Shkruan:Eugen SHEHU/
Në rrjedhat e trazuara të ngjarjeve,në vitet 20, të shekullit që lamë pas,do të mbetet padyshim,si një kujtim i largët dhe i hidhur,grushti i shtetit i qershorit të vitit 1924.Falangat,anarkiste,të yshtura prej mësuesve të parë të komunizmit në Shqipëri,nëpërmjet atij grushti shteti,kërkuan të shkëputnin kombin tonë prej vizioneve perëndimore të zhvillimit,për t’ia lënë peng doktrinave ogurzeza të bollshevizmit,i cili kish shpikur teorinë e revolucioneve proletare për t’i hapur udhë diktaturës më të egër në botë.Parë në këtë rrafsh,ngjarjet e qershorit 1924,indiferenca popullore karshi kabinetit ministror,të Nolit dhe pritja entuziaste që iu afrua Zogut më 24 dhjetor 1924,dëshmuan,tek e mbtamja pjekurinë politike të shqiptarëve.Ndërkaq,kjo ngjraje e hidhur,nuk mund të kalohej lehtë edhe nga kryeministri shqiptar i asaj kohe,burrit të Matit,Ahmet Zogu,i cili,ndjeu në shpatulla barrën e rëndë të ndërtimit të shtetit modern,një orë e më parë.Ai kishte të qartë se themelet e hedhura në vitin 1920,me qeverinë e dalë nga kuvendi historik i Lushnjës,vlente të rishiheshin nën prizmin e ndryshimeve të mëdha që sillte koha.Më tej,mbi këto themele duhej të ngriheshin mure të forta të betonuara,me ç’rast do t’u bënin ballë tërmeteve politike si ai i qershorit të vitit 1924.Duhet pranuar,se neve shqiptarëve në shekuj me radhë na ka pëlqyer kurdoherë anarkia,më shumë se regulli apo ligjet e administratës.Instikti për të qenë i pavarur,në kushtet kur Shqipëria po bënte shtetin e vet (ndonëse decenie më pas se fqinjët tanë ballkanik) e pengonte së tepërmi administratën shqiptare të kohës.Është kjo arsyeja që kryetari i Republikës,Ahmet Zogu,në fillim të vitit 1925,do të niste menjëherë nga puna për mëkëmbjen e shtetit modern,në çdo aspekt të funksionimit të tij.Krahas hartimit të kodit Penal,Kodit Civil,Organizimin e Avokatisë dhe në përgjithsi të Drejtësisë,burri i mençur i Matit do të niste edhe nga organizimi i forcave të armatosura shqiptare.
Në shkurt të vitit 1925,ai kërkon ndihmën e Britanisë së Madhe,me ekspertë në fushën e xhandarmërisë.Kështu,mbrrijnë në Tiranë,kolonelët mbretërorë Stirling dhe Mirac,të cilët njihen me gjnedjen konkrete,me situatën e brendshme në Shqipëri,me kufijtë tanë,duke programuar kësisoj masa konkrete.Në fundmarsin e vitit 1925,Ahmet Zogu i paraqiti parlamentit shqiptar një plan të detajuar,në të cilin,parashihej një shkrirje e strukturave të deritanishme dhe funksionimi i një varg organizmash të rinj,në përputhje të plotë me situatat që kalonte vendi.Brenda numrit të përgjithshëm të milicëve,u pa e arsyeshme,të përgaditej një raport spezial,ose siç u quajt atëherë „brigadat personale“ e cila do të ishte tejet e përgaditur,për të kryer sa ma shpejt dhe me guxim,detyrat e dhëna prej kryetarit të Republikës.Ndonëse ky repart i specializuar,u quajt „Gardë për ruajtjen e Presidentit“,funksionet e tij,normalisht i kalonin kufijtë e këtij emërtimi.
-Së pari,kjo gardë nuk mund të nënkuptonte vetëm idhtarë të Ahmet Zogut.
-Së dyti,disiplina që përshkonte këtë repart ishte e vetëdijshme dhe në shkallën më të lartë.
-Së treti,ajo si strukturë ishte nën kontrollimin e plotë të komandës së përgjithshme të xhandarmërisë dhe kryente plot detyra të tjera në vartësi të saj.
Për më tej,detyra e çdo pjestari të kësaj strukture,ishte e shenjtë,sepse lidhej drejtëpërsëdrejti me besën që po i jepej kombit,për t’i shërbyer atij deri në çastin më sublim.E shoh të udhës,të sjell në këto rreshta,betimin e detyrueshëm të gardistëve ( ashtu si për krejt ushtarët e tjerë të karierës) i cili ende sot tingëllon aktualisht ; „Bëj be,me i ndenjë bensike kryetarit të Republikës,me ba theror jetën per mbrojtjen e Atdheut dhe të ligjes themelore,mos me lanë Flamurin kurrë,me u sjellë pik për pikë simbas ligjeve ushtarake,me iu bindë plotsisht e pikërisht urdhërave të eprorëve,me mbajt e me vuejt nji disiplinë të fortë e me ba çdo gja,që nderi e liria e Atdheut e kërkojnë prej meje.Besa-Besë, Besa-Besë,Besa –Besë!“.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fo. Komanda Ushtarake,dos 2,fl.202)
Materialet e shumta arkivore,na bëjnë me dije,se fusha e veprimtarisë së këtij reparti special,ishte mjaft e gjërë.Detyrat e gardistëve,as nuk filluan dhe as nuk mbarruan kurrë brenda mureve të presidencës shqiptare.Të instruktuar sidomos nga koloneli Sterling,këto detyra u shtrinë më gjërë në ruajtjen e personaliteteve të tjera shtetërore apo të huaj,në Shqipëri,në sigurimin e qetësisë speziale që u jepeshin reparteve të xhandarmërisë shqiptare të asaj kohe.Sigurisht kjo verpimtari e gjërë,në disa rrafshe,kërkonte jo vetëm dashuri e përkushtim ndaj atdheut e Presidentit,por sidomos përgaditje të larta teorike,profesionale e fizike,duke u shndruar në avangardë të forcave të armatosura shqiptare.Nëse kemi sadopak parasysh,gjendjen e brendshme në Shqiopëri,në vitin 1925,bindemi lehtë për përgjegjsinë e madhe morale,që binte në supet e njoma të gardistëve.Me rikthimin e Ahmet Zogut,e vërteta është se shumë prej politikanëve,oficerëve të lartë apo ministra u larguan nga Shqipëria.Për këtë shërbeu edhe gjyqi i janarit,i vitit 1925.Por disa muaj më pas,me porosi të vetë Ahmet Zogut,fajtorët u falën dhe shumë prej tyre u kthyen menjëherë në Tiranë.Disa prej tyre vijuan punën duke vënë shpirtin dhe mendjen e tyre në shërbim të Atdheut.Të tjerët,vazhduan prapaskenat,duke dashur që në vend të ligjit të fitonte anarkia dhe në vend të zhvillimit prapambetja.Të tjerë akoma, eshihnin Ahmet Zogun,si barrikadë, e cila nuk lejon të luash me fatet e popullit.Pikërisht në këto momente të vështira,duke dashur të punoje sa më qetsësisht për kombin e vet dhe për të mos rëndua buxhetin e varfër të Shqipërisë,Ahmet Zogu mendoi të kishte rreth vehtes 7-8 gardistë.Kështu,me atributet e komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,ai dekretoi formimin edegës së Adjutantëve.“ Në përbërje të së cilës,emëroj kapitenët Zef Serreqi e Llesh Topallaj.Ndërsa adjutant nderi,emëroj nënkolonelin Malo Bushati“. ( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë,Fondi Kryeministria,dosja 11-137/1, fleta 341 ).
Në mënyrë të përgjithshme,veprimtaria e degës së adjetantëve,përfshinte zbatimin e porosive të komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Aramtosura,shoqërimin e tij në Shqipëri dhe jashtë saj,paraqitjen dhe përcjelljen e personale të ndyrshëm që takoheshin me komandantin,si edhe kontrrollin e përditshëm të sistemit të sigurimit fizik.Madje në maj të vitit 1926 u hartua dhe u mirata një rregullore e veçantë e adjutantëve.Në paragrafet e kësaj rregullorreje,ishin përcaktuar qartë detyrat dhe të drejtat e adjutantëve,ku përparësi u jepeshin besnikërisë së tyre ndaj Komandantit të Përgjithshëm,Atdheut dhe Kombit.Gjatë viteve 1926-1928,kjo degë u pasurua me lementë të rinj,të cilët,u dalluan jo vetëm për frymën luftarake që suallën,por edhe për besnikërinë e patundshme ndaj Ahmet Zogut.E patrajtuar ende prej historiografisë sonë,janë lufta dhe përpjekjet që forca të brendshme dhe të jashtme në bashkëpunim të ngushtë midis tyre,që kanë bërë kundër Ahmet Zogut.Një e tillë,është dhe ajo e muajit 1928.Pa dashur të analizojë në thellësi atentatin që mbeti në tentativë,ndaj Ahmet Zogut,në majin e vitit 1927,midis disa ithtarëve të Komandantit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës dhe drejtuesve të Organizatës Maqedone VMRO (Vunutrashna Makedonska Revulucionarska Organizacija) pat filluar një bashkëpunim tejet i çuditshëm.Ky bashkëpunim,nuk i shihte aspak me sy të mirë,traktatet që Shqipëria po lidhte me Italinë.Madje shihte si të tepëruar,prirjet e Ahmet Zogut për të qenë sa më i hapur karshi perendimit.Në janarin e vitit 1928,në mënyrë disi paradoksale,nëpër rrethet intelektuale shqiptare,diskutohej mbi të ashtuquajturin “Komitet maqedonas i Tiranës”,i cili kërkonte të ndikonte kundër politikës evropiane të shtetit shqiptar.Në pranverën e vitit 1928,ky komitet,në bashkëpunim të ngushtë me VMRO-në si edhe njerëz të fshehtë të Internacionales së Tretë Komuniste (komiterni) vendosi të kryeje atentat kundër Presidentit të Republikës Ahmet Zogu,pak ditë përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet për Asamblenë Konstituente.Ky atentat i përgaditur me kujdes,kërkonte zhdukjen e Ahmet Zogut nga skena politike,duke parë ate si pengesë kryesore për riinstalimin e komunizmit dhe krijimin e konfederatës ballkanike,me ç’rast kufijtë e shtetit amë shqiptar,do të pësonin një rudhje tjetër.
Kur po arrinin ditët e mbrame të relizimit,komploti u zbulua prej segmentëve të Ministrisë së Brendshme shqiptare dhe komplotistët u arrestuan.Në gjygjin e shtetit më 2 qershor 1928,Teodor Vulkanof,Haxhi Murati.Ibrahim Arapi dhe Teodor Gjorgjev,dëshmuan me hollësi mbi mënyrat e realizimit të atentatit,duke treguar personazhet politike shqiptare e maqedonase,të cilët fshiheshin pas tij.Anipse,atentati në fjalë u zbulua,gadishmëria e degës së adjutantëve ishte në shkallën më të lartë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcate të Armatosura,në falenderimin që u bëri atyre,i përgezoi për guximin dhe profesionalizëm në kryerjen e misionit fisnik.Më 24 qershor 1928,dega e adjutantëve i nënshtrohej një organizimi të ri.Tashmë,me urdhër të Ahmet Zogut,ky repart merr emrin Garda e Republikës dhe festohet si e tillë kurdoherë.
Më 1 shtator të vitit 1928,nisur nga mentalitetet dhe vullnetet e popullit,Asambleja Kushtetuese, e dalë prej votës së lirë të zgjedhjeve e kaloi Shqipërinë në stadet e Mbretërisë Demokratike Parlamentare dhe të trashëgueshme,ndërsa Presidenti i saj,Ahmet Zogu,do ta prokalmonte si “Mbret të Shqiptarëve”,të quajtur Zogu i Parë.Në këtë kontekst,ndrron emërtimi dhe Garda e Republikës e cila,paskëtej do të thirrej “Garda Mbretërore”.Si një nga komponentet e rëndësishme të Armatës Kombëtare Shqiptare,”Garda Mbretërore” do të përballej paskëtej me një varg detyrash të rëndësishme,të cilat do t’i kryente me një shkallë të lartë përgjegjësie.Misioni të cilët gardistët mbretërorë,u përpoqën t’a kryenin me devocion ishte shumplanësh,si në aspektin juridik ashtu edhe profesional.Në themel të jetës dhe veprës së gardistëve mbretërorë,kanë qenë padyshim kërkesat e rregulloreve ushtarake të mpleksura këto me dashurinë e shenjtë ndaj Kombit dhe Atdheut.Ndërkaq nuk duhet të harrojmë për asnjë çast,se detyrat e “Gardës Mbretërore” ishin të dukshem edhe në aspektin moral.Pothuaj në të gjitha stërvitjet e atyre viteve,ceremonive apo paradave të ndryshme,gardistët mbretërorë,me disiplinën dhe fisnikërinë që i karakterizonte,mundën të arrijnë parametra të larta gadishmërie,duke filtuar besimin e popullit të tyre.Ky mision,frymëzohej padyshim nga paragrafet e rregulloreve ushtarake,ku pos të tjerave kumtohej : “Efektivat tanë,kanë për detyrë mbrojtjen e nderit,të pavarsisë e të tërësisë toksore të Atdheut dhe të interesave të larta morale e materiale të shtetit”.
Zhvillimet e vrullshme politike,në vitet 1927-1928,do të sillnin ndryshime të vazhdueshme në strukturat e forcate të Aramtosura.Në këtë kontekst,riorganizime të vazhdueshme në këto vite,do të pësonte edhe efektivi i “Gardës Mbretërore”,për tiu përshtatur sa ma realisht situatave që kalonte vendi.Quadri ligjor në këto struktura erdhi duke u përmirësuar dhe veprimtaria e gardistëve shqiptarë ishte plotësisht e kontrolluar,veçanërisht nga Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu.Madje jo vetëm në struktura por edhe në organizimin e tyre,gardistët shqiptarë (falë edhe eksperiencës së ushtarëve të huaj) po u afroheshin gjithnjë e më tepër modeleve perëndimore.”E përfshirë në ndryshimet e shpejta të sistemit të ri të organizimit të Ushtrisë shqiptare,efektivi i Gardës u shtua dhe u fuqizua në forca e armë,brenda për brenda kufijve të një formazioni më të lartë se ai i kompanisë që egzistonte më parë.Batalioni i Gardës tashmë përbëhej nga 4 kompani këmbësorie, 1 togë kavaleria,si edhe në vartësi të këtij formazioni u fut edhe banda mbretërore”.(“Historia e Ushtrisë Shqiptare “ – Tiranë 1998 , faqe 187 ).
Nisur nga veçoria e detyrave që duhej të kryente,si edhe nga numri i forcate që e përbënin ate,Komanda e Gardës Mbretërore,u vlersua nga ekspertët ushtarak si komandë e lartë dhe u përcaktua në vartësi të drejtëpërdrejtë të Komandës së Përgjithshme të Fuqive të Armatës.Me këtë rast,efektivat e Gardës Mbretërore,u konsideruan si trupë e zgjedhur dhe kujdesi i shtetit shqiptar,doemos ishte i madh.Nga ana e tyre,këto efektiva,u përpoqën me çdo kusht të arrinin çdo objektiv,sado i vështirë të ishte ky,duke iu përmbajtur parimit se shërbimi në këtë repart të nivelit madhorë,duhet të konsiderohet jo vetëm si nder e lavdi,por para se gjithash si obligim ndaj interesave të mëdha të kombit.Në fillim të viteve 30-ta,të shekullit që lamë pas,Garda Mbretërore, përveç një personeli të mjaftueshëm me oficerë,nënoficerë e gardistë,kishte në përbërjen e vet edhe 71 kuaj,nga më të mirët në Shqipëri.Kjo bëri që Garda,të realizoj detyrat luftarake jo vetëm në nivele të larta cilësore,por edhe brenda kufijve kohore të shkurtër.Zgjerimi i mundësive lëvizëse,u dha impulse të reja gardistëve shqiptarë,në situatat luftarake .Terreni i thyer shqiptar,si edhe rrugët e pakta automobilistike, e shihnin si të domosdoshme rritjen e numrit të gardistëve kalorës dhe parlamenti e qeveria shqiptare,nuk u kursyen për këtë rast.Vite më vonë,ambasadori i SH.B.A-ve në Shqipëri ( në vitet 1930-1935) do të shkruante pos të tjerave në kujtimet e veta ; “Një xhandarmëri u organizza dhe një ushtri e vogël ish në gjendje të lëvizte shumë shpejt.Kështu,gurët themelore të një Shqipërie të fortë,të lumtur dhe të pavarur,po i vireshin në vend”.(Herman Bernshtain “Mbreti Zog kallxon historinë e tij” – Dardania,Tiranë 1993, faqe 24 ).
Me dekret ligjin e datës 30 qershor 1931,nën titullin « Mbi rregullin e Ushtrisë Kombëtare” thuhet se në strukturën e Gardës Mbretërore,bëjnë pjesë komanda,një kompani dhe një skuadër,me çrast synohet efektivi gardist të aftësohet sa më shumë për të përmbushur detyra operative.Gjithashtu po në këtë dekret ligj,i kushtohet rëndësia e duhur përgaditjes dhe kualifikimit të kuadrove gardiste,nëpër akademitë ushtarke jashtë vendit.Për hir të së vërtetës,vlen të thuhet se në vitet 1925-1939,janë me dhjetra gardistë shqiptarë,të cilët me bursat e shtetit të tyre u përgaditën nëpër akademitë e larta të Italisë,Austrisë,Francës etj,dhe sullën prej andej një përvojë me të vërtetë të pasur.Banda muzikore,në përbërje të Gardës Mbretërore,do të kishte si efektiv të përhershëm të saj mbi 50 muzikantë,nga më të talentuarit në Shqipëri.Përveç shërbimeve të ndryshme cerimoniale,kur banda frymonte eksekutonte himnin tonë kombëtar,kur mbante të ndezur nga emocionet zemrat e mijëra shqiptarëve,ajo funksiononte edhe si një orkestër e mrekullueshme frymore.Në mënyrë të padiskutueshme,dy herë në jyvë,kjo bandë dilte nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar,me uniformën e shkëlqyer të gardistëve,duke marrë melodi nga më të bukrat,marrshe shqiptare dhe të huaj.Pas marrsheve të gardistëve,ishin me qindra nxënës të shkollave që mblidheshin nëpër sheshe e këndonin këngët tona patriotike.Në kundërshtim me thëniet e historiografisë comuniste,apo të një vargu veprash latrare të realizmit bollshevik shqiptar,Garda Mbretërore,askurrë nuk ka shërbyer fshehtas, e trembur prej popullit të vet.Për më tej,vetë Mbreti i Shqiptarëve,Zogu i Parë,jo vetëm që nuk ka qenë i rrethuar prej gardistëve,por përkundrazi,megjithë atentatet e kurdisura nga kundërshtarët e vetë politik,ai nuk ka munguar të zbresë në popull,i shoqëruar vetëm nga 1 apo 2 gardistë.E shoh me vend të sjell në këtë trajtesë,një pasazh nga fjala e të madhit Faik Konica,i cili, duke folur në radion e “Vashington Times”,më datë 17 janar 1932,i drejtohej popullit amerikan,pos të tjerave : “Do t’ju jap një shembull të thjeshtësisë admirueshme të mbretit Zog.Tre vjet më parë,duke qenë në Tiranë,në Kryeqytetin e Shqipërisë,mu besua një punë e veçantë nga Mbreti dhe i raportoja atij mbi punën time,çdo ditë.Një ditë i kërkova leje që të mungoja nga puna.Mbreti mirësisht më pyeti për arsyen.I thash se dëshiroja të shkoja në Durrës,me qëllim që të vizitoja në lagjen e atij qyteti,skenën e betejës së famshme midis Cezarit dhe Pompeut,në vitin 48 para krishtit.Për kënaqsinë time,Mbreti më tha se edhe ai vetë donte të vizitonte përsëri ate fushëbetejë historike… Në kthim kishin dalë rreth 15 mijë njerëz për të përshëndetur Mbretin.Ai urdhëroi ndaljen e automobilit dhe doli,duke biseduar me kënaqësinë e tij demokratike,trimërinë dhe popullaritetin në Shqipëri”.(Intervistë Faik Konica në radio “Vashington Times”17.janar.1932)
Garda Mbretërore shqiptare,ka patur ndërkaq edhe heronjtë e saj,ata që me sakrificat sublime të tyre,u përpoqën dhe ruajtën të pacenuar,nderin dhe dinjitetin e mBretit dhe të Kombit shqiptar.Heroi i parë i këtij formazioni mbretëror padyshim është kapiteni Llesh Topallaj,i cili në Vjenë,dha jetën e vet,duke mbajtur jetën e Mbretit,prej sulmit të dy shqiptarëve.Emri i tij,gjendet i shkruar sot,me germa të arta,në memorialin simbolik të gardistëve,në vendin e parë.Vlen gjithashtu të mos harrojmë se dhjetra e dhjetra gardistë mbretërorë,në vitet 1939-1944,treguan shembuj të shumtë sakrifice,duke udhëhequr formazione legaliste në luftëra të pambarimta e të pabarabarta si kundër okupatorëve sllav,ashtu edhe tundra atyre fashiste e comuniste.Në këto luftime,spikatën jo vetëmn guximi dhe trimëria e gardistëve mbretërorë,por edhe largëpamësia politike e tyre.Të bindur se luftonin për Mbret e Atdhe,shumë prej tyre vaditën me gjak trojet etnike të Shqipërisë,duke dhënë jetën si me le.Pmavarsisht se jetët e shkurtëra dhe heroike të tyre,janë mbytur në baltëra ideologjike bollshevike,shembulli fisnik,duke kaluar deceniet vjen sot si klithmë kushtërimi për paqë dhe ardhmëri shqiptare.Ndonëse në vitin 1944,në mënyrë krejt të paligjshme,i ashtuquajturi Kongres i Përmetit, e ndaloi kthimin e Mbretit Zog në Shqipëri,gardistët mbretërorë i qendruan besnik lëvizjes legaliste edhe në mërgim.Kudo ku janë të shpërndarë,ende sot,në Francë,Itali,Belgjikë,Turqi, Amerikë apo Angli,gardistët e dikurshëm mbretërorë,janë kthyer në interpret të fuqishëm të ndejnjave liridashëse të kombit të tyre.Ata ende sot luftojnë me forcë zemre,për Mbret,Atdhe,Komb e krejt kufijtë etnike arbërore.
Bern-Zvicër