• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Bijtë e Shqipes” në Filadelfia nderojnë pilotët dëshmorë në Shqipëri

August 17, 2016 by dgreca

Para disa ditësh, në Bazën Ajrore Farkë u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave dhe boceteve të Shqiponjës për dy dëshmorët e Atdheut, Kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, me seli në Filadelfia, SHBA. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë Komandanti i Bazës Ajrore Farkë, Kolonel Kuto Hasani, Kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, zoti Kujtim Serani, Kryetari i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, dega Filadelfia, zoti Tajar Domi, Zvëndëskryetari, zoti Haki Kollaku, familjarë të dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë. Fillimisht, Komandanti i Bazës Ajrore, Kolonel Kuto Hasani, falenderoi organizatorët e ceremonisë dhe përfaqësuesit e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia, për vëmendjen dhe interesin e kushtuar ndaj dy pilotëve të rënë në krye të detyrës. Më pas zotërinjtë Tajar Domi dhe Haki Kollaku në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan të Filadelfias, shprehën ngushëllimet e tyre për humbjen e pazvëndësueshme të dy bijve të rënë në krye të detyrës. Ata në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për dy pilotët e rënë gjatë zbatimit të detyrës, i dhanë familjarëve të tyre “Certifikatën e mirënjohjes”,{Pas vdekjes}, shoqëruar me kokën e shqiponjës me motivacionin: “Kryesia e shoqatës Atdhetare –Kulturore, Bijtë e Shqipes, Filadelfia, SHBA. Të gjithë anëtarët e saj dhe bashkëatdhetarët e tjerë, përulen me nderim para jetës dhe rënies në krye të detyrës të dy pilotëve të Forcave të Armatosura Shqiptare. Mirënjohja jonë për veprën e tyre, bashkohet me atë të popopullit shqiptar, të afërmit e tyre, shokëve dhe miqve, kolegëve ushtarakë në trojet shqiptare dhe jashtë tyre. I paharuar qoftë kujtimi i tyre!”, shkruhet në bocetin e dhënë nga kjo shoqatë. {Sh.Kërcelli}

PS: Me këtë rast redaksia e gazetës “Dielli”, përshëndet aktin human dhe atdhedashës të shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia dhe i uron atyre punë të mbarë në këtë mision fisnik.

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, nderojnë, ne Shqiperi, pilotët dëshmorë

Komuniteti shqiptar i New Yorkut vazhdon përgatitjet për Festimin e Shenjtërimit të Nenës Tereze

August 14, 2016 by dgreca

1 Mark Gjonaj

 

Nga Esad GJONBALAJ/

Me 4 Shtator në Vatikan behet shenjtërimi i Nenës Tereze, është kjo një datë dhe ditë historike për kombin shqiptar, është ky një moment ku nobelistja shqiptare do të shenjtërohet dhe qe nga ajo ditë do ta quajmë shenjtëresha Nëna Tereze

Me vlerësimin e lart që do i bahet Nënës Tereze do te çmohet dhe respektohet i tërë kombi shqiptar.

Komuniteti shqiptar në SHBA, ne bashkëpunim me asambleistin Mark Gjonaj do organizojnë një Manifestim madhështor në New York me datën 4 Shtator 2016, duke filluar nga ora 4 e mëngjesit paralel me manifestimin ne Vatikan, duke ua bërë me dije të gjithëve se Nëna Tereze me gjak është shqiptare dhe i përket tërë njerëzimit.

Me këtë rast janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e shtatores së nënës Tereze po te njëjtën dite ne një nga parqet shtetërore ne Manhatan, NY, njëkohësisht parashihet vendosja edhe disa shtatoreve tjera në te gjitha bashkitë e New Yorkut . Për realizimin e këtij projekt me karakter kombëtar kërkohet edhe përkrahja dhe mbështetja financiare e komunitetit tonë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, komuniteti shqiptar, Nene Tereza, Shenjtërimi

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatra

August 12, 2016 by dgreca

Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)/

Shkruan Asllan Dibrani

 Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë!Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) do të fillojë të shtunën me datë 13 dhe 14 Gusht 2016.

 

13882674_250126295385714_8220930619666165872_nn

 Pamje e Logos dhe Vulës së tri fshatrave  Dushkajë ,Gjelbërishtë dhe Murrizajë

 Takimi sipas  koordinimit  të këshillit organizativ  do te filloi në Orën 11:00. Takimi me Grupin Inciativ, atë Organizativ dhe të punës për Unionin Kulturor Artistik të 3 Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-Murrizajë bëri pergaditjet përfundimtarë qe neser te dalin sa me dinjitoz te organizuar në shumë pika  kulturore. Me këtë rast do të shënohet me 13-14 Gusht 2016   një  porte re ,një kapitull i ri për këtë rajon m çka  bëjmë thirrje mesa vijon .

Ftesë-thirrje për këtë manifestim me datën  13-14 Gusht  në Dushkajë ish Dabishec

– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor dhe kulturor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës.

Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:

Unioni Artistik  Kulturor që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme .

 

Pos  fjalës hyrëse takimi dhe himnit të flamurit  do të përshëndeten dhe do të nderohen dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dabishec  po edhe dëshmoret e rajonit te  Gollakut dhe ma gjerë ata kombëtar.
Pastaj  do te bëhet  vizita e Ekspozitës  se pikturës dhe Skulpturës nga krijuesit e tri fshatrave.

Prezantuesit e krijuesve në poezi do të paraqiten me radhë në skenë.  Pasataj  garat do të mbahen edhe në këto  pika sipas planprogramit ne diten  epare dhe te dytë si më poshtë.

1.    Futboll i vogël, pika muzikore qe do te jen  prezent kengetarë e tri fshatrave.Gani Demolli, Rizah Selimi ,Shmesi Krasniqi,Selvete Dajrami,Besim Zeqiri,Rilind Dibrani,Skelqesa Sadiku,Vëllezërit Bekteshi etj.

2.    Garat  do të ketë edhe në  volejboll nga 3 Seta, gara në shah nga 10 minuta për lojë (me njehsor),vrapimi në 100 Metra; sipas dëshirës, kush dëshiron mundemi me e organizua aty për aty edhe në 1000 Metra,Hedhja e Gurit,kërcim nga vendi, kërcim me 3 hapësh,tërheqje e litarit – 3 Ekipe.
Pastaj do  të demonstrohen disa shkathtësi në Boks nga Ekipi i Referit Ndërkombëtar Latif Demolli,Besim Ibrahimit dhe Boksierë së mirënjohur Donjeta Sadiku me ekipen e Boksit “Gollaku”

Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mira pas mbarimit të garave në disiplinat e lartë-theksuara. Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mirë/a pas mbarimit të garave në disciplinat e lartë-theksuara.

Mirënjohjet për më të mirët do të ndahen nga  Këshilli i Unionit Kulturor nga tri fshatrat.   

Njëkohësisht do të ndahen edhe disa Mirënjohje Post Mortum (në nderim pas Vdekjes) për Individët që nuk janë më në mesin tonë; gjegjësisht për kontributin dhe veprimtarinë e tyre përgjatë jetës.

 Te gjitha manifestimet kulturore do të  kenë  mirënjohje  dhe çmime që do të ndahen  ne ditën e dytë te  Dielën në përfundim të takimit kulturor.

Këshillit  i Unionit Kulturo Artistik  i tri fshatrave  lëshojnë këtë mesazh:

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina  e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur  dhe  harruar nga qeveritaret  e pas luftës së fundit  , ne si bijë  te  asaj treve nuk  e harrojnë duke theksuar !
– “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme t’i shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni,po të jeni aty  në takimin  e 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan dibrani, Manifestim Kulturor Artistik

Gjilani sërish mikpritës i studentëve nga vendet e ndryshme të botës

August 10, 2016 by dgreca

Te hënën ka filluar edicioni i pestë vjetor i Programit Ballkanik të Paqes në Gjilan, në të cilin po marrin pjesë studentë të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Britania, SHBA-të, etj. Programi Ballkanik i Paqës, i njohur ndërkombëtarisht përmes Universitetit të Albertës në Kanada, për temë bazë ka Zhvillimin dhe Politikën Ndërkombëtare ne Shoqëritë e Paskonfliktit, ku vëmendje e veçantë i jepet Kosovës në veçanti dhe Ballkanit në përgjithësi. Përveç studentëve të huaj, fal angazhimin të Fondacionit Bislimi Grup, në këtë program akademik veror ndërkombëtar po marrin pjesë edhe dhjetra studentë të përzgjedhur vendorë.

“Angazhimi im dhe i Fondacionit gjithherë ka qenë dhe mbetet ofrimi i mundësive sa më të mira për shkollim kualitativ për të rinjtë e vendit tonë. Ne kemi dhjetëra studentë të Kosovës që kanë studiuar e studiojnë me bursa të plota akademike në SHBA e Kanada, të aranzhuara përmes Fondacionit tonë. Ky është investimi më i mirë që mund të bëhet për Kosovën,” ka thënë Faton Bislimi, themelues i Fondacionit dhe drejtues i Programit Ballkanik të Paqës. “Tani jemi thuajse ne një vit jubilar për Programin – edicioni i pestë vjetor – dhe të vet punës së Fondacionit – 10 vjetori i punës sonë vullnetare, ku respekt të veçante për angazhim vullnetar në këtë aspekt meriton Drejtori Ekzekutiv i Fonacionit tonë, z. Halit Bislimi,” ka shtuar profesor Faton Bislimi.
Ndërsa, partner lokal në realizimin e këtij programi, që nga viti 2014, është bërë edhe Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka”. Përkrahja e Universitetit nuk ka munguar. “Ky program sjell një mundësi të veçantë për studentet dhe Universitetin tonë. Programe të tilla të karakterit akademik ndërkombëtar janë shumë domethënëse për neve, vecanerisht si universitet i ri, por ambicioz,” ka vlerësuar Prof. Dr. Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit Publik të Gjilanit.
Pëvec Faton Bislimit që shërben si ligjërues në këtë program, bashkë-ligjëruese është edhe Liza Gashi, tani e disa vite udhëheqëse e Komitetit Nacional të United World Colleges (UWC) për Kosovë. Ajo tani po ashtu shërben edhe si Drejtoreshë Programi e OJQ-së Germin. “Për mua është një përvojë shumë e mirë dhe besoj se për studentët pjesëmarrës në program është një mundësi unike për mësim dhe shkëmbim përvojash. Përndryshe, programi po ashtu ofron një pasqyrë reale dhe personale të Kosovës tek studentet e huaj,” ka thënë Gashi.
Studentët e huaj janë vendosur nëpër shtëpi nikoqire gjilanas dhe do të qëndrojnë këtu deri në fund të gushtit. Përveç qëndrimit në Gjilan, studentët e huaj pjesëmarrës në këtë program do të vizitojnë edhe pjesët tjera të Kosovës si dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi, Shqipëri, e Maqedoni.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjilani, nga bota, stdudentet

Krijuesit e Diasporës në Vendlindje

August 9, 2016 by dgreca

*Bujanoc: Amerika dhe Lugina e Preshevës të lidhura përmes kulturës shqiptare/

* Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës së Bujanoc është promovuar monografia për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me autor Adnan Mehmeti nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit./

Bujanoc, 5 Gusht 2016- Dashamirë të librit, familjarë, miq të autorit, përfaqësues te jetës kulturore, arsimore dhe politike morën pjesë në këtë manifestim.

Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë në kuadër të së cilës është bërë ky organizim theksoi se aktivitetet e  këtilla pasurojnë më shumë jetën kulturore dhe se është  një sukses i madh i autorit në këtë drejtim.

Sevdail  Hyseni, publicit e poet foli për librin e autorit dhe vlerësoi lartë veprimtarinë e Adnan Mehmetit në fushën e letrave shqipe.

“Autori i kësaj monografie ka shkruajtur  poezi për Skënderbeun, për heroin Komandant Lleshin, Letovicën e veprimtarë tjerë të kësaj ane. Kritika letrare  e ka vlerësuar lartë krijimtarin e Adnan Mehmetit”, theksoi mes tjerash Hyseni.

Ai shtoi se  duhet të krenohemi se nga ky vend njerëzit që kanë shkruar të punojnë në perëndim kanë mbrojtur gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtarë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi përshëndeti këtë promovim duke i uruar autorit suksese të mëtutjeshme.

“Edhe pse gjenden larg nga vatrat e tyre nuk e harrojnë vendin e tyre. I urojë sukses jo vetëm në krijimtarinë e   tij por që krahas kësaj ta ngrit edhe Luginën e Preshevës e dhe Bujanocin ”, tha Kamberi para të pranishmëve në të këtë manifestim.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë theksoi se ky promovimi i librit flet se shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kemi një ambasadorë në Amerikë i cili kontribuon në kulturën shqiptare.

Përfaqësues të zyrës për të rinj të Bujanoc kontribuuan në zhvillimin e këtij aktiviteti duke lexuar për vlerësimet e shkrimtarëve të mëdhenj për veprën e autorit, Adnan Mehmetit dhe krijimtarinë  tij letrare e publicitiske.

Autori i librit Monografi për  Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe se është shprehur që sa herë që vjen këtu është i mbushur plotë me emocione.

“Shoqata jonë ka një aktivitet të madh, ne promovojmë letrat shqipe në kontinentin e Amerikës dhe kemi një përgjegjësi të madhe dhe ne mundohemi që të vazhdojmë traditën e letrave shqipe”, tha mes tjerash Mehmeti.

“Shoqata jonë është një bërthamë që sjellë bashkim të gjithë krijuesve nga të gjitha viset dhe në Amerikë ka një pjesë të madh të shqiptarëve të Luginës dhe bëjnë punën më të mirë të që mundë të bëjnë  për këtë vend”, deklaroi Adnan Mehmeti.

Për veprimtarinë e Adnan Mehmetit folën edhe shumë njerëz tjerë te jetës publike nga vendi dhe diaspora, Llukman Halili, Xhemaledin Salihu, Agim Hasani e të tjerë të cilët uruan që autori mos të ndalet ne fushëveprimin e tij dhe të jap kontribute edhe më të mëdha për kombin shqiptarë dhe vendin e tij në përgjithësi./Kortezi: Titulli.com/

Filed Under: Komunitet, LETERSI Tagged With: Adnan Mehmeti, Bujanoc, monografia për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 201
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT