• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ilire Zajmi: Gazetarinë e kam profesion, Letërsia është dashuria ime

October 14, 2014 by dgreca

Ilire Zajmi është nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq! Ajo ështëgazetare, shkrimtare, përkthyese e studiuese.
Ka studiuar drejtësinë.Magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv.Jeton në Prishtinë dhe aktualisht punon në Radio Televizionin Publik të Kosovës ( RTK), gjithashtu edhe korrespondente e Agjencisë italiane të lajmeve, ANSA .
Profesoresha e gazetarisë ështëautore e përmbledhjeve me poezi: “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, shtëpia botuese Corpos Editora, Portugali (2011), ‘Ëndërr e huaj” në formatin e-book Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese l’Harmattan, Francë (2014).
Autore e romanit “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999); “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese Saga Prishtinë (2011), librit studimor në fushën e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti” shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011). Autore e romanit “Era” botuar nga shtëpia botuese ” Bota Shqiptare” Tiranë 2014.
Ka sjellë në shqip nga gjuha italiane, së bashku me Anton Nikë Berishën, poetin italian Giuseppe Napolitano.
Shkrimtarja dhe Studiesja e njohur Ilire Zajmi ështëprezantuar edhesi autore në revista letrare e antologji ndërkombëtare.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, rumanisht, në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake, etj.
Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë.Fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013.
Anëtare e PEN qendës së Kosovës dhe asociacionit Poetas del Mondo (Shkrimtarët e botës).
Koordinatore e festivalit ndërkombëtar “Britma e gruas” etj.

Bisedoi:Raimonda MOISIU/

-Jeni nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Kalimi juaj i sukseshëm nga juriste në gazetare e më pas në poete e romanciere. C’mund të na thoni si filloi karriera tuaj letrare? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

ILIRJA: Të bëhesha shkrimtare kam ëndërruar si fëmijë. Kam botuar vjershat e para në moshë fare të njomë. Studimet në fushën e jurisprudencës vetëm se pasuruan njohuritë e mia dhe më ndihmuan shumë në udhëtimin që kisha nisur drejt botës së madhe të librit. Me gazetari fillova të merrem kur isha studente, mirëpo shpirtin e kisha gjithmonë te poezia.
Prandaj studimet, profesioni i gazetares dhe pasioni për të shkruar , të gjitha kanë një emër: dashurinë për letërsinë, artin, të bukurën. Është një udhëtim i projektuar gjatë, i cili më sfidon , më jep kënaqësi, më merrë shumë energji, por edhe më përmbush shpirtërisht si asgjë tjetër.
E kam thënë gjithnjë gazetarinë e kam profesion, letërsinë dashuri.

-Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj të vëllimeve me poezi ; “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, ‘Ëndërr e huaj” në formatin e-book Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese l’Harmattan, Francë (2014), dhe bashkëautore në antologji kombëtare e ndërkombëtare. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

ILIRJA: Librat e botuara flasin me gjuhën e tyre. Secili libër i botuar në Kosovë apo jashtë është një aventurë e re letrare, përvojë në vete.Për secilin varg e secilën fjalë, duhet shumë punë, sakrificë e kohë.Letërsia është kërkuese, ashtu si fryma e ajri që thithim. Më pëlqen të mos ndalem, të jem vazhdimisht në kërkim të motiveve të reja, të hapësirave të reja letrare..
E bindur se librin më të mirë akoma se kam shkruar, vazhdoj të punoj me përkushtim e ambicie në rrugën që kam nisur.Sukseset vijnë më pas, e nuk mungojnë.

-Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant për të shkruar një libër të suksesshëm me poezi?

ILIRJA: Temat që trajton, gjuha që përdor, vargëzimi , stili origjinal por mbi të gjitha talenti. Pa pasur talentin, të tjerat janë kot.

-Cfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të vecantë kur ju shkruani poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?

ILIRJA: Më inspirojnë gjërat e thjeshta të jetës, gjërat për të cilat shpesh harrojmë se ekzistojnë. Më inspiron vazhdimisht jeta, dashuria por edhe vdekja. Kur shkruaj diçka që më ngjason e mirë, ndjehem pezull, si të jem në ajër.

-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

ILIRJA: Nuk kam vend të preferuar. Mbaj gjithmonë me vete laps e letër. Vendi është irrelevant.

-Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

ILIRJA: Muza është hyjni, është trill i perëndive. Mister.

-Ju keni një aftësi të pabesueshme të stilit tuaj poetik, që dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetet e shquara të letërsisë shqipe. Kur ju shkruani një poezi, cila është pjesa më e vështirë; shtjellimin e elementeve me modelet e fjalës që e përbëjnë, muzikaliteti i vargjeve, strofës, kadenca, ruajtja e rimës, metaforat, figurat artistike, vargjet e lira… Ku qëndron forca e inteligjencës tuaj;është ambicje sfidë apo të dyja bashkë?

ILIRJA: Të shkruarit është magji. Kur hedh vargjet në letër, e analizoj a i kam thënë ashtu si i kam menduar. Shpesh shkruaj në disa variante, derisa poezia merrë formën me të gjitha finesat artistike.Ndodh që edhe atëherë të kërkoj më tepër nga vetja.

-Ju shkruani poezi lirika dashurie “të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetet e rralla që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Si ja arrini ta bëni këë?

ILIRJA: Dashuria është esenca e ekzistencës njerëzore. Ajo që na fisnikëron shpirtin e plotëson jetën. Nëse nuk do shkruaja për dashurinë, se besoj se do të shkruaja fare.

-Cfarë ju shtyn të shkruani një poezi protestë me ton qytetar, intelektual e social?

ILIRJA: Realiteti që jetojmë, koha dhe rrethanat, padrejtësitë. E mira dhe e keqja që përjetojmë në botën tonë. Të mos ngresh zërin kundër këtyre dukurive, dmth. të pajtohesh me to.

-Ju përvecse poete jeni romanciere dhe publiciste. A i shihni këto zhanëre si sfidë?

ILIRJA: Poezia është religjioni im. Prozën e shoh si një zhanër ku jam sprovuar më pak dhe synoj të vazhdoj. Ndërsa sa i përket publicistikës, me librin e botuar në Itali “Një tren për Bllacë” kujtoj se ia kam dalur ta sfidoj veten me sukses.

-Cila është sfida për të shkruar një roman? Zhanërin e romanit e “bëtë ju të vinte të ju”, apo është preferenca tuaj?

ILIRJA:Proza është zhanër që pak e kam lëruar deri më tani. Është preferencë imja që t’i rrekem këtij zhanri me seriozitet.

Kur ju shkruajtët romanin “Fashitja e ëndrrave rebele”(1996) dhe këtë vit romanin “Era” (2014), të vlerësuara ndjeshëm nga kritika e kohës, dhe këto vepra nuk janë fantazi, por është bota e brendëshme njerëzore.Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë;burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

ILIRJA: Romanet që ju përmendi shtellojnë ngjarje reale, romane për “kohën e thyer” siç u vlerësua në një shkrim të botuar. Janë ngjarje e personazhe nga jeta reale.Një histori dashurie, e vendosur në një periudhë historike, në Kosovën e viteve 90’.
Historia e dashurisë mes Erës e Butrintit, personazheve kryesore është vendosur në sfondin historik të kohës që i përket. Nëpërmjet tyre dhe fatit të personazheve të tjerë, jipet një tablo e qartë e jetës politike dhe sociale në Kosovën e asaj periudhe: instalimin gjithnjë e më shumë të terrorit serb, papunësinë, pasigurinë për të ardhmen, shpërnguljet masive drejt perëndimit, dilemat e shumta mbi të ardhmen, arrestimet dhe pushimet masive nga puna, etj. Pra, çdo element i asaj periudhe, është dhënë me vërtetësi në faqet e romanit.
Natyrisht se historia e dashurisë dhe emrat e personazheve janë të trilluara, por ngjarjet janë frymëzuar nga realiteti të cilin vetë e kam jetuar në ato vite të vështira për të gjithë.
Në librat e mi, realiteti dominon.

-Ju shkruani mrekullisht e mjeshtërisht në lidhje me personazhet komplekse dhe dilemat morale të cilat përballen me të metat dhe të mirat e tyre në shkallë të ndryshme. A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore?

ILIRJA: Po sigurisht. Libri publicistik “Një tren për Bllacë” i botuar në Itali në vitin 2009, ndërsa në Kosovë në vitin 2011, është libër ku rrëfej përvojën time si gazetare gjatë luftës në Kosovë. Aty e kam përshkruar Iliren si personazh, që rrëfen përvojën e saj jetësore bashkë me shumë karaktere të tjera që e përjetuan luftën në Kosovë.Të njëjtën gjë bën edhe bashkëautori i librit Filippo Landi.

-A keni menduar ndonjëherë për t’i shkruar skenar filmi? A do të jeni në gjendje ta bëni atë?Dhe po qe se provoni ta bëni atë, c’mund të na tregoni për aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?

ILIRJA: Shumë vepra të sukseshme janë xhiruar edhe si filma. Ka edhe shkrimtarë që bëjnë skenare filmash. Jam autore e disa dokumentarëve televizivë. Të jesh shkrimtare e të bësh skenarë filmash, duke njohur edhe teknikat e punës është një mrekulli.

-Znj.Ilire, jeni edhe përkthyese, dhe së bashku me përkthyesin Anton Nikë Berisha, keni përkthyer poetë më famë botërore, si poetin italiani, Giuseppe Napolitano, nga italishtja në shqip . Cfarë ju ka shtyrë t’i përktheni poezitë e tij?Cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në përkthimin e tyre?

ILIRJA: Përkthimi është art, rikrijim. Të përkthesh poezitë e Napolitanos ishte e vështirë por njëkohësisht edhe kënaqësi , të sjellësh një mik të madh të shqiptarëve në gjuhën shqipe. “Përshpëritje e hënës” është një poemë shumë e veçantë, e shkruar me pasion dhe vargëzim specific.

-Teoritë e përkthimit janë trajtuar më të konsiderueshme për kohën tonë. Në arkivin tuaj krijues poetik kini disa vëllime me poezi të përkthyera në disa gjuhë të huaja.A e ka nxitur përkthimi i tyre ndjenjën tuaj të krijimtarisë, intensitetin dhe kërkesat në artin e të shkruarit?

ILIRJA: Më pëlqen të përkthej autorë sidomos nga letërsia italiane. Njohja e gjuhëve të huaja dhe përkthimi të hapin dritare të reja komunikimi me botën e letërsisë së atyre gjuhëve.Lexoj e përkthej në disa gjuhë dhe kjo më inspiron dhe më jep mundësi të pakufishme të përcjell kah shkojnë tendencat në letërsinë moderne, e të bëhem pjesë e pashmangshme e tyre.

-Ju keni gjithashtu edhe karrierë të admirueshme- në gazetarinë e komunikimit masiv. Aktualisht punoni në Radio Televizionin publik të Kosovës ( RTK). Si mendoni a është domosdoshmëri ngritja e një bordi letrar apo miratimi nga kritika e kohës për botimin e një libri?

ILIRJA: Fakti se më shumë ka shkrimtarë se lexues, tregon se libri duhet të kalojë nëpër disa filtra para se të botohet. Mirëpo edhe bordet letrare dhe kritika e kohës janë mekanizma të diskutueshëm, pasi dominohen nga grupe klanore, të interesit etj.
S ‘kam dyshim se gjithçfarë librash pa asnjë vlerë botohen çdo ditë, por jam e bindur se ata me vlerë gjejnë rrugën e tyre të suksesit.

-Në cdo lloj karriere –nënkuptoj karrierën tuaj në letrat shqipe dhe në botën e artit, keni pasur zhgënjime? Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet gjatë ushtrimit të saj?
–
ILIRJA: Jam e vetëdijshme se rruga që kam zgjedhur është e gjatë, e mundishme, me plot të papritura. Nuk është rrugë e shtruar me lule.Më e rëndësishmja është të zgjedhësh rrugën në të cilën rrallë shkohet. Ato që e përcjellin këtë rrugë kanë fare pak rëndësi.

-Jeni vlerësuar pozitivisht dhe admirueshëm nga kritika e kohës në Europë, Ballkan por edhe më tej në SHBA-s? Cili është miratimi kritik për ju në Shqipëri?

ILIRJA: Jam prezantuar në disa antologji në Europë, SHBA e gjetiu në botë. Përgjithësisht veprat e mia janë pritur mirë, dhe janë vlerësuar me nota pozitive.E vlerësuar si poete moderne e guximshme e herë herë rebele.

Pse shkruani?A keni disiplinë në të shkruar?E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë?

ILIRJA: Shkruaj sepse ekzistoj. Nuk mund ta projektoj ekzistencën time ndryshe, veçse si dikush që ka pasion shkrimin.Kur filloj të shkruaj, di të jem e përkushtuar. Por di të jem edhe shumë rebele dhe e padisiplinuar.Kur nuk shkruaj ndihem bosh.Më bëhet vetja e huaj dhe e largët.

-Si shkrimtare, poete, esseiste, publiciste dhe juriste- cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në Kosovë?

ILIRJA: Kombi dhe vendi im po përjeton një kohë të vështirë 15 vite pas përfundimit të luftës. Varfëria, korrupsioni, mungesa e lirisë së shtypit , moszhvillimi ekonomik , degradimi shoqëror ka pllakosur Kosovën, vendin më të izoluar në Europë, të katandisur në mjerim politik e ekonomik. Ky vend duhet të ndryshojë kursin e politikës, të zgjedhë njerëz të moralshëm e të dinjitetshëm për ta udhëhqur. Të ringjallet kulturalisht.Të dal nga hiri ku është zhytur nga keqqeverisja e një klase politike që ka zaptuar shtetin. T’i kthehet respektimit të vlerave identitare , trashëgimisë e kulturës kombëtare. Të mbrojë interesat e vendit e të popullit të saj.
Kosova duhet të gjejë forcë e të shpërthejë këtë gjendje tmerri, sa nuk është bërë tepër vonë.

-Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë iu ka mbetur peng?

ILIRJA: Të shkruaj një libër që do të lakmonte secili lexues t’a ketë në bibliotekën e tij. Të përkthehem në disa gjuhë në të cilat akoma s ‘jam përkthyer.

-Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?

ILIRJA: Të ndryshojmë veten, të bëhemi më human ndaj tjetrit. Të falim më shumë dashuri. Si shoqëri njerëzore të këndellemi nga letargjia që na kapluar tash e sa kohë. Të mos bëhemi pjesë e së keqes, injorancës e pre e mashtrimeve.

-A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot? Ç’ mund t’u thoni kritikëve të sotëm?

ILIRJA: Jo. Kritika e mirëfilltë pak kultivohet. Kritikët duhet të jenë të besueshëm, profesionist në atë që thonë, të mos shkruajnë me porosi. Kritika thjesht duhet të kryejë punën e saj , pa u ndikuar.

-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare dhe botuese?

ILIRJA: Familja ime dhe miqtë e mi më mbështesin e më japin forcë për gjithçka.

-Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj….

ILIRJA: Shkrimtarët e rinj të guxojnë, të thyejnë stereoptipet, të sfidojnë kreativitetin për të dalur para lexuesve. Të besojnë në artin e shenjtë të fjalës dhe të punojnë shumë për të ndërtuar emrin.

Faleminderit!

Filed Under: Interviste Tagged With: është dashuria ime, Gazetarinë e kam profesion, Ilire Zajmi:, Letërsia, Raimonda Moisiu

100 SHTËPI PËR KOSOVËN LINDORE

October 12, 2014 by dgreca

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) : Ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore/
Intervistë e posaçme me kryetarin e “Fondit Humanitar për Kosovë Lindore” z. Xhelal Memeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm Adnan Imeri – më selinë e saj në Zvicër/
NEW YORK : Një tubimi ky lidhur me aksionin që ka për synim të sensibilizojë opinionin e gjerë shqiptaro-amerikan për nismën e Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore, mbahet sot në Nju Jork. “Aksioni deri tani ka rezultuar i suksesshëm” , thanë në një intervistë të posaçëme për gazetën kombëtare Bota, sot, dy udhëheqësit e këtij delegacioni në SHBA, kryetari i “Fondit Humanitar për Kosovë Lindore” z. Xhelal Memeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm Adnan Imeri – më selinë e saj në Zvicër.
“Brenda një viti ka filluar ndërtimi i më se 30 shtëpive falë ndihmave nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë” thonë ata.
Ata thonë se në këtë rast në SHBA-, synimi i këtij aksioni është të arrihet në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
Zoti Mehmeti dhe Imeri dy drejtuesit e lartë të fondit janë të bindur se ky aksion dhe aksionet e tjera që do të pasojnë, do të jenë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
Ata thanë se motoja e aksionit që ka promovuar Fondi, „Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“ ka për qëllim që të parandalojë shpërnguljen e popullatës nga trevat tona shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ndërkohë ata i thanë gazetarit tonë në SHBA – Beqir SINA ata zhvilluan këtë intervistë se nga bashkë-atdhetarët tanë në SHBA mirëpresin çfarëdo lloj ndihme në funksion të jetësimit të këti aksioni që ka nisur një vitë më parë.
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc, Medvegjë) po organizon sot në New York, një tubim „Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën “, me pjesëmarrjen e strukturave të organizuara dhe publikut të hapur në hapësirën e SHBA. Së pari cili është fondi juaj ?
-Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (Preshevë,Bujanoc,Medvegjë)është institucion financiar, i themeluar para 17 viteve nga bashkkombas tanë në Zvicër, shtetin ku më së shumti jetojnë e punojnë bashkëkombasit tanë nga Kosova Lindore.
Cili është qëllimi i këtij tubimi dhe i viizitës suaj në SHBA ?
-Qëllimi i vizitës të drejtuesve të Fondit humanitar të Kosovës lindore në SHBA dhe organizimi i tubimit është së pari informativ,të njoftoj komunitetin me projektin e tij aktual që ka përmasat mbarëkombetare dhe si i till të plasohet në diasporë.
A mundesh me shpjeguar se si ka lindur kjo ide apo nismë, për të ndihmuar Luginën e Preshevës në këtë mënyrë ?
Në fillim të viti 2013 duke parë situatën e trazuar dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve të Luginës së Preshevës, Kryesia e Fondit Humanitar ka marë vendim për të kontaktuar me personalitetet udhëheqëse shqiptare – duke filluar prej sih – Kryeministrit të Shqipërisë z Sali Berisha, Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaqi, dhe deri tek udhëheqësit e Luginës së Preshevës. E kemi marr një konsultim me të gjithë intelektualët partiak, politik dhe jo politik ata të nivelit akademik e tjerë, ku kemi ardhë në përfundim se problemi më aktutë në Luginë është problemei i të shpërngulërve. Dhe për këtë arsye në morëm inisiativën për ndërtimin e 100 shtëpive me moton “Të ndihmojmë! Të Shpëtojmë!Të Paralandalojmë!” duke menduar se në këtë formë do të kemi mundësi të ndikojmë sado pak në fenomenin e shpërnguljes së qytetarëve të Luginës së Preshevës .
Në çfarë forme keni planifikuar të mblidhni këto ndihma financiare – për ndërtimin e 100 shtëpive ? mbasi siç dihet patjetër duhet shumë punë për të mbledhur kaq shumë të holla
Me përvojën tonë gjashtëmbëdhjet vjeçare (prej krijimit) kemi bërë lloj lloj aksionesh – kurse për këtë aksion e kemi marrë inisiativë – vendim qysh prej 28 shtatorit 2013 – ku bëmë një mbrëmje Gala në Prishtinë ku mblodhëm shuma të mira – Me këto forma mendojmë se do t’i japim të gjithë hapsirave shqiptare të marrin pjesë në këtë aksion që të kontribojnë me të vërtet për Luginën e Preshevës e cila është në një situatë shumë alarmante . Dhe besojmë edhe kësaj here si shumë heret e tjera do të ndihmojnë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë.
Si e ka rezultuar deri tani aksioni i Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në 3 komunat e Kosovës Lindore?
-Duke parë problematikën e shpërnguljeve masive nga ato troje, moskujdesin e shtetit dhe pamundësin e pushtetit lokal të komunave që të ballafaqohet me këtë fenomen, ne kemi ardhë në një moment, ku
detyrimisht është dashur të ndërmarrim dicka në këtë aspekt,pra “të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”.
Simbas jush sa kan qenë efikase deri tani ndihmat nga bashkëatdhetarët anembane trojeve shqiptare dhe në Diasporë?
-Më 28.shtator 2013 kemi organizu “gala mbrëmje” në televizionin e RTK, atë mbrëmje janë grumbullu një sasi e konsiderueshme e mjeteve nga Diaspora jonë si edhe nga trojet shqiptare anembanë.
Duke organizuar këtë tubim, drejtuesit e Fondit thuhet se dëshirojnë të tërheqin vëmendjen për një bashkë-pjesëmarrje më të gjerë në të gjithë Diasporën, në këtë rast në SHBA-së. Çfarë prisni nga bashkëatdhetarët tanë këtu në SHBA ?
-Duke e ditur rolin që ka komuniteti nga SHBA për kauzën shqipëtare në përgjithësi, jemi të bindur se nuk do të mungoj vullneti edhe për ndihmë Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës.
Sa keni arritur deri tani për të bindur bashkëatdhetarët anembanë se aksioni i juaj do të jetë në funksion të shërbimit të popullatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë? Për të qenë më i drejtëpërdrejtë në këtë pyetje më duhet t’ju kujtojë se disa herë në diasporë ka pasur shpërdorime të besimit tek ndihmat e diasporës , pra është abuzuar me fondet e mbledhura në diasporë ! Dhe, sa ia keni arritur ju kësaj – mbasi siç dihet kemi një largim nga vendbanimet shqiptare shumë të madh, sidomos tek të rinjët ?
Projekti „Të ndërtojmë, Të shpëtojmë, Të parandalojmë“ është studjuar shumë mirë nga drejtuesit e Fondit humanitar dhe është unik. Strategjia e punës, serioziteti dhe jetësimi tekefundit në një afat shumë të shkurt të më se 32 shtëpive, në më pak se një vit i ka dhënë besimin e duhur dhe të qëndrueshëm opinionit gjithëandej karshi neve.
Të kthehemi pak edhe tek aktualiteti . Si e shikoni ju vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd ?
-Pos që është shumë normale vizita e një apo tjetër kryeministri në shtetin tjetër,neve si Fond humanitar besojm se Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama do të merret me problematikën e shqipëtarve të asaj treve.
A kan bërë sa duhet Shqipëria e Kosova për Luginën e Preshevës ?
-Pa marrë parasysh se Shqipëria dhe Kosova kan probleme të mëdha të pazgjidhura në vend të veta duhet edhe mund të bëjnë shumë më tepër.
Çfarë po bëhet nga shqiptarët ( liderit politik) për t’a ndalur diskriminim e vazhdueshëm të shqiptarëve të Luginës se Preshevës. Kemi pasur një pastrim etnik në pjesën e fshatrave malore të Komunës së Medvegjës, i cili është kryer në vitin 1999, me ardhjen e forcave ushtarako-policore që ishin më parë të angazhuar në Kosovë. “Pastrimi etnik është pasojë e politikës diskriminuese të Beogradit, vetëm se tash bëhet me metoda shumë më perfide sesa në kohën e Millosheviqit”, thotë deputeti Riza Halimi : a pajtoheni ju me këtë mendim të tij ?
-Ne si Fond po ashtu jemi deklaruar shpeshherë përafërsisht me të njejtin gjykim të situatës atje,po. Cili është mendimi i juaj lidhur me deklaratat e diplomatit rusë Andrej Shugurov për ndarje të Kosovës dhe bashkim me Kosovën të komunave të Luginës ?
-Popullata e asaj ane në Referendumin e organizuar me 1, dhe 2,mars 1992 është për autonomi teritoriale me të drejtën e bashkangjitjes shtetit më të afërt në këtë rast Kosovës.
Çfarë qëllimi mendon se kan deklerata të tilla ?
Provokuese dhe jo serioze, sa për të pa reagimin e Shqipëtarve.
Së fundi a keni ndonjë mesazh për t’a përcjell me anë të gazetës kombëtare Bota Sot ?
Bëjmë ftesë, ndihmoni Preshevën,Bujanocin e Medvegjen, është momenti i duhur për ti dalur në ndihmë asaj ane,mos të lejojmë që armiku gjithmon të jetë një hap para neve,nëse zbrazet ajo anë është shumë vonë.Drejtuesit e Fondit humanitar falënderojn të gjitha mediat për ndihmë e sidomos gazetën kombëtare “Bota Sot”.
Intervistojë : Beqir SINA/

Filed Under: Interviste Tagged With: 100 shtepi, Bujanor, Fondi per Kosoven Lindore, Medvegje, Presheve, Xhelal Memeti

INTERVISTE ESKLUZIVE ME KONGRESMENI AMERIKAN JAMES TRAFIKANT,JR.

October 11, 2014 by dgreca

Intervistojë Beqir SINA-Maj 2001/
Cilat janë përshtypjet e kongresmenit republikan për Shqipërinë e sotëme dhe të nesërme? Cili është ndikimi i Lobit shqiptaro-amerikan në kongresin e SHBA-ve ?
Pse Prseidenti Bush duhet të ndryshojë qëndrimine vet ndaj shqipëris? Pse vetëm një shqipëri demokratike është garancë e fortë për një Kosovë të
pavarur? Pse nuk ka paqe dhe qetësi në rajon pa njohjen e pavrsisë së Kosovës? Për të gjitha këto dhe çështje të tjera ekskluzivisht flet kongresmeni i
pavarur Jajmes Trafikant, Jr.Në një intervistë( e cila ri-botohet pa asnjë ndryshim) të bërë 13 vjet më parë me ish kongresmenin amerikan James Trafikant Jr. pas vizitës së tij të parë në Shqipëri, 11 vjet mbas rëzimit të komunizmit, ai deklaroi se në Shqipëri, disa politikan nuk kishin ndryshuar fare “. “Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri . Atje pashë ujq nën lëkurë qengjash” pati deklaruar i ndjeri Trafikant Jr. i cili vdiq javën e kaluar në moshën 73 vjeçare në një aksident.
BEQIR SINA: Zoti Kogresmen, së parit më lejoni t’ju faleminderoj për vizitën tuaj në Shqipëri.! Ju sapo u ishit para disa javëve për vizitë në shqipëri. Ç’farë ju shtyu juve që të bënit këtë vizitë ?
JAJMES TRAFIKANT JR : Unë kamë një mikë të ngushtë, me të cilin kamë qenë në Kongers , ish kongres-menin republikan të Nju-Jork-ut, Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joseph J. DioGuardi-n. Ai është tani njeriu i vetëm që kryeson ndërsjelljen e drejtësisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët etnik në të gjithë botën. Duke pasë parasyshë miqësinë më të , unë e kamë shqyrtuar me shumë kujdes çështjen dhe mu dukën analizat e z. DioGuardi shumë të sakta. Unë e mbështes atë, si dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane , e cila mendoj se është bashkësia e parë që mundë të bëjë lobin shqiptar dhe të ndikoj në politikën amerikane. Ja përse edhe unë jamë përfshirë në të dhe ja përse vazhdoj të përpiqem të japë ndihmën time, Sepse besoj se komunizmi është kanosje e madhe, i cili është ripërtërirë nën qeverisjen në disa vende ish komuniste dhe është evidentuar nga ky rregjim kuazi-komunist, i cili egziston sispas mendimit tim nëpërmjet partisë së Socialiste.
BEQIR SINA: Sa jeni i sigurt se edhe ligjëvënës të tjerë amerikanë, kanë të njëtën ndjenjë sikurse ju, duke patur parasysh ato që ju i keni parë në Tiranë, dhe po na thoni tani ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Nuk jam i sigurt mbi kët pikë, sepse ekzistojnë politkanë që shohin jashtë dritares, se në çfarë drejtimi po lëviz fajtori dhe pas ata vrapojnë dhe përpiqen ti rrahin. Por, mendoj, gjithashtu, se ata janë njoftuar mjaft dhe mundet të takohen me z DioGuardi për të shqyrtuar çështjen në këndëvështrim të lirisë, drejtësisë, dhe pjesmarrjes demokratike të qeverisë në Shqipëri dhe kjo do të thotë se ata do të na mbështesin. Kështu, unë , sa herë kam biseduar me njërin nga antarët e Komisionit të
Mardhënjeve me Jashtë të Shtëpis së Bardhë, Dana Roharbacher e udhëzoja që të kontaktojë me z.DioGuardi dhe të njihet me faktin se komunizmi në Shqipëri, është “një fortesë” në rritje në këtë vend. Jamë i sigurtë që zoti Roharbacher do të kontaktojë me zotin DioGuardi, dhe unë së shpejti do të ofroj një amandament legjislativ në lidhje me Ligën Shqiptaro-Amerikane për të ngritur Opozitën Demokratike në Shqipëri.
Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri . Atje pashë ujq nën lëkurë qengjash. Pashë komunizmin
BEQIR SINA: Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë këtij udhëtimi, dhe a kishin ndryshuar shumë gjërat që nga udhëtimi juaj i fundit në shkurt të 1999 ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Asgjë nuk kishte ndryshuar në Shqipëri. Atje pashë ujq nën lëkur qengjash.Pashë komunizmin. Unë bëhem merak për cilisinë e listave të votuesve dhe jam duke vendosur një pjesë të listës në arshivën e Kongresit. Po e bëjë këtë, që ndonjë ditë ndonjëri mund të bëjë hetime dhe të thotë: ” E njihni Sali Berishën, Josef DioGuardin, Jim Trafikant dhe Ligën Qytetare Shqiptaro- Amerikane je në rregull”. Ajo që më shqetëson mua është gjithashtu mizerja që po jeton populli shqiptar, derdhja e ujrave të zeza dhe
përzjerja me ujin e pijshëm në Shqipëri në disa vende më thanë. Kanalet ujësejllëse aty janë shkatërruar kretësisht. Varfëria është aq shumë e madhe sa që njerzit po copotojnë copat e meremerta nga ndërtesa e bukur e Teatrit të Operave për ta shitur për një cpo buk. Pensionistët po marrin vetëm 150 USD në muaj dhe me këto të ardhura nuk arrijnë të blejnë dotë as buk për të ngrën. Profesorët e universitetve po paguhen vetëm me 100 USD( këto janë të ardhurat e dekadës të parë të demokracisë) në muaj dhe kështu ata janë duke u larguar. Studentët e shkëlqyeshëm, të cilët kërkonin një qeveri Demokratike, u goditën nga rregjimi. Mu për këtë, ata bënë edhe grevë urie. Unë Shqipërinë e shohë si një vend, i cili po ndjek rrugën e menatlitetit të vjetër të Murit të Berlinit, mentalitetin e vjetër Sovjetik. Unë shohë se qeveria po përpiqet të manipulojë opinonin publik. Ata po përpiqen të influecojnë në fuqitë perendimore për të kthyer mbrapësht faqen, në mënyrë që të ruajnë vendin e parë të paktën në opozitë. Por , kjo është duke u ikur prej duarve.
BEQIR SINA: Mëqense erdhem tek kjo pyetje tek qeveria. Mediat pro qeveritare ju sulmojnë juve në një mënyrë anti-amerikane, duke ju akuzuar si bashkëpuntor i mafias, i kriminelve, dhe së bashku me DioGuardin po kërkoheni nga FBI-ja, Ç farë mendoni rreth këtyre akuzave ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Shiko këtu!, Amerika është ndër shtet më të mëdha të botës, por edhe ajo ka problemet e saja. Qeveria janë është bërë aq e fuqishme sa që edhe vetë populli amerikan i frikësohet qeverisjes së tij. Në Amerikë duhet të egzistoj një reform masive. Por, për t’iu kthyer edhe një herë çështjes së Shqipëris, mendoj se është e ndyrë me komunistët e fëlliqur të komentosh këto çështje. Për mua Më mirë është të jesh i vdekur, se sa i kuq Unë këputa një”kordë zëri” në Shqpëri, sepse shqiptarët e dinë se shumë gjëra që diskutohen nuk janë të verteta. Partia Socialiste e di që unë kam përdorur rrugën që vetëm fantazamat mund ta gjejnë. Ata janë komunsit. Dhe kjo është beteja e komunizmit dhe e demokracisë. Shumë njerz janë me mua , sepse unë dëshiroj të bëjë një gjykim të tillë të gjrave.
Unë shpresoj që George ë Bush presidenti ynë i ri, do ta shikojë më seriozisht përfshirijen e qeverisë shqiptare në proceset e demokracisë
BEQIR SINA: Si mund ta shpjegoni indiferentizmin e amabasdës amerikane në Tiranë, rreth akuzave të hedhura kundër jush nga shtypi proqeveritar ?
JAJMES TRAFIKANT JR :Ata që sot janë në ambasadën tonë në Tiranë, janë vënë aty nga administrata e Klintonit. Puna e tyre është që të mbajnë lidhjet. Dhe unë nuk mendoj se ata më duan mua, sepse unë i shikoj ata dretjt e në sy dhe u them atyre atë që mendoj. Ata nuk po bëjnë atë që është në të mirë të
demokracisë dhe po “përfshihen” në bandën e komunstëve. Nuk mendoj se atyre u pëlqen një gjë e till. Por , së fundi, krejt sinqerisht, nuk dua të mallkoj për atë çfarë ata po thonë për mua. Siç e shikoni , në Amerikë ka një ndarje fuqishë e forcash politike dhe si ligjëvënës , unë kam të drejtë të mbaj qëndrime të tilla. E kuptoj se ambasadori i SHBA në Shqipëri( Joseph Limpreht) është mbartës i programit të qeverisë së SHBA-së. Mendoj që qeveria e Klintonit kishte një klimë komuniste, e parë në pikëvështrime të tjera, kurse Ronald Regan shkatërroi komunizmin, prishi Murie Berlinit, shkatërroi Bashkimn Sovjetik, dhe i dha botën, Klintoni , jo vetëm që e ri-vendosi paradigmën e vjetër, por filloi ta fuqizojë atë. Mendoj se kemi një zakon shumë pasiv për të larguar komunizimn dhe socializmin dhe kjo është një e keqe. Shpresoj se ambasadori i SHBA në Shqipëri , i cili është një njeri i zgjuar dhe i plotësuar me dokumentacionin e duhur, do të vijë me sitetemin e ri dhe ka për t’u përpjekur për vlerat e demokracisë. Unë pranoj statusin që Amerika – po merr tani dhe shpresoj që George W. Bush, presidenti i ynë i ri, do të shikojë më seroizisht vlerat e demokracisë në përfshirjen e qeverisë shqiptare. Shpresoj se ai do të vendos në qëndër të vëmëndjes sestemin e koalicionit socialist. Besoj se Shqipëria, është vendi ku ne mund të fillojmë një ri-afërim, një zhvillim të demokracisë së republikave në të gjith botën

Shqipëria është një diktatorship i mbuluar
BEQIR SINA: A ka ndryshime qëndrimesh në mes kongresmenve, kur është fjala për çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë?
JAJMES TRAFIKANT JR :Po. Ka qëndrime të ndryshme. kush e di ? Mbase ata kanë të drejt, mbase janë gabim. Por, unë i urrej komunsitët. Kjo është sëmundje, një sëmundje që jep pushtetin disa individëve që kanë në dorë ushqimin, ndërkohë që mesatarja qytetare është në mëshirë të fatit. Unë besoj se populli shqiptar përsëri mund të marrë vendin e tij nga duart e komunistve. Shqipëria është diktatorship i mbuluar. Kjo është evidencuar nga faktet që jamë duke i vendosur në arshivën e Kongresit. Unë kamë mbledhur mjaft fakte se në zgjedhjet e Tetorit të vitit 2000 votat ishin të manipuluara. Por, unë kam një porosi për shqiptarët që jetojnë në Amerikë. Shqiptarët në Amerikë, kur vjen puna te qeveria e SHBA-ve, duhet të jenë në një zë të përbashkët. Unë për shëmbull do të hartoj dhe do të parqes një projekt në Konges për të siguruar para për infrasturukturën në Tiranë. Por unë nuk do ta bëj një gjë të tillë, nëse koalicioni demokratik nuk është i sukseshëm. Sigurisht, unë nuk do t’i dhuroj rregjimit komunist fonde nga qeveria Amerikane.
BEQIR SINA: Zoti Trafikant nuk mora një përgjigje të drejpërdrejt se si e shpjegoni ju faktin, që administrata e mëparshme i dha kaq kredibilitet Tiranës?
JAJMES TRAFIKANT JR : Unë mendoj që Aemrika është duke shkuar me demokratët më shumë drejt socializmit. Dhe sinqerisht, unë mendoj se shteti ynë është në rrezik, sepse burokratët e adminsitartës së mesëme e drejtojnë Amerikën. Kështu Aemrika ka probleme më të mëdha dhe ajo është në rrezik. Shumë njerëz po përdoren për të arritur synimet e socializmit dhe ata nuk e dinë këtë. Në lidhje me këtë, unë dotë doja të kthehesha përsëri tek Shqipëria dhe te përpjeket që po bëhen për të ndikuar në superfuqinë e vetme Shtet e Bashkura të Amerikës. Ka shumë shqiptar, që nuk e dinë që po përdoren nga komunstët, të cilët po punojnë edhe kundrë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe kjo gjë në fakt nuk duhet të ndodhë. Duhet të ketë vetëm një zë në Washington. Zëri e respektuar në Washington është DioGuardi, ish kongrsmeni republikane Nju Jork-ut, dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. ai mundte të shkojë në në
zyrat më të fuqishme të Washigntonit dhe në se shqiptarët nuk vihen nën kët rrugë, do të humbasin për-pjekjet në emër të kauzës kombëtare shqiptare. Unë për shëmbull nuk kam shumë shqiptar në qarkun tim, por kamë shumë dreqër serb, Por, megjithatë , unë mendoj se drejtësia është në anën e shqiptarve Etnik anembanë botës dhe këtë unë e mbështes për arsye të drejtësisë. Unë pa dyshim, humbas vota për këtë çështje, Antarët e tjerë të kongresit ndoshta nuk do ta bënin këtë. Politikanët nuk pëlqejnë të humbasin vota.
BEQIR SINA: A besoni se vetëm një shqipëri Demokratike mund të sigurojë të ardhmene Kosovës?
JAJMES TRAFIKANT JR :Unë e ofrova legjislacionin orgjinal në lidhje me këtë dhe këshillën e DioGuardit dhe Këshilltares për Çështjet Ballkanike Shierly Cloyes-DioGuardi, për një Kosovë të Pavarur. Unë me ligën Shqiptaro – Ameriakne besojmë se nuk do të ketë paqe pa pavaarsinë e Kosovës duhet t’i sigurojn pakicat serbe me të drejta e tyre dhe të respektojnë ato. Atje duhet të ndërtohet siguria në kushtetutën e përkohshme për të ruajtur të drejtën e të gjith qytetarve.

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, James Traficant Jr

FLET, “NDERI I KOMBIT”- HARRY BAJRAKTARI

October 8, 2014 by dgreca

*KA ARDHUR KOHA QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’ IA KTHEJNË MUNDIN DHE SAKRIFICËN KOMUNITETIT TONË
* Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, nderoi javën e fundit të muajit shtator në një darkë me Vatrën dhe lokalin e njohur Russian Tea Room në Nju Jork, me medalje dhe urdhra Federatën PanShqiptare VATRA, një organizatë KKSHA dhe 8 personalitete të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë/
Intervistoi Beqir SINA/
Në këto ceremoni të organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, zoti Nishani falenderoi dhe vlerësoi lart kontributin e shqiptarëve të Amerikës, në dobi të çështjes kombëtare si dhe nderoi me këtë rast figurat e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe sidomos disa personalitete të dalluara në diasporë, për kontributin e tyre në çështjen kombëtare.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me këtë rast u shprehu mirënjohjen shqiptaro-amerikanëve për ndihmesën e tyre në krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës, për lirinë dhe demokracinë, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Maqedoni dhe në afrimin më të madh mes shqiptarëve dhe popullit amerikan.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në New York, presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, dekoroi me urdhërin ” Nderi i Kombit” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes shqiptare në Washington, veprimtarin e njohur në komunitet zotin Harry Bajraktari. Titull me të cilin u dekoruan edhe Anthony Athanas (post mortum), Nikolla Pano, Richard Lukaj, Jim Xhema, Agim Karaxhozi dhe Dr. Gjon Buçaj. Kurse, Federatën Panshqiptare “Vatra” Presidenti Nishani i nderoi me me titullin ” Urdhëri i Flamurit”, ndërsa Këshillin Shqiptaro-Amerikan me urdhërin “Gjergj Kastrioti”.
Zoti Bajraktari :A keni pritur një nderim kaq të lartë?
H.Bajraktari: Për 100 vjet Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ka qenë dinamik, i gjallë dhe angazhues në jetën amerikane dhe në çështjen kombëtare. I gjallë dhe dinamik ky komunitet është edhe sot. Falë këtij angazhimi mund të them se Komuniteti ynë në SHBA është më i organizuar, më i shkolluar brenda jetës amerikane sesa komunitet e tjetra që jetojnë e veprojnë në këtë hapësirë. Ndihma e këtij komunitetiti nuk ka munguar në asnjë periudhë dhe në asnjë rast të vetëm për mbrojtjen e shqiptarëve në Ballkan. Historia është më e vjetër se një shekull, po aq edhe ndihma e afruar nga ne. Në këtë kontekst po përmendi Konicën, Nolin dhe mikun tim personal Anthony Athanas, i cili, njëherësh, ka qenë edhe mentor i imi si për biznes, ashtu edhe për aktivitetin tim politik. Ne, më të rinjët, kemi trashëguar nga ata më të vjetrit dhe ky zinxhir i aktivitetit tonë kombëtar nuk është shkëputur kurrë.
Të gjithë ne, edhe shokët e mi, për çështjen kombëtare ishim bashkë. Unë jam njëri nga themeluesit e Këshillit Shqiptaro- Amerikan( NAAC). Kam pasur disa pozita në këtë këshill dhe veproj palodhshëm edhe sot brenda tij. Këtu nuk pretendoj të flas për punën dhe aktivitetin tim për 25 vjet të shkuara. Për këtë flasin faktet dhe do të flasë më vonë historia.
E imja është të punoj dhe të kontribuoj për çështjen e atdheut. Kjo është e rëndësishme për mua dhe familjen time. Tërë angazhimin im ka qenë i drejtuar për të bërë diferencën tek populli im në Ballkan.
Çfarë do të thotë për ju personalisht dhe familjen tuaj ” Nderi i Kombit”?
H. Bajraktari: Natyrisht, kam qenë shumë i emocionuar për këtë mirënjohje. Është një respekt për punën time që kam bërë bashkë me shokët e mi për Shqipërinë, Kosovën dhe viset tjera shqiptare në Ballkan. Këtë e konsideroj si motiv për të punuar në kontinuitet për çështjen kombëtare. Ky çmim që m’ u nda mua nga Presidenti i Shqipërisë z. Nishani është një nder i madh për mua dhe punën time, për familjen time dhe për të gjitha ata që kemi punuar së bashku për këtë çështje madhore.
Ju keni marrë shumë vlerësime, dekorata, mirënjohje dhe falënderime nga SHBA Kosova dhe Shqipëria. Cila nga to u ka gëzuar më shumë, përkatësisht cilën e konsideroni më të veçantë?
H. Bajraktari: S’ mund të them se njëra është mbi tjetrën, më e veçantë se tjetra, në fakt se cila e ka vlerën dhe rëndësinë e vet për kohën e veprimit dhe për punën time. Megjithkëtë, do të veçoja tri nga to: atë të Presidentit të SHBA George Bush në vitin 2006, të Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në vitin 2012 dhe këtë që m’ u nda para pak ditësh nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Të gjitha këto kanë qenë një gëzim për mua dhe një shtytje për të punuar edhe më shumë për Amerikën dhe atdheun tim.
Zoti Bajraktari Nëse do t’ u jipej rasti, kujt do t’ ia dedikoshi këtë mirënjohje?
H. Bajraktari: Popullit dhe shtetit amerikan për miqësinë 100 vjeçare, Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Kongresit Amerikan që mbështetën sinqerisht shqiptarët në të gjitha periudhat historike, kur ne ishim të rrezikuar zeriozisht nga hegjemonia e fqinjve tanë në Ballkan.
A mund të përmendni edhe emra tjerë në komunitetin tonë?
H. Bajraktari: Komuniteti ynë, siç theksova më parë, qe një shekull punon për të mirën e atdheut, për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera etnike në Ballkan. Mendoj se ka ardhur koha që këta njerëz për punën dhe sakrificën e tyre, më herët dhe më vonë, nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, të nderohen. Të tillë ka pasur, ka dhe do të ketë edhe në të ardhshmen.
Ju keni shoqëruar shumë liderë e delegacione nga Kosova dhe Shqipëria në Washinkton: në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Cili ishte lideri apo delegacioni i parë?
H. Bajraktari: Delegacionin e parë që unë e shoqërova në Shtëpinë e Bardhë , në hyrje të West Wing, ishte ai i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në vitin 1993, ku u prit nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Clinton, Samuel Richard Berger. Dr. Rugovën e shoqërove edhe kur u prit nga Sekretari i Shtetit Warren Cristopher në vitin 1996, që ishte pritja në nivelin më e lartë në Shtëpinë e Bardh deri në atë kohë. Një delegacion të Këshillt Kombëtar Shqiptaro- Amerikn, ku isha edhe unë, e priti Presidenti i SHBA Bill Clinton në vitin 1999 para fillimit të fushatës së bombardimeve në Serbi. Unë kam shoqëruar edhe delegacione të tjera shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve, në Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Sot dëgjon edhe shprehjen se ajo ç’ ka ndodhur me shqiptarët në Ballkan është mrrekulli. Sa keni qenë optimist në vitet e 90-ta për këtë që ka ndodhur?
H. Bajraktari: Nga natyra jam optimist, sepse këtë e mbështeti me punë. Mund të them se edhe në vitet e 90-ta kam qenë i tillë, gjithnjë optimist se në Kosovë dhe Shqipëri dhe në të gjitha trevat tjera shqiptare do të ndodhin ndryshime pozitive. Kur i vështron sot pas kaq vjetësh, mund të vish në një përfundim fatlum. Kanë ndodhur më shumë ndryshime pozitive sesa që kemi pritur. Këto ndryshime janë historike, sidomos për Kosovën, që fitoi pavarësinë.
Si i mendoni shqiptarët në të ardhshmen?
H. Bajraktari: Duke u nisur nga e sotmja, duke marrë para sysh rezultatet, mendoj se shqiptarët asnjëherë gjatë së kalurës nuk kanë qenë në pozitë më të volitshme. Kjo ecje drejt Evropiës garanton një të ardhshme shumë më stabile të shqiptarëve. S’ ka dyshim se Shqipëria, e cila ka nisur negociatat me Bashimin Evropian, do të jetë pjesë e saj, ndërkaq Kosova pjesë e NATO-s dhe gjithashtu e integruar në Evropë. Jam thellësisht i bindur se në të ardhshmën nuk do të ketë kufij mes tokave shqiptare. Në rretha tjera ndërkombëtare, ashtu siç po e shohim në ç’ drejtim po lëviz bota sot, Amerika dhe Evropa, do të pajtohen që nga dy shtete, të jetë një shtet shqiptar.
A mendoni se ka ardhur koha që shqiptarët e Amerikës të marrin mandat që kanë nga dy shtetet tona- Shqipëria dhe Kosova?
H. Bajraktari: Kur kam ardhur në Amerikë e kam gjetur një komunitet mjaft dinamik që luftonte kundër politikës së dhunshme të Jugosllavis ndaj shqiptarëve dhe politikës diktatoriale të Enver Hoxhës në Shqipëri. Atëherë ka qenë një situatë, nëse mund ta them, e status quos, gjërat nuk lëviznin ashtu si mendonim për shkak të Luftës së Ftoftë mes dy blloqeve, perëndimit dhe lindjes, por kumuniteti shqiptar në SHBA kurrë nuk është ndalur së vepruari për rrëzimin e regjimit të E. Hoxhës dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës. Nëse do të llogaritej matematikisht i tërë kontributi i këtij komuniteti, jam i sigurt se Shqipëria dhe Kosova s’ do ta kenë lehtë të shpërblejnë këtë mund. Ndërkaq, sa i përket mandatit duhet të vlerësojnë ata vetë.

Ju jeni pjesë e diasporës të cilën regjimi i Enver Hoxhës e quante “Mërgata e Qyqeve”. Çfarë mendimi ken ju për figurat e tjera me të cilat keni bashkëpunuar për vite me radhë për rrëzimin e komunizmit, të drejtat politike e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?
H. Bajraktari: Nuk ishim qyqe të mërgatës, por zë i fortë i atdheut, zë që i drejtonim diktatorit Hoxha nga vendet demokratike, nga Amerika dhe Evropa Perëndimore se ajo që po bënte ai ishte një mizori mbi shqiptarët që e mendonin një Shqipëri të lirë, demokratike e qytetare. Sintagma “Mërgata e Qyqve” ishte vetëm një prpogandë e tij e brendshme, siç kishte edhe shumë të tjera për Parinë Punës.
Zoti Bajraktari Së fundi a keni një falënderim për Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Bujar Nishani!
H. Bajraktari: Po! Përzemërsisht, unë e përgëzoj me gjithë zemër kryetarin Nishani për punën e tij të jashtëzakonshme, që po bën për Shqipërinë. Presidenti Nishani ka një vlerësim të lartë edhe këtu në Amerikë.
Ne Foto: Nga e majta: Richard Lukaj, Nikolla Pano, Martin Shkreli, kongresmeni Engel, presidenti Nishani, Harry Bajraktari, Avni Mustafaj. Anthony Athanas-JR, Michael Granoff, CEO of Pomona Capital, dhe ambasadori Ferit Hoxha./

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, harry bajraktari, Interviste, Nderi i Kombit

Bujar Asqeriu: Poezia e Lefter Çipës; një duel midis dhimbjes dhe dashurisë

October 6, 2014 by dgreca

*“Nëpër vargjet e Lefter Çipës”, një album me poezi brilante/
*Grupi i Pilurit dhe poezitë e Çipës, janë thesare të polifonisë shqiptare/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Nëpër vargjet e Lefter Çipës, një album disi i veçantë i Mjeshtrit të Madh Bujar Asqeriu. Një album me poezinë më të bukur të poetit popullor të Bregut, ku janë përzgjedhur 21 poezi dhe janë kënduar pesë nga këngët më të bukura të grupit të Pilurit, poezitë e të cilit historikisht i ka bërë Lefter Çipa. Një album me kolona zanore me mërmërimë nga këngëtarët më të mirë të polifonisë si Nazif Çela me shokë. Përpos tyre dhe kolonë zanore me fyell dhe Cylë nga mjeshtri i madh popullor Vendim Kapaj, i cili ka disa çmime ndërkombëtare. Besoj se me këtë album, kam çuar në vend një premtim të dhënë dhe dëgjuesi, apo spektatori në promovim, do të njohë një poezi ndryshe, që merr vlerat e vërteta thekson Mjeshtri Asqeriu.
Si të lindi një CD me vargjet e Lefter Çipës?
Lefter Çipën dhe grupin e Pilurit, i kam dëgjuar dhe njohur qysh në adoleshencën time padiskutuar pastaj në rininë time, kur ata ishin në majat e interpretimit të këngës polifonike. Grupi i Pilurit dhe tekstet e Lefter Çipës mbeten unike për mua. I dëgjoja këto këngë dhe më hipte një dalldi e paparë, ku rreth meje krijohej një fushë magnetike e fuqishme nga gulçet dhe duhma e shpirtrave njerëzorë të grupit të Pilurit. Sigurisht, shoqëruar me tekstet brilante të Lefterit, ky grup dhe këto këngë krijuan tek unë një respekt, jo vetëm dashuri, por krijuan atë që brenda meje të lulëzonte një ide që një ditë të krijoja një CD me këto këngë dhe tekste brilante. Kjo dëshirë më shoqëroi deri sot që unë e realizova një dëshirë rinore dhe jam i lumtur që realizova albumin me poezinë e Lefter Çipës pasi i kisha dhënë atij një fjalë ashtu si dhe djemve të tij. Kjo dëshirë dhe fjalë e dhënë u realizua në saj të njeriut me zemër të madhe ish- mundësit kampion, njeriut filantrop z. Muhamet Malo. Pra, kjo ditë erdhi dhe unë sot ndihem i qetë shpirtërisht dhe dua që nëpërmjet këtij albumi ashtu si tek vetë unë këto vargje të përcjellin emocione, si vetë vargu dhe fabulat e tij interesante në këto poezi. Dua të theksoj se poezia e Lefterit ka një veçanti në tematikë, pasi ai në pjesën dërrmuese i këndon vendit, Shqipërisë, bukurive të saj, detit, maleve, fushave, pasurive të shumta, historisë së madhe, historisë që është treguar e padrejtë. Ai u këndon burrave dhe grave të kësaj toke që kanë sakrifikuar aq shumë për lirinë e vendit të tyre. Ai u ka kënduar njerëzve punëtorë të Bregut, djemve dhe vajzave të bukura, njerëzve me virtyte sa dhe koha. Gjithë poezia e Lefter Çipës është një duel midis dhimbjes dhe dashurisë. Ai, në këto poezi e sulmon dhimbjen me dashuri, me krenari, me fuqi shpirtërore të pakufishme dhe përcjell me vargjet e tij dashuri njerëzore, optimizëm, bukuri gjerësi njerëzore dhe dashurinë e pakufishme për lirinë.
Ju e keni dëgjuar,- siç thatë grupin e Pilurit dhe poezitë e Lefterit që në adoleshencë. Cilat nga këto këngë ju kanë ngelur në mendje?
Ato janë disa, por unë do të veçoj “Kënga e atdheut tim”, kënga e Naimit, por “Bejke e bardhë” për mua ngelet himn, për gjetjen, figuracionin, interpretimin. Mendoj se, këto këngë do të ngelen të ngulitura në memorien e popullit tonë, si kështjella të melodisë së përkryer, si vargje mbuluar me fije ari, pasi e kanë burimin në folklorin e paçmueshëm të popullit tonë. Grupi i Pilurit me këto këngë dhe tekste është dhe do të mbetet një ndër grupet më të spikatura të polifonisë së pashoqe shqiptare.
Kur e ke takuar për herë të parë Lefter Çipën?
Kam qenë shumë i ri kur e kam takuar. E kam takuar në Vlorën time, kur ai vinte për koncerte me grupin e Pilurit. Ai përpara teatrit me cigaren në buzë që nuk e ndante kurrë dukej në tension. Do të ishte viti 1975. Gjithmonë me kollare, që se heq kurrë (të ndryshme, ku mbizotëron e kuqja), me atë çantën nën sqetull që e ka si thesaret e Egjiptit (pasi aty mban krijimtarinë), e shihja dhe çuditesha me temperamentin e tij. Kur u prezantuam ai ishte ndryshe. I qetë, plot finesë. Biseda me të ishte plot dritë. Kështu ishte njohja ime me të. Ai kishte një vrull dhe dinamizëm që rrallë e gjen në përditshmëri tek njerëzit. Ishte befasues. Kishte një ekspresivitet, komunikim dhe plastik krejt të veçantë. Mua më ka mbetur në kujtesë disa takime në atë moshë, kur vinte në Vlorë. Me kalimin e viteve takimet tona ishin të vazhdueshme. U bënë të zakonshme, pro bisedat e tij, vargjet e tij në kohë të caktuara ishin dhe mbeten të jashtëzakonshme. Ti në bisedë me të mund të thuash një fjali apo një varg poetik pa dashur. Ai mbi këtë fjali apo varg mund të ndërtojë një poezi të tërë. Pra ai merr spunton, merr shkëndijën pastaj shpërthen dhe ndërton botën e tij, me saktësi, me përpikëri, sa të habit. Ai është nj gurrë, është si burimi i maleve të Bregut, që gurgullon pa reshtur, shpirti i tij është nj ndërtesë unike krijuese, emocionale, mençurore dhe krenare.
Në këtë album sa interpretime tuajat keni dhe si është ndërtuar ky album disi i veçantë?
Unë në këtë album kam interpretuar 21 poezi nga më të bukurat, më të zgjedhurat. Gjithë albumi zgjat një orë e 20 minuta. Në album kam futur rreth pesë këngë nga grupi i Pilurit. Këto i kam alternuar, pesë poezi një këngë deri në fund. Kjo, për t’i dhënë albumit një thyerje. Është shumë e rëndësishme të përmend këtu dhe në futjen e një kolone zanore midis poezive kam futur melodi me fyell, ku interpreton mjeshtri i fyellit dhe i Culës z.Vendim Kapaj nga Vlora. Ai ka marrë pjesë në shumë Festivale ndërkombëtare, ku ka marrë me dhjetëra çmime. Por kam futur njëkohësisht dhe zëra magjistarësh si Nazif Çelë si dhe Hyson dhe Mehmetin nga Gjirokastra, të cilët bëjnë një mërmërimë një kolanë tjetër zanore që i shkon për shtat kësaj poezie të veçantë.
Gjithë kolona zanore përbëhet nga?
Melodia me fyell, kolona zanore me mërmërimë, ku janë gjithsej katër artistë popullor si dhe grupi i Pilurit. Gjithë puna është ndërtuar në grup, ku këngët e Pilurit i japin temp tjetër kur poezia e interpretuar arrin kulmet e fjalëve drithëruese.
Ky album është punuar në mënyrë regjisoriale?
Sigurisht. Regjia është pjesë e pazëvendësueshme e çdo pune artistike serioze. Edhe interpretimi poetik, pavarësisht se, duket i lehtë është rol, është interpretim artistik. Regjisori ka vendin dhe punën e tij. Ai nuk të lë të kalosh sensin e masës kur ti je në kulmin e interpretimit dhe mendon se ke arritur gjithçka. Emocioni disa herë të mbërthen saqë mendon se çdo gjë ecën ën vaj kur na fakt mund të kalohet sens i masës. Në këtë album unë regjisor kam pasur mikun tim Naun Shundi, i cili ka dhënë ndihmesën e tij shumë të mirë në momente të caktuara.
Çfarë përbën në krijimtarinë tuaj ky album?
Unë mendoj se kemi të bëjmë me një produkt artistik bio, sepse e tillë është poezia e Lefter Çipës dhe kështu është ndërtuar gjithë konstruksioni i këtij albumi. Një album që ndoshta nuk është praktikuar, por që nxjerr në dritë disa thesare që jo gjithmonë marrin vlerat e duhura. Koha këto thesare ndoshta i ka lënë në pluhurin e harresës dhe na takon neve artistëve t’i vendosim në Panteonin e lavdisë me atë shkëlqim që kanë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Bujar Asqeriu, Bujar Asqeriu: Poezia e Lefter Çipës; një duel midis, dhimbjes dhe dashurisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • 173
  • …
  • 216
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT