• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VULGARITET KUNDËR RAMUSH HARADINAJT

March 2, 2017 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/

1 Asllani-53

VULGARITET KUNDËR RAMUSH HARADINAJT/

Po bëhemi dëshmitar të një cfaqeje teatrlalo-gjyqësore në Colmar të Francës, vetëm se nuk kemi patur mundësinë të marrim pjesë në duartrokitje për skenat komiko-tragjike. Por këtë mangesi duartrokitjesh po e konsumojmë në media dhe në rrjetet sociale. Ja për shembull, kur klloni i Colmarit njoftoi shtyrjen e gjyqit për datën 6 prillë- thashë me vehte mos e ka gabim se ndoshta duhej thënë 7 prille. Po c’rënëdsi ka 6 apo 7, prit prap thashë se shqiptarët kanë kujtesë historike për 7 prillin.

E po mirë atëhere të futet në kujtesë edhe 6-ta se janë fqinjë me 7-tën. Mirpo një miku im më ndihmoi duke më thënë: mos u mërzit se edhe me 6 nuk do të ketë gjyq, se Serbia më datën 1 prillë do të dërgojë disa dokumente të reja qe mbajnë fort vulën e vërtetësisë së kësaj date. Kështu që gjyqi shtyhet se nuk ka mundësi që dokumentat e shumta të 1 prillit të përkthehen frëngjisht, të kuptohen e gjykohen për pesë ditë . Prandaj është mirë që cdo gje te shtyhet për në qershor se atëhere piqen qershitë, ngrohet koha dhe kullohen ujrat deri ato zgjedhore. Madje miku im më këshilloi se mos bën ndonjë gabim të qëllosh me ndonjë romuz Francën për këto që po ndodhin, se nuk është mirë. Këtë që po të them nuk e kam nga vetja, por ma ka thënë hapur një diplomat i rëndësishëm se Franca është mikesha jonë ,kurse Serbinë shajeni sa të doni. Madje desha të shtoja më tha miku, se po shatë Francën, mund të na merziten shumë ata të BE-së dhe punët shqiptare morin rrukullimë të keqe. Po BE-ja c’punë ka me gjyqet i them mikut tim? Politika e miqësitë e vjetra janë janë vepruese, ma këtheu ai, a nuk e dinë atë shprehjen se kush ka miq ha fiq. Madje edhe ajo shprehja “sheh rrushi rrushin e piqet” ka ndryshuar në “sheh rrushi rrushin e piqet fiku”.
Po Ramush Haradinaj c’punë ka në këtë rrokopujë? Jo rrokopujë, më tha miku, po zgjedhje, zgjedhje, politikë, politikë e përsëriti dy herë sikur të mos mjaftonte vetën njera. Nikoliqi, Vucici, Dacici kanë qenë miqt e ngushtë të Milloshevicit kur ai ishte në pushtet, tani ai nuk është më, por në pushtet është BE-ja përfshi këtu edhe mikeshën Francë. Madje harrova se edhe në Kosovë në kohën e luftës shumë ishin bashkë në UCK, por sot në pushtet ca po e ca jo.
Me që më përmende autoritetet kosovare, a mendon se ato kanë fuqi vepruese per Ramushin e pyeta mikun tim? Po më tha kanë , por edhe disa re pluhuri mbarsur me interesa që kanë për mbiemra : vetiake, neopotiste, klanore ,partiake etj, vërtiten vërdallë dhe ata shpesh të prishin busullën. Kështu që shigjeta e busullës në vend që të tregojë psh veriun ose perendimin, tregon lindjen. Punë pluhurash do me thënë? Por jo vetëm pluhurash, por edhe një tjetër që fillon me “p” por që për momentin nuk po më kujtohet se në Amerikë ka shenjen $.
I nderuar Ramush, me qenë se në këtë punën e gjyqit tënd në Colmar ka pleksje të shumta interesash, unë si miku juaj po ju jap një këshillë: Njoftojë nëpërmjet medias autoritetet franceze (dhe miq e tyre), se po largoheni nga Franca edhe në mënyrë klandenstine për të shkuar pranë familjes e miqve të to dhe se më 6 prillë dhe sa herë do t’ju njoftojnë për gjyq do të jeni i pranishëm. Kështu le të mbyllet ose të vazhdojë kjo komedi gjyqsore.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati, Ramush Haradinajt, VULGARITET KUNDËR

Dita e 13-të e Protestës: Basha kërkon dorëheqjen e Ilir Metës

March 2, 2017 by dgreca

*Republika e Re, Basha për herë të parë kërkon edhe dorëheqjen e Ilir Metës /

*Berisha: Shqiptarë, mendoni për votën tuaj të lirë. Karteli i drogës është në qeveri/

2 Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar për herë të parë edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, aleatit të Kryeministrit Edi Rama, me të cilin kanë krijuar qeverinë e koalicionit.Basha e ka artikuluar qartë në një intervistë dhënë Report TV: “Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie.  Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë qeverisë teknike. Unë u them në emër të qytetarëve: Reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike; rrugë tjetër nuk ka.” Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 13.

Berisha: Shqiptarë, mendoni për votën tuaj të lirë. Karteli i drogës është në qeveri /

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë sot nga “çadra e lirisë” përpara kryeministrisë.Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të mendojnë për votën e tyre që është e rëndësishme. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një bandë kriminale, e nuk është më qeveri.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Berisha:Thirrjen nëse i besoni apo votës së lirë, nëse duhet apo jo që ne të përcaktojmë votën e lirë si rrugën për të garantuar të ardhmen që meritojmë. Vetëm një moment ju ftoj të dashur shqiptarë, të mendoni për votën tuaj.Unë e di që qindra mijëra nga ju kur dëgjojnë këto fjalë thonë: “Ne s’kemi kafshatën për të ngrënë”. Unë jam me ju se kafshata është jeta, është më e rëndësishme se vota, por unë ju them ju të tjerëve që a ka një rrugë tjetër që këta njerëz të mos numërojnë kafshatën, të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, përveç votës së lirë?Të votojnë përmes votës së lirë edhe për ata që lotët e mjerimit ua kanë shuar sensin, kuptimin e votës.Problemin e kafshatës mund ta zgjidhim duke votuar të lirë.Këtu para tre ditësh këtu ishte një personalitet shumë i shquar i politikës ndërkombëtare, zonja Betancurt që karteli i drogës e grabiti kur bënte garën për President.Ajo tha këtu se Shqipëria nuk më duket si Kolumbia. Për zonjën ishte e drejtë sepse qeveria e drogës kishte angazhuar ushtrinë për të luftuar kartelin e drogës, kurse këtu karteli i drogës është qeveria. Në dallim nga Kolumbia, drogën e mbjell qeveria, që I ka shndërruar strukturat e saj në struktura kanabiste.

Sa drogë ka shkuar në vitin 2016 deri tani? 150 tonelata me statistika. Por italianët kanë kapur 10-15% se pjesën tjetër nuk e kapin drogë.

Pse u mbush vendi me drogë: u mbush vetëm për një qëllim, që të helmojë votën, që vota të kapet me çdo kusht, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve.

A mund të votohet në një vend ku në të katër anëtar sundojnë bandat e armatosura të kanabisit? Ky kriminel që rri në zyrën e Kryeministrit bërtet si i çmendur se po bën shtet!

Çfarë shteti po bën ti që ke bandat në çdo metër katror të këtij vendi, kur e ke mbushur vendin me banda kanabisi. Po ndërton shtetin e drogës, po ndërton banditokraci!

Filed Under: Komente Tagged With: Basha, Berisha, doreheqje, Droga, Ilir Meta, qeveria

Kosovë-Imami Shefqet Krasniqi nën akuzë

February 28, 2017 by dgreca

 Ka shtyrë të rinjtë t`u bashkohen ISIS-it dhe Al Nusra-s/

1 Imam shefqet Krasniqi

Venera Ademi kishte fituar tri çmime në fushën e muzikës, derisa ishte duke ndjekur mësimet në shkollë fillore. Kishte ndjekur edhe shkollën e pianos. Mirëpo, sjellja e saj kishte filluar të ndryshonte në shkollë të mesme.

Bashkë me disa shokë e shoqe të klasës kishin filluar të shkonin rregullisht në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Për dy muaj rresht nuk kishte dalë nga shtëpia dhe vazhdimisht kishte dëgjuar në kompjuter ligjëratat e imamit të kësaj xhamie, Shefqet Krasniqi. Pas një kohe ajo ishte arratisur në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të nënës së Venerës, e përfshirë në aktakuzën kundër imamit Krasniqi, e cila u ngrit të hënën nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Krasniqi, sipas këtij dokumenti që e ka siguruar “Koha Ditore”, gjatë viteve 2013-2014, në cilësinë e imamit të Xhamisë së Madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi kishte shpërndarë mesazhe për publikun, kryesisht në mënyrë indirekte. Përmes tyre, sipas prokurorisë ai ka shtyrë qytetarët që të marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak, duke kryer kështu vepra terroriste.Si pasojë imami është akuzuar për veprën penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste. Po ashtu, akuzohet edhe për dy vepra të tjera penale: nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, si dhe për shmangie nga tatami.

Filed Under: Komente Tagged With: Imami, nen akuze, Shefqet Krasniqi

Lu e Vlahutin firmosin peticionin e Vetingut

February 26, 2017 by dgreca

1 Lu e Vllahutin

Lu e Vlahutin, anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut/

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. SHBA dhe BE kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmesën që do të japin gjatë zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Misioni i BE-së në Tiranë ka publikuar në faqen e vet zyrtare marrëveshjen e plotë si dhe korrespondencat që shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka shkëmbyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Pikërisht në një letër të saj, të datës 7 shkurt 2017, drejtuar Agaçit, por edhe ministres së Integrimit Klajda Gjosha, ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Avokatit të Popullit Igli Totozani si dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla, Calavera njofton anëtarët e bordit të menaxhimit të ONM-së.

Në këtë letër, shefja e ONM-së saktëson se: “Kreu i delegacionit të BE-së dhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri mund të marrin pjesë në bordin menaxhues të ONM-së si anëtarë jo të përhershëm, veçanërisht kur takimet do të zhvillohen në Shqipëri”.

Ndërkohë, në marrëveshjen e firmosur mes SHBA-ve dhe BE-së qysh në nëntor të 2016-ës, mes Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Evropian, dhe James A. Walsh, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, në SHBA, palët angazhohen të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri./GSH

Filed Under: Komente Tagged With: firmosin peticionin, Lu e Vllautin, Vetingut

Basha:Veting me Roshin e Prengën nuk ka!

February 26, 2017 by dgreca

Basha: Sa herë Rama futet në panik, ulet e darkon me banditët. Veting me Roshin e Prengën nuk ka!/1 Basha ne Cader

Ka filluar në orën 11:00 në çadrën e protestuesve përpara Kryeministrisë, bashkëbisedimi i kreut të opozitës, Lulzim Bashës me artistët: Basha tha se Rama “fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh….Veting me Elvis Roshin, me Armando Prengën nuk ka!” theksoi ai.

NGA FJALA E BASHES:

“Ju përshëndes nga zemra të gjithë ju dhe ata dhjetëra mijë qytetarë që janë pjesë e kësja proteste të pashoqe në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. 9 ditë e 9 net pa ndalim për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kemi në mesin tonë sërish sot ajkën e kombit, përfaqësues të historisë dhe kulturës shqiptare. Jo më kot në këtë sheshin e lirisë, krahë për krahë me protestuesit dhe PD dhe partitë e tjera të opozitës janë njerëzit e vërtetë të elitës së kombit, artistë, sportistë, njerëz të lirë të medias së kapur. Këta janë ata që  me shqiptarët i bashkon kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një kundërvënie ndaj pakicës që keni përballë.

Pakica në këto moment nga paniku dhe tmerri e gjen ngushëllimin e saj tek bandat dhe banditët. Sa herë Edi Rama futet në panik ulet e takon e darkon me banditët që ka sjellë në parlament, në krye të shoqërisë. Forca e tij janë banditët, llumi i shoqërisë, forca jonë janë intelektualët, rinia, sportistët, artistët, rinia studentore që vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës së këtij bashkimi popullor. Kjo është beteja e vërtetë. Nga njera anë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë dhe të shpunësuar, subjekte të një pushteti arrogant dhe të pashpirt, që nuk kërkojnë lëmoshë por mundësinë për punë të ndershme që i mohohet nga një pakicë që shkel ditë për ditë Kushtetutën, ligjin.

Pse e shkel ligjin Edi Rama për të mbajtur Elvis Roshin në pushtet kundër ligjit? Pse investohet ai për të mbajtur një të dënuar për përdhunim në krye të bashkisë Kavajë? Sepse fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh.”

Dje provokatorët e Edi Ramës goditën liderin e AK-së.  Ai mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të largohej pa iu prekur qimja e kokës. E përsëris edhe njëherë thirrjen: Mos provoko popullin, përndryshe pasojat e provokimeve do të jenë mbi ju!

Një grusht provokatorësh të PS-së u munduan edhe të sabotojnë aktin fisnik e sublim të grevistëve të Zharrëzës . Ju kërkoj edhe njëherë mediave të mos i sabotojnë dhe Edi Ramës të ndalë brengat e banorëve të Zharrëzës. U bëj thirrje grevistëve se  ata kanë mbështetjen tonë të fuqishme , mbështeje jo për t’i përdorur politikisht.

Dua ta mbyll këtë fjalë duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe artit se republiaka e re do ta ketë nder të krenohet me prodhimin tuaj, kontributin tuaj kulturor e artistik jo për fasada dhe nuk do të lejojë që asnjë të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin që jep për shpirtin kombëtar, për artin shqiptar dhe do të bëjmë anulim të të gjithë tenderave korruptive për fasada në sofrën ku ulen të gjithë ata që shpërdorojnë paratë e shqiptarë. Faleminderit për këtë qëndresë. Ora e fitores po afron!”

Filed Under: Komente Tagged With: banditet, Basha, Rama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • 213
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT