*Vendin e parë për numrin më të lartë të studentëve e mban Italia, me 529 studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.Studentët turq renditen të dytët, me 308 studentë, ndersa nga Kosova 1269/


1- Fakulteti i Shkencave te Natyres 2- Harta nga vijne studentet e huaj ne Shqiperi/
Nuk janë vetëm studentët shqiptarë që duan të arsimohen jashtë. Ka dhe të huaj që zgjedhin Shqipërinë për të marrë një diplomë.Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, në Shqipëri studiojnë 2,705 studentë të huaj.
Vendin e parë për numrin më të lartë të studentëve e mban Italia, me 529 studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.Studentët turq renditen të dytët, me 308 studentë.
Në të dhënat e UNESCO-s, nuk janë përfshirë studentët nga Kosova, të cilët vlerësohen se zënë vendin e parë për nga numri i studentëve të huaj në Shqipëri.
Nga përllogaritjet e Monitor numri i studentëve nga Kosova në Shqipëri është 1269.
Shqipëria, preferencë e studentëve nga rajoni
Nga vendet e rajonit, Maqedonia ka numrin më të lartë të studentëve në Shqipëri, me 202 studentë, Mali i Zi me 200 studentë, Serbia me 166 studentë, Greqia me 20 studentë dhe Bullgaria me 6.
Destinacionet e preferuara të studentëve të huaj
Numurin më të lartë të studentëve të huaj e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të UNESCO-s, rreth 18% e studentëve që studiojnë jashtë kanë si destinacion ShBA-në.
Mbretëria e Bashkuar është e dyta më e preferuar, me rreth 11% të studentëve që e zgjedhin luanin britanik.
5 nga 10 destinacionet më të preferuara të studentëve janë shtetet europiane, ku përveç Anglisë, studentët preferojnë të shkojnë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe Rusi. {Sh.K}.
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/Uashington- Analistet paralajmerojne se perpjekjet per nji grusht -shteti qe u ba nga agjentetn ruse ne Mal te Zi vitin qe kaloi e qe deshtoi mund te pereseritet ne ndonje vend tjeter dhe se Uashingtoni duhet te baje ma shume perpjekje per te mbrojtun ato vende te Europes qe mund te kercnohen nga nji gja e tille.