PRISHTINË, 13 Korrik 2016 – Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të emërimeve të reja, ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi sot i dorëzoi detyrën ministres të sapo emëruar në këtë pozitë Dhurata Hoxha.
Kosovë-LDK: Duhet të vazhdohet me ratifikimin e demarkacionit
-Anëtarët e Kryesisë së LDK-së biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.Njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e Presidentit Amerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore./
-Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës/
PRISHTINË, 12 Korrik – Gazeta DIELLI/* Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sonte mbledhjen e rregullt, të udhëhequr nga kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa.
Komunikata e sapodërguar thekson se, gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në vend dhe për orientimet e LDK-në në zhvillimin e mëtejmë të vendit.
Anëtarët e Kryesisë, biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e Presidentit Amerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga qeveria e Kosovës.
Anëtarët Kryesisë së LDK-së u pajtuan që në mbledhjen e radhës të vijnë me propozime konkrete në këtë drejtim, të cilat do të diskutohen me partnerët e koalicionit me qëllim të fuqizimit të këtij procesi.
Temë tjetër e takimit ishin edhe çështjet që lidhen me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nevojën e adresimit të disa çështjeve të rëndësishme në këtë drejtim./b.j/
*Foto: Dielli-Arkiv
Deivis Ajazi, një histori rrëqethëse e adoleshentit shqiptar
Java e Arkitekturës në Prishtinë ( PAW )
Shkruan: arch. Ylber Vokshi -Ylli/*Për nga natyra jam optimist i pa përmirësueshëm,ndoshta kam bërë “gabime strategjike” në disa raste, pasi nuk po mundem të korrespondoi me rrethin në të cilin jam i detyruar të jetoi. Shumë dukuri që kanë ndodhur në vitet e pas luftës në fushën e Planifikimit Hapësinor,Urbanizmit dhe Arkitekturës i kam kritikuar me qëllime dhe metoda konstruktive,duke propozuar zgjidhje konkrete,për të senzibizuar së pari profesionistët e fushës pastaj vendimmarrësit dhe opinionin e gjerë publikë. Për fat të keq, në një shoqëri si e jona,jam keqkuptuar,keqpërdorur e për këtë jam anatemuar,tentuar të më izolojnë, por rrugëtimi im i drejtë ende po vazhdon.
Çdo aktivitet apo ndodhi lidhur me Arkitekturën,Urbanizmin apo Planifikimin Hapësinor të territorit në Kosovë,gjithnjë i kamë përshëndetur dhe përkrahur pa marr parasysh seriozitetin,kualitetin apo rëndësinë e tyre. Volumi dhe prezenca e tyre është simbolike në krahasim me kërkesat dhe nevojat që janë evidente, duke e perceptuar realitetin e zymtë në fushën e ndërtimit dhe organizimit të territorit në vendin tonë. Ende në Kosovë nuk e kemi komoditetin të jemi kritik konstruktiv pasi ato ndodhi mungojnë tek ne, si rezultat i qasjes negative ndaj problematikës së ndërtimit në përgjithësi, ku vendi i Arkitekturës dhe Urbanizmit është në ekstrem i margjinalizuar.
Fajtori kryesor për këtë situatë të krijuar pa dyshim janë arkitektët dhe pjesëmarrësit e tjerë në ndërtim, të cilët në mënyrë të pa turpshme iu nënshtruan presioneve jo-parimore të vendimmarrësve në të dy nivelet shtetërore. Këto synime të politik-bërësve kanë ekzistuar,ekzistojnë dhe do të ketë edhe në të ardhmen,është obligim i profesionistëve ti bindin ata që me forcën e argumenteve të bazuara në anën kreative artistike,pastaj në anën teknike,duke u bazuar në rregullat teknike,dhe ato ligjore. Së pari duhet respektuar Kodin Etik të arkitektëve dhe të profesionit,të cilin pak kush e ka lexuar apo respektuar. Kur tërë kësaj i shtohet edhe mos dhënia e përgjegjësisë për veprimet e bëra në këto vitet e pas luftës,atëherë as që befason injorimi total i kësaj situate të krijuar në Prishtinë,nga ana e organizatorit të manifestimit të PAW-it.
Kaluan katër (4) edicione të aktivitetit e ne po sillemi thua se asgjë nuk ka ndodhur këto vite në Prishtinë, në urbanistikën dhe arkitekturën e qytetit i cili është edhe kryeqyteti i shtetit të Kosovës,ku janë lejuar mbi 40 000 ndërtime pa leje që nënkupton pa kontroll shtetëror. Në mesin e aktorëve dhe pjesëmarrësve në PAW kishte shumë aktorë aktiv që kanë kontribuar me të madhe në krijimin e kësaj situate kaotike në kryeqytet. Në asnjë rast nuk kanë reaguar për situatën e krijuar, por me të madhe kanë bashkëpunuar me ata që tërë një qytet e kanë pru në greminën e shkatërrimit,thua se Prishtina është “tokë e huaj”në univers.
Janë të mirëseardhura këto aktivitete të zhvilluara nga organizatorët, të financuara edhe nga përkrahësit dhe partnerët të ndryshëm. Për komunitetin profesional të arkitektëve, shkëmbimi i përvojave dhe njoftimi me lëvizjet dhe trendet e reja në projektimin arkitektonik dhe urban në regjion e ma gjerë, vetëm do të jenë një motiv shtesë për punë kreative. Por zhvillimi i këtyre ndodhive duke e apstrahuar realitetin e zymtë të gjendjes reale në tërë territorin e Kosovës e posaçërisht në Prishtinë,sipas meje është një mashtrim optik,i pa tolerueshëm pasi një qasje e tillë vetëm rritë ndasitë e mëdha në mes realitetit dhe dëshirave tona. Kjo qasje mundet të jetë kontra-produktive për shumicën e banorëve të kryeqytetit ,të cilët shumë vështirë janë duke e përjetuar situatën e krijuar urbane ku të bukurit në arkitekturë është vetëm një nocion për ta dëshiruar. Në këtë mënyrë, kjo vetëm po rritë ndasitë e mëdha në shoqëri që janë rrezik i madh për shtetin në të ardhmen, që disa po e neglizhojnë.
A ka arkitekturë autoktone në Prishtinë,sa është ndikimi i të kaluarës në veprat e sotme,si janë edukuar gjeneratat e reja të arkitektëve,sa janë ndikimet e trendeve ndërkombëtare tek ne,a ka raste origjinaliteti apo e tëra ajo që është projektuar dhe ndërtuar në Prishtinë dhe Kosovë,është vetëm kopje e zbehtë e asaj çka ka ndodhur dhe ndodh në botën e arkitekturës. Ka raste të rralla ku janë tentuar imitime të së kaluarës autoktone,ato orvatje zakonisht kanë dështuar si vepra të kiçit klasik në arkitekturë me porosi dhe pamje neveritëse që irritojnë.
Ana urbane e tërësive të ndërtuara në vitet e pas luftës as që ia vlen të përmendet,është ndërtuar me leje e pa leje, fare duke mos i përfillur rregullat dhe standardet elementare të urbanistikës. Janë punuar disa dokumente urbane gjysmake fare pa respektua legjislacionin në fuqi,kualiteti i atyre “planeve rregulluese” të punuara nga arkitektët dhe urbanistët e “shpifur” ishin ekstrem të dobëta,të pa realizueshëm pasi nuk ishin të bazuara në të dhënat reale. Kështu projektuan arkitektët në Prishtinë duke iu nënshtruar disa kritereve in-ekzistonte të fushës që i përkasin, fare duke mos u brengosur për kualitetin e jetës së varfër urbane në kryeqytet dhe për perspektivën e gjeneratave të ardhshme.
Prishtinës tani i duhen rehabilitimet urbane detale e të gjitha zonave të qytetit gjegjësisht të gjitha planeve rregulluese ekzistuese,që duhet punuara me profesionalizëm të lartë, në frymën e të gjitha të arriturave urbanë në praktikën ndërkombëtare të harmonizuara me traditën dhe kulturën e mjedisit, kjo deri me tani i ka munguar asaj. Çdo kopjim i teorive dhe eksperiencave tjera do të na dërgon në një humnerë të re urbane si deri me tani.
Sa kisha pas dëshirë që këto aktivitete të javës së Arkitekturës në Prishtinë (Prishtina Architecture Week-PAW) ti përjetojmë si shtytje të reja për të inspiruar, motivuar arkitektët e rinj të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional drejt arritjeve të reja në fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmi. Ketë që po e mundësojnë teknologjitë e reja në botën e re globale,ku tendencat e uniformimit të artit dhe arkitekturës,do të jenë sfida madhore në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit autokton urban dhe arkitektonik të Kosovës. Për fat të keq me sjelljet tona të deri tanishme shumë pak iu kemi ofruar gjeneratave të reja të profesionistëve të ardhshëm, të cilët i pretë punë e mundimshme shumëvjeçare për të korrigjuar gabimet e shumta të bëra, aty ku është e mundur.
Uroi që këto vasha dhe djelmosha të zgjedhin rrugën origjinale të profesionit të tyre pa marr në konsideratë kualitetin e varfër të afruar nga shkollat e arkitekturës në Kosovë. Në botën globale dhe arritjet teknologjike në internet dhe rrjetet sociale, qasja drejtë diturive dhe arritjeve të reja në arkitekturë dhe urbanizëm është lehtësuar shumë,vetëm duhet pasur vullnet të madh për punë kreative dhe durim të çeliktë për të vepruar në mjedisin tonë. Trashëgimia e kaluar,posaçërisht e viteve të fillim shekullit të ri,nuk duhet të iu shërben si model i punës së tyre kreative por si një realitet i hidhët,si një e dhëne se si nuk duhet punuar në të ardhmen.
Prishtinë arch. Ylber Vokshi -Ylli
11.07.2016 arkitekt i pavarur
ylberv@yahoo.com
*Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),
Ipeshkvi i Kosovës: Shqiptarët në diasporë, bashkim rreth vlerave kombëtare
-Ministri Murati vazhdon takimet me komunitetet fetare/
PRISHTINË, 11 Korrik 2016- Gazeta DIELLI/Në vazhdën e takimeve që ministri kosovar i Diasporws, Valon Murati po realizon në kuadër të fushatës së regjistrimit “Ti je pjesë e atdheut” dhe takimit me komunitetet fetare të Kosovës, sot u takua me Ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji.Në këtë takim me imzot dom Gjergjin, ashtu si edhe me myftiun Naim Tërnava më herët, u diskutuan dy çështje: procesi i regjistrimit dhe funksionimi i shkollës shqipe në diasporë.Ministri Murati në bashkëbisedim me imzot Dodë Gjergjin shtroi nevojën që mesazhi i regjistrimit të bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në atdhe të përcillet edhe përmes Ipeshkvisë së Kosovës dhe mekanizmave të saj; t’u qartësohet se regjistrimi është interes kombëtar, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të krijohen politika më të mira shtetërore për diasporën.Po ashtu, u diskutua që t’u bëhet thirrje bashkatdhetarëve që sa më shumë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, sepse përmes saj ruhet edhe identiteti kombëtar e kulturor.Ministri Murati e njoftoi ipeshkvin Gjergji edhe për aktivitetet që Ministria e Diasporës do t’i bëjë këtë verë për bashkatdhetarët, për punën që po bëhet për hartimin e një kurrikule të përbashkët Kosovë-Shqipëri për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë etj.
Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, e njoftoi ministrin Murati për misionet që i kanë në Evropë, për rolin e rëndësinë e tyre, por edhe për kontributin që japin për mësimin e gjuhës shqipe. Ai theksoi se si në Kosovë, ashtu edhe në vendet ku i kanë misionet, përmes priftërinjve do të shpërndahet informacioni -porosia për regjistrim të bashkatdhetarëve, por edhe për vijimin e fëmijëve të diasporës në shkollën shqipe.
Ipeshkvi i Kosovës theksoi se shqiptarët në diasporë duhet të lidhen kulturalisht me njëri-tjetrin, të mos ndahen fetarisht, por të bashkohen rreth vlerave kombëtare e traditave, përmes aktiviteteve kulturore e shkollës shqipe. Në fund të takimit, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, tha se misionet e tyre do të jenë në dispozicion për bashkëpunim me MeD-në dhe do ta kenë përkrahjen e tyre./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 274
- 275
- 276
- 277
- 278
- …
- 482
- Next Page »