Te shtunen do te perkujtohet ne Kew Gardens New York, Gjenenerali Abaz Kupi/
Partija Levizja e Legalitetit, Dega e SHBA-se, ne bashkepunim me familjen Kupi, ka nderin te njoftoje komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike,mbreteroret shqiptare, anetaret e Partise Levizja e Legalitetit, miqte dhe dashamiret e familjes Kupi, se edhe sivjet, si cdo vjet, diten e Shtune me date 10 Janar 2015, ne oren 12:00 pm do te mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, ne varrezat Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens New York, per te perkujtuar 39 vjet…orin e vdekjes se keti udheheqesi te madh te nacionalizmit shqiptar, njeriut simbol te beses ndaj atdheut, themeluesit te Organizates Kombetare “Levizja e Legalitetit”, politikanit te pa kompromis, besnikut te pashoke ndaj Mbretit Zog dhe mbi te gjitha organizatorit te rezistences antifashiste te 7 Prillit 1939, Kryetarit tone dhe heroit kombetar, Abaz Kupi!
Tubimi do te mbahet ne oren 12:00 pm ne adresen e meposhtme:
Directions
127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, The New York Times 11415
Telephone: 718-544-3600, Fax: 718-544-2227
Te gjithe Shqiptaret jane te ftuar dhe te mirepritur.
Mire se te vini.
Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.
„ HOPE & PEACE“ MBËSHTET LIGJIN E LUSTRACIONIT DODA & IDRIZI
Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane me Seli në New York – SHBA (The Women’s Organization “Hope& Peace”) ndjek vazhdimisht me vëmendje situatën politike, ekonomike e sociale në vend. Me anëtaret tona shpesh bisedojmë rreth ngjarjeve të ndryshme, kryesisht për të drejtat e gruas e fëmijëve në familje e shoqëri.
Në takimin tonë të rradhës në qendër të diskutimeve ishte hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist. Nga njoftimet e fundit jemi shumë të indinjuara që në Parlamentin Shqiptar anashkalohet Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit, të persekutuarit politike dhe dy deputetë të parlamentit të Shqipërisë, i cili megjithëse është depozituar në parlament nga deputetët prej më tepër se një muaji nuk merret në konsideratë, përkundrazi, qeveria miraton një ligj, që sipas deputetes Doda, është i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.” Ligji i paraqitur nga shoqëria civile, ish të përndjekurit politikë, studentët e dhjetorit dhe deputetët Doda e Idrizi, ka gjetur mbështetjen e diasporës shqiptare. Z. Lek Mirakaj, Pellumb Lamaj, të dy ish të burgosur politikë, shpesh në media e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre për hapjen e dosjeve e zbatimin e ligjit të lustracionit, po ashtu qendrim të qartë dhe pa asnjë ekuivok ka mbajtur edhe Liga Qytetare Shqiptare Amerikane kryesuar nga Z. Joseph DioGuardi dhe Znj. DioGuardi të cilët janë prononcuar pro hapjes së dosjeve.
Edhe ne si organizatë gruaje në SHBA (disa nga ne ish anëtare të Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë) nëpërmjet kësaj deklarate paraqesim shqetësimin tonë ndaj makinacioneve të qeverisë shqiptare, e cila ndërsa deklaron se është për njohjen e së vërtetës, ashtu si thotë me të drejtë deputetja Dodaj, fut në Parlament një ligj paralel, ndërsa tregon arrogance dhe nuk do t’ja dijë fare ndaj ligjit që e kanë sjellë ata që i kanë provuar në kurriz vuajtjet e diktaturës.
Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane me Seli në New York “Hope& Peace” e mbështet ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionin paraqitur në Parlament nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe të persekutuarit politike. Organizata jonë i bashkohet të gjithë mbështetësve të kësaj kauze të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ndërkohë ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit të Shqipërisë të mos bëhet pjesë e farsave që kanë qëllim anashkalimin e një procesi të hapur dhe fair.
Të mos harrojmë se nga akuzat fallco të ish sigurimit të shtetit u vranë mizorisht njerëz të pafajshëm. Burra, gra e fëmijë, nëna, motra, vëllezër, djem e vajza të reja nuk gëzuan moshën e tyre më të re e të bukur, sepse diktatura bashkë me viktimat e pafajshme do të dënonte edhe të gjitha familjet deri në shtatë breza.
Këto krime mostruoze duhen publikuar. Kemi pritur gati gjysmë shekulli ndërgjegjësim, pendesë, por askush nuk e ka deklaruar një të tillë. Priti populli shqiptar që vuajti diktaturën më e egër në Europë që dosjet të hapeshin. Por më kot, çdo shpresë ishte e humbur.
Nga individë të ndryshëm thuhet se dosjet janë zhdukur, janë hapur e janë ndryshuar. Ata individë që kanë guxuar e kanë vënë dorë tek këto dosje duhet të dalin përpara drejtësisë, sepse kjo tregon se kanë vijuar akoma manipulimet për të fshehur genocidin dhe masakrimin popullit tonë edhe gjatë tranzicionit.
Llogjika është e thjeshtë, përderisa ish të burgosurve, ish të pushkaturave e ish të internuarve politikë u është njohur botërisht e drejta e dëmshpërblimit politik ashtu duhen të bëhen publike edhe emrat e autorëve të krimeve.
Organizata jonë këtë deklaratë për shtyp njëherësh do ta dërgojë edhe pranë organizmave ndërkombëtarë, me shpresë që e drejta e këtij populli të vuajtur padrejtësisht të vihet në vend, jo për hakmarrje, por për dinjitet njerëzor.
Për Organizatën – The Women’s Organization “Hope & Peace”
Themeluese
Mimoza Dajçi
KRONIKE E FUNDVITIT: FESTUAM SI NJE FAMILJE
FESTUAM SI NJË FAMILJE E MADHE NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE/
Natën e 31 Dhjetorit shqiptarët e Amerikës e festuan natën e ndërrimit të viteve në familje dhe nëpër restorante.
Vetëm në restorantin Maestros në Bronx, NY, ishin tre grupime shqiptarësh që kishin pushtuar tri nga sallat dhe festuan së bashku. Sipas traditës shqiptare respektohet familja në këtë natë të shenjtë. Ne kemi zgjedhur së bashku me familjen përkrah dhjetëra familjeve të tjera ta festojmë në Crystal Room.
Kjo sallë bashkoi mbrëmjen e 31 Dhjetorit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, Lushnja, Tirana, Vlora, Mati, nga Kosova, Korca, Shkodra, Tropoja, Ulqini dhe Camëria. Madje kemi dhe mysafirë nga Toronto-Kanada, Juli me Erisën dhe fëmijët, Lenci, mysafirë I tyre ka ardhur nga Tirana, familja e Marjan Cubit ka mysafirë nga Belgjika., edhe familja e Halit Dacit kishte mysafire nga Kandaja. Të gjithë gëzojmë së bashku.
Salla u dekorua kuq e zi, me simbolikën tonë kombëtare. Nazo Veliu ka hapur festën dhe u ka uruar Mireseardhjen famijeve shqiptare. Më pas Asllan Bushati u ka mbajtë një fjalë të shkurtur duke kujtuar traditën shqiptare të festimit familjar. I gjithë Kombi ynë është si një familje e madhe, të tillë jemi dhe ne sonte këtu, si një familje. Atdheun e munguar do ta sjellim sonte këtu përmes këngëve dhe valle tona tradicionale, tha ai, duke i ftuar për të trokitur gotata:GEZUAR!
DJ Tani dhe këngëtarja e re e talentuar Dea Elezaj, shpalosën bukuritë e këngëve dhe valleve shqiptare nga veriu në jug. Deri në orën 2 të mëngjesit kënga dhe vallja shqiptare nuk rreshtën.
Janë me ne dhe rreth 25 fëmijë të vegjël., te cilet kenduan e kercyen se bashku me te rriturit. Për ta momenti më i gëzuar është ardhja e Babagjyshit. Një fotografi me të mbetet kujtimi më i bukur i natës së ndërrimit të Vitit. Por Babagjyshi nuk ka harruar që të sjellë dhuratat për fëmijët. Ai hap thesin e mbushur me ndihmen e Arjana Elezaj dhe femijet shperthejne nga gezimi.
Në mesnatë salla shpërthen; të gjithë brohorasin për ndërrimin e viteve. Vjen 2015! Festojmë larg atdheut plot mall.
Një surprizë tjetër në mesnatë; tre prej pjesmarrsve në këtë vit të ri, pikërisht më 1 Janar 2015, fetsojnë ditëlindjen! Nën tingujt e këngës” Happy Birthday to You”, e gjithë salla këndon. Familja e Marjan Cubit , e Latif Sharkës dhe Elisabeta Greca(Shehu), kanë zgjedhur festimin e ditëlindjeve së bashku. Nga një tufë me lule secilit nga Xhemilja. Gëzuar ditëlindjen Marjan, Latif, Elisabeta! Kamera e Televizionit Kultura Shqiptare dhe aparati fotografik i Gazetes Dielli fiksojne castet e ngarkuara me emocione.
Festa vazhdoi përmes surprizave.Ishte një festim i shkëlqyer. Në mbyllje secili falenderon organizatorët që na e mundësuan këtë festim të dhjetëra familjeve si një e vetme, larg zhurmave, por të ngarkuara nga emoicionet. Faleminderit Arjana, Tamara, Xhemile, Mjafturie, Nazo, Veiz. Faleminderit të gjitha familjeve që u bashkuan me ne në këtë festë të bukur. Të gjitha moshat u kënaqën, që nga fëmijët, të rriturit, por dhe studentët që i dhanë”zjarr” festës.
Me këtë atmosferë u festive familjare u bashkua edhe Televizioni Kultura Shqiptare , jo vetëm me kamerat, por edhe familja Belliu.
Na qofte Vit i mbare 2015-ta!
Humanizem e bamiresi
Nga Adriana Ashiku/
Organizatat shqiptare amerikane “Shpresë & Paqe (The women’s Organization “Hope & Peace”) dhe Organizata Shqiptare Amerikane “Duart e Hapura” (The Albanian Amarikcan Open Hand Association) janë shumë aktive në komunitetin shqiptar në Bronx e më gjerē. Përfaqsuesit e tyre Mimoza Dajçi e Aleks Nilaj i sheh kudo në takime e veprimtari të ndryshme jo vetëm pranë diasporës shqiptare, por edhe nëpër evente amerikane.
Puna e tyre e palodhur (vullnetare) njihet edhe për kujdesin psikologjik, human e bamirës. Pak kohë më parë The AAOHA drejtuar nga Z. Alkes Nilaj mblodhi një sasi të konsiderueshme ndihmash në veshmbathje, i cili i dërgoi në Bosnje për zonat e përmbytyra nga rreshjet. Ai u interesua deri në fund të mbërritjes së tyre në destinacion për familjet në nevojë.
Ndërsa Organizata e gruas “Hope & Peace” në bashkëpunim me oragnizata amerikane që meren me kujdesin e rritjen e fëmijëve patën disa konsulta për një famijle shqiptare, ku prindërve u rrezikohej e drejta për rritje dhe edukim i fëmijëve të tyre. Themeluesja e kësaj organizate Znj. Mimoza Dajçi me punën e saj të palodhur arriti të qetësonte situatën, të mbyllte konfliktet brenda familjes në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë prindërve të tyre. Interesimi i Znj. Dajçi ka qenë i suksesshëm edhe në sistemimin e një nënë të re të divorcuar në apartament me qira të ulët. Përpjekjet e organizatës që ajo drejton kanë qenë të frytshme përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të gruas e të fëmijëve, por nuk mund të bëhen publike për arsye privatësie.
Edhe me rastin e festave të fundvitit këto dy organizata së bashku treguan kujdes të veçantë që me ndihma në ushqime të furnizonin familjet me të ardhuara të pakta e ato familje që kishin konflikte në çift, pasi papunësia dhe ekonomia e dobët sjell sigurisht grindje brenda familjes. Ndihma në ushqime përfituan banorët në Lagjet Bronx e Queens, ato konsistuan në miell, vaj, makarana, gjela deti, fruta, karta krediti në shumën $ 50. 00 seicila e konserva të ndryshme. Z. Aleks Nilaj për punën e tij të jashtzakonshme në dobi të komuniteteve është nominuar me disa Çmime nga Senatori Jeff Klain, Assemblyman Mark Gjonaj, Organizata Pelham Parkway Association dhe Morris Park Association.
Ushqimet u siguruan nga organizata të ndryshme amerikane, nga disa bisnese në Bronx si Euro fresh Produce, Mariano’s Fruit Market, Deli grocery 750 Lydig Ave. Jewerly Lydig, Kisha Elhoim Christian ne Queens, Jewish Community Center në Pelham Parkway. Gjithashtu antarët e këtyre organizatave falenderojnë për mbështetjen me ndihma në ushqime për festat e fundvitit Bronx Borough President Ruben Dias Jr. , Assemblyman Mark Gjonaj, Kryetaren e PPNA Znj. Edith Blitzer, mikun e shqiptarëve Z. Joseph Thompson, Znj.Z. Liljana Pekic, Petrit Prendaj, Momudu Kita si dhe aktivistë të tjerë shqiptarë e të huaj.
New York, Dhjetor 2014
U diplomuan 884 oficer të rinjë policie në Nju Jork
*- Bill de Blasio përballet përsëri me reagime negative
*Kadetë të rinjë shqiptarë, u diplomuan dje në mesin e shumë oficerve nga 50 vende/
Nga Beqir SINA – New York City/
NEW YORK CITY : Bill de Blasio – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, mbas dekleratave të tij – kontraverse, ka marrë një përzierje të reagimeve, nga uniformat blu të qytetit, firshkëllima dhe duartrokitje, kthim kurrizi dhe përqafime – gjatë daljes së tij në publik në nji ceremoni madhështore në Nju Jork.
Një reagim mjaft negativ i erdhi atij papritur, dje, megjithse, ai foli me fjalë shumë dashamirëse madje nuk kurseu as superlatiavt, kur ai doli në podium në një ceremoni diplomimit të hënën në mëngjes të 884 kadetëve të rinjë.
Simbas, analistëve njujorkez, ceremonia e diplomimit të rekrutreve ka reflektuar në tensionet e para që kan lindur midis disa oficerëve të policisë dhe kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, si “një haraç të ri me poliicinë i De Blasios ndaj dy policëve të vrarë në fillim të këtij muaji në një pritë anti-policore.”, shkruan shtypi i qytetit të Nju Jorkut, mbas asj që ndodhi edhe dje.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë vlerësoi oficerë të rinj për kurajon e tyre.
“Ju mund të jeni në shumë raste pjesë e zgjidhjes, dhe se është një bekim që ju i jeni përgjigjur një thirrje të denjë. Bibla na tregon në një nga pasazhet më të fuqishme në Bibël se:” Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë, ‘”tha de Blasio.
Zakonisht, oficerët e rinj hedhin lart kapelet dhe dorezat e tyre të bardha në festimin e diplomimit.
Kurse , ditën e hënë, klasa e kadetëve 2014 – përshëndeti vetëm duke nderuar me një qëndrim ceremonial me shikim drejt qiellit, duke vështruar në një ekran të madh në mes të sallës së pallatit të sportiti Madison Square Graden fotografit e dy zyrtarëve të poliicisë të vrarë javën e kaluar : Wenjian Liu dhe Rafael Ramos të vrar më 20 dhjetor.
Edhe pse krimi është në nivele rekord, të rënjes së tij në qytet – shumë vetë thonë se morali është i lodhur dhe i akuzojnë tashmë kryetarin e bashkisë de Blasio për dekleratat e tij të “pamatuara” në fillim të protestave anti-policore. Disa nga udhëheqësit e sindikatave të policisë, në Nju Jork, thonë se kryetari i bashkisë i ka kontribuar “një klime të mosbesimit ndaj policisë” duke kujtuar protestat anti-policore, dhe kanë shkuar aq larg sa për të fajësuar de Blasio për vdekjen e Ramos dhe partnerin e tij Wenjian Lu.
Dhe kur de Blasio tha këto fjalë miradie: “Ju do të përballeni me të gjitha problemet që kanë pllakosur shoqërinë tonë, problemet që ju nuk e keni krijuar.Dhe se ju jeni policia më e mirë në botë”, reagimet qenë negative, teksa dikush bërtiti duke drejtuar gishtin nga De Blasio si fajtor.
Bashkia thekson se kjo nuk është hera e parë që një kryetar bashkie, në Nju Jork, ka qenë i fishkëllyer në një diplomimit të policisë.
Një zëdhënës i de Blasio thotë se ajo ka ndodhur edhe me ish-kryetarët Giuliani dhe Bloomberg.
Kurse, numëri një i poliicisë në Nju Jork, Bratton – thuhet se është duke u përpjekur për arritjen e një paqe mes zyrtarve të poliicisë dhe kryetarit të bashkisë i sulmuar.
“Ne së bashku do të bëjmë, që ky ekip udhëheqje, ky kryetar bashkie, dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të pajisur ju, për të trajnuar ju, për t’ju mbështetur ju, dhe vendosur në krye të detyrave për mbrojtjen tuaj dhe të qytetarve të Nju Jorkut” tha Bratton.
“Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, për të ecur përpara – vetëm duhet të mendojmë për sigurinë që duhet për këta njerëz dhe sigurinë e qytetit tonë,” tha Braton.
Ndërkohë, përsëri unifromave blu të Nju Jorkut, nuk po i mungojnë në rradhët e tyre edhe shqiptarët e Amerikës. Në rrejetet sociale facebook dhe twitter, janë anëtarë të familjeve të tyre, që kan postuar sot edhe fotografitë e të afërmeve të tyre – që u diplomuan dje në ceremoninë e 884 oficerë të rinj të policisë në këtë klasë diplomimit 2014.
Ku si tha numëri një i poliicisë në Nju Jork, Bratton, teksa përshendeste kadetët e rinjë, se :” Ata flasin më shumë se 60 gjuhë dhe ata vijnë nga më shumë se 50 vende . Dhe tani ata janë të ngarkuar për ruajtjen tonë – , dhe veten e tyre, që të bëjnë jetën e qytetarëve sa më të sigurt”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 321
- 322
- 323
- 324
- 325
- …
- 394
- Next Page »