Qindra bashkëatdhetarë në Nju Xhersi i dhane lamtumirën e fundit Fatmira Duka- Ndregjoni, që humbi jetën në aksidentin në Lezhë/
GARFIELD NJ : Në Lezhë në fillim të kësaj jave ka ndodhur një tragjedi në një familje Shqiptare, me banim në SHBA. Fatmira Ndregjoni, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj Sul Ndregjoni dhe me dy të afërmit e saj drejtuesin e automjetit dhe ai me bashkëshorten e tij, u goditën nga një makinë ndërsa ishin duke hyrë në autostradë, thuhet.Familja Ndregjoni – kishte shkuar në Shqipëri, për të marrë pjesë në një gazmend familjar. Ndërkohë, kan qenë disa qindra bashkëatdhetar, kryesisht anëtar të familjes, Ndregjoni nga Peshkopia, dhe Duka nga Dibra e Madhe, të afërm të së ndjerës, miq dhe dashamirë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Fatmira Ndregjonit, e cila, është bashkëshortja e veprimtarit të njohur dhe një nga emigrantët e vjetër dibran në SHBA, Sul Ndregjonit, i cili ka pësuar dëmtime nga ky aksident.Varrimi i të ndjeres, Fatmira Duka – Ndregjoni, u bë sot ditën e djelë, në mesëdrekë, duke nisë me lutjet fetare nga Imam Muahmet Osmani, Imam Rifat Halili dhe Imami Omer Papraniku, i cili erdhi nga Xhamia e Free Hold në Nju Xhersi.Kurse, ceremonia e varrimit u bë në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, ku ju dha dhe lamtumire e fundit, mes një pikëllimi të madh dhe lotësh, ku të gjithë me rradhë hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Fatmira Ndregjonit, e cila u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare.Kortezhi mortor i qindra njerëzve, me në krye familjart, fisit, të afërmëve, miqve dhe dashamirve, pra autokolona e makinave u shoqërua me nderime, dhe respekt gjatë gjithë rrugës nga skuadrat e makinave të Departamenti i New Jersey Sherif Police, rajoni i Passaic.E ndjera, thanë anëtarët e familjes, humbi jetën në fillim të kësaj jave – në një aksident të rëndë automobilistik, regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, teksa një automjet i drejtuar nga dy të rinjë në shpejtësi e sipër, tejet normave të lejuara, u përplasën me një goditje të fuqishme.Dy të rinjët e kan goditur automjetin ku udhëtonte Fatmira Ndregjoni nga pas dhe kan shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një prej pasagjereve, dhe të ndjerës më pas që u deklarua e vdekur, gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.Kurse, burime nga vendngjarja – ka saktesuar për shtypin shqiptarë, se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Blinishtit, në askin e autostradës Lezhë – Shkodër, duke shtuar se përplasja e dy automjeteve ka rezultuar fatale sidomos në fillim për 54-vjeçaren Fatmira Ndregjoni, ndërsa mbetën të plagosur shtetasit A.N. drejtuesi i njërit prej automjeteve, Sul Ndregjoni dhe Fatmira Ndregjoni, e cila ndërroi jetë në Tiranë, dhe u varros sot në Nju Xhersi . Të gjithë këta ndodheshin në automjetin tip Benz, me targa AA 182 LZ.Si pasojë e aksidentit u plagosën lehtë dhe u larguan nga vend ngjarja edhe dy të rinjët, që ndodheshin në Audin me targa AA 374 AR, thone lajmet nga Shqiperia.Pas përplasjes së dy mjeteve, në Benz mbetën të bllokuar dy shtetas, viktima dhe drejtuesi, nxjerrja e të cilëve u bë e mundur vetem pas prerjes së makinës me gur fresibël nga forcat zjarrfikëse. Njëra prej autoambulancave ka bërë të mundur fillimisht transportimin e 3 shtetasve, ndërsa një autoambulancë e dytë e nisur nga spitali ka transportuar viktimën dhe drejtuesin e Benzit.Policia shqiptare thuhet se po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit. Shtypi shqiptarë thotë se ky është një vend i njohur si problematik për aksidentet, pasi në të njëjtin vend, dy javë më parë, se të ndodhte ky aksident u përplasën 3 mjete, por fatmirësisht pa viktima. Ndërsa në listën e aksidenteve rrugore, pikërisht në këtë vend janë shënuar disa aksidente me pasoja në njerëz/ Beqir SINA/