• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë- Princit të Wales-it, dekorata “Dr. Ibrahim Rugova”

March 19, 2016 by dgreca

 -Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Lartmadhërinë e Tyre, Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall-it me të cilët diskutoi për zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë.Presidentja Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij, Princin Charles për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë. Presidentja Jahjaga theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Jahjaga dhe Lartmadhëria e Tij Princi i Wales-it diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Madhe në këtë proces do të vazhdojë të jetë e rëndësishme.

Presidentja Jahjaga dhe Princi i Wales-it diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës. 

Presidentja Jahjaga me këtë rast, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.Sot, në axhendën e Princit  të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall është edhe vizita KFOR-it, si dhe në qytetin e Prizrenit, ku marrin pjesë edhe në një konferencë ndërfetare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall, që kanë mbërritur për vizitë dyditore në Kosovë.

 Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike, për nder të vizitës së Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë, njofton Presidenca kosovare.

Ndërsa, Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është shprehur mbrëmë se, “Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një vizitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë. Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”.

Filed Under: Komente Tagged With: dekorata, DR. IBRAHIM RUGOVA, Jahjaga, Princit të Wales-it

Kosovë, statusi i të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës

March 19, 2016 by dgreca

*Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës/

*President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war/

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës.

*****

President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war

 President of the Republic of Kosovo, Mrs .Atifete Jahjaga, received today first applications for the recognition of the status of the survivor of sexual violence during the war in Kosovo  which marks the official commencement of this process, 17 years after the end of the war.

Filed Under: Komente Tagged With: gjatë luftës...!, Jahjaga, Kosove, seksuale, statusi i të të mbijetuarit të dhunës

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

March 19, 2016 by dgreca

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, zoti David Muniz, flet për mardhëniet 25 vjecare SHBA- Shqipëri ne Universitetin Marlin Barleti/

Më 15 mars, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. David Muniz vizitoi Universitetin Marin Barleti ku pati një disktumin tejet interesant rreth 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me studentë të Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave Politike. I Ngarkuari me Punë Muniz diskutoi se si marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë graduale, përsa i përket atyre midis qeverive, por më së shumti atyre midis njerëzve. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ulen në të njëjtin tavolinë të Këshillit Atlantik të Veriut, si aleatë dhe partnerë të cilët ndajnë të njëjtat vlera, por edhe sfida. I ngarkuari me Punë i Ambasadës Z. Muniz foli edhe për prioritetet kryesore të Qeverisë së SH.B.A në Shqipëri, përfshirë këtu adoptimin dhe fuqizimin e reformave kyçe, promovimin e sigurisë së përbashkët, forcimin e institucioneve demokratike si edhe zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik. I ngarkuari me Punë i Ambasadës Z. Muniz në mbyllje të fjalës së tij, citoi Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. John Kerry gjatë vizitës së tij në Shqipëri më pak se një muaj më parë: “Unë ndodhem sot këtu se ne jemi miq. Dua ta theksoj këtë. Ne jemi aleatë. Shqipëria ka bërë zhvillim të rëndësishëm dhe është e angazhuar – kjo pa më të voglën dyshim – për të arritur edhe më tepër. Dhe duke bërë këtë, Shqipëria mund të mbështetet në miqësinë dhe besimin e popullit Amerikan dhe të qeverisë tonë. Unë ju premtoj që: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria do ta rrisin dhe forcojnë këtë marrëdhënie kaq të veçantë që ne kemi sot.” {Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: David Muniz, flet për mardhëniet 25 vjecare, SHBA-SHQIPERI

Maqedonia liron zyrtarin e Ministrisë së FSK të Kosovës

March 19, 2016 by dgreca

-Gafurr Dugolli, drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së  ka qenë i arrestuar  në 11 mars në mesditë nga policia kufitare e Maqedonisë/

 PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Sot në orën 01:30, nga qendra e paraburgimit në Shkup,  është liruar Gafurr Dugolli,  drejtor i Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ai ka qenë i arrestuar  para një jave nga policia kufitare e Maqedonisë në pikën kufitare në Bllacë, deri sa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave  në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, njofton zyra e shtypit e Ministrisë së FSK.

Arrestimi ishte  bërë me urdhër të Interpol-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se “është i kërkuar për krime lufte”, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Dugolli është arrestuar në 11 mars në mesditë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpreh shqetësim për ndalimin nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Qeveria e Kosovës ka ftuar Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

 Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka deklaruar se do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës.

 Qeveria e Kosovës është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Gafurr Dugolli, i lire

TRE VJETORI I PETICIONIT PËR RRUGËN E ARBËRIT

March 18, 2016 by dgreca

Nga Gezim ALPION/ Birmingham, Angli/

Përshëndetje Përkrahës të Peticionit,/

Sot tre vjet më parë filluam peticionin online për Rrugën e Arbërit.

Nuk kemi asgjë për tu gëzuar në këtë përvjetor. Ëndrra dibrane për rrugën është binjake me ëndrrën shqiptare për demokraci. Në çerek shekullin e fundit kaotik është e admirueshme që dibranët akoma kanë forcë të ëndrrojnë. Dhe mirë bëjnë.

Rruga e Arbërit është me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kur të bëhet! Tani për tani, kjo rrugë në ndërgjegjen e shqiptarëve është treguesi më domethënës i nivelit të seriozitetit të shtetit, i mënyrës se si qeveris partia në pushtet, dhe i shkallës së efektshmërisë së opozitës.

Ja bilanci i rrugës, që filloi zyrtarisht në vitin 2005, edhe pse për të nuk kishte dhe akoma nuk ka një projekt serioz: Edhe ato segmente që quhen të përfunduara nuk përmbushin standardet ndërkombëtare. Në tre vitet e fundit qeveria aktuale ka arritur të përfundojë vetëm 464 metra. Fondet e rrugës nuk janë gjëkundi.

Siç premtuam në fillim, ne e kemi mbajtur dhe do ta mbajmë peticionin jashtë politikës. Për ne nuk ka rëndësi se cila parti apo aleancë politike është në pushtet.

Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të takohemi me Kryeministrin. Dhe kjo jo thjesht për të dorëzuar peticionin, një akt formal që përbën obligim si për ne ashtu edhe për z. Edi Rama ndaj më shumë se 10,000 nënshkruesve online dhe në formularë. Takimi do të mundësoj edhe fillimin e një dialogu konstruktiv.

Ne do të kthehemi së shpejti në Shqipëri për të vazhduar dialogun që filluam në Maj 2014 me përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Dibrës dhe drejtues të shtetit dhe politikës në Tiranë. Shpresojmë që një nga takimet të jetë edhe me Kryeministrin me të cilin jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë brenda këtij mandati.

Duke ju falenderuar për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, ne ju sigurojmë edhe një herë se nuk do të pushojmë së lobuari për këtë vepër deri sa të përfundohet.

Me respekt,

Gëzim Alpion

Në emër të Grupit të Lobimit

Birmingham, Angli, 18 Mars 2016

_____________

Peticionin mund ta nënshkruani këtu: http://chn.ge/1NZeyGu

 

Filed Under: Komente Tagged With: 3 vjet nga Peticioni, Birmingham, Gezim Alpion, Rruga e Arberit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 348
  • 349
  • 350
  • 351
  • 352
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT