• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GREQI: Kthim në kohën e gurit… Ideologjia ka fituar ndaj arsyes

July 6, 2015 by dgreca

Grekët ëndërrojnë ende se kredidhënësit do t’i ndihmojnë pa i kryer obligimet e tyre. Por ëndërra do të përfundojë keq, mendon Rolf Wenkel/Papritur grekët votuan me një shumicë të madhe kundër reformave dhe kursimeve të propozuara nga kredidhënësit. Kompromisi u refuzua, por pa një kompromis nuk mund të ketë as ndihma financiare, pas 30 qershorit. E të mos flasim për paketën e tretë të ndihmave për këtë vend.
Ndonëse shumica e grekëve duan të mbeten në Eurozonë, duket se ata nuk e kanë të qartë se me çfarë rreziku po përballen. Greqisë i mungojnë paratë për të paguar obligimet e saj dhe borxhet prej 3,5 miliardë euro ndaj BQE. Ndërkohë që vetëm BQE mund të ndihmojë këtë vend të shpëtojë nga falimentimi.
Shefi i BQE, Mario Draghi mendon ndërkohë se vendet e BE nuk do ta mbështesin, në qoftë se ai do të ndihmojë Bankën Qendrore greke me kredi. Në rast se këto kredi nuk jepen, ky do të ishte fundi i anëtarësisë së Greqisë në BE.
Edhe pak javë
E qartë është se pa marrëveshje me kreditorët, Greqia do të mund të mbijetonte vetëm edhe disa javë. Çdo ditë e më shumë qytetarët po nxjerin me miliarda euro nga llogartië bankare, sepse ata e kanë humbur besimin ndaj bankave të tyre. Në Greqi nuk janë të cënuara vetëm bankat, por edhe i gjithë sistemi real ekonomik, i cili vuan nga mangësia e mukndësisë së pagesave. Më së largu deri në fund të korrikut, shteti do të falimentojë, sepse nuk do të ketë para për pagesat e rrogave dhe pensioneve.
Greqia mund të jap letra me vlerë, paralelisht me euron, por këto letra do të humbin vlerën shumë shpejt. Ekspertët thonë se Greqia duhet t’i kthehet Dhrahmisë, me shpjegimin se kjo do të ndihmonte Greqinë që të jetë më konkurrente në tregun e mallrave.
Vite të rënda
Kjo mbase është e mundur, por Grekët i presin vite të rënda. Deri në arritjen e sukseseve të para do të kalojnë disa vite dhe kjo nuk është e sigurtë. Deri në stabilizimin e prodhimit vendor, gjërat duhet të importohen. E me një Dhrahmi të dobët, kjo do të ishte gati e pamundur.
“Le Monde diplomatique” kujton me të drejtë edhe një aspekt tjetër: mundësinë e destabilizimit të plotë të këtij vendi. Futja e një monedhe tjetër mund të sjellë deri te thellimi edhe më i madh i humnerës mes të pasurve dhe të varfërve.
Negociatat e reja
Ky mbase është edhe shkaku pse presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Eurogrupit kanë pranuar që menjëherë të martën të debatojnë edhe një herë gjendjen. Pushtetmbajtësit në Greqi ndoshta nuk janë fare të interesuar për euron, por e dinë shumë mirë lojën poker. Ata e dinë se BE, NATO dhe OECD kanë nevojë për Greqinë. Teatri me Greqinë do të vazhdojë edhe në verë. Për vendime të rëndësishme kërkohet pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare. Kjo detyron vendet anëtare që të bëjnë edhe kompromise. Por bashkëpunimi me këta kaotikët në Athinë do të jetë shumë i vështirë.

Filed Under: Komente Tagged With: e Gurit, Greqia, kthim ne kohen

Ambasadori Donald Lu në Durrës: Në gjyqësorin shqiptar, raste shokuese korrupsioni

July 6, 2015 by dgreca

Disa gjyqtarë dhe prokurorë duhet të hiqen menjëherë nga puna dhe në radhët e tyre duhet të ketë arrestime. Ky është opinioni i ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu.
Deklarata e tij, më e ashpra ndaj gjyqësorit shqiptar që pas mbërritjes në vendin tonë, u bë gjatë një konsultimi publik të radhës për reformën në drejtësi, që u zhvillua sot në Universitetin Publik “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
“Muajin e fundit theksova se disa gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri meritojnë të pushohen nga puna, e disa prej tyre të përfundojnë në burg. Kjo mori vëmendjen e të gjithë medias, por gjithashtu unë thashë se ka gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që meritojnë të punojnë në një sistem drejtësie të pastër nga korrupsioni. Ne të gjithë kemi nevojë të përpiqemi për gjyqtarë e prokurorë të pastër, siç kemi nevojë të identifikojmë që të dënohen të korruptuarit”, deklaroi Lu.
Ambasadori Lu tha se, në këndvështrimin e tij duhet të kthehet menjëherë besimi i publikut te sistemi i drejtësisë, që po përballet me problemin e rëndë të korrupsionit.
“Një demokraci e pastër dhe funksionale ka institucione dhe një proces të identifikimit të korrupsionit, dënimin e përgjegjësve dhe sigurimin e drejtësisë për njerëzit. Vitet e fundit, asnjë prokuror dhe vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion në Shqipëri”, theksoi Lu.
Në fund të diskutimit Ambasadori solli në vëmendje një rast konkret, atë të një gruaje shqiptare të dhunuar nga bashkëshorti, i dënuar më parë për krime seksuale, të cilit gjykata i dha kujdestarinë e 2 nga 3 fëmijët e çiftit, duke thyer zemrën e një nëne dhe besimin e një qytetareje tek drejtësia.(Ne Foto:Ambasadori Lu ne Durres, 6 korrik 2015)

Filed Under: Komente Tagged With: 6 korrik 2015, Ambasadori Lu ne Durres, gjyqsori

Fushë Krujë, Shtëpia që “mbjellë’ Paqe në Shqipëri

July 6, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Konfliktet e lindura gjatë peridhës së gjatë të tranzicionit në Shqipëri, dhe fenomeni i gjakmarrjes, një traditë e cila nga mbetur në mjedisin shqiptar, kanë shkaktuar plagë të rënda në shoqërinë tonë. Ky fenomen është i përhapur konkretisht në zonat rurale dhe sidomos në pjesën veriore të vendit. Në vendin tonë dikur vepronte ligji i Kanunit, ka lënë gjurmë të thella. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti i mosveprimit efikas të shtetit. Kur nuk vepron Ligji, vepron Kanuni. Shteti dhe Ligji, ende nuk po veprojnë për të ndihmuar shtresa që vuajnë nga fenomeni i konflikteve apo më rëndë i gjakmarrjes.
Për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë nga konfliktet e ndryshme në Shqipëri operojnë disa organizata, që kanë krijuar përvojë në zgjidhjen ligjore të këtyre çeshtjeve.Një ndër to është edhe Shtëpia e Paqes në Fushë Krujë.
Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar po operon prej nga viti 2009 me qendër në qytetin e Fushë Krujës me një shtrirje gati në tërë vendin. Roli i kësaj organizate ka dhënë frytet e saja duke shuar mjaft konflikte dhe çeshtje konfliktuale tepër problematike. Krijimi i kësaj organizate ka ardhur si kontribut nga disa njerëz që kërkojnë bashkpunim në arritjen e minimizimit të fenomeneve që rëndojnë shoqërinë. Janë persona që kanë kredibilitet në shoqëri, intelektualë dhe aktivistë të cilët ushtrojnë veprimtari aty ku plaga e rëndë e gakmarrjes ka rënduar një pjesë të shoqërisë shqiptare. Këta burra nuk reshtin të dhurojnë paqe të shuajnë konflikte të bëjnë pajtime duke ofruar gëzimin e munguar ku i dhembin atyre familjeve që përjetojnë ankth dhe nuk gëzojnë liri si tërë shoqëria.
Agim Loci drejtor Ekzekutiv i i SHDPK ( Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar), dallohet si një nga organizatorët dhe kontribuesit me peshë në këtë fushë, i ndihmuar nga mjaft iniciatorë të tjerë që në vijimësi operojnë aty ku ndihet kjo plagë e shoqërisë.
Z. Loci prej disa kohësh ndodhet në SHBA në disa aktivitete i cili ka treguar për angazhimin e tij dhe ndihmesën nga organizata të këtij vendi për t’i ardhur në ndihmë kësaj organizate në Shqipëri. Ai tha për gazetën se është në bashkëbisedime me partnerë nga Amerika, dhe se po bën përpjekje në përmirsimin e rolit të veprimtarisë së kësaj organizate në vendin tonë. Ai ka organizuar disa veprimtari në Nju Jork dhe ka marrë pjesë në veprimtari të komunitetit atje.Gjithësesi në Shqipëri organizata vazhdon normalisht veprimtarinë e saj.
Rezultatet e kësaj organizate duket sa kanë dhënë efektet pozitive. Misionaret e Paqes punojnë në terren dhe natyrshëm vështirësitë janë prezente, por këta kontribues nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre duke arritur dhe rezultate konkrete. Sa dëshmon drejtori ekzekutiv Agim Loci mënyra e ndërmjetësimit për të arritur pajtmin është një proçes shumë i vështirë por jo i pamundur. Vështirësitë janë hasur sidomos tek nënat e viktimave duke sjellë në kujtesë dy raste në Kamzë. Më tej ai ka shtuar se shqiptarët po i thërrasin arsyes dhe logjikës duke shtrirë dorën e pajtimit. Po vijojmë me institucionet shtetërore dhe disa organizma bashkpunimin në minimizimin e këtij fenomeni. Në këtë vit priten që 11 familje të arrijnë të shtrijnë dorën e pajtimit, c’ka është sukses për tërë shoqërinë.
Shtrirja e kësaj organizate të misionit të Pajtimit është në Shkodër, ku bashkpunojnë Zef Dani, Simon Tarazaj, Fran Kelmendi, në Lezhë Xhek Bushi nga Kruja dhe Zef Nikolli gjithashtu në Krujë ,Haziz Aruçi, Artur Karaj , Xhavit Cangu, Kujtim Shima, ndërsa në Tiranë Riza Loci , Kujtim Kolaveri dhe grupe të tjera në disa rrethe të vendit. Të gjitha këto pajtime janë nën kujdesin dhe prioritetin e drejtori ekzekutiv Agim Loci i cili për ambjente dhe aktivitete që organizohen ka hapë dyert e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.
Në këto prçese pajtimi një rol të veçantë po luajnë dhe punonjëset sociale dhe psikologe që punojnë në terren në bindjen e nënat dhe motrat e viktimave, siç janë Enkelejda Kotarja, Ueda Damjani etj., që duhen përgëzuar për ndihmesën e tyre.
Nga të dhënat rezultojnë se në tërë këta zona ku operon kjo organizatë janë rreth 300 familje të ngujuara që ndahen në tre kategori, nga këta 200 janë në ngujim të plotë, 70 të pjesshëm që dalin me frikën e gjakmarrjes dhe 30 të tjera ruhen plotësisht për t’ju ruajtur konflikteve. Sakaq për fëmijët e ngujuar janë organizuar shumë aktivitete mbreslënëse pranë shtëpisë së Paqes në Fushë Krujë për t’ë larguar sado pak nga vemendja e brezave të rinj frikën dhe dëshpërimin. Një organizatë e tillë është ngritur dhe në Amerikë, ka informuar Loci duke dhënë dhe asistencë dhe bashkpunim ndërinstitucional kundër gjakmarrjes në shërbim të punës në vendin tonë.
Për këtë organizatë kanë dhënë falenderime shumë institucione, individë por më së shumti mbetet institucioneve të mbështesin iniciativën e organizatës Shtëpi e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar në Fushë Krujës.
Disa gazetarë të huaj kanë inspektuar zona të vendit tonë aty ku janë famlije të ngujuara për të ndjekur fenomenin e ngujimit ndërsa kanë lënë mbreat e tyre nga misioni i kryer nga kjo organizatë.
Organizata, përmes drejtorit Ekzekutiv dhe akivisteve, ka marrë pjesë për të parën herë ne Paradën Ndërkombëtare të Emigrantëve, organizuar në Nju Jork me 20 Qershor 2015.

Filed Under: Komente Tagged With: Agim Loci, Ahmet Zani, që "mbjellë' Paqe në Shqipëri, Shtëpia në Fushë Krujë

Lufta e popullit të Kosovës ka qenë për liri, Serbia nuk la shteg tjetër

July 6, 2015 by dgreca

– Mustafa: Kosova duhet dhe është e aftë të ndërtojë një shtet të së drejtës, ta vejë drejtësinë në vend/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Korrik 2015.-Lufta e popullit të Kosovës ka qenë për liri, Serbia nuk la shteg tjetër, tha theksoi kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
“Serbia e Millosheviçit kreu në mënyrë të organizuar dhe sistematike krime çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, të cilat u dënuan nga e gjithë bota demokratike. Përmasat e këtyre krimeve e shtynë bashkësinë ndërkombëtare të ndërhynte për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga shfarosja dhe shpopullimi që i kanosej nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe”, tha kryeministri Mustafa.
Prandaj, vijoi ai, “asnjë lloj pretendimi për t’i vënë në peshojë ato ngjarje të tmerrshme me krimet individuale, që mund të ketë kryer ndonjë ish-pjesëtar i UÇK-së, nuk mund të ketë kurrfarë baze”.
“Mirëpo, ne, Republika e Kosovës, si shtet i ri, si shtet evropian i ligjit dhe i së drejtës, duhet të tregohemi të gatshëm për t’i përmbushur obligimet dhe zotimet tona përpara drejtësisë ndërkombëtare, të cilën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë, nuk duhet t’a paragjykojmë si të njëanshme dhe selektive”, u shpreh Mustafa.
Lufta e popullit të Kosovës, vijoi ai, ka qenë luftë për liri, ka qenë luftë për ekzistencën tonë në këto troje, sepse dhuna dhe terrori serb e kishte sjellë popullin e Kosovës në një situatë hamletiane – të jesh apo të mos jesh!
“Dhe, natyrisht, siç do të bënte secili popull tjetër liridashës, populli i Kosovës, pas përpjekjesh të gjata për zgjidhje paqësore, u detyrua t’i rrokte armët në dorë, sepse Serbia nuk la asnjë shteg tjetër”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ai përkujtoi se, falë politikës vizionare të Presidentit Rugova, falë kauzës sonë të drejtë çlirimtare, bota e qytetëruar, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet e tjera të Aleancës Veriatlantike, ndërmori fushatën e madhe 78-ditëshe ajrore kundër forcave serbe duke e detyruar Serbinë e Millosheviçit të nënshkruante kapitullimin, të nënshkruante humbjen e luftës.
“Sot, po këta miq që na ndihmuan të arrinim lirinë e synuar shekuj me radhë, na inkurajojnë që të ballafaqohemi vetë me aktet e liga që mund të kenë kryer individët, që të dëshmojmë se jemi të denjë dhe të aftë për të vënë drejtësi, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme mund të jetë kjo për secilin prej nesh”, tha Mustafa.
Kosova, vijoi ai, duhet dhe është e aftë të ndërtojë një shtet të së drejtës, ta vejë drejtësinë në vend.
“Veç kërkesës për të zbardhur rastet për të cilat angazhohet drejtësia ndërkombëtare, ne e kemi për borxh të zbardhim të gjitha vrasjet politike të pasluftës. Këtë ua kemi borxh viktimave, ua kemi borxh familjarëve të tyre, ua kemi borxh bashkëluftëtarëve të tyre dhe ia kemi borxh shtetit të Kosovës. Institucionet tona duhet t’i lirojmë nga arenat ku njëra palë fajëson tjetrën për vrasje dhe krime. Këto çështje duhet t’i zgjidhin organet e drejtësisë”, tha kreu i qeverisë kosovare.
Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot në Prishtinë Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë të rënë në betejën e lavdishme të Loxhës: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj. Në këtë Akademi, me pietet të lartë është përkujtuar edhe Komandanti i Zonës së III-të të Dukagjinit dhe i Betejës së Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj.
“Heronjtë dhe dëshmorët e Betejës së Loxhës, heronjtë dhe dëshmorët e të gjitha betejave të zhvilluara për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhanë jetën e tyre për një Kosovë të lirë, për një Kosovë të vlerave të mirëfillta demokratike, në të cilën jeta e secilit qytetar, pa dallim kombi, besimi a race, është njëlloj e vlefshme, është njëlloj e pacenueshme. Këto edhe janë idealet tona, idealet dhe synimet e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat ne do t’i bëjmë realitet, pavarësisht se rruga që kemi para vetes nuk është aspak e lehtë dhe ende kërkon nga ne vendime të rënda, por të domosdoshme”, përfundoi në fjalën e tij kryeministri Mustafa.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Lufta e popullit të Kosovës ka qenë për liri, nuk la shteg tjetër, Serbia

Greqia mbyll bankat, bursat në pikiatë

June 29, 2015 by dgreca

– ”Perdet” e hekurta do të qëndrojnë të ulura në bankat greke sot, dita e parë e dekretimit nga Greqia të kontrollit të kapitalit në prag të gropës financiare, ndërkohë që bursat botërore përgatiten për një të hënë të zezë, të friksuar nga një infektim i mundshëm nga kriza.Nga Tokio në Hong Kong, bursat aziatike ishin në ulje të ndjeshme, ku Hong Kongu ulej me 3,63 për qind.

Në Evropë analistët presin një rënie të fortë me rreth 5 për qind, përveç se në Greqi ku bursa do të mbetet e pandryshuar.

Qeveria greke e Aleksis Ciprasit vendosi të dielën të mbyllë sektorin financiar për ta ruajtur nga një rënie e frotë, ndërkohë që bankomatët janë gati bosh.

Tërheqja e parave nga bankomatët deri më 6 korrik do të jetë deri në 60 euro në ditë, sipas një vendimi të kontrollit të kapitalit të botuar në Fletoren Zyrtare greke në mbrëmjen e së dielës.

Teksti i nënshkruar nga presidenti i Republikës, Prokopis Pavlopoulos dhe nga Cipras, tregon karakterin shumë urgjent për të mbrojtuar sistemin financiar grek dhe ekonominë greke për shkak të mungesës së likuiditetit që vjen nga vendimi i eurogrupit më 27 qershor mbi refuzimin e vazhdimit të marrëveshjes së huasë për Greqinë.

Bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 korrik, ndërkohë që referendumi i programuar nga qeveria greke mbi degociatat me kreditorët e vendit do të zhvillohet të dielën më 5 korrik.

Këto negociata dështuan të shtunën, duke e futur krejtësisht Evropën në dyshime dhe duke mbajtur Greqinë pranë daljes nga eurozona(Kortezi:ATSH-AFP/)

Filed Under: Komente Tagged With: Bankat greke, mbyllen, pikiada e burses

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 409
  • 410
  • 411
  • 412
  • 413
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT