• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHSHA NË ÇIKAGO URON PËR MOTMOTIN E RI GAZETËN ,,DIELLI,,

December 31, 2017 by dgreca

SHSHA NË ÇIKAGO URON PËR MOTMOTIN E RI GAZETËN ,,DIELLI,,/

1-karacica
E nderuara Redaksi,
 
Tash një shekull Gazeta,,Dielli,,ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe ,,senatore,,për Diasporën Shqiptare në Amerikë.
 
Bota lajmit shqip nga Amerika,u nis udhëve të Atdheut me mesazhin se diaspora shqiptare nuk ka tjetër Atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës dhe,nëpër vite ajo u bë gardiane për çështjen shqiptare dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
Gazeta ,,Dielli,,në Amerikë në mëngjeset e jetës për mërgimtarët shqiptaro-amerikanë,foli shqip përmes botës së lajmit për ty Shqipëri etnike dhe për atdheun tonë të dytë Amerikën e lirë dhe mikja e përjetshme për kombin shqiptar në Ballkan.
 
Me Gazetën,,Dielli,,dhe për Diellin shqiptar që në kahet e demokracisë diaspora në Amerikë uron që në këtë Motmor të Ri 2018,suksese të reja në kërkim të lajmit shqip për diasporën,për kombin shqiptar dhe për ty Shqipëri!
 
Me ty gazetë,,Dielli,,shohim më mirë mëngjeset e jetës së diasporës shqiptare në Amerikë!
 
Me respekt,

Skënder Karaçica

 Executive Director

Albanian-American Association 
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Filed Under: Komente Tagged With: dielli, Gezuar 2018, SHSHA Cikago

UK LUSHI: Letër e Hapur Gjykatësit Beqir Kalludra

December 30, 2017 by dgreca

1 Uk LushiPress

I nderuar Gjykatës Kalludra,
përderisa jemi vetëm dy-tri ditë larg ndërrimit të motmoteve, në radhë të parë dua t’ju shpreh dëshirat e mia më të mira për Vitin e Ri 2018. Mund ta marr me mend sa të bukura do të jenë e kremtja dhe dhuratat që do të shkëmbeni me familjarët dhe shokët tuaj. Por këtë mundësi festimi dhe gëzimi, për shkak të vendimit tuaj t’i mbani në paraburgim për një rast diskutabil, nuk do ta kenë Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, dy prindër si ju dhe përfaqësuesë kuvendorë të popullit të Kosovës.
I nderuar Gjykatës,

që të zhduk çfarëdo tisi paragjykimi, para se të rreshtoj mendimet dhe argumentet e mia lidhur me mosarsyen e mbajtjes në burg, që unë e cilësoj si të padrejtë, të zonjës Kadaj-Bujupi dhe zotit Kurti, me krenari deklaroj respektin tim më të lartë për gjyqtarët dhe pohoj rëndësinë e gjyqësisë në shoqëri dhe shtet.

Poashtu, lejomëni t’ju informoj, që, nuk jam anëtar i organizatës Lëvizja Vetëvendosje, në dhe përmes së cilës veprojnë si aktivistë politikë të dy të burgosurit tuaj.
E them pa mëdyshje, po të kisha qenë unë në vendin e tyre dhe deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës në vitet 2015-16, nuk do të kisha hedhur gaz lotësjellës si mjet politik. Mirëpo ky vlerësim imi nuk mundet ta delegjitmizojë ose gjykojë të drejtën e përdorimit të një metode politike— të pakëndshme por të tolerueshme— nga persona gjegjësisht subjekte politike. Ç’ është më me rëndësi, legjitimitetin e një veprimi politik nuk mund ta gjykoni as ju dhe asnjë gjykatës legal askund në botë. Gjykatësi i vetëm që duhet dhe mund të jep verdikte për sjellje politike është sovrani.
Gjykatës Kalludra,
simbas mendimit tim, gabimin e parë formal ju dhe Gjykata Themelore e Prishtinës e keni bërë duke pranuar që ju të jeni gjyqtar i rastit lidhur me hedhjen e lotësjellësit në ambientet e Kuvendit ndërsa ju keni mbikëqyrë gjykimin dhe marrë vendim për dënimin me 21 vjet dhe gjashtë muaj burg për tre aktivistë dhe një deputet  të VV-së për sulm kundër ndërtesës së Kuvendit. Nëse nuk jam gabim, Gjykata Themelore e Prishtinës ka 65 gjyqtarë tjerë dhe mosmarrja juaj me rastin e lotësjellës-gjuajtësve do të kishte vrarë dyshimet për konflikt interesi, ndërkaq që do të ishte mundësuar detashmenti minimal juridik.

Po përmend këtë lëshim (të rëndë) procedural sepse ju po mbani në burg Kadaj-Bujupin dhe Kurtin pikërisht duke përdoruar rregullat procedurale të ndëshkimit për personat që nuk u përgjigjen thirrjeve dhe urdhërave gjyqësorë.

Sido që të jetë, para se të paraqes mendimet dhe argumentet e mia pse krejt rasti është i pagjykueshëm dhe një parodi juridike, le të supozojmë për një çast, që, proceduralisht, ju po zbatoni ligjin dhe keni dashur të jepni një leksion për mosrespektimin e gjykatës dhe thirrjeve të saj nga ana e Kadaj-Bujupit dhe Kurtit.

Dy të pandehurit janë në burg më shumë se një muaj tashmë dhe vazhdimi i paraburgimit për deputetët është masë disproporcionale për një shkelje joserioze. Paramendoni nëse një qytetar do të dënohej me 100 vjet burgim për një kundërvajtje komunikacioni. Dënimi i shpërpjestueshëm dhe përdorimi arbitrar i fuqisë suaj si gjykatës, kontribon vetëm në zbehjen e besimit qytetar në paanësinë e nevojshme të drejtësisë dhe nuk sjell asnjë të mirë juridike dhe as shoqërore.

I nderuar Gjykatës Kalludra,
zonja Kadaj-Bujupi dhe zoti Kurti duhet të lirohen sa më parë nga ju, nëse ende jo për mungesë meritash juridike të akuzave kundër tyre dhe bashkëkomplotistëve nga VV-ja, AAK-ja dhe Nisma, për të cilat gjithmonë ekziston opcioni të testohen në gjykim, atëherë, gjithësesi, për arsye trajtimi të barabartë për Kadaj-Bujupin dhe Kurtin që të kenë të drejtën të mbrohen në liri si 27-28 pjesëmarrësit tjerë në vepër, qofshin kryesë të akuzës së aluduar respektivisht fajtorë, qofshin aksesorë në komplot respektivisht bashkëfajtorë.

Gjykatës Kalludra,

njëri nga pjesëmarrësit e atëbotshëm të ndërmarrjes, sipas jush, penale, zoti Ramush Haradinaj, sot, është kryeministër i Republikës. A do të gjykoni, ju apo Departmenti për Krime të Rënda, i nderuar ndarës i drejtësisë, edhe kryeministrin Haradinaj apo zv.kryeministrin Fatmir Limaj? Po ministrin Pal Lekaj? Po 25 ish- apo deputetët aktualë që ishin pjesë e gaz-hedhjes?
Që një akt të konsiderohet penal (actus reus), zakonisht, doemos, duhet të shoqërohet me një motiv apo qëllim kriminal (mens rea). Ndonëse çdo krim është shkelje ligji, jo çdo shkelje ligji është krim. Në aktet politike të hedhjes së gazit në parlament nuk ka motive dhe interesa kriminale. Më e shumta që mund të kërkohet juridikisht në këtë lëndë është zhdëmtim civil nga të pranishmit në sallën e mbledhjeve, por dhe kjo është shumë vështirë e realizueshme.

Deputetët opozitarë në vitet 2015 dhe 2016, gjatë hedhjes së gazit, kanë vepruar politikisht dhe bile me 23 dhjetor 2015 kanë marrë përligjje të fuqishme juridike dhe kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila, në aktgjykimin e saj, ka konstatuar 24 shkelje ose mospërputhje kushtetuese në draftet dhe dokumentet e projektit për Bashkësinë së Komunave të Kosovës me popullatë etnike shumicë serbe, e cila ka qenë një ndër dy arsyet e këmbënguljes kundërshtuese të opozitës dhe ndezjes së boçave të lotësjelluesit në Kuvend.
Pra, janë dy rrafshe ku ju nuk mund operoni si gjykatës; ai politik dhe ai kushtetues, dhe sëkëndejmi, nuk ka asnjë logjikë të vazhdohet procesi për lotësjellësin. Në të vërtetë, procedimi i mëtutjeshëm u fut ju personalisht në ujëra të kalimit të kompetencave tuaja kurse Gjykatën Themelore në terrirorin e tejkalimit të fuqive juridike dhe juridiksionale. Për më keq, marrja juaj dhe sistemit të drejtësisë me rastin rrezikon të ndikojë në proceset politike dhe partiake dhe kështu, ju dhe gjykata, nga gardianë të interesit kolektiv shndërroheni në influencuesë dhe përcaktuesëë të zhvillimeve politike dhe partiake, sidomos marrë parasysh sitauatën e rëndë që e pret Kosovën 18-36 muajt e ardhshëm dhe pas shpalljes së zotit Kurti se do të garojë për (ri)zgjedhje si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
I nderuar Gjykatës Kalludra,

shteti ynë është krijuar me sakrifica të mëdha, pas vuajtjes së mijëra vjet burg të qytetarëve të Kosovës të kaluara në kazamatet e pushtuesit tonë ish-Jugosllavisë. Ne të gjithë e kemi bërë shtetin që ai të jetë mbrojtësi dhe trajtuesi fer dhe i drejtë për të gjithë, si ata që mendojnë dhe operojnë politikisht si ne, si ata që përdorin mendime dhe veprime të ndryshme nga tonat. Sigurisht që legaliteti i ligjit duhet respektuar dhe kur nuk respektohet ndëshkimet përkatëse duhet aplikuar, porse në rastin e lotësjellësit ju keni dalur jashtë konturave. Nëse dikush nga politika apo segmente të errëta ju ndikon apo u bën trysni, ju duhet të flisni publikisht, dhe, asessi s’ duhet të pranoni të përkulni kurrizin sepse kurrizi i përkulur i gjykatësve është fillimi i rrëshqitjes drejt vdekjes i çdo shoqërie, shteti dhe populli. Drejtësia jonë ka të bëjë aq shumë punë me rastet e të miturve, dhunës në familje, korrupsionit dhe vrasjeve. Përqendrohuni atje— ju dhe gjykatat tona.
I nderuar Gjykatës Beqir Kalludra,
ju lutem merrni parasysh mendimet dhe argumentet e mësipërme nga një qytetar i Republikës se Kosovës dhe duke përdorur edhe ndjeshmërinë njerëzore, një komponentë e gjyqtarisë prej kohëve më të lashta, lironi nga paraburgimi dhe burgu bashkëqytetarët tonë, Donika Kada-Bujupi dhe Albin Kurti.  Ju siguroj që votuesit janë dhe do të jenë gjykatësit më të mirë të mundshëm për politikanët, si për t’i dënuar si për t’i shpërblyer. Na lejoni ne të vendosim për përfaqësuesit tonë.
I nderuar Gjykatës Kalludra,

shpresoj që do të veproni para natës madhështore të motmotndërrimit dhe zonja Kadaj-Bujupi dhe zoti Kurti do të mund të kalojnë, si ju, festimin e ardhjes së Vitit të Ri bashkë me fëmijët e tyre, familjet dhe miqtë e tyre.

Sinqerisht i juaji,

Uk Lushi

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gjykatësit Beqir Kalludra, UK LUSHI: Letër e Hapur

TRAGJEDI NË BRONX, 12 TË VDEKUR, 14 TË PLAGOSUR

December 29, 2017 by dgreca

NDERTESA QE U PERFSHI NGA FLAKET DHE KU NDODHI TRAGJEDIA PROSPECT AVE & 187 STREET, ESHTE VETEM GJYSEM BLLOKU LARG VATRES/

1514519021361

Mbrëmjen e së Enjtes, 28 Dhjetor 2017, një zjarr i tmerrshëm, i ndihmuar nga era ka shkaktuar tragjedi në Bronx. Flaket kane perfshire një ndërtesë 100 vjecare, që është në të njëtën zonë me ndërtesën e Vatrës, në Prospect Avenue, gjysem blloku larg.  Rastësisht kryetari i Vatrës dhe një grup bashkëpunëtorësh, perfshi dhe editorin e Diellit, u ndodhën në Vatër , pasi ishin kthyer nga një vizitë tek z. Agim Karagjozi, dhe shkuan në vendin e ngjarjes. Bilanci i zjarrit ishte i tmerrshëm: 12 të vdekur dhe 14 të plagosur sipas të dhënave të deritanishme.1 Zjarri

Zjarri nisi në katin e pare te nderteses.Kjo është tragjedia me më shumë viktima së paku në 25 vitet e fundit.

Statistika: Ndër viktimat, sipas raportit të policisë, kishte dhe fëmijë të moshës nga 1, 2 deri në 10 vjec. Gjithsej janë 4 fëmijë të vdekur.

Shtatë civilë dhe shtatë zjarrfikës u plagosën në flakët e zjarrit, tha zëdhënësi i FDNY. Katër civilë të lënduar janë në gjendje tepër kritike.

Sipas të dhënave të agjensive të specializuara ka pasur problem me detektoret e monoksidit të karbonit në një apartament të katit të parë dhe eshte konstatuar një shkelje e e rregullave te mbrojtjes nga zjarri, dedektori i monoksidit te karbonit, ka qene i demtuar. Nderkohe emdia me pas percolli nje koment te komisionerit te Zjarrfikseve se shkaku qe shkaktoi tragjedine ishte nje femije 3 vjecar, pa kontrollin e te rritureve, i cili ka luajtur me soben e hapur dhe se nena ka harruar deren hapur dhe me pas flaket kane perfshi apartamentin dhe me pas dnertesen…

Katër vetë u plagosën rëndë dhe të tjerë u lënduan, tha kryebashkiaku I Nju Jork-ut. Ai shtoi se është e mundur se mund të ketë ende jetë të humbura.

“Kjo do të renditet si një nga humbjet më të këqija të jetës në një zjarr në shumë, shumë vite”, tha de Blasio në një konferencë shtypi natën e së enjtes.(Korresp I Diellit)

 

Filed Under: Komente Tagged With: 12 te vdekur, 14 te plagosur, Zjarr ne Bronx

Shënjim i gabuar i vijës kufitare me Malin e Zi

December 26, 2017 by dgreca

Kosovë-Komisioni Qeveritar: Shënjim i gabuar i vijës kufitare me Malin e Zi/

 2 Kufiri

-Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës ka raportuar Komisioni Qeveritar për çështjen e kufirit me Malin e Zi/

-Komisioni paraprak gjatë punës së tij ka tejkaluar autorizimet e precizuara në vendimin Qeveritar, vlerësoi krytari i Kmisionit të ri/

 PRISHTINË, 26 Dhjetor  2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, ka raportuar Komisioni Qeveritar për çështjen e kufirit me Malin e Zi, i emëruar nga nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në njoftimin zyrtar të Kuvendit bëhet e ditur edhe se: Vlerësimi i punës së komisionit paraprak për çështjen e Kufirit me Malin e zi, ka qenë mandati dhe autorizimi ynë nga Qeveria, tha në fillim të fjalës së tij para anëtarëve të Komisionit, Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Qeveritar.
Duke folur për të gjeturat, përkatësisht mangësitë e punës së Komisionit të mëhershëm, ai vlerësoi se Komisioni paraprak gjatë punës së tij, ka tejkaluar autorizimet e precizuara në vendimin Qeveritar. Për më shumë, vijoi Bulliqi, Komisioni paraprak ka bërë interpretim të gabuar të fakteve hartografike, dhe si rrjedhojë, një shënjim të gabuar të vijës kufitare më Malin e Zi.
Duke folur për të gjeturat që ata kanë evidentuar gjatë punës së tyre, Bulliqi më pas vuri në spikamë se, Komisioni që ai ka udhëhequr është bazuar në: analizën e dokumenteve hartografike, të gjeturat hartografike, dokumentet që paraqesin kontrollonin efektiv të kufirit me Malin e Zi, si dhe një vendim të Kuvendit të ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK).
Në vijim, Bulliqi dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë paraqitur një mori faktesh, siç janë: investimet infrastrukturore në zonën e kontestuar, si dhe harta të ndryshme.
Komisioni Qeveritar, (duke e cilësuar fakt të ri në raportin e punës së tyre), paraqitën edhe një rast të një aksidenti automobilistik në zonën e kontestuar kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Komisionit qeveritar tha: “Autobusi i aksidentuar, (më 09.11.1981), në Çakorr, ashtu edhe kompania e sigurimeve ishte nga Mali i Zi. Të gjitha procedurat janë kryer nga organet e KSAK-së dhe asnjë institucion i Malit të Zi nuk është përfshirë në këtë rast”.
Pas kësaj përfaqësuesit e këtij Komisioni, u shprehën se raporti i paraqitur sot është preliminar dhe sqaruan më pas se, në mungesë së kohës së mjaftueshme nuk kanë arritur që ta përfundojnë atë.
Në vijim, ata u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, të cilët vendosën që vendimin lidhur me raportin ta marrin nga mesi i këtij muaji.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, i vijës kufitare, me Malin e Zi, Shënjim i gabuar

SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME

December 26, 2017 by dgreca

1 skenderbeuLIBRI FRANCEZ I 1553 : SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME QË NGA JEZU KRISHTI E DERI TE HENRI II I FRANCËS/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor 2017/

Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar :

1 shkrimi scanderbeg

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Bebja, MË TË FAMSHME, SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 162
  • 163
  • 164
  • 165
  • 166
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT