• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT NË ÇIKAGO:TE MBROHET NE PARIM SOVRANITETI I KOSOVES

September 2, 2013 by dgreca

*TË BËHET REZOLUTË DËGJIMI NË DHOMËN E PËRFAQËSUESËVE  TË KONGRESIT AMERIKAN PËR MARRËVESHJEN KOSOVË -SERBI/

*SHSHA në Çikago kërkon nga Kongresi dhe Senati Amerikan në Uashington që të mbrohet në parim sovraniteti i shtetit të Kosovës/

Shkruan: Skënder KARAÇICA/

Për aktualitetin e marrëveshjes së negociatave në Bruksel në mes të dy kryemnistrave Thaçi-Daçiç,Nenkomiteti për Evropë,Euroazi dhe Kërcenime të Reja,i udhëhequr nga Kongresisti Dana Rohrabacher,pati mbajtur në dëgjim historik në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në Uashingron.Në të vërtetë ky dëgjim i pari i këtij lloji i mbajtur në Kongresin Amerikan në tetë vitet e fundit është pjesë e lobimit të LQSHA-së(Joe DioGuardi).

Derisa shumica e diplomacive ndërkombëtare i duartrokitën marrëveshjes Kosovë-Serbi,në qarqet politike të Kongresit dhe të LQSHA-së pati dilema që,si thuhet në dokumentet e dëgjimit,kjo marrëveshje është një ,,ndreqje e shpejtë,,e cila nuk i zgjidh rrënjët e problemit shqiptar në Ballkan dhe nuk paraqet zgjidhje të drejtë,që do të obligojë Serbinë të njohë sovranitetin e shtetit të Kosovës,thekson SHSHA në Çikago.

Historia e lirisë dhe të shtetit të Kosovës ka kaluar edhe përmes dyerve të Kongresit Amerikan.Ishte ky vend thuhet në arkivat e aktivitetit politik dhe diplomatik në Shtëpinë e Bardhë,ku kryetari Henry Hyde dhe anëtari i lartë Tom Lantos e patën sprovuar për nëntë vjet Departamentin e Shtetit që të njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.Fryma e dëgjimeve dhe të rezolutave në Dhomën e Kongresit Amerikan bënë që ish-Presidenti Amerikan Gerge W.Bush në shkurt të vitit 2008 paralajmëroj zyrtarisht njohjen e Kosovës si shtet sovran.

Kongresi Amerikan përmes aktivitetit të dëgjimit të fakteve relevante politike dhe të fushave tjera ligjore që dalin nga marrëveshja në Bruksel,përmes Nenkomitetit të tij për Evropën duhet të shtroj pyetjen për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan dhe tërë mekanizmat e kësaj marrëveshjeje janë një zgjidhje e shpejtë dhe e kanë sjellë shtetin e Kosovës para aktit të kryer për shkak të mungesës së sovranitetit(!).Në këtë dëgjim historik nuk është lënë pa u prmendur edhe Baronesha Catherine Ashton lidhur me marrëveshjen  shqiptaro-serbe:,,Një hap më afër Evropës për Serbinë e Kosovën,,.Mirëpo,jo Serbia brena shtetit të Kosovës,është thën në debatin e gjerë në Dhomën e Kongresit në Uashington.

Përkitazi me pikat e marrëveshjes së Brukselit,Nenkomiteti për Evropë i drejtuar nga kongresisti Dana Rohrabacher ishte më i zëshëm me argumentin kohë dhe hapësirë se me këtë marrëveshje do ti lejohet Serbisë që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës si dhe përpjekja e Beogradit për të destabilizuar shtetin e Kosovës me qëllim që ndarja de facko e Kosovës së Veriut të bëhet ndarje de jure!,nënvizon për opinionin SHSHA.Nekomiteti thekson se nuk është mirë që SHBA-ja të vazhdojë të distancojë vetvetën që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit në Ballkan me arsyen se ky problem na qenkash,,Problem i Evropës,,.Ndërkaq saherë që SHBA-ja ka marrë pozitën dytësore në Evropë,situata në rajon dhe rreth cështjes shqiptare është përkeqësuar.Nenkomiteti për Evropë e pati aktualizuar çështjen që doli nga Administrata e Presidentit Obama,i cili publikisht e pati mbrojtur qendrimin se ndarja de facto e shtetit të Kosovës nuk duhet të bëhet ndarja de jure!

Në këtë rrafsh politik dhe rekomandimet që dolën nga dëgjimi në Dhomën e Kongresit Amerikan dhe Nenkomitetit për Evropë mbajtur në Uashington,SHSHA-ja në Çikago në bashkëpunim me LQSHA(Joe DioGuardi)dhe në kordinim me Kongrsistin Dana Rohrabacher të kalojnë në parim të Rezolutës Politike në Kongres dhe Senatin Amerikan që do të mundësojë jetësimin e shtetndërtimit dhe të sovranitetit të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: Shqiptaret ne Cikago, sovraniteti i Kosoves, te mbrohet ne parim

Kërkohet urgjentisht përligjja

September 1, 2013 by dgreca

Në rast nevoje SHBA do ta sulmonte e vetme Sirinë. Që sulmi të përligjet ligjërisht, është e vështirë. Sepse shumica e shteteve i refuzojnë ndërhyrjet unilaterale./

Britanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon Presidentin e SHBA-së Obama, për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Asadit. Shtëpia e Bardhë do ta justifikonte ndërhyrjen me përdorimin e gazit helmues javën e kaluar në disa fshatra në afërsi të Damaskut, për të cilin ajo bën përgjegjës regjimin e Bashar al-Asadit. Sulmi me gaz helmues vlerësohet si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm amerikan John Kerry. Meqenëse Këshilli i Sigurimit për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe Kinës nuk mundi të marrë vendim për ndërhyrjen ushtarake, është e mundur, që SHBA të heqin dorë nga rezoluta dhe ta sulmojnë Sirinë pa aprovimin e tij.

Qëndrim refuzues nga shumë shtete

Ndërhyrja humanitare është shumë e debatuar në të drejtën ndërkombëtare, shpjegon juristi i së drejtës ndërkombëtare Stefan Talmon, që jep mësim në Universitetin e Bonit. Shumica e shteteve e refuzojnë ndërhyrjen humanitare, thotë ai. “Nga perspektiva perëndimore ndërhyrja humanitare mund të jetë e lejuar sot në raste ekstreme, në qoftë se përmes saj shmanget një katastrofë humanitare urgjente. Nga ana tjetër po të nisesh nga një perspektivë globale, atëherë intervenimi humanitar nuk është i pranuar. Dhe natyrisht për të drejtën ndërkombëtare këndëvshtrimi global i gjërave është vendimtar”, thotë Talmon.

Rreziku i abuzimit

Dyshimet e kundërshtarëve të ndërhyrjes bazohen në përvojat e mëparshme me ndërhyrjet unilaterale, në rradhë të parë me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. SHBA e patën justifikuar atëherë sulmin duke thënë se regjimi i Sadam Huseinit zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Pohimi doli më vonë jo vetëm i pabazë, por si informacion qëllimisht i rremë për të justifikuar ndërhyrjen. Ndërhyrjet e pasanksionuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB janë veçanërisht të dyshuara se kryhen arbitrarisht, ose për arsye të tjera nga ato të deklaruarat zyrtarisht. “Natyrisht intervenimi humanitar bart në vetvete një rrezik, sidomos për shtete të dobëta, të cilat nuk janë vetë të afta për ndërhyrje humanitare, por mund të bëhen viktima të tyre”, shpjegon Talmon. Pikërisht kjo është parë gjatë sulmit në Irak. Ajo që e shtyu qeverinë për intervenim, nuk është shumë e qartë deri sot. Ëndrra e presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush për një “Greater Middle East” të qetësuar më në fund pas vitesh të dhunshme, mund të kishte qenë një motiv. Por edhe për sigurimin e burimeve irakiane të naftës është spekuluar, si dhe për atë që administrata e Bushit donte ta kompensonte rastin e humbur në luftën e dytë të Gjirit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti. Vetëm argumenti i deklaruar zyrtarisht për armët e shkatërrimit në masë të Huseinit nuk ka qenë që në fillim i bazuar.(DW)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e sulmit, kerkohet perligja, ne Siri

Reagime të kujdesshme ndaj fjalimit të Obamës për Sirinë

September 1, 2013 by dgreca

Pas deklaratës së presidentit amerikan, Barack Obama, se do të kërkojë miratim nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për sulme ushtarake kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, nuk ka pasur shumë reagime zyrtare ndërkombëtare.
Kryeministri i Sirisë, Wael al-Halqi, tha se ushtria e Sirisë është “plotësisht e përgatitur” për përgjigje ndaj çfarëdo aksioni të Shteteve të Bashkuara.
Një gazetë siriane e udhëhequr nga shteti, të dielën në editorialin e saj ka shkruar se vendimi i Obamës shënon “fillimin e një tërheqjeje historike amerikane”.
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, tha se është “iluzion” të mendohet se “intervenimi ushtarak do të jetë i kufizuar” vetëm brenda Sirisë.
Zëvendëskomandanti i Komandës së Përbashkët Lindore të Ushtrisë së Lirë të Sirisë në opozitë, Muhammad Aboud, e ka mirëpritur mbështetjen e presidentit Obama për intervenim ushtarak.
“Ne kemi pritur për këtë vendim për një kohë shumë të gjatë. Megjithëqë është dashur kohë, Shtetet e Bashkuara përfundimisht e morën vendimin. Populli i Sirisë dhe luftëtarët e lirisë janë shumë të lumtur të dëgjojnë se presidenti Obama ka ndërmarrë një vendim të tillë. Megjithatë, ne kuptuam se për këtë çështje do të debatohet në Kongres”, tha Aboud.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se qeveria e tij do ta ndjekë debatin në Kongres për së afërmi.
“Besoj se shpallja e presidentit Obama është shprehje e gatishmërisë së tij të fuqishme për këtë çështje. Ne do ta monitorojmë me kujdes atë që ndodh në Kongresin amerikan dhe do të koordinohemi me komunitetin ndërkombëtar për të tubuar dhe analizuar informacionet në dispozicion, me shpresë se situata do të përmirësohet deri diku”, theksoi kryeministri Abe.
Në Moskë, kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare i Dumës ruse, Aleksei Pushkov, shkroi në Twitter se Obama po i kthehet Kongresit për “t’i dhënë
luftës së paku njëfarë legjitimiteti”.
Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti Barack Obama, e ka akuzuar qeverinë e Bashar al-Asssadit në Siri se ka përdorur armatim kimik, më 21 gusht, me ç’rast janë vrarë më se 1400 civilë.
“Të mos gabohemi. Kjo ka implikime përtej luftës kimike. Nëse ne nuk e zbatojmë përgjegjësinë për këtë akt të neveritshëm, çka do të thuhet për vendosmërinë tonë që t’u dalim para atyre që nuk i përfillin rregullat fundamentale ndërkombëtare: qeveritë që do të vendosin të prodhojnë armatim atomik, terroristët që do t’i përhapin armatimet biologjike, ushtritë do të kryejnë gjenocid. Ne nuk mund t’i rrisim fëmijët tanë në botën ku ne nuk i mbajmë gjërat që i themi, marrëveshjet që i nënshkruajmë, vlerat që na definojnë ne”, deklaroi presidenti Barack Obama.
Shtëpia e Bardhë tashmë e ka dërguar propozimin e masave në Kongres, nga i cili kërkohet autorizimi formal për presidentin Obama për përdorim të forcës ushtarake për “frenimin, shkatërrimin, parandalimin dhe degradimin” e potencialit për sulme të mëtejshme me armatim kimik.
Një delegacion parlamentar i Iranit ka arritur në Siri dhe e ka vizituar spitalin me viktimat e sulmit të dyshuar kimik, për të cilin qeveria e Sirisë i fajëson forcat kryengritëse.
Kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti francez, Francois Hollande, e kanë mirëpritur vendimin e presidentit Obama, për të kërkuar miratim nga Kongresi.
Kryeministri Cameron, javën e kaluar, nuk e mori miratimin për intervenim ushtarak në Parlamentin e Britanisë.
Nga ana tjetër, Franca ishte njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të intervenimit dhe ka sugjeruar se mund t’i bashkohet çfarëdo operacioni ushtarak.
Por, Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar intervenimin ushtarak në Siri. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka thënë se Obama nuk ka dhënë prova se regjimi i Sirisë ka përdorur armatim kimik.(f.bujupi)

Filed Under: Komente Tagged With: ndaj fjalimit, reagime, te obames

KOSOVE- Sfidat e “rrezikshme” para zgjedhjeve të nëntorit

August 29, 2013 by dgreca

Fakti që në Bruksel nuk është arritur marrëveshje për çështjen e pamjes së fletëvotimeve për zgjedhjet vendore të tre nëntorit, ka bërë që në Kosovë të nisin diskutimet nëse zgjedhjet janë të rrezikuara.
Shqetësimin e parë e ka ngritur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “Kosova është në një gjendje jo të favorshme”, pasi që sipas tij ky proces ka implikime të mëdha politike.
“Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është politike. Meqenëse është një situatë e tillë ndoshta duhet të jemi sa më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa ‘gëlltitje’ që po duhet t’i gëlltisim disa gjëra që të mund të ndodh integrimi“.
“Por, nuk duhet të nxitojmë të biem shumë ulët në shumë hapa. Për atë, sikur se e shihni, nuk është arritur ndoshta deri të një marrëveshje tash. Shpresojmë që ta gjejmë një formë për t’i mbajtur zgjedhjet”, deklaroi Haradinaj në komunën e Shtërpcës, derisa ka prezantuar kandidatin e AAK-së  për kryetar komune.
Në pyetjet e gazetarëve se çfarë qëndrimi do të ketë AAK-ja, nëse nga fletëvotimet hiqen simbolet sheqerore, Haradinaj pranoi se nuk është i sigurt në qëndrimet e tij.
“Nuk jam i sigurt në qëndrimin tim dhe tonin për shkak se jemi në mes të një dileme se a duam t’i ndalim zgjedhjet, mos t’i mbajmë, apo duam t’i mbajmë në veri. Ata po e dinë se ne kemi interes t’i mbajmë zgjedhjet dhe po vendosin vazhdimisht pengesa, ndoshta edhe me idenë që ne mos t’i mbajmë zgjedhjet në veri për shkak se në fund do të fitojmë nëse i mbajmë zgjedhjet në veri, Kosova fiton“.
“Pra kohë pas kohe po na vijnë pengesa si kjo e tashmja. Pra është në interesin e Kosovës të gjenden mënyra për t’u mbajtur zgjedhjet në veri”, u shpreh Haradinaj.
Kurse, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se pavarësisht që e thonë të kundërtën, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq janë duke arritur marrëveshje lidhur me temat të cilat janë duke i diskutuar në Bruksel.
Analisti politik Behlul Beqaj thotë se kjo ndodh për faktin se të dyja qeveritë e të dyja vendeve, nuk duan që të ketë reagime lidhur me marrëveshjet e arritura.
“Deklarimet publike objektivisht vërtetojnë të kundërtën ngase pavarësisht se nuk pranohet se është arritur ndonjë rezultat, ndoshta çështja e konkretizimit të marrëveshjes po kryhet pa e ditur audienca e gjerë“.
“Në ketë kuptim kur është në pyetje vazhdimi i dialogut mendoj se duhet të jemi shumë kureshtarë në analizën e atyre gjërave të cilat nuk thuhen, e objektivisht po kryhen. Ngase kemi reagimet e opozitës në Serbi, sikurse se kemi dhe pakënaqësitë e subjekteve në Kosovës për gjëra të cilat po veprohet e të cilat objektivisht nuk kanë qenë subjekt i bisedave”, tha Beqaj për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Shpend Kursani nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, mendon ngjashëm duke deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë për shumë çështje janë dakorduar.
Sipas Kursanit të dy kryeministrat me takimet e tyre po duan të tregojnë se sa të vështira janë bisedimet Kosovë- Serbi.
“Unë mendoj se zgjedhjen, në këtë rast për energjetiken dhe telekomin, korniza për to vetëm është e ditur për kryeministrat dhe janë marrë vesh dhe vetëm po ngecin, kinse te disa detaje”, tha Kursani për Radion Evropa e Lirë.
Kursani po ashtu tha se me lëshimet që Kosova është duke i bërë karshi Serbisë, duke filluar nga ajo për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas tij, është hapur rrugë për atë shtet që të ketë kërkesa nga më të ndryshmet, edhe për çështje të brendshme në Kosovë.
“Meqenëse tanimë i është hapur rruga Serbisë që të ndikojë edhe në detajet më të vogla të vendimmarrjes brenda në Kosovë, atëherë jo vetëm këto zgjedhje, por duket se edhe shumë çështje të tjera të brendshme të Kosovës do të varen nga kushtëzimet që Serbia do t’ia bëjë kësaj qeverie”, tha Kursani.
Ndryshe, Florjan Dushi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka thënë Radios Evropa e Lirë se afati i fundit për caktimin e dizajnit të fletëvotimit në tërësi është data 25 shtatori.(kortezi:Anton Konushevci)

Filed Under: Komente Tagged With: ne Kosove, Sfidat e zgjedhjeve

I have a Dream – 50 Years later

August 28, 2013 by dgreca

I have a Dream – 50 Years later/
By: Ermira Babamusta, Ph.D.
Today marks the 50th Anniversary of the March on Washington and Dr. King’s iconic “I Have a Dream” speech, that changed America. President Obama, President Bill Clinton and President Jimmy Carter are giving remarks at the Lincoln Memorial in Washington DC.
Today let us remember Martin Luther King Jr. and his nonviolent protest in the Civil Rights Movement. He was a charismatic leader who never stopped dreaming and fighting for a better future. Dr. King’s Dream was for a brighter future and better life for all.His Dream is still alive and creating change today.
America is distinguished for its perfect model of Democracy based on democratic core values like justice, equality, diversity and the common good. I am thankful that today in United States we enjoy freedom and justice for all, a movement also embraced by President Obama. I am glad that President Obama has taken on Dr. King’s Movement in building a just and humane world.
As the nation commemorates “Let Freedom Ring’ and engages in the “Call to Action Bell Ringing” today at 3:00 pm,  let us ring our bell for justice, freedom, peace, human rights, compassion for humanity and freedom to prosper. Let us remember a great man and hero Martin Luther King and carry his vision of social justice in our hearts and minds. Let us continue to fight racism, poverty and oppression and stand up for justice and freedom for all!
 
Let Freedom Ring
by: Kathleen Sickler
We all have a heart
That beats for those we love
We all have a mind
That strives for beyond and above
We all stand for what’s right
Even when push comes to shove
We all stand for what we believe in
All willing to fight until we win
We are all the same within
Despite the mere color of our very own skin
From Rosa Parks to Dr. King
Those who risked everything
To make our dreams become reality
For us all to hold hands, rejoice and sing
“Let freedom ring, let freedom ring”

Filed Under: Komente Tagged With: 50 Yeras later, I have a dream

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 436
  • 437
  • 438
  • 439
  • 440
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT