• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E thoshte Konica ….

July 18, 2015 by dgreca

E thoshte Konica ….
Nga Fahri Xharra/
E thoshte Faik Konica: “ Ne do t`ishim populli më i madh nëBallkan, por atëherë nuk do t`ishim shqiptar!” . Me shkoi mendja ta pyesja atje ku është në amshim : ‘ Pese e thoshte këtë ?
Por kur sot po ballafaqohemi me të njejtat mendjemarritë e gjakut të shprishur, nuk ia turbullova gjumin e përjteshëm , se i gjori ka ikur nga jeta duke menduar që pas tij do të vijnë shqiptarët që do të jenë më kthjellët nga mendja , që do të mbushen mend se çdo gjë që ka ndodhur. Dhe ato që po ndodhin me ne , fajtorë jemi ne . Jemi ne ata që ende nuk u mbushëm mend se si të mendojmë , të ndajmë mikun nga armiku, të ndajmë egjëren nga gruri . E dini egjrën, ju “gjenerata e eurokremit”? sigurisht që jo, se faji është tek prindi, tek familja , tek shkolla që nuk ju bëjnë të diur se egjëra është po ashtu “drith”; po në sasi të mëdha është halucinativ dhe të bardhën ta bën të zezë e humnerën ta hijeshon që të duket si uji në “ hamamet e sulltanëve “ plotë nxehtësi “ e freskinë ta sjellin me krihet e shpendëve egzotik të lëvizura lehtaz nga duar e virgjëreshae të kësaj bote .

Faik Konica e kishte pasur të qartë që ne vazhdimisht do të ballafqohemi me idenë “ sa mirë që jemi më të mëdhenj në Ballkan ! “ Shembulli më i freskët që iu plotëson dëshirën e ëndërrimtarëve është loja e Georgievskit me ne “ Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni.Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës.” E shifni se sa largë gjuan një patriot sllav ( po ,po patriot për kombin e vet) ? Thuase e ka lexuar Konicën . Ndoshta edhe po .
Pra …..” Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës …..”

Mendoni mirë !

Fahri Xharra ,18.07.15
Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: E thoshte Konica …., Fahri Xharra

Vlera të vyera tradite dhe bardh e zi në psikën e sotme Citime nga Sami Repishti

July 16, 2015 by dgreca

Pergatiti: Anton CEFA/
“Gjatë shekujve, Shqipëria ka dhanë shembuj të naltë vlerash morale, të cilat janë të mundshme vetem në nji popull që kultivon këto vlera.
* “Thelbi i rezistencës kundër të huejit ka qenë tradita shqiptare për liri dhe mbrojtje të tokës-nanë – si pronë private dhe si atdhe- qoftë edhe me çmimin e jetës.”
* “Kemi sot nji boshllek të madh shpirtënor e moral që duhet mbushë dhe sa ma shpejt me vlera morale të trashëgueme si nderi, besa, burrënia, mikpritja, solidariteti kolektiv i fshatit dhe qytetit, e natyrisht dashunia për nji liri të vërtetë, jo të egër e primitive.”
* “Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipëri, nandor 1944, diçka themelore, boshti i trashëgimisë shqiptare, tradita e jonë kombëtare, u thye në mënyrë të pareparueshme!”
* “Shpesh kam pershtypjen se gjatë atyne ditëve nji epokë e re filloi në vendin tonë – epoka e anti-traditës kombëtare shqiptare,- epoka që jo vetem e perbuzi atë, por ngulmoi me eliminue nevojën dhe me zhdukë sensitivitetin popullor per atë, e punoi sistematikisht me e vra. Ato ditë, u pa qartë ndryshimi i madh që erdhi në vendin tonë, dhe në marrëdhanjet e mia me botën shqiptare që njihsha që në vitet e para të rinisë shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i merguem” në vendin tim…e ma vonë, i urryem!”
* “Në Shqipërinë komuniste u pushkatue ai që nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai që ruejti nderin ma shumë se jetën, u torturue egersisht ai dhe ajo që burrënisht nuk pranuen me shpifë per shokun ose të panjohunin; u internue shqiptari që mbajti besën e dhanun, ose bashkëshorti- grueja sidomos- që nuk tradhëtoi burrin . . .”
*“Në vitin 1991, kur pushteti komunist u çthur pa shpëtim, ish të persekutuemit demokratë e të shpronësuemit me dhunë nuk perqafuen urrejtjen e ngritun në shkencë nga komunistët, por faljen e fajit dhe frymën e pajtimit, tue shpresue në drejtësine ligjore-që i zhgënjeu randë! Ky akt fisnikërie supreme do të provonte persëri forcën e traditës shqiptare të trashëgueme nga e kaluemja e jonë, e që nuk ishte shue plotësisht.
*“Dalja në skenë e kaosit të frikshëm, në vitin 1991, ngjau në nji Shqipëri të çveshun nga vlerat morale të traditës kombëtare të trashëgueme ma parë dhe të atyne të fitueme ma vonë gjatë viteve të kontaktit me Europën e Perëndimit. Çdonjeni kerkonte plotësimin e nevojëve dhe të dëshirave, dhe menjiherë. ‘Këtu dhe Tani!’, nga nji autoritet i papergatitun e me mjete të kufizueme. Respekti per ligjin kishte zbritë poshtë si rrjedhim i arbitraritetit 45 vjeçar komunist. ‘Shteti’ shikohej si anmiku kryesor, e jo si mbrojtës i qytetarëve. U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma të paligjëshme. E para shterroi “trunin” dhe energjinë e vendit, dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin që vashdon i pa frenuem.”
*“Ajo që duhej ba që në ditët e para të demokracisë së re- vlerësimi i së kaluemes, dënimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji ‘shtet’ e ‘shoqëni’ të re që do të paraqitej si anti-tezë e plotë e sistemit komunist nuk ngjau. Në vitin 1991, Shqipëria humbi shansin e madh me rihye në histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.”

Filed Under: Komente Tagged With: Anton Cefa, bardhe e zi, psiken e sotme, Sami repishti, vlera te vyera

Presidenti Obama: Sistemi ynë penal nuk është i drejtë aq sa duhet

July 15, 2015 by dgreca

Presidenti amerikan, Barack Obama bëri thirrje për reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë penale duke kërkuar të korrigjohen abuzimet e të kaluarës që kanë çuar dhjetëra mijëra amerikane në burg për raste jo të dhunshme.
“Sistemi ynë penal nuk është i drejtë aq sa duhet të ishte dhe ne duhet të bëjmë diçka”, theksoi ai në një fjalim në Filadelfia para rreth 3 000 të deleguarve të NAACP, shoqata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave qytetare të amerikanëve me ngjyrë.
Duke i kërkuar Kongresit të reagojë, presidenti amerikan ka këmbëngulur prej shumë kohësh në për numrin e madh të të burgosurve në SHBA gjatë dekadave, për shkak, në të shumtën e rasteve, të disproporcionit të dënimeve në raport me veprat e kryera.
“Ne mbajmë më shumë njerëz pas hekurave se sa 35 shtete europiane së bashku”, u shpreh Obama duke shtuar se afro-amerikanët dhe latinët përbëjnë pjesën më të madhe të të burgosurve në Amerikë
“Kjo nuk është gjithmonë rasti, numri i të burgosurve tanë është dyfishuar këto dy dekadat e fundit”, theksoi ai duke shtuar se SHBA-ja shpenzonte 80 miliardë dollarë në vit për sistemin e saj të burgjeve.
Sipas Presidentit të SHBA-ve, të burgosurit duhet të vuajnë dënimin, por në të njëjtën kohë, shteti duhet t’iu bëjë më të lehtë rikthimin në normalitet në momentin kur ata do të dalin jashtë.
Gjithashtu, duke folur për rastin e izolimeve, Obama është shprehur se izolimi i të burgosurve 23 orë në ditë nuk i bën amerikanët më të sigurtë.
Të hënën, Obama iu shkurtoi dënimet 46 të burgosurve të cilët ishin dënuar për raste jo të dhunshme, ndërsa të enjten do të bëhet Presidenti i parë i SHBA-ve në detyrë që do të vizitojë një burg federal.

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, sistemi penal

Rrëfimi i Eda Toskës, fermeres nga Lushnja, që kërcënohet nga të “fortët”

July 14, 2015 by dgreca

Ne foto:Lopet e fermes te familjes Toska ushqehen ne toka te marra me qera sepse tokat e saj i kane zaptuar te fortet, qe mbrohen nga pushteti vendor/
Nga Ahmet ZANI/
Eda Toska quhet kjo fermere në fshatin Ferras të Lushnjës. Vajza me shumë stërmundim ka ngritur këtë fermë me gjedh madje duke punësuar dhe disa nga bashkëfshatarët e saj. Po përse kjo vajzë 31 vjeçare të merret me punët e blegtorisë? Përveçse pasioni i saj të rrisë të ardhurat duke përzgjedhur këtë profesion në shtimin e lopëve, ka dhe një fakt tjetër pasi babaj i saj Hyqmeti është i paralizuar dhe një vëlla ndodhet jashtë kufijëve, i cili sjell të ardhura për t’i paraprirë punëve të blegtorisë, ndaj vajza ka zgjedhur këtë profesion në rritjen dhe mbarshtrimin e gjedhit duke ndërtuar këtë kampleks lopësh.
Edhe pse Eda është shumë e rregullt me tërë domumentacionin disa nga institucionet po i vendosin shkopinj nën rrota aktivitetit të saj duke e penguar në ecurinë e punëve.
Prej disa kohësh kjo vajzë rendet nëpër zyrat e institucioneve për të drejtën e saj pasi një pjesë të tokës po ja gllabërojnë nën hijen e pushtetit disa “të fortë” që i kanë zaptuar tokën. Janë të pushtetshëm, tregon Eda për “Gazeta Dielli”. Eda kërkon mbështetje nga media, ndaj me shumë dëshirë kemi ndjekur problemin që po rëndon tërë familjen Toska në Ferras të Lushnjës. Teksa jemi shfaqur në këtë fshat, ku pjesa e mirë e banorëve merrenin me punët e stinës së verës, shohim gjithashtu dhe familjen Toska të të përfshirë në punët e shumta. Disa punëtorë po sistemonin dëngjet me jonxhë në një magazinë të madhe si ushqim për blegtorinë për stinën e dimrit. Eda tregon se sasia e ushqimit dimror është e pamjaftueshme sikundër në vitet e tjera dhe kjo vjen nga që një pjesë të tokës ia kanë rrëmbyer.
– Do të mundohem të siguroj diku gjetkë pasi ushqimi i lopëve është çeshtje që kërkon zgjidhje. Ne u ineteresuam dhe për lopët pasi aty përreth sikur syri ynë nuk na zuri ndonjë bagëti, dhe Eda na ftoj të udhëtonim diku në një fshat tjetër. Pasi ndez mjetin e saj të punës një makinë që shërbente dhe për të udhëtuar, natyrisht dhe për trasnport. Udhëtimi ynë zgjat përreth 20 minuta në një rrugë shumë të dëmtuar, deri sa u shfaqën tufa e lopëve, që pasi kishin ardhur nga kullota përreth këtij stani të sajuar dhe aty ishin dy djem që kujdeseshin për lopët dhe kryenin shërbimin atyre. Menduam se ishte tokë e kësja familje, por nga pamjatueshmëria e kullotës së bagëtive këta janë detyruar të marrin një tjetër tokë dhe në një tjetër fshat duke paguar qiranë e saj. Vërtetë për të ardhur keq nga ky stërmundim që i bëhej ksaj vajze shumë të fortë e cila tregon dhe përplasjet me njerëzit që tërësisht padrejtësisht i kanë rrëmbyer tokën pronë e shenjtë. Unë do të rezistoj akoma dhe më shumë me këta njerëz që dhe pushtetarët nuk mund të zbatojnë ligjet për t’i dhënë të drejtën pronarit dhe si mos më keq nga kjo gjendje e vajzës nga Ferrasi i Lushnjës. Kur i thamë se do ta përcillnim shkrimin në gazetën Dielli që botohet në Amerikë, ajo e indinjuar tha se shpresonte që ta shihnin së paku në internet edhe shtetarët, edhe Do sakrifikoj madje për këtë pronë gjej rastin të informoj dhe drejtuesit më të lartë pasi vendorët nuk po denjojnë të merren me problemin që më rëndon mua dhe familjen.Tëfortët, duket se kanë mburojë pushtetin!
Politikanët, dhe shtetarët, thonë se përkrahin biznesine vogel e se kërkojnë që të hapin sa më shumë vende pune, por ja që zërin e kësaj fermereje pa përkrahje nuk e dëgjojnë. Është një sakrificë shumë e madhe njëkohësisht dhe investim po aq i konsiderueshëm në shtimin e kësja ferme deri sa disa vite më parë më është dëmtuar nga zjarri që përfshiu magazinat. Po tani është vërtetë e padurueshme të të marrin tokën tënde disa të ardhur nga zonat verilindore të vendit duke u përballur me një vajzë e papërkrahur. Por shpresoj tek institucionet të ndërhyejnë pr t’u treguar vendin”te fortëve” dhe ta zgjidhin problemin, që po e shqetëson për ditë e më shumë këtë familje.

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, Eda Toska, fermerja nga Lushnja, rrefimi

Obama i zbut dënimet e renda te 46 të burgosurve, përfshirë edhe të burgosurit e përjetshëm

July 14, 2015 by dgreca

Presidenti Obama prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në janar 2008,e ka çuar në 89 numërin e të burgosurve federal që përfitojnë nga flajet e Presidentit të SHBA/
Nga Beqir SINA/
WASHINGTON (14 Korrik 2015) -Presidenti Barack Obama, këtë fund javë ua zbuti dënimet 46 të burgosurve, në burgjet federale, një veprim ky siç tha ai është pjesë e angazhimit të tij për reformimin e sistemit të drejtësisë në SHBA.

Prej se kur Obama, erdhi në Shtëpinë e Bardhë, thuhet se ai ua ka ulur dënimet 89 të burgosurve, shumica e të cilëve ishin autorë jo të dhunshme të krimeve të rënda, pjesë e bandave kriminale dhe kartelit të drogës, të cilët kanë aplikuar për mëshirë nën një nismë të Shtëpisë së Bardhë, e cila filloi në prill 2014 me inisiativën eorganizatës jo qeveritare i quajtur ” Projektit për Mëshirë 2014 ” .
Shumica e atyre, të cilët përfituan nga kjo amnisti e Presidentit të SHBA, janë të brugosur që po vuajnë dënimet në brugjet federale.Obama, ka thënë se reforma e ndërlikuar në sistemin e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, është për të zvogëluar numrin e njerëzve që vuajnë dënime të gjata për krimet jo të dhunshme të drogës është një nga prioritetet kryesore të kohës së tij të mbetur në detyrë.
“Dënimet e tyre, nuk përshtaten me shkallën e lart të rrezikshmërisë së krimit, siç janë vrasjet apo terrorizmi dhe pjesmmarrja në banda dhe kartelat e drogës ”, ka pohuar Obama, në dekleratën e tij për këtë vendim për të liruar 46 të burgosur, të cilët janë planifikuar që do të dalën në 10 nëntor në liri.
Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Neil Eggleston tha në një deklaratë se ai pret që Obama të lëshojë edhe një vendim shtesë dhe falje tjetër para përfundimit të mandatit të tij në janar 2017.
Siç dihet çdo president në SHBA para se të lërë Shtëpinë e Bardhë, ka të drejtë të bejë një amnisti të gjerë – kryesishtë tek ata të burgosur në brugjet federale me burgim të përjetshëm ose dënime të rënda
Presidenti Barack Obama duke ulur dënimet me burg të 46 të burgosurve , e ka sjellë numërin e atyre që ka falur për një total prej 89 të dënuar, një numër mjaft i lart nga çdo administratë – dhe shumë më heret se sa presidenti të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Obama ka thënë në reformimin e ndërlikuar në sistemin e drejtësisë ka ndikuar ajo se vlenë për të zvogëluar numrin e njerëzve që vuajnë dënime të gjata për krimet jo të dhunshme të drogës është një nga prioritetet kryesore të kohës së tij të mbetur në detyrë.
Mbasi deri tani shumë reforma legjistative të paraqitura nga Peresidenti Obama, kanë ngecur në Kongres, ai shpreson se duke punuar me një grup dypartiak i ligjvënësve për reformat e drejtësisë penale, disa prej tyre kan për tu aprovuar shumë shpejt – ndoshta edhe brenda këtij viti tha Presdenti Obama.
Shtypi amerikan shkruan se Departamenti i Drejtësisë nisi një program në prill 2014 për të identifikuar në mënyrë sistematike të burgosurit që vuajnë dënimet e tyre për krime, për të cilat ata ishin dënuar në bazë ligjeve që janë ndryshuar prej nga koha kur ata kanë marr dënimin për të kryer dënimet në burgjet federale, dënimet më të rënda.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë, kan vlerësuar rishikimin i cili do të ndikojë në mijëra të burgosur, sidomos të dënuarit për lëndet narkotike.
Por disa nga avokatët e ngarkuar me shqyrtimin e kërkesave për dënimet e reduktuara, thonë se kemi të bejmë me kompleksitetin e rasteve, si dhe numrin e madh të aplikacioneve, të cilat kan krijuar një prapambetje, në përfshirjen edhe më shumë të dënuarave.
“Përgjigja ishte e madhe,” tha Cynthia Roseberry, drejtore e “Projektit për Mëshirë 2014”, e cila punon me avokatët vullnetarë për procesin aplikimet për Departamentin e Drejtësisë, që të marrin në konsideratë, në të ardhmen edhe më shumë kërkesa për amnisti – në zbutjen e dënimeve të rënda.
Ekipi i “Projektit për Mëshirë 2014”, tha se ka marrë 18.000 aplikacione në dy javët e para të iniciativës, së tyre. Dhe, totalisht ata kanë marrë tashmë 30.000 aplikacione( kërkesa për ulje ose falje dënimi dhe se vetëm 13.000 nuk arritën të kualifikohen.
Roseberry, tha se aplikantët mund të kualifikohen vetëm në qoftë se ata nuk kanë rekord të dhunës, në brug, nuk kan lidhje të rëndësishme me ndonjë bandë krimanle ose kartelit të drogës, kanë qenë në burg të paktën 10 vjet dhe kanë treguar sjellje të mirë, .

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Obama, zbut denimete ernda

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 413
  • 414
  • 415
  • 416
  • 417
  • …
  • 490
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT