• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria është Atëmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

September 18, 2016 by dgreca

Shkruan: Avdi Ibrahimi/

S’ka pse tregohesh i mençur që të konstatosh se pozita e popujve në Gadishullin Ilirik, si dhe ajo e popujve të Europës nuk mundet assesi të krahasohet as për së afërmi me pozitën e popullit shqiptar, të cilët gjysma e tryre jetojnë në atmëmëdheun e tyre në Shqipëri, pjesa tjetër jetojnë të ndarë nga trungu amë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, dhe Greqi. Nëse jemi sadopak të ndershëm duhet të themi të vërtetën ashti si është, pra kemi të bëjmë me një problem thelbësor i pazgjidhur i popullit shqiptar përgjithësisht në Gadishullin e Ilirikut… Në këtë rast definimi i Hapsirës kufitare me këto shtete fqinje të jetë atje ku jetojnë shqiptarët në shumicë, ndërsa miliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe në shtetet tjera të Botës t’u ipet e drejta e përbashkët e arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe e drejta e përbashkët kulturore shqiptare, kjo mund të ndihmojë që Gadishulli Ilirik të mos jetë më një vrimë e zezë e Europës së bashkuar, pra shqiptarët si komb i bashkuar me një shtet të bashkohen me Europën në të ardhmën.

Që të arrihet kjo zgjidhje politike që është i vetmi rast i padrejtë i një populli të ndarë në 5 shtete e që shteti Shqiptar është i vetmi vend në Kontinentin e Europës ku kufizohet edhe sot me popullin e vetë, zgjidhja është që së pari gjith shqiptarët të jenë të bashkuar që ta përfaqësojnë interesin e përbashkët kombëtarë për Ribashkim të Shqipërisë. Shqiptarët që janë të ndarë padrejtësisht në 5 shtete, si dhe miliona shqiptar që jetojnë në Turqi e diasporë, përfundimisht të deklarohen haptas pa u frikësuar nga askush, se e ndjejnë SHQIPËRINË, si atmëmëdhe të vetin, nga ana tjetër assesi nuk duhet lejuar arsyetimi i një grupi të vockël “shqipfolësish” se gjoja Qeveria në Shqipëri është fajtore për pozitën jo të mire të shqiptarëve jashtë kufijëve të shtetit shqiptar.

Nocioni i kufijëve shtetërorë në Europë tashmë e ka humbur kuptimin që kishte më pare.

Gjithçka flet e duket ditën për diell se vetëm Gadishulli Ilirik ka mbetur edhe sot e kësaj dite një nga territoret e fundit gjeopolitike ku koha e ndryshimeve të reja politike demokratike s’kanë dëpërtuar në ndryshimin e mentalitetit të ri.

Për dekada në ish-Jugosllavi kemi dëgjuar rrena patetike se kufijtë jugosllavë ishin më të hapurit në Europë dhe pakicat kombëtare edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë autoktone në Trojet Tona Shqiptare, megjithkete politika jugosllave titisto-rankoviqiste e millosheviqjane trumbetonin se pakicat kombëtare ishin ura lidhëse të afrimit mes popujve. Fraza të tilla plot gënjeshtra u treguan ndaj popullit shqiptar që për gjysmë shekulli nuk guxuan të takohen me vëllezërit e motrat të shtetit shqiptar.

Që të mos na ndodh më fati i keq i ndarjeve të vëllaut me vëllanë, në mbarë hapsirat shqiptare të kemi një program të përbashkët politiko-kombëtar që të jet si qëllim dhe kusht i demokracisë që shqiptarët të jetojnë në një shtet të bashkuar Shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: Avdi Ibrahimi, i mbarëshqiptarëve, Shqipëria është Atëmmëmëdheu

SHEJTNESHA TEREZA, FTYRE E SHPRESES SE PERHERSHME

September 17, 2016 by dgreca

Catholic News Service/Pergatiti per Diellin:Gjon Kadeli/

1-okb
3-zefiGjate nji ceremonije qe u organizue ne Orrganizaten e Kombeve te Bashkueme ne Nju Jork, me rastin e Shejtnimit te Nane Terezes, disa nga pjesemarrsit nder te tjera thane edhe Keto: Perfaqsuesi i perhershem i Selise se Shejte prane Kombeve te Bashkueme Kryeipeshkvi Bernerdino Auzo e pershkroi Shejtneshen e Kalkutes ftyre njerzore qe rrezaton shprese te perjetshme dhe qe mishnon parimet themeluese te Organizates se Kombeve te Bashkueme. Ai shtoi se Nane Tereza, ishte ndoshta, personi i pare, qe nga koha e Shen Franceskut te Asisit, qe u konsiderue Shejtneshe nga njerez te shume kombeve.
Ish Sekretari i Pergjithshem i Asamblese se Kombeve te Bashkueme Janvier Perez de Cuillar, e paraqiti themeluesen e organizates bamirese Nane Terezen, ne asamblen ne fjale me 1985, si gruen ma te fuqishme ne bote.
Kryetari i Organizates Bamirese Nderkombetare Alan Sears tha; Nene Tereza perdori guximin si rrjete(mjet) per te terhequn shpirtnat dhe tregoi kurajo, pa permend emnin e saj, per te folun ne emen te atyne qe nuk mund te folshin per vete. Ai shtoi Nane Tereza e ndezi driten per rrugen, per nji te ardhshme,nepermjet shpreses ndaj Zotit, dashuni per te vorfnin, kurajo perball te keqes dhe pandjesise.
Kleriku Leo Masburg nga Austria tha: Nane Tereza ishte krejtesisht nji njeri i zakonshem, por ne te njejten kohe ajo ishte nji person tejet i jashtzakonshem. Ai shtoi: Nane Tereza, asnjihere nuk e imponoi Unin(egon) e saje ndaj te tjerve, dhe qellimi i saje ishte me pru nji drite te vogel ne terrin e gjendjes njerzore.
Autoria Britanike, Kathlyn Spink, permendi viziten qe Nane Tereza bani ne Nju Jork me 1985, gjate te ciles ngjau ajo qe u quejte “Mbrekullia e Manhatanit” kur governatori i N ju Jorkut, Mario Cuomo pranoi kerkesen e saje, per te lirue disa te burgosun, qe ishin ne vdekje e siper, per t’i que ne nji bujtore, qe ajo kishte themelue,per t’u perkujdesun per ata qe kishin smundjen e sides.
Ambasadorja e Shqipnis prane Organizates se Kombeve te Bashkueme Besiana Kadare tha: Njohja nderkombetare e veprimtarise se Nane Terezes ishte piknisja e nji drame te pashembullt qe preku marredhanjet e Shqipnis gjate rregjimit komunist. Emni i Nane Terezes nuk u permend ne Sqipni, dhe ajo nuk u lejue te vizitonte nenen dhe motren e saj. Asht nji paradok i dhimshem, qe nji grue qe u sherbeu njerzve te panjoftun ne vende te tjera, nuk u lejue te vizitionte nanen e saje qe ishte ne vdekje e siper.
Ambasadori i Indis prane Kombeve te Bashkueme Sied Akbarudin tha se Nane Tereza u permend dhe u vlersue si nji njeri i joni dhe personifikoi pikpamjen botnore te Indise se “Bota asht shtepia e te gjithve dhe te gjithe njerzit jane pjese e nji failje te madhe.” Ai shto se megjithse shumica e Indianeve nuk jane te te njejtit besim, ajo u konsiderue Shejtneshe ne Indi kur ishte gjalle.

 

Filed Under: Komente Tagged With: FTYRE E SHPRESES, SE PERHESHME, SHEJTNESHA TEREZA

SISTEMI TATIMOR NË PENËN E ADRIATIK MATELIT

September 17, 2016 by dgreca

Rreth monografisë së Adriatik Matelit ”Sistemi tatimor në Shqipëri”, Tiranë 2016/

Nga Enver Lepenica/

I njohur në fushën e ekonomisë dhe i specializuar për sistemin tatimor  Adriatik Mateli ka konkretizuar përvojën e tij në studimin shumë vlerësh  “Sistemi tatimor në Shqipëri”, vepër e cila tashmë është në dorë të lexuesit.

Libri është i ndarë në 11 kapituj: Politika tatimore dhe taksat, Zhvillimi i sistemit tatimor në Shqipëri, Sistemi tatimor në periudhat: 1839-1912, 1912 – 2012, 1925-1939, 1945-1990, 1990-2012, 2002 – 2012, Administrtata tatimore dhe administrimi i tatimeve, Reforma tatimore, Ligji i ri i proçedurave tatimore, Sigurimet shoqërore dhe kujdesi shoqëror.

Në fund autori ka bërë konkluzionet e studimit , ka dhënë rekomandime  dhe një fjalor terminologjik.

Studimi i plotë “Sistemi tatimor në Shqipëti”, është mbështetur në një literaturë të shumtë dhe shteruese.

Kjo është shkurt përmbajtja e kësaj vepra të ekonomistit dhe specialistit të tatimeve Adriatik Mateli, i cili jo vetëm është thelluar në studimin e kësaj teme të vështirë, por ka ditur të vërë e të konkretizojë në libër përvojën e tij shumë vjeçare në fushën e administrimit të tatimeve.

Vepra është hartuar me konsulencën e Prof. Dr. Agim Binaj, Prof. Dr. GalentinaCanco,

recezentë: Prof. In. Alqi Naqellari, Konsulent Fiskal Fatmir Kazazi, çka do të thotë se kemi të

bëjmë me një vepër e studim të mirëfilltë shkencor në fushën e ekonomisë.

Prof. In. Alqi Naqellari në recencën e tij vë re me të drejtë se: “Monografia… është nga punimet e pakta të kësaj fushe… Vetëm një njohës i mirë i këtij sistemi si Adriatik Mateli mund të marrë përsipër të shkruaj një monografi sepse në këtë sektor ekziston një pyll i dëndur ligjesh mes të cilëve një ekonomist i zakonshëm humbet rrugën….    Autori ka trajtuar me thellësi dhe qartësi marrëdhënit historike në lidhje ekonomike dhe monetare ndërmjet qeverisë dhe individve, personave fizik dhe juridik për mbledhjen e të hyrave publike… Monografia e Adritik Matelit përbën një gur të çmuar në literaturën ekonomike të fushës së tatimeve. Ajo ju vjen në ndihmë studentëve, pedagogëve, punonjësve të tatimeve, trajnusve, historianëve dhe gjith lexuesve të thjeshtë që janë të interesuartë njohin sistemin tatimor, pjesë e historisë së Shqipërisë”.

*     *     *

Libri ka formatin B5 me 680 faqe dhe kushton 2000 lekë, dhe gjendet në të gjitha libraritë e vendit tonë.

E urojmë autorin të vazhdojë të na japë vepra të tjera me vlerë që pasqyrojnë  autoriten e një intelektuali që e do vendin e tij dhe shqetësohet për problemet e shoqërisë tonë.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Adriatik Mateli, Enver Lepenica, Sistemi Tatimor

Tri analogji për zgjedhjet

September 16, 2016 by dgreca

Nga   Përparim   Hysi/
Që në fillim, dua t’ju bëj të  njohur me statusin tim. Nuk jam politikan, por si qytetar kam bindjen time politike. Jam i djathtë dhe “karrriera ime si djathtist” ka shkuar deri tek kandidimi im për deputet për PD në zgjedhjet e para plurariste. Nuk fitova dhe u munda nga një  socialist që, ende, nuk kish firmosur në bordero. Nuk kish firmosur ai, por babai ishte kuadër me “vlerë” në piramidën partiako-shtetërore të kohës. Pra u provua që nuk kisha “mizurën” për poltikan dhe,edhe si kryetar pushteti pluralist nuk pata sukses, dhashë dorëheqje dhe dola njëherë  e mirë nga politika.Por kjo nuk do të thotë që”vegjetoj” dhe nuk përjetoj në gjithë dinamikën e jetës në vend. E përjetoj këtë atmosferë që ndizet  e merr zjarr nga politikanë profanë dhe inatçorë. Sherrin e kanë në majë të hundës dhe, sikur të mos ekzistonte, zënë e shpikin. Nuk ndodh vetëm me njërin, por en-bloc. Harrojnë që kështu zënë e stresojnë një popull të tërë.Rrëfenjat që po sjell, janë veç përjetime të miat dhe, tek  i sjell për lexuesitt, them që fare lehtë mund të lexojnë atë që dua  të them.

*      *     *

Kam qenë “letraxhi” i thekur. Kaq pasion e kisha lojën me to, sa cilindo mik timin që aso kohe kishte fatin të dilte jashtë shtetit, të vetmen kërkesë që i bëja, ishte të më  sillte një palë letra. Qeshë bërë gati profesionist në lojën me to dhe, tek mundja kundërshtarë me radhë, e shpalla veten “Mjeshtër”. Po si nuk isha i tillë, kur me këdo fitoja?!!! Shkoj kjo “mjeshtëria” deri sa një ditë prej ditësh, hasa në një “hundëlesh”. Qe një plak aso kohe,që diellin e kish parë shumë kohë para meje. Ky,”hundëleshi”, pasi ma bëri kapërdisjen copë, qe dhe bilbilgjyzar nga goja: “… kur unë i thosha, prit dhe një”dorë”,as që mërzitej fare, por dha e dha, dhe e zbrazi:  “Ujku ishte duke e mbaruar gomarin së ngrëni, dhe,”gomari” thoshte:- Ishalla jam në ëndërr!!!
*      *      *

Edhe loja e shahut ka qenë pasioni im. Shahu është e vetmja lojë në botë që kundërshtari nuk ka se si të  bën hile. Nëse fiton apo humb, merita dhe faji është yti. Me shahun unë harroja të kthehesha në shtëpi dhe bukuria qëndronte se shahu nuk shihej  nga “normat e asaj kohe” me syrin që shiheshin letrat apo siç e përgjithësonin me të padrejtë: po lozin kumar!

Me shahun nuk është se hasa në”hundëlesh”, por njoha një njeri të zgjuar e dinak që nuk pranonte humbjen. Sado që nuk pranonte humbjen, i kish lezet arsyetiimi. Tek e sjell rrëfenjën për ju, ende nuk më ikën buzëqeshja. Ky burrë i zgjuar, ka qenë komisari im kur kryeja shërbimin ushtarak në Shëngjin. Kish qenë shahist dhe unë, riosh në atë kohë, nuk njihja as “kufi” që vinte rregullorja  e Ushtrisë së asaj kohe. E munda komisarin dy me një dhe, tek po i jepja dorën, i thashë:- Të munda, komisar!

Ai:- Jo, mikvëllai, nuk më ke mundur, por jemi  b a r a z i m !!!

– Po  si “barazim”?- e kundërshtova.

-Dëgjo,- më tha. Ti ke fituar  dy lojë. Unë një. Pra, ti ke një fitore të madhe dhe unë  një  të vogël.Pra, jemi “barazim!!!

*     *    *

Aty, pragviteve tetëdhjetë, kur thika e varfërisë (sidomos në fshat) po shkonte në palcë, ndiheshin dhe mungesa për një higjienë vetjake  të nxënësve në shkollë. Rrezikoheshin nxënësit nga parazitë dhe, nisur nga kjo, në shkollë kish ardhur një qarkore ku porositeshim që  djemtë t’i qethnim zero si ushtarët. Pak, drastike  qe qarkorja, por qe e domosdoshme.

Në një shkollë si jona me 700  e ca nxënës, kishte prej tyre që rebeloheshin. Dhe unë pikërisht për një nga rebelët do rrëfej. Ndërsa,pak nga pak, berberi po mbaronte punën e tij (ai punoi një javë në shkollën tonë), dëgjoj që të më thërres me emër. Afrohem dhe më tregon se Gjoleka ( po si mund ta harroj unë atë, “rebelin”), nuk dëgjonte të qethej. Atëherë e mora Gjolekën, e vendosa tek karrike e berberit, dhe i thashë berberit të vazhdonte punën. Për dhjetë minuta koka e Gjolekës u bë zero. U ngrit nga karrikja, ashtu me kokën zero dhe bërtiti:- Ja, të shohim: do qethem?!!!!

Tiranë,16  shtator  2016

 

Filed Under: Komente Tagged With: perparim Hysi, tri analogji, zgjedhjet

SHBA DO TE PRANOJNE 110 MIJE REFUGJATE PER VITIN 2017

September 15, 2016 by dgreca

THE WASHINGTON POST: SHTETET E BASHKUARA KANE NE PLAN QE VJETIN E ARDHSHEM TE PRANOJNE TE PAKTEN 110000 REFUGJATE/

Permbledhjen e artikullit e pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/

Administrata e Presidentit Obama ka ne plan te pranoje vjetin e ardhshem, te pakten 110000 te hikun nga vende te ndryshme te botes.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i njoftoi te marten ligjvendesit mbi kete plan, gja qe shton numrin nga 85000 me 2016, dhe 70000 qe ishte gjate tri vjeteve te maparshme. Kjo don te thote, nji shtim prej 57 per qind, ne pranimin e refugjateve, qe nga vjeti 2015-te, si rrjedhim i vazhdimit te konflikteve ne Siri, Irak e vende te tjera; gja qe ka shkaktue ikjen ne mase te emigranteve, qe kerkojne strehim ne Europe, Kanada e vende te tjera.

Nji funksionar i nalte i qeveris, i cili nuk pranoi te tregonte emnin, per arsye se ky plan nuk asht njotue ende zyrtarisht tha se “Ky plan perputhet me bindjen tone, se te gjitha vendet duhet te bajne ma shume, per te ndihmue njerzit qe kane ma shume nevoje.”

Zyrtari ne fjale tha se Zotni Kerry u tha ligjvenesve,”Ne qofte se asht e mundun me pranue ma shume te hikun, ne do t’a bajme kete gja.”

Breznime radhe, Shtetet e Bashkueme kane qene nji vend strehues, per njerzit qe jane detyrue te largohen nga vendlidja e tyne, si rrjedhim i persekutimeve te llojeve te ndryshme.

Filed Under: Komente Tagged With: 110 mije refugjate, 2017, Gjon kadeli, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 248
  • 249
  • 250
  • 251
  • 252
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT