• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ahmet Zogu në Hotelin Mayflower, Ku pat sherbyer 13 vjet Ministri i tij, Konica

September 8, 2013 by dgreca

Nga Agron ALIBALI/
Takimi i 17 gushtit 1951 në Hotelin e famshëm Mayflower në kryeqytetin amerikan, pikërisht aty ku Faik Konica kishte shërbyer për 13 vjet si diplomat i mbretërisë shqiptare në SHBA, shënoi fillimin e njërit ndër operacioneve më të sofistikuara për përmbysjen e Enver Hoxhës, çka u kthye sikurse dihet në dështim të plotë.
Në bisedën me personazhin misterioz amerikan Ahmet Zogu parashtroi planin e tij strategjik-operacional, por prej thelbit të saj mund të deduktojmë edhe disa piketakime të rrallam e krejt të veçanta, midis tij dhe Enver Hoxhës.
Dihet, fillimisht, se të dy këta personazhe që vunë në krye të shtetit shqiptar në periudha të ndryshme dhe tejet delikate, kishin kundërshti të jashtëzakonshme me njeri tjetrin. Ato përgjithësisht njihen dhe ishin së pari ideologjike e politike, por edhe krahinore, në formimin kulturore e arësimor, etj.
Kurse pikëtakimeve midis tyre u është kushtuar pak rëndësi deri më sot.
Së pari, edhe Mbreti Zog, edhe Enver Hoxha ushqenin mosbesim të thellë ndaj politikës britanike ndaj Shqipërisë. Mosbesimi i Enver Hoxhës del gjerësisht në kujtimet e tij, por përmendet edhe në dokumentet amerikane të OSS të publikuara së pari nga Peter Lukas. Aty permendet, për shembull, një moment kur Frederik Nosi, ndihmës dhe përkthyes personal i Enverit në malet shqiptare i raporton shefit të vet për një koment përçmues të një oficeri të lartë britanik, i atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ.  Po ashtu, në kujtimet e tij Enver Hoxha përmend me hollësi përplasjet e shumta me oficerët e tjerë të zbulimit anglez, që përqëndrohsehin kryesisht në mbështetjen që këta të fundit i jepnin Ballit Kombëtar e Legalitetit. Në fakt, mosbesimi lidhej edhe me sinjalet që kishte Hoxha për pazarllëqet e mundshme të Çërçillit me qeverinë greke në mërgim për copëtimin e Shqipërisë.
Ky mosbesim ndaj britanikëve, sikurse u përmend, del edhe në bisedën e Ahmet Zogut me bashkëbiseduesin amerikan. Natyrisht, edhe Zogu kishte hatërmbetje të vjetra ndaj britanikëve, qysh me reagimin e shurdhët ndaj pushtimit të Shqipërisë me 7 prill 1939, dhe më pas me injorimin për vite me rradhë të Zogut në Londër.
Së dyti, edhe Enver Hoxha edhe Ahmet Zogu ishin të shqetësuar për rrezikun që mund t’i vinte vendit nga pretendimet e pabaza të Greqisë, të mbështetura në mënyrë absurd nga politikanë britanikë.  Zogu ia shprehu fare qartë këtë shqetësim bashkëbiseduesit amerikan. Prandaj,  ai edhe kërkonte deklaratën paraprake të mosndërhyrjes, dhe e shprehu haptaz frikën e tij për   pazaret nsaj Shqipërisë së Jugut.  Po ashtu, edhe qëndrimi i Hoxhës në këtë drejtim dihet: ai ishte krejti qartë dhe i prerë.
Por ndërsa Hoxha nuk ngurroi të deklarojë botërisht se, po qe se do të shkelej qoftë edhe një pëllëmbë e kufirit shqiptar, do të derdhej gjaku deri në gju, Zogu përmendte “mekanizmat” e OKB-së. Ndofta Zogu llogariste se atij i nevojitej ndihma greke për përmbysjen e Hoxhës dhe deri aty ishte maksimumi i kompromisit të tij. Në këtë drejtim ndofta duhet parë edhe mendimi i Zogut për nevojën e një force ushtarake prej 10,000 burrash për të ndërhyrë në Shqipëri. Praktikisht, një forcë e tillë ushtarake, besnike e Mbreti dhe me pikëpamje detyrimisht nacionaliste,  e vendosur në territorin grek pranë kufirit shqiptar dhe e gatshme për t’u future në Shqipëri, do të mund të shërbente edhe si deterrent për çfarëdo ideje apo përpjekje të Athinës për të copëtuar vendin.
foto: Dy faksimile nga dokumentet sekrete ku dëshmohen takimet e tij sekrete për të organizuar aksionin për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës në 1951)

Së treti, Zogu dhe Enveri – edhe pse në rrethana të tjera kohore – takoheshin në një pikë tjetër; atë të të qënit në krahun e fitimtarëve. Zogu ia tha copë bashkëbiseduesit amerikan: në pritje të Luftës III Botërore, do të duhej që Shqipëria të ndodhej në krahun e Perëndimit fitimtar, sepse vetëm kësisoj do ta ruante integritetin e vet tokësor. Natyrisht që kjo analizë e Zogut doli e gabuar, dhe koha e hodhi poshtë, pasi nuk plasi luftë. Mirëpo këtu ai me siguri do të kishte patur ndërmend faktin kokëfortë se Lufta Nacional Çlirimtare dhe çlirimi i vendit në nëntor 1944 e vuri Shqipërinë përfundimisht në krahun e Aleancës së madhe antifashiste SHBA – Britani e Madhe – Bashkim Sovjetik, dhe kësisoj bllokoi çdo pazarllëk për copëtimin e mundshëm të Shqipërisë në Konferencën e Paqes.

Madje, në një ndër seancat plenare të kësaj Konference Enver Hoxha botërisht përcolli sakrificat e pashembullta dhe gjakun e derdhur të popullit shqiptar për liri, dhe hodhi poshtë çdo insinuatë që e fuste Shqipërinë ndër vendet humbëse. Gjejmë rastin të theksojmë se në atë fjalim, Enver Hoxha jo pa qëllim nuk e përmendi asfare Mbretin Zog, edhe pse e kishte rastin për ta denigruar botërisht. Arësyeja për këtë “harresë” të qëllimshme të Enverit ishte se, me siguri, ai e kishte parasysh praktikën e vazhdimësisë së shtetit në të drejtë ndërkombëtare, dhe prandaj Ahmet Zogu, edhe pse u largua nga vendi pa lavdi në 7 prill 1939, ishte udhëheqës i ligjshëm i vendit të paktën deri në momentin e agresionit fashist ku Shqipëria humbi pavarësinë dhe sovranitetin.

TAKIMI I DYTË – NJU JORK, 30 GUSHT 1951

Po le të hidhemi tek takimi i dytë midis Ahmet Zogut dhe bashkëbiseduesit misterioz amerikan, që në dokumente, ritheksjomë se kishte detyrën e Shefit të Drejtorisë 1 të Evropës Lindore. [Chief, EE-1].  Takimi u krye gati dy javë më pas, në Hotelin Delmonico në Nju Jork. Personazhi misterioz u paraqit atje në orën 19:30 dhe menjëherë i deklaroi Zogut se “ne e kemi vrarë shumë mendjen  [had given serous thought] për diskutimet tona të përparëshme për operacionet shqiptare”.
Vërejmë këtu përdorimin e shumësit, çka nënkupton se dy personazhet tona ishin takuar dhe kishin rrahur mendime edhe përpara takimit në Mayfloëer. Sipas raportit dyfaqesh të gjendur në arkivat amerkane, ku bashkëbiseduesi amerikan i referohet Ahmet Zogut gjithmonë si “mbreti”, biseda u vazhdoi pak a shumë kështu:
Amerikani fillimisht tha se “nëse Zogu do ta quante të vlefshme, ne do t’ju japim të gjithë asistencën e mundshme materiale për infiltrimin a një grupi të vogël agjentësh të nivelit të lartë që do të siguroheshin prej tij me qëllim kryerjen e misonit të rikonjicionit në Shqipëri dhe për vendosjen e kontaktit me njerëz që janë miqësorë ndaj Zogut, të cilët ndodhesibn në ushtrinë dhe qeverinë shqiptare, si dhe me grupe të rezistencës që njerëzit e tij do të mund të takonin”.
Pra, amerikanët konfirmonin mbështetjen e plotë materiale. Po ashtu, në bashkërendim të plotë me Ahmet Zogun, ata përcaktonin edhe objektivat kryesore të misionit “Molla”, që ishin: (i) njohja e gjendjes në terren; (ii) kontakti me personalitete të larta miqësore ndaj Zogut në ushtri dhe qeveri, dhe (iii) kontakti me grupe të tjera të rezistencës antikomuniste.  Se cilët do të ishin këto “kontakte të larta” do ta shikojmë më pas.  Amerikani shtoi se “ne do të zgjedhim edhe një operator radist [Ë/T operator] që do të shoqërojë grupin”.
Ish-Mbreti u përgjigj duke thënë se ishte i gatshëm të vendoste njerëzit e tij në dispozicion. Ai sugjeroinjë grup prej dy ish- oficerësh, që tani jetonin në Egjipt, sëbashku me dy shoqërues apo udhërrëfyes, që do të ndihmonin oficerët për të lëvizur nëpër zonat kritike. Radisti i ofruar nga amerikanët do të ishte pjestari i pestë i grupit. I gjithë operacioni duhet të kryhet në mënyrën më të fshehtë dhe njerëzit e tij duhet të silleshin në Greqi në rrugë sekrete. Ndofta ata fillimisht mund të transferoheshin në ndonjë vend tjetër Evropian ku pala amerikane mund t’i takonte dhe të organizonte transferimin e tyre klandestin në Greqi. Zogu do të urdhëronte ndihmësin e tij, Kolonel Selmanin, që të ndihmonte palën amerikane në instruktimin e këtyre njerëzve në Greqi.
Mandej bashkëbiseduesi amerikan pyeti nëse Zogu mund të bënte me dije emrat e agjentëve të zgjedhur prej tij.
Ish Mbreti u përgjigj se  “Do të më duhet njëfarë kohe për të zgjedhur individët e posaçëm, por do t’ju njoftojmë me t’i caktuar ata”. I rrahur si gjithnjë, ma vaj e me uthull, Zogu nuk harroi të shmangë përgjegjësinë nga radisti.  “Po ju paralajmëroj, tha ai, se unë mund të mos kem njohje për radistin e zgjedhur prej jush, prandaj përgjegjësia është tuaja sa i takon besnikërisë [trustiërothiness and reliability] së tij.”
“Shpresoj, shtoi ai, se ju do të përdorni materiale kriptografike, të cilat të mos lexohen nga rusët, që janë shumë të aftë në thyerjen e kodeve dhe të shifrave”. Ai natyrisht kishte parasysh dështimet e misioneve të mëparshme në Shqipëri.
Sipas raporti, biseda zgjati edhe një orë më shumë, me një diskutim të përgjithshëm për tema të nxehta të ditës të rrahura edhe më parë midis tyre.  Ato kishin të bënin me “arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë të problemit izraelo-arab në Lindjen e Mesme, nevojën për veprim të fuqishëm kundër komunistëve në Kinë, etj”.
Në fund, Zogu përmendi edhe faktin se ai “kishte takuar gjeneralët MacArthur dhe Clay, dhe kishte mbetur me mbresat më të mira lidhur me kuptimin që ata kishin për çështjet që Zogu u kishte paraqitur”.

Filed Under: Histori Tagged With: agron alibali, Ahmet Zogu, Faik Konica, ne Mayflower

FAIK KONICA PËR GJENERAL PANGALOS

September 7, 2013 by dgreca

Në rubrikën”Shtylla e Faik Kontizës”, gazeta Dielli e së shtunës të 10 prillit 1926, botonte kronikën me titull”Politika e Gjeneral Pangalos”. Në të shkruhej: Masat e Gjeneralit Pangalos për të mbyllur klubet epirote dhe për të njohur të drejtat e pakicave shqiptare në Greqi, kanë bërë një përshtypje të madhe në mes të shqiptarëve si përtej ashtu edhe këtu n’Amerikë. Pemët e para të kësaj politike të re dhe mirëdashëse nisnë të duken. Një anëtar i Vatrës nga Çamëria, i cili është edhe anëtar i “Komisionit për të Mprojtur të Drejtat e Popullit të Çamërisë”, z. Abdul H. Abas, vizitoi pardje zyrat e Federatës dhe na lajmëroi se disa Çamër, që ndodheshin në burgjet e Greqisë për ndjenjat e tyre, u liruan dhe u kthyen në shtëpitë e tyre.

Veprimi i Gjeneral Pangalos është guri i parë në të themeluarit e një miqësie të kthjellët në mes të Greqisë e të Shqipërisë, dy vende të lidhura nga shumë interesa të përbashkëta.

Nëqoftë se politika e tij zë rrënjë dhe bëhet paskëtaj politika e vendosur e Greqisë kundrejt Shqipërisë dhe elementit shqiptar, fitimi do të jetë i madh për të dy kombet.

Zoti Kondulis, ministri i Greqisë në Shqipëri, është për t’uruar për mbarëvajtjen e një politike të cilën besojmë se e ka dëshiruar prej kohësh. Pa Zotësinë e një Burri Shteti si Gjenerali Pangalos, një politikë e këtillë do t’ishte e pa mundur, por dhe roli këshillonjës i një diplomati të vyer si zoti Kondulis do të ketë patur rëndësi.

Nga ana e Shqipërisë, duhet të mos harrojmë se udhën e një marrveshjeje e kthjellët e hapi politika e hollë dhe e gjallë e Guvernës së President Ahmet Zogu, i cili është përpjekur kurdoherë për një afrim; afrim i pamundur nën demagogjinë e Fan Nolit.

Në këtë çast kur një rreze shprese po ndrit mi fatin e Shqiptarëve të pakët që rrojnë nën Greqinë, më vete mendja tek ata njerës me kurajë që janë përpjekur, pa frikë, për të përmirësuar gjendjen e popullit në ditët e errta, dhe i pari që shoh është Musa Demi- një shqiptar i kthjellët që s’ka kursyer asnjë rrezik për veten e tij, ka pësuar dëme, ka ngrënë burgje, por ka mbetur i patundur. Një njeri si ky duhet të nderohet jo vetëm nga ne po edhe nga grekët me karakter.

KOMPLOTI I SELANIKUT PËR RRËZIMIN E PANGALOSIT

Në ditët e para të prillit 1926 në Greqi u organizua një komplot që mori formën e një kryengritje me qëllim përmbysjen e Gjeneral Pangalos. Kryengritja kryesohej nga tre oficerë të ushtrisë ; majorët Bakerxhi, Karakufa, dhe Xhavella. Qendra e kryengritjes ishte në Selanik dhe shumë shpejt u shtyp nga Pangalos. I lidhur me kryengritësit ishte edhe Gjenerali Panagjotopulos, ish Ministër i Punëve të Brendshme, i cili u arrestua bashkë me të tjerët. Xhavella ishte një bashkfshatar dhe mik i ngushtë i Gjeneralit Plastiras. Të arrestuarit u dërguan në Athinë,  për t’u gjykuar më pas nga një Gjykatore ushtarake.

Çfarë kërkonin kryengritësit?

Korrespondenti i Associated Press në Beograd njoftonte se sipas lajmeve të mbërritura direkt prej Selanikut, kryengritësit numëroheshin lart mbi  5,000 vetë dhe ishin të armatosur me armatime të rënda, përfshi edhe Topa. Çfarë kërkonin ata: E para, gjenerali Pangalos të hiqej nga fuqia, e dyta të formohej një Guvernë neutrale, e treta- të bëheshin zgjedhje të lira; e katërta , të merrte përsëri presidencën Admirali Kundurriotis; që kishte humbur në garën presidenciale përballë Pangalosit, e pesta të bëhej amnisti e përgjithshme për të gjithë ushtarët dhe udhëheqësit e depërtuar.

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Faik Konica, per Gjeneral Pangalos

GAZETARI SHQIPTAR QË INTERVISTOI ALEKSANDËR MOISIUN GJATË TURNEUT NE AMERIKE

September 7, 2013 by dgreca

NGA DALIP GRECA/

Nelo Drizari pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatëturnout, që trupa e teatrit të tij bëri në ShBA.Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, pasi pas shkrimit zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh.Pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare, Nelo e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale muarën bujë të madhe.Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm.Programi i Reinhardit ishte që tëloste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera.Kërkimi i popullit e shtërnguan që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji(shkurt  1928).

Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo shkruan për lexuesit e Diellit:Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar  back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e  admironjësve të tij.Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.Të tjerë lotin rolin e gjujtsave për dhurata(Souvenr hunters). Të fundit kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra që kishin lidhje me Moisinë.Aktori i madh i priste me buzëqeshje,dhe kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi.Këto sjellje të këndshme,kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentine  tij, kanë fituar  miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.Megjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë.Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.

Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi,i  cili kishte tregëti në  Vienën dhe më vonë  në Fiume në Hungari.

Foshnjërinë e tij Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri.Në Durrës ky vajti në shkollë  dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë.Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe.Ashtu që sot mban mend vetëm disa fjalë të rralla.

Autori i shkrimit e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte:”Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë  për Shqipërinë. Jo. Sa kohë që ish në Vjenë ky shoqërohej me shqiptarët.Veç kësaj Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike.S’ka dyshim që Moisiu ndjen gëzim të nxehtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar.Gjithashtu ay mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.

Nga ana tjetër janë dhe disa sende  të tjera që duhen marrë ndër sy.Moisiu është një artist i mësuar në vendekulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe  zor të madh duke tretur mësimet në gjuhë të huaj.Moisiu i është vënë artit të dramës  me gjithë mish dhe shpirt.Me fjalë të tjera bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin.Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjëanë çdo gjë tjetër për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë  në kulmin e fushës që zgjodhi;domethënë të  bëhet një aktor i shquar.

Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja.Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin.Por bota e dramës interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.Kudo që vete trimfon.Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse ka zotësi dhe talenti i tij s’kufizohet vetëm si tragjedian.Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë:”Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti ay e ka thënë pa ndrojtur se si qëndron fisi i tij.

Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të  dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë me vaporin “New York” shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua  edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut.Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu posa na pa na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër për krye-aktorin dhe na priti me nje ngrohtësi gjeniale. Megjithë që ishte i lodhur , u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh  dhe interesohen për triumfin e tij.Në këtë çast fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e  nderojnë , jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit.Atij i ndriti fytyra.

Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet  prej prindëve për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët ”Bravo!..të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu.Veçanërisht Moisiu u gëzua kur pa që gazeta “Dielli” ka bërë fjalë kaq herë për të.

Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi,që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve për interesin dhe dashurinë që rrëfejnë ; dhe mbahet kryelartë kur kujton që ati i tij ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë i shkoi në Shqipëri.Kur hapi derën dhe doli jashtë populli gjerman e priti me “Hoch Moissi!..”Hoch Moissi”!(rroftë Moisiu!)

Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan:” Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë:”Pemët e punërave të tyre janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?”  Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet.(Pjesë e studimit për editorët e Diellit ndër vite)

 

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, gazetari shqiptar, intervistoi Aleksander Moisiun, nelo drizari

Skenarët e sigurimit të shtetit përsëri rivrasin Bilal Xhaferrin

September 7, 2013 by dgreca

*Bilal Xhaferri dhe vepra e tij janë dëshmia e gjenisë së shkrimtarit të pavdekshëm/

*Feçor Shehu kundër Meto Kondit/

*Një e vërtetë e lënë enigëm për vrasjen e Bilal Xhaferrit./

Ne Foto:Autori i shkrimit ne nje veprimtari kushtuar shkrimtarit Bilal Xhaferri/

Nga HYQMET ZANE*/

 Polemika e krijuar nga një farë Meto Kondi për të denigruar figurën e shkrimtarit të shquar Bilal Xhaferri, është një model i ri për të kuptuar se me se është marrë sigurimi i shtetit në diktaturë dhe pjesëtarët e tij me injorancën dhe me kriminalitetin e tyre janë hedhur në një sulm të paparë ndaj elitës intelektuale kombëtare. Por më shumë se kaq, lufta që i bëri sigurimi i shtetit komunitetit çam, ka qenë i pashembullt dhe intrigues, po aq sa edhe model i paudhësive dhe ligësive që ushqeu sistemi i Enver Hoxhës në Shqipëri. Ka shumë vërtetësi në lidhje me këtë lloj qëndrimi të diktatorit më idiot që ka pasur Lindja. Por një gjë është e saktë se Enver Hoxha, me këshillimin e tutorëve të tij serbe (antishqiptarë) nuk bëri asnjë veprim kur mori vesh se në Çamqëri po bëhej masakër, as pas 27 qershorit, as në mars 1945. Se çfarë duhet të bënte një njeri që pretendonte të ishte një udhëheqës i një populli që e kishte emrin shqiptar, këtë të gjithë ne e marrim me mend që të bënte atë që bëri ndaj Jugosllavisë pas 28 nëntorit 1944.

Por më shumë se kaq, e kam fjalën tek mbjellja dhe marrja e fruteve që jep filozofia e urrejtjes antiçame e një diktatori që nuk e dinte as vetë që kujt sistemi i përkiste. Por në rastin e Bilal Xhaferrit, ka një tejkalim të ligësisë dhe vjelljes së vrerit, po aq sa edhe të survejimit dhe presionit ndaj një shkrimtari me cilësi të larta të gjenisë së tij. Kam bindjen se ka një skenar të mirëkurdisur, që të hidhet baltë ndaj shkrimtarit që jetoi e vdiq si një antikomist i betuar dhe shumë  kritik ndaj sistemit. Mua më duket si një skenar që paska mbetur çuditërisht në sirtar dhe na e paska zbuluar në prag moshën e tretë një sigurims dhe një anëtar i punëve të zeza që i kanë bërë këtij populli, të thurej aq tinëzisht dhe aq poshtërsisht që dinte t’i bënte vetëm ai sigurim shteti që udhëhiqej nga injorantët dhe shpirtzinjtë.

A nuk ishte i tillë skenari ndaj Hilmi Seitit, ndaj Taho dhe Teme Sejkos, Tahir Demit dhe pjesëtarëve të tjerë çamë me të të ashtuquajturit “grup armiqësor”, por që nuk ishte vetëm çamë se kishte edhe shumë vllehë dhe ortodoksë, por që me një qëllim të caktuar thuhet se ishte grupi çam? A nuk ishin të tillë të ashtquajturit grupe armiqësore që u kurdisën ndaj elitës intelektuale shqiptare që pas ashtuquajturit çlirim të Shqipërisë e deri në ikjen në atë botë të diktatorit? Çfarë nuk u sajua dhe nuk u intrigua ndaj një populli të tërë dhe vetë bllokut komunist që e bënë diktaturën në Shqipëri si më të veçantën dhe më të paimagjinueshmen.

Ndërsa në rastin e Teme Sejkos dhe Tahir Demit, kemi të bëjmë edhe me një ndjesi antishqiptare që zbuloi vetë diktatori ndaj kombit të tij, ndërsa sigurimi i shtetit ishte tërësisht i uzurpuar nga UDB-ja dhe KGB-ja dhe dihet tashmë se modelet e tyre ishin nga më të zbatuarat ndaj shqiptarëve. Filozofia antiçame e Enver Hoxhës, ushqehej dhe nga grekët e Byrosë që ishin pjesë e antishqiptarizmit që përshkoi si një fill i kuq qeverisjen e një kaste kriminelësh që mbolli vetëm zi. Ishte sigurimi i shtetit që bëhej pjesë e zbatimit të kësaj filozofie që si qenërit që nuk rrinë pa hëngur m… villnin vrer ndaj çdo njeriu që futej në rrethin e kuq të “syrit vigjilent” të sigurimit të Partisë së Punës.

Se çfarë kurdisej dhe thuhej për një shkrimtar nga Sigurimi i Shtetit, këtë më mirë na e jep vetë Feçor Shehu në proçesverbalin e mbajtur dhe të raportuar për arratisjen e Bilal Xhaferrit, duke hedhur poshtë të ashtuquajtura rrëfenja intrigante të Meto Kondit të bëra publike. Ky proçesverbal botohet për herë të parë.

Nga burime të besueshme thuhet se Bilal Xhaferri është ndjekur gjatë gjithë jetës së tij nga sigurimsat që e ruanin dhe e spiunonin se çfarë bënte. Ikja e tij u dogji shumë atyre siç edhe e thotë vetë Drejtori i Parë i Drejtorisë së Hetimit, Feçor Shehu. Ndërkohë që kam dëgjuar në formën e thashethemeve që kanë baza të vërteta se ekzekutimi i Bilal Xhaferrit është bërë në spital të Çikagos nga një njeri i dërguar nga sigurimi enkas për eleminimin e tij. Sipas të thënave, personi në fjalë me inicialet H.P. nga një fshat i Kuksit ka qenë ish i burgosur për disa vrasje dhe që me kusht është nxjerrë nga burgu dhe i është besuar misioni i rëndësishëm. Për të realizuar “arratisjen” jashtë shtetit me shërbimin ndaj shtetit diktatorial, ai ëhstë stërvitur në luginën e Semanit në Fier ku thuhej se ishte baza e stërvitjes të të gjithë atyre që dërgoheshin me misione jashtë shtetit për vepra kriminale.

Më pas për të krijuar alibitë e tyre, e shtrojnë në spitalin psikiatrik në Elbasan dhe më në fund e dërgojnë me misionin ekstra në SHBA. Pasi ka studuiuar rrethanat e punës së Bilalit, në bashkëpunim edhe me njerëz të tjerë të sigurimit që jetonin në këtë qytet dhe që e njihnin mirë Bilalin, e realizon vrasjen e tij në kohën kur Bilali ishte i shtruar në spital, pas një operacioni. Në bashkëpunim, siç është thënë, me një mjek serb që punonte në këtë spital, personi në fjalë është futur në dhomën ku ishte Bilali dhe e ka goditur atë me një send të fortë hekuri në kokë, pikërisht në vendin ku ishte bërë operacion, duke i shkaktuar vdekjen e plotë. Thuhet nga burime në Çikago se mjeku serb dhe vrasësi nga Shqipëria janë kapur dhe për shqiptarin, meqë kishte kartelë psikiatrie e kanë lënë të lirë, ndaërsa mjekun serb e kanë dënuar me burgim të përjetshëm. Të gjitha këto dihen nga rrethe të ngushta të shkrimtarëve, por nuk thuhen për shkaqe personale, por që autori i kësaj vrasjeje sot jeton në një kryeqyet të afërt me Shqipërinë të vendeve Europiane. Ndoshta në të ardhmen do të dalin të vërtetat e cituara më sipër dhe do të sqarohen të gjitha enigmat e të vërtetave ndaj Bilal Xhaferrit.

Është rasti të themi se shkrimtarët e njohur të vendit tonë që nga Dritëro Agolli dhe ismail kadare, Teodor laço, por edhe Moikom Zeqo, po aq sa mbahet mend se janë shprehur edhe Vath Koreshi dhe Adriatik Kallulli etj do të duhet të flasin më shumë dhe më gjerë për Bilal Xhaferrin se kanë qenë edhe njerëzit që e kanë mbështetur atë dhe e kanë konsideruar mik të mirë. E ardhmja pret për këtë sepse, në një kohë që në mediat shqiptare dalin lloj-lloj historishë banale me sigurimsa, të flasësh për Bilal Xhaferrin është detyrim dhe nder që i bëjnë vetes së tyre për një shkrimtar të madh dhe një meteor që ishte njëherazi edh enjë kundërshtar i regjimit që në gen.

Përgatiti materialin për botim: Hyqmet ZANE

 

Cila është jeta reale e Bilal Xhaferrit

Bilal Xhaferri u lind në fshatin Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935 në fisin e Hasan Tahsinit.

Kur ishte 7 vjeç i vdes e ëma, ndërsa më 1944 i pushkatohet i ati si nacionalist. Kështu mbeti jetim me tri motrat.

Bilali, mbiemrin e familjes e kishte Hoxha. Mirëpo për mall, dashuri e nderim për të atin, emrin e tij Xhaferr e bëri mbiemër të vetin : Bilal Xhaferri.

Për të siguruar jetën dhe për t’u shpëtuar ndjekjeve si bir nacionalisti, largohet prej vendlindjes dhe punon korrier në Sarandë. Kryen një shkollë teknike për ndërtim, punon në Fushë Krujë në ndërmarrjes Rruga-Ura në ndërtimin e hidrocenteraleve në Veri.

Jeton në Shijak tek të afërmit, internohet në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Në gusht të vitit 1969 largohet fshehurazi prej Shqipërisë, sepse rrezikohej për t’u burgosur. Kalon në Greqi nëpërmjet Janinës, pastaj vendoset në SHBA.

Dy vjet punon në gazetën Dielli të shqiptarëve të Amerikës. Në tetor të vitit 1974 nxjerr numrin e parë të revistës “Krahu i Shqiponjës” që botonte Lidhja Çame në Çikago. Ai e themeloi dhe e drejtoi këtë revistë në të gjitha vitet e daljes, 1974 deri në vitin 1986. Revista mbahej kryesisht me shkirme publicistike, poezitë, tregimet dhe shënimet e tij. Nxorri 39 numra të revistës.

Më 25 nëntor të vitit 1978 në New Jork plagoset me thikë prej njerëzish të panjohur, para se të shkonte në kremtimin e 100 vjetorit të Lidhjes së Przirenit dhe ditës së Flamurit. Në këtë kremtim, Bilali duhej të mbante referatin.

Më 1981, ia djegin redaksin e revistës “Krahu i Shqiponjës” me të gjithë dorëshkrimet e tij dhe shkrimet e tjera.

 Në 14 tetor 1986, pas një operacioni vdes në Çikago në SHBA.

Më 6 maj 1995 eshtrat e tij sillen ë Shqipëri dhe varrosen në Sarandë.

Bilal Xhaferri për të gjallë kishte bërë gati për shtyp këta libra :

“Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, Tiranë, 1966

“Lirishta e kuqe”, Tiranë, 1967

“Krasta Kraus”, Tiranë, 1967, i botuar në Tiranë vetëm më 1993.

Në Prishtinë më 1995 u botuan veprat e tij letrare të botuara më parë dhe të mbetura në dorëshkrim në tri vëllime :

“Eja trishtim”, poezi, Prishtinë, 1995,

“Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, tregime, Prishtinë 1995,

“Ra Berati”, roman, Prishtinë, 1

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME              Ekzeml.Nr.2

DREJTORIA E I-rë

Nr. 2198 Prot.                                                      Tiranë, më 11 / X / 1969

 KOMITETIT QENDROR TË PP SHQIPËRISË SHOKUT HYSNI KAPO

                                                T I R A N Ë

 Më 31 Gusht 1969 u arratis në Greqi Bilal Xhaferi, duke marrë me vehte edhe Selfo Hoxhën ( burrin e motrës ), ish i dënuar dhe internuar si armik dhe Bajram Shuaipin, të dy nga Markati i Sarandës. Nga analiza që ju bë këtij problemi del se:

Bilal Xhaferi, lindur ne Ninat të Konispolit në 1935, banonte në rrethin e Durrësit, me punë në fermën e Sukthit. Babai i tij është pushkatuar mbas çlirimit, si kriminel lufte. Bilali pasi kreu 2 klasë të shkollës së mesme, ka punuar si teknik e punëtor dhe gjatë kësaj kohe është marrë edhe me letërsi. Me gjithëse dihej që kish babanë të pushkatuar si armik, i janë botuar artikuj në gazeta e revista dhe vëllime me vjersha e tregime nga ndërmarrja e botimeve. Në këtë mënyrë u popullarizua padrejtësisht, si “talent letrar”, sidomos për një roman mbi Skënderbeun që kishte dhënë për botim.

Organet tona, duke pasë parasysh biografinë e tij dhe lidhjet e dyshimta me disa të internuar në Mirditë si dhe qëndrimin jo të mirë gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak në Berat, qysh në vitin 1964 Bilalin e kishin marrë në ndjekje si element armik.

Mbas diskutimit armiqësor që bëri Bilali në klubin e shkrimtarëve, Ministria i vuri detyrë Degës së Durrësit, për ta ndjekur këtë objekt si përpunim kryesor dhe të arrihej në arrestimin e tij në një kohe sa më të shkurtër. Por Dega e Durrësit punoi keq. Shkaku i këtij qëndrimi, është nënvleftësimi i armikut të klasës dhe për rrjedhim mungesa e theksuar e vigjilences që nga kryetari e deri tek punëtori operativ që e ndiqte këte çështje.

Kjo mungesë vigjilence karakterizon edhe veprimet e Degës së Punëve të Brendshme Sarandë dhe të batalionit të kufirit, të cilët edhe pse u vunë në dijeni për vajtjen e Bilal Xhaferrit në Sarandë dhe kishin sinjalizime për rrezikshmërinë e tij dhe tendencën e arratisjes, nuk e vlerësuan dhe nuk morën masat e nevojeshme.

Kjo ngjarje nxorri në pah edhe një metodë shumë burokratike bashkëpunimi midis të dy degëve (Durrës-Sarandë) për ndjekjen e këtij objekti, për faktin se dega e Durrësit, nuk dëergoi një njeri kompetent që të koordinonte masat me Sarandën gjatë qëndrimit të Bilalit në Sarandë, por ajo u mjaftua vetëm me dërgimin e një telegrami të thatë. Kurse Dega e Sarandës nënvleftësoi krejtësisht masat ne kufi, gjë që i dhanë mundësi këtij armiku, të realizojë më lehtë tradhëtinë e tij.

Të metat e rradhitura më sipër flasin edhe për dobësitë e aparatit qëndror, i cili në rastin e dhënë duhet të kish qënë me rigoroze në zbatimin e detyrave të vëna për këtë problem.

Konkluzionet e nxjerra nga kjo ngjarje do të punohen me të gjitha kuadrot e Drejtorisë dhe të degëve të punëve të brendshme, njëkohësisht u dhanë udhëzime për një koordinim më të mirë midis degëve të brendshme, për rastet kur elementët që janë në përpunim për aktivitet armiqësor lëvizin nga një rreth në tjetrin.

Në Sarandë ky problem u analizua në organizatën e partisë dhe ndaj kuadrove që kishin përgjegjësinë kryesore u morën masa ndëshkimore: Zv.Kryetarit të degës ju dha vërejtje e rëndë, ndërsa shefit të seksionit dhe punëtorit operativ vërejtje me shënim në kartën e rregjistrim. Në rrugë shtetërore për këto kuadro, mendojmë të mos marrim masa te tjera. Ndërsa problemin e Degës së Durrësit, jemi duke e analizuar në kompleks edhe për disa dobësi të tjera që janë konstatuar aty.

 DREJTORI DREJTORISË  I-rë

FEÇOR SHEHU /  

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME              Ekzempl.Nr.1

DREJTORIA E I-rë                                                       Epërkoh. 5 vjet.

Nr. 2336 Prot.                                                      Tiranë, më 4 / XI /1969

Lënda:  Përgjithësim mbi arratisjen e Bilal Xhaferrit

 GJITHË DEGËVE TË PUNËVE TË BRENDSHME / ANËS SIGURIMIT/

                                                 NË VENDE

 Më 31 Gusht 1969, nga sektori i pikës kufitare të Vulistrrës të rrethit Sarandë, u arratis në Greqi Bilal Xhaferri, objekt i rëndësishëm përpunimi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, duke marrë me vete burrin e motrës Selfo Hoxhën, ish i dënuar dhe internuar dhe Bajram Shuaipin, të dy nga katundi Markat i Konispolit.Bilal Xhaferri (Hoxha) ka lindur në Ninat të Konispolit më 1935, rrjedh nga shtresë e pasur, babai i pushkatuar si kriminel lufte. Element me prejardhje armiqësore, me një rreth familjar e shoqëror me qëndrim të keq politik. Mbasi kreu dy klasë të shkollës së mesme, ka punuar si punëtor e teknik në ndërrmarrje të ndryshme në rrethet Tiranë, Krujë, Mirditë e Durrës.

Duke pasur parasysh biografinë e tij dhe lidhjet e dyshimta me disa të internuar në Mirditë, ndër ta edhe familja e Izet Osmanit si dhe për qëndrim jo të mirë gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak në repartet e punës në Berat, Bilal Xhaferri ishte marrë në përpunim aktiv nga Sigurimi Ushtrisë qysh më 10/IV/1964 si agjent i mundshëm i zbulimit grek.

Si eshte ndjekur perpunim i tij?

Mbas dy muaj qe ishte marre ne perpunim Bilal Xhaferri se Durresit se kane pare kete çeshtje me syrin politik, si rezultat ka nenvleftesim te armikut te klases. Mos vleresimi i drejte i rrezikshmerise qe paraqiste ky si nga prejardhja, si nga veprimtarija armiqesore, si nga niveli dhe fusha ku ai e ushtronte aktivitetin e tij armiqesor, ka bere qe ky element armik te mbetet per nje kohe te gjate jashte kontrollit. Ishte pikerisht mungesa e perpunimit dhe kontrollit nga organet tona qe nuk dihej asgje mbi pregatitjet dhe qellimet qe kish Bilali per te sulmuar vijen e Partise ne letersi, siç beri me diskutimin e hapur armiqesor ne klubin e shkrimtareve, ne Prill 1968, me rastin e diskutimit te romanit “Dasma”, ku u demaskua si armik.(Per kete arsye me 1968 u demaskua edhe ne qendren e punes ne Durres dhe mandej edhe ne fermen e Sukthit, ku u dergua per te punuar si puntor.)

Bilal Xhaferit u kap dhe u vleresua nga Drejtorija e I-re, duke pase parasysh biografine, lidhjet interesante, materialet qe disponoheshin per aktivitet armiqesor si dhe pershtypjet e krijuara ne rrethin e shkrimtareve ne lidhje me qendrimin e hapur armiqesor, duke dyshuar qe veprimtarija e tij mund te ishte e organizuar edhe me persona te tjere. Per kete, sipas orientimit te udheheqjes se Ministrise, Dega e Durresit, u urdherua te intensifikonte perpunimin e tij, ta ndiqte ate si kryesor te zbulonte veprimtarine e tij armiqesore dhe te harinte ne goditjen e tij ne nje kohe sa me te shkurter.

Drejtorija e I-re me 29/4/1968 e analizoi ne qender kete perpunim, u percaktuan detyrat qe duhej te realizonte Dega e Durresit per objektin e perpunimit dhe deget e Tiranes, Krujes e Mirdites per lidhjet e tij. Ne menyre te veçante u dhane porosi qe perpunimi i Bilal Xhaferit te ndiqej si i rendesishem dhe per ndjekjen e realizimin e detyrave deri ne arrestimin e tij, te angazhohej vete udheheqja e Deges se Durresit.

Mbas kësaj kohe përpunimi filloi të lëvizë nga gjendja ku ishte dhe u morën disa të dhëna që tregonin pozitën e tij armiqsore, për probleme të letërsisë, emancipimit të gruas, etj. Megjithate, perpunimi nuk po ecte me tempin qe kerkohej, prandaj Drejtorija e I-re perseri u preokupua per kete çeshtje, duke derguar ne Deget e Puneve te Brendeshme Durres, Tirane, Kruje, Mirdite, Shkoder e Burrel, shoke te Deges se I-re per te ndihmuar. Por, perseri ne zbatimin e detyrave kishte zvarritje, mungese disipline dhe nenvleftesim te vete objektit te perpunimit. Per keto shoket e Durresit jane thirur e kritikuar ne Ministri.

Dega e Durresit duke ndjekur kete perpunim vuri ne zbatim disa masa, por ato nuk ja arriti qellimit per faktin se agjentura qe eshte drejtuar ne perpunimin e tij, me perjashtim te bp. “Reja” objekti nuk i ka besuar. Bp. “Reja” filloi te jape ne drejtim te tij me 21/II/1968 dhe u largua nga perpunimi me 21/6/1968 pse atij ju propozua per te dale deshmitar dhe ai s’pranoi. Ne kete kohe futet ne perpunimin e tij agjenti “Çajupi”, i cili ishte i vetmi bp. qe ndoqi deri ne fund perpunimin, por edhe ketij objekti nuk i besonte. Ne mars 1969 ne drejtim te objektit terhiqet ne bashkepunim bp. “Legjenda”, element me prejardhje armiqesore, i cili mbas pak kohe u vertetua se genjente. Nga data 26/V/1969 qe eshte marre e dhena e fundit dhe deri ne diten e arratisjes, d.m.th. 3 muaj, per objektivin nuk ka asnje te dhene.

Nga nje pune e ceket dhe e pa studjuar qe eshte bere ne drejtim te tij, objekti ka djegur agjenturen, survejimin dhe disa veprime operative. Keshtu p.sh. deshmitarit Zalo Kolari i ka thene se “mua me ndjekin” bp. “Çajupi” i thosh se “çdo nate me vjen Kryetari Keshillit per te me kontrolluar ne shtepi”. Ne nje rast objekti eshte ankuar tek puntori operativ Petraq Myzeqari, sepse ndiqej nga sigurimi, duke i thene: “Une s’jam armik dhe ne rast se i keni vene juve personat qe me ndjekin mua, ata punojne keq”. Objekti gjate perpunimit disa here ka kerkuar takim me organet e Partise e Pushtetit ne rreth dhe ne nje rast kerkoi takim me Kryetarin e Deges.

Dega e Durresit nuk zbatoi detyren e vene nga Ministrija per goditjen e Bilalit ne kohen me te shkurter, per arsye te perpunimit te dobet dhe ngathesise qe ka treguar ne grumbullimin e provave. Me gjithe perpunimin e dobet dhe provat e zbehta, dosja e Bilal Xhaferit me 9/7/1968 u dergua ne Prokurorine e Pergjithshme, por u kthye me porosi qe te sigurohej edhe nje prove, te cilen per me se nje vit, deri sa u arratis objekti, Dega e Durresit, nuk e siguroi.

Ne ndjekjen e ketij perpunimi, per evitimin e arratisjes, jane perdorur metoda burokratike.

Siç dolli nga analiza qe u be, mbas arratisjes, qe nga fillimi, perpunimi i Bilal Xhaferit eshte karakterizuar nga mungesa e serjozitetit, nga nenvleftesimi, nga zvarritja dhe mungese ne kryerjen e detyrave dhe mungesa e kontrollit te forte, gje qe çoi ne ate qe organet tona, jo vetem nuk realizuan goditjen e tij, por nuk zbuluan as tendencen dhe as planin e tij per arratisje. Fakti qe tre muajt e fundit, per objektin nuk kish asnje te dhene tregon se Dega e Durresit nuk preokupohej dhe nuk çqetesohej per te. Veç kesaj, kur u mesua se objekti do te shkonte ne Sarande, masat karakterizohen nga veprime te theksuara burokratike. Ku konstatohen keto:

Ne mars 1969 Dega e Durresit informohet se Bilal Xhaferi do te shkonte ne Sarande dhe njofton me radjogram Degen e Sarandes per kete, duke theksuar edhe tendencen per arratisje(megjithese per kete nuk kish te dhena). Durresi jo vetem qe nuk e shoqeron objektin, por as nuk verifikon nese erdhi ose jo objekti, me ke takoj, etj. Dega e Durresit pretendon se ne prill 1969 ka derguar ne Sarande puntorin operativ Petro Bardhin qe krahas problemeve te tjera te interesohej edhe per Bilal Xhaferin, por shoket e deges se Sarandes thone se ky p.operativ nuk ka biseduar asgje per Bilalin. Nuk dihet ekzakt ka qene ose jo ne mars Bilali ne Sarande. A nuk tregon kjo per pune pa pergjegjesi te Deges se Durresit? Siç dolli tani, Bilali kish dy motra ne Markat, njera e martuar me Selfo Hoxhen, i cili ka qene ne burg dhe mbas daljes nga burgu u internua bashke me Bilalin.

Shoket e Durresit ne kete rast nuk duhej te mjaftoheshin me njoftimin me radjogram, por duhej te kishin shkuar vete ne Sarande per te marre masat e nevojshme dhe per te koordinuar veprimet me Degen e Sarandes, per te zbuluar qellimin e vajtjes se objektit, lidhjet etj. dhe mbi te gjitha te mirren nje seri masash serioze per te evituar arratisjen. Dega e Durresit nuk e ka vleresuar drejt dhe per vajtjen e objektit ne Sarande nuk njoftoj Drejtorine e I-re qe interesohej per objektin, si ne kete rast dhe ne rastin e fundit qe u arratis.

Po keshtu degen e Durresit nuk e çqetesonte fakti qe objekti bente zborin ushtarak ne Fushe-Kruje, jo vetem pse ai largohej nga rrethi dhe nuk kontrollohej, por edhe pse ne rrethin e Krujes ai kishte lidhjet e tij te dyshimta, karakteri i te cilave nuk qe zbuluar.

Mungesa e kontrollit dhe ndjekja ne menyre burokratike eshte akoma me e theksuar ne perjudhen qe objekti realizio arratisjen.

Me daten 16/8/1969 Bilal Xhaferi mer nje telegram nga kunati i tij ne Markat, Selfo Hoxha se gjoja kishte te semure gruan (motren e Bilalit). Bilali kerkoi leje ne qendren e punes per te shkuar ne Sarande. Dega e Durresit e pengon dhenien e lejes deri me date 2_/8/1969 dhe mbasi verifikoi ne P.T.T. qe telegrami me te vertete vinte nga Saranda, autorizoi dhenjen e lejes dhe njoftoi Degen e Sarandes me nje radjogram te thate, duke shenuar: “Objekti jone Bilal Xhaferi, vjen me leje, te mbahet nen kontroll. Ka marre nje telegram se ka motren te semure”. Vete permbajtja e radjogramit nuk eshte mobilizuese dhe kete nuk e lidhen me radjogramin e 21 marsit 1969 ku theksohej se objekti ishte i rendesishem dhe dyshohej per arratisje, ne menyre qe Saranda ta vleresonte me mire. Objekti u nis per Sarande me daten 25/8/1969.

Dega e Durresit nuk veproi drejt qe beri vetem verifikimin ne P.T.T. per telegramin qe Bilali mori nga Selfo Hoxha, ajo duhej te verifikonte me Degen e Sarandes dhe po ta kishte bere kete do te vertetohej se motra nuk qe e semure dhe do te zbulohej se kjo ishte legjende e tyre dhe plani per arratisje.

Dega e Durresit mund dhe duhej te ndalonte objektin per te shkuar ne Sarande, ai ishte njeri i demaskuar si armik dhe eshte derguar te punonte si puntor ne nje sektor te larget te fermes se Sukthit qe te mos levizte. Atje ai kish qene i detyruar te bente biografine para puntoreve dhe atje njihej si armik i demaskuar, ndaj Dega mund te influenconte se, nga keto rrethana objekti te mos lejohej, ne te kunderten dega e Durresit dha leje objektit per te shkuar ne Sarande, por nuk e ndoqi deri ne vend dhe u mjaftua me nje radjogram te thate. Ata duhej ta shoqeronin deri ne Sarande me puntor operativ dhe bashke me Degen e Sarandes te hartonin planin mbi masat qe duhej te merreshin per kontrollin e tij gjate kohes qe do te qendronte atje.

Ate dite qe u mesua arratisja e objektit, Dega e Durresit i raportoi udheheqjes se Ministrise se objektin e kish shoqeruar me puntor operativ. Gjate analizes doli se puntori operativ Vasil Papa, kish shkuar ne rrethin e Sarandes per festen e Brigades XIX-te dhe jo per ndjekjen e Bilali Xhaferit. Pretendimi se ai ka biseduar per Bilalin, me puntorin operativ Koço Stavrin, siç thuhet ne nje shenim te tij operativ, nuk i pergjigjet realitetit se Koço Stavri nuk pranon nje gje te tille dhe as qe e njihte objektin e veç kesaj, rezultoi qe ai ka qene liruar nga organet e P.Brendshme qysh ne Qershor te ketij viti.

Nga veprimet e theksuara burokratike karakterizohet per kete problem edhe Dega e P.Brendeshme Sarande. Zv/Kryetari Deges me daten 22/8/1969, pasi merr njoftimin me radjogramin e Durresit, ve shenimin mbi te qe “t’i jepet shefit te seksionit”, duke ditur qe shefi seksionit dhe puntori operativ ndodheshin ne teren. Me daten 24/8/1969 ai shkon edhe ne takim me ta ne teren dhe nuk ju thote asgje. Me daten 25/8/1969 mori dijeni shefi seksionit dhe ky me date 29/8/1969 jep detyra puntorit operativ, te verifikoje “ne se ka ardhur Bilal Xhaferi dhe a ka njeri te semure”. P.operativ planifikon qe keto detyra ti kryeje me dt. 30/8/1969, por ne fakt nuk beri asgje. Edhe kur nje komunist me dt. 30/8/1969 i tregon puntorit operativ se aty ne feste ishte edhe Bilal Xhaferi me dy fshatare nga Markati qe njiheshin si elemente jo te mire dhe i thote “ te kihen kujdes se mos bejne ndonje gje”, puntori operativ e porosit qe te shikoje se mos bejne ndonje gje ne lidhje  me festen dhe nuk mer asnje mase, as per te kryer ato detyra qe kish mare nga shefi i tij as masa te metejshme per kontrollin e objektit. Po ate dite ai njofton edhe shefin e seksionit mbi sa u sinjalizua nga ana e komunistit, por edhe shefi aprovoi qendrimin e puntorit operativ dhe nuk beri asgje me teper.

Zv.Kryetari i Deges menjehere mbasi mori njoftimin e Deges Durresit duhej te thirrte puntorin operativ dhe shefin e seksionit, tju bente te qarte rendesine e objektit dhe bashke me ta te hartonte planin e masave qe duheshin marre dhe pastaj te kontrollonte hap pas hapi zbatimin e detyrave. Ai jo vetem kete nuk e beri, por nga data 22/8/1969 deri me 31/8/1969 nuk u interesua fare ç’behej me objektin Bilal Xhaferi. Dega e Sarandes filloi te interesohej me daten 31/8/1969 qe objekti dhe dy fshataret e tjere, ishin larguar nga vendi i festes dhe nuk kishin shkuar ne fshat. Duke u mbeshtetur ne thenjet e disa personave qe i kishin pare te permendurit te interesoheshin tek nje kamjon i Krujes si dhe ne fjalet qe kish perhapur Selfo Hoxha e Bajram Shuaipi se do te shkonin ne Tirane per tu vizituar tek mjeku kinez, pa bere asnje verifikim me date 1/9/1969 njofton me radjogram Degen e Durresit mbi nisjen e Bilalit dhe dy te tjereve. Durresi brenda dites pergjigjet negativisht.

Me dt. 2/9/1969 sekretari organizates baze te Markatit, informon Komanden e Batalionit te Kufirit se familjaret e Selfo Hoxhes e Bajram Shuaipit ishin shume te shqetesuara dhe çfaq dyshimin se, megjithese kishin hapur fjale se do te shkonin ne Tirane per tu vizituar, mos jene arratisur. Njoftohet Dega per kete dhe meren masa per kontrollin e brezit kufitar dhe per kerkimin e tyre brenda rrethit, por nuk gjenden as gjurmet dhe as letra qe kishin lene ne vijen e kufirit. Me dt.5/9/1969 njoftohet me radjogram perseri Dega e Durresit si dhe Drejtorija e Tiranes. Por me dt.8/9/1969 u vertetua se te tre te permendurit ishin arratisur ne Greqi dhe kufirin duhet ta kene kaluar me 31/8/1969.

Te meta u konstatuan edhe ne sherbimin e kufirit. Megjithese batalioni ish vene ne sherbim te perforcuar qe nga data 29/8/1969, me rastin e festes se Brigates XIX qe do te behej me 30/8/1969 ne katundin Hoxhe, masat e mara per sigurimin e kufirit ishin te dobeta. Kontrolli qe u be me mjete tekniko-xhenjere prej dates 1/ deri 8/9/1969 nuk zbuloi as gjurmet e shkelesve dhe as letren.

Dobet eshte punuar edhe me familjet e kufitareve, pse me daten 1/9/1969, kur disa gra te kufitareve punonin ne brezin e bute, nje femije e tyre gjeti letren dhe ja u dha ketyre, keto i thane ta linte atje ku e gjeti se mos eshte e ushtareve te kufirit, nuk e vleresuan, nuk informuan per kete dhe gjate punes e kishin mbuluar pergjysem me dhe.

Me dt.8/9/1969 njesiti kufitar, gjeti letren e Bilal Xhaferit qe mbante daten 30/8/1969, nga e cila u vertetua edhe arratisja e tyre ne Greqi.

Gjithashtu rezultoi se Selfo Hoxha qe njihej si element jo i mire dhe Bajram Shuaipi kishin mare pjese ne punimet e brezit te bute me brigadat e kooperatives dhe kjo ju ka dhene mundesi te njihen me regjimin dhe sistemin e ruajtjes se kufirit.

Nga analiza ne teresi e ketij problemi, siç u pershkrua me larte, rezulton se ne ndjekjen e perpunimin ne Degen e Durresit edhe ne ate te Sarandes, vertetohen te meta dhe dobesi te theksuara ne metoden dhe stilin ne pune, ne zbatimin e urdhrave, udhezimeve dhe normave te punes dhe ne masat e dobeta agjenturalo-operative dhe ushtarake. Ka mungesa te theksuara te vigjilences dhe nenvleftesim te armikut te klases dhe nje metode te theksuar burokratike ne ndjekjen dhe evitimin e aratisjes se Bilal Xhaferit dhe dy personave te permendur.

Ne degen e Sarandes dhe Durresit ky problem u analizua, u mbajt qendrim ndaj shkaktareve si dhe u diskutua me tere agjenturistet per te terhequr konkluzionet perkatese, por nga kjo ngjarje duhet te nxjerrim mesime dhe te marin masat e nevojshme gjithe punonjesit e organeve te sigurimit te shtetit, per permiresimin e metodes se punes, per zbatimin me rigorozitet te urdhrave,udhezimeve dhe normave baze, te forcojne kontrollin mbi perpunimet dhe te ndjekin hap pas hapi detyrat deri ne realizimin e plote te tyre. Nuk duhet te ndodhe n’asnje menyre qe, per pakujdesine e organeve tona te arratisen objekte te perpunimit, siç ndodhi ne kete rast.

Me gjithe udhezimet e perseritura per shoqerimin e objekteve te perpunimit nga nje rreth ne tjetrin dhe per kordinimin e masave midis Degeve te Puneve te Brendeshme, Ministri Puneve te Brendshme, duke mare shkak nga kjo ngjarje, leshoi urdherin Nr.531 date 26/9/1969, i cili duhet te zbatohet me perpikmeri.

Ky pergjithesim te punohet me te gjithe puntoret operativ te sigurimit shtetit.

*Falenderojme gazetarin dhe studiuesin Hyqmet Zane qe na e mundesoi materialin e plote special per Bilal Xhaferrin.Materialet do te vazhdojne te publikohen ne DIELLI, Ku shkrimtari i ndjere ka qene pjese e redaksise se Diellit ne vitin 1971.

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Bilal Xhaferri, Hyqmet Zane, skenaret e sigurimit te shtetit

ARVANITASIT – UDHËHEQËS TË KRYENGRITJES PËR PAVARËSINË DHE SHTETIN E GREQISË MODERNE

September 5, 2013 by dgreca

NGA ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA/

Ne Foto:Disa nga Kryeministrat e Greqise nga radhet e arvanitasve/

Shqiptarët në Perandorinë Osmane ishin kryengritës në çdo cep , në Selanik, Athinë, More, Epir, Kosovë, Nish, Shkodër, Manastir e kudo. Skënderbeu i Shqipërisë dhe në veçanti Shqiptarët e Moresë, u bënë promotorë të Rezistencës  dhe ishin baza për të mbajtur gjallë shpresën për Pavarësi nga Turqia edhe në territorin ku sot shtrihet Greqia.

Kryengritja për Pavarësinë e Greqisë e udhëhequr nga Arvanitasit u inicua edhe ndikimi i pushtimeve të Napolonit por do të ishte e pamundur pa ndihmën e Europës Perëndimore.

Lëvizja e parë erdhi nga Veriu. Philiqi Etaireia ishte shoqata që u themelua në Odesë më 1814 dhe shërbeu si forum për idetë që do të realizoheshin si primare për kryengritjen. Cari i Rusisë qe mbështetës i programit dhe aktiviteteve të saj.

Jani Kapodistria, me origjinë Gjirokastrite, politikani udhëheqës pro-Rus nuk u përfshi në të, ndërsa vëllezrit e tij ishin aktivë.

Në Mars të vitit 1821 princi Aleksandër Yplsilantis lider i Philiqi Etairea udhëhoqi kryengritjen prej zonave Danubjane të Moldavisë dhe Vallaçisë dhe kaloi lumin Pruth me trupat e tij. Mori mbështetje në Rumani por ekspedita e tij dështoi.

Në të njëjtën kohë më 25 Mars 1821 në Peloponez filloi kryengritja. Si kordinator shërbeu vëllai i princit Aleksandër, Dimitris. Liderë ishin fanarioti Aleksandër Mavrokordatos, Petrobey i Manit dhe Gjergj Kundurioti i Ishullit Hidra.

Drejtimi nga princi Ypsilantis ra dhe drejtimi i kryengritjes ra në dorë të udhëheqësve jo të rregullt, me origjinë Arvanite që i kishin shërbyer më parë Ali Pashë Tepelenës, udhëheqësi i parë që kërkonte shkëputjen në atë që sot është tokë e Greqisë nga Perandoria Turke.

Më të spikaturit  nga komandantët Arvanitë ishin Theodhor Kollokotroni në More, Odise Andruço në Malin Parnassus, Marko Boçari në Sul, Bubulina në Ishujt, Gogo në Epir, dhe Karaiskaqi në Mesolongji.

Në Prill 1821 u bënë luftime të ashpra në More. Filheleni Thomas Gordon e la kauzën. Që nga fillimi i Kryengritjes kishte një qeveri provizore me Asamble Kombëtare në Epidarius prej fundvitit 1821. Kishte një shpresë nga diplomati Jani Kapodistria për një shtet të Pavarur të garantuar nga shteti Ortodoks i Rusisë dhe tjetra nga Aleksandër Mavrokordatos me vështrim nga Perëndimi.

Kushtetuta e deklaruar më 1822 u përpilua nga Mavrokordatos. Fuqitë Europiane të përfshira në nivelin politik në Greqinë e asaj kohe donin dobësimin e Turqisë por shumë fonde financiare erdhën jo nga burime zyrtare por nga Filhelenët. Idealistët Britanikë dhe Gjermanë dhe nga vende të tjera u derdhën me heroizm dhe me para.

Lordi Byron, poet me famë, njeri imoral i detyruar të linte Anglinë më 1823 se do të ndëshkohej nga ligjet e kohës u bë agjent financiar dhe përfaqësues i Komitetit Grek që u formua në Londër për mbështetjen financiare për Kryengritjen më së shumti nga Lord Major i Londrës. Byron vdiq nga temperatura pa hedhur një pushkë kundër Turkut në shtëpinë e Aleksandër Mavrokordatos në Mesolongji dhe u thirr hero kombëtar!

Teatri i luftimeve përfshiu Morenë, Rumelinë dhe Mesolongjin. Popullsia e Athinës u shpërngul në Salamis. Më 23 prill  1821 Turqit morën Akropolin. Athinjotët të ndihmuar nga forcat shqiptare të fshatrave shqiptarë nën udhëheqjen e Odise Andruços bllokuan Turqit në Akropol. Nga Korriku në Nëntor 1821 Pashai  i Janinës Omer Vrioni ?

u përpoq ti çlironte forcat Turke të rrethuara gjer sa erdhi në komandën e Rumelisë Lindore. Pas luftimesh të ndihmuara nga Jani Koleti dhe Francezi Olivier Voutier ende nuk u arrit sukses. Turqit e neglizhuan furnizimin me ujë duke u bazuar vetëm tek mbrojtja e murit Serpentzi dhe kjo rezultoi në kapitullimin e  garnizonit Turk në Akropol  më 21 Qershor 1821.

Në Shtator 1822 në konferencën e Athinës delegatët kundërshtuan dhe shfuqizuan trupin e qeverisjes vendore të Rumelisë Lindore me Aerios Pagos. Odise Andruço u bë komandant i Akropolit, një lëvizje që mori më pas edhe fuqinë e Rumelisë Lindore.

Në fund të vitit 1822 Naplua ishte në duart e kryengritësve të udhëhequr nga Kollokotroni që mundën ekspeditën Turke të Dramali.

U vetëshpall shteti por ende luftoheshin forcat Turke për shpëtimin e fitoreve të kryengritjes pasi nuk kishte stabilizuar bazën kushtetuese.

Kollokotroni që luftonte për pozicionin e tij dhe për Greqinë nuk i njohu anëtarët e asamblesë së re kombëtare që u mblodhën në Astros në Dhjetor 1822.

Kjo Asamble zgjodhi Gjergj Kunduriotin President të Greqisë.

Në verë të 1823 Boçarin e vranë në Karpensis.

Lordi Byron, poet me famë, njeri imoral i detyruar të linte Anglinë më 1823 se do të ndëshkohej nga ligjet e kohës u bë agjent financiar dhe përfaqësues i Komitetit Grek që u formua në Londër për mbështetjen financiare për Kryengritjen më së shumti nga Lord Major i Londrës. Byron vdiq nga temperatura pa hedhur një pushkë kundër Turkut në shtëpinë e Aleksandër Mavrokordatos në Mesolongji dhe u thirr hero kombëtar!

Mbështetja financiare Angleze për Mavrokordatos u rrit që në Gusht 1822 kur George Caning u bë Sekretar i Jashtëm.

Vetëm Kundurioti si President ishte i autorizuar të shpenzonte kredinë Angleze ndaj Kollokotroni hoqi dorë dhe e pranoi atë në Nauplia. Greqia shkau në luftë civile dhe Turqit më 1824 me strategji të re ndërkohë vazhdonin luftën ndaj tyre në tre fronte.

Ibrahim Pasha prej Egjipti sulmoi Morenë. Flota Turke ishte në veprim në ishujt ku qëndronin Shqiptarët. Ishulli Psara u dogj me themel.

Ndërsa lord Byron ishte akoma në Mesolongji koloneli Leicester Stenhope mbërriti në Athinë më 2 Mars 1824. Ai nuk i besoi ambiciet e Mavrokordatos për Greqi demokratike dhe mendonte se lideri bandit Odise Andruço ishte burri i së ardhmes.

Odise si komandant i Greqisë Veriore ishte ligjvënës i Athinës me kryeqëndër në malin Paranassos. Stanhope hapi një muze,shtypshkronjë, gazetë që u dëmtuan sepse Greqia  ishte në anarki. Forcat kryengritëse treguan pak interesa në këto projekte dhe donin influencën e Odise Andruços ta bënin Athinën si kapitanlik të armatolëve. Tregëtarët formuan një garnizon dhe ftuan Dimitri Ypsilantes të merrte komandën e Akropolis . Forcat kryengritëse nuk e pranuan atë dhe Odise erdhi prapë në fuqi në Athinë mori në dorëzim gjithë pasuritë e saj më 2 Shtator 1824 kur themeloi edhe një asamble provinciale.

Komandimi i tij ishte brutal.

Në shkurt 1825 Odise Andruço po shihte se interesat e tij po kërcënoheshin nga qeveria e Gjergj Kunduriotit që nën influencën e ministrit Rumeliot Jani Koletitn po e nxirrnin atë në anë duke e sulmuar njëlloj si Turqit.

Sidoqoftë, organizimi i tij u tërhoq shpejt  dhe në prill 1825 Jani Gura (Gouras) mori kontrollin e Athinës. Odise Andruço u burgos në Kullën Frankish në Akropol.

Në mëngjesin e 17 Korrik 1825 trupi i Andruços u gjet i pajetë dhe u tha që ai ra në tentativë arratisje por gjithkush e dinte se atë e vranë autoritetet.

Në Greqi luftonin forca Franceze nën komandën e kolonel Fabvier dhe marina Angleze me komandant Lord Cochraine. Në verë të 1825 qeveria Greke ra, por më 1826 Asambleja e re kombëtare e mbledhur në Epidarius i dha aventurierit Richard Church komandën Supreme të ushtrisë Greke dhe komandën e Marinës ja dha lordit Cochraine.

Luftimet vazhdonin. Pas vrasjes së Jani Gura, Karaiskaqi ndihmoi të hapte rrugën për çlirimin e plotë të Athinës.

Në Shkurt 1827 Gjenerali Gjerman Heideck në Oropus u ndihmua nga deti edhe nga forcat e Miaulit.Ndërkohë Karaiskaqi komandonte drejt Pireut tre mijë forca sipas planit të  Asamblesë së Bashkuar në mars 1827.

Vrasja e më shumë se 200 trupave Shqiptare nën uniformën Turke që u dorëzuan në një Manastir  bëri që gjeneral Thomas Gordon të japë dorëheqjen. Karaiskaqi u përpoq të ndalte masakrën e Grekërve ndaj Shqiptarëve por pa sukses.

Më 4 Maj 1827 Karaiskaqi kishte marrë plagë për vdekje. Lufta vazhdonte në favor të Turqve. Ndihmat perëndimore u prenë sa në verë të 1827 Greqia tymoste. Traktati i Londrës më 6 Korrik 1827 i dha autonomi të kufizuar. Lufta mbaroi në Mars 1829 por Turqit nuk u tërhoqën deri në Shtator 1829 deri kur Rusia mori Adrianopolin që përfundoi me Traktatin e Adrianopolit. Sulltani njohu Mbretërinë e Greqisë në Korrik 1832. Kufiri ishte fiksuar me një vijë nga Arta në Volos.

Fuqitë Europiane në vitet e fundit të luftës ishin përfshirë me ushtri, para dhe diplomaci dhe më 1826 kur po konkludonin se çfarë kushtetueshmërisht ta bënin Greqinë – shtet të pavarur brenda Turqisë, me forcat Turke të larguar nga toka e tyre; republikë federale apo shtet presidencial dhanë pëlqimin të  gjenin një mbret për shtetin e ri.

Më 14 Prill 1827 Jani Kapodistria u zgjodh President i Greqisë me mandat për shtatë vjet në fillim në Trozen dhe pastaj në Nauplia që u bë kryeqytet. Kapodistria u kthye në tiran. Kështu Miauli rindezi kryengritje që u shtyp nga trupat qeveritare dhe klani i Manit  me Mavromihalin.

Më 9 Tetor 1931, ndërsa hynte në kishë dy anëtarë të familjes së Mavromihalit vranë Presidentin Kapodistria.  Pas kësaj u krijua një komitet qeverisës që mori kontrollin me në krye vëllanë e Kapodistrias, Agostinon dhe doktorin e Ali Pashë Tepelenës, Vllahun Jani Koleti. Anarkia u mbyll me mbretin kukull, 18 vjeçarin Otto, djalin e vogël të Mbretit të Bavarisë që miratuan Fuqitë Europiane  më 4 Tetor 1832 dhe e dërguan bashkë me 3500 trupa Bavareze më 1 Shkurt 1833 të merrte fuqinë si Mbet i Greqisë në Nauplia.

Për këtë material është përdorur burimi i Richard Stoneman në “A Traveller’s History of Athens”

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: artur vrekaj, Arvanitasit, e kryengritjes per pavaresi, te Greqise, udheheqesit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 628
  • 629
  • 630
  • 631
  • 632
  • …
  • 697
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT