• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MENAXHIMI I STRESIT DHE ANKTHIT AKUT PËRMES FRYMËMARRJES

March 1, 2023 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe)/

Shkencëtarët nga Universiteti i Stanfordit, SHBA (Balban et al. 2023) deshmojnë se teknika e frymëmarrjes pesë-minutëshe është aktualisht mjeti më i fuqishëm për të reduktuar ankthin dhe stresin akut. Ne të gjithë marrin frymë. Shumicën e kohës ne e bëjmë atë pa menduar fare për të. Por ata që me vetëdije përqendrohen në çdo frymëmarrje dhe frymënxjerrje, mund të kenë përfitime mbresëlënëse shëndetësore, veçanërisht për ta reduktuar stresin dhe ankthin akut (Balban et al. (2023); Leggett, H. (2023); Cassella. C. (2023).Një studim i publikuar para ca javësh nga shkencëtarët e universitetit të Stanfordit, në SHBA (Balban et al., 2023) ku solli rezultate të mahnitëshme se gjatë një muaji, pesë minuta teknika të frymëmarrjes ditore ofruan përfitime më të mëdha në reduktimin e stresit dhe ankthit se sa meditimi për një kohë të ngjashme. Pra, në disa aspekte, pjesëmarrësit e caktuar në grupin e teknikës së frymëmarrjes rezultuan të kishin më shumë përfitime në uljen e stresit dhe ankthit, krahasuar më pjesmarrësit e studimit, që ishin caktuar të bënin vetëm meditim. (Balban et al., 2023)Ky studim i publikuar në revistën shkencore «Cell Reports Medicine» sugjeron se ushtrimet e frymëmarrjes mund të kenë një efekt më të lartë për shëndetit mendor sesa meditimi. Kjo teknikë e frymëmarrjaes sipas Balban et al. (2023) mund të zavendësonë ilaqet kundër stresit, depresionit dhe ankthit.Sipas autorëve (Balban et al., 2023) të këtij studimi shkencor, nese dojmë ta të përmirësojmë gjumin, të reduktojmë stresin gjatë ditës, të regjenerohemi nga puna intensive dhe stresi që sjellë jeta në përgjithësi, frymëmarrja e strukturuar e shkurtër e quajtur «psherëtima ciklike» (5 minuta) është ndër teknikat më të preferuara për ta aplikuar. Autorët e këtij studimi, Balban et al. (2023) theksojnë se ç’do ditë të eksperimentit në këtë punim shkencor, pjesëmarrësit raportuan për gjendjen shpirtërore dhe shenjat vitale, duke përfshirë rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe gjumin. Ata që investuan pesë minuta duke punuar për frymëmarrjen e tyre ç’do ditë, treguan lehtësimin më të madh të stresit në fund të muajit, me përmirësime ditore në shëndetin e tyre mendor dhe fiziologjik.Studimi aktual i Balban et al. (2023) testoi tre teknika të ndryshme të frymëmarrjes dhe njëra prej tyre dukej se performonte më së miri.Pjesëmarrësve të cilëve iu kërkua të praktikonin psherëtimën ciklike (kur pas një frymëmarrje normale merr edhe një frymëmarrje tjetër, pra dy frymëmarrje, ende pa bërë frymënxjerrje)- kur frymënxjerrjet janë të më të theksuara dhe të zgjatura – treguan përmirësime më të mëdha se ata të cilëve iu kërkua të praktikonin frymëmarrjen «in box» (në kuti) – kur frymëmarrja, pauza dhe frymënxjerrja përputhen të gjitha në kohëzgjatjet – ose hiperventilimi ciklik – kur frymëmarrjet janë më të gjata dhe frymënxjerrjet janë më të shkurtra.Studimi në fjalë (Balban et al., 2023) deshmoi se grupet e teknikës së frymëmarrjes raportuan një rritje më të lartë të ndikimit pozitiv sesa grupi i meditimit.Studimet e mëparshme të frymëmarrjes kanë treguar se frymëmarrjet në përgjithësi rrisin rrahjet e zemrës ndërsa frymënxjerrjet i ulin ato. Ndoshta kjo është arsyeja pse «psherëtimat ciklike» janë kaq efektive. Ne mund të qetësojmë trupin dhe mendjen duke u fokusuar në teknikat e frymëmarrjes më vetëdijesim të plotë.Efektet pozitive të meditimit kërkojnë një kohë më intenzive dhe se sa teknikat e frymëmarrjës për ta dhënë efektin e duhur.Sipas autorëve të këtij studimi (Balban et al., 2023) frymëmarrja e kontrolluar ndikon drejtpërdrejt në shkallën e frymëmarrjes, e cila mund të shkaktojë efekte qetësuese më të menjëhershme fiziologjike dhe psikologjike, duke e rritur tonin e nervit vagal gjatë ekspirimit (frymënxjerrjes) të ngadaltë. Ndërsa meditimi mund të ulë tonin e nervit simpatik në planin afatgjatë, ky nuk është qëllimi i tij kryesor për ta ulur stresin akut. Ende ka nevojë për më shumë kërkime shkencore për të ndarë dallimet midis meditimit dhe frymëmarrjes së kontrolluar, e cila duket se ka përfitime më të menjëhershme shëndetësore.Ne si njerëz, kurrë nuk kemi plotësisht kontroll mbi trupat tonë, ndaj ndonjëherë ky fakt mund të jetë një realitet vërtet i frikshëm. Të ushtrosh një moment kontrolli, qoftë edhe thjesht për të psherëtirë, mund të jetë pikërisht kjo një terapi, që mjekët në të ardhmën mund ta përdorin për trajtimin e pacientëve, që lengojnë nga stresi dhe ankthi akut.Referencat1. Leggett, H. (2023). Cyclic sighing’ can help breathe away anxiety. Scope, Stanford Mdeicine. Në dispozicion: https://scopeblog.stanford.edu/…/cyclic-sighing-can…/ (konsultuar më 28.2.2023)2. Balban et al. (2023). Cell Reports Medicine 4, 100895January 17, 2023 ª 2022 The Authors. Në dispozicion:https://doi.org/10.1016/j.xcrm.2022.100895 (konsultuar më 28.2.2023).Cassella. C. (2023). A Simple, 5-Minute Breathing Technique Is a Powerful Tool to Reduce Anxiety. Në dispozicion: https://www.sciencealert.com/a-simple-5-minute-breathing…. (konsultuar më: 28.2.2023). Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe). Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe. Bashkëzbulues i Modelit të Kompetencave të Lidershipit Drenica. Kontakti: info@alss-edu.ch; www.alss-edu.ch.

Filed Under: Komente

LAJM “BOMB” NGA TV FOX NEWS USA

February 28, 2023 by s p

Asllan Bushati/

Më 27 shkurt 2023 në emisionin informativ të orës 8 të mbrëmjes, të cilin e drejton, menaxhon e modern gazetari i mirnjohur Tuker Carlson, për 25 minuta ju kushtu problemit të pandemisë botrere të koronavirusit. Gjatë emisionit u sollën në kujtesë qëndrime të pjestarve të shërbimit inteligjent amerikan, qëndrime analistësh, gazetarësh, shkencëtarësh madje dhe të presidentëve Trump e Biden. U sollën fakte nga pandemia botërore për miliona jetë të humbura , triliona mjete monetare, pasoja të rënda shëndetsore pas kovid, stress individual, komunitar, shtetror, kontinental e botror. Humbje vendesh pune, mbyllje fabrikash e institucionesh, shpenzime për vaksina, mjekime, trajtime paskovid etj.Nga të pyeturit e të intervistuarit, ish Presidenti Trump tha hapur e pa ekuivok se virusi erdhi nga Kina. Komunitetit i inteligjencës amerikane ritheksoi përsëri se është akoma e paqartë shkaku i kësaj ndodhije të madhe botrore. Kurse disa analistë dhe shkencëtarë thanë hapur se koronaviruesi erdhi nga laboratori i virologjisë së ushtrisë kineze të Uhanit. Si shumë të tjerë, specialist e analistë dhe unë jam prononcuar në TV Kultura Shqiptare më 11 mars 2020, kam shkruajtur disa artikuj në shtypin e shkruar dhe pjesërisht këtë problem e kam përfshirë edhe në librin tim “Diktati ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”. Në gjitha shkrimet e mija i kam mëshuar idesë se kronavirusi nuk ishte një fenomen (aksident natyror), por artificial i prodhuar nga dora dhe mendja e njeriut e i përhapur nga laboratori i virologjisë së Uhanit.Në emisionin e sipërpërmendur moderatori Tuker Carlson e pyeti shkencëtaren kineze të virologjisë Dr. Li Meng Yan se cfarë ishte për ju koronavirusi? Ajo u përgjigj se:” ai nuk ishte një fenomen natyror sic përpiqen ta paraqesin disa. Ai është prodhim i laboratotit virologjisë së Uhanit dhe nuk ka dalë aksidentalisht prej këtij institucioni, por me qëllim dhe i përcjellur në marketin e Uhanit qëllimisht”. Ky lajm “bombë” u shoqëru edhe me video. Dilemën time dhe të shumë njerëzve nëpër botë se koronaviruesi ishte aksident apo i qëllimshëm, u tha hapur të TV Fox News.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati

LUFTA QE NDRYSHOI BOTEN

February 25, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

Në takimin me mediat në ditën që shënon përvjetorin e parë të luftës së Ukrainës Presidenti Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij mund të jetë ngadhnjimtar ndaj Rusisë këtë vit nëse aleatët qëndrojnë të bashkuar ‘grusht’ dhe vazhdojnë furnizimin me armatime. Gjatë konferencës disaorëshe me gazetarë në Kiev, Presidenti Zelensky shprehu besimin në fitoren ndaj agresorit rus, shpresën se Kina nuk do t’i jap ndihma ushtarake Kremlinit dhe i bëri thirrje Izraelit t’i jap fund neutralitet dhe të vihet në krah të Ukrainës. Ai dha një pasqyrë të gjerë të gjendjes dhe të sfidave me të cilat përballet Ukraina. Udhëheqësit e vendeve anëtare të Grupit 7: Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Britani dhe Shtetet e Bashkuara e riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe dënuan edhe një herë pushtimin rus vitin e kaluar, në një deklaratë të përbashkët.Anthony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, ju drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbledhur sot në Nju Jork. Në takim pritej që Kina të paraqiste një plan paqeje me 12 pika në të cilin nuk kërkohet largimi i trupave ruse dhe nuk flitet për integritetin territorial të Ukrainës. Gjatë vitit të parë të luftës, Kina është përpjekur të mbajë një profil të barazpeshuar të ndërmjetësit të paanshëm. Duke e anashkaluar planin e Kinës për paqe pa e përmenduar, Blinken tha: “Anëtarët e këtij Këshilli nuk duhet të bien në dypalësinë fallco të thirrjeve ndaj të dyja krahëve të ndalojnë luftën ose të inkurajojnë vendet e tjera të mos e përkrahin Ukrainën në emër të paqes. Asnjë vend anëtar i Këshillit nuk mund të bëj thirrje për paqe ndërsa përkrah sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe Kartës së OKB-së. Në këtë luftë një palë është agresori dhe pala tjetër viktima.” Gjatë konferencës me gazetarë Zelensky i mati fjalët për qëndrimin e Kinës duke e trajtuar atë nga ana parimore në aspektin e mbrojtjes së jetës së civilëve dhe të ruajtjes së paqes në botë. Për sa i takon bisedimeve me Moskën, Presidenti Zelensky tha se hyrja në negociata me palën ruse nuk ka kuptim sa kohë që Rusia nuk ndalon vrasjet dhe shkatërrimet dhe nuk pranon që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre. Në një tubim përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot protestuesit kishin sjellë një figurinë të Putinit me duar të përgjakura. Në Sheshin e kuq në Kremlin ishte ditë e zakonshme dhe nuk dukeshin shenja të përvjetorit të parë të luftës por në një park pranë bulevardit Ukraina në krahun matanë, grupe të vogla të moskovitëve kundershtarë të luftës vendosnin lule tek statuja e poetes Larisa Kosach-Kvitka, e njohur si Lesya Ukrainase, nën vëzhgimin e patrullave policore dhe kërcënimeve për arrestime. Në Bruksel, Itali, Poloni, Gjermani dhe vende të tjera evropiane ka pasur dhe do të ketë protesta të paralajmëruara gjatë fundjavës. Udhëheqësit evropianë bënë deklarata solidariteti me Ukrainën duke e quajtur “pjesë të familjes sonë”. Partnere si Australia dhe aleate të NATOs kanë dedikuar tanke dhe armatime të tjera të renda në ndihmë të forcave mbrojtëse të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara sot deklaruan saksione të reja ekonomike për 200 individë dhe kompani përfshirë edhe banka të cilat i ndihmojnë financiarisht luftës së Rusisë dhe mundësojnë shmangien e saksioneve të deritanishme.Sipas një analize nga Nju Jork Tajm, lufta që filloi para një viti e ka riformësuar globin përtej parashikimeve të munshme. Përtej fushës së betejës dhe frontit të luftës, pasojat e saj janë ndjerë në mbarë rruzullin tokësor në jetët e njerëzve dhe ekonomitë e vendeve, gjë që mund të permblidhet në gjashtë kategori të mëdha: rezervat ushqimore, furnizimi me energji, inflacioni, NATO, Evropa, Kina. President Zelensky e përshkroi përvjetorin me këto fjalë: “Ishte një vit qëndrese. Një vit trimërie. Një vit dhembjeje. Një vit shprese. Një vit force. Një vit rezistence.” Përmbledhje e konferencës për shtyp dhe njoftimeve të agjencive të lajmeveFoto – Postim nga Presidenti Biden 24 Shkurt 2023: Po e përsëris sot atë që kam thënë një vit më parë kur Rusia pushtoi Ukrainën. Një diktator i etur për të ringritur një perandori nuk do ta shuajë kurrë dashurinë e një populli për liri. Brutaliteti nuk mund ta mposht vullnetin e njeriut të lirë. Dhe Ukraina nuk ka për të qenë fitore për Rusinë. Kurrë!See Insights and AdsBoost post

All reactions:44

Filed Under: Komente Tagged With: Rafaela Prifti

Ambasada e Kosovës në Zvicër vatër e unitetit

February 24, 2023 by s p

Dashnim Hebibi

Bashkimi e bënë fuqinë! – Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, mbrëmë më 23.02.23 në Bern, ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe ate pak metra nga Parlamenti zviceran dhe përballë Helvetiaplatz, vend që njihet nga të gjithë veprimtarët, që jetojnë e veprojnë në Zvicër e sidomos nga ata, që kanë organizur apo marë pjesë në protesta të shumta, kundër regjimit të Serbisë.
Ky vend dridhej në ate kohë nga veprimtarët e të gjitha trevave shqiptare. E sonte, padyshim, se shumë nga ata që kanë kontribuar për pavarësi të Kosovës, ju ka kujtuar ai vend.
Shumë të tjerë, që kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur fatin ta shohin Kosovën e pavarur, perendia ia bëftë dritë në përjetësi.
Në mesin e shumë të pranishmëve, ishte edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe stafi i tij, pastaj veprimtarë, familjarë dëshmorësh, intelektualë, afarist, prijës fetarë e sportistë, nuk na harruan edhe neve nga Krahina e Mollës së Kuqe. Në mesin e shumë zviceranëve, diplomatë të shteteve të tjera që veprojnë në Zvicër ishte edhe sekretarja e shtetit të Zvicrës, Livia Leu e cila mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Ishte ambasadori Kukeli ai i cili me një fjalë modeste dhe me plot kuptim, fjalim brilant, falënderoi çdo bashkatdhetarë për kontributin që e ka dhënë për një Kosovë të pavarur si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me shtetin zviceran dhe popullin e saj. Ai ndër të tjera përmendi edhe kontributin e mërgatës sonë që e ka dhënë e po e jep në të gjitha drejtimet në Zvicrën mike. Pas intonimit të himneve të gjithë e kuptuan se programi festiv filloi e salla ishte e përmbushur. Në një atmosferë të papërshkrueshme me fjalë, ambasadori i Kosovës, Z. Sami Ukelli dhe stafi i tij edhe njëherë dëshmuan, se Ambasada e Kosovës është institucioni që do të bashkoj edhe në festa të tjera të gjithë shqiptarët, pavarësisht, se nga cila trevë vijnë, në çfarë subjekti politikë janë, apo besimi fetarë kanë.
Kosova është e jona, për të të gjithë u angazhuan, dikush më shumë e dikush më pak, prandaj të bashkohemi edhe më shumë dhe të përcjellim amanetin e dëshmorëve, që dhanë më të shtrenjtën e kësaj bote, jetën, që ne të jemi të lirë, të kemi shtetin tonë dhe për të të punojmë shumë. Programi festiv pas dy fjalimeve, vazhdoi me disa pika artistike ose një koncert modest nga Shkodran Osmanaj dhe Leutrim Aliji.
Lavdi jetës dhe veprës dhe i përjetshëm kujtimi qoftë për ta! Në këtë kremtë isha së bashku me veprimtarin e dëshmuar të kauzës sonë kombëtare, nga Tërnoci, z.Rafet Ademi, nga ai vend i Komandant Lleshit, Dr.Llukman Halilit, Akademikut, Nexhat Daci, shkrimtarit të njohur, Skender Gashi, diplomatit, Shaip Kamberi, kryetarit të komunës së Bujanocit, Dr. sc. Nagip Arifi e shumë atdhetarëve të tjerë, që ka dhënë kjo pjesë e tokës së Peonis Dardane, takuam shumë miq dhe me disa bëmë edhe foto kujtimi. Ju takofshim në gëzime! Faleminderit Ambasadorit, z.Sami Ukelli dhe stafit të ambasadës për ftesën!

Filed Under: Komente

Kosova 15 vjet shtet, festë te shqiptarët në Bruksel

February 24, 2023 by s p

Të shtunën më 18/02/2023, në Bruksel të Belgjikës, në ambjentet e Qendrës kukturore Vatra, organizohej një shfaqje kulturore të Shkolës shqipe Vatra për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas fjalës së kryetarit të Qendrës kulturore Vatra, politikani z. Ahmet Gjanaj, nënkryetar i komunës ku mbahej spektakli, për të vënë theksin tek rëndësia e mësimit të gjuhës shqipe për mbijetesen e një komuniteti të mirëfilltë e atdhetar, mori fjalën Ambasadori i Kosovës z. Agron Bajrami, konsulla e Shqipërisë znj. Viola Kaloshi dhe historiani z. Ragip Zekolli për një fjalë përshëndetje. Fjalën kryesore dhe e fundit e morën nxënësit e shkollës shqipe Vatra që recituan, kënduan e vallëzuan ashtu siç janë mësuar te shkolla shqipe me atdhedashuri e përkushtim. Në fund të programit, performoi grupi i valleve Vatra që ka vite që mahnitë skenat dhe sheshet publike të Belgjikës.Shkolla shqipe Vatra funksionon për gati 20 vjet dhe ka dorëzuar mbi 700 dëftesa. Veprimtaria e saj në dobi të komunitetit shqiptar është e konsoliduar.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT