• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVË – GJYKATA SPECIALE RIKTHEHET NË 3 GUSHT NË AXHENDËN E SEANCËS PLENARE TË KUVENDIT

August 1, 2015 by dgreca

-Mustafa: Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për Gjykatën Speciale e ruan sovranitetin e Kosovës/
-Thaçi: Që të kemi një mbështetje çfarë e meritojmë, duhet natyrisht që edhe ne të prodhojmë argumente/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Gusht 2015/ Gjykata Speciale rikthehet në 3 gusht në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në 26 qershor për miratim mungonin 5 vota për të arritur numrin e nevojshëm 80 – dy të tretat e 120 deputetëve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të hënën, në 3 gusht, në orën 10:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të riproceduar në Kuvend nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky ishte vendimi i djeshëm i Kryesisë së Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli, e cila u mbajt ndonjë orë pas mbledhjes së qeverisë së Republikës së Kosovës.
Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për Gjykatën Speciale e ruan sovranitetin e Kosovës, është shprehur kryeministri kosovar Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ku u miratua unanimisht propozimi për riprocedimin e amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ai përkujtoi se, Kuvendi kosovar e ka shqyrtuar në 26 qershor amendamentin numër 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i cili është proceduar nga qeveria pas aprovimit në 7 mars 2015.
“Amendamenti është përkrahur nga 75 deputetë, por nuk i ka arritur votat e mjaftueshme prej dy të tretave, përkatësisht të 80 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në takimin e qeverisë të datës 27 qershor kemi shprehur përcaktimin tonë që pas konsultimeve të nevojshme me deputetë të riprocedojmë në Kuvend të njëjtin amendament kushtetues”, tha ai.
Kryeministri Mustafa tha se, ndërkohë janë zhvilluar takime me deputetë dhe me grupe parlamentare në të cilat është biseduar lidhur me nevojën e aprovimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Specializuar.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria të riprocedojë me të njëjtat amendamente në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj që ne nuk e kemi asnjë pengesë kushtetuese që amendamentet të cilat janë aprovuar njëherë në qeveri të riprocedohen në Kuvend me kërkesë që t’i shqyrtojë edhe njëherë dhe të marrë vendim për aprovimin e tyre, duke pasur parasysh rëndësinë shumë të madhe që ka për vendin aprovimi i këtyre amendamenteve”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ai tha se, arsyeja e riprocedimit të amendamenteve ndërlidhet veçmas me përmbushjen e obligimeve të cilat i ka marrë Kosova në Ligjin për ratifikimin e letrës së Presidentes së Kosovës me Baroneshën Ashton të aprovuar me votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitin 2014.
“Prandaj, ne jemi të detyruar të zbatojmë ligjet të cilat i aprovon Kuvendi, ndërsa Kosova duhet të tregojë se është përgjegjëse dhe se është e zonja që të përmbushë zotimet e saj para komunitetit ndërkombëtar, zotime të cilat janë ratifikuar me ligj. Kosova përmes aprovimit të këtyre amendamenteve demonstron në mënyrë të qartë përcaktimin e qeverisë së saj për rend dhe ligj dhe për arritjen e standardeve të larta perëndimore të drejtësisë, por njëherit poashtu shprehë bindjen se votimi i tyre në Kuvend është në dobi afatgjate të Kosovës”, tha Mustafa.
Kryeministri i Kosovës theksoi se, themelimi i Dhomave të Veçanta sipas këtyre amendamenteve është kërkesë eksplicite e partnerëve tanë strategjikë, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
“Gjatë riprocedimit kemi pas parasysh poashtu edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në aktgjykimin e saj e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit dhe e ka konfirmuar se amendamenti numër 24 nuk i pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me kapitullin 2 dhe me kapitullin 3 të Kushtetutës”, vijoi Mustafa.
Ai u shprehu besimin se aprovimi i këtij amendamenti është në dobi të shtetit të Kosovës dhe të zotërimit të drejtësisë mbi çdo dyshim të mundshëm.
“Riprocedimi dhe vendimi në Kuvend për këto amendamente kushtetuese e ruan sovranitetin e Kosovës, sepse institucionet e Republikës së Kosovës janë ato që marrin rolin dhe përgjegjësinë për një vendim të tillë. Për neve do të jetë e dëmshme dhe e papranueshme që për këtë çështje të vendoset mbi bazën e Rezolutës 1244, pasi që rikthimi dhe fuqizimi i kësaj rezolute sjell në pikëpyetje sovranitetin e vendit dhe vlerat e ndërtuara që nga periudha e shpalljes së pavarësisë”, theksoi kryeministri Mustafa.
Unë, vijoi kreu i qeverisë, pres që vendimi për ndryshimet kushtetuese të përkrahet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës.
“Kjo është një çështje që i takon tërë vendit, ashtu siç është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar vendin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe partneriteti me BE-në. Janë në interes të pozitës dhe të opozitës dhe të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës. Ne poashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë vend të izoluar nga vendet mike. Na nevojitet përkrahja e tyre për integrimet në BE, për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për investime dhe zhvillim ekonomik dhe për forcimin e shtetit ligjor. Këtë duhet ta bëjmë së bashku me partnerët strategjikë në rrugën e integrimeve tona euroatlantike”, theksoi kryeministri Mustafa.
Prandaj, përfundoi kryeministri kosovar, duke pas parasysh rëndësinë e themelimit të Dhomave të Veçanta, unë ju ftoj që ta përkrahni riprocedimin e këtij amendamenti, përkatësisht amendamenteve kushtetuese, dhe poashtu Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejtë ta thërrasë seancën dhe të aprovojë këto amendamente.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi se është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për qeverinë dhe të gjitha institucionet e vendit që të riprocedohet për këtë çështje të rëndësishme të themelimit të Gjykatës Speciale.
“Vlerësoj se është e rëndësishme edhe për të kaluarën, për të sotmen dhe mbi të gjitha për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ne kemi marrë obligimet si institucione para bashkësisë ndërkombëtare, në një proces të një bashkëpunimi të ngushtë, të një transparence të plotë, por edhe të një bashkëpërgjegjësie mund të themi lirisht”, u shpreh ai.
Prandaj, vijoi shefi i diplomacisë kosovare, edhe letërkëmbimet që kanë ndodhur duke u bazuar në vendimet e Kuvendit në mes të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian janë edhe një përgjegjësi e re që del para institucioneve tona.
“Mendoj se kjo çështje është ajo që duhet të largoj ndasitë politike, përkundrazi është një përgjegjësi e përbashkët shtetërore dhe duhet të shndërrohet në një rrethanë të favorshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, që të vazhdohet menjëherë me çështjen e Stabilizim-Asociimit, pastaj me rekomandimin për liberalizimin e vizave, me anëtarësimin e Kosovës edhe në UNESCO, edhe në Interpol edhe me aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, vlerësoj se është një standard të cilin Kosova e plotëson më mirë se të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe që do të mirëpritet prej të gjithë partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë dhe që do të kemi një mbështetje të fuqishme, gjithashtu edhe në të ardhmen”, theksoi Thaçi.
Pra, vijoi ai, ky votim apo ky kalim në Kuvendin e Kosovës në ditët e ardhshme do të mund t’i hap Kosovës një kapitull të ri, kapitullin e fuqizimit të integrimeve euroatlantike për Kosovën, por edhe ruajtjes, kultivimit dhe thellimit të partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Dhe, pastaj ne të procedojmë axhendën tonë shtetërore, në mënyrë që të kemi një mbështetje edhe më të fuqishme ndërkombëtare. Por, që të kemi një mbështetje çfarë e meritojmë, duhet natyrisht që edhe ne të prodhojmë argumente sikur sot që po prodhojmë si qeveri e Kosovës dhe në ditët e ardhshme edhe si Kuvend i Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
Ai përfundoi se, mbetet me shpresë, optimizëm dhe besim të plotë që edhe deputetët kësaj radhe do të votojnë pa ndonjë hezitim në drejtim të asaj që të përmbyllet edhe kjo sfidë apo bashkëpërgjegjësi e politikës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në 27 qershor, në një mbledhje konsultative paralajmëronte riprocedim i Gjykatës Speciale dhe për këtë edhe bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi shprehën dhe vazhdojnë të mbajë qëndrimin se, “vendimi i 26 qershorit i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Në vazhdimësi të këtij qëndrimi, tre partitë opozitare, me gjithësej 31 deputetë, edhe në deklarata të veçanta, edhe ditëve të fundit, u rishprehën kundër riprocedimit në Kuvend të Gjykatës Speciale. Opozita shprehu kundërshtime edhe me largim nga mbledhja e djeshme e Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar të mos procedohen ndryshimet kushtetuese për Specialen.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, një debat të gjerë ngjalli edhe propozimi për mocion procedural i grupeve parlamentare opozitare lidhur me procedimin në seancën plenare të radhës të Projektrezolutës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999. Propozimi u përkrah edhe nga përfaqësues të grupeve parlamentare në pozitë, mirëpo u kontestua në kuptimin procedural. Rrjedhimisht, nuk mori përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë për të hyrë si pikë e rendit të ditës në seancën e radhës.

Filed Under: Komente Tagged With: 3 gusht, GJYKATA SPECIALE, Mustafa, rikthehet

E kujt është Kosova?

August 1, 2015 by dgreca


Nga Fahri XHARRA/

Unë njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë emrin/

Unë njoh një, që donë ta ndryshojë mbiemri/

Njoh një shqiptar, që donë të ndryshoje edhe emrin, edhe mbiemrin/
N
jë tjetër, që donë ta ndryshojë origjinën
( Lis Bukuroca )/
Zhvillimi i kësaj teme është i inspiruar nga ato vargje më siper, vargje të cilat e shprehin të vërtetën e amullisë së mendjeve tonë jo vetëm kohëve të fundit por që besa bukur gjatë që nga paslufta e fundit .
Autori i vargjeve thot “Njoh një shqiptar, që donë ta ndryshojë origjinën “ .Unë i njoh me mijëra të tillë. Njohim shkrimtar, gazeta ,Tv-stacione që duan ta ndryshojnë origjinen , jo vetëm origjinën kombëtare por edhe vendin e tyre duat ta “falin” , ta tjetërsojnë , t`ia dhurojnë dikujt. E ,sa shumë që janë !

Por, unë e njoh një shkencëtar historie , një francez i cili e sheh të vërtetën ashtu si ishte, ashtu pa komplekse , ashtu i pa dirigjuar nga askush , ashtu thjeshtë e bindshëm e shkruan dhe e dokumenton atë sa edhe sikur qiejt të binin nuk do ta lëviznin nga ajo që e thot. Unë e njoh të madhin Alain Ducellier !
Unë e njoh një libër të madh “Les Albanais ont-ils envahi le Kosovo “ A e pushtuan shqiptarët Kosovën ?”
Unë e njoh një zotëri të madh që i përgjigjet kësaj pyetjeje që ai e shtron në librin e tij, Unë e njoh një zotëri që iu mbyllë gojën hasankaleshave , olivershmittave , noelmalcolmëve dhe të gjithë 
“hyzmetçarëve “të tyre shqiptar Ky është Alain Ducellier. sa pak nga që e njofim. Marre !
“ Sidoqoft, të mirremi vesh se kishte serbe në Kosovë edhe në shekullin e 13-të.Por lind pyetja: Kush jetoi më herët në këto anë>? (But then the question arises: who lived in this region before ? The Slavs are an Indo-European people who came to Europe at a later period, since the frequent waves of their invasions occurred in the 6th and 7th centuries. (3)) Sllavët janë një popull indoeuropian , të cilët erdhën në Europë që nga valët e tyre pushtuese të shek 6-të fdhe 7-të. Në para kohë , para kësaj , për shumë shekuj dështoi romanizimi dhe zhdukja e popullit autokton “ Dakëve në Rumani , Thraksave në Bullgari, dhe Ilirëve në Dalmaci, Shqipër dhe Maqedoni . Ashut eshe për Kosovën është e pa mohueshme që nga shek 18 paraKr. shumë shtete politike Ilire u shkrinë dhe kaluar gradualisht nga organizimi fisnor në mbretëri të vogla si ajo e Dardanëve, e Penestëve , e Pajonëve ( Vetëm të përmenden e ka vlerën e saj)

 Si të themi , çka të mohojmë këtu? Ky libër është shkruar , për ta bindur botën për një të vërtetë shqiptare të Kosovës . (Bota e tregoi vetën me bombardimin e Beogradit ne vitin 1999.) Mua më nxiti për këtë shkrim, mohimi katërcipërisht i të vërtetës nga ana e “shqiptarëve” .

Më bëhet zemra mal kur lexoj se çka shkruan Alain Ducellir. ( Si mendoni t`i kënaqem thenjeve të Shmittit, Nartalie Clayerit ?)” Të gjithe hulumtimet si ato gjuhësore dha ato arkeologjike provojnë që Ilirët ishin paraardhësit e shqiptarëve. Cdo studim e vërteton trashëgimin e jashtzakonshme të Ilirëve në
shqiptarët . Ai thot se e kemi Delmacen e Komanit, Meljen e Virpazarit ( sot Mali i Zi) dhe keshtjellat e Ohrit në Maqedoni . Duan gjë më shumë mohuesit e vetvetës?

 
Athua serbet munden ta zbrazin Kosovën nga shqiptarët . Jo kurr ! (Did the Serbian domination wipe out the ancient Illyrian-Albanian population? In fact, the Serbian text–, show the opposite: on the occasion when, in 1348, Stefan Dusan. endowed a gift to the monastery of Saint Michael and Gabriel in Prizren, we learn that in the vicinity of that town there were at least 9 villages decribed as Albanian (Arbanas). (10) )
Fahri Xharra,01.08.15, Gjakovë


Shkrimi im e ka qëllimi për informimin e të gjithë mohuesve si shqiptar ashtu edhe të huaj , që kemi shumë litertyrë që e flet të vërtetën . Kjo më pashtë ështa baza e saktësisë së shkencëtari Alain Ducellier. Per zotin Ducellier , do te flasim edhe më shumë , herave tjera.

I Michel Aubin, Du my the serbe au nationalisms albanais, Le Monde, 5-6 April 198 1, p.2.
2 Georges Ostrogorskij, Serska Oblast posle Dusanove smrti (Seres region after the
death of Dusan), Belgrade 1965.
3 On Serbs, in particular, H.Gregoire, The Origin and the Name of the Croats and the
Serbs, “Bizantin”, 17, 1945 and S.Novakovic, Serpske Oblasti X, XI veka (Serbian
territories in the X-XI centuries), “Glasnik Srpskog drustva”, 1880, p.48.
4 Bibliography on the Illyrians is considerable. Suffice it to mention the archaeological
collection “Illyria” (6 published volumes, Tirana 1971-1976); The Illyrians and the Genesis
of the Albanians, Tirana 1971 and The Acts of the Conference of Illyrian Studies, two
volumes, Tirana 1974.
5 S.Anamali and M.Korkuti, The lllyrians and the Genesis of the Albanians in the Light of
Albanian Archaeological Studies, in the collection of the same title, pp. 1 1-39; regarding
linguistic data, E.Cabcj, The Illyrians and the Albanians, in the same volume, pp.41-52.
6 B.Covic, Osnovne karakteristike materialne ilira na njihovom centralnom prodrucju,
“Sarajevo Symposium”, 1964, p. 101. c.f.S.Anamaii and M.Korkuti, The lllyrians and the
Genesis of the Albanians, p.35.
7 S.Anamaii, From the Albanian Civilization t)f’the Early Middle Ages, “Illyrians…… pp.
184-187.
8 lbidem, p. 185, 192.
9 A.M. Selishev, Slav.iansko naselenie v Albanii, Sofia 193 1, to be carefully studied
because of his great Bulgarophil prejudice.
10 S.Novakovic, Zakonski spomenici srpskih drzava srednjega veka (Juridical sources of
the Serbian state in the Middle Ages), Belgrade 1912, pp. 628-701.
11 See, in particular, chapters 77 and 82 of the Dusan code (N.Radojcic. Zakonik Cara
Stefana Dusana, Belgrade 1960, pp. 57-58).
12 J.Kantakuzen, Histoire, Ed.de Bonn, 1, p. 55, vol.1, p.279.
13 Bokardus, Directorium ad passagiumfaciendum, “Historians of the Crusades”,
Armenian Historians, 11, pp. 484-485.
14 Laonikos Chalkokondylis, Histoire, Ed.E.Darko, Budapest 1922-1926, 1, pp. 277-278.
15 lbidem, 11, pp. 277-278.
16 Hierax, Chronique sur 1enipire des Turcs, Sathas; Biblioreca graeca, 1, p.247.
17 ldrisi Bitlisi, Chronique sur 1empire des Turcs, fols. 188-190, a); in S.Pulaha, The
Albanian-Turkish War of the ]5th Century (Ottoman sources), Tirana 1968, pp. 134-138,
142. 18 S.Pulaha, op.cit.,pp. 251-252, 297.
19 Published by Radonic, Gjuragi Kastriot Skanderbeg i Arbanija u XV veku, Belgrade
1942, p.2.
20 The archives of the state of Dubrovnik, “Litterae et Con-tmissiones Levantis”, X, p.84 v.
(March 17, 1428).
21 lbidem, XIU, f.248 (January 5, 1448).
22 Dukas, lstotia Turko-Byzantina, XXIII, 8. Ed. Grecu, Bucharest 1959, p. 179.
23 Kemalpasazade, Chronique, f.254 in Pulaha, op.cit., p. 19 1.
24 S.Pulaha, The Cadastral Register of’the Shkodra Sandjak of 1458, vol. 2, Tirana 1974.
25 S.Pulaha, ol). cit., pp. 31-32.
26 lbidem, pp. 33-34.
27 lb., p. 34, counts 15 villages in this case.
28 S.Pulaha, op.cit., pp. 34-35. It must be no,,ed that this is the conclusion of the great
Yugoslav historian, Milan Sufflay, killed in 1925 by the ustasi (M.Sufflay, Povijest sjevernih
arbanasa, reprinted in Prishtina 1968, pp. 61-62).
29 A.Hanzic, Nekoliko vijesti o arbanasima na Kosovu i Metohiji v sredinom XV vijeka
(some data on the Albanians of Kosova and Metohija in the middle of the 15th century),
“Symposium on Skanderbeg”, Prishtina 1969, pp. 201-209. S.Pulahal Albanian Element
according to the Ononwstics of the Regions of the Shkodra Sandjak in the Years 1485-
1582,”Studime historike”, 1972, 1, p. 63 ss.
30 Consult especially the documents supplied by M.Dinic taken from the state archives of
Dubrovnik, and particularly Livre de Comptes by Mihal Lukarevic (M.Dinic, Iz Dubrov”kog
arhiva 1; Belgrade 1957. example p. 65 (“Dom Marin de Antivaro”, “Andria Nicholich
Arbanexo de Matia”).
31 M. Dinic, op.cit., p.68.
32 lbidem, also the state archives of Dubrovnik, Pacta Matrimonalia II, f. 103 v. (December
11, 14-59).
33 1. Zamputi, Reportv on the Situation of Northern and Central Albania in the ]7th
Century, volume 1 (1610-1634), Tirana 1968, and the report of apostolic visitor, Pjeter
Mazreku. in 1623-1624.
34 L. von Thalloczy, Die albanische diaspora, “Illyrisch-Albanische Forschungen” (Vienna
1916), vol. 1, p. 314, ss. This article is based on, apart from the archives of Karlovac’s
metropolis, the Archiv des Gemeinsamen Finanzministeriums, Vienna, especially, VI, p.
25, 1739.

Filed Under: Komente Tagged With: E kujt është Kosova?, Fahri Xharra

PERSE U DUHET SOCIALISTEVE DEPUTETI TRAFIKANT NE PARLAMENT?

July 28, 2015 by dgreca

Perse Partia e Kryeministrit Rama, bene shurdhin ndaj kritikave te ashpra te ambasades Amerikane ne Tirane pas Raportit te Departamentit te Shtetit per deputetin trafikant? Vertete jane te pafuqishem ata qe ta flakin nga Kuvendi? Fakt eshte sheshit:Deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Romës. Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim. Vetë deputeti, që fillimisht kërcënoi edhe zëdhënësen e PD, Laura Vorpsin (pasi kishte goditur në parlament edhe deputetin e PD Gent Strazimirin) tha se kishte qenë një gabim rinie. Kryeministri Rama, që po përballej me një kërkesë gjithnjë e më të fortë të opozitës për të larguar personat me të shkuar kriminale nga jeta politike dhe institucionet, e amnistoi Arben Ndokën. Ai tha se i kishte kërkuar dëshminë e penalitetit Ndokës, si çdo deputeti tjetër, përpara se ta fuste emrin e tij në listën e deputetëve dhe rezultonte i padënuar. Kur mori vesh që ishte i dënuar, tha se ai e kishte shlyer dënimin dhe se tani ishte qytetar i lirë. Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Por 1 vit nga publikimi i dosjes, Edi Ramës i duhet të përballet me një prej reagimeve më të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me mbajtjen afër të deputetit të dënuar për trafik me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ardhjen e ambasadorit Lu e kanë shpallur prioritet të tyrin kryesor dekriminalizimin e politikës shqiptare. Nisur nga fakti se njerëz të botës së krimit kanë depërtuar deri në Kuvendin e Shqipërisë, se shumë prej tyre kanë pushtet të madh financiar dhe se mbi shoqërinë shqiptare rëndon pesha e frikës për të denoncuar konkretisht individë me të shkuar dhe të tashme kriminale, SHBA po luajnë një rol vendimtar në çlirimin e shoqërisë nga kjo frikë. Në këtë kuadër duhet parë edhe deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që flet troç për një deputet shqiptar që rezulton i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe ndërkohë bën ligje për qytetarët shqiptarë. Aq shqetësues është ky fakt sa të nesërmen e raportit të DASH, edhe ambasada e përforcoi këtë fakt duke e cilësuar si “të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”.
SHBA ndoshta nuk kanë bërë deklaratë më të fortë për një shtet demokratik. Shprehja se shqiptarët kanë të drejtë të kenë përfaqësues me integritet dhe jo kriminelë është një shuplakë e fortë për drejtuesit e mazhorancës, që megjithë paralajmërimet e shumta jo vetëm nuk u distancuan nga këta elementë, por edhe kandiduan disa syresh në zgjedhjet lokale. Ky fakt ka qenë një surprizë e hidhur dhe zhgënjyese për ambasadën e SHBA, e cila u investua seriozisht në dekriminalizmin e politikës shqiptare.
Zhgënjimi ndoshta ka filluar që me vendimin e gjykatës së lartë që nuk dënoi deputetët që goditën Strazimirin në Kuvend, duke u dhënë atyre mundësi të mbajnë mandatet e tyre. Njëri ishte pikërisht Arben Noka që akuzohet nga opozita dhe që mendohet se është deputeti i dënuar dikur në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Por lapsi.al ka mësuar se ky zhgënjim u shndërrua në shqetësim pasi drejtuesit e mazhorancës dhe vetë kryeministri Rama, ndryshe nga sa kishin premtuar, nuk hoqën dorë nga kandidimi në zgjedhjet lokale i disa inividëve më të kaluar të dyshimtë e që nuk i përmbushnin “standartet e larta etike” për të cilat flet ambasada e SHBA. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i Ramës, i cili jo vetëm nuk u distancua por bëri fushatë me këta individë, është përkthyer si një sfidë ndaj angazhimit amerikan.
Deklaratat e DASH dhe ambasadës së SHBA janë me siguri një reagim ndaj kësaj sfide. Ata u drejtohen shqiptarëve duke bërë qartë dallimin mes votës së tyre dhe njerëzve të caktuar nga drejtuesit e mazhorancës. Pavarësisht tentativa të mediave pranë Ramës për ta trajtuar këtë çështje si problem të të gjitha palëve apo të politikës shqiptare në përgjithësi, është e qartë se zhgënjimi amerikan i drejtohet kryeministrit Rama. Ai vërtet nuk e dinte dikur që deputeti Noka kishte një dosje penale në Itali, por edhe kur e mësoi nuk është se mbajti ndonjë qëndrim politik. E njëjta situatë edhe me kandidatët për kryetar bashkie, të cilët sipas Edi Ramës, “kishin ndërruar emrat për efekt dokumentash në Itali”. Tani, pas këtyre deklaratave, kryeministri do të duhej të mbante një qëndrim publik. Në të kundërt, vështirë se SHBA do të heqin dorë nga një betejë që kanë nisur dhe për të cilën shoqëria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë.

Filed Under: Komente Tagged With: Arben Ndoka, deputeti trafikant, i socialisteve

Hana Shehu mahnit botën e show – biznesit në Amerikë

July 27, 2015 by dgreca

LOS ANGELOS : Karrieren e filloj si femije 7 vjecare si yll I reklamave te kompanise Aroma ne Turqi e shume kompanive tjera te modes per femije. Si tinejxhere vazhdoj te na mahnite me talentin e prezantueses per vite te tera ne emisionin TEEN ne Radio Televizionin e Kosoves.
Ky ishte nje nder emisionet me te shikuara te RTK mu per shkak te kombinimit te prezantimißt me aktrim nga ana e saj dhe koleges Donika Hysenit. Ishte aktore mysafire ne serialin “Familja Moderne”, e kendoj kengen “ Mos trokit ne zemren time” qe I theu te gjitha rekoreded e degjuesmerise aso kohe, ndau cmime ne Video Fest, shkruajti editoriale per revista prestixhoze sikurse Grazia, Iliria, si modele u be fytyra kryesore e City Parkut e shume aktivitete tjera. Te gjitha keto ne moshen minore.
Me pastaj studion ne kolegjin prestigjoz Griffith College ne Irlande dhe dekorohet me diplome nderi ne gazetari dhe media vizuale. Si talent I rrale I propozohet producentit te Pussycat Dolls, George Michael, TaTu etj Denis Ingoldsby ne Londer ku punoj si eksperte e video produkcioneve duke arritur qe ne nderkohe te vie ne Kosove si producente ekzekutive e reality show “ Kemi Pune per Ju” e ti mledh yjet me te medha te estrades Kosovare per kengen humanitare “ Hand to Hand” e shume projekte tjera.
Talentet e saja te shumta ne show biznes si modele, aktore, rexhisore, fotografe etj bejne qe ajo te kontaktohet nga producente dhe fotograf te njohur nga Amerika.. Ne te njejten kohe Hana eshte edhe kreatore e aplikacionit
“ Journaliser” per te cilin eshte kontaktuar nga nje mori investitoresh dhe eshte ne faze te negociatave.
Hana po e vazhdon karieren e saj ne mes te New York-ut dhe Los Angeles-it ku edhe ftohet si mysafire nderi ne Komune, City Hall. Se fundmi ishte si aktore mysafire ne fimin e rexhisorit Lee Percy, fitues i Emi Award bashke me aktorin shiqptar Praq Rado ne filmin “ The Waiter”, poashtu nga qindar modele perzgjedhet si fytyra e fotografit artistik Rez Ones dhe stilistes dhe artistes se kompanise se modes Channel, Boogie Tochigi per ekspoziten Gallery Pop Up Art Exhibition, qe mbahet keto dite ne New York.
Ne te njejten kohe ne rrafshin humanitar tubon yjet shqiptare ne SHBA dhe ben verzionin e dyte te kenges humanitare “ Hand to Hand” dhe behet anetare e UNICEF volunteers .
Ne nderkohe eshte ne faze pregatitjeje per disa projekte filmike me emra te medhenj te botes kinematografike te Hollywoodit.
E pyetur nga toskanapress.info se kur do ta vizitoj Kosoven, ajo u pergjigj: Ne Kosove i kalova vitet me te bukura te jetes dhe atje i kam miqet me te dashur. Per shkak te angazhimeve te shumta nuk mund te vizitoj Kosoven shpejt por me rendesi eshte se Kosova eshte perhere ne zemren dhe planet e mia, ne cdo rast te mundshem e promovoj ate. Kudo qe jam dhe e pyetur nga gazetaret dhe producentet per prejardhjen time me mburrje dhe krenari them: jam shqiptare. /B.S/

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: – biznesit në Amerikë, Hana Shehu, mahnit botën e show

Riviera shqiptare, një parajsë me plazhe mahnitëse

July 23, 2015 by dgreca

“Plazhe të bardha tërësisht bosh me ujë të kristaltë ngjyrë blu, ushqime të freskëta deti, bakllava dhe verë e zonës; për të mos folur për çmimet aq të ulëta sa e bëjnë Tajlandën të duket e shtrenjtë – a nuk është juglindja e Europës thjesht e mrekullueshme?”
Kështu e nis shkrimin e saj Silvia, një blogere mjaft e njohur amerikane e cila ka vizituar mbi 100 shtete në të 5 kontinentet në dy vite. Habia dhe mrekullimi i saj me Shqipërinë vazhdon në çdo paragraf e fotografi të shkrepur, duke e përshkruar vendin tonë kështu:Prit. Europë?
Duket gati e pamundur në fakt të gjesh një parajsë me plazhe të tilla në Europë këto ditë, aq më pak që të jenë kaq të përballueshme ekonomikisht. Po, kjo është pikërisht ajo çfarë të ofron riviera e Shqipërisë!
Ndoshta nuk është vertet e gjitha e pazbuluar, por në muajin qershor unë dhe Dan mundëm të vizitonim pothuajse të gjitha plazhet vetëm për vete.
Pasi rashë në dashuri me Rivierën shqiptare vitin e kaluar, mezi prita të rikthehesha sërisht – këtë vit me një makinë! Pasi pata kaluar disa ditë në plazhet e Sarandës, Ksamilit, Himarës dhe Vlorës (gjithashtu vizitova dhe Lazaratin, por kjo është një tjetër histori..), këtë herë vendosa të eksploroja çdo qoshe të Rivierës për të zbuluar vendet më të bukura sekrete ku mund të bëhej plazh.
Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë bëra!
Saranda është qyteti më i madh përgjatë vijës së Rivierës Shqiptare, megjithëse me rreth 30 mijë banorë nuk është mjaft i madh. Por ky qytet është padyshim destinacioni kryesor i turistëve që duan të vizitojnë Rivierën, – nuk është më i miri për plazhe, por është një bazë e shkëlqyer nga ku mund të eksplorosh plazhet përreth, ashtu si dhe destinacione të tjera turistike si Butrinti, gërmadhat e një qyteti antik të vendosur në një pyll të dendur.”
Përshkrimi i blogeres Silvia është i mbushur plot detaje të veçanta ndërsa e ngre vendin tonë në piedestal për të gjithë bukurinë e pabesueshme dhe kënaqësinë që të ofron. Ajo që nuk lë shpesh pa përmendur janë çmimet e lira, teksa i krahason me ishullin e Korfuzit që ka të njëjtin det dhe paguhet 3-fishi i plazheve në Shqipëri.
Ndërsa flet me superlativa për mikpritjen e hoteli ku ka qëndruar, shpjegon se Ksamili, Syri i Kaltër dhe udhëtimi fantastik nga Saranda drejt Himarës e Butrintit ishin momentet më mbreslënëse të udhëtimit të saj, duke ja rekomanduar atë të gjithëve, si një vend që duhet vizituar me patjetër!
Linku i blogut per më shumë detaje të udhëtimit të Silvias, e cila i ka kushtuar mjaft artikuj vendit tonë, gjithashtu dhe Tiranës:http://www.heartmybackpack.com/blog/travel-albania-beach

Filed Under: Komente Tagged With: me plazhe mahnitëse, një parajsë, Riviera shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 412
  • 413
  • 414
  • 415
  • 416
  • …
  • 490
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT