• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dëshmitë e nëntokës dhe të nën ujit për të parët tanë

August 14, 2015 by dgreca

Për deri sa , neve na kanë hedhur “ një grusht mizash “ sllavo-turke , domosdo që neve do të humbasim kohë pas tyre , domosdo që neve duhet të shtrihemi “ për së gjëri e për së gjati” sipas urdhrave të atyre mizave të mbushura plot viruse dhe plotë baktere aerobe dhe anaerobe ( që rriten në praninë e oksigjenit , dhe pa oksigjen ) Pasojat e baktereve anaerobe zakonisht janë shumë më vështirë , sepse varra duhet hapur , duhet të mbet e pa qepur , që qelbi të rrjedhë nga trupi . Ato vdesin në praninë e oksigjenit . Nejse !
Jam shumë i befasuar se çka po zbulohet në nën tokën dhe nën ujin e Kroacisë dhe Hercegovinës; befasinë po ma rritë entuziazmi i arkeologëve dhe pushtetarëve të atyre anëve , që me çdo kusht duan që e fshehura me mijëra e mijëra vjet përpara e shef dritën e Diellit.

Neandertalsi “dalmatin “ në shpellën e Kliçevicës( Kroaci)

Shpella e madhe në kanjonin Kliçevica në Rashtec ( Benkovac-Kroaci) është një vend gjetje me vlera të mëdha historike , sepse aty janë gjurmët e kulturës së kohës së neandertalit , ( mbi 40 000 vjet e vjetër).
Është diçka e rrallë për këto anë. Pas gropimeve t`ashtuquajtura ‘ gropime prove” , tani ka filluar hulumtimi i koordinuar për gjetjen e gjurmëve të jetës së njeriut në tokat e Dalmacisë ( ndoshta ne dalin se ishin ose turq ose serb!)
Është e të njëjtës kohë si ajo e shpellës afër Kashtellit , dhe Vindisë ne Zhorjen Kroate ( kush ishin Vindët ?
Janë gjetur vegla pune nga guri, si dhe mbetje eshtrash. Zbulimet do të na tregojnë dhe të thyhet teoria që neandertalit ishin “ të marrë”. Ata, ishin shumë inteligjent dhe dinin shumë mirë t`iu përshtaten kushteve të jetës , ne ato vende ku jetonin. E varrosnin të vdekurin, e ksihin ndjenjen e komunikimit dhe aftësinë e lëvizjes dhe ndërrimit të vendbanimit.
Lubushko polje, është një fushë shkëmbore në Hercegovinën perëndimore , me sipërfaqe rreth 25 km2. E gjatë 10 km dhe e gjerë 2,5 deri 3 km (Hrvatska Encuklopedija)
Këtu në anën e Fushes së Lubushës ( B dhe H ) ka vendgjetje të mëdha arkeologjike , e posaçërisht varrezat Ilire , nga Kohe e vonshme e Hekurit. Ky vend bregdetar paraqen një pike shumë të pasur arkeologjike Ilire.
Arkeologet sllav (disa ) ende mundohen te fusin “mish të dhisë “ në komentimet e tyre shkruajnë: “ Ne varre u “ gjetën drahmat greke e argjendit” , që nga shek,III-të pr Krishtit. dhe se janë farkuar në Apolloni dhe Dyrrah . Aty u gjet edhe shtizat e hekurta si dhe zbukurime për meshkuj, si dhe shumë perla për femra nga qelibari.
Kroatët shkruajnë “Otkrice drevno blaga koje ce promijeniti povijest “ ( Zbulimi i pasurisë së lashtë që do ta ndërron historinë, sepse kësi lloj varrezash nuk janë gjetur deri më tani.
Muzeu i Vuçedolit (MUZEJ VUCEDOLSKE KULTURE )
Një muze natyror me eksponate te vjetra mbi 5 mijë vjeçare. Është gjetur që në ata kohë që grate varroseshin me stolitë e tyre, kurse burrat të armatosur ashtu si ishin dhe të percjellur me vazot helene.
“ Duhet që pas këtyre zbulimeve të ndryshohet mënyra e të menduarit historik për këto anë.Ilirët i margjinalizonim duke iu dhënë rëndësi ardhacakëve grek; në hulumtimet tona dhe gjatjet tona dokumentohet që roli i ilirëve ishte shumë i madh , dhe më i madh se sa bisedohej për ta_ shkruan shtypi kroat. (Ilire cesto percipiramo kao marginalce, posebno u odnosu na istovremene grcke naseljenike, medutim, naša su istraživanja pokazala da je uloga Ilira na ovim prostorima puno veca nego što se do sada mislilo i prikazivalo, pa cak i u politickom životu. )
Përgatitur nga
Fahri Xharra,14.08.15
Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: deshmite e nentokes, Fahri Xharra

MARRËVESHJA E BRUKSELIT , JA PËRFITIMET E QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE SHTETIT

August 13, 2015 by dgreca

MINISTRIA PËR DIALOG: PËRFITIMET PËR QYTETARËT DHE SHTETIN NGA MARRËVESHJA E BRUKSELIT PËR NJOHJEN RECIPROKE TË SIGURIMEVE TË AUTOMJETEVE/
PRISHTINË, 13 Gusht 2015/ Ministria për Dialog njofton opinionin lidhur me përfitimet për qytetarët dhe shtetin nga Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.
Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve e njohur si Memorandum i Mirëkuptimit (MM) për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë është nënshkruar me 23 qershor në Bruksel, ku si palë lehtësuese dhe garantuese është nënshkruar nga Byroja Evropiane e Sigurimeve dhe Bashkimi Evropian. Kjo Marrëveshje ka hyrë në fuqi dje me datën 12 gusht 2015.
Marrëveshja në fjalë shënon një hap përpara drejtë normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rëndësia e kësaj marrëveshje është e shumëfishtë për qytetarët dhe shtetin dhe përfitimet janë si në vijim:
Përfitimet për qytetarët e Republikës së Kosovës
1. Qytetarët lirohen nga pagesa shtesë për sigurimin e automjetit (policën e sigurimeve) gjatë kalimit në Serbi.
2. Qytetarët tani kalojnë në Serbi me të njëjtin policë të sigurimeve të cilët e përdorin gjatë kalimit në Maqedoni.
3. Qytetarët duhet ti drejtohen kompanive të sigurimeve prej nga e kanë blerë policën e sigurimeve për Maqedoni, në mënyrë që të pajisen me formularin e ri të policës së sigurimeve, në të cilën shënohet që vlen edhe për Serbi. Ky shërbim bëhet pa pagesë nga ana e kompanive të sigurimeve. ( Shih formularin e bashkangjitur)
4. Lirimi nga pagesa shtesë për sigurimin e automjeteve gjatë kalimit në Serbi është i plotë. Kjo do të thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës NUK KANË NEVOJË MË TË BËJNË PAGESA SHTESË gjatë kalimit në Serbi. Prandaj qytetarët e Republikës se Kosovës për të hyrë në Serbi nuk do të paguajnë më në kufi sigurim për territorin e Serbisë, i cili ishte për 1 muaj – 105 €, ndërsa për 1 vit 600 €.
5. Prandaj, përftimet konkrete nga kjo marrëveshje janë se qytetarët nuk do shpenzojnë më 600 euro në vit ose 105euro në muaj për të blerë policën e sigurimeve për të hyrë në territorin e Serbisë.
6. Spekulimet mediale se qytetarët do të paguajnë 40 euro për sigurim të automjeteve gjatë kalimit në Serbi, nuk janë të vërteta. Sepse kjo shumë prej 40 eurosh është çmimi për një policë të sigurimeve për një automjet për periudhën një vjeçare, të cilën qytetarët e kanë blerë për të hyrë në Maqedoni dhe tani kjo policë e njëjtë do të vlejë edhe për të hyrë në Serbi.
7. Byroja Kosovare e Sigurimeve ka hapur dy pikat shitëse në pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak për herë të parë pas vitit 2011, gjë e cila është mundësuar në saje të kësaj Marrëveshje.

Përfitimet për shtetin e Kosovës

1. Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve (policave të sigurimeve) mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka një rëndësi të veçantë politike sepse shënon një hap përpara në vendosjen e marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë që është një standard evropian në rrugën e integrimit evropian për Kosovën.
2. Marrëveshja në fjalë nënkupton njohjen e policave të sigurimeve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, dhe bazohet në parimin e reciprocitetit, që ndër tjerash nënkupton se qytetarët e të dyja shteteve janë liruar nga pagesa shtesë dhe se mund të udhëtojnë me policat e sigurimeve të cilat i disponojnë për kalime jashtë shtetit.
3. Kjo marrëveshje është sidomos e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët janë liruar nga pagesa shtesë për sigurimin e automjeteve të tyre gjatë hyrjes në Kosovë, pagesë kjo që është subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për të liruar shqiptarët e Luginës nga kjo ngarkesë financiare. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës po ashtu lirohet nga kjo barrë e subvencionimit.
4. Roli i Byrosë evropiane të sigurimeve për ndërmjetësimin dhe garantimin e kësaj Marrëveshje ka hapur perspektiva të reja të bashkëpunimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Evropiane të Sigurimeve, dhe kjo do të ndihmojë edhe në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
5. Roli i Bankës Qendrore në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes në fjalë si rregullator në fushën e sigurimeve kufitare ka qenë qenësor duke dëshmuar seriozitetin e shtetit të Kosovës në marrjen e përgjegjësive shtetërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe lirisë së lëvizjes për ta.
Sqarim shtesë/
Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nuk trajton çështjen e targave të automjeteve por vetëm çështjen e njohjes e policave të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Çështja e targave/tabelave të automjeteve është pjesë e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur më 2 korrik 2011, me ç ‘rast pala serbe ka pranuar që të lejojë kalimin nëpër territorin e shtetit të saj vetëm të automjeteve me targat KS ndërsa edhe për kundër trysnisë tonë dhe të BE-së ende nuk i pranon targat e automjeteve me regjistrimet RKS dhe kjo për arsye të pastra politike edhe pse arsyetimi i palës serbe ka qenë se këtë nuk mund ta pranojnë për shkak se mund të jetë e ‘rrezikshme’ kalimi nëpër territorin e Serbisë me targat RKS. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes bazohet në parimin e reciprocitetit dhe ia njeh të drejtën palës tonë që automjeteve me targat të shtetit serb tu kërkohet që ti zëvendësojnë ato me targa ‘provuese’ por ne nuk e kemi zbatuar atë pikë që të dëshmojmë që jemi njëmend për lëvizje të lirë dhe të eliminojmë pengesa dhe pagesa shtesë sidomos për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Çështja e tabelave RKS, dhe tema tjera që janë pengesë e Lirisë së Lëvizjes për qytetaret dhe ngasësit e automjeteve të Kosovës, do të jetë temë diskutimi nga fillimi i shtatorit të këtij viti në Bruksel me kërkesën e Ministres për Dialog, Edita Tahiri. Është qëndrim i Qeverisë së Kosovës që tabelat provuese duhet të hiqen dhe tabelat RKS duhet të pranohen nga Serbia, në të kundërtën pala e Kosovës në një kohë të caktuar do të merr masa reciproke.
Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve dhe marrëveshja për lirinë e lëvizjes janë në ketë link http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,191

Filed Under: Komente Tagged With: e Brukselit, Ministria per Dialog, perfitimet nga marrveshja, sigurimi i automjeteve

Një udhëtim me shkas!

August 12, 2015 by dgreca

Para selisë së Parlamentit evropian dhe selisë së NATO-s në Bruksel. “Kryeprokurori” i Republikës së Kosovës, libri: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, për shkak të përgjumjes së thellë të Institucioneve kompetente të Kosovës, Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës e Shqipërisë, ka ‘ngritur’ aktakuzën ndaj Serbisë fashiste, për themelimin me urgjencë të Gjykatës Speciale për gjenocidin serb mbi shqiptarët, për shkak se ajo (Serbia) ka vrarë më shumë se gjysëm milioni shqiptarë, në periudhën e viteve 1844-1999, fakt ky që e argumenton ky libër i botuar në 7 gjuhë botërore: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, fatkeqësisht me vetfinancim të autorit. Ribotimi i gjashtë i plotësuar, tani i pasuruar edhe në gjuhën japoneze e suedeze, del nga shtypi në fillim të tetorit të këtij viti.

Dr.N.PLLANA
Datë: 12 Gusht 2015

Filed Under: Komente Tagged With: Dr. Nusret Pllana, Një udhëtim me shkas!

REAGIMI I PRONARËVE TE BREGDETIT NDAJ KOMPENSIMIT TE QEVERISE

August 4, 2015 by dgreca

Nga Merko Bozhani/*
Diskutimi në takimin me Ministrin e Drejtësisë, z.Nasip Naço datë 31 Krrik 2015, nga Merko Bozhani, perfaqësuesi i Shoqatës “Krahina Jonë”
Kanë kaluar 24 vjet që qeveria e parë demokratike që mori pushtetin, miratoi ligjin 7501, një ligj, çkombëtarizues, anti njerëzor e vrastar, që mbron padrejtësinë. Kuvendi pluralist, në vënd të miratonte ligje për zbatimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut, punën e parë që bëri me këtë ligj shkeli rëndë lirinë e të drejtën e pronës. Kjo s’ka ndodhur në asnjë vënd të botës, pavarësisht nga forma e regjimit. Ju kërkojmë të amendohet ky ligj ogurzi, të vejë prona tek pronari e shpronësuar nga diktatura, ne nuk ju kërkojmë as mëshirë e as lëmoshë. Ne dëgjuam në fushatën elektorale te 2013-ës z.Edi Rama, që u bë Kryeministër, që na premtoi se do të zgjidhte problemin e pronës, por tani na paraqitet një ligj tjetër më i keq se 7501 gjoja i mbështetur nga B.Botëror dhe KE , që i thotë Gjykatës së Strasburgut që të mos marrë parasysh kërkesat dhe ankimimet tona se nga dënimet do falimentojë shteti. Përgjegjësinë e keni Ju, që mashtroni, duke na quajtur partnerë me qeverinë, kur deri më sot s’na ka pritur njeri përveç zëvëndësit të zëvëndësave dhe më tej akoma, gjoja jeni konsultuar edhe me grupet e interesit, gjë që s’është e vërtetë.
Ligji është anti-kushtetues, megjithëse qeveritarë e parlamentarë betohen për kushtetuten. Ky ligj është në kundërshtim me nenin 41, 42, dhe 181 të kushtetutes. Ky i fundit e shkruan e zezë mbi të bardhë, se ligjet dhe amendamentet për problemet ekonomike të miratuara para datës së miratimit të kushtetutës (d.m.th. viti 1998), brenda një periudhe 2-3 vjeçare të anullohen. Qeveritarë dhe parlamentarë çdo ditë përgjërohen për kushtetuten. Nga politikanët nuk ka asnjë ankesë sepse ata kan pervetesuar pronat tona . Nuk është zhvilluar asnjë seancë parlamentare për pronat apo qoftë dhe një diskutim i vetëm në media, ku përballë pronarëve të jetë përfaqësuesi i Shtetit, mbasi të gjithë këta qeveritarë dhe parlamentarë që nga fillimi e deri më sot I kanë zgjidhur problemet e tyre për pronën. Madje në media u njoftua se në Gjirin e Lalëzit ishin vjedhur vilat e Ristanit, Nokes, Kodres etj, dhe mësuam se Gjiri i Lalëzit nuk është pronë private por pronë e pashallarëve të politikës, ndërsa ne populli i thjeshtë kemi 24 vjet që pengohemi dhe nuk e gëzojmë të drejtën e pronës që trashëgojmë nga të parët tanë.
Jo, zz.pushtetarë, ju po drejtoni vendin në rrugën me të gabuar, ne nuk shkojmë në Europë me dy standarte, një për veriun që e ka marrë pronën dhe tani po i legalizoni pronën që i ka grabitur dikuj tjetër. Një ligj për veriun dhe tjetër për jugun, një për qytetin e një për fshatin. Ju spekulloni me zërat kadastralë. Në qytet të larguarit me akt normativ të qeverisë Berisha, i morën pronat dhe qytetarët i nxorrën jashtë, pavarësisht se kush ishin dhe nga vinin, ndërsa ne nuk e gëzojmë të drejtën e pronës në fshatin tonë. Dhe është interesant se ligji 7501 është zbatuar kryesisht për bregdetin e Vlorës nga Kalaja ne Ujë të Ftohtë deri në Konispol, mbasi është zona turistike e lakmuar për pushtetarët. Politikaneve ju pelqejne kullotat e Karaburunit dhe zona turistike te Vlores, por ato kane zot. Ne kërkojme të zbatoni kushtetutën dhe jo lëmoshë nga ju.
Atdheu im i parë dhe i të gjithë ne që kemi ardhur në këtë ballafaqim, me ju zoti Nasip Naço, që sot jeni Ministër i Drejtësisë është prona e prindërve të mi. Unë personalisht jam i 16-ti brez autokton, veç djalit e nipave të mi, që më kërkojnë, pronën e të parëve, unë e ndjej se nuk do të më tretë dheu, pa e marrë atë. E kërkojmë pronën me ligj, se këtu fillon demokracia. Ju na keni lënë pa asnjë cm2 tokë, duke humbur kështu identitetin tonë si Dukatas. Si mund tu them unë nipave të mi që ju jeni nga Dukati ? Pronën tonë nuk e mori as pushtuesi Osman, as Italiani, e as Gjermani, dhe diktatura nuk na hoqi te drejten e pronsise , por të posedimit dhe la statusin e kooperativës bujqësore. Në 1991 kur u prishën kooperativat statuti i kooperativave te Enverit, përcaktonte se kur kooperativa prishet, secili merr mbrapsh pronën aq sa ka futur ne kooperative kor kjo nuk u zbatua. Kush e ka këtë të drejtë kushtetuese, ligjore apo kanunore që të më grabisë pronën e babës të trashëguar në breza. Ky nuk është shteti ligjor që aspiruam në 1991, prandaj, nëse ndiheni shqiptarë, kthejani pronën e grabitur të zotit, na jepni pronën tonë.
Ata që e bënë këtë ligj, e bënë se e gjithë strategjia e tyre politike, ishte për të mbjelle konfliktualitet dhe ja arritën qëllimit. Për pronën u vranë mijëra. Z.Sali Berisha në vitin 2013 pranoi se ligji 7501 ishte një gabim. Po qe se e thotë me ndërgjegje, të pregatisë amendamentet për rregullimin e nenit 8 të tij pasi ka shkaktuar mijëra të vrarë dhehasmëri që po shtohen vazhdimisht .
Thuhet që tokat arë do kompesohet fizikisht sepse prona ime i është falur bashkëfshatarit tim. Me këto financa e borxhe që ka trashëguar qeveria e sotme dhe sa të tjera po merr, është i pa mundur kompesimi. Tokëtëlirë as ka patur e as ka. Nga Agjensia e Pronave na thuhen se janë 9000 e ca dosje pa u përpunuar. Edhe stepat e Rusisë po të kishin qënë do ishin mbaruar dokumentacionet e pronave. Lind pyetja pse do kompesohem unë, që jam pronar I ligjshëm dhe jo ai qënuk e lidh asgjë me pronën time. Pse shteti nuk zbaton nenin 41 dhe 181 te kushtetutes ne fuqi Pse doni të na shkëpusni nga fshati ku u lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe shërbyem ? Zgjidhja është fare e thjeshtë të kthehet toka tek pronari I ligjshëm dhe ato 5 miliardëqë do dalin nga buxheti I shtetit, që ju thoni për kompesim për 10 vjet, le ti jepen popullit për spitale, pensione, rrugë dhe nevoja publike .
Platforma e derisotme me pronën , në fshat ka krijuar një hendek I madh midis nesh dhe atyre që kanë marrë pronën e tjetrit. Keni prishur moralin e familjeve që me ligjet tuaja jo vetëm përvetësojnë pronë e tjetrit por bëjnë dhe karshillëk të jashtëzakonshëm. Në njëtakim Xhemilit I thane se nuk ka varr as për në këmbë, kur ai ka dhjetëra hektare tokë e kullota. Na thone se s’jemi bijtë e babës, duke treguar brrylin. Hodua e Tomorri të interrnuar nga sistemi I kohes, gjetën themelet e shtëpisë së prindërve, por ata që kishin zaptuar pronën e tyre i pritën me kallash. Fyerjet që na janë bërë nga kalemxhinjtë I kanë botuar edhe në shtyp, duke na quajtur “përçarës të fshatit”, “të depersonalizuar moralisht”, “njerëz pa nivel e pa moral”, “qajeni me ligjeligjin 7501” etj. Kjo situateë ka future përçarje në popull dhe kjo nuk zgjidhet me atë projektligj që keni hedhur në tavolinë.
Sistemi I kaluar na arsimoi, na shkolloi dhe na shpërndau nëpër Shqipëri atje ku kishte nevoje, disa prej nesh kanë punuar në qytete e në institucionet qëndrore. Ne u bëmë një elite intelektuale që I bëmë nder jo vetëm vëndit të punës por nder edhe fshatit, duke mbajtur si askush tjetër lidhje me fshatin, ndërsa tani jemi muhaxhirë, ne jemi çamët e kohës moderne. Ata i përzuri greku me zjarr e hekur, kurse ne na përzuri Saliu “demokrat” , duke na hequr me ligj të drejtën e pronësisë dhe të trashëgimisë mbi pronat e baballarëve tanë. Dhe këtë tradhëti kombëtare tani po e stampon edhe partia socialiste, madje e quani edhe reformë agrare. Jo zotërinj qeveritarë, sistemi i kaluar komunist kur bëri reformën agrare, u mori pronën kundërshtarëve politikë dhe të pasurëve, por ruajti dokumentat. Ndërsa ne nuk e gëzojmë dot të drejtën e pronës vetëm se nuk banojmë në fshat. Prandaj anullojeni këtë ligj se nuk na e mohoni dot origjinën tonë.
Janë bërë me qindra ankimime në Strazburg , pronarët i kanë fituar gjygjet dhe shteti është gjobitur. Edhe ne do të ankohemi në Strasburg, por ne kërkojmë zgjidhje nga qeveria jonë jo vetëm se kemi të drejtë por edhe e duam atë. Duke e mbyllur këtë diskutim zotërinj ne kërkojmë anullimin e këtij ligji sepse ai është tërësisht antikushtetues. Kërkojmë barazi dhe drejtësi dhe e përsëris nuk kërkojmë as mëshirë as lëmoshe por pronën e prindërve tanë. Kushtetuta është zgjidhja e thjeshtë dhe e drejtë nëse ju punoni me drershmëri dhe për Shqipërinë.
*Merko Bozhani
Pronar nga fshati Dukat –Vlorë

Filed Under: Komente Tagged With: Diskutim i pronareve, Ligji i Qeverise, Merko Bozhani

BE-JA DHE SHBA-JA PËRSHËNDETËN MIRATIMIN E SPECIALES

August 4, 2015 by dgreca

Mogherini mirëpret miratimin e Gjykatës Speciale/
Bashkimi Evropian, Zyra në Prishtinë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë përshëndetur sonte me anë të një komunikate miratimin e amendamentit kushtetues dhe të Ligjit për themelimin e Dhomave të Specializuara, menjëherë pas votimit sonte në mesnatë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.
“Misionet e BE-së, Përfaqësuesi Special i BE-së/ Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin aprovimin e amendamentit kushtetues dhe ligjit të nevojshëm për themelimin e Dhomave të Specializuara.
Ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi kanë demonstruar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara janë instrument jetik për vendosjen e drejtësisë lidhur me pretendimet për krimet e supozuara gjatë konfliktit në Kosovë.
Themelimi i tyre do të forcojë parimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës në këtë fushë. Duke u ballafaquar me të kaluarën e saj dhe duke siguruar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin dhe të ndërtojë të ardhme më të mirë”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Mogherini mirëpret miratimin e Gjykatës Speciale/

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mirëpriti miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e zonjës Mogherini, thuhet se “aprovimi i sotëm i amendamenteve kushtetuese dhe ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në Letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014.
Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës.
BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme”, thuhet në deklaraten e zonjës Mogherini.

Filed Under: Komente Tagged With: GJYKATA SPECIALE, nderkombetaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 411
  • 412
  • 413
  • 414
  • 415
  • …
  • 490
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT