• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sulmet e sotme në Bruksel.

March 22, 2016 by dgreca

Bashkësia Islame e Kosovës dënoi sulmet e sotme në Bruksel.
“Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet. Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit.
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.Në këto momente të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt.

Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës

Filed Under: Komente Tagged With: Bashkësia Islame e Kosovës dënoi, ne Bruksel, sulmet e sotme

SHBA shton masat e sigurisë, Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

March 22, 2016 by dgreca

Zyrtarët amerikanë njoftojnë se kanë shtuar masat e sigurisë në përgjigje të sulmeve të sotme në Bruksel. Ambasada amerikane në kryeqytetin belg rekomandoi që amerikanët të mos kryejnë lëvizje dhe të shmangin transportin publik në qytet. Përmes një deklarate ambasada shprehet se shtetasit amerikanë duhet të monitorojnë njoftimet e shtypit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të marrin masat e nevojshme për të të qenë të sigurtë.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare tha se po i ndjek me kujdes zhvillimet në Bruksel dhe se “nuk do të hezitojë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan”. Agjencia i bëri thirrje publikut të njoftojë menjëherë autoriteteve për çdo aktivitet të dyshimtë, kudo që të ndodhen.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit. Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulme, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

Autoritetet në Nju Jork dhe Washington i fuqizuan masat e sigurisë pas sulmeve të Brukselit.

Policia e Nju Jorkut tha se ka dërguar forca shtesë policore nëpër vendet me më shumë grumbullime njerëzish dhe në pikat e transportit.

Edhe në Washington, sistemi rajonal i metrosë ka dërguar trupa policore shtesë për të kryer kontrolle sigurie, si masë parandaluese.

Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

Presidenti Barack Obama tha se ngjarjet e stome në Bruksel janë një tjetër kujtesë se bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Në hapje të një takimi drejtuar popullit kuban në Havanë, ku ndodhet për vizitë, Presidenti Obama tha se SHBA do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar aleaten e tyre Belgjikën, të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ai tha se SHBA “qëndrojnë në solidaritet me ta dhe i dënojnë këto sulme të neveritshme kundër njerëzve të pafajshëm.”

“Ne mund dhe duhet të mposhtin ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve kudo në botë,” tha Presidenti Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Ambasada amerikane ka publikuar një deklaratë ku i këshillon amerikanët të qëndrojnë aty ku janë dhe të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre personale.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulmet, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: masat e sigurisë, ne Bruksel, Obama dënon, SHBA shton, sulmet terroriste

Lutje për viktimat, inkurajim për të lënduarit dhe solidaritet mbarëqytetar pas ngjarjeve shokuese të Brukselit!

March 22, 2016 by dgreca

Në Shqipëri dhe kosovë vazhdon solidarizmi me Brukselin dhe dënimi i masakrës të kryer nga e keqja që po kërcënon Paqën Botërore, terrorizmi. Në një koment në fb, Piro Ahmetaj, Keshilltar për Mbrojtjen i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkruan se nuk është goditur “vetëm Belgjika” por kryeqendra e BE, NATO-s dhe besimi publik te efiçenca e institicioneve kombëtare dhe ndērkombëtare të sigurisë ndaj rreziqeve kibernetike!…
Ja komenti i plote i tij:
Lutje për viktimat, inkurajim për të lënduarit dhe solidaritet mbarëqytetar pas ngjarjeve shokuese të Brukselit!
Nuk është goditur “vetëm Belgjika” por kryeqendra e BE, NATO-s dhe besimi publik te efiçenca e institicioneve kombëtare dhe ndērkombëtare të sigurisë ndaj rreziqeve kibernetike!…
Përtej dhimbjes njerëzore dhe solidaritetit diplomatiko&portokollar, lidershipi dhe shoqëria mbarë-europiane ka domosdoshmëri kritike zhvillimin e strategjive, mirëbesimit reciprok, strukturave, kapaciteteve eficente, rregullave të përbashkëta të angazhimit dhe mbështetje të gjithanshme për strukturat e sigurisë (parandaluese dhe të inteligjencës prioritet) në këtë betejë “të pandalshme – për jetë a vdekje” midis vlerave të qytetërimit, jetës, sigurisë&paqes dhe të keqes së përbashkët: TERRORIZMIT ndërkombëtar!
Përveç lutjeve dhe solidaritetit duhet të kontribohet çdo ditë, nga gjithsecili për sigurinë e qytetarëve, paqen dhe stabilitetin e shoqerisë!
Në këtë ditë pelegrinazhi, ju uroj gëzuar Sulltan Novruzin!
Zoti e bekoftë Paqen, Misionarët dhe Kontribuesit e saj!
Përzemërsisht,
Piro Ahmetaj

 

Filed Under: Komente Tagged With: Keshilltar për, Mbrojtjen i Presidentit, Piro Ahmetaj, solidaritet, TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Bum-bumet e Brunos

March 22, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Qysh në krye Bruno, po ta them se…, jo që nuk ma bëre mishin kokrra-kokrra. Por më përmbyse stomakun. Ky show politik i artistëve. Apo intelektualëve është vraja kombëtare e jona.
Sidomos kur e bëjnë me urra. Lëre Frojdin se vetëm botës mesjetare shqiptare nuk i shkon. Frojdi i përket një soji shoqërie që nuk e di çfarë është uria. Arratia, apo lufta e klasave. Çfarë është mendësia e një qytetari të mirënjohur kur thotë që më bëri nder, u tregua burrë me mua, më dha lekët… Frojdi mund të jetë mbret i subkoishencës. Por jo i kompromisit me shitje e blerje. As i showt sukses të natyrës demostrative. Si ai i anëtarësimit tënd. Për të shpëtuar paratë Zherar Depardjeu ia bëri në kokë pasaportës franceze.Kurse ti për të përfituar ato, ia bëre në kokë kalavarit të sojit tënd. Mirë që të vdekurit nuk ngrihen nga varret. I ndjeri Shllak i madh, Gjoni. Kushedi sa po i përpjek kockat. Jo se ti u bëre socialist. Asesi, por për prroçkat që thua. Mbi sukseset e ekonomisë, oratorinë dhe Nolin me shokë.
Larg qoftë, mu kujtua i ndjeri Tonin Tërshana. Ia dhanë çelsat e shtëpisë. Sa për ta vdekur. Nderi i skenës, i kurbetit, i mizerjes së politikës vëllavrasëse shqiptare.
Tani dy fjalë për vetvrasjen tonë.
Kjo puna e…, të më bërit mirë mua…, është provincializmi më arkaik i kohës tonë. Pasi vendi i tërë nuk është mu-ja. Nuk e di se si ke futur në shtëpi ato para. Kur përditë webet shqiptare luten, kërkojnë, publikojnë …, raste me tumore, transplante, sëmundje të rralla. Duket se një shoqëri e tërë përpiqet të ndreqet përmes vetvetes. Edhe pse ka mbi krye një shtet. Edhe pse ka dhe trumbeton në sheshe plot banderola, flamuj dhe surretër me projekte mbi prosperitetin dhe begatinë. Eshtë një teatër i gjallë. Ndiqe, bëhu ndonjëherë spektator se ia vlen. Për hirë të profesionit. Një shoqëri e tërë që beson, edhe pse lekët shkojnë tek ty. Apo edhe tek ata që këndojnë e recitojnë përshembull Ali Asllanin. Plakut ia bën në kokë me gjallje. Megjithatë soj i zhurmës dhe i kasetave merr paratë. Puth në ball udhëheqësin. Flet për burrni. Oratori e ideale. Flet për mu-e. Më bëri mirë mu-e.
Shqiptarëve u shkoi jeta me më bërë mirë mua. Jo vendit. Jo atyre të gjithëve.
Ti t’i gëzosh sukseset e Edi Ramës. Tratativat për një këst tjetër borxhi dhe me mbikqyrjet e përditshme nga FMN-ja. Pudra që u hedh vrragave të qyteteve shqiptare. Ti e di mirë efektin e grimit, ndofta merr edhe ca përqindje tek paga për pasojat e pudrës.
Mendësia më bëri nder mua, është vetvrasje, Bruno. Dhe një shembull i keq i imitimit të kapriçove të artistëve me emër nga bota.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Bum-bumet, e Brunos, Ilir Levonja

Jahjaga: Kosova qëndron më Brukselin

March 22, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa shpreh ngushëllime për viktimat e akteve terroriste në Bruksel. Veseli: Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane. Thaçi: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Haradinaj: Ajo që po ndodhë në Bruksel është tragjedi e të gjithë neve/ Prishtinë, 22 mars 2016/  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar në ‘facebook’: E tronditur nga sulmet e sotme barbare në zemër të Evropës, në Bruksel, që lanë shumë të vdekur e të lënduar.Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane.
Në këto momente të dhembjes shprehim solidarizimin me popullin belg dhe ritheksojmë përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.
Kosova qëndron më Brukselin.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,  në një deklaratë ka shprehur ngushëllime dhe pikëllimin për humbjen e jetëve të njerëzve, pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel. Në telegram shprehet dënimi i këtyre akteve dhe gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për ta vazhduar luftën kundër kësaj të keqeje.“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik.

 Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. ”Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar. Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.

Terrorizmi po  lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane.Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Veseli. Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Nga Brukseli vijnë lajme të tmerrshme për tërë botën. Brukseli është simbol i sigurisë dhe paqes, i tolerancës dhe bashkëjetesës së vlerave dhe traditave nga e tërë Europa dhe nga e tërë bota. Terrori dhe frika nuk do të gjejnë vend në zemrën e Europës. Kjo vetëm sa do të na bëjë të gjithëve edhe më të vendosur në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar:Jam i shokuar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ngushëllimet e mia më të forta për familjarët e viktimave dhe për popullin e Qeverinë Belge.Kjo që po ndodhë sot në kryeqytetin e Evropës, është tragjedi e përbashkët. Ky është kob të cilit duhet t’i vihemi përballë të gjithë. Ky është një front i përbashkët dhe secili duhet të jetë ushtar i tij.

Filed Under: Komente Tagged With: Jahjaga: Kosova, qëndron më Brukselin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT