• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës

July 26, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë/

1 Ramushi

-Kryeministri Haradinaj: Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi!/

PRISHTINË, 26 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Përkujtohet sot pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi, i rënë në korrik 2011 në operacionin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, në veri të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet: “Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, sot ka bërë homazhe te lapidari i Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në përvjetorin e shtatë të rënies së tij.

 Para menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj nderoi veprën heroike të Enver Zymberit.“Lavdi për Enverin, lavdi për veprën dhe sakrificën e tij”, tha kryeministri Haradinaj.

 Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shprehë nderimet më të sinqerta për familjen e policit të rënë në detyrë, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në shtatë vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës dhe në mbrojtje të kufijve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës.

 “Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën e pavarur. Lavdi”, tha Kryeministri Haradinaj.

 Enver Zymberi, ndërroi jetë më 26 korrik 2011, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme serbe që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës.Ceremonia përkujtimore filloi nga ora 10:00, kur në shenjë nderimi u vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet për në vendlindjen e Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.

Filed Under: Komente Tagged With: fundi i idese, Kryeminsitri Haradinaj, ndarjes se kosoves

Artikujt e fundit

  • HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DR. GJON BUÇAJ DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022
  • HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DALIP GRECËN DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022
  • LAMTUMIRË DALIP GRECA
  • SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT