• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pjetër Bogdani: Letërkëmbim i Ipeshkvit të Shkodrës dhe Administratorit të Tivarit (1660-1670)

May 22, 2016 by dgreca

Pjetër Bogdani “Letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660-1670). Kohëve të fundit doli nga botimi një vepër e re mbi figurën e kryeipeshkvit e atdhetarit të madh shqiptar, imzot Pjetër Bogdanin. “Letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660-1670)”: ky titulli i veprës së përgatitur nga Odette Marquet, murgeshë e studiuese franceze, botuar nga Botimet IDK me ndihmën e Kuries Kryeipeshkëvnore të Tivarit e konkretisht të ish kryepeshkopit imzot Zef Gashit.

Vepra ofron një korrespondencë, nga e cila del qartë figura dhe puna e pareshtur e Bariut të vërtetë kombëtar e shpirtëror, Imzot Pjetër Bogdanit, cili jetoi dhe punoi me një përkushtim që kishte si qëllim vetëm të mirën e grigjës, çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi osman, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, përparimin e gjithanshëm.

E duke denoncuar gjendjen dramatike të popullsisë nën pushtimin osman, Imzot Bogdani krijon lidhjet me Kongregatën e Shenjtë të Vatikanit, me Raguzën, me Venedikun e me forcat tjera, për të kërkuar ndihmën për t’i bërë ballë dhunës, persekutimeve e për t’i tejkaluar vështirësitë e përditshme, të paimagjinueshme.

Letërkëmbimet zbulojnë edukatorin intelektual, por në të njëjtin kohë e plan edhe bariun besnik. Krahas kujdesit për përforcimin e besimit tek populli i krishterë, imzot Pjetër Bogdani punonte e mendonte edhe për qytetërimin e popullit.

Dokumentat na tregojnë sesi me imzot Pjetër Bogdanin, në këtë pjesë të errët dhe persekutuese të historisë së shqiptarëve lind edhe një frymë e re, ku krahas rezistencës ndaj turkut, shprehet kërshëria për kërkime, libra e meditime. Letërkëmbimi i tij, udhëtimet e tij dhe të gjitha lëvizjet e imzot Pjetër Bogdanin ofrojnë një fotografi të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendej populli e vepronte dhe luftonte kleri, në mbrojtje të tij e të vendit.

Falë punës së përkushtuar e të heshtur të motrës Odette Louise de Jesùs, në këtë vepër zbulojmë gjëra vërtetë të rëndësishme për imzot Pjetër Bogdanin, jetën e tij të shndërruar në një shërbim të pakursyer për të afërmin, për popullin, për vendin, me besim në Zotin, me bindje e përkushtim deri në martirizim.Radio Vatikani)

Filed Under: Komente Tagged With: Leterkembimi, Pjeter Bogdani, Tivari

SHBA, prezantohet anija luftarake e së ardhmes me kapiten James Kirk

May 22, 2016 by dgreca

Përmes një reference të qëllimshme dhe mjaft argëtuese nga kinematografia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanëdorëzuar kapitenit James Kirk anijen më të rrezikshme të flotës, sigurisht atë të flotës amerikane dhe jo flotës yjore.

Bëhet fjalë për gjuajtësin më të ri “USS Zumwalt” që nuk kapet nga radarët, një klasë e re anijesh luftarake që do të ndryshojnë mënyrën e luftimit në det. Zyrarisht, anija do të hyjë në detyrë më 15 tetor dhe deri atëherë, kapiteni James Kirk i flotës amerikane dhe jo i “Federatës së Bashkuar të Planeteve”, do të testojë bashkë me ekuipazhin e tij pajisjet tejet të përparuara të gjuajtësit. Anija 185 metra e gjatë dhe 15.700 tonë e rëndë nuk kapet nga radari dhe nuk bën zhurmë gjatë lundrimit.Në bord ajo ka armë të së ardhmes që janë ende në zhvillim, si rrezet e energjisë dhe topi elektromagnetik.Dy anije të tjera si kjo po ndërtohen nga kompania “General Dynamic”, ndërsa kostoja e të trejave bashkë pritet që të arrijë në 22.5 miliardë dollarë.Ndërsa aftësitë e gjuajtësit të ri premtojnë shumë, por nuk janë testuar ende në betejë, nuk ka dyshim që mediat e kanë vlerësuar shumë idenë e dikujt brenda Pentagonit, që çelësat e anijes më të përparuar dhe asaj të së ardhmes në botë t’idorëzohen një kapiteni me emrin James Kirk. Një emër mjaft i njohur nga saga “Star Trek” dhe filmat që e kanë pasuar, ku një kapiten i quajtur James Kirk drejtonte anijen kozmike më të përparuar të “Federatës së Bashkuar të Planeteve”.{SH.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: James Kirk, me kapiten, prezantohet anija luftarake e së ardhmes, SHBA

Kosovë-Asociacioni i Gazetarëve mban Kuvendin Zgjedhor

May 21, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 21 Maj 2016/Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajti sot në Prishtinë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.Në këtë kuvend morën pjesë 279 votues. Kryetar me 125 vota u zgjodh Shkëlqim Hysenaj nga gazeta “Zëri”. U zgjodhën edhe tetë anëtarë të rinj të Bordit të Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mandat tre vjeçar.

Kundërkandidatë për kryetar të Bordit ishin edhe Shkumbin Ahmetgjekaj, i cili mori 100 vota si dhe Enis Veliu, që fitoi 51 vota, ndërsa katër vota ishin të pavlefshme.

Në këtë Kuvend janë bërë edhe disa ndryshime në Statutin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Asociacioni i Gazetarëve, Kuvendin Zgjedhor

Ismail Kadaresë çmimi “Azem Shkreli” dhe titulli “Qytetar Nderi i Pejës”

May 21, 2016 by dgreca

-Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre/

– Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./

PEJË, 21 Maj 2016/ Në Kosovë, në qytetin e Pejës, po mbahet edicioni XIV i takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Në ceremoninë e zhvilluar sot shkrimtari shqiptar i vlerësuar i majave të universit të përbotshëm letrar, Ismail Kadare, u shpall laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe poashtu iu dha titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. “Sot jam vërtetë i prekur të marr këtë çmim, që mban emrin e mikut tim të shtrenjtë, me të cilin kemi pasur gëzime, brenga e zhgënjime të përbashkëta ndër vite. Është ndjenjë e pabesueshme për mua”, tha Kadare duke marrë  çmimin me emrin e poetit shqiptar nga Kosova Azem Shkreli.

Duke u shprehur i nderuar Kadare tha se letërsia është pjesë e pandarë e kulturës shqiptare.

“Dhe këtë kulturë sot ju e keni nderuar. Dikur nuk e kemi paramenduar kohën kur shqiptarët e Shqipërisë do të merrnin çmime në Kosovë, dhe ja që diçka e tillë po ndodhë”, tha Kadare.

Shtypi i sotëm kosovar thekson se, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre.

Ka kujtuar Kosovën që njohu më shumë se gjysmë shekulli më parë. Atë nga këndvështrimi i poetit Azem Shkreli, emrin e të cilit e mban manifestimi që e ka sjellë të premten mbrëma në Pejë.

Në mbrëmjen e parë të edicionit XIV të takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Kadare ka qenë protagonisti kryesor në skenën e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”, shkruan gazeta Koha Ditore.

Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.

Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./b.j/

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: “Qytetar Nderi i Pejës”, Azem Shkreli, dhe titulli, Ismail Kadaresë çmimi

Ambasadori Delawie: SHBA-të përkrahin transformimin e FSK-së

May 21, 2016 by dgreca

-Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie/

PRISHTINË, 20 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri Haki Demolli së bashku me komandantin e Forcws së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Fillimisht, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Dellawie për ndihmën e vazhdueshme që  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite dhe po vazhdojnë të japin për ngritjen profesionale  të  FSK-së, siç është  bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Një falënderim të veçantë ministri Demolli i shprehu ambasadorit Delawie lidhur me kërkesën e Kongresit Amerikan  që të  fillojnë përgatitjet  që  Kosova  të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s.

Gjatë takimit ministri Demolli dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për zhvillimet e përgjithshme në Ministri, me theks të veçantë për zhvillimet rreth procesit  të  transformimit të FSK-së.

Me këtë rast, ambasadori i SHBA-së, Delawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin procesin e transformimit të FSK-së.

Gjithashtu, ambasadori Greg Delawie shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritashëm në mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ai premtoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e pakursyer edhe në të ardhmen për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt profesionalizimit të saj.

Në takim morën pjesë edhe Latif Leka, shef i kabinetit të ministrit, atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë,  koloneli Anthony Butts, si dhe Michael Polyak.

Filed Under: Komente Tagged With: Delawie: SHBA-të përkrahin, transformimin e FSK-së

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 297
  • 298
  • 299
  • 300
  • 301
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT