• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Cilët iknin nga tokat e tyre , shqiptarët apo “serbët ‘?

August 31, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Bota ishe e mashtruar kurse ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënim gëk me gojë, heshtje letargjike e jona …. dhe numri i “serbëve” vinte e më shumë rritej në tokat e Hungarisë së Austro- Hungarisë.Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë “serbe “ e vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin, pas dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739 (Druga seoba Srba pokrenuta je 1739 pod Arsenijem IV Jovanovićem, nakon neuspjeha Austrije u ratu protiv Turske iz 1737-1739.) Një gjë duhet ta kemi të kjartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqëve. E, edhe kryengritja e pare “serbe” 1804- 1835 (Prvi srpski ustanak) e Karagjorgjeviqëve ishte udhëhequr nga shqiptarët këlmendas dhe me ndihmën e Austro- Hungarisë )
Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje ,na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht
“ 260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997 “ (bibliografija ,ndër të tjerash : “Conscript ro Almae DioecesisS ,vrmiensis1 743. peracta,s t r . 34. 17744 DA Dakovo. (Gjakovo , Sllavoni, Kroaci ) dhe LASZOV/SKI. E., Arbanasi (Klementinci) u Hrtkovcima i Nikincima i Saganijeua ; Gramatika arbanaikog iezika, Hrv. list, Osijek, 1923., str. 44.)
Çfarë na shkruan Zef Frroki ( në libër Zef Frokiq)? : “ Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Këlmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.
( lexoje http://everteta.al/kelmendasit-ne-kroaci-ose-shperngulja-e-dyte-serbe-2/ )
Por qellimi i shkrimit të sotëm ështe qe te japim fakte te reja per shqiptaret e ikur , të çilet na janë identifikuar si “ Ikja e dytë serbe “
Është një mëkat i madh qe unë personalisht nuk kam mundësi qe te shfletoj arkivat e Beogradit, të cilat janë plote e për plote me te dhena per ne shqiptaret. Është fatkeqesi qe në këto arkiva nuk “lundrojnë historianet e Shqipërisë. Eshte edhe me e keqe qe ne bisedimet Serbi -Kosovë ne asnjë moment nuk është përmendur lejimi i mundësisë i hyrjes se historianeve , arkeologeve dhe hulumtuesve nga Kosova ,ne arkivat e Serbise.
Sot do të shfletojmë pak nga shënime te kohës“ Memoaret e Simeon Pishqeviqit “ të cila së pari janë shtypur në “ Vestnik Evropi “ me 1890. Thuhet që kjo është e vërteta e vërtetë e arnautëve te Sremit.
“ Të ardhurit ne Srem , arnautet e ardhur ishin mbi 500 familje kelmendase ; shtatshkurtër dhe karakterit të keq dhe të pamjes se vrazhdë .Serbisht nuk flisnin aspak, por edhe ndonjë rastiste te fliste , fliste aq dobët sa qe nuk kuptohej. E kishin traditën e tyre bujqësore dhe me kujdes e rrinin grurin, Nga natyra nuk ishin përtacë , nuk dinin shkrim e lexim por ishin me një qëndrim dinjitoz”.
Por këta shqiptare ne Srem (regjion Kroaci fxh )- e vazhdon Pishçeviqi shkrimin, si të gjuajtur larg nga toka e tyre amë, të ardhur në tokë të huaj, shumë vështire i përshtateshin rrethit te ri. Me xhelozine me te madhe i ruajnë zakonet dhe doket e tyre te trashëguara.
Simeon Pishqeviqi nuk e paska harruar një vajzë shqiptare që duke kënduar i ruante dhentë, e veshur me një veshje të çuditshme (për te ) ku ne brez e mbante thikën e ne krah te saj pushkën.
Pra edhe një vërtetim me shume apo një përgënjeshtrim me shume e “shpërnguljes “ se dytë serbe.
Fahri Xharra,31.08.15 Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, ikaj e dyte

NË HIMARË DHE NË GJITHË BREGUN E SHQIPËRISË NUK KA PASUR ASNJËHERË MINORITET GREK

August 31, 2015 by dgreca

Rubrika: Faik Konica – Histori dhe aktualitet/
Është koha kur Athina zyrtare duhet t’i thërrasë mendjes e të kuptojë përfundimisht: Në Himarë dhe në gjithë Bregun e Shqipërisë, historikisht, nuk ka pasur asnjëherë minoritet grek. Ka pasur dhe ka vetëm popullsi me gjak të pastër shqiptar që ka tundur Bregun, shekuj pas shekujsh, jo vetëm me kryengritjet popullore të fuqishme, që mbeten të lavdishme në Historinë e Shqipërisë, por edhe me këngën polifonike shqiptare dhe ison e famshme himarjote të “Vajzës së Valëve”. Dhe, nëse është folur e flitet edhe greqisht në atë trevë tipike shqiptare, kjo është përsëri vetëm në nderin e shqiptarit, falë shpirtit të tij fisnik, që ka ditur të dojë e të respektojë edhe një gjuhë të dytë, gjuhën e fqinjësisë së mirë e të marrëdhënieve të ngushta Korfuz-Breg.
Është koha gjithashtu kur patriarkana greke dhe Athina zyrtare të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se ortodoksia shqiptare nuk ka dhe nuk njeh kurrfarë vartësie e tutele që me themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) të Bostonit më 1908, ku Noli meshoi për herë të parë në gjuhën shqipe. KOASH është dhe do mbetet vetëm shqiptare, vetëm për ortodoksët dhe patriarkët shqiptarë, në bazë të së drejtës së autoqefalisë që rrjedh nga parimi i miratuar në Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse. E pavarur tërësisht, Kisha Ortodokse shqiptare është e denjë për misionin e saj shpirtëror po aq sa edhe Kishat ortodokse serbe, polake, ruse, gjeorgjiane, qipriote, e me radhë, që nuk kanë në krye të tyre ndonjë patriark grek. Pra, boll Athinë me tutelë dhe me orekse shoviniste!
Historia i ka vënë tashmë pikat mbi -i- mbi bazë dokumentare : Jo vetëm tërë Bregu është me identitet të pastër shqiptar, por edhe krejt Veriu i Greqisë kontinentale përmban troje të mirëfillta shqiptare të grabitura jo më larg se Lufta e parë botërore, që nga Arta, Preveza, Janina e Mecova – përfshirë tërë Çamërinë historike martire – gjer në Kostur, Follorinë e Manastir.
Duan apo s’duan grekët, suljotët fustanellorë prejardhur prej shqiptarit Suli, Marko Boçari dhe gati krejt plejada e kapedanëve arvanitas të Luftës për pavarësinë greke, janë shqiptarë 24 karat, denbabaden, tek derdhën gjakun e tyre për të dhënë atë kontribut të pashembullt dhe vendimtar në fitoren e revolucionit grek të 1824-ës. Të jesh pra, ortodoks shqiptar nuk do të thotë kurrsesi të jesh grek. Është një mashtrim kolosal, është si t’i vësh gomarit brirë cjapi! Paçka se na paska, siç thotë Konica më poshtë me ironi, të ashtuquajtur të prejardhur nga Perikliu!
Do apo s’do, Greqia me popullsi të amalgamuar historike – e vërteton Konica aq bukur më poshtë dhe sa herë! -, i është njëmijë herë borxhleshë kombit shqiptar, qëkurse shqiptarët ngritën Greqinë e pavarur dhe dhanë ndihmesën e tyre të vyer në konsolidimin e shtetit grek të shekullit XIX.
E ndërsa ne me pambuk e mirësi, ata me gurë e ligësi. Vazhdimisht Athina zyrtare ka vënë në veprim ndaj kombit shqiptar sharlatanizmat e veta, me frymë grabitqare e shovinizëm të egër! Historikisht, vetëm na është rënë në qafë, dhe si shumë! Si shumë është përdorur gjuha greke e nënçmimit dhe e ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit sovran shqiptar.
Disa fakte të pamohueshme jo dashamirëse ndaj Shqipërisë, për të mos thënë fakte antishqiptare të qarqeve zyrtare greke – fakte që tingëllojnë absurde në frymën e sotme europiane që duhet të mbisundojë në Ballkanin e djeshëm fuçi baruti – janë aq evidente sa nuk i kanë hije jo më demokracisë së sotme greke dhe shtetit europian grek, (në janë të tillë!), por as demokracisë së lashtë greke me të cilën mburren grekët dhe Europa bashkë. Sepse, të mbash sot e kësaj dite, “Ligjin demode të Luftës me Shqipërinë” fqinje, dhe ta tundësh si dordolec për të trembur karkalecat, kjo nuk flet aspak për një Greqi europiane. Sepse, të kërkosh me zor, me hir, pa hir, me ndoca partiçka b…lëpirëse a la Bollano, financuar prej Athinës zyrtare krimbur në borxhe, ekzistencën e minoritetit grek në Rivierën e pastër Shqiptare, as kjo nuk flet kurrsesi për Greqi europiane. Në të kundërt, të mos pranosh kurrsesi në Greqi asnjë prani pakicash minoritare, asnjë prani dhe rol qoftë historik, qoftë aktual të elementit arvanitas e shqiptar në Historinë e djeshme dhe të sotme të shtetit grek, as kjo, s’ka se si të flasë për një Greqi me frymë europiane.
Dhe, se sa europiane është Greqia, mjaft të themi se ajo i trembet keqas nënshkrimit të Konventave të rëndësishme evropiane. “Konventa kuadër për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare” (STCE nr. 157) e Këshillit të Europës, as që është ratifikuar nga shteti grek, i cili i trembet idesë së pakicave kombëtare në truallin e vet si djalli thimjamit. Ndërkohë që Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë të rëndësishme evropiane që më 1995 dhe ratifikuar më 1999! Me ç’të drejtë atëherë, Greqia e mbarsur nga fryma e saj shoviniste dhe e klerit që e drejton, na kërkoka respektim të minoritetit grek në Shqipëri, kur për vete nuk njeh si duhet kuptimin e fjalës “minoritet” apo “pakicë kombëtare?!!? Çfarë Greqie europiane është ajo që nuk njeh, sot e kësaj dite, gjenocidin çam (si Turqia me gjenocidin armen)! Pale të kërkojë të falur për masakrën historike që ka kryer, ndërkohë që mban me arrogancë prona të vjedhura të popullsisë çame?! Çfarë Greqie europiane është ajo që nuk çel një shkollë të vetme shqipe në Athinë, në respekt të punës dhe djersës së shqiptarëve që ndodhen në territorin e saj, kur përpiqet, përkundrazi, t’i asimilojë dhe vetëm t’i asimilojë, me çdo kusht e çdo çmim paguar në mënyrë të paligjshme?! Çfarë Greqie europiane është ajo që ushtarët e vet na dashkan të bëjnë në mënyrë kanibaleske lidhëse këpucësh me zorrët e shqiptarëve?!
Durimi i një populli të tërë shqiptar ka kufi dhe defterët e Historisë nuk janë të varrosura. Athina zyrtare duhet të dijë se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë koha kur Shqipëria u kthye në kasaphane ballkanike dhe kur greku me fustanellën shqiptare të shkurtuar qesharakisht hidhte vallen sipas koncertit të krisur europian që paralajmëronte furtunën e marrë të Luftës së parë botërore.
Është koha kur Athina zyrtare të japë prova konkrete dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, koha kur Athina t’i flasë më në fund rradakes! / Monet Maneshi.

Nga Faik Konica

SHËNIM TEK REVISTA “ALBANIA”
Londër, 15 shkurt 1909.
“Që feja shërben si maskë për qëllimet më të ulëta, ky është një fakt aq i rëndomtë sa nuk ka pse të habisë askënd. Por që të ndodhë kështu edhe me filozofinë, vajza engjëllore e qiellit, që nuk ka kërkuar kurrë gjë tjetër përveç së vërtetës, kjo veç në kohën tonë ka ndodhur”. (Schopenhauer, Parerga und Paralipomena*, passim. Përkth. A. Dietrich, 1906-1909).

SHQIPËRIA E POSHTME APO EPIRI
– DHE GREKËT

Tek Albania e vitit 1901 (vëll. G, f. 141) kemi paraqitur, sipas Le Mémorial Diplomatique de Paris, mendimin e një diplomati austro-hungarez për shqiptarët dhe çështjen shqiptare. Artikulli është aq i ngjeshur, dhe me pastërti e njohuri aq të thellë e të admirueshme për t’i vënë gjërat në vend, sa mund t’i rikthehesh me dëshirë lëçitjes të tij.
Ja dhe një diplomat italian, Z. Silvestrelli, ministër në Athinë që mendoi të shprehet për këtë çështje, duke thënë edhe ai copë disa të vërteta të thjeshta. Mendje kritike, Z. Silvestrelli nuk u kufizua vetëm në opinionet e rëndomta; por kërkoi të studiojë etnografinë dhe gjendjen e vendit ku ndodhet; dhe rezultati i kërkimeve të tij u përmblodh në një memorie që u botua në Buletinin e Ministrisë së Punëve të jashtme të Italisë, as më shumë e as më pak por 150 fletë të mira. Dy çështje vlen të vihen në dukje në këtë memorie: 1° që banorët e sotëm të Greqisë nuk janë pasues të grekëve të lashtë, por janë rezultat i një përzierjeje të sllavëve, shqiptarëve dhe latinëve; 2° që Greqia ka për kufi në Veri, Shqipërinë.
Këto dy konstatime të diplomatit erudit italian kanë shkaktuar në Greqi një indinjatë dhe protesta të shfrenuara, sa është e vështirë për një të huaj të krijojë një ide të qartë se ç’po ndodh. Qeverisë italiane iu desh madje të dorëzohet përpara këtij presioni qesharak popullor; por për të treguar edhe më mirë se ç’është në gjendje të bëjë me përfaqësuesin e vet të shkëlqyer në Athinë, ajo e ngriti Z. Silvestrelli në rangun e ambasadorit, dhe me këtë cilësi e akreditoi pranë Oborrit të Madridit.
Nga të dy vërejtjet e diplomatit italian po veçoj të dytën për ta komentuar. Por së pari, më duhet të them se ajo që ka të bëjë me origjinën e grekëve modernë është sot një e vërtetë e pranuar; pas veprës monumentale klasike të Fallmerayer dhe pas tërë atyre veprave të kritikës historike, ata që këmbëngulin të besojnë tek έλληνιχότης [helenët] e grekëve modernë, ata mund të thonë çfarë të duan, por ama jo se janë me mend. Që Greqia është e banuar nga një grumbull sllavësh, shqiptarësh, latinsh, dhe në sasi të vogla edhe nga gjermanikë, keltë, normandë (Kryqëzatat) e nga hebrenj (shekulli I e II pas J.K.) kjo, as që lë shteg për dyshimin më të vogël. Veçse grekët, s’ka pse ndihen të turpëruar për këto origjina. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Përkundrazi, dhe mjaft të kujtojmë për këtë që populli më artist e më i brishtë që ka ekzistuar ndonjëherë, populli francez, është një agregat të paktën prej tri racash. Madje, e mira është që, për vetë grekët, e vërteta të njihet; ajo, në këtë mënyrë, u hyn më shumë në punë. Si pasues të grekëve të lashtë, ata do dukeshin më të zvetënuar; përzierje të shumë racave, relativisht kohët e fundit, ata përkundrazi janë një popull i ri dhe si të tillë kanë të drejtën e një prestigji para se të pohojnë vlerën e tyre. Nga ana tjetër, ata popullojnë Greqinë dhe janë kësisoj, depozituesit e gjuhës së grekëve: për këtë arsye të dyfishtë, pavarësisht nga gjithçka, ata duhen quajtur grekë; por duhet kuptuar më së miri se ky term nuk nënkupton aspak një vijimësi etnike.
Le të arrijmë te vërejtja e dytë e Z. Silvestrelli. Grekët kanë përfytyruar t’i japin Shqipërisë së poshtme emrin e vetë të lashtë të Epirit, duke nënkuptuar që këtej se kjo zonë ka qenë e banuar nga grekë dhe duhet t’i përkasë një ditë Greqisë; dhe kështu, Greqia nuk e prek më Shqipërinë. Për grekët, ka vetëm një Shqipëri të Veriut dhe jo një Shqipëri të Jugut; Shqipëria është për ta, në njëfarë mënyre, një distik [grup dy vargjesh në një poemë], thjeshtëzuar në një varg, apo një biçim vargu aleksandrin që nuk përbën veçse një hemistik [gjysmë vargu].
Mirëpo, të gjitha pretendimet janë qesharake e të përbuzshme. Në fakt:
1° Strabon-i na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ishin të huaj. Po citoj fjalët e tij:
“ Όί δέ Θράκες καί Ίλλυριοί και Ήπειρώται καί μέχρι υϋυ έν πλευραίς (Έλλάδος) είσιν έτι μευτοι μάλλον πρότερον ή υϋυ όπου γε καί τής τώ παρόντι Έλλάδος άναντιλέκτως οΰσης τήν πολλήν οι βάρϐαροι έχουσι, Μακεδονίαν μέν Θράκες [ άλλα δέ μερη] Ήπειρώτικά έθνη.”
Është më se e qartë, apo jo? Strabon-i na mëson se “kombet epirotike” ishin “barbare”, domethënë të huaja para racës dhe gjuhës greke (Vepra, Strabon, VII, 6-13, f. 267. bot. Dübner-Muller).
2° Jo vetëm që shqiptarët nuk kanë emigruar në ndonjë Epir grek, por janë pikërisht grekët ata që kanë emigruar, në numër të vogël në Epirin shqiptar.
3° Përherë shqipja është quajtur “gjuha epirotike”. Dictionarium latino-epiroticum (Fjalori latono-epirot) i F. Blanchus (Frang Bardhit), Romë, 1635, provon pikërisht këtë. Jo më larg se para dyzet vjetësh, Rossi botonte përsëri në Romë një “Vocabolario italiano-epirotico” që nuk është tjetër veçse një fjalor shqip.
4° Në të gjitha veprat e botuara para periudhës së intrigave greke, përngjashmëria midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtme është e përkryer.
5° Po e njëjta gjë edhe në hartat gjeografike. Po kënaqem me një shembull të vetëm: më 1827, admiraliteti anglez botoi një hartë zyrtare të Brigjeve të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: krejt brigjet e Epirit përfshihen në të.1
6° Rusët, francezët dhe anglezët kanë pasur njëri pas tjetrit në ishujt jonianë një regjiment që e kanë quajtur zyrtarisht Regjimenti shqiptar. Krejt ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë ishin të së njëjtës fe me grekët dhe prapë, të gjithë e quanin veten shqiptarë dhe flisnin shqip. Një nga oficerët e regjimentit franko-shqiptar ishte Marko Boçari, i cili ka shkruar madje në atë kohë, me kërkesë të Pouqueville [Pukëvilit], një leksik shqip, dorëshkrimi i të cilit ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Parisit (Mss.Fonds albanais, n°1); kujtojmë që ne kishim parashikuar ta botonim këtë leksik. Po i njëjti Boçar shkëlqente në luftën e pavarësisë duke besuar, i shkreti, se bëhej fjalë për themelimin e një mbretërie shqiptaro-greke. Nipërit e tij, me mbiemrin Boçari e quajnë tani veten “helenë” dhe të prejardhur nga Themistokliu. Përshëndetje, o të prejardhur të Themistokliut! Të gjithë “helenët”, siç e shihni, janë po aq të vërtetë sa nipollët e Boçarit tonë. Ka madje në Athinë bij bavarezësh vendosur në Greqi në kohën e Otonit dhe që e mbajnë veten po ashtu për helenë, me demek të prejardhur nga Perikliu: Përshëndetje dhe juve, o të prejardhur të Perikliut!
7° Tradita diplomatike e të gjitha Fuqive evropiane ka njohur, pa kufizim, identitetin e Epirit dhe të Shqipërisë së Jugut, që janë e njëjta gjë. Pata ndër duar që prej një muaji qindra dokumente diplomatike të pabotuara që flasin për Shqipërinë dhe në të gjitha, njëjtësia është po aq absolute midis Epirit dhe Shqipërisë së Poshtme sa dhe midis Lutesës e Parisit, apo Ali hoxhë dhe hoxhë Aliu.
8° Më në fund, le ta provojë i huaji që përgatit një studim rreth Shqipërisë dhe që ka dyshime rreth çështjes së albanitetit të Epirit: të udhëtojë duke u ndalur për ca ditë nga Elbasani në Parga dhe nga Vlora në Janinë, domethënë le të përshkojë si turist Epirin nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje, për së gjati dhe për së gjeri, duke zigzaguar në atë mënyrë që të vizitojë lokalitete sa më shumë që të jetë e mundur, – dhe le të na vijë pasandaj e të na kundërshtojë po të dojë.
Po i drejtoj tani një pyetje grekëve të zgjuar dhe që dinë të thellohen: a pandehin ata se këto intriga foshnjarake kundër unitetit kombëtar shqiptar janë të tilla që i shërbejnë interesave të Greqisë?
Albania, Viti 8, 1904, Seria 9 [nr. 1].

Filed Under: Histori Tagged With: bregu, Faik Konica, himare, shqiptar

BAJRAM BAJRAKTARI- PERSONALITET I SHQUAR,ATDHETAR DHE INTELEKTUAL

August 29, 2015 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Në historinë shum shekullore të Lumës,ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore zënë vendin e tyre të veçantë.Ashtu sikundër në shekujt para ardhës edhe në këto vite eposi i lirisë u përsërit në po ato dimensione të burrërisë dhe guximit.Luma dëshmoi se donte të jetonte e lirë,ajo i tregoi Shqipërisë dhe krejt Ballkanit se përpara lirisë nuk pyeste për asnjë makinë ushtarake qoftë kjo e Beogradit apo Sofijes e Romës apo Berlinit.Ndërkaq Lumjanët nuk mund të pajtoheshin asesi në ato vite me robërinë, e cila donte të rrënojë traditat e vyera dhe kontinuitetin moral të lumjanëve.Në krye të burrave të ditur dhe trima të cilët u përballën me fashistët italian,nazistët gjermanë dhe bollshevikët sllavoshqiptarë në krah të legjendarit Muharem Bajraktarit, rri denjësisht figura e vëllait dhe bashkëpuntorit e luftëtarit të tij,Bajram Bajraktarit.
Lindi në katundin Ujmisht të Lumës në shtatorin e vitit 1919. Pak kohë më parë në shtëpinë e madhe të Bajraktarëve,pat ndërruar jetë Bajram Bajraktari,luftëtar i madh i Lumës në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,me ç’rast emri i tij u përcuall tek i sapolinduri.Lumjanët ndërsa uronin babën Nezir,për djalin nuk mungonin t’i kumtonin atij,”U bëft i hajrit si baca Bajram !,Neziri u përpoq të edukonte tek biri virtytet e të jatit dhe shpesh për birin thoshte se dritën e syrit e ka si të gjyshit të vet.Në vjeshtën e vitit 1926,Bajram Bajraktari nis mësimet në shkollën fillore të fshatit Kolesjan. Shkolla në fjalë edhe e politikës arsimore thellësisht kombëtare të ideuar dhe të zbatuar prej qeverisë shqiptare të kohës,kishte mundur të përhapte jo vetëm rrezet e dijes por sidomos idetë e lume të shqiptarizmës.Ngase Luma,ndodhej pikërisht në vijën e urryer të kufirit,ngase plaga e vitit 1913 ende kullonte gjak,mësuesit-patriotë në Kolesian e gjetiu në Lumë,nuk rreshtin së edukuari gjeneratat Lumjane me idenë se kjo ndarje tragjike e vitit 1913,do të shërbente si këmbanë kushtrimi për të gjithë shqiptarët,që këta të linin gjakderdhjet e vëllavrasjen për t’u bashkuar përgjithmonë me vëllezërit e tyre të gjakut.Ende herët në vitet e para të shkollës në Kolesian,Bajram Bajraktari po merrte inat shtrigën Evropë…
Në vitin e fundit të shkollës në Kolesjan,Bajrami do të mendonte sigurisht për të ardhmen e vet. Baba Nezir,në gjendje të mirë ekonomike i pat thënë që Bajarami të zgjidhte ku të donte për t’u shkolluar,por falë traditave të kahershme lumjane,vëllai më i vogël s’mund të merrte vendin pa u konsulltuar me vëllain më të madh.Asaj kohe vëllau i madh Muharem Bajraktari ishte në funksionin e lartë të Komandantit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Shqiptare,ndaj së toku me babën Nezir,Bajrami merr rrugën për në Tiranë.Ai do të mrrekullohej prej uniformës së bukur të vëllaut të madh dhe do t’i thoshte atij se donte të vazhdonte mësimet më tej.Ky e pati përqafuar Bajramin dhe disa muaj më pas,me shpenzimet e veta,e dërgon atë të vijojë mësimet e mesme,në një prej gjimnazeve në Romë.Edhe këtu do të binte në sy dashuria e madhe e Bajramit për dije,si edhe këmbëngulja për t’i përvetsuar këto dije në thellësinë e tyre.”Këtu mbaron gjimnazin me rezulltate të shkëlqyera dhe dekorohet me medaljen e artë,i jepet e drejta të vazhdojë studimet e larta në degën që dëshironte dhe me bursën e shtetit Italian,Bajrami për tre vjet vazhdon studimet e larta në Romë,në fakulltetin juridik”.(H.Vata “Portrete nacionalistësh”Prizren 200,faqe 50 ).
Pushtimi fashist i 7 prillit 1939,ashtu sikundër tek gjithë shqiptarët do të linte gjurmët e veta të dhimbjes edhe tek Bajram Bajraktari.Së bashku me dhjetra e dhjetra studentë të tjerë shqiptarë në Romë ai do të protestonte pranë selisë së kryeministrisë italiane,duke ngritur madje zërin lartë në mbrojtje të fateve të Shqipërisë.Por makina ushtarake e Duçes brenda pak ditëve mundi të deportojë në krejt viset shqiptare,me ç’rast kundërshtimi ishte vetëm gjakderdhje e kotë.Në vjeshtën e vitit 1939,shkon në Lumë,Muharrem Bajraktari pas disa vitesh largimi nga Shqipëria.Karakteri i paepur i këtij burri,natyrisht që nuk do të pajtohej me okupimin e vendit,ndaj nis nga puna për ngritjen e çetave të para antifashiste.Komanda e lartë e trupave italiane në Shqipëri,duke njohur influencën e Muharremit në Veri të Shqipërisë,i ofron atij vende të rëndësishëm në xhandarmërinë shqiptare,por ky nuk pranon,përkundrazi,në fillim të vitit 1940,nis nga luftimet e para kundër forcave italiane në Kukës,ka qenë kjo arsyeja që në verën e vitit 1940,familjen Bajraktari,fashistët italian e internojnë në Ballsh të Fierit,ndërsa Bajram Bajrakatrit i komunikojnë ndërprerjen e të drejtës së studimit.Me ndjenjë përgjegjsie për fatet e popullit të vet,Bajrami kthehet menjëherë në atdhe dhe pse dikush e këshilloj që t’i drejtohej me një letër mirënjohjeje shtetit italian për të vazhduar studimet.Me të zbritur në Vlorë udhëton drejt Ballshit dhe aty shmallet me prindërit dhe pjestarët e tjerë të familjes. Brenda javës merr rrugën për në Lumë dhe pasi merr bekimin e vëllait të madh,Muharremit, zë vendin e vet në çetën e luftëtarëve.21 vjeçar me një llogjikë të mprehtë,me një bagazh të plotë intelektual,ai fillimisht merr përsipër të agjitoj nëpër Lumë,se duhej ngritur e organizuar për tu ndeshur me okupatorin.Kjo veprimtari e gjërë e tij ka rënë edhe në sy të autoriteteve vendore.Në një dokument arkivor të kohës,me anë të të cilit prefekti i Kukësit njofton Ministrinë e Punëve të Brendshme,në Tiranë,pos të tjerave mësohet se ; “Në lidhje me plagosjen e Adnan Zenelit,anëtar i Direktoriumit të Federatës së Partisë Fashiste shqiptare të këtushme,raportuer me telin tonë nr.1100,datë 3.8.1940,kemi nderin t’iu njoftojmë se nga hetimet tona të veçanta,ngjarja ash ba me shtytjen e Muharrem Bajraktarit, e prej kohës që ky asht në këtë qark punon për me ngjallë influencën e mëparshme ai vetë dhe me anën e vëllait Bajram Bajrakatrrit,të cilin asht tue e dërgue andej-këndej nëpër katunde për me pleqnue”.(A. Q. i shtetit-Tiranë.Fondi 152/2 dos.176,fleta 28)
Në verën e vitit 1942 çeta nacionaliste e Lumës numëronte rreth 300 burra të armatosur nën komandën e Muharrem Bajraktarit,ndërsa sipas kuvendeve të besës të lidhur në fshatrat Ujmisht, Lusën,Surroj,Kolesjan,Vilë,Kroi i Bardhë,Gostil,Bicaj,etj,nëse jepej kushtrimi atëherë keto forca do të numëronin mbi 1500 vullnetarë shqiptarë.Okupatori italian gjatë kësaj kohe ndiqte me vëmendje lëvizjen e çetës nacionaliste të Bajraktarit e cila i pat shkaktuar jo pak dëme,ushtrisë së tij,duke e goditur në terrene të thyera malore dhe në befasi të plotë.Roma e cila në vitet 1940-1942 ishte në kulmin e lavdisë së saj,asesi nuk mund të duronte që një grup nacionalistësh shqiptarë,të mbanin të lirë krahinën strategjike të Lumës.Mbi bazën e një plani konkret,në mesin e shtatorit 1942,ata e rrethojnë Lumën me rreth 2000 forca të paisura me armatim modern të kohës.Të informuar se Muharrem Bajraktari ndodhej në Ujmisht në mesnatën e 22 shtatorit 1942,një kompani e specializuar për luftime alpine i drejtohej në fshehtësi kullave të Bajraktarit.Ndërkaq, Muharremi, shpejton të lërë Ujmishtin duke lënë shtigje të lira dhe vendoset në pozicione të favorshme përkundruall Ujmishtit duke lënë aty rreth 40 burra,midis të cilëve Bajram Bajrakatrin,Dostan Rexhepin dhe Hamz Rexhepin,Tasim Spahinë etj.Forcat italiane ende pa iu afruar mirë kullave të Muharremit u goditën prej karakolleve të saj,ndërsa një orë më pas,u vunë midis dy zjarreve me ç’rast u larguan nga sytë këmbët duke lënë muret e kullës dhjetra të vrarë dhe të plagosur.Por edhe nga nacionalistët pati dëme.Autoritetet vendore njoftojnë atë ditë Tiranën se : “Më 23 shtator 1942, një kompani milicësh fashistë u ndesh në Ujmisht me pjestarë të çetës së Muharrem Bajrakatarit. Gjatë shkëmbimit të zjarit midis tyre u plagosën Bjaram Bajraktari,Rexhep Tusha e Nezir Osmani,i cili u transportua në spitalin e Prizrenit ku dhe vdiq”.(Arkivi Qëndror i Shtetit – Tiranë. Fondi Ministria e Punëve të Brendshme,dosja 292/1,dok 1228 ).
Ndonëse forcat italiane e patën rrethuar Lumën,ato nuk mundën të hynin në zemër të saj,pasi i trembeshin influencës së Muaharrem Bajraktarit,në mënyrë të veçantë reputacionit që ai gëzonte si në Kukës ashtu edhe në Dibër.Komanda e lartë e Trupave italiane në Shqipëri,parashihte në goditjet e Muharrem Bajrakatrit disa reaksione zinxhir,me ç’rast mund të humbiste më shumë se sa fitonte. Në këtë mënyrë okupatori italian vuri në dispozicion mjete dhe njerëz për të marrë vesh se ku fshihej Bajraktari dhe cilët ishin njerëzit që e mbështetshin atë.Qarqet e shërbimit sekret italain u pëpoqën të infiltrojnë edhe dy-tre shqiptarë të paguar në radhët e nacionalistëve lumjanë,por Bajrakatari,falë intuitës dhe eksperiencës ai i pati shmangur të huajt nga radhët e formacioneve që drejtonte.Këtej e tutje pika më e fortë e Muharremit do të mbetej vëllai i tij Bjarami,i cili ndonëse i ri në moshë,kishte pjekurinë dhe guximin për të marrë përsipër detyra tejet delikate.Vetë Bajrami përpiqej në çdo mënyrë,t’i lehtësonte vëllait të tij barrët e rënda që nisnin ç’prej mundimeve të rezistencës kundër fashizmit e deri tek aleancat e mundshme midis nacionalçlirimtarëve dhe nacionalistëve,apo vetë nacionalistëve të trevave të ndryshme për të patur të sigurtë krahët e tij.Muharremi veç aleancave me prijësit dibranë,vendosi marrëdhënie të ngushta edhe me mikun e vjetër të tij,prijësin popullor Abaz Kupin.Të dy burrat nacionalistë i dhanë besën njëri-tjetrit për ta ndihmuar shoku-shokun në luftën e përbashkët për të shporur okupatorin italian.Por mësohet se në mjaft prej bisedimeve që Bajraktari zhvillonte me Kupin,ai përfaqsohej nga vëllai i tij,Bajrami.Kështu në një telegram që MPM e Shqipërisë i dërgonte nënprefekturës së Burrelit pos të tjerave e bënte me dije se “Muharrem Bajraktari ndodhej në rajonin e asaj nënprefekture në shtëpinë e Brahim,Gjoçit ose Brahim Gjoçi e din se ku ndodhet i fshehur Muharrem Bajrakatri. Kurse Bajrami i vëllai i tij me 7 vetë gjendet në atë rajon,ka ardhë apostafat me u takue me Abaz Kupin…”(A. Q. i Sh. –Tiranë.Fondi Ministria e Punëve të Mbrendshme, dosja 292/1,nr.7/195).
Gjatë vitit 1943,Bjaram Bjarakatri zhvillon disa luftime të sukseshme me çetën e tij,disa herë larg formacioneve luftarake të drejtuara nga Muharremi.Si bashkëpuntor të vetin ky do të kishte pranë kurdoherë,togerin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,Tahsim Spahiun (nipin e Islam Spahisë) akademistin e shkëlqyer të Romës,i cili më pas u bë tmerr i forcave komuniste të Tiranës.Por ai do të përfaqsoj vëllanë e tij Muahrremin,në takime të ndryshme edhe me misionet britanike në Shqipëri Me fjalën e tij të matur e të butë ai do të demaskonte sidomos qëndrimin e klikës komuniste të Tiarnës, e cila pati shpërndarë fjalë kinse Muahrremi mbante lidhje me gjeneralin serb Drazha Mihajlloviqin,me anë të kësaj demagogjie nacionalçlirimtarët shqiptarë përpiqeshin të minimizonin sadopak influencën e Bajraktarit në malësitë e Gjakovës por pa sukses. Në fillimshtatorin e vitit 1943, lavdia e Musolinit ishte zbehur aq shumë sa radiot në Evropë çdo ditë flisnin mbi panikun e forcave “të humbura” të imperatorisë.Forcat italiane të dislokuara në Kukës,midis të cilave dy batalione të divizionit Puglia,një regjiment granatier 72,një repart i regjimentit të artilerisë dhe forca të tjera të milicisë fashiste,muarën urdhër të largoheshin nga Kukësi për në Prizëren.Muharem Bajrakatri sapo mëson lajmin dërgon menjëherë përfaqsuesin e vet pranë komandës italiane në Kukës,duke i kërkuar asaj komande që trupa të largoheshin por armatimin,municionin dhe mjetet e tjera të logjistikës t’ua dorëzonin forcave nacionaliste.Kur komanda italiane nuk pranoi, nacionalistët e Lumës dhanë kushtrimin duke i bërë një rrethim të shpejtë Kukësit.
Më 8 shtator 1943,qyteti verior i Shqipërisë u gjend i rrethuar krejtësisht prej forcave nacionaliste të cilat udhëhiqeshin prej Muharrem Bajrakatrit,Bajram Bajraktarit,Tahsim Spahisë,Dostan Rexhepit, Hmaza Rexhepit,Sadik Spahisë,Imer Miftarit,Liman Peposhi etj.Muharrem Bajrakatri kishte vendosur shtabin e vet luftarak në Rambas dhe jo pa qëllim pat ngritur në një kodër të dukshme, flamurin kuqezi për t’u bërë thirrje gjithë kuksianëve të bashkoheshin në këtë përleshje vendimtare me pushtuesin italian.Meqenëse sulmi mbi gazermat italiane paraqiste shumë rreziqe dhe vështirësi, Muharremi caktoi aty të vëllanë,Bajramin të udhëhiqte rreth 100 burra,ndërsa forcat e tjera i përqendroi përgjatë rrugës Kolsh-Kukës-Prizren ku forcat italiane kishin marrë urdhër për t’u tëhequr.Në të vërtetë sikundër dëshmojnë edhe dokumentet arkivore,goditja deçizive iu bë italinëve në vendin e quajtur Kulla e Lumës.Këtu falë një mbrojtjeje të shkëlqyer natyrore nacionalistët shqiptarë organizuan një pritë perfekte dhe duke shfrytëzuar elementët psikologjike të armikut ( ai po largohej turpshën nga Shqipëria) hapën zjarr të fuqishëm,nga të gjithë krahët.Beteja në Kullë të Lumës zgjati rreth dy orë,me ç’rast qindra ushtarë italian,në pamundësi të rezistonin u dorëzuan. Mjaft prej forcave vullnetare lumjane,mundën të hynin në gazermat italiane ku muarën armë dhe paisje të tjera ushtarake,por me urdhër të Bjaram Bajraktarit,asnjë prej ushtarëve apo oficerëve italian nuk u prek.Njohës i thellë i gjuhës italaine,Bajrami u takua me komandantin italian të garnizonit dhe kur ky i spjegoi se donin të shkonin në Prizren,vetë Bajrami organizoi një kompani të vullnetarëve shqiptarë,për të përcjellë robërit italin të luftës deri në qytetin e Prizrenit.Ngase më 23 shtator 1943 në ndihmë të garnizonit italian patën vajtur edhe dy kompani gjermane,pati të vrarë dhe rrobër edhe prej këtyre,ndaj Bajrami u kujdes që në këtë rast të ishin gjithashtu të sjellshëm me robërit e luftës.Luftimet në Kullë të Lumës,gjaku i derdhur aty nga të dy palët ndërluftuese,treguan edhe një herë se asnjë okupator nuk mund të ndihej rehat në Lumën heroike.Telegramet që venin e vinin nga Roma e Berlini,flisnin për heroizmin e çetave lumjane të udhëhequra nga Muharrem Bajrakatri,si edhe qëndrimin dinjitoz të vëllaut të tij,me robërit italian dhe gjermanë të luftës. Vetëm një ditë pas tërheqjes së ushtrisë italiane në drejtim të Prizrenit,në Kukës mbërriti një oficer gjerman,i cili donte të takohej me Muharrem Bajraktarin,meqë ky nuk ishte në qytet,me anën e një korieri,Bjaraktari i mbrriti një letër ku midis të tjerave i thuhej të shkonte në Prizren,me sa trupa të donte,për të biseduar rreth një bashkëpunimi të mundshëm.Edhe në këtë rast Muharremi thirri të vëllanë,Bjaramin për t’u konsultuar.Dy ditë më pas,korrieri i Bajramit shkon në Prizren dhe bën me dije komandën e lartë gjermane aty që ky flirt nuk mund të ndodhte,dhe prej atij momenti gjermanët do të bindeshin se vëllezërit Bajrakatri nuk do t’i kishin asnjëherë në krah të tyre.Por edhe vetë Bajrakatrët duke parë strategjinë e ushtrive të RAIHUT TË TRETË dhe sidomos sulmet e tij mbi Jugosllavinë dhe Greqinë,askurrë nuk e konsiderroi Gjermaninë si rrezikun kryesor për shqiptarët,duke parë përtej realiteteve,vëllezërit Bajraktari u pëpoqën me çdo kusht të lidheshin aleat Forcat Aleate për të ndërtuar një Shqipëri sipas modeleve demokratike perëndimore. Por fitorja e klikës komuniste shqiptare,ka ndërprerë veprimtarinë kundër okupatorit të nacionalistëve shqiptarë.Këtej e tutje ata po përndiqeshin prej nacionalçlirimtarëve,kinse kishin bashkëpunuar me armikun.Në të vërtetë sipas ideve bollshevike,këta nacionalistë duhet të zhdukeshin pasi ëndërronin të shpinin Shqipërinë në civilizimin perëndimorë dhe jo në Lindjen komuniste,pra larg pushtet “model” të Sovjetëve.Çeta e muharrem Bajraktarit,në të të cilën ndodhet edhe i vëllai,Bjarami,tani merr rrugën e maleve duke mbajtur gjallë frymën e lëvizjes ilegale të rezistencës atnikomuniste.Më 13 qershor 1946,ndërsa nacionalistët e udhëhequr nga Muharrem Bjaraktari po përpiqeshin të kalonin në kufijtë helen,përmes maqedonisë shqipatre,në vendin e quajtur Buvari u rrethuan nga mijëra forca partizane serbosllave.Në këtë betejë Bajrami tregon heroizëm të rrallë duke mundur të ndihmojë vëllanë e vet,Muharremin.Por këtu ai plagoset rëndë dhe bie në duart e forcave të OZN-ës jugosllave.Për dy vjet me radhë,Bjaram Bajraktari mbahet në qelitë e Idrizovës famkeqe të Shkupit. Dhe me kërkimin e klikës komuniste të Tiranës për ekstardimin e Bajramit në Shqipëri për ta dënuar atë sipas gjyqeve komuniste të montuara ai ekstaradohet.Ky bashkëpunim kolaboracionist i komunistëve shqiptarë dhe ato sllav ka qenë në nivelet më të larta në atë kohë.
Segmentet e krimit shtetëror shqiptar e mbajnë gjithashtu dy vjet në hetuesinë e tyre për ta dënuar më pas me vdekje,me pushkatim.Akuza e klikës komuniste sikurdoherë,niste nga frazat stereotipe “ka bashkëpunuar me organizatat tradhëtare të ballit dhe të legalitetit.Lidhur me pushkatimin e tij,bashkëvuajtësi politik Sheh Ali Bojdani,pos të tjerave do të rrëfente ; “Në orët e vona të natës së zezë 20 shtator 1949 që ne po flinim gjumë,futet në dhomë me rrëmbim një oficer dhe ca policë duke bërtitur ;Bajram Bajrakatari çou e vishu ! Bajrami i qetë ngrihet në këmbë,heq trikon e leshit që e kishte veshur dhe ia dhuron një mirditori të dhomës që ishte i sëmurë dhe i zhveshur.Tenton të përqafohet me shokët e dhomës,por policia nuk e lejoi.Pastaj na drejtohet me këto fjalë ;”Lamtumirë burra se sonte ndërron jetë Bjaram Bajrakatari,ma bani hallall dhe gjaku im hallall i qoftë Shqipërisë,Rroftë Shqipëria !”.Kjo natë pushkatimi koincidon me 30 vjetorin e lindjes.Duke ngelur sot e kësaj dite varhumbur si shumë patriotë shqiptarë që i pushkatoi diktatura,padrejtësisht në moshë shumë të re i ndërpritet jeta këtij intelektuali patriot,duke lënë familjen pa shtëpi,në varfëri e vetmi.Djalin e vetëm 5 vjeçar Nezirin dhe bashkëshorten e re Humen.Këto gjatë gjithë kohës jetuan në shtëpinë e babës së bashkëshortes Isen Ahmetit nga fshati Myç-Mamez.Edhe pas gjithë atij kalvari vuajtjesh dhe në moshën 80 vjeçare Huma vazhdon të jetojë ende me djalin,nipat dhe mbesat e saj”.(H.Vata”Portrete nacionalistësh”Prizren 200,faqe 54 ).
Një jetë e shuar rinore,një var i pagjetur i një nacionalisti,një kokë loti i derdhur i një fëmije për babanë e paparë,një shpresë e një zonje dhe pas 8 deceniesh vetëm për gjetjen e eshtrave të burrit të saj,të rrefen madhështinë e madhe të Nacionalizmit Shqiptar,ajo ndjenjë e aj shpirt që të mban në jetë edhe atëherë kur më jetë s’të duhet.
Bern-.Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Bajram Bajraktari, Eugen Shehu, personalitet i shquar

Karagjorgje shqiptar nga Sanxhaku!

August 29, 2015 by dgreca

Nga Ismet Azizi/
Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës, e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699, ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut në Srem dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë dhe është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Xhon ) Marash Klimenti(Kelmendi).
Ekzistojnë kontradikta në lidhje me origjinën Karagjorgjes. Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).
Autorët në librin “Historia e fshehtë -Karagjorgjët” (“Sakrivena istorija – Karađorđevići”) me të dhëna të argumentuara kanë sistematizuar prejardhjen e familjes së shenjtë sunduese nga fisi Kelmend (Kliment siç thonë ata), nga veriu i Shkodrës, nga e ashtuquajtura Shqipëria e Epërme apo Shqipëria e Lartë. Të dhënat arkivore vërtetojnë se për prejardhjen e tyre kanë pasur njohuri të shkëlqyeshme edhe vet Karagjorgjët. Edhe më tepër, mbreti Petar i Parë dhe prinici Pavle i cili më së shumti hulumtoi, nëpërmjet hulumtuesve të tij, të cilët i pagoi oborri mbretëror.
Bashkë autor të këtij publikimi janë gazetari i kompanisë “Novosti” Milorad Boshnjak dhe hulumtuesi i pavarur Slobodan Jakovleviq, ndërsa bashkë botues janë shtëpitë botuese “LIO” dhe “Dositej” nga Gornji Milanovci.
Një burim tjetër thotë se Karagjorgje ishte i biri i Petrit dhe nip i vojvodës Jovan (Xhon) Mrshiq (Marash) Klimentit (Kelmendi). Babai i Gjorgjës Petar Jovanoviq Klementi u shpërngul nga Kelmendi i Malësisësë Shqipërisë dhe u vendos në Malësinë e Sanxhakut dhe më pas në vitin 1756 në rrethin e Kragujevcit. Aty i ka lindur djali i tij Gjorgje (Gjergji). Pra, nga këto fakte del që shqiptari i konvertuar në ortodoks dhe i serbizuar, është themelues i dinastisë sunduese serbe. Para se të arrijë në këtë pozitë të lartë, ai kishte ekzekutuar në Ostruzhnicë, në rrethana të tmerrshme të atin e tij, e më pas në Topolla edhe vëllaun e tij.
Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke.
Autorët e librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur” i referohen “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” të vitit 1910, Nr 22, në të cilin thuhet se një pjesë e fisit Kliment (Kelmend) ka arrit rreth vitit 1737, në rrethinën e vendbanimit Rudnik, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Sanxhaku.
Aty thuhet se në atë kohë arritën rreth 500 familje shqiptare të cilët ishin “shtatshkurtër, të vrazhdë dhe mizor”, të cilët mezi flisnin serbisht, donin blegtorinë dhe ishin me karakter të qëndrueshëm.
Autorët, Bosnjak dhe Jakovleviq veçanërisht i referohen veprave të Andrija Luburiqit, të cilat janë të botuara në vitin 1937, në të cilat potencohet se fisi ortodoks i Kelmendasve feston Shën Klementin e Romës, të cilën festë, gjoja se e kanë kremtuar edhe Karagjorgjët.
Autorët argumentojnë se këtë festë e kanë festuar Kragjorgje, biri i tij Aleksandri dhe nipi Petri, i cili “papritmas, në Cetinjë mohojë “krsne slave” (“kryqëzimin e shenjtë”) .
Ata, Boshnjak dhe Jakovleviq, pretendojnë se Mbreti Petri e dinte origjinën e paraardhësve të tij. Mandej mbreti Petri kishte vlerësuar lart ndihmën që i ofruan Kelmendasit, gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe nëpër Shqipëri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Sipas tyre Kelmendasit e konsideronin mbretin serb pasardhës të tyre.
Këtë fakt më së miri e ka përshkruar Dr. Jovan Tomiq, profesor në Universitetin e Beogradit, mik i madh i Peter Karagjorgjeviq. Ai, studentëve të tij këtë të vërtetë ua ka prezantuar dhe nga ta ka kërkuar ta mësojnë këtë histori. Megjithatë, historianët serb këtë të vërtetë mundohen ta fshehin nga opinioni.
Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie “besnik si Naumi”.
Mandej, ekziston edhe një shpjegim për “Naumin grek nga Argirorokastra”. Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë.
Se historianët serbë janë manipulator të shquar flet edhe një histori interesante për Konda Bimbashin. Fjala është për një shqiptar të dëshmuar dhe një mik i dëshmuar edhe nga serbët, i cili ka rrugën e vet në Beograd, por , që me shekuj fshehët origjina e tij shqiptare.
Petrit Imami, në librin e tij; Serbët dhe Shqiptarët ndër shekuj (Samizdat B92, 1998), për Kond Bimbashin thotë se ai ishte komandant i “trupave ‘Epirote’, shqiptar ortodoks nga Epirit”. Bile edhe historiani tejet i njëanshëm siç është Vladimir Stojančević, i cili në librin e tij botuar nga SANU në vitin 1994 shqiptarët i quajti Albanci ( jo Arbanasi apo Arnauti, I.A.), thotë: “nga beqarët në mesin e kryengritjes serbe ishte Kond-Bajraktari, shqiptari ortodoks nga kufiri i Toskërisë dhe Epirit”, dhe shton se me Kondon serbë të ikur ka “më shumë nga bashkatdhetarët e tij”. Një bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, Llazar Arsenijeviq Batallaka, tha: “Unë kam njohur shumë të krishterë, në mesin e tyre, bullgarë, Greko-shqiptarë (Grkoarnauta) dhe Cincaroshqiptarë (Cincaroarnauta) që kanë mbetur me serbët kur Gushanac u largua nga Beogradi…”
Këto raste nuk janë të vetme. Kontribut Kryengritjes së Parë serbe i kanë dhënë jo vetëm shqiptarët, të ikur nga ushtria turke, por edhe disa fise të krishtera shqiptare (Kelmend, Grudë, Hot,..), ndërsa kryengritësit armët i kanë siguruar nga Rrafshi i Dukagjinit, të prodhuar kryesisht nga shqiptarët të përkatësisë fetare islame, kështu që një pushkë e gdhendur me emrin e mjeshtrit “Osman”, e cila ruhet në Muzeun e Kryengritjes së Parë serbe, mendohet se i përkiste Karagjorgjës.

Filed Under: Histori Tagged With: Ismet Azizi, Karagjorgje shqiptar, nga Sanxhaku!

JA SI SHKATËRROJ PRIFTI GREK STATUJËN ANTIKE TË POSEDONIT MË 1976

August 27, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Meqenëse grekët kanë akuzuar kryeministrin e vendit tim z.Rama për xhihadizëm, për prishjen e një ndërtimi pa leje në Dhërmi që nuk ngjante si kishë, por një vendi të shëmtuar, unë po i rikujtoj grekëve një fakt interesant për xhihadizmin e ortodoksisë greke.
Në vitin 1976, një prift-murg ortodoks vjen nga Agjios Oros në Athinë dhe me vare goditi statujën antike të Posedonit që ndodhej në sallonin e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Fesë. Murgu në fjalë e godiste me forcë Posedonin duke bërtitur: “Poshtë Idhujt”, ai i copëtoj duart dhe këmbët. Punëtorët e ministrisë nuk arrinin ta ndalnin tërbimin e murgut, ishin policët ata që bënë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tij. Murgu u thoshte policëve gjatë arrestimit se ishte një statujë e idhujt shkatërrues, e neveritshme dhe e turpshme, ata që e vunë në Ministrinë e Arsimit dhe Fesë nuk janë të krishterë…
Gjatë procesit gjyqësor murg ortodoks nuk shfaqi pendesë, por deklarojë që i vinte turp nga vetja e tij që nuk pati kohë t’ia copëtonte me vare dhe kokën statujës së Posedonit. Gjatë procesit gjyqësor tregoj se kishte në plan për të hyrë natën nga dritarja dhe do ti vendoste dinamit statujës të Posedonit për ta shkatërruar të tërë dhe bashkë me të edhe ai vetë do të vdiste si Samuili në Gugji. (Posedoni është hyu(zoti), i cili ishte i hidhëruar në Odiseun sepse e kishte verbuar djalin e tij ciklopin Polifem.) Gjykata e dënoj për këtë veprim murgun vetëm me 8 muaj burg, por pas thirrjes së tij për mëshirë u lirua. Murgu ishte frymëzuar si xhihadistë për të shkatërruar statujën antike të Posedonit nga botimi i një shkrimi të Mitropolitit të Follorinës, Agustino Kantioti i cili shkruante për Zotat dhe poshtërimin e Athinës, më tej Mitropoliti n[ fjalë thoshte se statuja e njërit nga këto Zota ndodhet në oborrin e Ministrisë së Arsimit dhe Fesë në Athinë. Kështu, murgu mori rolin e xhihadistit dhe u nisë për në Athinë për të shkatërruar statujën e Posedonit.
Veprimi i këtij prifti ortodoks ka ngjashmëri me xhihadistët e sotëm të ISIS në Irak dhe Siri të cilët shkatërruan çdo gjë antike të këtyre vendeve. Tani lindin pyetjet? Kush e përhapi i pari modën e xhihadizmin për shkatërrimin e statujave antike? Përse një murg grek shkatërroj një statujë antike me vlera të larta historike? Rasti i murgut të ardhur nga Agjios Oros për të shkatërruar veprat e artit antik nuk është rasti i parë në Greqi. Vandalizmi xhihadist i ortodoksisë kundër statujave të Zotave antike i ka rrënjët në shekujt e hershme.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, JA SI SHKATËRROJ PRIFTI GREK, POSEDONIT MË 1976, STATUJËN ANTIKE TË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 505
  • 506
  • 507
  • 508
  • 509
  • …
  • 708
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT