Nga Adriana Ashiku/
Organizatat shqiptare amerikane “Shpresë & Paqe (The women’s Organization “Hope & Peace”) dhe Organizata Shqiptare Amerikane “Duart e Hapura” (The Albanian Amarikcan Open Hand Association) janë shumë aktive në komunitetin shqiptar në Bronx e më gjerē. Përfaqsuesit e tyre Mimoza Dajçi e Aleks Nilaj i sheh kudo në takime e veprimtari të ndryshme jo vetëm pranë diasporës shqiptare, por edhe nëpër evente amerikane.
Puna e tyre e palodhur (vullnetare) njihet edhe për kujdesin psikologjik, human e bamirës. Pak kohë më parë The AAOHA drejtuar nga Z. Alkes Nilaj mblodhi një sasi të konsiderueshme ndihmash në veshmbathje, i cili i dërgoi në Bosnje për zonat e përmbytyra nga rreshjet. Ai u interesua deri në fund të mbërritjes së tyre në destinacion për familjet në nevojë.
Ndërsa Organizata e gruas “Hope & Peace” në bashkëpunim me oragnizata amerikane që meren me kujdesin e rritjen e fëmijëve patën disa konsulta për një famijle shqiptare, ku prindërve u rrezikohej e drejta për rritje dhe edukim i fëmijëve të tyre. Themeluesja e kësaj organizate Znj. Mimoza Dajçi me punën e saj të palodhur arriti të qetësonte situatën, të mbyllte konfliktet brenda familjes në mënyrë që fëmijët të qëndronin pranë prindërve të tyre. Interesimi i Znj. Dajçi ka qenë i suksesshëm edhe në sistemimin e një nënë të re të divorcuar në apartament me qira të ulët. Përpjekjet e organizatës që ajo drejton kanë qenë të frytshme përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të gruas e të fëmijëve, por nuk mund të bëhen publike për arsye privatësie.
Edhe me rastin e festave të fundvitit këto dy organizata së bashku treguan kujdes të veçantë që me ndihma në ushqime të furnizonin familjet me të ardhuara të pakta e ato familje që kishin konflikte në çift, pasi papunësia dhe ekonomia e dobët sjell sigurisht grindje brenda familjes. Ndihma në ushqime përfituan banorët në Lagjet Bronx e Queens, ato konsistuan në miell, vaj, makarana, gjela deti, fruta, karta krediti në shumën $ 50. 00 seicila e konserva të ndryshme. Z. Aleks Nilaj për punën e tij të jashtzakonshme në dobi të komuniteteve është nominuar me disa Çmime nga Senatori Jeff Klain, Assemblyman Mark Gjonaj, Organizata Pelham Parkway Association dhe Morris Park Association.
Ushqimet u siguruan nga organizata të ndryshme amerikane, nga disa bisnese në Bronx si Euro fresh Produce, Mariano’s Fruit Market, Deli grocery 750 Lydig Ave. Jewerly Lydig, Kisha Elhoim Christian ne Queens, Jewish Community Center në Pelham Parkway. Gjithashtu antarët e këtyre organizatave falenderojnë për mbështetjen me ndihma në ushqime për festat e fundvitit Bronx Borough President Ruben Dias Jr. , Assemblyman Mark Gjonaj, Kryetaren e PPNA Znj. Edith Blitzer, mikun e shqiptarëve Z. Joseph Thompson, Znj.Z. Liljana Pekic, Petrit Prendaj, Momudu Kita si dhe aktivistë të tjerë shqiptarë e të huaj.
New York, Dhjetor 2014
Petrit Prenaj (Patrick) says
Great Job, Alex.
God Bless you and your family! 2014 was a great year hope this year will be better and better to help people in need