Regjimi kuban i rezervoi një pritje protokollare Presidentit amerikan, Barack Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nis nga baza ajrore “Andreës” jashtë Uashingtonit drejt Havanës, ku vetëm pamja e avionit presidencial ikonë Air Force One që prek tokën e shtetit komunist, deri para pak kohësh do të ishte krejtësisht e paimagjinueshme. Ekzaktësisht në orën 16:34 me orën e Havanës, Presidenti Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Michel dhe dy vajzat, prekën tokën kubane. Me vizitën në shtetin ishull dhe bisedimet me liderin e tij komunist, Barack Obama, shkruan një faqe të re në histori. Udhëtimi i tij treditor, i pari i një kreu amerikan të shtetit në Kubë në gati 90 vjet, përbën pikën kulmore të hapjes diplomatike që Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro, njoftuan dhjetorin e 2014-s. Presidenti amerikan, njeriu që braktisi politikën dhjetëra vjeçare amerikane të izolimit të Kubës, tani kërkon ta bëjë këtë afrim të pakthyeshëm. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve vazhdon të hasë megjithatë në pengesa të mëdha. Ndërkohë, vetëm pak orë përpara mbërritjes së Obamës, një grup protestuesish u arrestuan në Havanë. Policia largoi me dhjetëra demonstruese të grupit “Grate në të bardha”, i formuar nga bashkëshortet e të burgosurve politikë, të cilat ishin mbledhur përpara një kishe ku përpiqen të zhvillojnë protesta çdo javë.
Kosova i takon Evropës
-Klaus Schlie, kryetar i Kuvendit të shtetit federal Schleswig-Holstein të Gjermanisë: Kosova i takon Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajë më afër Kosovën/
PRISHTINË 21 Mars 2016/ Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Klaus Schlie, kryetar i Kuvendit të shtetit federal Schleswig-Holstein të Gjermanisë dhe me këtë rast u shtrua çështja e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të këtij shteti të Gjermanisë Federale.
Veseli në takim theksoi se bashkëpunimi i deritashëm me Gjermaninë ishte tejet i rëndësishëm për Kosovën, duke potencuar rëndësinë e përkrahjes së Gjermanisë, jo vetëm me rastin rindërtimit të vendit, por edhe shtetndërtimit, mbështetjen e institucioneve, por edhe përkrahjen pa rezervë për Kosovën në skenën ndërkombëtare. “Gjermania është mostër e zhvillimit ekonomik për neve si vend në tranzicion”, theksoi ai.
Klaus Schlie theksoi se është shumë i inkurajuar me punën që është bërë në Kosovë, jo vetëm në lëmin e sigurisë, por edhe në ngritjen e institucioneve demokratike, duke vënë në dukje domosdonë e zgjidhjes së çështjeve kontestuese me fqinjët nëpërmjet dialogut. Ai me këtë rast deklaroi se pos bashkëpunimit në rrafshin politik në mes të dyja vendeve, duke e vlerësuar si të shkëlqyer, tashmë duhet të zërë vend të rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik. “Kosova i takon Evropës dhe Bashkimi Evropian duhet ta mbajë më afër Kosovën”, theksoi Klaus Schlie.
Kryetari Veseli vuri në pah se Kuvendi i Kosovës është i interesuar për bashkëpunim ndërparlamentar me parlamentin e kësaj njësie federale të Gjermanisë, për investime në fushën e energjisë së ripërtëritshme si dhe në fushat tjera me interes të përbashkët, Kosovë-Schleswig-Holstein.
“Kosova është vend me potenciale të mëdha në prodhimin e energjisë së ripërtërishme dhe përvoja nga ky shtet verior i Gjermanisë është shumë e mirëseardhur”, theksoi kryetari i Kuvendit, Veseli./b.j/
LIBËR ME VLERA TË MIRËFILLTA DOKUMENTARE, SHKENCORE DHE HISTORIKE
Rexhep Dedushaj: Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekujt, Pejë 2016 (Botimi i tretë)./
Nga Mikel GOJANI/
Këto ditë studiuesi dhe publicisti Rexhep Dedushaj ka botuar librin e tij vijues të titulluar, “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”, që është botimi i tretë me plotësime.
Autori i kësaj vepre, studiuesi dhe publicisti i njohur në mjediset intelektuale mbarëkombëtare, Rexhep Dedushaj nëpërmjet faqeve të këtij libri merr përsipër të lerë të shkruar një histori të gjerë për krahinën e Plavë-Gucisë, nga ka edhe origjinën, për interesin e brezave të rinj rrugëtimin historik tepër interesant të kësaj krahine bashkë me dallgët e saja, për të vënë në piedestalin e merituar të kujtesës së atyre ngjarjeve që janë zhvilluar gjatë historisë dhe të shumë personaliteteve historike të kësaj krahine që kanë lënë gjurmë të thella në historiografinë tonë kombëtare. Vepra është një rrëfim i gjatë, meqenëse kur dihet që për historinë e kësaj krahine asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, mirëpo studiuesi Dedushaj, duke mos vënë pikë, hap shtigje studiuesve të tjera që të merren me gjerësisht me këtë temë shumë interesante dhe të një rëndësie dimensionale. Vepra është e shërbyer në sërë burimesh arkivore, pastaj po ashtu mbështetur edhe në një literaturë të pasur, por edhe përmes të dëshmive të argumentuara nëpërmjet rrëfimeve të njerëzve të shtyrë në moshë që kanë përjetuar nga një pjesë të asaj historie, por edhe duke interpretuar ngjarje dhe të bëmat e personaliteteve të shumta të atyre historive që kanë ndodhur në këtë krahinë, që ishin arkivat me autentike të historive. Libri “Krahina e Plavë- Guxisë nëpër shekuj”, i autorit Dedushaj, është i konceptuar nëpër kapituj të veçantë që ruajnë një strukturë konceptuale. Ne kapitullin e këtij libri, “Koha e lashtë”, autori Dedushaj flet për historinë e thellë që prek edhe shekujt. Dëshmitë dhe faktet historike autori mbështetet në bazë të kronikave të shkruara të shkruara dhe të zbuluara nga shumë njohës të fushës arkeologjike, si të prof. Duje Rendiqi, Mioçeviç, Gerga Novak, Josip Kroshec, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviq, Artur Evans, Alojz Benac etj., si dhe të shumë shkencëtarëve, si Tumani, J.G. Haln, V. Jokli, M. Shuflaj, N. Jokli, A. Majer, e sidomos E. Çabej, të cilët dëshmojnë qartë se shqiptarët jetojnë në trojet e tyre të sotme mijëra vjet para ardhjes së sllavëve në këto vise. Autori përmes shumë fakteve dhe dëshmive të tjera, përkatësisht të varrezave, të toponimeve, makrotoponive argumenton edhe se cilët kanë qenë sundimtarët e këtij populli.
Kapitulli vijues, “Koha e Bizantit, ardhja e sllavëve dhe e turqve”, autori jep të dhëna dhe fakte historike mbi kohën e Bizantit dhe depërtimin e sllavëve dhe turqve në Ballkan. Autori po ashtu në këtë pjesë shpalos edhe shumë ngjarje historike të zhvilluara në këtë kohë në krahinën e Plavë-Gucisë, duke prezantuar të dhëna tepër interesante dhe të pastudiuara thellësisht deri me sot. Përhapja e fesë islame në këtë krahinë, paraqet kapitull mjaft interesant në brendinë e këtij libri. Kjo temë bosht shqyrtohet në kapitullin, “Përhapja e fesë islame”, ku autori sqaron se kah fundi i shekullit XVI dhe fillimi i shekullit xVII, gjendja në Shqipëri ishte e mjerueshme. “Ishte kjo koha kur Perandoria Osmane e kishte arritur kulmin e zgjerimit të vet dhe ishte bërë fuqi e madhe ushtarake dhe politike në tri kontinente, në Azi, në Evropë dhe në Afrikë… Shumë nga kryengritjet që kishin shpërthyer gjatë shek. XVI dhe gjysmës së parë të shek. XVII në Shqipëri, e sidomos në viset veriore të saj ishin shuar egërsisht nga jeniçerët e pamëshirshëm otomanë. Nga frika se mos shpërthejnë kryengritje të reja në këto anë, Porta e Lartë, e mbante të shtrënguar grushtin shtypjes”, ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik me qëllim që t’i detyronte të islamizohen dhe kështu t’i shkëpuste edhe ata nga hallka që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore. (fq..54). Kështu, sipas autorit, pas shumë ngjarjeve dhe kryengritjeve , procesi i islamizimit u përfshi edhe në krahinën e Plavës dhe të Gucisë. Autori po ashtu argumenton se datë të caktuar të fillimit të islamizmit nga kjo popullatë është vështirë të caktohet, mirëpo sipas disa të dhënave do të ketë filluar diku rreth viteve të ’80-ta të shek. XVI. Këtë fakt të përafërt e dëshmon edhe kur sipas disa fakteve historike në vitin 1471 në Plavë ishte ndërtuar një xhami, se ajo u ka shërbyer pushtetmbajtësve të ardhur nga Turqia. Sipas shënimeve të Pjetër Mazrekut rreth vitit 1638 shumica e popullatës së Plavë-Gucisë me rrethinë kishin kaluar në fenë islame. Në këtë kohë , përveçse në Plavë edhe në Guci ekzistonte një xhami. Ndërsa, sipas autorit, duke nxjerrë të dhënat e studiuesit Memiq, në dhjetëvjetëshin e dytë të shek. XVII, 70 familje, gjegjësisht 8 për qind të kësaj popullsie ishin myslimanë.
Në vijim autori Dedushaj na i prezanton edhe shkaqet pse popullata e kësaj krahine u detyrua të pranojë fenë islame: për shkak të dobësimit të fesë katolike, ku mungonin dukshëm priftërinjtë e shkolluar shqiptaro-katolikë; për shkak të agresivitetit të kishës ortodokse – serbe, të cilët filloi ta përkrah edhe vetë Selia e Shenjtë (Vatikani) në FRomë, si dhe ta ndihmonin shtetet evropiane me qëndrimet e veta diverzioniste ndaj kryengritjeve shqiptare; nga presioni i Perandorisë Osmane dhe gjendja e mjeruar e masave të gjera popullore, e shkaktuar nga zgjedha e sistemit feudalo-ushtarak osman, apo ndonjëherë edhe dëshira për të fituar sa privilegje ekonomiko-klasore dhe administrative në këtë sistem. Në vazhdim autori Dedushaj jep edhe shumë argumente të tjera, po ashtu pasqyron edhe shumë ngjarje dhe zhvillime historike me temën bosht, ngjarje këto që paraqesin fakte dhe dëshmi historike tepër interesante dhe që kanë një rëndësi të veçantë në pasqyrimin e kësaj çështjeje dhe fakti historik, që për shqiptarët akoma është temë shqyrtimi dhe vazhdon të mbetët. Autori Dedushaj në dy kapitujt vijues, “Ngjarjet në gjysmën e II të shek. XVII dhe shek. XVIII, po ashtu edhe kapitulli tjetër në vijim, “Shekulli IX”, na pasqyron ngjarje dhe dëshmi historike që janë zhvilluar në këto troje gjatë këtyre viteve, po ashtu edhe rezistencën e këtij populli karshi sulmeve dhe agresivitetit që pushtuesit u kanë bërë. Autori me këtë rast hedh dritë edhe mbi shumë figura pjesëmarrës dhe rezistues të denjë deri në flijim gjatë këtyre kryengritjeve, si emrin e Pjetër Bogdanit, Mehmet Pashë Bushati, pastaj Kara Mahmut – pashë Bushati, i cili arriti t’i bëjë tregtarët dhe zejtarët e Shkodrës si dhe fiset kryengritëse të Malësisë së Mbishkodrës, Dukagjinit dhe Mirditës, Në vitin 1786 organizoi një mbledhje me krerët shqiptarë, malazezë, hercegovas dhe boshnjakë, ku u formua “Lidhja e Konferencës Ilire”, e cila kishte për qëllim dëbimin e Turqisë nga këto troje. Pas përgatitjeve të nevojshme në nëntor 1787 filloi lufta e cila ishte shumë r furishme që zgjoi edhe vëmendjen e Evropës. Malazezët nuk morën pjesë në këtë luftë, sepse kishin krijuar një marrëveshje, dhe me ndërhyrjen e Rusisë e sulmuan Bushatliun pas shpine duke ia fundosur disa anije në Liqenin e Shkodrës, derisa ai ishte i zënë në luftë me Sulltanin. Pas vdekjes së Kara Mahmut pashë Bushatit në krye të Shkodrës vjen Ibrahim pashë Bushati – i ligu, quhej nga shqiptarët “i ligu”, sepse çfarë thoshte Sulltani ai vepronte. Sipas autorit Dedushaj, edhe shekulli i XIX përshkohet me shumë ngjarje të rëndësishme historike dhe një vetëdije shumë e lartë kombëtare. Autori me këtë rast përpos shumë ngjarjeve tepër të rëndësishme që i shpalos, ai potencon edhe shumë emra dhe personalitete historike bartës dhe rezistues të këtyre ngjarjeve. Përpos shumë figurave që autori nuk mund t’i anashkalojë janë edhe, si Binak Alia, Sokol Rama, Shaqir Curri, Osman Omeraga, Bali Dema, Zeqo e Jakup Ferri, Man agë Shehu, Adem Shahmani, Zenel Gjoleka, Haxhi Zeka, Nikë Leka-Pepaj, Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Mulla Jaha, Kadri Bajra, Filip Çeka, Isul Sokoli, Ali Pashë Gucia, Husi i Shaban Begut, Mullla Jahë Musiqi, Selman agë Kurti, Nuro Sejdirexha, Abdyl-be Tesheviqi, Halil Agë Mullafejziu, Halil Sejdiu, Agan Nuri, Nuc Shahmani, Omer Shabaj, Mehmet dhe Bilall Shehu, Rushid Jakupaga, Nuredin Bejta, Mehmet agë Jakupi, Ajdin agë Kurti, Ali Koja, Brahim Jakupi dhe shumë e shumë të tjerë, që më siguri do t’u hymë në hak pasi që po i anashkalojmë pa i potencuar. Një çështje që begaton këtë kapitull, autori këto ngjarje, këto kryengritje dhe këtë rezistencë të kryengritësve të kësaj krahine e përshkruan edhe përmes vargjeve popullore, që rapsodët autoktonë i kanë vënë në vargje popullor dhe sot këndohen në këto anë. Kapitulli, Kryengritjet e viteve 1909-1012, shpalos shumë ngjarje dhe fakte historike që kanë të bëjnë me kryengritjet e viteve 1909-1912, ngjarje që kanë lënë vulën e tyre në rrugëtimin historik të këtij populli. Shqiptarët rezistencën e tyre e bënë të prirë nga luftëtarët dhe patriotët e denjë të asaj kohe. “Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Ahmet Delia, Hasan Ferri etj., secili në krahinën e vet e organizonte popullin dhe lidheshin besën për vdekje dhe liri. Më 21-25 maj 2012 u mblodhën në Junik 250 përfaqësues të popullit shqiptar, kryesisht të Kosovës, por edhe nga viset e tjera shqiptare dhe formuan Komitetin e Kryengritjes së Kosovës me në krye me Hasan Prishtinën, i cili më 25 maj e lëshoi një thirrje për të gjithë shqiptarët: “Sot Shqipëria e Veriut dhe e Jugut i kanë kapur armët që me anë të kryengritjes t’i fitojnë të drejtat e natyrshme dhe të siguruara më ligj, që u janë marrë. Ajo dëshiron dhe pret ndihmën njerëzore të të gjithë bashkatdhetarëve dhe botës së qytetëruar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janë afruar minutat, kur do të vendoset fati i Shqipërisë”. Si përfaqësues i Plavës dhe Gucisë në këtë kuvend merrte pjesë Hasan Ferri. Në këtë mbledhje u hartuan edhe kërkesat që ishin të ngjashme me ato të lidhjes së Prizrenit: Të njihen kufijtë e Shqipërisë, flamuri kombëtar, nëpunësit shqiptarë, gjuha zyrtare shqipja, shkolla shqipe etj., të cilat kërkesa iu paraqiten menjëherë Qeverisë turke dhe Fuqive të Mëdha. Po ashtu në vazhdim autori jep edhe shumë të dhëna të tjera që në ato kohë janë zhvilluar në këto troje arbërore. Ai jep faktin se duke e vërejtur rrezikun që po i kanosej trojeve shqiptare, Hasan Prishtina me patriotët tjerë të kohës u detyrua që të përfundojë marrëveshjen me Sulltanin, i cili më 14 gusht 1912 pranoi pikat e Hasan Prishtinës, të cilat pika shqiptarëve iu garantoheshin shumë të drejta ekonomike, politike, administrative dhe kulturore. Është e vërtetë se nuk ishte fituar një autonomi e cila ishte kërkuar në fillim, sepse “patriotët nuk mundën të ngulin këmbë për fitimin e saj, pasi tani forcat ushtarake të monarkive të Ballkanit ishin tubuar në kufijtë e Shqipërisë dhe çdo moment pritej sulmi i tyre. Kështu pra mori fund kryengritja e vitit 1012, gjegjësisht kryengritjet shqiptare 190-1012 kundër pushtuesit pesëshekullor osman.” (fq. 146-147). Shpalosje historike me tepër interes paraqiten në kapitullin, “Caktimi i kufijve të Shqipërisë”, me ç’rast autori Dedushaj flet për caktimin e kufijve të Shqipërisë që u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, ku u përcaktuan kufijtë e shtetit të Shqipërisë, në të cilën konferencë pothuaj gjysma e tokave të gjeografisë etnike shqiptare mbeti i copëtuar, përkatësisht e ndarë nga trungu amë. Pra, me plot të drejtë mund të konstatojmë se Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në Londër, bëri një padrejtësi të madhe në dëm të popullit shqiptar, duke e copëtuar atë në disa shtete. Në këtë mënyrë veproi edhe Konferenca e Parisit më 1919. Edhe kapituj vijuesi, si “Lufta e Parë Botërore”, “Mbretëria SKS (Jugosllave)”, “Lufta e Prillit dhe pushtimi fashist” dhe “Koha e sundimit të PKJ (LKJ)”, paraqesin kapituj interesant për jetën dhe zhvillimet e popullatës shqiptare, në këto kohë dhe periudha tepër specifike për këtë popull dhe këto troje etnike.
Në përfundim vlen të konstatojmë se libri “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”, të autorit Rexhep Dedushaj, është një libër me vlerë të veçantë dhe që begaton fondin e librave tanë të karakterit historik.
Djali i Shaban Polluzhes, Ramadani, u varros me nderime ushtarake
Është varrosur në Polluzhë, Ramadan Polluzha, djali i fundit i heroit Shaban Polluzha. Ramadani ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Polluzhë me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Drenicës. Pjesëmarrësit që erdhën nga Sanxhaku i Novi Pazarit për ta nderuar familjen dhe të ndjerin e kanë bërë varrimin edhe më madhështor.
Në mbledhjen komemorative të mbajtur në oborrin e shkollës, e cila mban emrin e heroit Shaban Polluzha, para të pranishmëve folën udhëheqësit komunal dhe personalitete shkencore e akademike nga Kosova dhe Shqipëria.
Fjala lamtumirëse e Sulejman Uglaninit liderit të Sanxhakut i cili i priu delegacionit prej 30 anëtarëve, ngjalli emocione të papërshkrueshme. Në mes të tjerash Uglanin tha: “Kemi ardhur sot te vllaznit tanë, këtu në Drenicë, në emën të popullit të Sanxhakut, te familja e Shaban Polluzhës, te familja e atij burri i cili me ushtrinë e vet erdhi që ta mbronte popullin tonë nga shfarosja çetnike. Ne ia kemi borxh kësaj familje falënderimin për kontributin të cilin e ka dhënë mixha Shaban, i cili flijoi edhe familjen e tij për ta shpëtuar popullin tonë nga shfarosja. Një delegacion i yni dhe të rinjtë tanë patën fatin që axhen Ramdan ta vizitojnë para dhjetë ditëve sa ishte ende gjallë dhe ky fakt na benë të lumtur dhe krenar. Sot jemi këtu ta nderojmë për herë të fundit dhe Zoti ju lasht shnosh’. Në fund të fjalimit Uglanin shtoi:”Me këtë rast dua të shpresoj se ardhja e jonë sot këtu do ti shërbej ngritjes së përafrimit dhe vazhdimit të bashkëpunimit tone vëllazërore, si dikur kur ishim në kohërat më të vështira”.
Në moshën 17 vjeçare Ramadan Polluzha i ishte bashkangjitur babait të tij, Shabanit, në Brigadën e Drenicës, në të cilën ai ishte komandat deri në rënien e tij më 22 shkurt të vitit 1945. Ramadani e mbajti amanetin që ia kishte dhënë e babës dhe nuk lejoi që kufoma të binte në duart e armikut. Ramadani ka qenë njëri nga 4 djemtë dhe 7 vajzat e Shaban Polluzhës.
His Royal Highness meets families of missing persons before Their Royal Highnesses lay flowers at the Memorial to Missing Persons in Pristina
* Madhëria e tij Mbretërore takohet me familjet e personave të zhdukur para se Madhëritë e tyre Mbretërore të vendosin lule në Memorialin e Personave të Zhdukur në Prishtinë /
Prishtine- Saturday 19 March, 2016/
Today His Royal Highness the Prince of Wales attended a round table discussion on the plight of those missing since the war. The discussion with the family representatives of missing persons was chaired by Mr. Prenkë Gjetaj, the Head of the Government Commission on Missing Persons. Mr Gjetaj introduced the Prince to relatives of missing people who spoke of their continued pain at not knowing the fate of their loved ones and of their efforts to find them. Also present at the meeting were representatives from EULEX Department of Forensic Medicine, the International Committee of the Red Cross and the International Commission for Missing Persons. They spoke about the support they offer to the Government of Kosovo and to the families and associations of missing persons.
After the meeting, Their Royal Highnesses joined President Atifete Jahjaga and Mr Gjetaj at the Memorial to the Missing in Ibrahim Rugova Square for a ceremony to commemorate those who are still missing. Eight children representing the eight communities of Kosovo lay white roses at the memorial. Their Royal Highnesses, the President and Mr Gjetaj each then lay a bouquet of eight white roses. Their Royal Highnesses also lay a note at the memorial which read: ‘In our thoughts and prayers’.
Afterwards Their Royal Highnesses spoke to more family members of missing persons who were gathered at the Memorial for the ceremony.
Mr Prenkë Getaj, Head of the Government Commission on Missing Persons, said:
‘Today the Prince of Wales heard the stories of missing people told by family members who come from different regions and communities of Kosovo. They each had their own story but they shared the same trauma and pain. The conversations we had today highlighted the fact that only by working together will we be able to heal the wounds of the past.’
Background for Media:
By the end of the war in Kosovo in June 1999, it was estimated that 4,400 to 4,500 persons were missing. Today, 1,668 remain still unaccounted for. Amongst the persons still missing: 261 are female and 1,407 male; 135 of them were under the age of 18, and 331 were over 65 years old. From the ones still missing, it is estimated that 1117 are of Albanian origin, 415 are Serbs, and 136 are from other Kosovo ethnic communities.
It is widely believed that many of those missing were killed, and their remains incincerated at: Obiliq power station, at ‘Trepca’ mines, ‘Ferronickel’ factory in Kosovo, or ‘Mackatica’ and ‘Bor’ in Serbia. Victims were also thrown into lakes and rivers.
Most of the cases resolved so far, over 2,700 people were found in illegal individual and mass graves, and after identification – mainly through the analysis of DNA – were returned for reburial to the families. In the territory of Serbia (in four mass graves found so far) the remains of 902 persons were exhumed and repatriated to Kosovo.
Last year, through project funding, the British Embassy Pristina supported excavations in Raska (Serbia) which resulted in the recovery of 53 human remains of ethnic Albanians. In the past, we have also supported the establishment of the Histology and Toxicology Laboratories and have trained Kosovo staff who now works at the Forensic Department.
Madhëria e tij Mbretërore takohet me familjet e personave të zhdukur para se Madhëritë e tyre Mbretërore të vendosin lule në Memorialin e Personave të Zhdukur në Prishtinë /
Sot, Madhëria e tij Mbretërore Princi i Uellsit mori pjesë në diskutim në një tryezë të rrumbullakët mbi gjendjen e të zhdukurve nga lufta. Diskutimi me përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur u kryesua nga z. Prenkë Gjetaj, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
- Gjetaj njoftoi princin me të afërmit e personave të zhdukur të cilët flisnin për dhimbjen e tyre të vazhdueshme duke mos ditur për fatin e të dashurve të tyre, si dhe për përpjekjet e tyre për t’i gjetur ata.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore të EULEX-it, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur. Ata folën në lidhje me mbështetjen që ofrojnë për Qeverinë e Kosovës dhe për familjet dhe shoqatat e personave të zhdukur.
Pas takimit, Madhëria e tij Mbretërore iu bashkëngjitë Presidentes znj. Atifete Jahjaga dhe z. Gjetaj në Memorialin e Personave të Zhdukur në Sheshin Ibrahim Rugova për një ceremoni për t’i kujtuar ata që janë ende të pagjetur. Tetë fëmijë që përfaqësonin tetë komunitete të Kosovës vendosën lule të bardha në memorial. Madhëria e tij Mbretërore, Presidentja dhe z. Gjetaj pastaj vendosën nga një buqetë me tetë trëndafila të bardhë. Madhëritë e tyre Mbretërore vendosën edhe një shënim në memorial i cili thotë: ‘Në mendimet dhe lutjet tona’.
Më pas Madhëria e tij Mbretërore foli me anëtarë të tjerë të familjes të personave të zhdukur të cilët ishin mbledhur në Memorial për ceremoninë.
- Prenkë Gjetaj, Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha:
‘Sot Princi i Uellsit dëgjoi tregimet e njerëzve të zhdukur të treguar nga anëtarët e familjeve që vijnë nga rajonet dhe komunitetet e ndryshme të Kosovës. Secili kishte historinë e vet, por ata ndanin të njëjtën traumë dhe dhimbje. Bisedat që kemi pasur sot tregojnë faktin se vetëm duke punuar së bashku do të jemi në gjendje t’i shërojmë plagët e së kaluarës’.
Konteksti për Media:
Deri në fund të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, është vlerësuar se rreth 4,400 deri në 4,500 persona janë të zhdukur. Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetur. Në mesin e personave të zhdukur: 261 janë femra dhe 1407 meshkuj; 135 prej tyre kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, dhe 331 ishin mbi 65 vjeçare. Nga ata që janë ende të pagjetur, është llogaritur se 1.117 janë me origjinë shqiptare, 415 janë serbë, dhe 136 janë nga komunitetet e tjera të Kosovës.
Besohet gjerësisht se shumë prej atyre që figurojnë të zhdukur janë vrarë, dhe mbetjet e tyre janë djegur në termocentralin e Obiliqit, minierat e ‘Trepçës’, fabrikën e ‘Ferronikelit’ në Kosovë, ose ‘Mackatica’ dhe ‘Bor’ në Serbi. Viktimat gjithashtu u hodhën edhe në liqene dhe lumenj.
Shumica e rasteve të zgjidhura deri më tani, më shumë se 2700 persona janë gjetur në varreza të paligjshme individuale dhe masive, dhe pas identifikimit – kryesisht përmes analizës së ADN-së – janë kthyer për rivarrosje tek familjet e tyre. Në territorin e Serbisë (në katër varreza masive të gjetura deri më tani) eshtrat e 902 personave janë zhvarrosur dhe riatdhesuar në Kosovë.
Vitin e kaluar përmes financimit të projektit, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përkrahur gërmimet në Rashkë (Serbi) të cilat rezultuan me gjetjen e 53 mbetjeve mortore të shqiptarëve. Në të kaluarën, ne gjithashtu kemi mbështetur edhe krijimin e Laboratorëve të Histologjisë dhe Toksikologjisë dhe kemi trajnuar stafin e Kosovës i cili tani punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.
- « Previous Page
- 1
- …
- 340
- 341
- 342
- 343
- 344
- …
- 482
- Next Page »