• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Miq të Korçës” krijojnë degë në Uster

October 5, 2016 by dgreca

NGA ARDIAN MURRAJ*/

“Miq të Korçës”, është emri i një shoqate të re shqiptre që do të fillojë të ndeshet e përhapet më shpesh ndër bisedat e bashkëatdhetarëve mërgimtarë të SHBA-së. Nisma e ndërrmarrë nga Shqipëria përshkoi disa shtete dhe qytete duke u ndalur fundjavën e kaluar në Boston dhe Uster të Masaçusetsit. Drejtuesi i saj zoti Gjergji Gjinko (ish kryetar i Bashkisë së Korçës), zhvilloi takime me shqiptaro-amerikanë të shoqërive adhetare-kulturore, biznesmenë e profesionistë të fushave të ndryshme si dhe përfaqësues të pushtetit vendor me origjinë shqiptare. 

Takimi i së Djelës më 2 Tetor, parashtroi disa nga idetë e nismës “Miq të Korçës”, e cila vjen në një kohë kur qyteti dhe rajoni rreth Korçës ndjejnë nevojën për një forcim dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe shoqëror, kulturor dhe teknologjik, mirëqënie dhe edukim për popullsinë dhe kjo për shkak se treguesit e tanishëm shoqërohen nga rënie të theksuara, largim i popullsisë së re në moshë jashtë atdheut apo në qytete të tjerë më tërheqës për punë dhe kushte të jetesës. Zoti Gjinko, tregoi se e ardhmja e Korçës është në interesin e të gjitheve dhe në të gjithë vendin dhe se mënyra se si e shikojmë sot bashkëpunimin na bën të mundur të:

1- Tërheqje projektesh dhe sigurim të burimeve financiare të çdo niveli. 

2- Përfshirja në këtë ndihmë e shqiptarëve të diasporës. 

3-Vendosja e përparësive si arsim-edukimi dhe punësimi i të rinjve për vitet e shkollës dhe njohja e tregut të punës. 

4- Rritja e veprimtarive të organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen e vlerave të trashigimnisë kulturore dhe muzeale. 

5- Shkëmbimi i informacionit, njohja dhe promovimi i biznesit vendas. 

6- Tradita e ndihmes dhe bamirësisë (filantropisë) korçare për mbështetjen e individëve të talentuar, ideve të spikatura dhe rinisë arsim dashëse. 

7- Plotësimi i tërë këtyre çështjeve të mbështetet krahas ndërtimit të një rrjeti me shtrirje në çdo qytet të shqipërisë si dhe në diasporë, pra aty ku Korça për vlerat e saj gjen mbështetës dhe miq të saj. 

8- Organizimi i takimeve të prmuajshme, seminarët e deri konferencat vjetore do të mbeten një rrugë e vazhdueshme për të treguar thithjen e ideve të reja si dhe paraqitjen e punës së bërë dhe arritjet.

Nga gjithë të pranishmit u dhanë mendime të cilat tregojnë se ka dashamirësi dhe do të punohet për të gjetur fushat konkrete të bashkëpunimit. Donna Colorio- pranë departamentit të edukimit në Uster dhe me preardhje familjare nga Korça tregoi se : – Jam e kënaqur për ftesën në këtë takim të parë ku u hodhën idetë e bashkëpunimit mes bashkësive të të dy qyteteve Usterit dhe Korçës. Mendoj se ishte e rëdesishme që filluam me ngritjen e një rrjeti për t’u gjendur pranë si dhe pr të ndihmuar me ndonjë ide. Ishte mirë kur dëgjuam për disa arritje që janë bërë, por edhe me probleme të mprehta të rinisë shkollore të qytetit si largimi nga shkolla dhe mungesa e perspektivës dhe se si ishkryetari përpiqet të tregojë se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim. Nga ana jonë përsa i përket përvojës sonë në udhëheqësinë vendore ne dhamë ato ide që mendojmë se ecin më tej pasi kemi nxjerrë edhe ne mësimet tona nga vështirësitë. Për të ardhmen mendoj se shtrirja e rrjetit, ndërtimi i një faqeje në internet, facebook-u do të jetë fillimisht ndërtimi i lidhjeve dhe interesimit brenda dhe jashtë vendit. 

AM:- U ndalët edhe në Uster, si ju duk takimi? 

Gjergji Gjinko: – Po, Usteri ishte stacioni i fundit i turit që unë ndërmorra për t’u takuar me shqiptarët kryesisht nga Korça dhe që dëshirojnë që të kontribuojnë për Korçën. Këtë e bëra duke paraqitur platformën e shoqatës së sapo krijuar dhe kam vizituar disa qendra në shtete dhe qytete të SHBA-së ku edhe përqendrimi i shqiptarëve është i madh, si Uashington, Baltimor, Nju-Xhërzi, në Nju-Jork dhe Çikago (bashkë me Presidentin Nishani në takimin e madh të përfaqesuesve të shoqatave shqiptare të diasporës), dhe së fundi në Boston dhe Uster. E vlerësoj takimin e sotm ishte i arrirë ku veç veprimtarëve ishin të pranishëm ishkryetarja e Bashkisë Konstantina Lukes, Dona Kolorio për arsimin ( të dyja me origjinë shqiptare), profesorë dhe pedagoë të kolegjeve si dhe përfaqësues dhe anëtarë të Kishës Shqiptare. Të gjithë ishin dëgjues të vemendshëm, ndihmues për të dhënë një dorë dhe mendimet e tyre. Unë mblodha idetë e vlefshme sigurova bashkëpunim dhe do të kem mbështetjen e tyre ne takimet më t ë para që ne do të mbajmë në Korçë me përfaqësinë e gjithë komunitetet shqiptare të diasporës. 

AM:- Vura re se nga bashkëbiseduesit u dha ideja e prdorimit të massmedias dhe rrjeteve sociale si një mundësi më e shpejtë lidhjeje e shoqatës suaj dhe shtrirjes së saj si dhe juve ju bë ftesa për ta vizituar Usterin vitin e ardhëshëm në kohën e Festivalit Shqiptar,… Pra duket se keni mjaft ngarkesë gjatë kësaj kohe dhe si e shihni atë? 

Gjergji Gjinko:– Lidhja me internetin na jep mundesi dhe na e rrit volumin e punës, por krahas kësaj ardhja ime këtu është e pazevendësueshme pasi janë kontakte më direkte. Kanë kosto nga njëra anë, por edhe një rezultat fantastik., pasi ndërtohet një besim reciprok dhe besueshmëri. Kjo është një garanci për mua. Ndërsa për sa i përket funksionimit në rrjet si një strukturë me qendër në Tiranë, dhe degë në Korçë si dhe ato të diasporës së bashku do të jenë një lidhje e drejtpërdrejtë me njerzit në Korçë për t’i ndihmuar ata. Ajo që do të theksoja si më kryesore për shoqatën tonë tani është parandalimi i largimit te popullsisë me moshë të re nga qyteti, kjo është një “hemorragji”… një rënie shumë shqetësuese e numurit të popullatës. Kjo me ndikim ekonomik e varferi për rajonin pasi ikën fuqia më e aftë puntore, rinia dhe e ardhmja e qytetit. Ne duam t’ja parashtrojmë këtë gjithë niveleve të qeverisjes për t’u orjentuar dhe bërë projektet e duhura për të ngjallur besimin dhe shpresën tek njerzit për të punuar dhe jetuar atje. Këtë do ta nisim me punësimin si prioritet, vendet e puns dhe kjo besoj se duhet të jete ne prioritetet e çdo qeverije. 

AM: Jeni ndër të paktit me mision të tillë. Unë jam këtu prej gati 15 vitesh dhe nuk kam parë ndonjë interesim zyrtar me Usterin, qofte edhe me një takim të thjeshtë si ky i sotmi. 

Gjergji Gjinko: – Usteri përbën komunitetin më të vjetër shqiptar të ardhur nga zona e Korçës, ai mbetet me një identitet të fortë në amerikë janë rreth 20,000 siç e thatë dhe përbën një potencial të jashtë zakonshëm ndihme dhe na bën që t’i drejtohemi. Unë kam ardhur me ftesën e tyre dhe jam takuar thuajse me çdo nivel, pushtetin vendor, bashkinë, kongresmenë, drejtues te kishës, drejtues të komuniteteve të biznesit, pedagogë e profesorë me nivel akademik të cilët sëbashku na e shtojnë besimin, na bëjnë më serioz dhe do të jetë një partneritet afat gjatë ndryshe nga ato raste që përmendët. Janë shumë burime që nuk janë zgjuar dhe shfrytëzuar dhe besoj se ne do ti vjelim frytet e bashkepunimit. Di të them se lidhjet me Usterin janë në zemrat e korçarëve pasi njerzit e këtij qyteti kanë ndihmuar dhe në kohët e vështira të komunizmit, për të sjellë ndonjë ndihmë, ilaçe, paisjet elektronike, ndihma ushqimore apo financiare. Ndërsa më pas me brezin e ri të emigracionit rrugët u hapën dhe besoj se duhet ndjekur puna e shkëlqyer e brezit të vjetër duke dhenë një shembull që jo vetëm Korça, por edhe shumë qytete të Shqipërisë të mbë shteten nga diaspora dhe të zhvillohen e bashkë me to i gjithë vendi ynë, si shumë shtete të tjera në botë.

AM:- Jeni këtu në zhvillimet e zgjedhjeve presidenciale? Si i shihni rivalët demokratë me ata republikanë dhe kush mendoni se do të jetë fitues, Hillari apo Tramp? 

Gjergji Gjinko: – Po debati është i nxehtë. Edhe në tavolinë folëm rreth tij. E ndjekim shumë në Shqipëri përmes TV-së. Gjithshka rreth fushatës, opinione debate… SHBA-ja për ne ka demonstuar një politikë përkrahëse rreth Shqipërisë dhe Kosovës dhe besoj se kandidati që do të fitojë do të ketë vemendjen e duhur për ne ose për të qënë më të saktë ne duhet të jemi më të vemendshëm për të siguruar lidhejn e duhur me këtë aleat të madh dhe të natyrshëm, mbrojtës i interesave të kombit shqiptar. Pra e ndjek me interes këtë garë dhe shpresoj se dhe vizita ime t’i shërbejë lidhjeve politike që kemi me përfaqësuesit e kongresit dhe të senatit për t’u dhënë atyre një tabllo të saktë të arritjeve si edheproblemeve që kemi në Shqipëri për të siguruar një vazhdimësi të lidhjeve tona. Pra edhe ky projekt i Korçës nuk është i vogël, duke folur për të edhe në kto nivele them se kjo ështe e nevojshme që ne t’ja dalim mbanë duke siguruar lidhjet dhe burimet e ndihmës nga të gjithë ata faktorë dhe aktorë që përmendëm më lart. 

AM:- Pra parashikimi Hillari apo Tramp? 

Gjergji Gjinko:- E kam të vështirë parashikimin. Gara ësht e fortë dhe kandidatët pranë njëri-tjetrit. Me siguri do të gaboja nëse do të thoshja njëri ose tjetri. Mendoj se cilido që të jetë fituesi ne duhet që të kemi stafe të atillë të përgatitur në qeverisje që të punojnë në dobi të Shipërisë dhe në dobi për Korçën. 

AM:- Edhe këtu si bisedë e lirë vura re se politika ishte e pranishme. A ka ngjasime me Shqipërinë? 

Gjergji Gjinko:- Po biseda ishte e nxehtë, si në Shqiperi, më bëri përshtypje, por them se e rëndësishme ishte se njerzit janë në thelb njëlloj, ne jemi një demokraci e re dhe kemi nevojë për një politikë më të moderuar dhe në interes të kombit dhe këtë duhet ta bëjnë partitë politike ashtu sikurse edhe këtu të dyja palët mbrojnë interesat e amerikës. 

AM:-Ju faleminderit!

gjergji1gjergji2gjergji3gjergji4gjergji5gjergji6gjergji7gjergji8gjergji9gjergji10gjergji11gjergji12gjergji13gjergji14gjergji15gjergji16(Kortezi:VOAL)

Filed Under: Komunitet Tagged With: "MIQTË E KORÇËS", boston, u krijua ne Uster

Kosovë-EULEX, bashkëpunim në veri

October 4, 2016 by dgreca

-Vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë të EULEX dhe komunave në veri të Kosovës/
 -Shefja e EULEX takim me kryetarët e komunave në veri dhe vizitë Gjykatës Themelore në Mitrovicë/
 PRISHTINË, 4 Tetor 2016-B.Jashari/ Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Mitrovicës Veriore, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. 
 Njoftimi i dërguar thekson se, ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri.  Papadoupolou i përgëzoi kryetarët e komunave në veri për angazhimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për këtë mision si dhe për komunitetin lokal.
 “EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Papadopoulou, duke shtuar se integrimi gjyqësor është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti.
 Pas këtij takimi, Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme, bën të ditur njofimi i EULEX.
Shefja e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), grekja Alexandra Papadopoulou, ka marrë detyrën në 1 shtator 2016.
Katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica Veriore, Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë nga komuniteti serb.

Filed Under: Komunitet Tagged With: bashkëpunim në veri, Eulex

Toronto,Koncert për shenjtërimin e Nënë Terezës

October 3, 2016 by dgreca

 

2-ruku-em-indianen

1-me-priftin1-ok-koncert2-vajzat-1Një koncert për Shenjtoren Nënë Terezë, që bashkoi Shqiptarë e indianë, katolikë, krishterë e muslimanë, të gjithë moshat e të gjithë trëvat . Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze si dhe Misioni Katolik “E lumja Nanë Terezë” në Toronto nën kujdesin e Don Xhovanit, mikpritës I këtij eventi, organizuan një koncert për të nderuar Shenjtërimin e Nënë Terezës, që u zyrtarizua më datën 4 Shtator 2016 në Vatikan, një ngjarje e madhe historike për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. E veçanta e këtij koncerti është përfshirja e shumë pjesëmarrësve për ti dhënë këtij koncerti një kuptim më të madh bashkëpunimi e për të shprehur mirënjohjen e pakufishme për jetën dhe veprën e ndritur të Nënë Terëzës, e cila bëri që Shqiperia një vend I vogël të ketë një Shenjtore të madhe. Moderimin e beri Ylli I kinematografisë, shqiptaro kanadezja Ana Gola e cila e filloi me thënjen e nënë Terezës: By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.Ana ftoi pjesëmarrësit për të dëgjuar Hymnin e nënë Terezës të kënduar nga e madhja Inva Mula. Pasi falenderoi në emër të SHBSHK pjesëmarrësit në këtë koncert që janë te shumtë në numër duke filluar me aktorin e mirënjohur Xhemi Aga, ish nënkryetar I kësaj shoqate, regjisorin Ervin Meço, Korin e femijëve të Torontos nën drejtimin e palodhur të znj.Ina Xoxa, korin e fëmijëve të kishës katolike drejtuar nga znj. Florinda Gjergji, grupin e shoqatës Indiano-Kanadeze, “Rhythm” të mundësuar nga Znj.Shashi Bahtia, lidere e këtij komuniteti. Nxënësit e shkollave shqipe në Toronto, përfaqësuar nga znj..Polina Muça, grupin e valleve “Shqiponjat e Vogla” nën drejtimin e koreografit të mirënjohur Ramazan Këllezi, president I SHBSHK. DJ ViSi I cili është I pranishëm në shumë aktivitete të shoqatës dhe në menyrë të veçantë Z.Ilir Lena producent I “Pasqyra Shqiptare” për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që I jep kësaj shoqate duke përcjellë në çdo vater shqiptare aktivitetet e saj. Ky falenderim shumëfishohet pasi të gjithë ata që organizuan dhe punuan për këtë koncert kanë një emërues të përbashkët, janë Vullnetarë. Ana Golja, pranoi me kënaqesi edhe këtë radhë ftesën si shumë herë të tjera për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar Nëne Terezës jo vetëm duke moderuar por edhe duke kënduar një këngë të re të saj enkas për këtë event.Koncerti u vazhdua me. Valle me motive të Tiranës me koreografi të Ramazan Këllezit nga grupi I valleve Shqiponjat e Vogla, me një Recitim për Nënë Terezën nga Henry Pasha. Një përshëndetje nga znj. Shashi Bahtia përfaqësuese e komunitetit Indian, e cila falenderoi Shoqatën Shqiptaro Kanadeze për këtë bashkëpunim dhe në veçanti Dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK për inkurajimin dhe nxitjen për të bashkëpunuar për këtë koncert në respekt të Shenjtotes Nënë Terezë, për të cilën e ndje shumë e privilegjuar. Programi vazhdoi me grupin Rhythëm i shoqatës Indiano- te cilët interpretuan tre valle tradicionale. Valle me motive kosovare nga Shqiponjat e Vogla, e me tej Pjesa Teatrale- Një pjezës e dramaturgut Bashkim Kozeli, regji të Ervin Meços, Koreografi të Ramazan Këllezit, interpretoi grupi tetral I shoqatës, aktori i mirënjohur Xhemi Agaj, te rinjtë Marvisa Llupo,Olivia Xoxa,Scott Xoxa, Gerd Bizi dhe Sara Llupo Poezi per nene Terezen nga Fjona Brajoviq pergatitur nga Polina Muça Kori I fëmijeve të Totontos drejtuar nga Inan Xoxa, orkestroi këngët Entela Galanxhi me këngë për Nënë Terezën, I think you’re wonderful, jemi një s’jemi dy etj.Valle O kce moj çike- Grupi I valleve soliste Artes Këllezi, dhe me një mbyllje të mrekullueshme ku të gjtthë artistët dhe organizatorët sëbashku kënduan këngën tashmë shumë të mirënjohur Xhamadani Vija- Vija. ANA falenderoi pjesëmarrësit për prezencen dhe uroi të shihemi në aktivitetet e tjera të SHBSHK. FALEMINDERIT të gjtihëve që e bëtë të sukseshmëm këtë koncert për nder të Shenjtores Nënë Terezë.

1-flet

3-koncert

Filed Under: Komunitet Tagged With: koncert, Ruki Kondaj, shenjterimi i nene Terezes, Toronto

NJOFTIM MORTOR

October 3, 2016 by dgreca

Vdiq në Bruklin në moshën 91 vjeç, Ushtar (Tare) Siqeca/ (11 Shtator 1925 – 3 Tetor 2016)/

1-tare-siqeckaBROOKLYN NY : Në Bruklin – Nju Jork, njofton familja Siqeca – nga Kurjani – Roskovec, Fier, se në moshën 91vjeçare, ka vdekur, nga një sëmundje e gjatë Uashtar Muharrem Siqeca.

Ai mbylli syt i rrethuar nga djali Elmir Siqeca, e bija e tij Altina Sina – Siqeca, nusja e djalit, dy nipat dhe dy mbesat,

Uashtar Tare- Siqeca, ka qenë njeri prej atyre simboleve të vuajtve të dikaturës komuniste në Shqipëri, pinjolli i njërës prej familjve më të njohura në zonën e Mallkastrës, që asnjëher nuk u dorzua, ngaqë besonte shumë në Zot dhe SHBA gjatë gjithë jetës së tij.

Tare Siqeca, siç i thërrsnin atij, kishte vuajtuar dënimin e tij me 8 vjet burg, në burgjet e tmershme të diktaturës, në Shqipëri, i dënuar për agjitacion e propagandë ( Neni famëkeq 55) sepse, ai kishte shprehur diku ëndrrën Amerikane, dhe folur për kampionin e demokracisë e lirisë, që e deshte aq shumë sa vet jeta tij.

Paçka se ai pa burgun, dhe interrnimin në kooperativën e Kurjanit me gjithë familjen, e gjërë të tij, dy vëllezërit  e dy motrat, xhaxhallarët dhe mbarë farefisin Siqeca, gjatë gjithë kohës së regjimit komunist, i privuar dhe i keq trajtuar familjerisht gjatë 46 viteve, deri sa kur ndodhën ato ndryshime dhe regjimi i tiranë i Tiranës, ra – dhe ai me familjen e tij fitojë lirinë, e aq dëshiruar, asnjëherë nuk u përkul, por qëndrojë me karakter të fortë, krenar dhe dinjitoz për familjen dhe bindjet e tij anti komuniste.

Tare Siqeca, kishte ardhë në Amerikë, dhe ishte sistemuar me bashkim familje me të birin e tij Elmir Siqeca, mbasi djali i tij dhe e bija Altina Sina, si e arratisur fitojë azilin politik, si familje të presekutuar gjatë regjimit komunistë, në Shqipëri.

Familja Siqeca dhe Sina, njofton sot të afërmit, dashamirët dhe komunitetin shqiptarë, në zonën e Tri-Shteshit, të gjithë dashamirët, që dëshirojnë ti japin një respekt të fundit se “

Shërbimet funerale për të ndjerin do të kryhen sot ditën e Hënë, 3 Tetor, duke filluar pas dite, nga ora 5 deri në 9 pm dhe të Martën 4 Tetor, nga 10 deri në 11 para dite, në Qendrën Islamike Shqiptare në Bruklin NY (Address: 1325 Albemarle Rd, Brooklyn, NY 11226 Phone: (718) 282-0358.

Kurse : Varrimi i të ndjerit do të bëhet duke nisur me ceremoninë në orën 9 të mëngjesit, u daljen nga Xhamia në orën 10 a.m paraditen e së Martës – 4 Tetor (rreth orës 12 të mesdrekës ) në varrezat, që ndodhen në adresën:Në Washington Memorial Park Cemetery, lokaliteti Eastern Long Island.(Address: 855 Canal Rd, Mount Sinai, NY 11766 (Phone: (631) 473-0437 – 1 orë e 35 minuta larg Brooklynit)

***

Tare Siqeca final tributes will be paid at :

Brooklyn Albanian American Islamic Center Funeral Home

Address: 1325 Albemarle Rd, Brooklyn, NY 11226 Phone: (718) 282-0358

Viewing will be held on Monday afternoon from 5pm to 9pm and on Tuesday from 9 am to 10am time when Tare body will be carried to her final destination at  Washington Memorial Park Cemetery, located at Eastern Long Island.

Be half the Siqeca and Sina family We thank everybody that even without knowing Ushtar (Tare) Siqeca have supported and kept this family on their prayers during this extremely difficult time for us.

We ask that if you can please join us one more time during the announced viewing times to say the final goodbyes to this wonderful father.

By Elmir Siqeca and Altina Sina – Brooklyn NY Monday Oct.3, 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Tare Siqeca, Vdiq ne Brooklyn

Në Nju Xhersi Iu dha lamtumira Fatmira Ndregjoni(Duka)

October 3, 2016 by dgreca

Qindra bashkëatdhetarë në Nju Xhersi i dhane lamtumirën e fundit Fatmira Duka- Ndregjoni, që humbi jetën në aksidentin në Lezhë/

1-ndregjoni

GARFIELD NJ : Në Lezhë në fillim të kësaj jave ka ndodhur një tragjedi në një familje Shqiptare, me banim në SHBA. Fatmira Ndregjoni, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj Sul Ndregjoni dhe me dy të afërmit e saj drejtuesin e automjetit dhe ai me bashkëshorten e tij, u goditën nga një makinë ndërsa ishin duke hyrë në autostradë, thuhet.Familja Ndregjoni – kishte shkuar në Shqipëri, për të marrë pjesë në një gazmend familjar. Ndërkohë, kan qenë disa qindra bashkëatdhetar, kryesisht anëtar të familjes, Ndregjoni nga Peshkopia, dhe Duka nga Dibra e Madhe, të afërm të së ndjerës, miq dhe dashamirë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Fatmira Ndregjonit, e cila, është bashkëshortja e veprimtarit të njohur dhe një nga emigrantët e vjetër dibran në SHBA, Sul Ndregjonit, i cili ka pësuar dëmtime nga ky aksident.Varrimi i të ndjeres, Fatmira Duka – Ndregjoni, u bë sot ditën e djelë, në mesëdrekë, duke nisë me lutjet fetare nga Imam Muahmet Osmani, Imam Rifat Halili dhe Imami Omer Papraniku, i cili erdhi nga Xhamia e Free Hold në Nju Xhersi.Kurse, ceremonia e varrimit u bë në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, ku ju dha dhe lamtumire e fundit, mes një pikëllimi të madh dhe lotësh, ku të gjithë me rradhë hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Fatmira Ndregjonit, e cila u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare.Kortezhi mortor i qindra njerëzve, me në krye  familjart, fisit, të afërmëve, miqve dhe dashamirve, pra autokolona e makinave u shoqërua me nderime, dhe respekt gjatë gjithë rrugës nga skuadrat e makinave të Departamenti i New Jersey Sherif Police, rajoni i Passaic.E ndjera, thanë anëtarët e familjes, humbi jetën në fillim të kësaj jave – në një aksident të rëndë automobilistik, regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, teksa një automjet i drejtuar nga dy të rinjë në shpejtësi e sipër, tejet normave të lejuara, u përplasën me një goditje të fuqishme.Dy të rinjët e kan goditur automjetin ku udhëtonte Fatmira Ndregjoni nga pas dhe kan shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej pasagjereve, dhe të  ndjerës më pas që u deklarua e vdekur, gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.Kurse, burime nga vendngjarja –  ka saktesuar për shtypin shqiptarë, se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Blinishtit, në askin e autostradës Lezhë – Shkodër, duke shtuar se përplasja e dy automjeteve ka rezultuar fatale sidomos në fillim për 54-vjeçaren Fatmira Ndregjoni, ndërsa mbetën të plagosur shtetasit A.N. drejtuesi i njërit prej automjeteve, Sul Ndregjoni dhe Fatmira Ndregjoni, e cila ndërroi jetë në Tiranë, dhe u varros sot në Nju Xhersi . Të gjithë këta ndodheshin në automjetin tip Benz, me targa AA 182 LZ.Si pasojë e aksidentit u plagosën lehtë dhe u larguan nga vend ngjarja edhe dy të rinjët, që ndodheshin në Audin me targa AA 374 AR, thone lajmet nga Shqiperia.Pas përplasjes së dy mjeteve, në Benz mbetën të bllokuar dy shtetas, viktima dhe drejtuesi, nxjerrja e të cilëve u bë e mundur vetem pas prerjes së makinës me gur fresibël nga forcat zjarrfikëse. Njëra prej autoambulancave ka bërë të mundur fillimisht transportimin e 3 shtetasve, ndërsa një autoambulancë e dytë e nisur nga spitali ka transportuar viktimën dhe drejtuesin e Benzit.Policia shqiptare thuhet se po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit. Shtypi shqiptarë thotë se ky është një vend i njohur si problematik për aksidentet, pasi në të njëjtin vend, dy javë më parë, se të ndodhte ky aksident u përplasën 3 mjete, por fatmirësisht pa viktima. Ndërsa në listën e aksidenteve rrugore, pikërisht në këtë vend janë shënuar disa aksidente me pasoja në njerëz/ Beqir SINA/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fatmira Ndregjoni, Lamtumire

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 192
  • 193
  • 194
  • 195
  • 196
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT