• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KREMLINI KERKON REND TE RI NDERKOMBETAR

February 22, 2017 by dgreca

By B.Whitmore/
Pergatiti per Diellin:Gjon Kadeli/
Gjate fjalimit qe mbajti ne Konferencen per Sigurine qe u mbajte ne Mynhen te Gjermanise, gjate fundit te javes qe kaloi, Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov, bani thirrje per krijimin e nji sistemi te ri nderkombetar, i cili do te zevendsonte sistemin e tashem
Perendimore. Ne kete sistem te ri “cdo shtet do te percaktonte sovranitetin e tij.”
Domethan, cdo vend me perjashtim te Ukraines nga e cila Rusia ka marre me force nen kontroll Krimene dhe ilegalisht ka sulmue nji zone te Ukraines  Liondore.
Vendet tjera jane,Gjeorgjia, njizet perqind e territorit te saj asht i pushtue nga forcat ruse.
Moldova, e cila mbetet e paralizueme nga nji konflikt qe perkrahet nga Moska ne zonen Transdniester Belarusi te cilen Kremlini e trajton pothuejse si nji pjese te saj.
Kazakistani, pjesa veriore e te cilit banohet me shumice dermuse nga kolonet ruse, popullsi kjo qe perban njizet e pese per qind te popullsise se pergjitheshme te atij vendi dhe qe zyrtaret ruse duen ta pebijne (gelltitin) ate zone, dhe cdo vend tjeter qe ka popullsi ruse jane pjese e asaj qe presidenti Putin e quen Bota Ruse.
Rendi i ri qe kerkon Lavrovi te krijohet, per te zevendesue sistemin e tashem Perendimor, me fjale te tjera, gjoja, per te mbrojtun sovranitetin e cdo shteti, me perjashtim te atyne vendeve, qe Kremlini beson se ka nji te drejte te pamohueshme, per t’i dominue e
kontrollue.
Rendi i ri Nderkombetar qe Lavrovi kerkon  te krijohet don te thote se Perendimi nuk lejohet ne asnji menyre te mbroje sovranitetin e vendeve fqinje te Rusise.
Kjo, sepse Lavrovi dhe ata qe e udhnojne ate nga Kremlini, sovranitet don te thote, sovranitet vetem per Rusine.Ne te vertete, ky asht nji sovranitet qe shtrihet pertej kufijve Rus’

Filed Under: Komente Tagged With: B.Whitmore, Gjon kadeli, Kremlini, Rend i ri nderkombetar

Basha- Fleckeinsteit: S’ka zgjedhje me krimin

February 21, 2017 by dgreca

basha-knut-696x392
Lulzim Basha deklaroi mbrëmë pas takimin me raporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein se, e vetmja rrugë që garanton kthimin e opozitës në Parlament është një pakt kombëtar për një qeveri që do të sigurojë zgjedhje të lira. Basha foli në një prononcim pas takimit me raporterin Fleckeinstein, ndërsa tha se i kishte përcjellë europarlamentarit vendosmërinë për t’i shkuar vendimit opozitar dhe qytetar deri në realizimin e qëllimit të tij.“I komunikova vendimin që kemi marrë me qytetarët shqiptarë për të mos u zmbrapsur nga beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike, ku partitë politike të shprehin vullnetin për të punuar së bashku. Kjo nuk mund të ndodhë me këtë qeveri, nuk mund të ndodhë me këtë kryeministër, ndaj PD, opozita është e bashkuar rreth këtij qëllimi, është e vendosur të jetë me qytetarët dhe pranë qytetarëve shqiptarë deri në realizimin e këtij qëllimi”, tha Basha.Kreu i PD tha se opozita nuk do të bëhet pjesë e një Parlamenti fasadë e aq më tepër të lejojë që zgjedhjet të organizohen nga duart e krimit të organizuar dhe drogës.“Këto janë çështjet që bisedova me zotin Fleckeinstein, duke shpjeguar natyrisht edhe bashkë me pozicionin tonë edhe rast pas rasti problematikën e thelluar të krimit, të drogës, vetëm javën e fundit shifrat janë të frikshme, të kapjes së drogës në Itali, e cila është një sasi e vogël e asaj që nuk kapet, të milionave e milionave në duart e krimit të organizuar të bërë njësh me pushtetin. Në këto kushte, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vendimin e opozitës për të mos qenë pjesë e një Parlamenti fasadë deri në momentin ku partitë politike në atë Parlament, por edhe partitë politike jashtë atij Parlamenti të jenë pjesë e një pakti kombëtar për një qeveri teknike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

– Zoti Basha, si u prit fakti që ju keni bojkotuar jetën parlamentare, duke patur parasysh një deklaratë të mëngjesit të zotit Fleckeinstein sipas të cilit do të ishte mirë që anëtarët e Parlamentit gjithçka ta diskutojnë në Parlament. Sa mund ta dëmtojë kauzën e opozitës për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme debati i zhvilluar jashtë Parlamentit nga pikëpamja kushtetuese dhe politike gjithashtu?

Unë i komunikova zotit Fleckeinstein, jo thjesht vendimin e opozitës, por edhe bindjen time të thellë se me këtë Parlament të padekriminalizuar, në këtë Parlament fasadë opozita nuk ka vend sa kohë që prioriteti jetik i shqiptarëve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në rrezik. Ne do të kthehemi në Parlament vetëm në momentin kur të gjithë faktorët politikë do të marrin përsipër përgjegjësinë para shqiptarëve, për t’i dhënë shqiptarëve një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

– Çfarë tha zoti Fleckeinstein për këto kërkesa të opozitës për të negociuar në mënyrë që me mazhorancën së bashku të siguroni standardet që ju kërkoni për zgjedhjet e lira dhe të ndershme….

Zoti Fleckeinstein nuk ka ardhur në Shqipëri për të negociuar. Ai është këtu në cilësinë e raporterit për Shqipërinë. E falënderova për rezolutën e Parlamentit Europian, e cila flet qartësisht për drogën, për krimin e organizuar, për nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të ardhmen e Shqipërisë. Detyra ime dhe kënaqësia ime ishte ta informoja atë për zhvillimet e fundit, për qëndrimet e opozitës dhe për vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund kauzës kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

– Sa mund ta pengojë reformën në drejtësi që opozita nuk do të jetë në Parlament duke patur parasysh dhe angazhimin maksimal të faktorëve ndërkombëtarë për të investuar në këtë reformë?

Partia Demokratike është krenare për kontributin që ka dhënë për reformën në drejtësi, duke miratuar paketën kushtetuese për reformën në drejtësi. Mazhoranca Rama-Meta premtoi se 7 ligjet organike do të bëheshin me konsensus me opozitën. Ajo e shkeli konsensusin të dhënë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe sot nuk ka se si ta drejtojë gishtin nga opozita, sepse nuk u vetëpërjashtuam. Ishte mazhoranca Rama-Meta që përjashtoi opozitën, në shkelje të premtimit të bërë nga hartimi i 7 ligjeve. Por sot, prioriteti jetik i shqiptarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe rruga e vetme për të garantuar këtë, si dhe për të garantuar kthimin e opozitës në Parlament është një pakt kombëtar për një qeveri të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

– Por a do të pengohet reforma në drejtësi z. Basha duke patur parasysh afatet që përcakton reforma kushtetuese?

Dua ta keni shumë të qartë se reforma u pengua në momentin kur 7 ligjet, në kundërshtim me premtimin dhe angazhimin e marrë para partnerëve ndërkombëtarë u kaluan duke përjashtuar opozitën. Kur e përjashton opozitën, çfarë i kërkon pastaj? Ne jemi përjashtuar që prej shtatorit, nga ky aspekt i reformës në drejtësi dhe sot 4 muaj para zgjedhjeve, prioriteti jetik i shqiptarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon që ky Parlament me opozitën brenda të marrë pikë së pari vendimin për një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

– A do të pranojë PD zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike?

Jo. PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë, e cila do të sjellë përsëri zgjedhje të manipuluara, zgjedhje të kapura nga krimi, zgjedhje me kriminelë ne nuk do të pranojmë. Ky është një vendim jo thjesht i PD, jo thjesht i opozitës, është një vendim i madh i qytetarëve, një konsensus që sa vjen edhe rritet, që kalon kufijtë e PD apo të opozitës. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe largimi i kriminelëve nga politika, jam i sigurtë është edhe aspirata e çdo socialisti dhe socialisteje të ndershëm dhe çdo shqiptari të ndershëm. Ndaj ne nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje fasadë. E vetmja zgjidhje është një qeveri e vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ka dy rrugë: Ose do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie që i garanton ato, ose populli e qytetarët do të vazhdojnë qëndresën derisa kjo të bëhet realitet.

– Me opozitën apo pa opoziën?

Nuk do të ketë zgjedhje! Zgjedhje nuk do të ketë. PD, opozita nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, nuk do të lejojë zgjedhje me krim, korrupsion dhe drogë. Ky është një vendim i marrë dhe ne kësaj do t’i shkojmë deri në fund.

Filed Under: Komente Tagged With: Basha- Fleckeinsteit:, me krimin, S’ka zgjedhje

Zv.Presidenti Pence qetëson Evropën

February 21, 2017 by dgreca

zoti Pence e Tusk

Në takimet me liderët europianë, Zv.presidenti Pence i garantoi ata duke i thënë se, Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për bashkëpunim dhe partneritet me Bashkimin Europian.
Numri dy  i Shtëpisë së Bardhë ndodhet këto ditë në Bruksel, ku zhvilloi takime me presidentin e BE-së, Jean Claude Juncker; Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Nga ana e tij, Tusk u shpreh se takimi me zotin Pence ishte “vërtet i nevojshëm”, pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar në muajt e fundit e që vinin në dyshim marrëdhëniet SHBA-BE.
Zoti Tusk tha gjithashtu se, zv.presidenti Pence kishte shprehur mbështetjen e SHBA për një Europë të bashkuar. Po ashtu, zyrtarë të tjerë europianë thanë për mediat në fund të takimeve se, ndiheshin të inkurajuar dhe se kishin marë nga Pence atë që kërkonin.
Por disa të tjerë thanë se, dëshirojnë të dëgjojnë të njëjtat fjalë nga presidenti Trump para se, të ndihen të sigurtë. Ndërkohë Zv.Presidenti amerikan Mike Pence, ka paralajmëruar sërish vendet anëtare të NATO-s, që të përmbushin detyrimet e tyre sa i takon shpenzimeve për mbrojtjen. Zoti Pence deklaroi se, populli amerikan mund të humbasë durimin me ato vende që nuk realizojnë objektivat.

Filed Under: Komente Tagged With: qetëson Evropën, Zv.Presidenti Pence

FALENDERIM I DIELLIT

February 16, 2017 by dgreca


1 Dielli 1
Redaksia e Gazetës “Dielli” falenderon të gjithë bashkatdhetarët që patën mirësinë të përcillnin urime të nxehta për Ditëlindjen e 108-të të Gazetës më të vjetër të botës shqiptare, “DIELLIT” të Vatrës, regjistrit më të vjetër dhe më të saktë të historisë së Shqiptarëve të Amerikës, Kandilit të pashuar të Shqiptarizmit.

Falenderim i vecantë u shkon vatranëve, kryesisë së Vatrës,abonentëve, lexuesëve tanë, bashkëpunëtorëve dhe korrespondentëve tanë, pa të cilët do ta kishim të vështirë, ta nxirrnim Diellin.

Në këtë përvjetor falenderim I vecantë shkon për themeluesit e Diellit, editorët, menaxherët, gjthë ata që kontribuan dhe kontribuojnë për Diellin. U ndritë shpirti martirëve të Diellit, që u sakrifikuan për Lirinë e fjalës dhe demokracinë e vërtetë!

Dielli Ju fton, që së bashku të ndërtojmë ura shqiptarie, të hedhim ide bashkuse, jo përcarje. Jemi në një vend të lirë që e ka të shenjtë Lirinë e fjalës! Le të përfitojmë nga kjo liri për të qenë qytetarë model të Amerikës dhe t’i shërbejmë me devocion e vizion cështjes Kombëtare. Dielli do t’ju prijë dhe do të jetë me Ju, si gjatë të gjithë jetës së vet 108 vjecare!.

Filed Under: Komente Tagged With: dalip greca, FALENDERIM I DIELLIT

Kosova feston 9 vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Rama në seancën solemne të Kuvendit

February 16, 2017 by dgreca

1 seanca solemne-Kuvend-Kosove-sot

-Mes pjesëmrrësve në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës është edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, dhe diplomatë të tjerë e përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë/

PRISHTINË, 16 Shkurt 2017-Behlul Jashari/

Kuvendi i Kosovës u mbledhe sot në një seancë solemne në të njëjtën orë e në të njëjtin vend ku para 9 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008, shpalli pavarësinë.Seanca solemne, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pjesë e axhendës treditëshe të festimeve, me aktivitete të organizuara nga Presidenca, Kuvendi, qeveria dhe nga komunat, të nisura që dje për të vazhduar edhe nesër në ditëlindjen e shtetit më të ri evropian, të dytë të shqiptarëve. Mes pjesëmrrësve në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës është edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, dhe diplomatë të tjerë e përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës, i cili po flet edhe sot në seancën solemne.Kosova 9 vjetorin e Pavarësisë e pret e njohur nga 113 shtete anëtare të OKB-së dhe e anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike e të tjera.Para 9 viteve shpallja e pavarësisë është pasuar me miratimin nga Kuvendi në  9 prill 2008 të Kushtetutës së Republikës, e cila në nenin 1 përcakton se “Kosova është ështet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Kushtetuta ka hyrë në fuqi në 15 qershor 2008, dhe në këtë një zhvillim shumë i rëndësishëm ishte dekretimi i 41 ligjeve të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së.Një nga këto ligje është është Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, sipas të cilit Dita e Pavarësisë 17 Shkurti, po edhe Dita e Kushtetutës 9 Prilli, janë festa shtetërore.

Filed Under: Komente Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Behlul Jashari, Edi Rama ne Kuvend, Kosova feston

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT