Ne njoftim te psotuar sot ne facebook, zv.Kryetari i vatres, z. Asllan Bushati shkruan:Familjar,nipa e mbesa,miq,shoke e dashamire.Te marten me 28 Korrik u shtru ne spital per lindje vajza ime Arela. Ajo lindi nje bebe me emrin Viola, e cila per fat te keq jetoi vetem tre dite. Dy minuta pas shtrimit te saj ne spital u nda nga jeta ne Lac (Shqiperi), vajza e motres time Dife Alija (pas nje lufte te gjate me nje semundje te pasherueshme). Per te dyja keto ngjarje te dhimeshme kam marre qindra telefonata e mesazhe ngushullimi.Ne pamundesi per t’ju pergjigjur sejcilit vec e vec, gjej rastin nepermjet ketij postimi ne face book, t’ju shpreh ndjenjat e konsiderates me te larte, t’ju uroj te gjitheve shendet e gjithe te mirat dhe ju a kethefsha per gezime ne familjet tuaja.
Asllan Bushati
Lajmerim mortor-Nderroi Jete ne Nju Jork Ibrahim(Imer) Gashi
Familja Gashi,Lajmeron farefisin,miqet, shoket e dashamiretse me 31 Korrik 2015 ketu ne New York nderroi jete Ibrahim(Imer) Gashi,I lindun me 22, Tetor 1960 ne Kosove.
Funerali hapet me 5 Gusht prej ores 5PM-10PM ne:
Albanian American Islamic Center
7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385
Ndersa ceremonia e varrimit fillon ne ora 11:30AM me 6 Gusht
poashtu ne:
Albanian American Islamic Center
7224 Myrtle Avenue
Glendale, NY 11385
Varrimi bahet ne
Washington Memorial Park Cemetary
855 Canal Rd, Mount Sinai
NY 11766
Besnik Gashi- 917 500-3707
Ramadan Gashi- 917 208-5236
Njëqind nëna promovojnë gjidhënien në Times Square
Nga Beqir SINA –New York/
Njëqind nëna dhe mbështetësit e tyre që janë për ushqimin e fëmijëve të porsalindur me qumështin e nënës u mblodhën për të festuar festën vjetore e cila quhet “BIG Latch On” në zemër të qytetit New York, Times Square. Sipas organizatorit, kjo është një ngjarje e sinkronizuara në të gjithë botën në të njëjtën kohë.
Kjo lëvizje është krijuar nga organizata “Global Big Latch On” dhe “Breastfeeding World”, dhe ngjarja kryesore u mbajtë në sheshin e famshëm ‘Times Square’, në ditën botërore “Të ushqejmë fëmijët me gji”.
Shtypi njujorkez shkruan sot se “Global Big Latch On” dhe “Breastfeeding World”, e ka parë gjithmonë të ushqyerjen me gji, si mënyrën më të mirë për të rritur fëmijë sa më të shëndetshëm. Këto demonstrime publike, mbajtur në të gjithë botën thuhet se janë bërë për të promovuar dhe treguar tek të gjitha nënat e botës për përfitimet e ushqyerjes me gji. Në këtë demostrim në Times Square – Nju Jork, të gjitha nënat kishin fëmijët e tyre duke i ushqyer për 60 sekonda në Broadway në mes të 43 dhe 44 Streets, në publik, në mes kamerave dhe aparateve fotografike, dhe aparateve iPhone dhe iPod .
Raporteri i njohur njujorkeez Gretchen Robinette, tha se “Policia nuk ka ndërhyrë, edhe pse ata të gjithë u bashkuan deri në frontin e stacionit të policisë pa lejen e tyre ” nëpër rrugë duke ushqyer fëmijët, Robinette, shton se kjo ishte një ngjarje shumë shume e qetë”.
Organizatorët “Global Big Latch On” dhe “Breastfeeding World” thanë, se “Qumështi i gjirit kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të foshnjave dhe hulumtimet tregojnë se fëmijët të cilët nuk janë ushqyer me gji janë më të rrëzikuar ndaj sëmundjeve dhe vdekshmërisë foshnjore, mbipeshës, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën, kancerit të gjirit, dhe kancerit ovarian (për të dy nënë dhe foshnjen).
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ushqyerjen me gji ekskluzivisht për gjashtë muajt e parë të jetës së një fëmijë dhe sipas preferencës së nënës edhe deri në moshën dy vjeçare. Pastaj thonë ata, kjo duhet të vazhdoj për aq kohë sa është e dëshiruar reciprokisht nga një grua dhe fëmijën e saj.
“Në Nju Jork, ligji lejon femrat që ti japin gji foshnjave edhe në publik, edhe në çoftë se kjo i bën njerëzit e tjerë të pakëndshme, thotë NYCLU, duke shtura se: ”gratë mund ti ushqejnë me gji fëmijën e tyre në çdo vend publik ose privat, kur atyre ia kërkon fëmija. Kjo përfshin dyqane, qendrat e kujdesit ditor, zyrat e mjekëve, restorante, parqe, kinematë dhe shumë vende të tjera”.
Askush, me ligj në Nju Jork, nuk mund t’ju thotë se keni për tu larguar për të lënë një nga këto vende, sepse ju jeni me fëmijë në gji, dhe askush nuk mund t’ju thotë, ligjerisht, se duhet të u jepni gji foshnjave në një banjo, një bodrum ose një dhomë private. ” Gjithashtu, ju keni të drejta të ushqeni fëmijën me gji edhe në punë” thekson kjo organizate qe nxit nenat per te ushqyer femijet me qumesht gjiri.
Profesor dhe mjekët botërorë flasin për rëndësinë dhe përfitimet që sjell ushqyerja me gji.
Pas një periudhe shtatzënie prej 9 muajsh, sjellja në jetë e një qënie engjëllore është një gëzim i pashtershëm i nënës dhe i të gjithë familjes. Shtatzënia është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk i përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale por edhe nevojave të një krijese të re.
Një ushqim i mirë në shtatzëni, është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqenien e vetë gruas.
Por, cili është ushqimi më i përsosur për foshnjet e porsalindura? Përgjigja është e thjeshtë: për fëmijën, qumështi i gjirit të nënës është dhurata më e mirë. Në natyrën e çdo nëne, ekziston ushqyerja me gji e foshnjës. Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë natyral për fëmijën, pasi është shumë ushqyes. Nuk ka asnjë ushqim që mund ta zëvendësojë, vetëm qumështi i nënës mund të plotësojë në maksimun kërkesat e fëmijëve.
Ushqyerja me gji është shumë e lodhshme dhe nënat e reja duhet ta kuptojnë se kjo sakrificë është në të mirë të foshnjave të tyre.
Profesoresha e universitetit te Pekinit Dr. Chen thotë se disa nëna mund të mendojnë se qumështi i farmacisë përmban shumë vitamina dhe minerale, por në fakt, ky është një keqkuptim. Nëse i ushqejmë foshnjat me qumësht farmacie, rritet probabiliteti i infeksioneve, alergjive të rënda të tilla si astma, ekzemë etj.
Studimet kanë treguar se qumështi i gjirit përmban ushqyes shumë të pasur, deri tani janë gjetur mbi 1 mijë elementë ushqyes, 400 prej tyre nuk mund të kopjohen me shkencë dhe teknologji, kështu që qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm .
MANIFESTIMI I 1 GUSHTIT “ALPET SHQIPTARE 2015”
Nga Esad Gjonbalaj/
Manifestimi 1 Gushtit, në Vuthaj është një nder manifestimet ma të rëndësishme kulturore që organizohen në Plavë Guci, është manifestim ku me vite të tëra gjegjësisht që nga viti 1997 organizohet me qëllimi të promovimit të traditës dhe kulturës autoktone të shqiptareve nga krahina e Plavë Gucisë. Me kalimin e viteve është arritur që sado pak ky manifestim të masovizohet dhe shndërrohet në një dite të veçantë që bashkon pa dallim Plavë Gucinë dhe trevat shqiptare, si një ditë ku bashkohet diaspora dhe vendlindja dhe si një ditë ku rinia jonë e rritur në mërgim takon rrënjët e origjinës pra vlerat që ka vendlindja e prindërve të tyre Plavë Gucia. Është kjo një dite ku qenia shqiptare prezanton traditën dhe krenarinë kombëtare përmes programeve te llojllojshme artistike nga shoqëritë artistike kulturore vendore dhe njëkohësisht edhe me pjesëmarrje të të ftuarve si në aspektin kulturor dhe po ashtu personalitete të ndryshme vendore dhe kombëtare.
Megjithatëse vlerësojmë se ky manifestim duhet që të jetë në krye të detyrës dhe rolit që duhet të luaj në fushat e cekura ma lartë duke e masivizuar, shndërruar dhe adaptuar programe artistike për qindra të rinjtë qe nga diaspora vijnë me kënaqësi për tu argëtuar dhe shijuar bukurit dhe vlerat e Plavë Gucisë. Është imperativ i kohës që ky manifestim kulturor të jete gjithëpërfshirës duke mbizotëruar logjika e afrimit dhe unitetit dhe unifikimit dhe gjithë përfshirjes sepse ky manifestim i rëndësishëm duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe të dal nga mentaliteti i ngurtë izolues që mbizotëron tek individet.
Esad Gjonbalaj
New York 2 Gusht 2015
Jace Agolli – shqiptari i parë konkurent në “Big Brother 17-të” të SHBA
Nga Beqir SINA –New York/
Sezoni 17-të i Big Brother, filloi këtë javë në Wetpaint të Kalifornisë, ku të 17 banorët do të konkurrojnë për çmimin e madh 500 mijë dollar amerikan.
WETPAINT CALIFORNIA : Edicioni Big Brother 17të, i njohur gjithashtu si Big Brother USA, është në sezonin e shtatëmbëdhjetë të saj – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky spektakël televizivë për çdo vjet vjen me nji seri televizive të ashtuquajtura realitet show – me titullin “Big Brother”.
Një spektakël televizivë, i cili imitohet duke “kopjuar” këtë amerikan – në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka spektaklin e saj Big Brother Albania.
Sezoni 17-të i Big Brother, filloi këtë javë në Wetpaint të Kalifornisë, ku të 17 banorët do të konkurrojnë për çmimin e madh 500 mijë dollar amerikan.
Sezoni premierë Big Brother 17-të, i cili nisi më 24 qershor 2015 në kanalin televizivë kombëtar CBS, emtohet në një ndër tre rrjetet më të fuqishmet televizive në SHBA.
Sezoni Big Brother 17-të, pritet të përfundojë më 23 shtator 2015 – me një episod 90-minutësh – e cila pas sezonit të vjeshtës – do të vijojë me finalen Premier of Survivor. Ky është një sesion që është vendosur simbas një formati të ri dhe të zgjasë 98 ditë, duke e bërë këtë edhe sezonin më të gjatë të versionit amerikan deri sot.
Këtë vit edicioni i 17-të i “Big Brother” USA, simbas klasifikimeve mban ashtu si dhe vitet e kalauar vendin e parë për nga shikueshmëria e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jace Agolli shqiptari i parë konkurrent në banorët e “Big Brother” të SHBA
E veçanta e Big Brother – USA, për ne shqiptarët natyrisht që është ajo se kësaj radhe në garën për edicionin e 17-të të këtij spektakli me famë botërore,Big Brother USA – është edhe një shqiptar; i cili quhet Jace Agolli.
Jaçe Agolli – simbas shtypit amerikan është një nga 17 banorët e Big Brother sezonit 17-të. Ai është një trajner privat nga Venecia Beach – cili e përshkruan veten e tij si një djalosh “i zgjuar, i fuqishëm dhe trim.”
Atij pëlqen për t’u takuar me njerëz, që si ka takuar ndonjëher, dhe ka si hobi të tij për të eksploruar në vende të reja- që nuk ka shkelur ndonjëher.
Ai gjithashtu ushtron me mjaft passion dhe bukur disa sporte atraktive si surfing, patinazhin dhe ski mbi dëborë.
Pra, kështu Jaçe Agolli – bëhet edhe shqiptari parë në historinë shtatëmbdhjetëvjeçare të Big Brother USA, i cili po bën famë në SHBA, si pjesë e edicionit amerikan të spektaklit “Big Brother 17”.
Pjesë e të cilit është edhe një banor shqiptar, Jaçe Agolli ose djaloshi shqiptar, i cili me krenari e tregon prejardhjen e tij shqiptare, madje ai ka pozuar disa herë ne setet e tij fotografike, në foto-albumin e Big Brother 17-të, edhe trupin e tij, ku në anën e majtë te shpatullës ka pikturuar një tatuazh të shqiponjës tonë Shqiptare.
Jace Agolli – ka jetuar në Dunwoody – Georgia dhe tani jeton në Venecia Beach, Kalifornia
- « Previous Page
- 1
- …
- 273
- 274
- 275
- 276
- 277
- …
- 383
- Next Page »