• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ismail Kadare nderon Lasgushin dhe Kutelin, në Pogradec

May 1, 2016 by dgreca

TIRANE, 30 Prill/- Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare ka vizitaur në këtë fundjaveë qytetin e Pogradecit.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena, Kadare vendosi lule tek bustet e figurave të shquara të kombit, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.

Vizita e tij në Pogradec u bë me dije nga kreu i bashkisë Eduart Kapi, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shoqëruar edhe me foto.

Ai shkruan se “Pogradeci gjithnjë krenar për Lasgushin dhe Mitrushin, por sot edhe më shumë me këtë mik të veçantë, viganin e letrave shqipe”.kadare1

“Privilegj i madh për mua të përkujtoj shkrimtarët e mëdhenj të qytetit tonë me Ismail Kadarenë”, shkruan Eduart Kapri.

Filed Under: Komente Tagged With: Kadare, nderon Lasgushin

30 ditë paraburgim për Azem Sylën

May 1, 2016 by dgreca

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e 30 ditëve paraburgim për Azem Sylën, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Këtë pasdite, një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016”, thuhet në njoftimin e shkurtër të gjykatës.

Syla po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Deri më tani, lidhur me këtë rast, janë arrestuar gjashtë persona, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla, të premten është dorëzuar në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, tek autoritetet kosovare.

Syla, pas dorëzimit, është sjellë në qendrën e ndalimit në Stacionin Qendër të Policisë së Kosovës në Prishtinë nga policia e EULEX-it dhe më pas është dërguar në Pallatin e Drejtësisë, ku edhe është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj tij.

Në këtë seancë, prokurori i rastit ka kërkuar nga trupi gjykues që Sylës t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa, avokati mbrojtës i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Tomë Gashi, vendimin e Gjykatës e ka cilësuar si të padrejtë dhe të ndikuar politikisht.

Gashi ka bërë të ditur se pala mbrojtëse do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Unë, si avokat i tij, këtë aktvendim e konsideroj të ndikuar politikisht, për shkak se nuk ka pasur asnjë arsye ligjore që të njëjtit t’i caktohet masa më e rëndë e paraparë me ligj, kur efekti i njëjtë ka mundur të arrihet me masa më të buta”.

“Ankesa do të paraqitet menjëherë dhe presim që Gjykata e Apelit të jetë më e drejtë në raport me ish-komandantët dhe ushtarët e UÇK-së”, ka deklaruar Gashi.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se hetimet e rastit “Syla” kanë të bëjnë me “një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më tani, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla”.

Ky i fundit deri më tani ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga organet e drejtësisë është thënë se anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar, secili me një rol të veçantë, për të privuar Kosovën nga pronat shoqërore në një vlerë përafërsisht prej 30 milionë eurosh.

Avokati Gashi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pronat, të cilat janë duke u hetuar në këtë rast, janë konfiskuar përkohësisht.

“Prokurori ka deklaruar se janë konfiskuar përkohësisht pronat që janë objekt i hetimit, që i bie pronat e KBI-së, ‘Kosova Export’, të cilat prokurori mendon se mënyrë të kriminalizuar janë përvetësuar nga këta persona, janë nën hetime”, ka theksuar Gashi.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta politike në Kosovë, është konsideruar si një nga sfidat më të mëdha për organet e rendit dhe ato të drejtësisë.

Disa figura të jetës politike e publike, jo rrallë kanë zgjedhur edhe ikjen nga Kosova, menjëherë pas shpalljes së nisjes së hetimeve ndaj tyre apo edhe pas shpalljes së aktgjykimit. Këto raste, kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe krim të organizuar.

Kryetarë komunash të Kosovës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, shpeshherë nuk kanë përfillur ligjet e Kosovës.

Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut nga Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi në vitin 2011, ishte shpallur fajtor për një vepër penale duke iu shqiptuar dënim me tri vjet burgim.

Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Post-Telekomit të Kosovës, në vitin 2008 ishte dënuar me tre vjet burg për përfitime të paligjshme. Por, e njëjta nuk ka qëndruar në burg, duke braktisur Kosovën.

Një rast tjetër i ikjes është edhe ai i përfaqësuesve të kompanisë private shëndetësore të quajtur “Medicus”, ku pas shqiptimit të dënimit Lutfi Dervishi, me profesion doktor, është arratisur nga Kosova.

Ndërkaq, pozitën e kryetarit të Komunës së Prizrenit vazhdon ta mbajë Ramadan Muja, edhe pse gjykata e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim dhe korrupsion në këtë komunë.(Arton Konushevci)

Filed Under: Komente Tagged With: 30 dite, paraburgim, per Azem Sylen

Komandanti i FSK-së,vizitë në Shqipëri

April 30, 2016 by dgreca

-Gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë/ TIRANË, 29 Prill 2016/ Komandanti i Forces se Sigursë së Kosovës-FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, general major Jeronim Bazo, u prit sot, me nderime të larta ushtarake shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, në Tiranë.

Njoftimi i dërguar thekson se, fillimisht, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga gjeneralët Bashkim Jashari dhe Zymer Halimi, Atasheu ushtarak i Kosovës në Tiranë, nënkolonel Enver Dugolli, u pritën në Ministri nga ministresha e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli. Në takim u bisedua për bashkëpunimin  ndersjellë ndërmjet ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Nga të dyja palët u  shpreh gatishmeria e plotë për bashkëpunim në fushën e sigurisë në të ardhmen.Më tej, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim kokë më kokë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare, gjeneral major Jeronim Bazo. Në takimin e përbashkët të dy gjeneralëve u bisedua për bashkëpunimin rajonal në këtë fushë, si dhe për bashkëpunimin e ministrisë për FSK dhe Forcës së Sigurisë me ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, Komananti i FSK-së, gjeneral Rama dhe delegacioni nga ministria për Forcën e Sigurisë, në përmbërje: gjeneral brigade Bashkim Jashari, shef i Inspektoriatit, gjeneral brigade Zymer Halimi, shef i Drejtorisë për operacione, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Atasheu ushtarak i Kosovës, nënkolonel Enver Dugolli dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, Ibrahim Shala, zhvilluan një takim të zgjeruar të delegacioneve, kryesuar nga gjeneral Bazo dhe general Rama.

Gjeneral Rama me këtë rast, e njoftoj gjeneralin Bazo mbi procesin që po kalon ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, procesin e bashkëpunimit regjional si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Nga ana e tij general Rama tha se pikërisht në këtë proces është shumë e nevojshme përvoja e Ushtisë shqiptare e cila pothuajse ka kaluar sfida të ngjashme, në rrugën e zhvilimit të saj.

Nga ana e tij, shefi i Ushtrisë shqiptare, gjeneral Bazo tha se e gëzon fakti i sukseseve gjithnjë e më të mëdha të Forcës së Sigurisë, duke u zotuar për një bashkëpunim intenziv në të gjitha fushat e nevojshme dhe se siç u shpreh Ai, ,,Ne do jemi zëri juaj, aty ku ju nuk jeni, dhe do mundohemi të ju mbështesim edhe aty ku ne nuk jemi’’. Gjenerali Bazo tha gjithashtu se mbështetja për Forcën e Sigurisë do të jetë e sinqertë dhe konkrete, për avancimin dhe depertimin e saj në iniciativa rajonale dhe globale në fushën e sigurisë.

Të dy shefat, gjeneral Rama dhe gjeneral Bazo u dakorduan se bashkëpunimi rajonal është në interes të të gjitha vendeve të rajonit dhe se ndërtimi i një klime të mirë të bashkëpunimit, lehtëson edhe integrimin e tyre më të shpejtë, si dhe anëtarësimin me të shpejt në këtë rast të Kosovës, në iniciativa rajonale dhe më gjerë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjeneral Rama dhe delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë i shoqëruar edhe nga komandanti i Forcave Tokësore shqiptare, gjeneral brigade Nazmi Cahani vazhdoi vizitën në garnizonin e njësisë Komando dhe atë të Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare, në Zall-herr.

Fillimisht, në Zall-herr, delegacioni i MFSK-së i kryesuar nga gjeneral Rrahman Rama zhvilluan një takim të përbashkët me gjeneralin Cahani, ku u njoftuan me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Njësië spëciale si dhe më pastaj patën mundësi të ndjekin një demostrim professional me armë në poligonin për gjuajtje në garnizonin e Zall-herr-it.

Gjatë vizitës në Tiranë, komandanti  i FSK-së, gjeneral Rama me bashkëpunëtore bëri një vizitë të shkurtër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, me çrast u pritën nga Ambasadori Ramiz Lladrovci.

Me këtë rast, gjeneral Rama i uroi Ambasadorit Lladrovci detyrën dhe emërimin e tij në postin e Ambasadorit fuqiplotë pranë Ambasadës së Rrepublikës së Kosovës, në Tiranë.

Nga ana e tij, Ambasadori Lladrovci e falenderoj gjeneral Ramën dhe delegacionin e MFSK-së për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje diplomatike të FSK-së./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Komandanti i FSK-së, vizitë në Shqipëri

Kosovë-Shqipëri, dy qeveritë mblidhen në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës

April 29, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë do mbajnë mbledhjen e tretë të përbashkët/

-Qeveria e Kosovës në përgatitje për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë/

-Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës në mbledhjen e tretë do të nënshkruajnë, mes tjerash, një marrëveshje me të cilën marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i zbatimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë/

Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI -Behlul JASHARI/ 

PRISHTINË, 29 Prill 2016/ Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë do mbajnë mbledhjen e tretë të përbashkët në 3 qershor 2016 në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014 dhe të dytës në Tiranë në 23 mars 2015.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës,  të 86-tën, të 19-tën në vitin 2016, drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

“Mbetet çështje deri në fund të javës së ardhshme t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive. Që të mos kemi vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato”, u shpreh kryeministri Kosovar.

Në mbledhjen e 15 prillit,  qeveria e Kosovës deklaroi nisjen e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë dhe paralajmëroi propozimin e grupit të autorizuar përgatitor lidhur me kohën e vendin e mbajtjes mbledhjes së përbashkët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin në Prishtinë në 7 prill kanë diskutuar mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive dhe në dakordësi të plotë kanë vlerësuar se procesi i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët ka dhënë rezultate shumë të mira.

Në mbledhjen e mesit të prillit të qeverisë  së Kosovës u theksua koordinimi me qeverinë e Shqipërisë dhe përgatitjet e nisura për takimin e përbashkët. “Koha për të cilën ne jemi marrë vesh përafërsisht me kryeministrin Rama, është fundi i majit ose java e parë e qershorit”, tha kryeministri Mustafa, duke kërkuar angazhim nga kabineti qeveritar në përgatitjet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që të jetë përmbajtjesore dhe t’i kontribuojë thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, në 11 janar 2014 në Prizren, ndodhi  për të parën herë pas më shumë se 100 vjetëve të shtetit të parë e pas 6 vjetëve të shtetit të dytë të shqiptarëve.

“Modestish mendoj se ajo që na ka bërë bashkë sot, në një tryezë të bashkëqeverisjes strategjike, qeverinë e Shqipërisë dhe qeverinë e Kosovës, është një nismë që ka të bëjë pikë së pari, me kontributin tonë për integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar, si shprehje  e vendosmërisë sonë të përbashkuar për ta jetësuar këtë integrim si hapësirë evropiane të tejkufijve”, theksonte në mbledhjen e parë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pas mbledhjes, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë takuar sërish, në një mbledhje tjetër, të dytë, në 23 mars 2015 në Tiranë, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, ku u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.

Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë, kryeministri kosovar Mustafa ka theksuar se, “do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve të cilat ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Republikën e Kosovës”.

Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës në mbledhjen e tretë të përbashkët do të nënshkruajnë, mes tjerash, një marrëveshje me të cilën marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i zbatimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Dakordimi për këtë bëhej i ditur në 26 prill  në një njoftim të dërguar nga Ministria e Diasporës në qeverinë e Kosovës.

Njoftimi theksonte se, në Tiranë, menjëherë pas përfundimit të takimit të grupit të punës për zbatimin e marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, ministri kosovar i Diasporës,Valon Murati, u prit në një takim edhe nga Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë. 

Vëmendja e këtij takimi është përqendruar në lidhje me përmbushjen e detyrave që dalin nga Marrëveshja e përbashkët për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Në mbledhjen e dy qeverive, në Tiranë, në 23 mars 2015, është nënshkruar edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

Filed Under: Komente Tagged With: mbledhja 3 qershor, ne Biblioteken Kombetare, Shqiperi Kosove

Arben Frroku i arrestuar prej 6 Marsit, PD akuzon qeverine

April 29, 2016 by dgreca

Partia Demokratike akuzon qeverinë se si në rastin e Mark Frrokut kanë vonuar të dhënat për Arben Frrokun, i cili sipas saj është arrestuar më 6 mars.Në një dalje për median nga Enkelejd Alibeaj janë të njëjtët persona si në rastin e Mark Frrokut që i shërbyen krimit dhe shkelën ligjin me urdhrin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe lejen e Edi Ramës

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

Lajmi i ndalimit të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj, nxjerr zbuluar bashkëpunimin e dyfishtë të pikave kyçe të policisë, me bekimin e Tahirit dhe Edi Ramës, në arratisjen e të dënuarit dhe me tej në favorizimin e tij për të shmangur drejtësinë.

Ndalimi i Frrokut në Holandë është bërë që me 6 mars. Por autoritetet shqiptare, kanë vonuar dërgimin e të dhënave në shtetin e BE.

Të njëjtët persona, i njëjti mekanizëm, që la në sirtar për muaj me radhë kërkesën e Interpol Bruksel për deputetin e Edi Ramës, vëllain e të dënuarit me burgim përjetë, Mark Frroku.

Të njëjtët persona që shërbyen krimin dhe shkelën ligjin duke fshehur kërkesën e Policisë së Brukselit, sigurisht me urdhërin e Tahirit e me lejen e Edi Ramës, edhe këtë radhë, shërbyen krimin duke vonuar dërgimin e të dhënave.

Ishte denoncimi publik i bërë nga z. Berisha që i detyroi Tahirin e Ramën të dërgojnë të dhënat, ku u konfirmua se ishte pikërisht Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm, shtetasi i ndaluar në Holandë me identitet tjetër të falsifikuar.

Edi Rama fillimisht e mbështeti aleatin e tij politik, duke i mundësuar arratisjen. Pak para se të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, Frroku iku nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin Tims. Pra me urdhër, policia ka hapur kufijtë për të, dhe i dënuari për vrasjen e komisarit të policisë, avulloi pa lënë asnjë shenjë.

Ky bashkëpunim me krimin, me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri të lartë, është në të vërtetë fytyra e Tahirit, e Ramës dhe e kësaj oligarkie që sundon me krimin e për krimin.

Arben Frroku arrestohet në Holandë, fshihej me identitet të rremë/

Policia e Shtetit duke informuar zyrtarisht për arrestimin e Arben Frrokut, thotë se ka nisur procedurat e ekstradimit të tij nga Holanda.Policia thotë se identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë më 17:15 minuta.

Sqarimi i policisë:

Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare. Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë. 

Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.

Filed Under: Komente Tagged With: akuzat e PD, Arben Frroku, arretsimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 311
  • 312
  • 313
  • 314
  • 315
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ZEMËRIMI SI ENERGJI POLITIKE DHE RREZIKU I VERBËRISË KOLEKTIVE
  • NJË STUDIM INTERESANT I JOSIF RISTOS PËR VENDNDODHJEN E TEMPULLIT TË DODONËS
  • Krijohet Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forumi 26
  • SHËN NËNA TEREZE NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE
  • Metafora e lumit…
  • Intelektuali…
  • SARAMAGO – MURET ME LIBRA DHE ULLIRI PARA PORTËS…
  • “Manifesti i sarkazmës”…
  • Fundi i marrëveshjes START. Si Trump do ta ndalë apokalipsin!?
  • The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!
  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT