• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITËLINDJA SI SHKAS …

August 14, 2015 by dgreca

Një ditëlindje, edhe pse është ngjarje e gëzuar në jetën e çdonjerit, nuk përbën gjithmonë objekt shkrimi për gazetë, por kjo që do t’ju tregoj, shërbeu si shkas për një ngjarje që ia vlen të tregohet…./
Nga Dalip GRECA/
Ndërsa kisha shkuar të pushoja në fillim të Gushtit pak ditë në Long Beach në Nju Jork, një zile telefoni më përcolli një ftesë, pa solemnitet, pak enigmatike, pa të dhëna të detajuara.
– Marku po të telefonon, tha personi që nuk ia njoha zërin! Jemi 7-8 shokë, duam t’i bëjmë surprizë një shokut tonë që ka ditëlindjen.Ai nuk di gjë.Do të vish dhe ti ?…Merr kamerën dhe eja…do kënaqesh…
Zëri në celular herë vinte e herë shuhej. T-Mobile nuk kishte sinjal të mirë aty buzë Oqeanit…
– Po kush e ka ditëlindjen…? Si…? Nuk ju dëgjoj…
Ai matanë nuk u përgjigj…heshtje, më pas zëri u shua fare…
Ia ktheva zilen dhe e pyeta :
Po kush është personi që do të surprizoni?
– S’ka rëndësi. Pastaj është surprizë…Po, do ta njohësh…është shok i mirë! Do shkrihesh…ka humor….! Ke dhe Kristaqin aty (Papën)…
…Kisha dy ditë që isha kthyer nga pushimet, kur telefoni cingëriti…E kisha harruar fare ftesën…
– Marku jam, mos harro, sot në orën 5 e gjysëm-6.00 do të vijë një miku im që banon afër teje dhe do të marrë. Duhet të vini shpejt, në orën 7 pa pesë të jeni në Astoria tek Vicktory Garden Cafe’… Mos u vononi…ai nuk di gjë!
-Po kush është personi i ditëlindjes?
-Do ta mësosh….Kaq tha Marku dhe e mbylli….
Personi që erdhi të më merrte ishte Petrit Nika nga Shkodra. Banonte vetëm dy blloqe larg meje, por nuk ishim takuar asnjëherë më parë edhe pse ishim miq në Facebook.
Drejt e në temë Petriti:- Lexoji këto bejte shkodrane se i kam shkru shpejt e shpejt për atë personin që ka ditëlindjen.
U shkriva së qeshuri me humorin brilant, me vargje që rimonin herë kryqazi, e herë putheshin në rimë të njëpasnjëshme,… e njoha pa e takuar Rremën, qejfliun, shakaxhiun, njeriun punëtor, që e donin të gjithë.E njoha nga bejtet e Petritit. Po gjatë rrugës njoha dhe fqinjin tim, i cili kishte përshkuar një kalvar të vërtetë mërgimtari, që në vitin 1990, kur kaloi klandestin në shtetin fqinj në jug të Shqipërisë, për pesë vitet e vështira në Greqi, e derisa fati e solli në Amerikë.
… Edhe pse Petriti u përpoq të mbante fjalën që i kishte dhënë organizatorit të darkës surprizë,Markut, për të qenë në 7 pa 5 në restorant, trafiku i pragmbrëmjes , e pengoi. Marku merrte çdo 5 minuta në telefon. Po pse kaq vonë….Po nga i ratë? Pse nuk morët Treeborough bridge, por ç’deshët nga Whitestone bridge? Çfarë t’iu them…si ta gënjej Rremën….O, ç’më bëtë….!
– Bëj si të bësh, he burrë!- i përgjigjej Petriti.
Gjithësesi arritëm të hyjmë para Rremës në Restorant, ku na priste princesha e vogël Elisa Qehaja, vajza e Markut, që krahas shkollës amerikane studion në fundjavë në Shkollën Shqipe në Astoria, që drejtohet nga Krstaq Papa. Elisa, ka vendosë një ekspozitë të vogël me fotografi, ku Rrema-personazhi i kësaj mbrëmjeje është në plan të parë dhe ka piktuaruar një malsor me Flamurin kuq e zi, ndërkohë që përballë, është një kënd tjetër, ku i urohet ditëlindja Muharrem Kopanit, i cili pikërisht më 12 Gusht mbushte 68 vjeç.Elisa ka zënë fshehtazi një kënd dhe regjistron Rremën në të gjitha lëvizjet.
Në tavolinë kanë zënë vend: Anastasi nga Lukova, Petrit Nika nga Shkodra, Mark Qehaja nga Tropoja, Përparim Sula nga Puka, Inxhinier Hazbi Shehu nga Berati, Kristaq Papa nga Lushnja, dhe dy nipërit e Muharremit- Plaurenti dhe Eltoni…Vetëm burra….
Ndërkohë që Muharremi hyn në lokal, pamja që i shfaqet e step, por vetëm për një çast. E kupton”lodrën” që i kanë organizuar dhe nën urimet”Gëzuar Ditëlindjen” takohet me secilin dhe i falenderon….
Petrit Nika nuk ka kohë për të humbur, kërkon t’ia marrë protagonizmin Markut, që bëhet gati të mbaj fjalimin hapës; dhe ia nsi me bejtën shkodrane…Rrema dëgjon dhe qeshet papushim. Të gjithë qeshim….Shumë e bukur bejta…
Nga ana e tij Marku nuk hoqi dorë nga fjalimi…por me gotë…:Gëzuar ditëlindjen Rremë!
Darka është shtruar në një dhomë të veçantë. Edhe pse ka klientë amerikanë në restorant,mbrëmja është nën pushtetin e e këngëve shqiptare. Privilegj për Rremën. Një mbrëmje e ngarkuar me humor e biseda shokësh. Secili tregon diçka nga njohja me Muharremin. Vetë Muharremi merr rolin e protagonistit dhe tregon copëza nga jeta 68 vjeçare. Jeta ka qenë e çuditshme me të; e ka ngjitur dhe e ka zbritur, e ka marrë përpara, dikur e ka përkëdhelur, e ka futur në sallone plot dritë e në skuta të errta, diku e ka përplasur, e diku e ka nxjerr në breg….derisa e solli këtu në këtë vend, ku demokracia dhe liria nuk janë sllogane. Por gjithësesi edhe për Rremën ka brenga….Njerëzit matanë Oqeanit….Malli mërgimtar…Por punët i shkojnë mirë. Bosi i tij kinez(Rrema punon në një ndërtesë, ku ka studio artistësh, piktorësh), e respekton dhe i beson më shumë se kujtëdo tjetër. Kur i vijnë vizitorë, përfshi dhe majorin e qytetit,a kongresmenë, të parin që i paraqet mysafirit, bosi prej Shangaji, është pikërisht Rrema…Edhe pse ka të tjerë me detyra më të rëndësishme se ai…
…Biseda është e ngarkuar me tregime e humor. Dikur vijnë në tavolinë pronari i restorantit me zonjën dhe e urojnë Muharremin për ditëlindjen. Një fotografi e përbashkët mbetet si kujtim i asaj mbërmje.
Shëndete për secilin, bejte, sonete, dhe koha fluturon…verë, raki shqiptare, dhe shumë urime.
-Miq, nuk ua shpërblej dot. Më keni futë në borxh. As njerëzit e mi më të afërt nuk mund të ma bënin kaq të lumtur këtë ditëlindje, thotë Muharremi, ndërkohë që Petriti ia “lag” fjalimin me humor, dhe kërkon ta ngrejë në valle.
Petriti është plot humor, Marku, organizatori i darkës, nuk e jep veten. Kristaqi flet pak. Anastasi pasi tregoi një gazmore nga koha e shkuar, kërkoi leje …; Përparimi-bashkrahinar i Rremës, hedh batutat dhe tërhiqet, Plaurenti dhe Eltoni, janë nën urdhërat e protagonistit, inxhinier Hazbiu, respektohet si balli i tavolinës-edhe pse është ulur në qendër… Rrema por nuk ka kohë të humbë, ngre dolli, pret gëzime, i kthen reston batuatave të humorit Petritit, dhe falenderon Markun….Kur vjen torta, ku është shënuar ditëlindja e 68-të, Petriti u ndërron vendin shifrave, 6-ta del pas 8-tës dhe lexohet 86!. Sërish gaz…Pastaj, një reng nga Petriti, dhe hunda e Rremës është zhytur në tortë….

DITËLINDJA SI SHKAS….DHE NJË HISTORI QË IA VLEN TË TREGOHET

Disa nga ne nuk njiheshin me njeri-tjetrin deri në momentin e takimit. Kjo Ditëlindje shërbeu si shkas për të mësuar më shumë. E shkrova që në fillim të këtyre radhëve se me Petritin, edhe pse jetonim shumë afër, ishim komshinj nuk e kishim takuar njeri-tjetrin.
Nëse Petriti ia bëri prortetin me bejte Muharremit, ky i fundit ia ktheu ndryshe kusurin… E nsi pak a shumë si fjalimi hyrës, u drejtua nga unë: – A e di se kë ke kojshi?
-Po, e mësova sonte, ia ktheva….
– Petriti është flori, zotni djalë. Ka familje të shkëlqyer. Fëmijët i ka në ballin e shkollave. Ka një kompani mermeri në Yonkers. Kur vijnë shqiptarët që janë mërgimtarë fillestar prej trojeve etnike, shkojnë e trokasin tek Petriti, dhe i kërkojnë që t’i punësojë. Dhe ai askënd nuk ka kthyer pas. Është bërë si Nënë Tereza per bamiresi. Edhe kur ata e rregullojnë stausin e tyre, pas dy vitesh a më shumë, kur gjejnë punë më të mira, ikin prej tij, ai nuk u zemrohet.
Pasi hesht pak,ia nsi sërish rrëfimin: kjo që ju tregova s’është gjë, përpara një akti njerëzor që ka kryer ai me një bashkatdhetarin tonë.
Muharremi kërkon që vetë Petriti ta vazhdojë tregimin. Ai duket në mëdyshje, por këmbëngulja e të gjithëve, edhe lutja ime, e bënë që të na tregojë me detaje.
Historia është e dhimbshme. E harrojmë humorin. Braktisim edhe gotat dhe ushqimin. Përpijmë rrëfimin e Petritit. Ngjarja ka ndodhur pak vite më parë. Personin për të cilin po tregonte e kisha parë edhe vetë rrugëve si homeless, por nuk e dija se ishte shqiptar. Petriti kishte dëgjuar se një bashkëvendas i tij konsiderohej i humbur prej 9 vitesh. Familja,që ai e njihte,po e kërkonte. Në emisionet e Radio-Tiranës përcillej kërkesa, por askush s’përgjigjej. Djaloshi kishte qenë i shkëlqyer në mësime në vendlindje, por nuk ia kishin nxjerrë të drejtën e studimit. I ishte thyer zemra.Dikur, i qe mbushë mendja të arratisej. Pat kaluar kufirin në ish Jugosllavi, e më pas kishte përfunduar në Amerikë. Kishte punuar fort dhe nuk kishte dalë keq. Pak para mënjanë.Por dikur e ia plasën zemrën njerëz të njohur dhe zhgënjehet. Humbet financiarisht,humbet besimin e shpresën, por humbet edhe mendjen. Bredh rrugëve. Flokët e gjatë, mjekra deri në poshtë gjoksit, endet rrugëve të Nju Jorkut,shpesh pa një strehë ku të fusë kokën… njerëzit i largohen.
Herë herë ushqehej në kazanët e plehrave. Piëkrisht në një moment të tillë e gjenë Petriti, i cili ia njihte familjen dhe e kishte dëgjuar apelin e tyre.
I thërret në emër. Ai stepet, por nuk vrapon për të ikur.
– Jam Petriti, i prazantohet, ti F….je?
-Po, …
– Sonte do të vish në shtëpinë time! Do të mbajë me fëmijët e mi, do të lahesh, do të pastrohesh, do të ushqehesh, do të gjej punë, braktise këtë jetë rrugësh…. Për fat, ai ishte bindur. Dhe Petriti e kishte çuar në shtëpi, e kishte pastruar, e kishte ushqyer dhe dalëngadalë e kishte kthyer në normalitet. E mori dhe në punë në kompaninë e vet, e pagoi njësoj si punëtorët e tjerë, pavarësisht sa punë bënte….dhe e përgatiti për muaj të tërë për kthimin në shtëpi.Para se t’i propozonte kthimin e lidhi në telefon me familjen. Nisi të fryjë era e ngrohtë e dashurisë familjare. Sytë i morën ndriçimin njerëzor, që prej 9 vitesh ish shuar…..
Një ditë prej ditësh i propozon:- F…unë do të shkoj në Shkodër për Krishtlindje, a vjen dhe ti me mua?
Ai kishte heshtur për pak çaste, pastaj kishte tundur kokën në shenjë miratimi…, por Petritit i dolën punë në kompani. Si t’ia bënte? Ia thotë me kujdes mendimin:-Po sikur ta pres unë biletën, a mund të udhëtosh vetëm për në Shkodër?
– Po, ia kishte kthyer ai…
Vepro i shpejt Petriti, e gjeti biletën brenda ditës dhe të nesërmen e përcolli në aeroport dhe e nisi drejt Shqipërisë….ja kështu, shpëtoi një jetë ky Petrit Nika….Tani, sa herë shkon në vendlindje, e takon edhe atë….
Petriti mbushet me frymë sikur të kishte shkarkuar një barrë të rëndë prej vetes….

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, DITËLINDJA SI SHKAS ...

PARADAT SHQIPTARE NE SHBA NE NJE DOKUMENTAR

August 14, 2015 by dgreca

Parada e cila është mbajtur këtë vit në New York, kishte për qëllim që shqiptarët ti ruajnë simbolet ton siç janë: veshjet, vallet dhe muzikën shqiptare.
Autori i dokumentarit, Rexhep Myftari , është shprehur se kjo paradë organizohet çdo vit që ka një qëllim. Ai ka thënë se ndryshe nga herët tjera kësaj here kjo paradë i është dedikuar Kumanovës.          
“ Parada çdo vite  që organizohet e ka një qellim, ndërsa në këtë vit “i dedikohet Kumanovës, me moton Kumanovë jemi me ju”, ka thënë Myftari.
Kjo paradë për herë të parë është ndihmuar nga disa organizata shqiptare. Që parada të jetë sa më madhështore e ka ndihmuar dhe përkrahur nga autori i organizimit të kësaj parade në New York, Mark Gjonaj.
“ Gjonaj, ka për qëllim që ti bashkoj 120 organizata shqiptare që veprojnë në New York, Nju Xhersi dhe në Connecticut, që të organizon një paradë për nder të festës së Flamurit. “ Që festa e flamurit, 28 Nëntor të jetë një festë madhështore”, ka thënë Myftari.
Organizatorët kanë qëllim që çdo vit të organizojnë një paradë për ditën e pavarësisë së Kosovës në SHBA.
Ndryshe, parada ka filluar të mbahet prej viti 1969, të organizuar nga shqiptarët e New Yorkut, Nju Xhersit dhe të Connecticut. Parada është ndërprerë për 40 vite, madje ka rifiluuar të organizohet nga rrënjet shqiptare nga Mark Gjonaj prej viti 2008,  “që ti ruaj vlerat shqiptarë”.(Sipas Zerit)
SHENIM I DIELLIT: Parada e pare Shqiptare en SHBA eshte organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikes”VATRA” me 28 Nentor 1969 me rastin e 60 Vjetorit te Gazetes “Dielli”. Parada ka perfshire jo vetem shqiptaret e Amerikes, por edhe arbereshet e Italise dhe komunitetin shqiptar te pas Luftes se dyte Boterore ne Itali. Parada nisi nga Hotel”Americana”, Rockefeller Center e deri tek Katedralja Saint Patrick.Fotografi te kesaj Parade ndodhen ne mjediset e Federates VATRA ne Nju Jork.
Paradat e tanishme nuk jane vetem te shqiptareve, por organizohen me bashkepunim me OJQ per Emigrantet prane OKB-se.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne nje dokumentar, Parada shqiptare

AKSION VULLNETAR I TE RINJVE VUTHJAN

August 12, 2015 by dgreca

Vuthaj 11 Gusht 2015/
Nën organizimin e disa të rinjve vuthjan për disa ditë radhazi u organizua një aksion vullnetar për mbushjen e gropave në aksin rrugor Guci-Vuthaj dhe heqjen e shkurreve në vendin e njohur Livadhet e Vrujës po ne këtë aksë rrugor.
Ishte kjo një nisme e bashkëvendësit tonë Vesel Alia Qosaj i cili sponsoroj matrialisht blerjën e materialit të nevojshëm që ky aksion i qëlluar të rezultojë i suksesshëm. Për të motivuar të rinjtë tan po ashtu Veseli kishte përgatitur edhe ca befasira modeste për bashkëpjesëmarrësit e këtij aksioni. Vesel Qosaj jeton në New York dhe është pjesëtar shumë aktiv i komunitetit tonë në çdo aksion që ndërmerret për të ndihmuar vendlindjen dhe rastet e ndryshme humanitare. Edhe pse në pushime ne vendlindje ai nuk mundi të rrije i indiferent pa bere diç aty në vendlindje me prezencën e tije fizike. Mirëpo në komunikimin që patëm kuptuam se respekti i veçanet është për te rinjtë tan bashkëpjesëmarrës ne aksion të cilët nuk hezituan dhe në këtë formë e dëshmuan atdhedashurinë e tyre për vendlindjen. Shpresojmë dhe duam të besojmë se edhe bashkevendasit tonë në mërgim të përkrahin vepra të kësaj natyre por edhe në vendlindje është e domosdoshme që edhe të tjerët të vetëdijesohen për aksione te tilla e mos të jen spektator të ngjarjeve të tilla po bashkëpjesëmarrës në aksione të kësaj natyre.

Esad Gjonbalaj
(foto kredit Dardan Qosaj)

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: AKSION VULLNETAR, Esad Gjonbalaj, I TE RINJVE, VUTHJAN

Establishing the Global Albanians Foundation

August 11, 2015 by dgreca

*Krijimi i Fondacionit te Shqiptareve Globale/
*Ne Mbeshtetje te Organizatave Jo-Fitimprurese Shqiptare/
*Supporting Albanian Not-for-Profit Organizations/
The Massachusetts Albanian American Society (MAASBESA) and the Albanian American Women’s Organization – Motrat Qiriazi (AAWO) are proud to announce their partnership to develop the Global Albanians Foundation (GAF) financed by Albanians living abroad and others who wish to support not-for-profit organizations in Albania, Kosova, Macedonia, and Montenegro.
Why: The not for profit sector receives less and less support from the international donor community as the countries in Southeastern Europe develop. However, there is still a great need for financial and professional support in the not-for-profit sector so that pressing social and economic development needs can be addressed in the future in a sustainable manner. Without the support of Albanians living abroad, it will be very difficult to meet the needs of the not-for-profit sector and civil society in Albania, Kosova, Macedonia, and Montenegro.
How: We propose that creating a Foundation that initially focuses on giving small grants targeting many different not-for-profit organizations throughout the countries in Southeastern Europe where Albanians live is the best way to reach and assist a wide and diverse group of people and organizations.
Work Program: The work will be carried out in three phases over several years with only Phase 1 below being considered for financing at this time. Phases 2-3 are presented here to give an idea as to a possible long-term vision
Phase 1: August 2015-December 2015 — $10,000 for 10 grants of $1000 each
Phase 2: January 2016-December 2017 – same as phase 1 on larger scale
Phase 3: January 2018 and Beyond – Create Global Albanians Foundation
During Phases 2 and 3, larger grants than $1,000 would be considered, of course, depending on the amount of money raised. In addition, we would seek grants and financing from private and corporate foundations, Albanian and non-Albanian private individuals and businesses, and other organizations that might want to use the GAF as a conduit for philanthropic and charitable activities in Southeastern Europe.
Who: A Board of Directors consisting of five people will oversee the work. The Board of Directors will initially include two active members from each of our organizations plus one other person from outside of our two organizations.
The responsibilities of the Board of Directors will be to:
Seek donations from Albanian companies, organizations, and individuals;
Appoint an Advisory Board that will include 10-15 people and at least one person each from Albania, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Greece, and Italy;
Oversee financial administration of the work program;
Determine which (if any) specific sectors or themes should be the focal points;
Develop an online template for not-for-profit organizations to submit their proposals;
Review grant proposals prepared by Albanian not-for-profit organizations in SE Europe;
Select grant winners to be supported under Phase 1;
Oversee Phase 1 grant implementation and review project results; and
Develop plans for Phase 2 based on Phase 1 results and lessons learned.

Description of Phase 1:

By September 1 finalize selection of Board of Directors and Advisory Board Members;
By September 15 send out format that not-for-profit organizations have to complete to be considered for Grants;
By October 15 not-for-profit organizations submit proposals for financing;
By November 1 the Board of Directors reviews and approves grants for Albanian not-for-profit organizations; and
By December 31 – Review status of grants under implementation and begin plans for developing Phase 2.

Benefits: We have selected a small grants approach to begin for several reasons:

In addition to providing financial support we would like to develop a s wide of a network as possible with not for profit organizations so that synergies can be created through collaboration;
We believe that Albanians donors living abroad will be much more willing to support a small grants approach that does not favor any particular region or sector;
We believe that with a Board of Directors and Advisory Board comprised of people who are considered leaders and active members of the Albanian Diaspora that it will be much easier to convince prospective donors that the work will be carried out in a professional, transparent, and trustworthy manner;
Finally, we have to walk before we can run, so we think with a relatively small Phase 1 at $10,000 we can best build a successful effort slowly over time; and
By coordinating these efforts with the Harvard Albanian Diaspora Program (which has already identified two possible partner organizations — Partnere Per Femijet and Yunus Social Business — that they would like the Albanian Diaspora to work with) we can also benefit in the short and long run through a formal collaboration with Harvard, the organizations that they propose, and the organizations that the Albanian Diaspora proposes.
****
Krijimi i Fondacionit te Shqiptareve Globale/
Ne Mbeshtetje te Organizatave Jo-Fitimprurese Shqiptare
11 Gusht,- 2015
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Masacusetsit (MAASBESA) dhe Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane – Motrat Qiriazi (AAWO) kane kenaqesine t’ju njoftojne rreth bashkepunimit te tyre per te krijuar Fondacionin e Shqiptareve Globale (FSG), i financuar nga shqiptaret qe banojne jashte trojeve etnike dhe te tjere qe deshirojne te mbeshtesin organizatat jo-fitimprurese ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi.
Pse: Nderkohe qe vendet e Europes Juglindore jane ne zhvillim, sektori jo-fitimprures merr gjithmone e me pak mbeshtetje nga komuniteti i bamireseve nderkombetare Sidoqofte, ekziston akoma nje nevoje e madhe per mbeshtetje financiare dhe profesionale ne sektorin jo-fitimprures, ne menyre qe nevojat sociale dhe ato te zhvillimit ekonomik te mund te adresohen ne te ardhmen ne nje menyre te qendrueshme. Pa mbeshtetjen e shqiptareve qe jetojne jashte trojeve etnike, do te jete shume e veshtire per te permbushur nevojat e sektorit jo-fitimprures dhe shoqerise civile ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi.
Si: Ne propozojme krijimin i nje fondacioni, i cili fillimisht do te perqendrohet ne dhenien e granteve te vogla neper vendet e Europes Juglindore ku banojne shqiptare, eshte menyra me e mire per te prekur dhe ndihmuar nje grup te madh dhe te larmishem njerezish dhe organizatash.
Programi i punes: Puna do te zhvillohet ne tre faza pergjate disa viteve, dhe vetem Faza 1 me poshte eshte ne konsiderate per financim ne kete kohe. Fazat 2-3 po prezantohen me poshte per te dhene nje ide me te qarte te nje vizioni afatgjate te mundshem.
Faza 1: Gusht 2015 – Dhjetor 2015 — 10,000 USD per 10 grante prej 1,000 USD secili;
Faza 2: Janar 2016 – Dhjetor 2017 – Njesoj si Faza 1, por ne nje shkalle me te gjere;
Faza 3: Janar 2018 dhe me tej – Krijimi i Fondacionit te Shqiptareve Globale.
Gjate Fazave 2 dhe 3, grante me te medha se 1,000 USD do te konsiderohen, natyrisht ne varesi te fondeve qe do te mblidhen. Gjithashtu, do te kerkojme grante dhe financim nga fondacione private dhe ngakorporatat, individe dhe biznese shqiptare dhe jo-shqiptare, dhe organizata te tjera qe mund te deshirojne te perdorin FSG si nje ndermjetes per aktivitete filantropike dhe bamirese ne Europen Juglindore.
Kush: Nje bord drejtues i perbere nga pese njerez do te mbikeqyre punen. Bordi Drejtues fillimisht do te perfshije dy anetare aktive nga secila prej organizatave tona si dhe nje person qe nuk do te jete anetar i asnje prej dy organizatave.

Pergjegjesite e Bordit Drejtues do te jene te:

Te kerkoje donacione nga kompani shqiptare, organizata dhe individe;
Te caktoje nje Bord Keshillues qe do te perfshije 10-15 anetare dhe te pakten nje person nga secili prej shteteve, Shqiperi, Kosove, Mali I Zi, Maqedoni, Greqi dhe Itali;
Te mbikeqyre administrimin financiar te programit te punes;
Te percaktoje cili (nese ndonje) prej sektoreve specifike apo tema duhet te jene pikat kryesore;
Te krijoje nje format online per organizatat jo-qeveritare qe te dorezojne propozimet e tyre;
Te shqyrtoje propozimet per grante te pergatitura nga organizatat jo-qeveritare ne Europen Juglindore;
Te perzgjedhe fituesit e granteve qe do te mbeshteten nen Fazen 1;
Te mbikeqyre zbatimin e grantit te Fazes 1 dhe te studioje rezultatet e projektit, dhe;
Te zhvilloje plane per Fazen 2 bazuar ne rezultatet e Fazes 1 dhe mesimet e nxjerra.

Pershkrimi i Fazes 1:

Deri ne 1 Shtator, te finalizohet perzgjedhja e anetareve per Bordin Drejtues dhe Bordin Keshillues;
Deri ne 15 Shtator, te dergohet formati qe organizatat jo-qeveritare do te duhet te plotesojne per t’u konsideruar per grante;
Deri ne 15 Tetor organizatat jo-qeveritare te dorezojne propozimet per financime;
Deri ne 1 Nentor, Bordi Drejtues studion dhe aprovon grantet per organizatat jo-qeveritare shqiptare, dhe;
Deri ne 31 Dhjetor – Studimi i statusit te granteve qe jane nen zbatim dhe fillimi i planeve per zhvillimin e Fazes 2.

Perfitimet: Ne kemi perzgjedhur menyren e dhenies se granteve te vogla ne fillim per disa arsye:

Perveç dhenies se mbeshtetjes financiare, ne do te deshironim te krijonim nje rrjet sa me te gjere me organizatat jo-qeveritare ne menyre qe nepermjet bashkepunimit te krijojme sinergji.
Ne besojme se donatoret shqiptare qe jetojne jashte do te kene interes me te larte per te mbeshtetur nje perqasje nepermjet granteve te vogla qe nuk favorizojne ndonje zone gjeografike apo sektor te caktuar.
Ne besojme se me nje Bord Drejtues dhe Keshillues te perbere nga individe qe konsiderohen udheheqes dhe anetare aktive te Diaspores Shqiptare, do te jete me e lehte te bindim donatore te ardhshem se puna qe do te behet do te zhvillohet ne nje menyre profesionale, transparente dhe te besueshme.
Perpara se te mesojme te vrapojme, na duhet te mesojme te ecim, dhe besojme se me nje Faze 1 relativisht te vogel prej 10,000 USD mund te ndertojme nje inisiative te suksesshme me kalimin e kohes, dhe
Duke koordinuar keto perpjekje me Programin e Harvardit per Diasporen Shqiptare (i cili ka identifikuar dy (2) organizata te mundshme partnere qe ata do te deshironin te bashkepunonin me Diasporen Shqiptare — Partnere Per Femijet dhe Yunus Social Business, ne mund te perfitojme brenda nje kohe te shkurter dhe ne nje plan afatgjate nepermjet nje bashkepunimi me Universitetin e Harvardit, organizatat qe ata propozojne dhe organizatat e propozuara nga Diaspora Shqiptare.

(Mark Kosmo, Chair
Massachusetts Albanian American Society
160 Commonwealth Avenue
Boston MA 02116
Mark.Kosmo@maasbesa.org
617-372-0931 phone
617-262-2340 fax

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albanians Foundation, Establishing the Global, Mark Kosmo

KOMUNITET- SOT,CEREMONIA E VARRIMIT TE TE NDJERIT PJETER SMAJL DEDAJ

August 11, 2015 by dgreca

*Sot, 11 Gush 2015, Ditë e marte funerali eshte hapur në orën 8:30 AM./
*Mesha e Dritës do të çohet në orën 11:00 AM në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale NY/
Gjate dites se djeshme, e Hene 10 Gusht 2015, nga ora 2.00 PM deri ne 9.00 PM, miq, te aferm, familjare, jane perulur me nderim prane arkivolit te te ndjerit Pjetër Smajl Dedaj, qe nderroi jete ditën e enjte me 6 gusht 2015, nga nji sëmundje e gjatë në spitalin Orange Regional Medical Center në Middletown, NY.
Sherbimet Funerale iu paraqiten familjareve në shtëpinë mortore (Funeral Home) “Smith, Seaman & Quackenbush, Inc. në adresën:
117 Maple Avenue East
Monroe, NY 10950
Sot, 11 Gush 2015, Ditë e marte funerali eshte haper në orën 8:30 AM.
Mesha e Dritës do të çohet në orën 11:00 AM në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” (361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale NY 10530, tel. 914 761-3253), prej ku do të përciellet në vorrezat “Gate of Heaven” në Valhalla, New York.

Filed Under: Komunitet Tagged With: i te ndjerit, Pjetër Smajl Dedaj, Simon Dedaj, Sot varrimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 282
  • 283
  • 284
  • 285
  • 286
  • …
  • 394
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT