• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret të votohet rezoluta për pranimin në UNESCO

October 6, 2015 by dgreca

-Takim koordinues me shtetet e Kuintit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe për proceset e tjera integruese/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Tetor 2015/ Kosova pret që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë gjatë këtij muaji rezolutën për pranimin në UNESCO. Kështu u tha sot në një takim koordinues me shtetet e Kuintit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe për proceset e tjera integruese, bën të ditur MPJ kosovare.
Njoftimi i sapodërguar sonte thekson se, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot në takim pune ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në vazhdën e koordinimit të aktiviteteve në kuadër të procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe për proceset e tjera integruese.
Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në UNESCO dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kërkoi vëmendje të shtuar ndaj gjuhës negative dhe pozicionit tejet negativ të Serbisë që rrezikon edhe vet procesin e normalizimit.

 Selimi u zotua për vazhdimin e fushatës pozitive të Republikës së Kosovës, duke përfshirë angazhimin e të gjithë aktorëve relevantë në mesin e të cilëve edhe mediet, universitetet, institucionet shkencore e kulturore, shoqëria civile e kështu me radhë.

Në 28 shtator edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. “Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah Kosovës në kërkesën që çështja e anëtarësisë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”, bënte të ditur zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nga Nju Jorku. “Po ecim përpara hap pas hapi”, shprehej ai.

Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm kosovar,  Selimi në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi  në 12 shtator bënte të ditur se Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në UNESCO. “Kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s, që përbën një numër rekord të bashkësponsorizuesve në historinë e re të UNESCO-s”, theksonte Selimi.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, kosova, rezoluta, UNESCO

Kryeministri Rama bën bilancin e vizitës në SHBA

October 3, 2015 by dgreca

“Besoj që këtë herë me plot të drejtë mund të ndjehemi mirë për faktin që ishte sa një mundësi për të shprehur mendimet tona aq edhe një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë. Jemi respektuar posaçërisht. Unë këtu bëj një krahasim me dy vjet më parë kur unë isha në OKB këtu në Nju York, sapo ishte formuar qeveria. Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme”, është shprehur kryeministri, Edi Rama,i cili ka bërë një bilanc takimeve që zhvilloi Nju York, në kuadër të asambalesë së OKB-së. Rama shpjegon gjatë kësaj interviste përse në fjalën e mbajtur në OKB këmbënguli për njohjen e Kosovës.
“Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë”, deklaron Rama.
Rama flet edhe për takimet me diasporën shqiptare dhe propozim për mbajtjen e një samiti.
“Ne jemi angazhuar prej më shumë se një viti në një projekt bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit dhe pjesë e këtij projekti është edhe Diaspora. Gjatë këtij viti kemi punuar për të identifikuar një qasje të re ndaj diasporës duke konsideruar edhe opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë, gjë për të cilën kemi bërë dhe një anketë shumë profesionale me e diasporën shqiptare në Amerikë. Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën”, përfundon kryeministri Rama.

Filed Under: Komente Tagged With: ben bilancin, e vizites ne OKB, Edi Rama

Kryeministri Mustafa konferencë shtypi pas vizitës në Nju Jork

October 2, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ B.Jashari/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas vizitës në Nju Jork, kthimit në Prishtinë, mban sot pasdite konferncë shtypi në ambientet e qeverisë.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme.

Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Mustafa konferencë shtypi, ne Nju Jork, pas vizitës

Kosova, njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë

October 2, 2015 by dgreca

-Marrëveshja vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës/

  PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Pas  nënshkrimit të Marrëveshja për kyçje në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST) të Republikës së Kosovës dhe ENTSO-së organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 OST të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, deklaroise Kosova arriti njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë. Ministrja Tahiri vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje ndërkombëtare mes KOSTT dhe ENTSO-së duke theksuar se me këtë marrëveshje Kosova ka fituar njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë dhe është bërë zonë e mëvetme rregulluese në veprimtarinë e saj të transmisionit të energjisë. Me këtë marrëveshje Kosova ka arritur subjektivitet ndërkombëtar në fushën e transmisionit të energjisë dhe tash e tutje KOSTT do të jetë partner dhe zonë e mëvetme rregulluese në sistemin e rregullimit të transmisionit të energjisë në rajon. Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i Dialogut të Brukselit përkatësisht i marrëveshjes për Energjinë e arritur më 8 shtator 2013 dhe marrëveshjes së 25 gusht 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë  e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje, theksoi Tahiri.

 Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 kishte paraparë heqjen e pengesave të Serbisë ndaj avancimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fushën e energjisë. Mirëpo, Serbia për dy vite me radhë kishte bllokuar njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar në fushën e transmisionit pranë organizatës evropiane ENTSO-S. Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e kësaj pengese me 25 gusht 2015 në Bruksel, Serbia më në fund ka hequr pengesat politike dhe ka ndalur obstruksionet në këtë proces, theksoi ajo. Këto arritje janë në frymën e Traktatit të Komunitetit për Energjinë për Evropën Juglindore ku Kosova ka dëshmuar kapacitete shtetërore përmes KOSTT i cili ka avancuar punën e vet sipas standardeve evropiane. 

 Marrëveshja në fjalë vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës. Efektet pra janë politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe se KOSTT tash e tutje do të operojë si sistem i transmisionit të Kosovës sinkron me Sistemin Evropian të Transmetimit të energjisë elektrike./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Edita Tahiri, kosova, ne sistemin e energjise, njohje nderkombetare

Kosovë, Kuvendi bllokohet nga opozita edhe në vazhdimin e seancës së ndërprerë

October 1, 2015 by dgreca

-Opozita: Shumë të vendosur ta bllokojmë punën e Kuvendit derisa të tërheqet nënshkrimi për ‘Zajednicën’ (Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë)/

-Opozita e bashkuar ka organizuar edhe një petecion, ndërsa ka bërë të ditur se deri tash janë mbledhur më shumë se 100 mijë firma dhe vazhdohet me nënshkrimet në Kosovë dhe në diasporë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Tetor 2015/Vazhdimi sot i seancës së Kuvendit të Kosovës, të parës të sesionit vjeshtor, të nisur e ndërprerë në 17 shtator, është rindërprerë, nuk vijon, dhe sipas opozitës nuk do të mund të ketë as nesër sencë të re, e cila është në axhendën e përcaktuar më herët nga Kryesia me shefat e grupeve parlamentare, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.

Kuvendi i Kosovës kishte në axhendë sot shqyrtimin e pikave të papërfunduara në seancën e 17 shtatorit, ndërsa nesër në seancë të re ka në rend dite të shqyrtohen kryesisht projektligje. Kështu ishte paralajmëruar në axhendën zyrtare, por vazhdimin e seancës së ndërprerë në 17 shtator përsëri sot e bllokoi protesta e opozitës së bashkuar me “rrethimin”  te foltorja dhe te kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Në pamundësi të zhvillimeve të punimeve të seancës, kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dha gjysëm ore pushim.

Përkundër bllokimit nga opozita me 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, Veseli tha se, “sa të jem unë kryetar i Kuvendit në këtë sallë nuk do të hyjë sigurimi në asnjë moment”, ndërsa kërkoi që të mundësohet debati dhe mikrofonin e kryesuesit ia afroi kryetarit të grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca që të shprehte qëndrimin e opozitës së bashkuar.

Sipas Konjufcës, “në 25 gusht Isa Mustafa e ka nënshkruar në Bruksel t’ia japë Serbisë 30 për qind të territorit të Kosovë”, ndërsa shtoi se “askush nuk ka mandat për këtë, të dëmtojë sovranitetin e shtetit tonë”.

“Për këtë arsye, opozita është shumë e vendosur ta bllokojë punën e Kuvendit derisa Isa Mustafa të vijë këtu dhe të tërheqë nënshkrimin për ‘Zajednicën’ (Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë)”, u shpreh Konjufca, i LVV-së.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se, “ne asnjëhërë të vetme nuk kemi qenë kundër debatit, kemi qenë dhe jemi për debat për t’i ngritur e diskutuar të gjitha cështjet bashkërisht”.

Por, vijoi ai, “kjo që po ndodhë nga kolegët e nderuar të opozitës është një mohim i të drejtës së deputetit”.

“Pakica po e pengon shumicën. Parlamenti i Kosovës i ka 120 deputetë dhe duhet t’u lejohet mundësia të gjithëve të paraqesin qëndrimet e shqetësimet e tyre, dhe së fundi e marrim një qëndrim të përbashkët ashtu si na takon si institucion vendimmarrës. Dhe, kurrësesi të bëhen përpjekje që në mënyrë të dhunëshme t’i dëmtojmë interesat e vendit, të shtetit tonë”, tha Grabovci.

“Prandaj, kërkoj që të ndërpritet seanca dhe të thirret mbledhja e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare për të marrë një qëndrim të përbashkët, të bëhet përpjekje për të gjetë gjuhë të përbashkët për të zhbllokuar jetën institucionale, Kuvendin e shtetin e Kosovë”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, partisë më të madhe të koalicionit qeverisës.

Ndërsa, nga grupi parlamentar i partisë së dytë të koalicionit qeverisës, LDK-së, Arben Gashi, duke iu drejtuar kryeparlamentarit Vesli tha se e vlerëson vullnetin e tij, por shtoi se “është e papranueshme që deputeti të flasë prej mikrofonit të kryetarit të Kuvendit”, sic foli shefi i grupit parlamentar të LVV-së.

“Duhet të krijohen kushtet që Kuvendi të vazhdojë punimet”, shprehu qëndrimin e grupit parlamentar të LDK-së deputeti Gashi.

Grupi parlamentar i Listës Serbe dhe i ai i komuniteteve tjera pakicë Gjashtë Plus nuk u deklaruan. Pauza e dhënë ende po vazhdon edhe pas kalimit të gjysëm ore.

Në përgatitjet për seancat plenare, në axhendën e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ishte edhe “pika e papërfunduar nga seanca lenare më 22 shtator 2015: Raportimi i qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, por u vendos që të mos jetë në rendin e ditës sot as nesër.

Raportimi për katër marrëveshjet e Kosovë-Serbi në Bruksel ishin në axhendë edhe në seancat e 17 e 22 shtatorit, të cilat u ndërprenë nga protestimet e deputetëve të opozitës. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

Para seancave plenare sot dhe nesër, opozita e bashkuar nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ndërsa ka paralajmëruar se do ta pamundësojë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita e bashkuar ka organizuar edhe një petecion, ndërsa ka bërë të ditur se deri tash janë mbledhur më shumë se 100 mijë firma dhe vazhdohet me nënshkrimet në Kosovë dhe në diasporë.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, bllokohet kuvendi, Opozita

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 395
  • 396
  • 397
  • 398
  • 399
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT