• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FITORJA E PARE E BALLIST MORINES

August 11, 2017 by dgreca

Pengohet ekstradimi i Ballist Morinës, Gjykata e Lartë e Zagrebit e kthen çështjen mbrapsht/

1 Ballisti

Pengohet ekstradimi i Ballist Morinës, pasi Gjykata e Lartë e Zagrebit ka vendosur ta kthejë çështjen mbrapsht në Gjykatën e Shkallës së Parë.Shtetasi i Shqipërisë, Ismajl Morina i njohur në opinion me nofkën “Ballisti”, për të cilin Serbia ka kërkuar ekstradimin nga Kroacia, për shkak të dronit me flamur në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në vitin 2014, përveç ankesës së dorëzuar në Gjykatën Supreme të Kroacisë, ka kërkuar azil politik në këtë vend. Azilin politik, Morina e ka kërkuar për shkak të frikës që në rast të ekstradimit në Serbi, nuk do të kishte gjykim të drejtë. Lidhur me këtë rast, në Kroaci flitet vetëm në rrafshin e gjyqësorit dhe jo në atë politik.

Darko Butigan, avokat nga Dubrovniku, i cili e përfaqëson shtetasin e Shqipërisë, Ismajl Morina, duke folur për Radion Evropa e Lirë disa ditë më parë, ka sqaruar se mbi çka bazohet ankesa në Gjykatën Supreme të Kroacisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut për ekstradimin e Morinës në Serbi. Sipas tij, Morina nuk ka bërë vepër penale, për të cilën ngarkohet.

“Republika e Serbisë kërkon ekstradimin e Ismail Morinës për veprën penale nga neni 317, alineja 3 , i Ligjit Penal, për vepër penale të nxitjes urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, si dhe mostolerancës. Gjatë gjithë procedurës, ne themi se flamuri i caktuar i cili ka rënë mbi atë stadium nuk përmban kurrfarë elementesh të thirrjes për urrejtje nacionale, racore ose çfarëdo urrejtje tjetër ndërmjet popujve”, tha avokati Butigan.

Ai gjithashtu ka sqaruar se bëhet fjalë për flamurin me fotografitë e dy baballarëve të kombit shqiptar – Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit – të cilët në konferencën e Londrës në vitin 1913, kanë kërkuar që Shqipëria të jetë në kufijtë, të cilët kanë figuruar në atë flamur.

“Kjo është e gjitha për të cilën flet ai flamur. Ndërkaq, pas ndeshjes në Serbi, nuk ka pasur kurrfarë përshkallëzimi të dhunës ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve,dhe me këtë nuk është nxitur kurrfarë urrejtje nacionale ndërmjet popujve. Incidenti i cili ka ndodhur në ndeshje, në tërësi bie mbi përgjegjësinë e Policisë, gjegjësisht mbi organizatorin e vet ndeshjes. Është përgjegjësi e tyre që tifozët kanë depërtuar në fushën e futbollit, aty ku nuk e kanë vendin”, tha Butigan.

Ai ka thënë se në ankesë është vënë në dukje që Morinës në Serbi do t’i rrezikohej e drejta për gjykim të drejtë. Ankesa, sipas tij është krejtësisht e bazuar në fakte konkrete, të cilat tash për tash nuk do t’i bëj publike, përderisa procedurat janë në zhvillim e sipër.

Avokati Butigan ka theksuar që si mundësi e mbrojtjes shtesë për të mos u ekstraduar në Serbi, Morina ka kërkuar azil në Kroaci, me shpjegimin që për shkak të përkatësisë etnike dhe fetare, në Serbi nuk do të kishte gjykim të drejtë. Procedura për miratimin e mbrojtjes ndërkombëtare në Kroaci zgjatë 6 deri në 10 muaj.

Në rast se Gjykata Supreme e Kroacisë, refuzon ankesën e tyre, Butigan ka theksuar se do të ankohet edhe më tej.

“Absolutisht, do të shkojmë tutje në Gjykatën Kushtetuese e madje, nëse do të jetë e nevojshme, deri në Strasburg, sepse bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore dhe lirisë së njeriut”, tha Butigan.

Në Gjykatën Supreme të Republikës së Kroacisë ende nuk e kanë pranuar rastin. Siç është konfirmuar zyrtarisht, gjykata do të vendosë me procedurë urgjente, por që edhe kjo do të zgjasë. Buitigan vlerëson se kjo mund të zgjasë deri në 2 muaj.

Avokati Branko Sheriq, nga Zagrebi, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i mundshëm i Gjykatës Supreme, me të cilën konfirmohet ekstradimi, bëhet i plotfuqishëm në momentin kur edhe merret ai vendim. Por, sipas tij, është e mundur që Gjykata Supreme të anulojë vendimin për ekstradim nga gjykata më e ulët dhe rastin ta kthejë më Dubrovnik për një vendim të sërishëm. Në rast se përsëri vendimi do të jetë për ekstradim, hapi i ardhshëm i avokatit të Morinës, do të ishte Gjykata Kushtetuese.

“Pas kësaj, personi që kërkohet për ekstradim, në qoftë se nuk është në procedurën e kontrollit për azil, mund të paraqesë padi në Gjykatën Kushtetuese, në rast se vërtetë ekziston dyshimi i arsyeshëm për cenimin e të drejtave themelore të njeriut të atij personi. Siç e dimë, procedura është e gjatë. Megjithatë, ekziston mundësia që nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kroacisë të kërkohet e ashtuquajtura masa e përkohshme, vendim i cili do ta pezullojë kryerjen e vendimit të plotfuqishëm për ekstradim, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidh çështjen”, theksoi avokati Sheriq.

Morina, i cili është arrestuar në muajin qershor në Dubrovnik, derisa po udhëtonte drejt Italisë, po qëndron në burgun e atjeshëm deri në një vendim të ardhshëm. Avokati Butigan ka theksuar se është në kontakt të rregullt me të. Sipas tij, Morina po trajtohet sikurse të gjithë personat tjerë të paraburgosur.

Filed Under: Komente Tagged With: BALLIST MORINA, fitorja e pare

Sekretari Mattis: Lufta do të ishte katastrofike

August 11, 2017 by dgreca

Sekretari Mattis mbrëmë në Kaliforni: Lufta do të ishte katastrofike/

sekretari mattis mbreme ne kaliforni

Pas retorikës armiqësore të ditëve të fundit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, është përpjekur të zbusë tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, duke thënë se Uashingtoni ishte ende i interesuar në zgjidhjen e krizës përmes diplomacisë.Gjatë një fjalimi në Kaliforni në orët e vona të së enjtes, shefi i Pentagonit tha se, ishte detyra e tij të qëndronte gati për një konflikt të mundshëm, por shtoi se lufta do të ishte katastrofike. Sipas Mattis, përpjekjet diplomatike të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe ambasadores amerikane në OKB, Niki Haley, po japin frytet e para.

Megjithatë, ai nuk dha detaje lidhur me përpjekjet diplomatike që po zhvillohen: “Tragjedinë e luftës bota e njeh shumë mirë. Ajo nuk ka nevojë për ndonjë karakterizim tjetër përveç faktit se do të ishte katastrofike”.
Peniani njoftoi të enjten se, po finalizonte planin për të lëshuar 4 raketa në territorin amerikan të Guamit. Kjo shtyu kreun e Shtëpisë së Bardhë të deklaronte se Koreja e Veriut duhet të jetë shumë nervoze, nëse bën diçka kundër SHBA-së. Duke folur nga klubi i tij i golfit në Bedminster të Nju Xhersit, Donald Trump sugjeroi se kërcënimi i tij ndaj Koresë së Veriut se do të përballej me “zjarr e furi”, mbase nuk kishte qenë i mjaftueshëm. Ai paralajmëroi regjimin komunist se do të ketë telashe si pak kombe në histori nëse nuk kontrollon veprimet e tij.
Përshkallëzimi i konfliktit mes Uashingtonit dhe Penianit ka shqetësuar aleatët europianë të SHBA-së. Politikanë gjermanë kanë propozuar që BE-ja të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve. Ndërkaq, Australia bëri të ditur se është e gatshme t’i bashkohet një lufte të mundshme kundër Koresë nëse Amerika do të sulmohet. {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: do të ishte katastrofike, Sekretari Mattis mbrëmë në Kaliforni: Lufta, Shefqet Kercelli

MENDIMTARI PA TITULL SHKENCOR !

August 10, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 2ok fritz

URA  E  MESIT: KU TË QET KJO RRUGË  MBI KËTE URË ?! – PAK KUSH E DI…/

1 Ura 1

  • Drejtë Kështjellës së Drishtit u nisën dikur edhe shumë ushtarë Shqiptarë…

Don Marin Barleci shkruen: “Lumtunia e amshueme asht vetem per të Pavdekshmit.”

“Edhe janë bash ata ma trimat e ma të zgjedhunit që po e mbrojnë heroikisht Shkodren. Shqiptarët janë fis bujar, fis mretensh, gjak Eacidësh. Njeriu në Botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit vet, kjo asht ligj.” (“Rrethimi i Shkodres”, viti 1962, fq. 17, 93).

  • Një nder Shqiptarët e paharrueshem asht kenë edhe Gjakova, të cilin nuk e kam njoh po, kam ndigjue shume thanje të Tija, mbrenda të cilave ruhet një humor i rrallë…

I kishin tregue edhe Mbretit Ahmet Zogu, se nder mbramje disa djelmë të rijë e kalojnë kohen nder kafe me një burrë të quejtun Gjakova, që ka një humor të hollë…

Mbreti ua kerkoi me ia sjellë në Pallatin e Tij këte person kaq simpatik. U gjet mundësia nepermjet disa të njohunve të Gjakovës, i cili e pranoi “Ftesen e Mbretit”…

Një ditë kur Mbreti ishte i lirë, priti Gjakoven me knaqësi në Pallatin e vet…Ishte 1938.

Mbas pershndetjeve të zakonshme Mbreti u ul perballë Gjakovës, tue e ftue per njëfarë bashkëbisedimi ku, ma shumë se shkembim mendimesh, Mbreti “kerkonte nga Gjakova njëfarë këshille per formimin e Qeverisë së Re që mendonte me shpallë sëshpejti…”

Gjakova u tregue i gatshem, tue e ftue Mbretin me percaktue funksionet qeveritare.

Mbreti filloi: “Ke mendoni z. Gjakova, per Kryeminister ?”

Gjakova u pergjegj: “Madhni, Ismail Qemali e ban detyren e Kryeministrit, si thue!”

Mbreti aprovoi me kokë dhe vazhdoi: “Po zv. Kryeminister ke mendoni?”

Gjakova u pergjegj: “Çajupin…”. Mbreti e aprovoi me ulje koke… Po, Minister Arsimi?

Gjakova u pergjegj me shumë shpejtësi: “Naim Frashërin…” Edhe Mbreti e aprovoi.

Vazhdoi Mbreti: “Po Minister të Jashtem ke mendoni?” Gjakova i tha: “Vaso Pasha di disa gjuhë të hueja, dhe asht i shetitun Madhni…” Mbreti e aprovoi dhe mbasi mendoi pak minuta, Ju drejtue Gjakoves: “Zotni Gjakova, unë të gjithë paperjashtim këta Emna të Këtyne zotnijve që më keni propozue, i kam “Aprovue” per Ministra… Kryeminister e të tjerë prap unë i “Aprovoj”, po, mos bjen keq kjo para Popullit “me formue qeveri me Persona të vdekun?” Gjakova e shikon dhe i pergjegji: “Po, pse Qeveria që ke pasë deri tashti Madhni, cilin Person kishte të gjallë? Deri tashti Shqipnia nuk ka pasë asnjëherë Qeveri me njerzë të gjallë! Edhe Populli asht mësue me u sundue nga të vdekunit !!”

  • Tashma, ne edhe e kemi ba traditë qeverisjen e vendit nga të “vdekunit heronjë”…
  • Po, më thoni Ju lutem, a nuk asht aktuale kjo Qeveri edhe sot mbas gati 100 vjetësh??
  • Nuk e ka pasë aspak gabim, prandej, e meriton titullin “Dr. Prof. As.. Gjakova”!..
  • “Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nuk duhet të mos e vlersojë!”…

            Melbourne, Gusht 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Gjakova, Ura e mesit

SHBA DHE POLITIKA PER BALLKANIN PERENDIMOR

August 2, 2017 by dgreca

Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor nuk ndryshon dhe mbështetja për secilin shtet do të vijojë./

2 pence 2A76988BE-218A-4F0A-89CE-FBDD85E7DCA1_w650_r1_s

Këtë e konfirmoi zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut, që po mbahet sot në Podgoricë.“Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin secilin nga ju, në mënyrë që të shkojmë drejt së ardhmes bashkë”, është shprehur numri 2 i Shtëpisë së Bardhë.Kjo ishte garancia që zv/presidenti Mike Pence i dha kryeministrave të rajonit, në një fjalim që mbajti në Malin e Zi në Samitin e Kartës së Adriatikut.Mike Pence: Presidenti i SHBA më dërgoi këtu si një shenjë treguese e angazhimit maskimal të SHBA për Ballkanin. Është hera e parë e parë që një zv/president amerikan viziton Malin e Zi. Mal i Zi ëshë në zemër të Europës dhe kjo mund të thuhet edhe për vendet e tjera të Ballkanit.SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për Ballkanin. Kjo tregon vizionin e qëndrimit tonë që ju të jeni të lirë dhe të pavarur.Karta e Adriatikut është e vendosur që të sjellë Ballkanin më afër NATO. 8 vite më parë Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan aleancës dhe vetëm dy muaj iu bashkua edhe Mali i Zi.Anëtarësimit i Malit të Zi tregon se NATO i mban dyert e hapura. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju, ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku.

SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është bekim për vendet perëndimore, por edhe për botën. Nën presidencën Trump politikat e SHBA do të fikusohen tek siguria e Amerikës. Veprimet e Trump kanë treguar se Amerika e Para nuk do të thotë se Amerika është e vetme, mbështetja juaj dhe Aleanca Strategjike na bën më të fortë.Z. Pence i adresoi edhe një mesazh Rusisë.
“Rusia vazhdon përpjeket për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor ka punuar për të destabilizuar rajonin, dëmtuar demokracinë dhe për t’iu ndarë juve nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Europës. Presidenti Trump ia ka bërë të qartë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi dhe unë mund t’iu siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë çdo tentativë për të përdorur forcë, kërcënime apo intimidime në këtë rajon apo edhe përtej. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe kjo është vetëm e drejta juaj”, ka thënë Mike Pence.
Për zv.presidentin amerikan, siguria globale kundër kërcënimit të ISIS-it është nga çështjet më kryesore. E për këtë, ai rikujtoi edhe njëherë kërkesën e presidentit Trump për rritjen e investimeve për mbrojtjen. Por, në të njëjtën kohë, Pence falënderoi vendet e Ballkanit për angazhimin e tyre në këtë betejë.
“Më pak se një vit më parë, disa prej vendeve tuaja ndërprenë planet e ISIS-it për sulme të koordinuara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shtetet e Bashkuara iu janë mirënjohës. Mirënjohës për kontributin tuaj në fushatën globale për të mposhtur ISIS-in”, tha Pence.
E në fund, zv.presidenti amerikan u drejtoi edhe një mesazh 7 udhëheqësve të pranishëm.
“Merreni këtë mundësi nëpërmjet veprimeve tuaja, që të afroheni edhe më shumë mes vendeve tuaja dhe me Perëndimin. Mbyllini çështjet e papërfunduara në Ballkanin Perëndimor dhe përfundoni udhëtimin që ne nisëm bashkë shumë vite më parë”, deklaroi zv.Presidenti Mike Pence. {SH.K]

Filed Under: Komente Tagged With: Ballkanin Perëndimor, SHBA DHE POLITIKA PER, Shefqet Kercelli

Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit

August 2, 2017 by dgreca

Nue Oroshi MettenhofNga Nue Oroshi/Dallimi në mes të shtetit dhe pushtetit, mospergjegjësia për besimin e dhënë nga populli janë dy gjëra që politikanët e sotëm të Kosovës qe nuk i kanë fare parasysh dhe si duket ose nuk munden me ba këtë dallim ose janë thellë të zhytur në dashurinë dhe lakmin për pushtet që jau ka vërbuar sytë dhe jau ka helmuar trurin. Dita e nesërme me 3 Gusht 2017 ku pritët të bëhet konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe më pas Qeverisë së Kosovës po i gjenë blloqet politike shqiptare skajshmërisht të përçara më njëra- tjetrën, ato blloqe politike në vend që të ulën dhe me gjuhën e koncepteve dhe programeve politike t’i përafrojnë programët e tyre se ku munden me gjetë pika të përbashkëta dhe ku jo, ata gjithë kohën e kanë shfrytzuar se cili do ta shaj dhe lëndoj më shumë njëri -tjetrin pa harruar faktin se edhe nëse mbahen dy apo tre palë zgjedhje të reja ata do të jenë të obliguarë ligjerisht të bashkpunojnë me njëri – tjetrin, qoftë si parti qeverisëse qoftë si parti opozitare.

Në Kosovë ka kohë që është krijuar një mentalitet bllokues i partive dhe blloqeve politike shqiptare se ose duhet të bëhet qeverisja, si duam ne ose do të ketë bllokadë totale dhe nuk duhet të egzistoj as shteti e as pushteti. Kjo logjikë kushtëzuese e partive dhe blloqeve politike shqiptare nuk të qon askund përveç se tek një rrugë qorre e ku më së shumti pasojat e kësaj kokëfortësie politike të kësaj rruge qorre i bartë qytetari i Kosovës, nxënësi,studenti, bujku, punëtori, tregtari e prodhuesi.

E këtu logjika e inateve dhe interesave personale dominon mbi logjikën e shtetndërtimitë dhe ecjes përpara. Këtu politikanët shqiptarë të Kosovës, harrojnë dy gjëra: e para dhe shumë e rëndësishmja që lobi sllav në krye me Serbinë dhe Rusinë është shumë aktiv në dëmtimin e prestigjit ndërkombëtarë të Kosovës, dhe janë duke e luajtur politikën shkatrruse por tash të mbeshtjellur me një pelhurë të trashë mashtruse dhe shumë perfide, se gjoja Serbia është demokratizue dhe për ti bindur miqtë tanë se fajtor janë shqiptarët e Kosovës dhe politikanet e Kosovës, për çdo gjë dhe e dyta ngecjet e Kosovës në shumë aspekte në mardhëniet ndërkombtare, siç janë njohjet e metutjeshme të shtetit, antarsimit të Kosovës në organizata nderkombëtare botërore, përgaditjen e terenit për investitor të sigurt nderkombëtarë, sigurimin e terenit për të rinjët dhe të rejat që mos ta lëshojnë Kosovën, me një fjalë fillimi i një rruge tjetër në politikë dhe kalimi nga politika për sjelljen e të mirave materiale te politikanit, në sjelljen e te mirave materiale për mbarë popullin e Kosovës. Ajo që me të vërtetë më dhemb më së shumti, dhe duhet t’i dhemb çdo shqiptari atdhetar është fakti se tri blloqet politike shqiptare që kanë 100 deputetë në Parlamentin e Kosovës, nesër do të shikojnë se si do të jetë sjellja e deputeteve të Listës Serbe për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës. Kjo është me qajtë me shami në dorë siç përdorët një fjalë e hershme popullore në traditën tonë të pasur shqiptare. Dhe 100 deputet shqiptarë për shkak të mosgjetjës së gjuhës së përbashkët në mesë të tri blloqeve politike nesër do të jenë nën mëshirën e fatit dhe pritjes se çka po ndodhë dhe si po ndodhë me ndërtimin e Institucioneve të Kosovës.

Dhe krejt lehtë mund të ndodhë që ata nesër ta rrezojnë vetveten dhe të shkrihen si legjistraturë ende pa filluarë të punojnë asgjë. Për fund kam një propozim që me siguri nuk do t’iu pëlqej asnjërit nga tri blloqet politike shqiptare. Nëse nuk gjeni gjuhë të përbashkët që t’i krijoni Institucionet e Shtetit, dhe lakmin për pushtet e qitni para vetdijës shtetërore, ateher do të ishte mirë që te gjith ju sa jeni 100 deputet asnjëri nga ju mosë të kandidoni për postë të ri të deputeit të Parlamentit të Kosovës, për faktitë se besiminë që e morrët nga populli nukë qetë në gjendje ta konkretizoni me ndertimin e Institucioneve të shtetit. Ka Kosova vajza dhe djem shqiptare, edhe ma të mirë se ju, edhe ma të përgaditur në aspektin intelektual se ju, porë edhe në të gjitha aspektët tjera, që mundë ta qojnë përpara shtetin e Kosovës. Porë që janë të bllokuarë nga mosmundësia e terenitë politikë, që e keni krijuar pikërisht ju që sot silleni sikur të ishit 100 Zotëra të Kosovës dhe e harroni faktin se ishin pikërisht votuesit tuaj që ju dhanë votën që t’i ndërtoni institucionet e shtetit të Kosovës, dhe shteti të ecë përpara, si në aspektin politik, ekonomik dhe të zhvillimeve tjera ashtu siç janë duke ecur bota e qytetruar perëndimore. Prandaj është koha që të reflektoni në gjëra pozitive se Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit, ajo do të vazhdon jetën Institucionale edhe kur të gjithë ju deputetet e kësaj legjistrature, nuk do të jeni pjesë e politikës.

Filed Under: Komente Tagged With: edhe pas 3 Gushtit, Kosova do të frymoj, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT