• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia është e pafytyrë dhe hipokrite

January 6, 2026 by s p

Harry Bajraktari/

Nga njëra anë, ankohet vazhdimisht për të drejtat e serbëve në Kosovë 🇽🇰, ndonëse mënyra se si Kosova i trajton komunitetet pakicë është shembull për mbarë botën; ndërsa nga ana tjetër, shkel në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme të drejtat që u takojnë shqiptarëve 🇦🇱 në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Këto nuk janë raste të izoluara, por lojëra dhe politika të qëllimshme të Serbisë, të cilat po i sheh qartë edhe Amerika dhe bota.

Beogradi ndjek një strategji të hapur diskriminimi dhe shtypjeje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndërsa serbët në Kosovë gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj dhe janë plotësisht të integruar në shoqëri, duke marrë pjesë në jetën publike, arsim dhe institucione, shqiptarët në Luginën e Preshevës jetojnë nën presion të vazhdueshëm dhe frikë. Në vend të trajtimit të barabartë, ata përballen me intimidim përmes masave administrative, pasiguri mbi statusin e tyre ligjor dhe përjashtim sistematik nga proceset vendimmarrëse. Ky kontrast nxjerr në pah standardet e dyfishta që aplikon Serbia dhe tregon nevojën urgjente për vëmendje ndërkombëtare dhe llogaridhënie.

Para një muaji, kjo çështje u ngrit edhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara 🇺🇸 nga kongresmeni Keith Self, gjatë një seance ku ekspertë të njohur paraqitën dëshmitë e tyre mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

🇦🇱🇽🇰🇺🇸Shqipëria, Kosova dhe komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të veprojnë së bashku, të flasin me një zë dhe të kërkojnë veprim urgjent dhe konkret nga komuniteti ndërkombëtar.

⚠️ Serbia është e pafytyrë dhe hipokrite ⚠️

Nga njëra anë, ankohet vazhdimisht për të drejtat e serbëve në Kosovë 🇽🇰, ndonëse mënyra se si Kosova i t… See more

Harry Bajraktari · Original audio

Harry Bajraktari · Original audio

Harry Bajraktari · Original audio

Harry Bajraktari

 · 

Follow

 · 5 Jan  · 

Filed Under: Komente

Roli i Ahmet Zogut në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës

January 5, 2026 by s p

Shpetim Axhami/

Muaji Janar është muaji i Kongresit të Lushnjës, ngjarjes më vendimtare për shpëtimin dhe ringritjen e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore.

Roli i Ahmet Zogut në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës ishte thelbësor dhe i pazëvendësueshëm.

Ahmet Zogu erdhi në Kongresin e Lushnjës si përfaqësues i krahinave me tradita të thella patriotike veriore.

I shoqëruar nga qindra luftëtarë besnikë, ai luajti rol kyç në garantimin e sigurisë së punimeve të Kongresit dhe në zbatimin konkret të vendimeve të tij.

Duke vlerësuar origjinën e tij nga familja e madhe patriotike Zogolliane, aftësitë personale, autoritetin dhe krahinën që përfaqësonte, Kongresi e zgjodhi unanimisht Ahmet Zogun Ministër të Brendshëm, ndonëse ai nuk kishte mbushur ende 25 vjeç.

Menjëherë pas përfundimit të Kongresit, pasditen e 31 janarit 1920, Ahmet Zogu, si Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore, ku shpjegonte arsyet e mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjës dhe vendimet historike të marra për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin.

Gjatë punimeve të Kongresit, ra në sy temperamenti i vendosur dhe guximi politik i Ahmet Zogut, çka bëri që delegatët të fitonin admirim për të dhe ta votonin unanimisht për një nga postet më delikate të shtetit.

Ndërkohë, Qeveria e Durrësit, e mbështetur edhe nga forcat ushtarake italiane, u përpoq me çdo mjet të pengonte zbatimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës.

Përballë presioneve dhe kërcënimeve të armatosura, disa delegatë nga Tirana, Elbasani, Kavaja dhe Shijaku shprehën mendimin që të qëndronin përkohësisht në Lushnjë, nga frika e sulmeve të mundshme nga forcat italiane, të nxitura nga qeveria e Durrësit.

Këtë qëndrim e kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili u tha delegatëve:

“Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdoshmërisht dhe pa asnjë vonesë. Kjo kërkon guxim dhe punë. Unë po nisem për në Tiranë; kush të dojë, le të qëndrojë këtu.”

Siç ishte parashikuar, gjatë rrugës për në Tiranë, në Kavajë, forcat italiane të armatosura me topa dhe mitraloza i prenë rrugën Ahmet Zogut dhe shoqëruesve të tij. Një oficer italian i kërkoi ndalimin e marshimit, por Ahmet Zogu e kundërshtoi prerë, duke deklaruar:

“Unë nuk njoh asnjë autoritet tjetër, përveç Kongresit të Lushnjës.”

Pas një debati të ashpër, që rrezikoi të shndërrohej në përplasje të armatosur, oficeri italian u tërhoq dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut për të hyrë në qytetin e Kavajës. Në Kavajë, Ministri i Brendshëm qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe administratën vendore, duke vendosur autoritetin e qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës.

Ky veprim e alarmoi qeverinë e Durrësit, e cila, duke kuptuar se nuk mund ta ndalte dot me forcë, u përpoq të përdorte dredhi politike. Ajo i dërgoi Ahmet Zogut një delegacion, duke propozuar zhvendosjen e kryeqytetit në Vlorë dhe thirrjen e një kongresi tjetër kombëtar, me kusht anulimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjës.

Ahmet Zogu e refuzoi kategorikisht këtë propozim dhe delegacioni u kthye pa asnjë rezultat. Falë guximit, vendosmërisë dhe këmbënguljes së Ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu,

Në detyrën e Ministrit të Brendshlm, ai luajti një rol të pazëvendësueshëm në vendosjen e rendit dhe autoritetit shtetëror në një Shqipëri të trazuar.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u vendos në Tiranë dhe që nga ai moment, Tirana mbetet kryeqytet i Shqipërisë, dhe prej këtu nis kristalizimi real i shtetit modern shqiptar nën udhëhesqjen e Ahmet Zogu si kryeministër, president dhe Mbret i Shqptarëve.

Filed Under: Komente

Strategjia globale e SHBA-së dhe Shqipëria natyrale si bosht i interesave strategjike në Ballkan

January 5, 2026 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

1.Shqipëria Natyrale si realitet strategjik

Në arkitekturën e re të rendit ndërkombëtar, ku përplasja midis demokracive perëndimore dhe autokracive lindore po merr dimensione gjithnjë e më të qarta, Ballkani Perëndimor mbetet një hapësirë me rëndësi të veçantë gjeostrategjike. Në këtë kontekst, Shqipëria Natyrale – si hapësirë historike, politike dhe gjeografike shqiptare – shfaqet jo vetëm si realitet kombëtar, por si boshti natyror i mbrojtjes së interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

SHBA nuk operon mbi baza sentimentale, por mbi interesa afatgjata të sigurisë, stabilitetit dhe ndikimit global. Pikërisht në këtë prizëm, faktori shqiptar përbën një aleat të qëndrueshëm, të besueshëm dhe strategjik.

2. Dimensioni gjeopolitik: Shqipëria Natyrale si nyje sigurie

Hapësira shqiptare shtrihet në një korridor strategjik që lidh:Adriatikun me Mesdheun Lindor,Evropën Qendrore me Lindjen e Afërt,NATO-n me zonat e brishta të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Kosova, si zemra gjeopolitike e Shqipërisë Natyrale, përfaqëson një pikë kyçe të kontrollit strategjik. Prania ushtarake amerikane në Bondsteel nuk është rastësi, por një investim afatgjatë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

Ilustrim konkret:Ndryshe nga Serbia, e cila luan në mënyrë të dyfishtë midis Perëndimit dhe Rusisë, faktori shqiptar ka mbajtur një vijë të qartë pro-amerikane dhe pro-NATO që nga vitet ’90 e deri sot.

3. Dimensioni historik: Aleancë e ndërtuar mbi besim

Marrëdhënia shqiptaro-amerikane nuk është e rastësishme. Ajo është ndërtuar mbi:mbështetjen e pavarësisë së Shqipërisë (1919–1920),ndërhyrjen vendimtare të SHBA-së për çlirimin e Kosovës (1999),mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.

Kjo aleancë ka krijuar një kapital besimi strategjik, i cili mungon thellësisht në raportet e SHBA-së me aktorë të tjerë rajonalë.

 Ilustrim krahasues:Ndërsa Serbia shihet nga Uashingtoni si faktor destabilizues me ambiguitete strategjike, shqiptarët perceptohen si faktor stabiliteti, paqeje dhe orientimi perëndimor të pakthyeshëm.

4. Dimensioni ushtarak dhe i sigurisë

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe roli i Kosovës si partner strategjik i SHBA-së krijojnë një bosht sigurie shqiptaro-amerikan në Ballkan.

Shqipëria Natyrale shërben si:platformë e sigurt për operacione të NATO-s,hapësirë mbrojtëse ndaj depërtimit rus,faktor neutralizues ndaj projekteve hegjemoniste serbo-ruse.

Ilustrim aktual:Në çdo krizë rajonale, nga Ukraina te Lindja e Mesme, SHBA i kushton rëndësi rritjes së stabilitetit në Ballkan përmes forcimit të aleatëve të besueshëm – dhe ky rol i takon qartazi faktorit shqiptar.

5. Dimensioni energjetik dhe ekonomik

Ballkani është gjithashtu një zonë tranziti energjetik. Hapësira shqiptare ofron:dalje strategjike në Adriatik,korridore alternative energjetike që reduktojnë varësinë nga Rusia,potencial për investime amerikane në infrastrukturë dhe siguri energjetike.

Këto elemente e bëjnë Shqipërinë Natyrale pjesë të logjikës amerikane të diversifikimit strategjik.

6. Shqipëria Natyrale përballë rendit të ri global

Në një kohë kur SHBA po ridimensionon aleancat e saj dhe po ndëshkon aktorët destabilizues (siç po ndodh me regjime autokratike në nivel global), mesazhi është i qartë:

 Kush qëndron me Perëndimin, forcohet; kush e sfidon atë, izolohet.

Në këtë rend të ri, Shqipëria Natyrale nuk është problem për stabilitetin rajonal, por zgjidhje strategjike për interesat amerikane dhe euroatlantike.

7.Shqipëria Natyrale – aleat, jo alternativë

Strategjia amerikane në Ballkan nuk mund të ndërtohet mbi ambiguitete, por mbi aleatë të provuar. Në këtë kuptim, Shqipëria Natyrale është partneri më i natyrshëm, më i besueshëm dhe më strategjik i SHBA-së në rajon.

Filed Under: Komente

Sigurinë globale e dominon SHBA

January 4, 2026 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Operacioni special për arrestimin e Maduros është një demonstrim spektakular force dhe inteligjence që do të futet në librat e historisë. Saktësi, Shpejtësi, Befasi, Mashtrim, Goditje taktike, Koordinim dhe integrim profesional i 16 agjencive të inteligjencës, 5 komandave strategjike ushtarake dhe 5 niveleve të inteligjencës.

Mesazhi është i qartë: sigurinë globale e dominon SHBA. Vetëm SHBA ka kapacitetin, fuqinë dhe profesionalizmin për të ekzekutuar operacione të këtij niveli. Arrestimi i Maduros, sipas Presidentit Trump, është paralajmërim për të gjithë diktatorët, kriminelët dhe autokratët që sfidojnë rendin ndërkombëtar.

Maduro dhe klani i tij kanë shtypur, vjedhur dhe dhunuar popullin e vet, kane vjedhur zgjedhjet dhe kane burgosur opoziten. Kanë ndërtuar pushtetin mbi trafik droge, armë, terror shtetëror dhe bashkëpunim me regjime antidemokratike, po arroganca ndaj ligjit ndërkombëtar më në fund mori fund.

Ky operacion ka tronditur themelet e liderëve hajdutë të Ballkanit Perendimor, ata të cilët mbahen në pushtet vetëm përmes krimit, drogës, korrupsionit dhe shtypjes së popujve të tyre, duke bere qe politika e tyre po zbraz vendet nga qytetarët.

Arrestimi vjen në momentin kur është paralajmëruar pastrimi i politikës shqiptare dhe ballkanike nga politikanë RaMaduro të lidhur me rrjete transnacionale të drogës në Amerikën Qendrore dhe Latine, që pastrojnë paratë në Ballkanin Perëndimor.

Koha po mbaron.

Drejtësia ndërkombëtare po afrohet.

Tik tak… Tik tak…Rilindje!

Filed Under: Komente

Kastrioti, me firmë e me vulë

December 31, 2025 by s p

Virgjil Kule/

Meraku më i madh i Skënderbeut kishte të bënte me njohjen e tij si subjekt juridik, si në planin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kjo ishte një punë tepër e vështirë. Ai erdhi nga Perandoria Osmane, krejt i panjohur në Perëndim. Kriza e panjohjes juridike duhej kapërcyer me çdo kusht.

Duhej firmosur, herët a vonë, në prani të noterit, ndonjë traktat, ndonjë marrëveshje apo ndonjë dokument tjetër me vlerë juridike.

Po si i vendosi firmat?

Nëpërmjet diplomacisë dhe nëpërmjet betejave.

Firmën e parë, atë lokale, e vendosi në Kuvendin e Lezhës. Të dytën, atë ndërkombëtare, në traktatin e paqes që bëri me Venedikun, pas një lufte të ashpër kundër tij, në vitin 1448. Pastaj erdhi e treta, me Alfonsin e Napolit; e katërta, me Sulltan Mehmetin; e pesta, sërish me Venedikun… e kështu me radhë.

Kastrioti u bë palë juridike (me vulë e me firmë), si në marrëdhëniet me të vetët, ashtu edhe me perëndimorët e me osmanët. Një proces sui generis, i denjë për manualet juridike.

(Hollësitë te libri “GJ.K.S. – Kryqtari i Fundit”)

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT