• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së

September 20, 2023 by s p

Shkruan: Dr. sc. Lulzim Nika/

Erdhi edhe një Përvjetor i heronjve të pavdekshëm Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Flijimi i tyre dhe luftëtarëve tjerë u bënë gur themel i Shtetit të Kosovës.

Porosia e tyre dhe flijimi i tyre është përherë frymëzim për ne!

Sot, kujtojmë heroizmin e ideologut të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, kur pakkush besonte në lirinë e Kosovës, por, fal idealistëve si Fehmiu, ideja e lirisë nuk u shua, përkundër brutalitetit të pushtuesit serb.

Fehmi Lladrovci pa dyshim është një nga figurat më të shquara në luftën për çlirimin e Kosovës e në funksion të këtij ideali, ai nuk kurseu angazhimin intelektual, mundin, pasurinë dhe as jetën.

Me nderim të thellë, kujtojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë që ranë për të mos vdekur kurrë, gjatë shtatorit të përgjakshëm të vitit 1998 në komunën e Drenasit.

Roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i tij në organizimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konfirmohet qartë nga një mori dokumentesh dhe raportet e shërbimeve perëndimore, evropiane dhe amerikane të cilat dëshmojnë rolin e veçantë, në organizimin e luftës se armatosur që pati Fehmiu.

Nga viti 1980, në bisedimet me shokët e lëvizjeve kombëtare për lirinë e Kosovës, Fehmiu kishte proklamuar organizimin ushtarak, si të vetmen rrugë për të ardhur te liria e Kosovës.

Fehmi Lladrovci iu bashkua lëvizjes, duke përhapur idenë e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe nga atëherë kishte gjetur përkrahje në mesin e shumë shokëve e idealistëve.

Nuk ishte zgjedhur rastësisht njeriu i parë i ngarkuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës për organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës, qysh në pranverën e vitit 1984. Ëndrra e heroit do të bëhet realitet me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për organizimin e së cilës kishte punuar më shumë se një dekadë para shfaqjes së këtij organizimi të lavdishëm në historinë tonë. Pra, ai punoi edhe në përkrahjen e luftës për liri, duke dëshmuar se Kosova ishte marrë me forcë dhe vetëm me forcë, trojet etnike shqiptare, do të mund të çlirohen nga pushtuesi serb.

Fehmiu, me fillimin e luftës çlirimtare, u kthye në fshatin Gllanasellë, vendlindjen e tij, një kthim që rriti besimi në mobilizimin e Ushtrisë çlirimtare që beri krenar jo vetëm vendlindjen Drenicën por tërë Kosovën dhe kombin.

Nga ditari im, të cilin e kam mbajtur që nga fillimi deri në fund të luftës në Drenicë, po paraqes disa momente që e bëjnë të veçantë heroin Fehmi Lladrovci:

1. Ardhja e tij në Kosovë i dha frymë të re luftës për liri, ai ishte projektuesi i vijave të frontit, përkatësisht përcaktimit të pikave strategjike në terren dhe istikameve të para për ushtarët e UÇK-së, në mbrojtje te popullsisë civile që rrezikoheshin nga forcat kriminale serbe. Drenica dhe Kosova u ndien më të sigurt nga përvoja e tij që kishte në luftën kundër forcave serbe në Kroaci.

2. Në ditarin im kam shënuar edhe një pjesë të fjalës së tij para ushtarëve në Gllanasellë, në të cilën, Fehmiu thekson se duhet të lihen anash të gjitha dallimet dhe së bashku të jemi në shërbim të luftës sonë për liri, bashkimi na bën më të fortë në këto orë të historisë sonë për liri.

3. Ishte njeriu më vizionar që kisha takuar gjatë gjithë kohës së luftës. I kushtonte një rëndësi të veçantë mikpritjes së fotoreporterëve dhe gazetarëve të huaj, duke kuptuar mirë sa e rëndësishme është e vërteta për luftën tonë për liri. Këtë dëshmojnë gazetarët me të cilët ishte takuar gjatë luftës dhe kishin perkrahjen e veçantë të Fehmiut dhe shumë gazetarë të tjerë të huaj të mediave me ndikim ndërkombëtar.

4. Kur pak kush besonte se liria ishte shumë afër, ai me besim ju thoshte ushtarëve që lufta jonë do të triumfojë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për veriun dhe mos të ndahet Kosova. Qëllim i Serbisë është ndarja e veriut. Atëbotë ky shqetësim nuk u kuptua sa duhet, është fjala për fjalimin e tij më 3 gusht 1998. Sot, ne jemi dëshmitarë të këtij paralajmërimi rreth veriut të Kosovës.

Roli i Fehmiut është i rëndësishëm edhe në shumë fusha të tjera për lirinë e Kosovës dhe do të na duhen shumë punë e studim për të dhënë të plotë portretin e tij historik. Këtu veçova vetëm disa aspekte të punës, të angazhimit dhe personalitetit të tij historik që së bashku me UÇK-në e ndryshuan rrjedhën e historisë sonë kombëtare.

Sot, porosia e Fehmiut do të ishte e njëjtë me ato që ia tha gazetarit dhe opinionit botëror: Më e shtrenjtë është liria se jeta!

Filed Under: Komente

Fjalë

September 14, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Yogi Berra, është e njohur për shumë thënie në dukje pa kuptim.: “Unë me të vërtetë nuk thashë gjithçka që thashë”. Malapropizëm është përdorimi i gabuar i një fjale në vend të një fjale me një tingull të ngjashëm. Yogi Berra ishte i njohur për keqpërdorimet.

“Lërini të hanë tortë!” Nuk ka asnjë provë që mbretëresha franceze Marie Antoinette i tha këto fjalë në 1793, megjithëse ishte e mjaftueshme që ajo të humbiste kokën.

“Edhe bar do të hamë por nuk do të shitemi për 30 aspra”, tha Enveri, duke përzier një thënie të biblës, që ai vetë ia kishte fshirë popullit nga kujtesa.

Një “rrëshqitje frojdiane” i referohet një gabimi ose “rrëshqitjeje të gjuhës”, ku folësi thotë diçka që shpesh supozohet se do të thotë diçka tjetër.

Një “ndryshim semantik” është kur kuptimi i një fjale ndryshon për një sërë arsyesh. Për shembull, “faktoid” dikur nënkuptonte “një pohim të pasaktë që besohet të jetë i vërtetë”, por tani zakonisht do të thotë një fakt i vogël ose i parëndësishëm.

“Djemtë e mirë përfundojnë të fundit”, ka mbetur citati. Në 1946, Durocher tha në të vërtetë, “Djemtë e mirë janë kudo, në vendin e shtatë.”

George Washington citohet shpesh të ketë thënë “Unë nuk mund të them një gënjeshtër”, pasi u kap duke prerë një pemë qershie. Citati dhe pema janë të trilluara! Malapropizmat janë të zakonshme. Ato i kapërcejnë përkatësintë politike dhe kufijtë kombëtarë.

“Luaj përsëri, Sam” nuk u shqiptua kurrë nga Humphrey Bogart në Casablanca. Citati i vërtetë është “Play it, Sam”, (“përsëri” mungon) dhe është thënë nga Ingrid Bergman. Fraza “Mos gjuaj derisa të shohësh të bardhët e syve të tyre” i është atribuar Andrew Jackson në Betejën e New Orleans dhe gjeneralëve të ndryshëm në Betejën e Bunker Hill. Folësi i vërtetë mbetet mister.

Një mondegreen është kur një citim i gabuar merr një kuptim të ri. Mondegreens janë të zakonshme në muzikë, por ato mund të gjenden edhe në media të tjera. Kryetari i bashkisë Richard J. Daley i Çikagos ishte një personazh shumëngjyrësh, goja e të cilit ndonjëherë e fuste në telashe. Ai dikur iu referojej organizatës Alkoolikë Anonimë si “Alkoolistët Unanim”. Kryeministri rus Viktor Chernomyrdin mbahet mend për gafat e tij të shumta: “Më mirë se vodka, nuk ka asgjë më të keqe”. Kjo listë nuk do të ishte e plotë pa një ose dy bushizëm. Ish-presidenti Bush tha më 10 maj 2000: “Unë mendoj se jemi dakord, e kaluara ka mbaruar”. Një meme e zgjuar në internet është citat, problemi është që kurrë nuk dihet nëse është i vërtetë. Edhe pse deklarata ka disa të vërteta, ajo zakonisht u atribuohet njerëzve që nuk janë më.

Benjamin Franklin dihej se kënaqej me pirjen e pijeve alkoolike herë pas here, por ai kurrë nuk tha: “Birra është provë se Zoti na do dhe dëshiron të jemi të lumtur”, por citohet. Edhe pse presidenti i SHBA Teddy Roosevelt tha, “Ecni butësisht dhe mbani një shkop të madh”, burimi origjinal. ishte një proverb afrikan.

Filed Under: Komente

E braktisur

September 11, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Legjionet romake ishin forca më e mirë luftarake në botën e lashtë, por nuk mund ta pushtonin dot Gjermaninë; ishin gjermanët që i shkaktuan Romës humbje dërrmuese.

Shqipëria mund ta kishte marrë Kosovën, Çamërinë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, dhe më tej,…po të kishte dashur. Por udhëheqja e saj është treguar e aftë vetëm për ta shtypur, izoluar e vjedhur popullin e vet.

Nëse Shqipëria, që në fillim, do të kishte dalë plotësisht hapur për të mbrojtur trojet e veta, nuk ka dyshim se sot do të kishim një Shqiponjë më të madhe. Tirana zyrtare nuk u përpoq kurrë për ta bërë këtë, që nga formimi i shtetit më 1912, deri në vazhdim.

Pushteti nën princ, mbret, e diktaturë, dhe sot në gjoja demokraci, ka jetuar gjithmonë me frikën se një njeri e fuqishëm me një ushtri të fortë do të vinte dhe do ta rrëzonte. Në këto pak kthesa historike, me lavdinë e bashkimit të kombit ky njeri do të ishte një rival i frikshëm për këdo; mbret, tiran, autokrat.

Në Romën e lashtë, senati dhe perandorët kishin arsye për t’u mohuar gjeneralëve mandatin dhe forcat e nevojshme për të pushtuar Gjermaninë. Në kohën e Republikës, disa gjeneralë të fuqishëm përdorën ushtritë e tyre për të marrë pushtetin: Marius, Sulla, Pompeu i Madh, Julius Casesar, Octavian. Ata ishin në gjendje ta bënin këtë sepse ushtritë e tyre ishin besnike ndaj tyre, jo ndaj shtetit, Ata që shërbenin nën një gjeneral të suksesshëm, mund të bëheshin të pasur, mund të plaçkisnin qytete dhe fshatra të pushtuara dhe gjenerali shpesh do ta ndante me ushtarët një pjesë të plaçkës së tij.

Perandoria e hershme filloi me Cezarin dhe Augustin. Romakët u rritën me historitë për Pompeun, Cezarin dhe Mariusin. Statujat e tyre ishin në pallat. Teatrot dhe tempujt e ndërtuar nga këta njerëz ishin në qytet. Ata ishin për romakët siç janë për ne Napoleoni, Churchilli, Uashingtoni. Kur një perandor shikonte gjeneralët e tij, pyeste veten: “A është ky njeri një Cezar, që pret të më rrëzojë?” Dhe një perandor i mençur nuk u jepte gjeneralëve ambiciozë komandën e ushtrive të mëdha.

Natyrisht, perandorët mund të kishin shkuar personalisht për të pushtuar Gjermaninë. Ata mund t’i kishin udhëhequr vetë legjionet. Trajani pushtoi Dakinë dhe Mesopotaminë kur ishte perandor. Por pushtimi i Gjermanisë do të kërkonte vite luftimesh të vështira dhe të rrezikshme. Kjo ndoshta ishte tërheqëse për një gjeneral ambicioz, por jo për një perandor.

Nëse një perandor do të shkonte për në luftime ai do të ishte larg Romës, ndoshta për vite me radhë. E rrezikshme të jesh kaq larg nga qendra e pushtetit kur ka shumë njerëz të etur për të provuar të marrin fronin.

Është e mundur të imagjinohet një perandor që do sfida të tilla, dhe kështu romakët nuk e pushtuan kurrë Gjermaninë.

Shqipëria, Kosova e Çamëria nuk u bënë dot bashkë. Udhëheqësit e liq shqetsohen vetëm për kolltuqet, rehatinë, dhe duan një shtet sa më të vogël, ku kryeministri bën sikur punon, dhe mikro-menaxhon furrat e bukës.

Të kundërtën bëjnë fqinjët; Athina zyrtare – pa pranuar të përmendet çështja Çame – e quan Himarën greke; dhe Serbia – pa asnjë fjalë për Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bujanocin – pretendon Kosovën, e cila ndjehet e ndarë nga nëna – ose Shqipëria gjithmonë ka pasur bijë plangprishës në udhëheqje të saj.

Filed Under: Komente

Aleks Buda – “Arbitër Elegantum” i debateve historike

September 9, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Përvjetori i lindjes të historianit të njohur dhe “arbiter elegantum” i debateve historike për etnogjenezën e shqiptarëve, Aleks Buda. Vlen të përmendet kontributi i tij për rikonsiderimin historisë së mesjetës arbëre por edhe lidhjes mes ilirëve e arbërëve nëpërmjet kulturës së Komanit.

Kultura e Komanit, thotë Profesor Buda është një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë dhe vazhduesve arbër; një kulturë me shtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit Adriatik e në luginën e Vjosës. Kultura e Komanit ishte një kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte.

Po kështu Profesor Buda mbrojti me pathos karakterin e shtresave sociale mes popullsisë arbëre duke hedhur poshtë teza që shpesh herë riciklohen dhe në të sotmen që i konsideronin arbërit një” popull barinjsh e që rronin në kalibe. “.Dokumentat flasin thotë Profesor Buda për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.

Filed Under: Komente

“Çështja Beleri” si alibi e “Çështjes së Detit”

September 8, 2023 by s p

Analizë nga Rafael Floqi/

Një çështje në pamje të parë e vogël ‘Çështja Beleri-” ka marrë udhën si ortek e nuk po ndalet. Greqia vijon trysninë ndaj Shqipërisë për rastin e krye bashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit, nën akuzat për shitblerje votash. Partia Nea Demokratia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, e ka ngritur këtë çështje në asamblenë e Partive Popullore evropiane (grupimi i forcave të djathta) ku është miratuar dhe një rezolutë mbi Shtetin ligjor në Shqipëri, e cila trajton rastin e Fredi Belerit. Sipas një postimi në rrjetin social X, Partitë popullore evropiane i bëjnë “thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe të vijojnë procedurat për betimin e krye bashkiakut të zgjedhur”.

Njoftimit i është kundërpërgjigjur, po në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama. Jo pa ironi, zoti Rama shkruan: “Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë”.

Një ekuacion me dy X-a

Rasti i Fredi Belerit është përdorur nga politikanët grekë dhe shqiptarë për të krijuar tensione politike. Greqia ka insistuar që Beleri të betohet në detyrën e tij si kryebashkiak i Himarës, ndërkohë që Shqipëria ka përgjigjur se ky është një çështje që i përket drejtësisë dhe nuk duhet të ndërhyhet nga politika. Nga na tjetër kryeministri shqiptar Edi Rama ka tentuar të komunikojë me publikun grek përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Ai ka përshkruar situatën si një keqkuptim dhe ka përdorur një stil të veçantë të komunikimit për të fituar simpatinë e opinionit grek.

Autoritetet më të larta greke po kërkojnë me këmbëngulje që zotit Beleri, t’i jepet mundësia që të bëjë betimin, për të përmbyllur kështu të gjithë procesin e njohjes së tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, shoqëruar me kërcënimet për bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Madje dy javë më parë, kryeministri grek, shmangu haptazi një ftesë për zotin Rama në një darkë informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, të organizuar më rastin e përvjetorin të samitit të Selanikut në vitin 2003, i cili pati në fokus pikërisht zgjerimin me shtetet e rajonit.

Rama “Çështja Beleri” keqkuptim

Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Një arrestim të cilin Athina e konsideron si të motivuar politikisht duke kërkuar dhe lirimin e tij. Por kryeministri Rama e ka bërë të qartë se kjo është një çështje që i përket Drejtësisë dhe se ai nuk mund të pranojë asnjë ndërhyrje ndaj saj. Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar idenë se gjithçka që po ndodh kohët e fundit në raportet mes Athinës dhe Tiranës, është pasojë e keqkuptimeve, mos komunikimit, fakteve të paverifikuara apo të vërtetave gjysmake. Vërtet!

Pikësëpari, pse duhej të lihej një njeri si Beleri i hetuar si nga gjykatat shqiptare dhe ato greke për as shumë po aspak për veprime terroriste. Nga ana tjetër pse një opozitë e shkërmoqur si ajo e Berishës pranoi dhe mbështet një figurë si Bejleri.  Prandaj, alibitë se ishte meritë e drejtësisë që kapi blerjen e votave në Himarë, ndërkohë që të njëjtës drejtësi, nuk i ra asgjë në sy për atë që bëri PSD e Tom Doshit në gjithë Shqipërinë, janë qesharake. Edhe diplomatët edhe politikanët greke që kërkojnë lirimin pa kushte të të burgosurit, e njohin fare mirë këtë realitet. Po ti shtosh kësaj të vërtete edhe nacionalizmin fanatik që është një virus i përhapur në diplomacinë greke, ndjeshmërinë që ata kanë ndaj atavizmave etnike të kohëve të shkuara, fanatizmin e pa negociueshëm në mbrojten e hapësirave grekofone, situata rrezikon të bëhet shqetësuese. Një precedent të tillë në Shqipëri e kemi përjetuar në kohën kur Berisha arrestoi, pak a shumë në të njëjtën mënyrë, pesë eksponentë të minoritetit grek. Pasojat qenë aq traumatike sa, sot e gjithë ditën, janë të shumtë ata që besojnë se rrëzimi i ish presidentit në ‘97, pati në gjenezë lobimin e fortë të Athinës.  

Pyetje Ramës për “armikun Beleri”

Atëherë gjithë kjo skemë shtron disa pyetje :

– Pse u la të kandidonte “armiku Beleri” siç e citoi Rama, në Dropull, kur ai u shfaq në krah të mikut Micotaqis, që kishte një dosje hetimi dhjetë fish më të madhe se çdo kandidat i PS-së i s’ kualifikuar. Pse?

– Si mundi Beleri të fitonte me një dorë vota, kur Rama di të mbledhë me qindra si në Dibër a gjetkë në një zonë të papërcaktuar, si Himara?

– Pse u përgjua Fredi Beleri (apo Bejleri) nga Tepelena i vetshpallur grek për ta kapur postin e kryetarit me blerje votash, vetëm për tre vota?

–              Kur të gjithë e dinin se krimet zgjedhore i takojnë SPAK-ut, pse çështja u çua në prokurorinë e Vlorës dhe vendimin e burgosjes e mori po gjykata e këtij qyteti dhe jo ajo e posaçme?

– Si e lejoi të ndodhë këtë Rama, mos vallë i leverdiste?   

Sipas shprehjes që ka gjetur dhe po e përdor vend e pavend, “një fytyrë, një racë”, për të relativizuar përgjegjësinë e tij në përplasjen e fundit me Greqinë dhe për ta paraqitur atë si një problem keqkuptimesh dypalëshe, e zakonshme për dy fqinjë ballkanikë, shprehje që ia kërkon edhe gazetarit grek të mos e harrojë, Edi Rama, nëpërmjet publikimit të bisedës tallava kërkoi të hiqet si viktimë e konteksteve ballkanike dhe e fakteve të pavërteta. Me këtë viktimizim Rama kërkon të dalë superior edhe në reagimin e gjatë mbi mungesën e Shqipërisë në darkën informale të kryeministrit grek Micotaqis, Rama, pasi e lan dhe e lyen këtë të fundit duke e quajtuar “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”, shton se të flasësh, të komunikosh dhe të debatosh me miqtë është thelbi i politikës ndërkombëtare.

Në thelb të kësaj strategjie komunikimi në qasjen ndaj krizës greke, qëndron tentativa për të bërë të besueshme se në rastin Beleri, drejtësia ka vepruar e pandikuar nga politika, dhe se ai vetë, është dorëjashtë nga gjithçka ka ndodhur. 

Pikërisht, duke u përpjekur ta zhvendosë këndin e krizës me Athinën nga krizë politike, në krizë komunikimi, Rama ka zhvilluar edhe bisedën me gazetarin grek, të tipit tallava: “numrin tat ma dha njoni”. Tallavaja është stili i Ramës, por mirësjellja e tepruar, në kufijtë e joshjes, kuptohet qartë që është e sforcuar për të fituar simpatinë e gazetarit. Dhe jo vetëm.

Kryeministri, që gazetarëve shqiptarë refuzon t’u përgjigjet, i fyen, i bullizon apo edhe u shkruan, por me një gjuhë krejt tjetër nga ajo që përdor me Papadopoulosin, në komunikimin me këtë të fundit tregohet galant, i dashur deri në ëmbëlsi dhe modest deri në përulësi. 

Njësoj siç bëri kur i mbushi rrjetet e tij sociale me zemra, flamuj grekë e shqiptarë, me shprehje dëshpërimi për zjarret shkatërruese në Greqi dhe me vet-ofrimin për zjarrfikëse e burime njerëzore. Gjithë këtë lojë, si ajo e mjekëve në Itali për ta vizatuar portretin e tij në opinion grek dhe evropian, si liderin tolerant e bashkëpunues, që nuk i fryn zjarrit të urrejtjes, por i flet zërit të harmonisë. 

Edi Rama i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave

Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave, falë vendimit personal për ta burgosur kandidatin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri, pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se fiton pikë te ajo pjesë e shqiptarëve që nuk i honeps dot ata që e konsiderojnë Himarën greke. Jo rrallë herë e kemi dëgjuar këto kohë shprehjen “mirë ia bënë, ai s‘di të flas as shqip”. 

Po ti shohësh komentet e mbështetësve të tij në mediat sociale, e bëjnë atë për rastin e Bejlerit ‘ më Skënderbe se Skënderbeu. Por tek himariotët e vërtetë një pjesë e së cilëve emigruan ca kohë në Greqi është ngulitur një sindromë persekutimi. 

Një ditë miku im i mirë, Ilia më thoshte” Në Shqipëri më quajnë Greku i mutit , në Greqi shqiptari i mutit, çfarë jam unë?”

Por ama, nga ana tjetër, kjo fitore prej populisti nacionalist, rrezikon të ketë një çmim shumë të kripur. Kryeministri duket se po e ndjen këtë shqetësim, që po prek fije gjithnjë e më lart në Bruksel dhe Uashington. Diplomacia helene, euro parlamentaret e saj dhe aktivistët e lobit grek janë vënë në lëvizje për të sensibilizuar institucionet euro atlantike. Duke perceptuar valën e këtij kazani që po zjen dhe që arriti pikën e vlimit me një protestë të deputetëve dhe kryebashkiakëve grekë në Himarë, kryeministri vendosi të justifikohej me një letër të hapur, të shkruar më shumë për tu lexuar në Athinë, sesa në Tiranë. Pasi shprehte konsideratën e tij më të lartë për homologun Misotakis, pasi huazonte shprehjen e Enverit “dy popuj miq”, Edi Rama rreshtonte alibitë e tij. 

“Πείθου τον νόμο”

Pra, duke pasur si udhërrëfyes shprehjen “bindju ligjit”, “Πείθου τον νόμο” (Peíthou ton nómo) që e kishte vënë dhe në krye të shkrimit, kryeministri rrekej të lante duart duke thënë se kjo nuk qe një punë e tij, por e drejtësisë.  

Në parim, si logjikë formale kjo duket përfekte. Askush nuk duhet të ndërhyje në punët e prokurorisë dhe gjykatave, e aq më pak këtë të drejtë e kanë autoritete të huaja nga vendi fqinjë. Por, në fakt, është ndryshe dhe këtë e dinë, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë. 

Natyrisht, prej atëherë gjërat kanë ndryshuar. Pesha dhe roli i Athinës është mpakur ndërsa fuqia financiare dhe lobuese e Tiranës është shumë më e ndryshme nga ajo e fillim viteve ‘90. Por, ama, një gjë mbetet. Autoritetet greke, ashtu sikurse dëshmoi edhe protesta e së hënës në Himarë, e kanë marrë me inat dosjen Beleri. Fakti se në kryesinë e Komisionit Evropian po flitet për pengimin e përparimit të vendit drejt BE, apo se në senatin amerikan janë dëgjuar zëra për shkeljen e shtetit të së drejtës nga autoritetet e Tiranës, janë vetëm shenjat e para.  

Pra, nuk duhet shumë për të kuptuar se është fjala për një makinacion të denjë për një regjim autokratik, që i lejon vetes të ndërhyjë brutalisht në një garë zgjedhore. Kjo është më shumë. Dhe nuk është vetëm interesi i Ramës dhe oligarkëve për grabitur tokat e himariotëve, këtë ai e ka bërë pa sajuar këtë “incident”. Edhe  Dhe po t’a vendosësh të gjithë këtë në sfondin e fushatës denigruese që zhvilloi vetë Edi Rama, nëpër studio televizive, kundër kandidatit minoritar, nuk ka më dyshime se dora e kujt fshihet pas burgosjes së Belerit. Po pse e bëri ai këtë? 

Në përgjithësi, për arsyet e veta, perëndimi e ka toleruar regjimin gjithnjë e më autokratik të Ramës. Por dosja Beleri dhe këmbëngulja ballkanike deri në fiksim e Athinës me të, mund t’i ndryshojnë gjërat. Prandaj, ndonëse e ka bërë për vete një pjesë populiste që e mbështet për “plasjen në burg të grekut të poshtër”, Rama po shqetësohet nga këmbëngulja e Athinës. Ai e ndjen se ka më shumë për të humbur sesa për të fituar nga kjo përplasje.  

Duke ju  referuar vendimit për ankimim të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për zgjidhjen e çështjes së zonave detare ai thekson se nuk ka mundësi që marrëveshja kornizë mes dy vendeve, e ashtuquajtur edhe si dokumenti i bashkë premtimit, të dorëzohej pas zgjedhjeve të në Greqi.

“Ka një procedurë që duhet ndjekur dhe Tirana po ecën sipas hapave të parashikuara, me miratimin nga presidenti në fillim dhe më pas me fillimin e negociatave”-është shprehur ai duke lënë të nënkuptohet se zhvillimet në këtë çështje do to vinin pas zgjedhjeve të muajit maj në Athinë.

Në lidhje me problemet e pazgjidhura të minoritetit  grek në Shqipëri si dhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, Rama shprehu vlerësimin e tij se “gjithçka po shkon shumë mirë” duke rikujtuar edhe vizitën e homologut grek Mitsotakis në Shqipëri para disa muajsh.

Heshtja misterioze për Ligjin e Detit

Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territorial në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet e dy viteve të fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pas përfundimit të marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjyptin, rifillimit të diskutimeve eksploratore me Turqinë, sikundër deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoriale në detin Jon, Kryeministri Mitsotakis deklaroi se, është në të drejtën e Greqisë të zgjerojë ujërat e saj territoriale kurdo dhe kudo që ajo zgjedh, përfshirë jugun e Kretës dhe gjetkë. Ky qëndrim, bazohet në deklaratën shoqëruese të ratifikimit të Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay nga ana e Greqisë, ku pranohet zbatimi përkohësisht i gjerësisë prej 6 miljesh të detit territorial, duke gëzuar të drejtën e zgjerimit në 12 milje, në çdo moment të përshtatshëm. 

Por tani gjatë këtij debati  mungojnë krejtësisht referencat si do të përfundojë Gjyqi i ndarjes së detit. Asnjë deklaratë për këtë nga Rama. Dhe mungesat e trajtimit apo e përmendjes mund t’i japin shkas pyetjes sado konspirative që të duket. A po fsheh gjë Rama?

Pasi në politikë, kur përballen me kritika ose llogari për veprimet e tyre, disa politikanë përdorin artin e krijimit të alibive. Ata largojnë vëmendjen nga vendimet e tyre duke fajësuar rrethanat e jashtme, duke zhvendosur fokusin dhe shpesh duke u përpjekur të rishkruajnë narrativën në favor të tyre. 

Një alibi është një histori që ju tregoni për të shpëtuar veten, por është gjithashtu një histori që mund të përdoret kundër jush. 

 Mos vallë Rama, ‘Çështjen Beleri ‘ po e përdor për t’u dukur patriot, si një alibi e koordinuar ndoshta me grekët, për të mbuluar humbjen, në çështjen madhore e të dhimbshme për kombin të “Ndarjes së padrejtë detit “(qoftë dhe me ligj)?

Filed Under: Komente Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT