• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BISEDA PUTIN- VUÇIÇ NE KOMENTIN E AP & TASSIT

March 30, 2018 by dgreca

PRESIDENTI I SERBISE DHE AI I RUSISE DISKUTUEN INCIDENTIN QE GJAU NE KOSOVE/

Simbas AP e TASSIT/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Presidenti i Serbise Aleksander Vuciq pati nji besede telefonike me Presidentin e Rusise Vladimir Putin rreth arrestimit te nji zyrtari te nalte te Srbise ne Kosove. Drejtori i zyres qeveritare serbe qe merret me ceshtjen e Kosoves Marko Gjuriq u arrestue dhe u debue nga Kosova me 26 mars,mbasi hyni pa leje zyrtare ne Kosove.Ai u arrestue ne qytetin e Mitrovices, i cili asht i ndam ndermjet bashkesise shqiptare dhe asaj serbe.Ky incident shkaktoi shqetsim se mund te perfundoje ne perseritjen e trazinave ne ate zone.
Simbas nji deklarate nga zyra e Vuciqit, presidenti serb kerkoi keshillime nga Putini se si me iu kunder vu kesaj dhune nga ana e Kosoves kunder serbve.
Ne ate deklarate u tha gjithashtu se Vuciq kerkoi keshillime nga Putini “sepse, asht plotesisht e qarte,se shqiptaret e Kosoves kane perkrahje te madhe, nga shume vende perendimore per deklarimin e njianshem te pavarsise se Kosoves para dhjete vjeteve.”
Ne nji deklarate te Kremlinit thuhet se Putini dhe presidenti Viciq e shqyrtuen ceshtjen e Kosoves “ne kontekstin e nji veprimi provokues nga autoritete e Prishtines.” kunder Gjuriqit.
Me 28 te vazhduesit, pakica kombetare serbe e Kosoves kerkoi qe ministri i mbrendshem dhe shefi i policis te japin dorheqjen per arsye te arrestimit te Gjuriqit.
Nderkohe qe Rusia perkrah pretendimet serbe ndaj ish krahines ne fjale,Shtetet e Bashkueme e shume vende perendimore e kane njoftun pavvaresine e Kosoves.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli, takimi Putin-Vuçiç

Pas takimit me Mogherinin-Thaçi: Të fokusohemi në rrugën përpara!

March 27, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Sot bisedova përsëri me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën edhe një herë u pajtuam për nevojën e uljes së tensioneve, sepse dialogu nuk ka alternativë dhe të gjithë duhet të fokusohemi në rrugën përpara. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së më njoftoi se sot do të udhëtojë në Beograd për të takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’ia bartur edhe atij mesazhin e njëjtë se dialogu dhe pajtimi janë e vetmja rrugë përpara/

1 Thaci Mogherini

-Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës/

 PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, deklatoi sot ae pikërisht në ditën kur institucionet e Kosovës filluan punën për krijimin e Grupit Punues të gjerë institucional, që do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndodhi provokimi nga shteti i Serbisë.

 “Këtë e konfirmon edhe vendimi i sotëm për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës”, thekson deklarata e dërguar pak më parë.

Shtohet se, zhvillimet e së hënës, më 26 mars 2018, janë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në Kosovë, si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Bëj ftesë që të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe të mbesim të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtim”, shprehet Presidenti.

 Sot, vijon Thaçi, bisedova përsëri me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën edhe një herë u pajtuam për nevojën e uljes së tensioneve, sepse dialogu nuk ka alternativë dhe të gjithë duhet të fokusohemi në rrugën përpara.“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së më njoftoi se sot do të udhëtojë në Beograd për të takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’ia bartur edhe atij mesazhin e njëjtë se dialogu dhe pajtimi janë e vetmja rrugë përpara”, bën të ditur Presidenti i Kosovës.Ai vijon se, Kosova mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit në tërë territorin e saj dhe do të kërkojë gjithmonë që të gjithë t’i respektojnë ligjet e Kosovës.“Më vjen keq që ngjarjet e djeshme kanë trazuar paqen dhe kanë shqetësuar të gjitha komunitetet e Kosovës, por i ftoj të gjithë që ta ruajnë arsyen”, thekon Thaçi.

Presidenti përfundon se, derisa policia ka treguar profesionalizëm në punën e saj, e përshëndes edhe reagimin e institucioneve të shtetit, veçanërisht të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Kosovës që kanë reaguar me kohë, si dhe gatishmërinë e tyre që të shqyrtojnë dhe të vlerësojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë të gjitha zhvillimet e ditës së hënë, 26 mars 2018, të lidhura me hyrjen ilegale të Marko Gjuriçit në Kosovë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: deklarate, takim me Mogherinin, Thaci

PROKURORIA TE HETOJE POLITIKANËT, SHKATËRRUES TË ATDHEUT

March 26, 2018 by dgreca

1 Kulluri
Nga Nuri Kulluri/Dukat/ Vlore/

Unë Nuro Kulluri, pronar autokton në fshatin Dukat, të rrethit të Vlorës, që i kam kaluar 80 vjeç mbaj mend mirë gjithësa ka ndodhur  prej viteve 1950 në krahinën dhe në fshatin tonë. Ndjek rregullisht shtypin e ditës dhe kënaqem që gazetarët po kritikojnë anarkinë e pronës të krijuar nëpërmjet ligjeve të miratuara në Kuvend nga deputetët e bindur kryetarëve të PD dhe PS .

Kujtoj vitin 2010-2011 kur djemtë e Dukatit, për të mbrojtur pronat e të parëve të tyre nga politikanët zaptues, u bashkuan dhe i ndoqën me gurë  policët e armatosur të forcave speciale të dërguar nga ish kryeministri Sali Berisha. Pas kësaj proteste Qeveria arrestoi dhe burgosi 16 burra, duke i mbajtur pa asnjë kusht qoftë edhe minimal për 72 orë. Pas 72 orësh personat e arrestuar u dërguan në gjyq, me duar të lidhura dy e nga dy, sikur të ishin super kriminelë. Kjo u bë për presion psikologjik, Gjyqi nuk dënoi asnjë prej protestuesve , protestuesit firuan, qeveria dhe policia mbajten turpin. Në vitin 2015 kur kryeministër ishte Edi Rama, në zonën e Shën Vsil të Karaburunit, ka janë prona të fisit Bodoj, deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli bleu 320 hektarë nga shtetasi Jakup Mëzi. Brënda këtyre pronave fisi Bodaj ka akoma shtëpitë të ndërtuara që nga koha e Turqisë. Eshtë detyrim i shtetit të gjejë se nga i bleu ky Jakup, këtë pronë që ka zot, kur dihet nga e gjithë krahina që vetë Jakupi nuk ka asnjë lidhje trashëgimie me fisin Bodoj ose ndonje fist jetër në Dukat. Ka ardhur koha që  Prokuroria që gjejë se kush i ka fallsifikuar dokumentate këtij trafiku pronash që është shumë herë më i madh se vjedhja e pronës me fallsifikim dhe mashtrim e bërë në Lezhë. Prokuroria duhet ti hetojë dhe ti dërgojë ata në gjykatë duke kërkuar që Gjykata të shpalli të pavlefshme dhe të pa qena aktin e shitjes dhe të dënojë grupin e fallsifikatorëve që të paguajnë dëmin e shkaktuar. Deri sot, megjithse Bodojt e vërtetojnë pronësisnë me dokumenta që nga koha e Turqisë, problemi nuk ka marrë akoma zgjidhje.  Po vjen koha që burrat e Dukatit të bashkohen dhe përsëri të flasin të gjithë me një zë dhe rreshtohen të gjithë me një komandë të vetme. Zoti Rama nuk po e kupton realitetin ose nuk është burrë shteti deri sa vetë ka deklaruar se janë disa mijëra të vrarë për shkak të gabimit me pronën që filloi Sali berisha dhe Fatos Nano. Edi Rama na premtoi për zgjidhje konform kushtetutës por nuk ka gjetur kohën të bëjë një takim me pronarët dhe me vendimet qe merr po na shtyn në luftë civile. Shpresuam tek Edi Rama por jemi thellësisht të zhgënjyer me këto që bëri dhe po bën për pronarët duke ju mohuar pronën e trashëguar. Sali Berisha sot Lunzim Basha dhe Edi Rama nuk duan të kuptojnë se mohimi i pronës është mohim i dinjitetit njerëzor dhe mohim i atdheut dhe për këtë le të sqarojnë popullin, kur të dalin në ekrane të TV. Ky grusht politikanësh padrejtësinë e filluar me ligjin 7501, po e thellojnë edhe më shumë me kompensimet që parashikohen me ligjin 133/2015. Miratimi i ligjit 133/2015 nga Kuvendi dhe nga Gjykata Kushtetuese janë turpi i drejtësisë sepse nuk ka asnjë nen të Kushtetutës që të justifikojë pse tokat turistike nuk i kthehen të zotit.  Nëpërmjet gënjeshtrave që ju rerviren Strasburgut, kërkohet të na mbushin mendjen se kompensimi qënka njëlloj i mirë sa dhe kthimi dhe ne pronarët e pronave dhe kullotave tona në Karaburun dhe në bregdetin e Vlorës, duhet të mjafohemi me kompensimin pasi ato toka i  kanë përfituar me ligj dhe pa ligj oligarkia politike. i bëj apel gazetarëve dhe analistëve politikë që të sqarojnë grupin e specialistëve amerimanë të DEA se e kanë shumë të lehtë të gjejnë se si është bërë pastrami i parave . Mjafton qe antimafia të bëjnë një shëtitje në bregdetin e Vlorës dhe pastaj kërkojnë dokumentacionet për ndërtimet pa leje të ndërtuara në këtë zonë turistike në prona të zaptuara. Me këto ndërtime pa leje është mbushur i gjithë bregdeti i Vlorës. Ligji për legalizimin e tyre që e miratoi ky Parlament, mos veprimi i policisë ndertimore për të mos lejuar pushtimin e trojeve dhe realizimin e ndërtimeve pa leje , regjistrimi ture në hipotekë dhe shitja e tyre për qytetarë të ndryshëm, është ligji për pastimin e parave për të cilën nuk ka nevojë të shkohet në bankat jashtë shtetit.

Politikanët tanë  që dolën në krye pas vitit 1991, qëlluan të gjithë  një  fatalitet për Shqipërinë dhe Kombin tonë . Ne duhet t’i lutemi Zotit për politikën Amerikane që po e paralizon këtë pluralizëm kriminal që po bëhet 27 vjeçar. Por nëse tek drejtuesit e politikës së sotme Edi Rama dhe Lulzim Basha ndërgjegja kombëtare nuk është  mposhtur nga nxitja për para dhe përvetësim, ata le të reagojnë dhe nëse kjo bëhet sot specialistët e Vetingut do të kenë të mbylur burimin e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Asnjëherë nuk është vonë për të korigjuar gabimet.

 Me shpresë se gjithmon[ do fitoj[ i ndershmi dhe drejt[sia.

Filed Under: Komente Tagged With: Hetim Politikaneve, Nuro kulluri, prokuroria

Bota dhe njeriu i saj

March 25, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Bota përmban njerëz te vegjël. Aq shumë jane ata sa që i larti, i miri, mbetet i padukshëm. Por është ajo që s’duket që i jep ngjyrimet kësaj bote. Prej të padukëshmes, bota vjedh e vishet, dhe ndryshon fytyrën e saj, për t’u shtirrë a dukur njerëzore. Sepse po ta shohësh thellë Bota është tokë, baltë, dhè, pisllëk, e ndyrë, e natyrëshme, plot miq të rremë, ziliqarë, të pangopur me gjak të pastër. Dhe këta krijojnë përgjithësime, vlera të rreme, edhe shprehje, si për shembull “popull”. Pastaj i japin atij fuqi, e bëjnë sundues të leckosur, manikinën, vetë vihen në krye dhe çdo gjë e kryejnë “në emër të popullit”. Sa qesharake!
Vetëm kur njerëzit janë injorantë, ata bëhen më lehtësisht të korruptuar dhe degjenerojnë në turmë, sepse nuk janë në gjendje të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Uzurpimi bëhet i lehtë. Së shpejti një uzurpator zbulohet, dhe njerëzit vetë bëhen instrumente të gatshëm për shkatërrim dhe shkatërrimin e vetes.
Ligji dhe rendi politik janë krijime të njeriut. Kontrata shoqërore midis qytetarëve dhe rendit politik janë thjesht mjete drejt një qëllimi përfundimtar, që është përfitimi i individëve të përfshirë në ‘të. Kjo kontratë mbetet legjitime vetëm nëse nënshkruesit i pëmbahen ose e përmbushin atë. Sipas Hobsit, “qytetarët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen qeverisë kur kjo është shumë e dobët për të vepruar në mënyrë efektive” kundër dukurive, si kriminaliteti e korrupsioni që shqetësojnë jetën e tyre. Sipas teoricienëve të tjerë, si Locke e Rousseau, “kur qeveria dështon të kënaqë vullnetin e përgjithshëm apo të sigurojë të drejtat e tyre, qytetarët mund të tërheqin detyrimin për t’iu bindur një qeverie të tillë, dhe për të ndryshuar udhëheqjen, zgjedhjet, por edhe dhuna, mbeten zgjidhja.”

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Bota, dhe njeriu i saj

AMERIKA URON KOSOVËN

March 22, 2018 by dgreca

-Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin  e Kufirit me Malin e Zi/

1 ambasadori Delawie demark

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/PRISHTINË,22 Mars 2018/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dërgoi sot këtë deklaratë: Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishnme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë. Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëem për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyejnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.

1 Tym ne kuvend

22 March 2018

U.S. EMBASSY STATEMENT ON THE RATIFICATION OF THE BORDER DEMARCATION AGREEMENT WITH MONTENEGRO

 Congratulations to the people of Kosovo on the ratification of the border demarcation agreement with Montenegro.  Ratification is an important achievement that affirms Kosovo’s place in Europe.  Each member of parliament who voted to ratify this agreement can be proud to know you have done the right and courageous thing for the good of your country.  Now the Assembly and Kosovo’s government must turn its attention to other priority agenda items that will move Kosovo forward on rule of law, on economic development and on Kosovo’s Euro-Atlantic aspirations.  The Embassy of the United States will continue to support the efforts of Kosovo’s citizens to achieve full integration into the European family of nations.

***

RATIFIKIMI I MARRËVESHJES SË DEMARKACIONIT KOSOVË-MALI I ZI U BË ME 80 VOTA, KUSH NUK ISHTE NË SEANCË E NUK VOTOI

Votimi në Kuvendin kosovar i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi  u bë të mërkurë të 21 marsit, pas debateve e shumë replikave  e që kanë përfunduar rreth një orë pas mesnatës në seancën e jashtëzakonshme të nisur në pasditen e një dite më parë, pas katër shtyrjeve në pritje të sigurimit të numrit të nevojshëm të votave.Për kalimin e Projektligjit duheshin dy të tretat e votave, së paku 80 të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.Kuvendi i Kosovës pikërisht me 80 vota pro miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi, pas katër ndërprerjeve ditën e djeshme nga gazi lotsjellës i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shumicës së të cilëve pas këtyre veprimeve Kryesia e Kuvendit ua  shqiptoi masën disiplinore ndalim i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018, kur u votua për demarkacionin.Në momentin e votimit në sallën e Kuvendit të Kosovës ishte vetëm një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila edhe me gaz lotsjellës kundërshtonte demarkacionin ashtu si ishte në marrveshjen për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.Nga gurpi parlamentar 10 anëtarësh i Listës Serbe në votim erdhi dhe dha votën pro vetëm një deputet goran, ndërsa 9 të tjerët serbë nuk morën pjesë as në votim e as në seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi .

Filed Under: Komente Tagged With: AMERIKA URON KOSOVËN, Behlul Jashari, demarkacioni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 153
  • 154
  • 155
  • 156
  • 157
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT