• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Alban Merdani, debutim në NBC përkrah Megan Boone

November 15, 2014 by dgreca

Karen White, nga New York, : “Ylli në rritje, Alban Merdani – është duke bërë debutimin e tij televiziv, në një televizion kombëtar në SHBA – në NBC tek show ” – “The Blacklist – Listaezezë” krah për krah me aktoren Megan Boone”./
Intervistoi: Beqir SINA/
NEW YORK – LOS ANGELOS : Karen White, nga New York, e ka quajtur Ylli në rritje, duke shkruar se Alban Merdani – është duke bërë debutimin e tij televiziv, në një televizion kombëtar në SHBA – në NBC tek show ” – “The Blacklist – Listaezezë” krah për krah me aktoren Megan Boone. Merdani, është një aktor shqiptarë në SHBA – i cili e ka ndarë jetën e tij mes Staten Island, Brooklyn, në New York dhe Los Angeles në Kaliforni.
Në këtë intervistë të posaçme për gazetën Bota sot, në SHBA ai fletë me gazetarin tonë Beqir Sina, duke treguar jetën e atij artistike, dhe shoun e famshëm në NBC. Ai tregonë se ka fituar një eksperiencë në këtë shou, e cila ka qënë shumë positive, dhe do të jetë e paharueshme. “Të gjithë më mirepritën shumë mirë dhe me respect, megjithëse isha i panjohur dhe mik për një ditë xhirimi. E ndjeva veten is në shtëpinë time si të thuash” thotë Merdani..
Në fund të kësaj interviste aktori shqiptarë – thotë se “Në jetë, gjithmonë do të jetë dikush më i zgjuar, më i fortë dhe më i mirë se ju, por këmbëngulja dhe vendosmëria janë të plotfuqishme dhe ato do pervail në fund”
Kush është Alban Merdani ?
-Jam një njeri I thjeshtë si të gjithë. Një Shqiptar me nder, një aktor, një bir, një shok, një vëlla. Jam lindur në Shqipëri thellë në një fshat të rethit të Korcës ku familja ime ishte internuar nga sistemi komunist për 15 vjet të gjata. Aty jam ritur deri në klasën e 5-të fillore, dmthnë 10-11vjet. Në vitin 1990 më së fundi na u dha mundësia dhe e drejta për tu kthyer në qytetin e Korcës. Kemi jetuar ary për 4-5vjet të tjera dhe në vitin 1994 me familjen morëm rrugën e mërgimit për në Amerikë.
Diçka rreth asaj që ju jeni duke bërë në debutimin tuaj televiziv në NBC me shoun ” “The Blacklist””
Unë luaj rolin e një tregtari internacional armësh, i quajtur Sevan Volkov, I cili duke u vënë në posite të vështirë nga FBI ju jep atyre informacione të fshehta për kriminelin kryesor BERLIN.
Sa e vështirë është që të jesh “krah për krah” me një emër të till të shout amerikan Megan Boone?
Në fakt këtë pyetje i kam bërë vetes disa ditë para xhirimit, por në realitet nuk është e vështirë farë. Megan është një vajzë e re shumë e ëmbël dhe e respektushme. Shumë profesionale në punë. Një aktore e talentuar të cilës sipas ekperiencës time, fama që ka aritur me këtë shoun nuk I ka shkuar mbi kokë.
Eshtë më e lehtë të punosh me aktorë të një niveli të lartë e të njohur, apo me aktorë të rinj?
Pa tjetër më pëlqen të punoj me aktorë të lartë e të talentuar në këtë formë arti. Gjithmonë jam monduar në jetë ta rethoj veten me njerëz që janë më të talentuar, më me eksperiencë ose më me djeni për tema të ndryshme. Por koj sdo të thotë që është gjithmonë punë e lehtë. Im atë më thoshte gjithmonë kur isha I vogël, duhet ti kesh shokët gjithmonë më të mirë se veten. Sic shkon shprehja, “Më thuaj me kë ri të të them se cili je”
Unë besoj se në këtë mënyrë ritet dhe zhvillohet njeriu sa më shumë për të cur përpara. Kjo natyrisht sdo të thotë që aktorët e rinj nuk kanë vlera. Ne të gjithë kemi qënë të rinj si në jetë dhe në punëq e karjerë. Perkundrasi, aktoret e rinj për mua sjellin dicka të re dhe freskuese në punën e tyre. Pa shkak se nuk kanë eksperiencë ata janë shumë te uritu dhe elastik.
Çfarë përvojë keni marrë nga ky shou ?
Eksperienca ime në këtë shou ka qënë shumë positive, dhe do të jetë e paharueshme. Të gjithë më mirepritën shumë mirë dhe me respect, megjithëse isha i panjohur dhe mik për një ditë xhirimi. E ndjeva veten is në shtëpinë time si të thuash.
A përputhet tek ju – roli dhe karakteri – pra horri i cili shpesh gjendet në filmat e policisë në Hollivud me role të tilla të policisë, detektivë, për të krijuar një karakter emocionues?
Unë besoj që se cili prej nesh ka në brendësi një game të madhe ndjenjash dhe mendimeve disa prej të cilave janë shumë të frikshme dhe për këtë arsye shumica e njerzëve I refuzojnë për ti njohur ato. Por, të kesh dhe ti dallosh këto mendime apo ndjenja sdo të thotë që dhe ti je një person I tmershëm ose kriminel. Vënja në veprim e këtyre mendimeve ose ndjenjave të bën të tillë. Kjo është një ndryshim I madh sic besoj unë, midis njerëzve t socializuar dhe të dëbuarit e një shoqërie që shpesh marrin një jetë të krimit.
Gjatë karrierës suaj të suksesshme, ku e ka vendosur veten si një një aktor ose yll në rritje – Alban Merdani?
Nuk më pëlqen ti jap vetes tituj ose ta ve në pidestale. Unë besoj se jam një njeri I thjeshtë dhe një aktor që më pelqen dhe e dashuroj shumë këtë formë arti. Ditë për ditë mundohem ta përmirësoj veten.
Lindur gjatë sundimit të regjimit komunist, ku çdo mundësi për të shqyrtuar dhe zhvilluar talentet artistike ishin inekzistente dhe mohuar gjithmonë, si arritët ju deri këtu ?
Pata fatin e madh të arij në Amerikë në moshën 15 vjet dhe të edukohem këtu përse kisha dëshirë. Aritja ime deri këtu nuk ka qënë e lehtë dhe rrugët asnjeherë të shtruara me lule, sic e dinë shumë emigrantë rrugën e mërgimit. Për çdo gjë jam munduar dhe kam punuar shumë pa lodhje. Familja ime ka erdhur këtu me para borxh për ti blerë biletat e udhëtimit, dhe të arijmë deri këtu në vetvete është sukses I madh, por gjithmonë unë synoj për më lart.
Cila do të ishte nje resume e jetës suaj artistike ?
Resume-ja ime dëshiroj të jetë ajo ndërmjet të cilës, (filmave dhe pjesëve teatrale) dhe unë si shumë aktore të talentuar të le një gjurmë në historin e artit si akort, dhe ndoshta të bëj dicka që të mbahet mend për të ardhmen e këtij arti.
Çfarë suksesesh ka shijuar suksesi juaj në skenë dhe në film, cilat janë ?
Sukseset kryesore që kam shijuar kanë qënë nga ana artistike dhe njerëzore. Përvec ofertave të reja për projekte të ndryshme, jam shumë i prekur nga mbështetja dhe përkrahja që kam marë nga revistat, gazetat, dhe kanalet tv shqiptare, dhe komuniteti shqiptar në përgjithësi këtu në Amerikë dhe në atdhe. Ju jam shumë në borxh.
Cilat kan qenë momentet më të vështira ?
Siç e përmenda dhe më lart momente të vështira ka patur plot. Nuk ka rrugë pa gropa ose të përpjeta. Nuk ka rëndësi ose s’mbahen mend sa herë je rëzuar ose pengesat që të kanë dalë, ka rëndësi sa herë je ngritur përseri dhe ke vazhduar rrugën përpara.
Përveç aktrimit, a jeni i interesuar në drejtimin e filmave ?
Po jam. Kjo është një interes ose dëshira ime e re. Si aktor sa do të mundohesh të sjellësh në jetë idetë e tua, duhet gjithmonë të ndjekësh perimetret e shkrimtarit dhe patjetër të drejtorit të filmit. Interesi për drejtor më lindi sepse më pëlqen shumë bashkpunimi midis aktorëve dhe direjtorit. Se si së bashku sjellin një temë, nje ngjarje në jetë.
Kur e nisët karierën, a kishit një aktor që imitonit, idhulli juaj?
Fillimisht disa nga idhullit tim kanë qënë Robert Duvall, Marlon Brandon, Meryl Streep, etc por edhe disa më të rinj si Sam Rockëell, Amy Adams, Michael Fassbender, apo Tom Hardy.
A është e vërtet se :”“Aktori edukohet, mësohet, stërvitet, dhe tjetërsohet” ?
Po!Besjo që zoti ka futur në ne të gjithë një dhuratë të vecantë që ne duhet ta ndajmë me botën. Kjo dhuratë nuk është gjithmonë e lehtë për ta njohur por është shumë e vecantë për secilin prej nesh. Talenti është dicka që përmirësohet me edukim, praktikë dhe eksperiencë.
Që një aktor, të arrijë ta bindë publikun në atë çka ai kërkon të shprehë në atë çast të përcaktuar interpretimi, me ç’cilësi duhet të jetë i pajisur?
Në radhë të parë cdo aktor duhet të jetë në gjëndje ti zbulojë ose ti gjejë brenda në vetvete të gjitha cilesitë e temperamentit njerëzor, të këqija apo të mira. Që një aktor ta kuptojë atë që ai/ajo luan asnjëherë nuk duhet ta gjykojë karakterin e personazhit të tij ose ta ulë atë në vlerë.
Çfarë mesazhi kishit për lexuesit e gazetës tonë ?
Në jetë, gjithmonë do të jetë dikush më i zgjuar, më i fortë dhe më i mirë se ju, por këmbëngulja dhe vendosmëria janë të plotfuqishme dhe ato do pervail në fund.

Filed Under: Interviste Tagged With: Alban Merdani, debutim në NBC, përkrah Megan Boone

TEUTA KAMBERI-LLALLA: JA SI DHE KUSH MUND TA IMPLEMENTOJE MARREVESHJEN E OHRIT

November 14, 2014 by dgreca

Marrëveshjen e Ohrit mund ta implementojë vetëm PPD-ja/
Në një intervistë kryetarja e komisionit për organizimin e Kongresit të PPD-së,Teuta Kamberi-Llalla, flet për Programin e PPD-së, numrin e delegatëve që do të marrin pjesë në Kongres, datën e kongresit, e shumë çështje të tjera/
PYETJE: Kur do të mbahet Kongresi, a kanë përfunduar përgatitjet, a është gjithçka gati?
Kamberi-Llalla: Në kuadër të Grupit të punës për përgatitjen e Kongresit të 6-të vepron edhe Komisioni për kuadro i cili me vëmendje të posaçme i analizon edhe potencialet kadrovike që partia i ka në momentin e dhënë. Komisioni përveç kësaj ka kontaktuar edhe kuadro për të cilat konsiderohet se mund ta udhëheqin partinë me sukses në periudhën që vjen. Synimi kryesor i nomenklaturës së deritashme politike është që të lansojmë në orbitën politike shqiptare kapacitete të reja politike që në heshtje ekzistojnë, por për një shkak ose një tjetër rijnë nën hije dhe nuk e marrin përgjegjësinë e shtyrjes së proceseve politike përpara. Këto kuadro me koncepcione evropiane, të rritur dhe edukuar në kohën e internetit, të facebook, twitter dhe instagram do ta marrin përsipër përgjegjësinë të ndërtojnë një shoqëri të drejtë multietnike, në të cilën do të respektohen dhe favorizohen realisht harmonia ndëretnike dhe parimet e barazisë e të drejtësisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e tyre, duke u angazhuar për zbatim të politikave efikase dhe konkrete për barazi ndëretnike e për pjesëmarrje aktive të të gjithëve në prosperitetin e vendit.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të përgjithshëm kemi caktuar një datë paraprake 14 dhjetorin, por do jetë mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm që do mbahet më 30 nëntor që në bazë të punës organizative që do të paraqes Komisioni për organizim të Kongresit. Do vendosi 14 dhjetorin apo disa ditë pak më tutje, të shohim, por ne punojmë për datën 14 dhjetor.
Komisionet vazhdojnë punët për përgatitje, do jetë një Kongres modest, larg lukseve dhe imazhit fallso. Çdo gjë do jetë demokratike ashtu siç ka qenë dhe është ndërtuar funksionimi i PPD.
PYETJE: Sa delegatë do të marrin pjesë në Kongres?
Kamberi-Llalla: Kemi paraparë që numri i delegatëve do të jetë 210 të cilët do votojnë për kryetarin e Partisë, kryesinë e ngushtë dhe drejtuesit e tjerë. Në Kongres do votohet për ndryshimet në Statut dhe Programin 4 vjeçar, politikën etj.
PYETJE: Kush janë kandidatët për kryetar partie?
Kamberi-Llalla: PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të të gjithëditurit dhe komandantit suprem. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.
Nisur nga këto parime Komisioni konsideron se ende është herët të lansohen emra për kryetar, sepse kjo nuk është më e rëndësishmja se sa rëndësia e përcaktimit të parimeve me të cilat do të ecet përpara. Fundja, të gjithë e dinë se PPD nuk duron diktaturë brenda-partiake dhe është e vetmja parti demokratike në Maqedoni dhe Evropë që për 24 vite veprimi është udhëhequr prej gjashtë kryetarëve.
PYETJE: A ka gjasa që PPD të kthehet dhe të bëhet partia më e madhe shqiptare që ishte dikur?
Kamberi-Llalla: Dy skuadra futbolli kur hyjnë në fushë për të luajtur për fitore, por vetëm një ekip do fitoj ndeshjen. PPD ka qenë një parti e madhe, parti e popullit dhe i përket vetëm atij. Shpresojmë që votuesi shqiptar të bëj vlerësimet se kush parti shqiptare u ka ofruar gjatë qeverisjes, siguri, shpresë, krenari dhe punësime pa ryshfet. Do jetë vota e popullit në zgjedhjet e ardhshme nëse ka dëshirë të rikthehet fuqishëm PPD apo të mbetet një parti në histori. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.
PYETJE: A do të miratohet platformë e re e partisë dhe cilat risi do ti përmbajë ajo?
Kamberi-Llalla: PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik dhe janë: krijimi i një sistemi politik konsociativ mbi parimet e të cilit mund të ndërtohet baraspesha e përfaqësimit dhe e garantimit me dinjitet të pabarabartë institucional të interesave të shqiptarëve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë, krijimin e një strukture shtetërore dhe institucionale që reflekton realitetin multietnik të Maqedonisë, përfaqësim të drejtë politik në institucionin qendror legjislativ (Kuvendin e Maqedonisë) proporcionalisht me peshën demografike të shqiptarëve në këtë republikë, përfaqësim të drejtë, respektivisht proporcional në pushtetin ekzekutiv, në strukturat dhe organizmat e saj, përfaqësim proporcional në organet dhe në të gjitha instancat e pushtetit gjyqësor, etj, etj.
Shihni, edhe pas 23 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë realizimi. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Në këtë Kongres ne do të dalim me një deklaratë politike se si PPD i sheh zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore aktuale dhe paralelisht do të punojmë edhe për rifreskimin e platformës tonë të përgjithshme politike në të ardhmen.
Ka shumë tema për të cilat, jo vetëm PPD, por edhe partitë tjera, duhet ti meditojnë. Për shembull ajo e koalicioneve parazgjedhore me partitë e etnikumeve tjera. Si të sqarohet fakti kur në sytë e shqiptarëve partitë në fushatën parazgjedhore i shajnë partitë maqedonase dhe fshehtazi në regjione të caktuara e ndihmojnë njëra- tjetrën. Dilema është a duhet dhe a ka ardhur koha veprimet prapa skenës politikes partitë politike shqiptare e maqedonase ti legalizojnë apo të vazhdojnë edhe më tej të punojnë prapa shpinës së elektoratit në emër të një patriotizmi të rrejshëm? Fundja çka u duhet platforma politike partive politike shqiptare kur fitimin e votës nuk e bazojnë në vullnetin e lirë të zgjedhësit por në vjedhjen masive të votave, në blerjen e tyre pasi ta varfërojnë paskajshmërisht zgjedhësin, me frikësime policore të elektoratit, madje edhe me vrasje? Për PPD këto koncepte asnjëherë nuk kanë qenë të pranueshme dhe gjithnjë do të refuzohen.
PYETJE: A do të ketë risi në bashkëpunimet ndërpartiake?
Kamberi-Llalla: PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëme e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. Për ne paraqitja e çdo subjekti të ri politik është zbukurim i mëtejmë i një kopshti me lule plotë dhe ngjyra të ndryshme. Zaten në programin tonë politik kemi theksuar se PPD-ja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha formacionet politike identike me principet dhe vlerat e saja në vend dhe jashtë se PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.(Intervista u dha per “Lajm” ne Maqedoni)

Filed Under: Interviste Tagged With: e Ohrit, Ja si mund te implementohet, Llalla, marreveshja, PPD, Teuta Kamberi

QYTETARËT T’U KËRKOJË POLITIKANËVE TË KOSOVËS TË PËRMBUSHIN DETYRIMET

November 14, 2014 by dgreca

Richard Lukaj:”Jam i çuditur që s’ka pasur më shumë reagim publik kundrejt udhëheqësve duke i kërkuar të përmbushin detyrimet e tyre”/
Intervistë me financierin e dalluar shqiptaro amerikan me origjinë nga Ulqini – Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Muaj më parë nga Presidenti i Shqipërisë, iu dha dekorata Nderi i Kombit , mbas disa nderimeve dhe vlersimeve që ka marrënga Shqipëria dhe Kosova si dhe disa institucione ndërkombëtare. Financieri i dalluar shqiptaro amerikan me origjinë nga Ulqini Richard Lukaj, biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, flet për herë të parë në një intervistë të posaçme për ngërçin politik në Kosovë, me gazetarin Beqir SINA.
Megjithëse me një aktivitet financiar që përfshin transaksione në të gjithë botën me vlerë prej gati gjysmë trilioni dollarë, zoti Lukaj ka gjetur kohë për të punuar edhe me komunitetin shqiptarë dhe për tu marrë me veprimtari filantropike, të ndjek dhe të kontribojë nga SHBA në disa çështje, për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës e Çamërinë, sidomos duke shfrytëzuar takimet me kongresmen e senator, udhëheqësit e shtetit ku ai jeton në Konektikët.
Ai thotë në këtë intervistë se udhëheqësit e Kosovës duhet të zgjidhin mospajtimet që kanë dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Çdo alternativë tjetër paraqet informalitet dhe ofendon sovranitetin për të cilin sakrifikuam kaq shumë.
Ndërsa shton për fjalët e ambasadores amerikane se simbas tij ato ” Nuk ishin fjalët më diplomatike të mundshme, por e kuptoj frustrimin që pasqyrojnë. SHBA-të, ndërkombëtarët, diaspora, dhe sidomos çdo qytetar kosovar kanë investuar shumë dhe ky ngërç politik pasqyron mungesë pjekurie politike dhe përgjegjësie”.
Lukaj tha se :”- Kostoja e këtij ngërçi është shumë e lartë për qytetarët kosovarë. Jam i çuditur që s’ka pasur më shumë reagim publik kundrejt udhëheqësve duke i kërkuar të përmbushin detyrimet e tyre.Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë projekte, investime, çështje ekonomike dhe strategji të ngrira nga pamundësia për të bërë biznes në Kosovë.”
Këtë javë – Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, ka përçuar një mesazh për liderët e Kosovës, duke u thënë atyre mos e prishni punën’, derisa po fliste për ngërçin politik. “Mesazhi im për politikanët është shumë i qartë, mund ta them edhe në shqip, mos e dhi punën”, tha Jacobson. Si e komentoni ju dekleratën e ambasadores amerikane ne Kosovë Tracy Jackobson ?
– Nuk ishin fjalët më diplomatike të mundshme, por e kuptoj frustrimin që pasqyrojnë. SHBA-të, ndërkombëtarët, diaspora, dhe sidomos çdo qytetar kosovar kanë investuar shumë dhe ky ngërç politik pasqyron mungesë pjekurie politike dhe përgjegjësie. Shpresoj që grupimet e ndryshme të kuptojnë që po e mbajnë shtetin e porsalindur pezull dhe zgjedhjet e reja do të kushtonin shumë. Nga ana tjetër ngërçi ka ngacmuar publikun, të cilin shpresojmë ta frymëzojë që të angazhohet më shumë në të ardhmen dhe të bëjë zgjedhje më në përputhje me interesat e tij.
A mendoni se ngërçi politik në Kosovë, duhet të zgjidhet nga vetë forcat politike dhe jo me ndihmën e shteteve të tjera, mbasi siç permendet shpesh ose siç aludohet se “Kjo nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e Uashingtonit e Brukselit”?
– Udhëheqësit e Kosovës duhet të zgjidhin mospajtimet që kanë dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Çdo alternativë tjetër paraqet informalitet dhe ofendon sovranitetin për të cilin sakrifikuam kaq shumë.

A mendoni se Tirana sado pak mund të luaj rolin e saj në zgjidhjen e këtij ngërçi politik – dhe a ka pasur deri tani nga këndëshikimi juaj njëanshmëri të trajtimin e kësj çështje – nga Tirana zyrtare ?
– Jam i sigurt që Shqipëria është e angazhuar dhe është e informuar mjaft mirë mbi zhvillimet në Kosovë. Shqipëria vazhdon të tregohet një lojtare e pjekur dhe konstruktive në rajon, duke e kuptuar që angazhimi i saj rajonal përmban shumë përgjegjësi dhe shpeshherë vetëpërmbajtje të rreptë.
Heqja dorë nga Kryeparlamentari, a e zbeh fuqinë e veprimit të Bllokut, në “bllok” ashtu si u nisë dhe a mendoni se këtu me këtë rast “veproi” ose pati një farë indicie, deklerata e ambasadores amerikane ne Prishtinë?
– Nuk i di me aq imtësi detajet e negociatave të zakonshme të ndërmjetësuara nga presidentja Jahjaga, por di të them që SHBA-të dhe ndërkombëtarët do dëshironin ta shihnin këtë çështje të zgjidhur nga udhëheqësit e votuar për ta çuar kosovën përpara.
Ban Ki Moon tha sot se :Liderët kosovarë ta zgjidhin krizën politike. Mirëpo çfarë kërkohet nga lideret kosovar që të dilet nga kjo gjendje në se ajo nuk zgjidhet ? edhe tani
– I nderuari z. Ban Ki Moon ka përsëritur dëshirat dhe shpresat të shprehura dhe nga të tjerë mbi këtë çështje. Nëse udhëheqësit kosovarë nuk japin zgjidhje, atëherë gjithçka që po i ndodh dhe që mund t’u ndodhë shqiptarëve të Kosovës do jetë në konsideratën e elektoratit për zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin. Unë i qëndroj besnik demokracisë së njomë të Kosovës si dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë kaluar sfida shumë herë më të mëdhaja se ky ngërç.
Fakti është se kanë kaluar afro pesë muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve në Kosovë dhe institucionet qeverisëse ende nuk janë krijuar. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë ngërç politik në të cilin e gjejnë veten sot politikanët e Kosovës?
– Kostoja e këtij ngërçi është shumë e lartë për qytetarët kosovarë. Jam i çuditur që s’ka pasur më shumë reagim publik kundrejt udhëheqësve duke i kërkuar të përmbushin detyrimet e tyre.Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë projekte, investime, çështje ekonomike dhe strategji të ngrira nga pamundësia për të bërë biznes në Kosovë.
A mendoni se nëse në këtë mënyrë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja dhe a mund të shërbejnë këto zgjedhje si zgjidhje e këtij ngërçi?
– Shpresoj që jo sepse kostoja është tashmë shumë e lartë dhe ajo është rruga më e dëmshme për të gjithë shtetasit, por nëse çështja merr atë rrugë shpresoj të jetë paqësore dhe e efektshme.
– A duhen përpjekje të bashkërenduar nga të gjithë, dhe a po bëhet kjo në Kosovë?
Ka shumë pozicione dhe qëndrime për të ardhmen e Kosovës për të cilat janë dakord të gjitha palët. Të gjithë dëshirojnë ta afrojnë Kosovën afër institucioneve euroatlantike, kërkojnë dhe promovojnë zhvillimin ekonomik, duan të zhvillojnë siguri më të fortë dhe predikojnë për rend dhe struktura më të sigurta drejtësie. Gjithashtu të gjithë pretendojnë se po luftojnë kurrupsionin dhe sipërmarrjet kriminale. Thonë që janë të interesuar dhe për reforma të infrastrukurës arsimore për të përballuar nevojat e kapitalit intelektual të vendit.
Ndryshimi mes këtyre grupimeve qëndron tek përvoja, strategjitë e ndryshme dhe prioritetet përsa i përket këtyre çështjeve. Qytetarët kosovarë duhet të gjykojnë se me sa sinqeritet i ka klasa politike këto nisma, gjithashtu dhe aftësitë e këtyre grupimeve për të mbajtur premtimet e tyre zgjedhore.
-Si e komentoni vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd e lidhur me situatën në Kosovë ?
Mendoj se vizita ishte e domosdoshme dhe respektoj shumë kurajon dhe profesionalizmin e treguar gjatë përfaqësimit të interesave të Shqipërisë.
– Së fundi në se ka mundësi edhe një mesazh nga ju për lexuesit tanë
Dëshiroj që të gjithë shqiptarët të angazhohen konkretisht, sepse jo vetëm kemi shumë çështje për të zgjidhur, por dhe shumë shanse të mrekullueshme për të realizuar sakrificat e bëra gjatë gjithë këtyre viteve. Vetëkënaqësia thjesht do të na bëjë të humbim dhe si pasojë të kemi shpërdëruar investimet kohore, energjitë, burimet dhe gjakun.

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, richard lukaj

UK LUSHI: KRIZA NË KOSOVË ËSHTË SERIOZE, VIZITA E RAMËS NË BEOGRAD E SHKËLQYER

November 12, 2014 by dgreca

*”zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt”/
* Duhet të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt: Rama pat një paraqitje të shkëlqyer në Beograd. Zoti Rama pa mëdyshje meriton lëvdata personalisht, por duhet të rikujtohet se si arritëm në këtë ditë kur Serbia detyrohet të shoh krejt shtatin e peshës dhe kapacitetin e kombit shqiptar në Ballkan midis Beogradit./
Intervistë e gazetarit Beqir Sina me biznesmenin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Uk Lushi
NEW YORK : Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit të luftërave shqiptarë nga SHBA – “Atlantikut”, Uk Lushi, i cili është një nga intelektualët e respektuar në qarqet amerikane, i shkolluar në perëndim me diplomën e Columbia University në Nju Jork, ekspertë i ekonomisë dhe financave, por aktiv edhe në jetën politike, ekonomike dhe sociale në SHBA, fletë në një intervistë të posaçme mw gazetarin e komunitetit Beqir Sina, lidhur me ngërçin politik, që ka nisur prej nga zgjedhjet e qershorit në Kosovë.
– Uk Lushi – publicit dhe biznesmen shqiptaro – amerikan në këtë intervistë me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir Sina, fletë për atë se si do të mund tejkalohje kriza politike në Kosovë, e cila ka pesë muaj që ka nisur. Ai mendon se edhe Tirana – presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mundet të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Si dhe vlerëson “sinjalet” e dërguar nga Washingtoni për zgjedhjen e kësaj krize.
-Ai thotë se beson se nuk do të ketë zgjdhje të reja. Mbasi sipas tij zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt. “Zgjedhjet e qershorit 2014 janë zgjedhjet e fundit për disa politikanë të shpenzuar dhe kompremetuar” tha ai.
-Kanë kaluar mbi pesë muaj që nga përfundimi i Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë dhe institucionet e reja nuk janë krijuar ende. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë ngërç politik në të cilin e gjejnë veten sot politikanët e Kosovës?
-Ky ngërç sistemor në Kosovë gati qe një gjysmë viti, pasi që sovrani kreu detyrën votuese me 8 qershor 2014, është dështimi më i madh i politikanëve prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Shantazhet meskine që partitë politike i bëjnë njëra-tjetrës në vend se të komunikojnë dhe punojnë si të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve dhe kështu t’u shërbejnë qytetarëve për çfarë marrin rroga shumë të larta janë paturpësi e cila megjithatë nuk do të kalojë pa u dënuar nga elektorati. Kjo sjellje e pacipë dhe arrogante e kastave politike të Prishtinës dëshmon se ka ardhur koha që përfaqësuesit egoistik dhe të vetë-fiksuar duhet të ndiqen nga skena politike. Nuk ka asnjë dyshim që qytetarët dhe politikanët e rinj brenda disa viteve do të hedhin nga politika pjesën më të madhe të gardës së tashme që nuk po e lë të marrë frymë shlirshëm Kosovën. Të gjithë që janë futur me bërryla në politikë apo janë atrofizuar nga korrupsioni dhe keqpërdorimet skandaloze shumë shpejt do të përjetojnë ditën e gjykimit të tyre. Politikanët respektivisht poltikanet që kanë bërë krime dhe vepra të dënueshme do të përfundojnë në burg.
-Javën që shkoi ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë ka përçuar një mesazh të fortë publik dhe të pambuluar me dekorim diplomatik për liderët e Kosovës. Ajo në mënyrë qortuese i paralajmëroi ata duke u thënë: “Mos e dhieni punën!” Si e shihni dhe çfarë mund të thoni ju për deklaratën e Ambasadores amerikane Tracy Jackobson?
-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht shumë në Kosovë. Pa Amerikën, Kosova dhe shqiptarët, ndoshta akoma do të ishim duke u marrë me mbijetesë dhe përpjekje për liri fizike, ndërsa tash mund të merremi me mëkëmbje dhe ringritje. Amerika vazhdon t’i përkrahë si Kosovën si shqiptarët për arsye të harmonisë së interesave të përbashkëta amerikano-shqiptare, dhe për shkak të angazhimit dhe lobimit të mbi gjysmë milioni shqiptaro-amerikanëve në Washington D. C. Kështu që kur ka zhvillime negative në Kosovë ngecjet shihen edhe si dështime të investimeve të Amerikës. Përveç kësaj, amerikanët e dinë që shqiptarët janë popull aleat dhe mik në Ballkan dhe partnerit— nëse nuk ndalon me dëngla dhe budallallëqe— duhet folur pa dorëza.
-Zonja Ambasadore ka transmetuar këshillat e saj dashamirëse për udhëheqësit e partive për disa muaj përmes kanaleve që përdorin ambasadat në një vend të pavarur, por liderët në Prishtinë vetëm sa janë futur më thellë në bunkerët e marrëzisë së moskomunikimit me njëri-tjetrin duke treguar se gjuha e vetme që kuptojnë është gjuha e papërpunuar.
-Është krejt në rregull që të tentosh të mundish kundërshtarin, por politika nuk është luftë ku nuk duhet të ulesh me oponentët dhe rrahish e debatosh probleme deri sa të arrihet një zgjidhje optimale. Në fund të fundit asnjë nga politikanët shqiptarë nuk po refuzojnë të takohen më me përfaqësues të Serbisë, e cila edhe pas çlirimit vazhdon me ndërskambëcat dhe agresionin e fshehur ndaj Kosovës. Si e arsyetojnë moskomunikimin me njëri-tjetrin këta njerëz atëherë?! Si duhet t’u drejtohet një përfaqësues diplomatik i një vendi që ka bërë dhe bën më shumë se çdo vend tjetër për Kosovën njerëzve që nuk duan ta shohin se po e çojnë vendin drejt hatasë?! Politikanët e Prishtinës duhet të kenë kujdes sepse populli i Kosovës duron, por kur reagon e keqja më e madhe do t’u ndodh pikërisht shkapërdarëve që mund të kujtojnë se do t’u ecë kungulli mbi ujë përgjithmonë.
-A mendoni se ngërçi politik në Kosovë duhet të zgjidhet nga vetë forcat politike dhe jo me ndihmën e shteteve të tjera? A munden politikanët e Kosovës të zgjidhin çështje të vështira pa ndërhyrjen e Uashingtonit e Brukselit?
-Natyrisht që ngërçi do të duhej të zgjidhej nga të zgjedhurit. Me kandidim një njeri kërkon besimin e votuesve se do të angazhohet për interesin e përgjithshëm nëse e nevojshme edhe duke dhënë jetën në mbrojtje të interesave të shoqërisë. Politikanët e Kosovës e patën rastin e parë kur plotësisht do të përdornin demokracinë për të krijuar institucionet dhe zgjedhur ekzekutivin që duhet të mirret me probleme të shumta si papunësia e madhe, sistemi i edukimit për turp, shëndetësia që është e sëmurë për vete, sektori i energjisë i vetmi në Europë ku nuk ka drita 24 orë pa ndërprerje, sistemi financiar primitiv dhe oligopolist që rrjep depozitorin dhe dënon investitorin dhe diplomacia, e cila na merr fytyrën në pjesën më të madhe të përfaqësive të saj në të katër qoshet e botës. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë— mbase dy-tri javë që t’i vihet kapak këtij turpi.
-Sidoqoftë, unë megjithatë jam optimist sepse çdo alternativë tjetër përpos një marrëveshjeje— sado e keqe qoftë ajo— mund të rezultojë në prekjen e abisit. Bazuar në zhvillimet e dy javëve të fundit duket që ka një reflektim te klanet politike vendore dhe lojtarët kyç ndërkombëtarë dhe më në fund mbase do të ketë një zgjidhje të arnuar. Më duhet të them që kjo zgjidhje duhet të jetë vetëm e përkohëshme dhe të jetë në fuqi për dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e reja kur në shprehje dhe pushtet duhet të vije një gjeneratë e re e politikanëve të përgjegjshëm dhe profesionistëve të aftë, të cilët mund të jenë ata dhe ato që do e fusin Kosovën në demokraci meritokratike dhe bëjnë atë si krejt Europa.
-A mendoni se Tirana sado pak mund të luante dhe ndoshta ende mund të luaj rol në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë— dhe a ka pasur deri tani— nga këndëshikimi juaj— njëanëshmëri të trajtimin e kësaj çështje nga Tirana zyrtare?
-E kam thënë në një prononcim publik para disa muajsh që do të ishte mirë që Presidenti Nishani dhe Kryeministri Rama të ndihmonin. I pari është më i afërt me LDK-në dhe AAK-në, kurse i dyti me PDK-në dhe VV-në. Të dy përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë miq me liderët e partive të Kosovës dhe duke u përfshirë do të mund të ndikonin në uljen e vëllezërve të tyre rreth një tavoline të përbashkët. Ka plot shqiptarë që ftojnë Gjermaninë, Britaninë e Madhe apo SHBA-në të ndihmojnë, pse jo Republika e Shqipërisë, kur deri më tash Tirana ka qëndruar dinjitoze përkundrejt evoluimit të keq të krizës ndërsa vazhdon të punoj në përkrahjen sidomos diplomatike të Kosovës në forume dhe zyre ku Kosova nuk ka qasje? Ende mendoj që Presidenca dhe Kryeminstria shqiptare duhet të nisin një të dërguar të përbashkët te Presidentja e Kosovës dhe të pyesin atë se si mund të kontribuojë Tirana— qoftë me ndikim indirekt, qoftë direkt. Mos të harrojmë që gjatë krizave në Tiranë ka pasur së pakut tentime për ndihmë nga Kosova PD-së dhe PS-së kur njëra apo tjetra kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë. Sigurisht që Shqipëria dhe Kosova janë shtete më vete, por interesi reciprok i të dyjave është që tjetra të jetë stabile dhe të përparojë.
-Heqja dorë nga Kryeparlamentari a e zbeh fuqinë e veprimit të Bllokut? A mendoni se këtu me këtë rast “veproi” ose pati ndikim deklarata e Ambasadores amerikane ne Prishtinë?
-Nuk e di sa ka pasur ndikim deklarata e Ambasadores amerikane, por sigurisht që kur flet shteti amerikan me zë ky është sinjal se duhen veprime ose përndryshe do të veproj Amerika vetë. Pranimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kryekuvendarin nga Blloku tregon reflektim pjekurie dhe vakje të shpresave që arsyeja do të ngadhnjejë. Në fakt, Blloku ka mundur të vepronte kështu më herët dhe të përqendrohej në koordinimin dhe përmirësimin e ofertës qeverisëse. Sido që të bëhet, pozita e Kryeparlamentarit nuk ka qenë dhe nuk do të jetë nyja gordiane e ngërçit. Nyja që nevojit zgjidhje është komunikimi i emancipuar i subjekteve dhe lojtarëve politik. Kushdo që do të qeverisë apo mbesë në opozitë në Prishtinë do të duhet të bashkëpunojë me të gjithë. Çështjet si bisedimet me Serbinë nën patronazhin e Brukselit, integrimet europiane dhe ligje si ato për veteranët e UÇK-së apo rivitalizimin e aseteve si Trepça ose Kosova e Re nevojisin koncensus shtetëror dhe gjithëpartiak. Nuk e kuptoj se si shumë politikanë shqiptarë kudo në Ballkan nuk e kuptojnë që vendit mund t’i shërbehet si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
-Ban Ki Moon tha të mërkurën e kaluar: “Liderët e Kosovës duhet ta zgjidhin krizën politike.” A është kriza aq serioze sa që edhe kreu i OKB-së detyrohet të flasë për të?
-Po, kriza është serioze. Shteti i Kosovës tashmë ka realizuar humbje konkrete financiare, diplomatike dhe politike si pasojë e ngërçit dhe bile pasoja do të ketë edhe në vitet në vijim. Në vend se drejtuesi i OKB-së të flasë për pranimin e Kosovës në mekanizma global apo edhe në OKB, ai u tërheq vëmendjen liderëve të Kosovës për gjëra rutinore si krijimi i organeve të shtetit. Shqetësimi i të parit të shteteve të botës është i sinqertë dhe ai duhet të mobilizojë politikanët në Prishtinë që të veprojnë sa më shpejt. Ka ngecje në njohjet ndërkombëtare dhe ka anëtarë të KS të OKB-së që u kënaqet zemra ndërsa shohin problemet e Kosovës sepse kjo u jep municion në betejat e tyre gjeostrategjike. Kosova dhe shqiptarët nuk duhet të lejojnë këtë. OKB duhet të jetë në anën tonë. Mos të harrojmë se ne nuk do ta kemi fituar luftën e Kosovës derisa ta fitojmë betejën e anëtarësimit në OKB. Ajo ditë largohet për çdo ditë që liliputët e politikës sonë nuk e kuptojnë që bota dhe Kosova nuk sillet rreth boshtit të ekzistencës së tyre, por liliputët rreth boshtit të Kosovës dhe botës.

-A mendoni se nëse në këtë mënyrë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja dhe a mund të shërbejnë këto zgjedhje si zgjidhje e këtij ngërçi?
-Nuk e besoj që do të ketë zgjdhje të reja. Zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt. Zgjedhjet e qershorit 2014 janë zgjedhjet e fundit për disa politikanë të shpenzuar dhe kompremetuar. Këto personalitete politike mund të mos mërziten për intetresin e Kosovës, por kur vjen puna te interesi i tyre nuk kanë problem të jenë të gatshëm për “lëshime”. Më e rëndësishmja, rreziku i zgjedhjeve të reja do të riaktivizonte nivelet më të larta të shteteve aleate dhe protektore të Kosovës, gjë që miqtë tonë nuk duan ta bëjnë sepse kanë çështje më emergjente dhe më të rëndësishme globale.
-Kryeministri Rama sapo përfundoi vizitën e tij në Beograd dhe Preshevë. Si e komentoni vizitën e tij dhe sa lidhet ajo me situatën në Kosovë?
Duhet të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt: Rama pat një paraqitje të shkëlqyer në Beograd.
-Zoti Rama pa mëdyshje meriton lëvdata personalisht, por duhet të rikujtohet se si arritëm në këtë ditë kur Serbia detyrohet të shoh krejt shtatin e peshës dhe kapacitetin e kombit shqiptar në Ballkan midis Beogradit. Janë me qindra mijëra dëshmorë, të dëbuar e të dëmtuar, fëmijë dhe pleq që kanë vuajtur, studentë dhe studente që kanë dorëzuar ëndërrat personale për idenë e madhe të barazisë, gra dhe burra që kanë humbur shumë dhe kanë punuar shumë, vajza dhe djem që kanë jetuar jetë të idhta që të triumfojë e vërteta dhe liria. Jemi këtu ku jemi sepse kemi kontribuar të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, por të gjithë kemi qenë bashkë. Kjo është me rëndësi të rikujtohet. E çmoj sidomos vizitën e Ramës në Kosovën Lindore dhe guximin e tij ta thotë të vërtetën e thjeshtë që shqiptarët në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë. Trajtimi i barabartë i njëri-tjetrit në Ballkan është themeli i një Ballkani më të mirë dhe paqësor. Republika e Shqipërisë dhe Kosovës janë të një rrënje dhe nuk ka se si aktet dhe veprimet e njërës të mos kenë lidhje me tjetrën.
Zoti Rama ka sjellur një energji të re në Tiranë. Mirëpo, për shkak të punës së madhe që kemi përpara kudo jetojnë shqiptarët në Ballkan, tash nuk është koha për medalione dhe shprehje kënaqësie. Pres më shumë nga kryeministri Rama në gjërat konkrete. P.sh. asnjë shtet shqiptar nuk ka bursë për listim dhe tregtim të aksioneve dhe bonove; nuk ka projekte të mëdha ekonomike të përbashkäta si fjala vjen Porti i Shëngjinit, i cili pritet t’u jepet kinezëve, por Tirana mund ta përfshijë me 33% aksione edhe Kosovën në këtë investim me rëndësi kombëtare dhe regjionale; nuk ka bashkëinvestime në sektorin e energjisë ku Tirana dhe Prishtina mund të bashkëfinancojnë me mbështetejen e mekanizmave financiarë global dhe privat Termocentralin në Kastriot në shumën deri në 600 milionë euro pa kurrfarë problemi; dhe nuk kemi universitete elitare që po ashtu mund të jenë të mbajtura bashkërisht me vija buxhetore nga të dy qeveritë. Vizita dhe nokautimi politik i kryeministrit serb në selinë e tij ishte një surprizë e bukur, por jeta vazhdon dhe ne duhet t’i kthehemi realitetit, i cili nuk është edhe aq pitoresk sa mund dhe duhet të jetë. Lëvizjet gjeopolitike janë në favor të faktorizimit tonë, mirëpo se sa do të arrijmë pikësëpari varet nga rregullimi i çështjeve të brendshme në oborret tona.
Së fundi një pyetje personale. Bazuar në agazhimin tuaj të vazhdueshëm a keni menduar ndonjëherë të përfshiheni direkt në politikën shqiptare në Ballkan?
Kjo është një pyetje që mund t’i shtrohet çdo shqiptari. Unë, ndoshta, pa dëshirë, në politikë jam që prej se di për vete. Jam rritur nën okupim, kam ikur nga okupimi për shkak të veprimtarisë politike dhe jam kthyer në atdhe për të ndihmuar gjatë çlirimit. Nuk ka ditë që nuk përpiqem të kontribuoj për popullin tim në SHBA. Janë edhe shumë të tjerë që bëjnë të njëjtën këtu në Amerikë, Europë dhe deri në Azi e Australi. Shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të djeshmit. Nuk kam plane për hyrje në politikën aktive, por duke qenë në kontakt direkt me më shumë se një duzinë intelektualësh, veprimtarësh dhe pjesëmarrësish politik në Ballkan, Europë dhe Amerikë, disa prej tyre pjesë e institucioneve dhe shoqërisë civile, jam në rrjedha direkte të zhvillimeve shoqërore-politike. Shumë gjëra do të varen nga proceset e fundit dhe qasja e elitave tona. Nëse vendi futet në rrugë që e çojnë në qorrsokak dhe unë mund të kontribuoj direkt, atëherë, në bashkëkëshillim me Washingtonin, mund të inkuadrohemi në politikën aktive duke ofruar alternativa konkrete për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve.

Filed Under: Interviste Tagged With: Kriza ne Kosove, RAMA NË BEOGRAD, Uk Lushi

VASIL GJIKA: Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalisë, transparencës dhe arkitekturës së kishës shqiptare

November 11, 2014 by dgreca

Vasil Gjika/ Ish-deputeti flet për përplasjen mes kishës së Përmetit dhe Pallatit të Kulturës së qytetit… Rolin e kryepeshkopit Janullatus në humbjen e identitetit shqiptar në besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale të fqinjit tonë grek…
Nga Aleksandër Çipa/
Shoqëria e sotme shqiptare jeton kohën e “tabuve të ngacmuara”. Të tilla janë edhe ato të religjioneve, të cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej çështjeve tona religjionare janë tashmë të hapura. Të frikshme në “nënkoren” e tyre. Kohët e fundit, kisha e Përmetit, apo Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të këtij qyteti janë bërë temë e ditës dhe objekt i shumë mediave. Ka pasur prononcime shumëpalëshe dhe debati ende është i hapur. Ndërkohë që autoriteti më i lartë i Kishës Autoqefale Shqiptare e ka përcjellë si një shqetësim në dimensione jashtëkombëtare.

…Si përmetar dhe ish-deputet i këtij rrethi në krye të kohës së shpalljes dhe sanksionimit të pluralizmit politik dhe atij shoqëror, a e keni një mendim për këtë çështje? Nëse po, cili është ai?

Pse kaq zell për t’u përfshirë në këtë çështje shumë palë? Pse aq nxitim për t’u përfshirë edhe nga jashtë dhe si i gjykoni qëndrimet institucionale brenda dhe jashtë vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kishës Ortodokse Autoqefale, të qeveritarëve tanë, qeverisë greke apo ekstremistëve të Agimit të Artë, bashkimit panepirot etj.?Me të drejtë ju e quani çështje. Ky problem ka qenë dikur në vëmendjen e atij komuniteti të qytetit të Përmetit, por kohët e fundit, duke thyer çdo rregull dhe etikë, janë përfshirë shumë palë, që nuk kanë asnjë përkatësi me qytetin dhe qytetarinë përmetare. Kam parë prononcime objektive dhe të drejta, siç ka pasur dhe “argumente” apo “gjykime” spekulative që marrin përsipër të ndajnë një problem që ka marrë verdiktin e gjykatave. Kemi parë dhe deklarata të nxituara dhe të tejkaluara, që për fat të keq kanë kapërcyer dhe kufijtë e Shqipërisë. Në këtë rast të mos harrojmë se: Problemi i pretendimit midis Drejtorisë Kulturore të Bashkisë së Qytetit Përmet dhe Kishës Ortodokse të atij qyteti është dhe mbetet problem i atij qyteti, i banorëve dhe institucioneve të tij, si dhe ligjit e gjykatave. Është një konflikt banal dhe i rëndomtë, në kuptimin e pretendimit të pronësisë (ka mijëra raste të tilla në vend) dhe është një përgjegjësi morale dhe qytetare e përmetarëve. Nuk kanë asnjë kuptim ndërhyrjet brutale që vërehen nga të gjitha anët dhe drejtimet, kur shikojmë të shoqërohen me një zell të tejkaluar dhe synime të mbrapshta për ta përdorur këtë sebep.
Mua më duket pa vend çdo ndërhyrje që nuk bazohet në përkatësi ndaj çështjes. As besimtari ortodoks që vjen nga Gjirokastra për t’u tubuar në protestë në Përmet, nuk e ka këtë të drejtë. Ne përmetarët i kemi ndërtuar vetë kishat, teqetë apo xhamitë tona dhe dihet që dhe gjirokastritët apo kushdo komunitet tjetër, i ka ngritur me kontributin e brezave të vet këto ngrehina të shenjta. Akoma më tepër, kur për këtë problem janë shprehur gjykatat. Të gjitha ndërhyrjet e tjera jo vetëm janë të palejueshme, por synojnë me qëllim të mbrapshtë “përdorjen e çështjes së Kishës së Përmetit”. Kemi parë papërgjegjshmërinë e zakonshme zyrtare greke, në deklaratat e Ministrisë së Jashtme dhe të ndonjë deputeti (madje eurodeputeti) të Parlamentit grek. Jemi gjithashtu dëshmitarë të veprimeve primitive (duhet thënë dhe zyrtare) fatkeqësisht të zakonshme, të kthimit të qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante “ju kthejmë për kishën e Përmetit”, madje duke u shkarravitur (siç bëjnë rëndom) dhe pasaportat. Të gjitha këto, si dhe veprime të tjera të ngjashme, dëshmojnë mungesën e standardeve europiane të një vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen të merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e çartura të “të artëve”. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, m’u duk e drejtë dhe i mbështetur reagimi i Kryeministrit të vendit. Nga ana tjetër, nuk mund të mos jem i shqetësuar për deklarimet e Hirësisë së Tij, Janullatos, në emër të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Akoma më e gabuar më duket sidomos trajtimi i këtij problemi nga ana e Tij.
Keni dalë te personazhi kryesor zyrtar i Kishës Autoqefale Shqiptare në ditët e sotme. Një hierark i kontestuar dhe i shumëdiskutuar në mjedisin dhe debatin publik shqiptar të 23 viteve të fundit. Ju zoti Gjika jeni një ndër ish-deputetët që e keni mbështetur kurorëzimin e Hirësisë së Tij, Janullatos si kryepeshkop të Kishës Autoqefale të Shqipërisë… Cila ka qenë arsyeja reale e mbështetjes së atëhershme dhe cili është vlerësimi juaj sot?
Është e vërtetë. Kur na u paraqit në grupin parlamentar të atëhershëm të PD-së kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si një figurë me kualifikimin dhe kualitetin e nevojshëm kishtar, si dhe me zotimin e tij të shenjtë për sipërmarrjen e ringritjes së kishës ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalisë së kishës shqiptare. Nga ana tjetër, kandidatura alternative nuk u paraqitën, por u argumentua se nuk kishte mundësi të gjendej një kandidaturë shqiptare me kualifikimin e nevojshëm dhe se nuk kishte ndonjë ndryshim gjetja e ndonjë kandidature tjetër serbe, ruse apo bullgare.
Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshmëria e besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë?
Natyrisht që pyetja juaj i drejtohet një opinioni më të gjerë dhe po ashtu të specializuar. Përgjigjja për këtë pyetje as fillon dhe as mbaron me atë çka mendoj unë. Ka pasur shumë vlerësime dhe do të ketë akoma në vijim. Por unë them se kemi mbërritur në momentin e të vërtetës dhe duhet të shprehemi me përgjegjësi për këtë gjendje të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Nga ana tjetër, duhet të shikojmë se ç’thonë korifenjtë e autoqefalisë sonë. Pavarësisht se ata nuk janë më, duhet të shikojmë ato që kanë bërë dhe të lexojmë ato që ata kanë shkruar. Atje është dhe përgjigjja për pyetjen tuaj. Megjithatë puna e Hirësisë së Tij, Janullatos, për ringritjen e kishës ortodokse është bërë dhe nuk mund të mohohet. Janë një numër i konsiderueshëm objektesh të ngritura në të gjithë hapësirën e ortodoksisë. Natyrisht një vepër e lavdërueshme është dhe katedralja në kryeqytetin e vendit. Do të ishte me interes jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por edhe për të gjithë publikun transparenca e financimit të këtyre investimeve, të cilat pavarësisht se janë asete të kishës, duhet të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se të gjitha këto realizime janë identike me ato të kishës greke. Në mos më gabon kujtesa e shpjegimeve të profesorit tim të historisë së arkitekturës A.Meksi, “konfiguracioni planimetrik i arkitekturës së kishës bizantine shqiptare është ajo e kryqit të brendashkruar”. Për këtë çështje do të duhej të shpreheshin bizantologët (duhet thënë se kompetenca e bizantologëve shqiptarë është e shumë respektuar në Ballkan dhe më gjerë), dhe nëse unë kam të drejtë, do të kishim një abstragim serioz dhe të dëmshëm (madje me pasoja të rënda) të traditës së kishës shqiptare. Po ashtu, mund të evidentohet si punë e lavdërueshme edhe ngritja institucionale e kishës. Një armatë e tërë klerikësh e të gjithë hierarkisë sot militon në këto objekte në mbarë vendin. Përsëri edhe këtu transparenca e financimit të kishës ortodokse do të shpjegonte shumë gjëra që ndodhin aty. Nga prindërit e mi dhe gjyshërit, kam mësuar se priftin dhe dhjakun e kishës se fshatit i mbanin (paguanin) vetë banorët e fshatit, që po ashtu kontribuonin për mirëmbajtjen e kishave apo shpenzimeve të tjera. Le të na shpjegojnë nëse ndodh ende sot kështu! Unë nuk jam i përditësuar me nivelin e njerëzve që kanë veshur petkun e priftit gjithandej, por në vendin tim ka raste që paraqesin mirësi me kulturën e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste që nuk e justifikojnë atë veshje dhe aq më tepër këtë shërbesë. E parë në mënyrë sporadike këto “ndodhi” janë të justifikuara, por janë të palejueshme ato raste kur “njeriu i kishës” bën miting, politikë, apo inskenon pantonima supesh me policinë. Në këtë rast duhet të themi se këta klerikë kanë shkelur jo vetëm ligjet e shtetit, por edhe ato të kishës. Kurse autoqefalia është goditur dhe provokuar rëndë. Të gjithë e dinë (dhe duhet ta dinë edhe në Greqi) se shteti shqiptar është laik dhe besimet fetare janë të ndara nga punët e shtetit. Klerikët këtu (të çdo besimi) nuk kanë ato prerogativa që kanë homologët e tyre grekë. Fjala e tyre vlen për ushqimin e shpirtit të publikut, por veçanërisht të besimtarëve.
I mëshoni në mënyrë eksplicite termit autoqefali. Konkretisht për çfarë e keni fjalën kur shpreheni: “Autoqefalia është goditur rëndë”?
Më duhet të them se nuk jam një njohës i hollë i dokumenteve të Autoqefalisë së Kishës Shqiptare. Mirëpo nuk është e nevojshme të jesh i tillë për të kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kishës ortodokse është një ngjarje e rëndë. Kur segmente të kishës kthehen në seksione të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, apo “zyra konsullore” greke duke bërë punën e komisioneve të gjetjes dhe konservimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në trojet shqiptare! Këtu më e pakta që mund të themi është se Hirësia e Tij ka dështuar në konsolidimin dhe shprehshmërinë e autoqefalisë. Kur një veprimtari e tillë ndërshtetërore realizohet si një aksion i Kishës Autoqefale, atëherë s’e kuptoj se pse mund të flasim akoma për pavarësi të kishës sonë! Kur kisha jonë “Autoqefale” dhe vetë Hirësia e Tij, Janullatos, sensibilizon një shtet të huaj ortodoks për “të mbrojtur kishën e Përmetit”, atëherë këtu është shkelur jo vetëm autoqefalia, por vetë kombi ynë dhe shteti, Shqipëria. Pikërisht këtu është dhe fundi i iluzionit se kisha jonë ortodokse mund të jetë “autoqefale”. Askush dhe askurrë nuk duhej të guxonte të sulmonte Përmetin. Të sulmosh Përmetin (është interesante, por një gjë e tillë nuk është bërë historikisht as në vitet e kaluara, megjithëse nuk kanë munguar as më parë mendje dhe vullnete “agimesh të errëta”, si këto të sotmet) do të thotë të atakosh djepin e kombit, të qenësisë dhe formimit shqiptar. Do të thotë po ashtu se jemi në epilogun e kësaj marrie dhe, nga ana tjetër, duhet të jemi dhe në momentin që Hirësia e Tij, Janullatos, duhet të largohet, pasi ka kryer një vepër të rëndë në dëm të shqiptarisë. Qytetarët e Përmetit dhe kultura që mishëron ai popull, nuk mund të pranojnë kurrë që të ulin flamurin që ngritën Frashërllinjtë e mëdhenj, atë Stath Melani dhe Vangjël Gjika, Sejfulla Malëshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Naço dhe Tefta Tashko, Odhise Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjetëra e dhjetëra emra që i nderon dhe vlerëson i gjithë kombi ynë. Përkundrazi, është detyrë jo vetëm e përmetarëve, por e çdo shqiptarita lartësojnë atë dhe veprat e këtyre shqiptarëve të mëdhenj, duke fshirë çdo iluzion apo ëndërr të megaliidesë, se mund të ngrenë flamurin grek në Përmet! Kjo gjë s’mund të ndodhë as me ato përpjekje liliputësh, të cilët dikur ngrinin lart pankartat ateiste nëpër mitingjet dhe programet komuniste për shkatërrimin e kishave dhe xhamive në Përmet, ndërsa vrapuan në vitin ’97 të pushtonin me “grevë urie” pallatin e kulturës “Naim Frashëri” në emër të kishës dhe, duke sfiduar dhe injoruar një traditë dhe nevojë të njohur kulturore dhe qytetare të Përmetit dhe përmetarëve. Ky është një akt i pastër vetëgjyqësie që dëmton dhe keqekspozon sjelljen e klerikëve të grumbulluar dhe të vetë Hirësisë së Tij.
Matanë arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka një reagim “shqiptar” të munguar, infatil dhe të kompleksuar. Një ndjeshmëri e ulët reaguese nga qytetarët dhe në mënyrë të veçantë nga institucionet zyrtare të shtetit. Ka arsyetime që e çmojnë këtë si maturitet, ndërsa ka të tjerë që e konsiderojnë sjelljen dhe nënshtrimin e kronikshëm të institucionalizmit shqiptar. Ju vetë nga pozita e një ish-ligjbërësi si e vlerësoni këtë sjellje dhe reagim shqiptar?
Nuk është kështu përkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo që ka munguar ka qenë korrektësia, dinjiteti dhe serioziteti në qëndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po të shikojmë historinë e këtyre njëzet viteve të fundit të marrëdhënieve dhe politikës së ndërsjellët midis Greqisë dhe Shqipërisë, ato lënë shumë për të dëshiruar për mungesën e standardeve dhe nivelit evropian që i përkatësojmë. Shpesh ngjarjet e rënda në pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke, virusin “antishqiptar” që prish kompjuterët grekë, reagimet brutale ndaj emigrantëve sa herë “që i mbetet qejfi” Greqisë, hapjen dhe mbylljen e portës kufitare jo si një portë shteti, por si një derë “buzuku” nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese të pasaportës shqiptare dhe kthimet pa asnjë kriter të paralajmëruar të qytetarëve shqiptarë pse janë çamë apo “kanë shkruar e folur keq për Greqinë”, rëndom janë kualifikuar si “veprime sporadike”, të qarqeve ekstremiste, të veçuara etj., etj. Në fakt, është e qartë që këto veprime janë në sistem të një politike zyrtare greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Asnjë gjë nuk është e rastësishme, përkundrazi është e përgatitur dhe e mirëplanifikuar dhe bëhet me përkujdesje. Kush mendoni se urdhëroi të ktheheshin qytetarët shqiptarë në pikën e “Tri urave” apo Kakavijë, polici grek që u mërzit për “kishën e Përmetit”? Jo, ajo është një portë që e mbyll dhe e hap shteti grek. Ky qëndrim i autoriteteve greke nuk përmbush dhe as përmban standardet europiane të marrëveshjes së “Shengenit” ku Greqia dhe Shqipëria bëjnë pjesë. “Shengen”-i grek nuk di në mund të gjendet kund në Afrikë! Do të dëshiroja që eurodeputeti që ngriti dhe i kërkoi hesap qeverisë greke për kishën time të Përmetit, të vinte dhe të hidhte një sy në Kapshticë, Kakavijë etj., për të parë se çfarë Europe i ofron Greqia Shqipërisë dhe s’i trajtohen emigrantët kur kalojnë pikat kufitare ndërshtetërore. Me pak fjalë, po të perifrazonim Konicën e madh do të thoshim se Greqia i sillet Shqipërisë si ai fshati i madh fshatit të vogël. Kur vjen puna për të keqtrajtuar apo “për t’u dhënë mësim allvanosve” shteti grek shkel çdo marrëveshje, dokument, apo konventë ndërkombëtare që ka firmosur. Për fat të keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisë si ai fshati i vogël fshatit të madh. Nuk është krenari të themi se Shqipëria nuk është nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar kësisoj nga Greqia as në kohën e Zogut, se në kohën e diktaturës s’ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetarët tanë të sotëm, si nga “fshati i vogël” e kanë zgjedhur vetë të përunjen. Kapërdijnë çdo megalomani greke “për atë të shkretë Europë” dhe frikën e vetos greke. Mirëpo nga fshati i madh e kanë zakon që sa më shumë të tulatemi ne, aq më shumë e ngrenë zullumin. Kështu, deputetët tanë s’kanë kurajë të lidhin dy fjalë “për Çamërinë” (brenda kartave dhe të drejtës ndërkombëtare), në një kohë që në Parlamentin grek deputetët flasin hapur për pretendime territoriale dhe “tokë greke” brenda Shqipërisë! Ishte për të qeshur dhe për të qarë, kur kryedeputetja jonë zbuloi se “e paskemi votuar rezolutën, por s’i paskemi numëruar mirë votat”, duke e kaluar pa zë dhe pa e lexuar dhe një herë në atë sallë të Kuvendit. Nuk ka asnjë reagim zyrtar për shenjat dhe nishanet e Shqipërisë që shteti grek i përdhos aq lehtësisht dhe madje duke na kërcënuar “shkruajini //////////////gërqisht këto toponimet greke paçka se dhiavatirio është tuaja!” Nuk ka asnjë reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemtë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke lëshohen natën si kavie për t’u gjuajtur dhe vrarë pyjeve dhe gërxheve të Greqisë, duke stërvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojmë se atyre u është privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke është detyrim i autoriteteve të atij shteti, që jo vetëm s’mbajnë përgjegjësi, por s’marrin asnjë konseguencë nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejnë të dënuarit “me burgim” në “me pushkatim”! Si shqiptar do t’i kërkoja shtetit tim dinjitet dhe, të denonconte në mbarë Europën qoftë edhe një fjalë fyese të policit grek dhe jo më akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si më sipër. Në Europë nuk mund të shkojmë pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-në tonë shqiptare.
Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe të diasporës së saj, historikisht kanë ekzistuar dhe investohen për këta objektiva të tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqipëria përballë tyre dhe pse mendoni që kjo nuk i ka shqetësuar shtetarët tanë të këtij tranzicioni?
Unë mendoj se një platformë helenizuese e hapësirës periferike të shtetit grek, ka qenë dhe është institucionale në Greqi. Kjo platformë është e vjetër që kurse filloi helenizimi i Epirit (në hapësirën e viteve ‘730) dhe përfundoi me rënien e Perandorisë Osmane. Rolin determinues gjithmonë e ka luajtur kisha, e cila ka pasur devizë të saj “Ortodoksi do të thotë Greqi”, mbi një psikologji të përpunuar të opinionit panhelen si ajo e shekullit të 18 “kur bullgarët qenkan ortodoksë, atëherë ç’u duhet një shtet i tyre!”. Përsëri kisha është flamurtare këtë radhë edhe e kësaj nisme në vendin e shqiponjave, pavarësisht se ortodoksia shqiptare s’është greke, pasi shqiptarët u vunë nën kishën lindore të Kostandinopojës pas shekullit VIII dhe u shpallën “autoqefale” në vitet ’30. Në këtë kuptim “projekti shqiptar” jo vetëm që ka rëndësinë e tij në programin e helenizimit, por ka marrë përparësi këta njëzet vitet e fundit. Nga ana tjetër, lehtësisht vihet re se ka një shkallëzim të këtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej “për minoritetin dhe të drejtat themelore të tij”, tani flitet për “Ortodoksinë dhe të drejtat e kishës në Shqipëri”. Deri dje mitingjet, ceremonitë apo mbledhjet përkujtimore bëheshin në Greqi, tani (prej disa vitesh) ato bëhen në Shqipëri dhe në mes të ditës, madje edhe nga persona të paligjshëm që nuk u rezervohet një liri e tillë as në Greqi! Deri dje “e ngrinin zërin” zyrat konsullore dhe zyrtarët grekë për problemet në hartën e njohur të vendndodhjes së minoritetit, tani flet kisha dhe priftërinjtë për të drejtat në hartën ortodokse! Ahere ç’ka ndodhur, ndërsa politikanët tanë “janë të zënë” me politikat e mëdha të ditës që bëhen këtu, kemi të drejtë të pyesim: ku janë ligji dhe institucionet e shtetit tonë? T’u thuash shqiptarëve se “po shkelin të drejtat e besimit të një komuniteti” kjo do të duhej të shënohej në “Gines” po të ishte e vërtetë, pasi ka mbi dy mijë vjet që s’ka ndodhur! Nga ana tjetër, nën hijen e tolerancës dhe shtetit laik, nuk mund të mbulohet politika e përunjur dhe servile, për më tepër ajo nuk bën efekt. (Përgjigjja ekuivalente e një polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetarë grekë në frymën e “reciprocitetit”, pati më shumë efekt dhe shteti grek e hapi prapë portën). Nga ana tjetër, gjërat po shkojnë në një drejtim të padëshiruar dhe të rrezikshëm: tek flisja me zyrtarë lokalë në Përmet, me shqetësim dëgjova shpërthimin e tyre “këto i bëjnë disa talebanë”! Përballë produkteve të tilla duhet të shqetësohemi seriozisht, pasi kurrë nuk ka ekzistuar ndarja dhe përçarja mes nesh për motive fetare dhe të besimit.

Filed Under: Interviste Tagged With: aleksander Cipa, Autoqefalise, Kryepeshkopi, së kishës shqiptare, transparencës dhe arkitekturës, u ka ikur, Vasil Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • …
  • 210
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT