*Rama me pushime të “majme” në Miami të Floridës/
*Miami dhe Fort Laudedale është një nga 4 destinacionet më të rëndësishme turistike në SHBA
Nga Beqir SINA – New York/
MIAMI FLORIDA:Kryeministri Edi Rama – ka nisur pushimet në këtë fillim viti dhe ka mbrritur në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
Rama mësohet se do të pushojë disa ditë në Miami dhe Fort Lauderdale së bashku me familjen e tij.
Kryeministri Edi Rama – këto ditë të para të vitit të ri 2016 – simbas rrjetve sociale do të kaloi pushimet në dy vendet më të shtrejnta dhe luksoze në botë, të njohura për bizneset e turizmit botëror, dhe për pushimet, e njerëzve më të pasur dhe më të famshëm, në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edi Rama – thonë burime nga Florida në rrjetin social facebook, do të pushojë për një javë dhe do të ketë akomodimin në dy resorte të njohura në Fort Lauderdale dhe Miami, së bashku me familjen e tij bashkëshorten.
Në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmon është folur se kan vilat edhe pasurin e tyre, prej nga koha e komunizmit – disa anëtarë të familjes së Enver Hoxhës – mbesa dhe nipi i tij.
Gjithashtu – flitet se edhe disa anëtarë të qeverisë Rama – ministra dhe deputet të PS, kan në Florida, njerëzit e tyre me biznese dhe vila si dhe kan blerë disa prona në zona të shtrejnta.
“Nuk dihet nese ata do të jenë pritësit e tyre, por dihet që ai do të pritet nga disa biznesmen shqiptarë nga Nju Jorku – të cilët kan lidhje të mira me Edi Ramën, dhe kan udhëtuar këto ditë për në Miami dhe Fort Lauderdale të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu takuar me Kryeministrin Rama, i cili do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, edhe në shoqërinë e disa njerëzve të tjerë” – shkruajnë shqiptarët në rrjetin social facebook nga Florida.
Në rrjetin social facebook i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Kastriot islami, që e ka lëshuar kritika të rënda ndaj Kryeminitrit Rama, lidhur me vizitën e tij në Florida, këtë fillim viti
Zoti Islami thotë se: “Ndërkohë që veriu po bllokohet, dritat po nderpriten shpesh, gjendja ekonomike po përkeqsohet, vrasjet dhe aksidentet janë më të lartat në Europë, e tjerë, Rama vë në levizje propagandën bajate duke rreshtuar “fotot e vegjelisë” dhe lajmin e “pushimeve me familjen” ne SHBA dhe disa ditë në një nga plazhet e shtrenjtë të botës.
Dhe, shtonë Islami, se :”Nuk ka asnjë dyshim se me stilin e hileqarit dhe tinezisht është pikerisht ai që ideon këtë lloj propagande bajate dhe provokative, duke mos kuptuar se po i irriton në ekstrem qytetarët e varfër, të papunë, të pashpresë…”.
Miami dhe Fort Lauderdale, është një nga 4 destinacionet më të rëndësishme turistike në SHBA.
Aktualisht klima është e ngrohtë, dhe tani është koha më e mirë e plazhit ndryshe nga Shqipëria, që gjatë ditës së sotme gjysma e vendit është mbuluar nga dëbora dhe pjesa tjetër është nën pushtetin e shiut, shkruan shtypi shqiptarë.
ISIS’i ekzekuton “pesë spiunë britanikë” dhe kërcënon David Cameronin
Grupi i militant i ISIS-it ka publikuar një video të re duke e ekzekutuar “pesë spiunë britanikë”, dhe duke e kërcënuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron për kampanjën e Britanisë në Siri.
Në video, e cila është publikuar nga baza mediale e grupit në Raqqa, shihen spiunët e dyshuar që kanë veshur xhemperë të portokalltë, ndërsa “rrëfejnë” se kanë spiunuar në emër të shërbimeve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Independent.
Pas dhjetë minutave në video britanikët paraqiten të gjunjëzuar para pesë rojeve, kurse një militant, që flet me theks britanik thotë se ata janë “braktisur” nga qeveria britanike.
Gjithashtu njeriu me maskë mund të dëgjohet duke thënë: “Ky mesazh është për David Cameronin”, të cilin e quan “budalla” dhe “skllav të Shtëpisë së Bardhë”. Kurse ka shtuar se “fëmijët tuaj do të paguajnë për veprimet e juaja”.
Videoja, e cila nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, përfundon me një rimorkio për një ekzekutim të mëtejshëm dhe një klip të shkurtër të një fëmijë të vogël, i veshur me rroba të militantëve, ndërsa flet me një theks britanik, i cili thotë: “Ne do t’i mbysim më tutje”.
Presidentja Jahjaga dënon dëmtimin e varrezave
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj./
Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ashtu si Qeveria, ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dëmtimit të varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit dhe vlerëson se veprimet e këtilla janë të papranueshme.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si vlerë e çmuar e shoqërisë sonë.
Gjthishatu, Jahjaga ka ofruar mbështetjen e plotë banorëve të fshatit Romajë të Hasit, të cilët janë prekur nga ky veprim i shëmtuar, ndërsa i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejtë të zbardhen rrethanat, të identifikohen kryesit dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.
KOMUNIKATA E QEVERISE
Dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit e ka dënuar ashpër edhe Qeveria e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka thënë se veprimet e tilla janë akte ulëta kriminale.
Në komunikatë thuhet se veprimet e tilla nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Në komunikatë thuhet:
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.
Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës.
Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.
Qeveria e Kosovës falënderon organet kompetente që merren me zbatimin e ligjit, të cilat po bëjnë punën e tyre për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer këtë akt të shëmtuar.
Një kartolinë speciale për Shqipërinë dhe shqiptarët
Nga Aurenc Bebja, Mediapart (France)/
Në qoftë se ekziston një festë që bashkon unanimisht shqiptarët, është pikërisht ajo e natës së ndërrimit të viteve. As festat fetare si Krishtlindjet, Bajrami apo Pashkët nuk arrijnë të kenë të njëjtin nivel festimi, atmosfere, dhe të të gëzuarit bashkë, ashtu siç ndodh me 31 dhjetor.
Si në qytetet e mëdha, të mesme apo të vogla, ashtu edhe në fshatrat më të izoluara të vendit, shqiptarët i përgjigjen solemnisht këtij takimi. Kur akrepat e orës shënojnë « 00:00 », qielli shqiptar shkëlqen nga dritat e fishekzjarreve. Zhurmat e gëzimit qarkullojnë në ajrin e freskët të natës. Disa gjuajnë fishekzjarrë dhe të tjerët (njerëz të të gjitha moshave) thjeshtë admirojnë spektaklin.
Ndoshta ky është momenti i vetëm i vitit ku njerëzit arrijnë të harrojnë për pak kohë hallet e tyre të cilat fatkeqësisht janë të numërta. Kështu, për Vitin e Ri 2016, duke shpresuar të privilegjojmë interesin publik para atij individual, uroj për popullin shqiptar:
• një qeveri më përgjegjëse, e cila të jetë në gjendje të matë impaktin e vendimeve që merr ;
• një opozitë më të bashkuar, më të pjekur dhe forcë propozuese ;
• një sistem drejtësie të drejtë ashtu siç edhe mban emrin ;
• një sistem policie i cili pëfaqëson denjësisht shërbimin e rendit publik ;
• tolerancë zero (të pamëshirë) kundër korrupsionit ;
• një sistem më të mirë shëndetësor apo thjeshtë një sistem shëndetësor ;
• një sistem më të mirë edukimi, si në nivelin profesional dhe në atë material ;
• një sistem më të mirë transporti publik urban dhe ndërlidhës me qytetet e tjera të vendit ;
• më shumë investime në ndërtimin dhe /ose rindërtimin e rrugëve ;
• zbritjen e papunësisë, sidomos te të rinjtë (32,3 % e të rinjëve të moshës 15 – 29 vjeç janë të papunë në Shqipëri) ;
• ardhjen e shumë turistëve të huaj falë peisazheve tona të bukura, klimës sonë mesdhetare dhe standartit jetësor jo të lartë për vizitorët ;
• një media të shkruar dhe/ose televizive më pak të politizuar, e bazuar sidomos në kritikën konstruktive dhe që eviton kopjimet (copy/paste) ;
• një diplomaci të huaj europiane dhe amerikane më të angazhuar, që nuk kënaqet vetëm me nxjerrjen e konluzioneve, por që anagazhohet të luajë një rol këshilltari – udhërrfyesi ;
• një përparim më të shpejtë në dosjen për integrim në Bashkimin Europian ;
• që paqja dhe harmonia fetare (një vlerë e madhe e popullit tonë) të zgjasin përgjithmonë ;
Po u realizuan këto urime që vënë në pah interesin publik (lista mund të ishte akoma edhe më e gjatë) do të jetë më e lehtë për të realizuar në të ardhmen dëshirat (qëllimet) tona individuale.
Uroj që modestia dhe mendjemprehtësia të fitojnë ndaj egoizmit dhe egocentrizmit.
Qoftë një vit i mbarë dhe i suksesshëm, si nga ana personale dhe ajo profesionale, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen !
Festimet e Vitit të Ri
Arrestohet një përkrahës i IS në Nju Jork/
Ne Foto:Festimet ne Times Square New York/
Miliona njerëz në mbarë botën festuan së bashku të mbledhur në hapësira publike nën masa të forta sigurie. Megjithëse nuk pati incidente sigurie, në vende si Belgjika dhe Franca u anulluan shfaqjet e fishekzjarreve për shkak të kërcënimit të terrorizmit.
Nga Nju Jorku në Australi, miliona vetë u mblodhën për të festuar, përgjithësisht pa incidente dhe nën masa të forta sigurie.
Ndërsa globi i famshëm prej kristali u ul në Nju Jork, mijëra vetë mirëpritën vitin e ri në sheshin Times Square.
Festimet në Australi ndriçuan portin e Sidnei. Dhe në Japoni, tullumbace u lëshuan në ajër me fillimin e vitit të ri.
Në Belgjikë nuk u zhvilluan festimet, pasi autoritetet anulluan shfaqjen me fishekzjarre për shkak të frikës së terrorizmit.
“Mendoj se është një zmbrapsje para terrorizmit. Duhet të përballeshim dhe t’i kishim bërë festimet.”
Të tjerë besojnë se ndalimi i festimeve ishte vendimi më i mirë, për shkak të atmosferës së kërcënimeve globale terroriste dhe sulmeve vdekjeprurëse muajin e kaluar në Paris.
“Mendoj se është vendim i mençur. Me fishekzjarret krijohet shumë konfuzion. Unë jetoj këtu afër dhe mendoj se kështu është më mirë për arsye sigurie.”
Policia në Mynih të Gjermanisë urdhëroi evakuimin e dy stacioneve trenash pas një kërcënimi konkret natën e vitit të ri.
Fatmirësisht, nuk pati incident në asnjë prej tyre.
Shfaqja kryesore me fishekzjarre në bulevardin Champs-Elysees të Parisit u anullua, por autoritetet shfaqën një video tek Harku i Triumfit.
Presidenti francez Francois Hollande tha gjatë mesazhit për vitin e ri, se Franca ende nuk është çliruar prej terrorizmit dhe se kërcënimi vazhdon të jetë në nivelin më të lartë.
Arrestohet një përkrahës i IS në Nju Jork
Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se autoritetet kanë arrestuar një banor të shtetit të Nju Jorkut nën akuzat se po planifikonte të vriste njerëz gjatë ndrimit të viteve në emër të grupit Shteti Islamik.
Organet e drejtësisë e akuzojnë 25 vjeçarin Emanuel Lutchman, për përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për ISIS. Në dokumentet e gjykatës, ai cilësohet si i konvertuar në fenë myslimane që ka një histori penale që nga viti 2006.
Në dekleratë thuhet se i pandehuri kishte pretenduar se kishte marrë udhëzime nga një anëtar i Shtetit Islamik jashtë vendit, për të sulmuar civilët në një restorant në zonën e Nju Jorkut.(Kortezi-VOA)
- « Previous Page
- 1
- …
- 373
- 374
- 375
- 376
- 377
- …
- 482
- Next Page »