madhe këtu i dedikohen pikësëpari meshtarit tonë të nderuar dom Pjetër Popaj, i cili po runë traditën e pararëndesve klerikut katolikë , dhe për kontributin e madh që jep çdo ditë për të mirën e komunitetit tonë. 

Pikërisht dom Pjeter Popaj, udhëheqesit tonë të shquar, që po mbushën 40 vjetë me rallë,që dita ditës tye kontribue gjithëmonë i pa lodhshëm për kishën e famullisë tonë , e për të gjithë komunitetin shqiptar, është dhe mbeti në zemrat e të gjithë shqiptarve, cilësohet kleriku më i madhi , meshtar e indelektuali i rrallë , dhe shquet edhe si nji nga polemistët ma të mprehit të kohës, e prijes i idealeve me të larta kombëtare e fetare, si mishërimi idealeve të krishtëra . 

I përdereshmi dom Pjetër Popaj eshtë dhe do të mbetet apostull e shqipes së shkruar, model i kesaj bote të qytetruar , është dhe mbeti figura e veçant ma e madhe e shqiptarizmit, përsonaliteti me vlera më të larta kombëtare e fetare , njeriu ma i famshemi i të gjithë shqiptarëve në enciklopedinë e komunitetit Shqiptaro Amerikan.

Filed Under: Histori

“The Founder – Ismail Qemal Vlora on Leadership”

April 30, 2025 by s p

Evarist Beqiri sjell librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën

Pas vlerësimit të librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, dhe pas katër ribotimeve të tij të përditësuara në shqip, Evarist Beqiri sjell për lexuesin ndërkombëtar në anglisht një libër mbi themeluesin e shtetit shqiptar. Ky botim shënon një ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare. Libri vjen si rezultat i një pune të gjatë kërkimore Ai sjell një këndvështrim origjinal, duke riformuluar narrativën rreth lidershipit të tij në kontekstin e sfidave të kohës. Autori sjell një qasje të re metodologjike, e cila nuk është përdorur asnjëherë më parë në Shqipëri për asnjë figurë historike.

Ismail Qemal Vlora vjen në një dimension të ri në librin “The Founder-Ismail Qemal Vlora on Leadership”, botuar nga Filara, në gjuhën angleze. Autori e analizon figurën e Ismail Qemalit nën prizmin e koncepteve të lidershipit, siç janë karakteri, vizioni, komunikimi, menaxhimi i krizave dhe trashëgimia. Ai ofron një perspektivë të freskët dhe të bazuar në burime të reja. Libri i ri nuk është një përkthim: ai është një rishkrim i plotë, i pasuruar me fakte të reja historike.

Përveç titujve të krerëve kryesor, e gjithë përmbajtja e librit është rishkruar. Autori është mbështetur në një bibliografi të gjerë dhe burime nga arkivat ndërkombëtare, libra e gazeta të vjetra, si edhe dëshmi të panjohura më parë. Vepra ka një dimension aktual. Ajo e lidh trashëgiminë e Ismail Qemalit me debatet e sotme për lidershipin dhe identitetin kombëtar.

Për lexuesit ndërkombëtarë, ky botim në anglisht është një dritare drejt historisë shqiptare, duke nxjerrë në pah rolin e Ismail Qemal Vlorës, si një figurë jo vetëm rajonale, por edhe me ndikim në skenën evropiane të fillim shekullit XX. Për shqiptarët, libri është një mundësi për t’u rikthyer tek rrënjët e tyre dhe për të nxjerrë mësime nga vizioni i tij për bashkim e përparim. Përmes një analize të thelluar të jetës dhe veprës së tij, autori zbulon aspekte të panjohura më parë të lidershipit të Ismail Qemalit. Ai nxjerr në pah aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëz të ndryshëm, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të marrë vendime të guximshme në kohë krize. Ai tregon se si një lider i vërtetë mund të ndryshojë rrjedhën e historisë me vizionin, guximin dhe vendosmërinë e tij.

Autori e përshkruan Ismail Qemalin si një lider vizionar, i cili kishte aftësinë që ta parashikonte ndryshimin dhe ta përballonte me sukses atë. “Qysh kur shërbeu si guvernator i provincave të Perandorisë Osmane, ai u përpoq gjithmonë të pajtonte interesat dhe sjelljet e grupeve të ndryshme etnike. Zotësia e tij si negociator dhe diplomat i zoti do të shfaqej në zbutjen e kundërshtive fetare që turbullonin Jerusalemin, si dhe në paqtimin e druzëve dhe etnive të tjera të keqtrajtuara në Siri dhe Liban, ku ai shërbeu si guvernator i përgjithshëm. Ismail Qemali i mbështeti hebrenjtë dhe armenët, atëherë kur Evropa iu kishte kthyer shpinën,” – shkruan Evarist Beqiri.

Botimi i këtij libri në gjuhën angleze është një kontribut i rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të figurës së Ismail Qemalit. Ai i ofron lexuesve nga e gjithë bota mundësinë për të zbuluar një lider të jashtëzakonshëm, i cili luajti një rol vendimtar në krijimin e shtetit shqiptar. Në faqet e librit, analizohet me kujdes personaliteti dhe lidershipi historik i Ismail Qemal Vlorës. Libri është strukturuar rreth pesë krerëve kryesor, që pasqyrojnë dimensionet e lidershipit të Ismail Qemal Vlorës: Karakteri, Vizioni, Komunikimi, Menaxhimi i Krizave dhe Trashëgimia.

Autori shkon përtej narrativave tradicionale historike dhe ofron një portret autentik dhe bashkëkohor të Ismail Qemal Vlorës si lider: një njeri me kurajë morale, qartësi strategjike, dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar konsensus, në kohë të turbullta për kombin shqiptar. Ky botim në gjuhën angleze është një kontribut i çmuar për lidershipin historik dhe diplomacinë kulturore shqiptare. Ai e vendos figurën e Ismail Qemalit në piedestalin që meriton brenda diskursit global për lidershipin, historinë dhe shtetndërtimin.

Libri është një ftesë për reflektim mbi një krizë të thellë që ka prekur shoqërinë tonë: krizën e udhëheqjes dhe të karakterit. Autori synon që të hap anembanë Shqipërisë, një diskutim të ndershëm mbi trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës dhe mbi përgjegjësinë tonë personale dhe kolektive për të ardhmen e kombit. Themeluesi (The Founder) nuk është qëllimi në vetvete — është mjeti për të ndezur biseda të domosdoshme:

Çfarë vlerash na udhëheqin sot?

Çfarë modeli udhëheqjeje mbështesim?

Çfarë Shqipërie po ndërtojmë për brezat që do të vijnë?

“The Founder – Ismail Qemal Vlora on Leadership” është më shumë se një biografi; është një udhëtim në mendjen dhe shpirtin e një lideri, i cili me guxim dhe mençuri vuri themelet e shtetit shqiptar. Libri është i disponueshëm në libraritë kryesore në vend dhe pritet që të promovojë më tej vlerat dhe historinë shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 705
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT