
Gjon F. Ivezaj /
Kisha dhe famullia jonë, “Zoja e Shkodrës”, u krijua si fryt i një bashkëpunimi të përkushtuar të meshtarëve dhe të parëve tanë, që emigruan në SHBA dhe u vendosën për të punuar dhe jetuar në shtetin e New York-ut. Të parët tanë ishin emigrant politik dhe ekonomik që erdhën nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Italia, Greqia etj., të cilët kishin ikur si pasojë e persekutimit të sistemit komunist ateist, për liri dhe demokraci, për kushte më të mira ekonomike dhe shoqërore. Ata kudo që u vendosën ruajtën me dashuri gjuhën e bukur shqipe, kulturën, traditat, zakonet, dhe mbi të gjitha fene e krishterë martire, që nder shekuj ka provuar salvime qysh nga koha e pushtimit dhe sundimit për 600 vjet me radhë nga Perandoria Islame Turke. Bashkëatdhetarët tanë pasi vendosen këtu, fillojnë të organizohen rreth meshtarëve të parë shqiptarë, bisedojnë dhe mbledhin fonde për të ndërtuar një Kishën e Parë Katolike Shqiptare në New York, që u bë vatra e atdheshurisë, ruajtjes dhe kultivimit të besimit të lashtë të krishterë.
Kështu më 16 qershor 1962, me inisiativën e klerikut të nderuar Dr. Monsinjor Zef Oroshit (1912-1989), franceskanit Prof. At Andrew Nargaj O.F.M. dhe të një grupi aktivë të besimtarëve katolikë të ardhur nga trojet e ndryshme etnike shqiptare, u formua Lidhja Katolike Shqiptaro – Amerikane, dhe më vonë u themelua Qendra Katolike “Zoja e Keshillit të Mirë”. Lidhja Katolike ishte i përberë nga Keshilli prej 7 antarësh: Dr. Enrrik Gurashi – kryetar, Tonin Mirakaj – sekretar, Loro Stajka – arkëtar dhe antarët: Zef Cupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani.
Gjatë historisë së Kishës të lavdishme kujtojmë me shumë respekt vitet e kaluara dhe kontributin e madh që kanë dhënë klerikët katolikë dhe aktivistët e palodhur besimtarë shqiptaro-amerikanë. Sot gjejmë rastin të përkujtojmë edhe bashkëatdhetarin dhe aktivistin e shquar të komunitetit tonë, të ndjerin e paharruar, meshtarin e famullisë sonë Shkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirditën Arqipeshkv i Tiranë – Durrësit, i cili kohët e fundit kaloi në amshim dhe sot pushon në Paqe me Krishtin, në Lumnin e pasosun….
Zoja e Shkodrës apo Zoja e Këshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë, me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendet në kishën kushtuar Shën Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës më 25 prill 1467, gjatë pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin shkaterrimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u përcjell nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë e ndërtuar që në shek. IX.
Sipas dëshmive historike , fillimet e Krishtërimit ndër shqiptarë, janë të mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme historike. Trojet iliro shqiptare, kane qenë një nga vendet e Europës, ku u përhap më herët Krishtërimi.Historiani i shquar i Mesjetës së Ballkanit albanolgu kroat Dr. Millan Shuflaj (1879-1931), në veprën: “Serbët dhe shqiptarët”, është shprehur se: “Fillimi i Krishtërimit ndër keto vise (Illiri) bën pjesë në historinë e shekullit të pare të këtij besimi.”, ku vërtetohet se i pari që predikoi Ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali, i cili shprehet: “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit.”
Historikisht edhe nga burimet kishtare është e qartë se themelet e para të Krishtërimit në Shqipëri, janë të hedhura nga vetë apostujt e Jezu Krishtit, si: Shën Pali, Shën Matia, Shën Titi dhe Shën Andrea. . Simbas studiuest Austriak Markuc. W. Peters, ku citon shumë burime të ndryshme antike biblike, shekullare dhe hagiografike, dhe nxjerr si konkluzion qe apostulli Pal mundtë ketë shkelur me te vërtete në territoret e sotme te Shqiperisë.
Nga historiani Farlati shkruan për kishën e Durrësit se ajo është më e lashta në Shqipëri, dhe se u themelua prej apostullit Shën Pali, në vitin 59 të shekullit të parë,ku organizojë një bashkësi të krishterë që prej 75 familjëve, që moren fenë e parë krishterë në trojet ilire . Edhe për apostullin Matia, ka të dhëna që ka predikuar në trojet ilire. Një tezë në lidhje me ketë e paraqitur nga Jakobo Koleti (Jacobo Coleti) dhe Daniele Antiena,i thotë se në Illiri tek dardanët beni predikimet apostulli shën Matia, po ashtu edhe në Maqedoni tek fiset illire tribalet dhe bastarnët ka predikuar Ungjillin shejt . Edhe jezuiti polak dhe Ate Marcin Czerminski, shkruan se edhe Shën Titi, që ishte shoqërues i Shën Palit predikoi në trojet ilire, dhe duhet të ketë hyrë në territorin ilir në vitin 50-58 të shekullit I.
Simbas arkivave kishtare të Romes, Vatikanit,Venecis,Raguzës dëshmojnë se Illira, u bë që në fillim një nga trevat ma kryesore të përhapjes së fese së krishterë, për vete lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj me zhvillimin e madh të qyteteve, me 5 seli ipeshkvnore të përhapura në të gjitha trojet ilirike si: Qyteti i Durrësis, Apolonia, Nikopoli, Tivari,e Shkodra etj. Këto qytete kishin një ransi shumë të madhe me pozitën e tyre gjeopolitike mjaft të favorshme, duke qenë një koridor natyral ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, për t’i transmetuar vlerat morale të krishtërimit në Ballkan.
Në këtë mënyrë, këto burime historike përputhen tërësish me dëshmite biblike, si, p.sh, dëshmia e shkrimtarit pagan Plinit të Ri 111-113 mbas Krishtit, dhe pas vijnë shkrimtarët e krishterë, si: Tortuliani, Auntini, Sibasti ,Kasami, 200-206, 209- 2021,223-228, mbas Kr. etj. Kësisoj kemi të bejmë edhe me kontributin e klerit e doktorinës teologjike, që kanë ndikuar shumë në historinë nocionale shqiptare. Ne rastin konkret e vertetojnë se qytetrimi dhe feja krishtëre në shqiptari është një fragment, pjesë e spirales historike të qytetërimit botërore.
Nga burimet e selisë shënjte kishtare të Vatikanit përshkruhet se , në listën e gjatë të 286 papave, që kanë udhëhequr Selinë e Shenjte deri në ditët tona. Këtu figurojnë edhe disa emra papësh dhe kardinalësh, dhe shejtën të martirizuar shqiptarë, që kanë drejtuar institucionin e shenjtë, që nga trojet ilire i dhanë Kishës Katolike Apostolike Romane katër papë me zanafill shqiptarë, qe jane ulur ne vendin e shën Palit, një kontribut që na bën të gjithëve neve me të drejtë të jemi të lumtue e krenar. Të tillë mund të permendim, si: Papa Shën Elutheri (175-189, mbas Krishtit), Papa Kajus (283-296, mbas Krishtit), Papa Gjoni IV (640-642 mbas Krishtit), Papa Klementi XI – Albani (1700-1721), i cili përkrah shërbimeve fetare dhe forcimit dhe unifikimit të Kishës së Romës, u kujdesua shumë edhe për Atdheun e të parëve të tij, Shqipërinë tonë.
Ku e organizojë kuvendin Kombetar Shqiptar, i njohur si Kuvendi i Arbërit 1703, i nxitur prej Atit të Shenjtë, u bë pikënisje e një lëvizje të pandërprerë të shqiptarizmit, të funksioneve dhe kuadrove kishtare, si një fuqi mbështëtëse e rizgjimit tonë kombëtar shqiptar. Simbas dëshmive historike vertetohet se ,kultura e pasur dhe pozitive e krishterë është pervetsuar me dashuri nga shqiptaret ndër shekuj në trojet e veta.Ata nxoren njerëz të shquar ne historine e lavdishme të krishterizmit.Gjate kohes se periudhes se krishtërimit, kanë dalë. Shën Flori, Shën Lauri, Shën Asti dhe Shën Niketa. Shën Joronimi nga trojet e Ilirisë,enciklopedistin e famshem qe bëri përkthimin e parë të Biblës latinisht “La Vulgata”, duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjte, në mesin e shek. IV.
Nga të dhënat kishtare e historike shënohen ekzistenca e krishtërizmit në Ballkan, dhe posaçerisht në Ilirik e Dardani, me praninë e peshkopëve të këtyne aneve , historikisht eshtë shumë e randësishme të permëndet,Edikti i
Milanos,dhe Koncilin e Nikës, të vitit 325, të cilin e thirri Perandori Konstandini i Madh. Në Këshillin Ekumenik të Nikes, nga 318 peshkopë të përfaqsuar nga e gjithë Perandoria Romake, 13 ishin nga shtetet Ballkanike, ndër të cilët dy peshkopë ishin nga trojet shqiptare, peshkopi Dausi ose Daus Dardaniae nga Kosovës, dhe peshkopi Budius i Stobit, të Shkupit të sotëm në Maqedoni, dhe nga Iliriku ishte peshkopi i Korcyres.
Ky visar i paçmueshëm në trojet shqiptare u ruajt nga klerikët katolik me edukim perëndimor: Kurteti, Buzuku, Bardhi, Bogdani, që mbetën si katër apostujt e shqipes së shkruar, kanë dalë nga gjiri i shqiptarëve katolik, ku kleri katolik që më Formulen e Pagëzimit me vjetin 1462 nxori në dritë shkrimin shqip, e mbajti të gjallë dhe e kultivoi gjuhën shqipe deri në ditët e Pavarësisë në vitin 1912.
Duhet rikujtuar me respekt për dy figura më të shquara të historisë sonë: Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti apo sikurse njihet si “Kalorësi i Krishtërimit Perëndimor”, dhe e Lumja Nënë Terza, si mishërimi i idealeve të krishtera, e cila ia kushtoi jetën e Saj ndihmes, për skamoret e të varfërit e mbarë botës. Ajo më 4 shtator 2016, bëhet e Shënjtë në lumninë e qiellit, nga Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Ditët më të vështira do të vijnë për tokat e Arbërisë në vitin 1479, kur Perandoria Mizore OtomaneTurke, pushtoi dhe me barbarizma shkaterroi, dhunoi, vrau dhe preu mbarë trojet e Shqipërisë. Fillon kështu islamizimi i dhunshëm i tokave të Arberisë, sikurse në kohën kur Islami përhapet për herë të parë në Lindjen e Mesme. Duhet theksuer historikish, se në atë kohë katolikët shqiptarë etnik,duke qenë gjithmonë të presekutuar nga perandoria islame Anadollake e kishin te ndaluar rreptësisht që të banonin ne qytetet e veta, ku deshmohet simbas dokumentave arkivore.Qytetet e krahinat shqiptare ishin kolonizuar nga ardhacake të huejë, apo sikurse quhen kolone me familje muslimane, nga Turqia, Tuniziz, Siria, Iraku, Libani, Egjypti etj
Gjendja fetare në Shqipëri, gjatë pushtimit dhe sundit osman ishte bërë e padurueshme për shqiptarët e krishterë autoktonë, shqipetarët e krishtëre priten me shekuj. Kështu u desh ardhja dhe shpallja e pavaresisë së shqiperisë prej zgjedhjes shumë shekullore turke me 28 nëntor 1912,Pikërisht në vitin 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, filluan punimet. Më 23 deri më 26 prill të vitit 1917, u kremtua me madhështi 450-vjetori i shpërnguljes prej Shkodre i Fugures Shenjte. Në atë rasë morën pjesë në kremtim Argjipeshkvi i Shkodrës, Imzot Jak Serreqi, Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Prend Bjanku, Ipeshkvinjtë e Lezhës dhe Zadrimës, Imzot Luigj Bumçi e Imzot Gjergj Koleci. Ishin të pranishëm, përveç autoriteteve vendase, Kryekomandanti i Koorparmatës XIX Austro – Hungareze, Gjenerali Ignatius Trollmann, Konsulli i Përgjithshëm August Ritter von Kral, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore ishte me detyrën e Komisarit Civil në Shqipëri , dhe Konsulli Austro- Hungarez në Shkodër Karl Halla.
Më 1944 erdhën kohë të zymta e te errta, për Kishën dhe kombin shqiptar. Shteti komunist, marksist-leninist e ateist, u sul me egërsi e urretje kundër gjithçka pozitive, që përfaqësonte ndër shekuj katoliçizmi në Shqipëri. U shkatrruan institucionet fetare, shkollat, plaçkitë bibliotekat, muzetë dhe të gjitha veprat kulturore që ishin zhvilluar prej Kishës, e cila ishte mbrojtsja e flaktë dhe me dinjitet të plotë të kulturës qysh para Mesjetës. U nxorën me forcë eshtrat e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit, që ishte varrosur brenda kishës, dhe i tretën në lumin Kir, sikurse vepruan edhe me eshtrat e Poetit tonë Kombëtar, At Gjergj Fishën O.F.M.
Me shembjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë, filloi një punë e vijueshme për të rindërtuar gjithçka mund të shpëtohej, rilindi edhe Shejtnorja e Zojës së Shkodrës. Ati i Shenjtë Gjon Pali II, në prag të vizitës historike në Shqipëri (më 25 Prill 1993),u rimekamb hierakia e kishës katolike,u naltesue në poziten e princit të kishës i shumëvuejtuni Mikel kardinal Koliqi, tue lanë vendin për nji kardinal te ri shqiptarë, u plotesua procesi i kanonizmit të keterdhetë matirve te vramë egërsisht nga regjimi i terorit komunist. ,Ati i Shenjtë Gjon Pali II , u lute për popullin shqiptarë, të vuejtur e të përvuejtun, në shekuj e ndër shekuj. Bekoj në Shkodër gurin e parë për rindërtimin e dytë të Shejtnores Zoja e Shkodrës.
Vëllezer dhe motra, le të kuptohet me statistiken e pastër historike mbi te dhënunat e kontributin e randsishem të klerit e të kishës katolike , që ndër shekuj kontribuen me shumë vuejtje e sakrefica për të mirën e popullit shqiptarë për të mbrojtun kombë fe e atedhe, Ashtu qe kleri Katolik Shqiptarë, janë përpjekur ndër shekuj për të sjellë në Shqipëri frymën civilizuese të Europës.Mendjet e ndritura të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, krijimtarinë letrare artistike, shkencen e teknologjisë, organizimin politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e perparimin e njeriut të lirë, ku vlera më të rëndsishme, që kemi trashëguar ne shqiparët është gjuha shqipe, një nocion i ndarë politikisht, gjeografikisht, i cili ka ruajtur të paprekur pasurinë e përbashkët të gjuhës shqipe.
Duke ju përshendetur të gjithëve ju, që keni ardhur në këtë festë të madhe të përkujtimit të Zojës së Shkodrës, fjalë të ngrohta zemre, po i përcjellim edhe meshtarit të shquar, udheheqësit tonë shpirtëror dhe atdhetar Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësin e tij të palodhur , diakonin Orsim Turmalaj për kontributin e madh, që ata po japin cdo ditë për të mirën e komunitetit tonë. Ashtu me fjale zembre përshëndes edhe këshillin e kishës tonë .
Për kontributin, vlerat, e ndihmën e tyre gjithmonë të pa lollshem.Meriton te ceki disa personalitete të cilët në 5 dekadat e fundit ngritën dhe u kujdesuen në mirëmbajtjen e kishës sonë. Zoja e Shkoders. Veteran të sajë zoteri, Tonin Mirakaj, Mark Shkreli, Marjan Cubi, Lek Vataj, Leonardo Berishaj, dhe femra e parë kryetare e këshillit të
kishës, e emirënjohura, me plotë nderime, Margarita Gazivoda Kocaj, poashtu nga zembra pershëndes, edhe kryetarin aktual të këshillit të kishës, zotin, Ndrekë Tonaj .Po ashtu edhe kryetarin e salles,,Nana Teresa’’ zotin Mark Berishaj, së bashku me organizatorët e tjerë të këshillit të kishës sonë .
Është meritë e klerikut të shquar të komunitetit tonë Dom Pjetër Popaj, për kontributin e tij që jep çdo ditë për shqiptarët e gjithë shqiptarizmit , i cili na bashkon në një familje të madhe , duke nxitur ruajtjen e fesë së të parëve tanë të krishterë, kulturën amtare, gjuhës e bukur shqipe, zakoneve dhe traditave të bukura shqiptare Kjo kishë sot është kthyer në një vatër të madhe dhe të ngrohtë të ushqimit shpirtëror fetar dhe kombëtar ,duke ruajtur si gjithmonë frymën e humanizmit, dhe mbledhur gjithnjë ndihma për vendlindjen e njerëzit në nevoj pa dallim krahine dhe feje.Kosovë,Shqipëri e në Malin a Zi . Duke festuar dhe kremtuar festat e krishtërizmit e ato kombëtare, si edhe shumë shoqata,organizata,dhe supoziume të ndryshme. Këtu janë pritur dhe përcjellë shumë figura dhe personalitete më të shquara të trojeve etnike shqiptarë, që kanë vizituar Kishën tonë.
Dom Pjetër Popaj, në kopanjelin e Kishës Zoja e Shkodrës, në prani të një numëri të madh besimtarësh pa dallim feje dhe krahine çdo vit ngrihet Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit më 28 Nentor, përkujtohet çdo vit Kryengritja e Malësisë së Madhe, etj. Me të githë këto të mira të komunitetit tonë ,nderimi dhe meritë e madhe këtu i dedikohen pikësëpari meshtarit tonë të nderuar dom Pjetër Popaj, i cili po runë traditën e pararëndesve klerikut katolikë , dhe për kontributin e madh që jep çdo ditë për të mirën e komunitetit tonë.
Pikërisht dom Pjeter Popaj, udhëheqesit tonë të shquar, që po mbushën 40 vjetë me rallë,që dita ditës tye kontribue gjithëmonë i pa lodhshëm për kishën e famullisë tonë , e për të gjithë komunitetin shqiptar, është dhe mbeti në zemrat e të gjithë shqiptarve, cilësohet kleriku më i madhi , meshtar e indelektuali i rrallë , dhe shquet edhe si nji nga polemistët ma të mprehit të kohës, e prijes i idealeve me të larta kombëtare e fetare, si mishërimi idealeve të krishtëra .
I përdereshmi dom Pjetër Popaj eshtë dhe do të mbetet apostull e shqipes së shkruar, model i kesaj bote të qytetruar , është dhe mbeti figura e veçant ma e madhe e shqiptarizmit, përsonaliteti me vlera më të larta kombëtare e fetare , njeriu ma i famshemi i të gjithë shqiptarëve në enciklopedinë e komunitetit Shqiptaro Amerikan.