• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ikja e heshtur e shkrimtarit Marash Mali…

July 1, 2014 by dgreca

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shprehim ngushëllimet më të sinqerta e të ngrohta për ndarjen nga jeta të Shkrimtarit dhe njërit nga anëtarët e parë e më të vjetër të SHSHSHA-së , Marash Mali.
Familja humbi babanë, bashkëshortin, gjyshin dhe njeriun e tyre të shtrenjtë, ndërsa Shoqata humbi një prej autorëve që buronte mirësi e dashuri për Atdheun, Historinë e Cështjen Kombëtare. Tek shkrimtari Marash Mali të gjithë shikojmë pasqyrën e dijeve, guximit, kulturës, artit dhe letërsisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe punën!
Ngushëllime familjes, duke iulutur të mos harrojë se këtë dhimbje e ndane dhe me ne, Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me miqtë e njohur e të panjohur nga afërtë e të mirit e të mrekullueshmit Marash Mali.
U prehtë nëPaqe!
I qoftë Dhe’u i lehtë!
I përjetshëm Kujtimi , vepra e kontributi i tij në letrat shqipe!
Në emër të Kryesisë së SHSHSHA-së
Presidenti i SHSHSHA-së,
Adnan MEHMETI
Kryetarja e SHSHSHA-së,
Raimonda MOISIU

Filed Under: Komunitet Tagged With: Adnan Mehmeti, e shkrimtarit, Ikja e heshtur, Marash Mali, Raimonda Moisiu

“Shkolla Verore 2014” vijon me sukses aktivitetet e saj

June 30, 2014 by dgreca

Në mjediset e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, Shkolla Verore 2014 vazhdon të zbatojë me sukses programin e saj. Përveç mësimit të gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht, arabisht), të pikturës dhe të edukatës islame, nxënësve të shkollës iu është planifikuar një program i larmishëm argëtimi.
Me moton “Mësojmë nëpërmjet lojrave”, në javën e dytë të Shkollës, nxënësit i vizitoi dhe u dhuroi shfaqje profesori i Cirkut të Tiranës, z. Pavli Sollaku bashkë me nxënësin e tij Artan Balla, dhe znj. Pranvera Sollaku, mjeshtre e profilit të numrave të shpejtësisë. Të tre aktorët e Cirkut i argëtuan nxënësit, duke iu mësuar shumë lojra dhe numra shpejtësie.
Kontakt
Rr. “Isuf Elezi”, Nr.10, VILAT SELITË,
P.O. Box. 2905 – Tiranë, Albania
Tel. 00 355 4 2215087, 00 355 4 2215089, Fax: 00 355 4 2215086, Mob:00355672063709
E-mail: contact@aiitc.net – Web site: www.aiitc.net

Filed Under: Komunitet Tagged With: "Shkolla Verore 2014", vijon me .sukses aktivitetet

GOLFI, TURNEU QË PËR 6 VITE KA DHËNË $ 300 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË” NË PRISHTINË

June 27, 2014 by dgreca

Nga Dalip Greca/
Turneu vjetor i Golfit, që u organizua në mes të qershorit, për të gjashtën herë radhazi, nga Anton Raja me bashkëpunëtorët e tij, Elmi Berisha, Palokë Rudaj, Simon Qafa, Leon Gjoni e të tjerë, ishte një manifestim i shkëlqyer i vëllazërimit ndërshqiptar nga të gjithë trojet etnike, ishte bashkim ndërfetar dhe shprehje e bujarisë së njohur shqiptare…
…Kemi udhëtuar përmes rrugëve që gjarpërojnë ndër pyje dhe kemi arritur në kompleksin e fushave të golfit”Blue Hill Golf Course”, që përfshijnë një sipërfaqe të paanë, sa që zor se mund ta shëtisësh për një ditë në këmbë. Fushat e golfit në prehër të kodrave të veshura me pyje, të lagura përfund nga Liqeni Tappan në Pearl River, në periferi të qytezës Orangtown, shpalosin një bukuri përrallore. Pamjet e magjishme të natyrës, edhe nëse nuk je, të bëjnë romatik në shpirt. Isha nën shoqërimin e Telvizionit Kultura Shqiptare, së bashku me Adem Belliun dhe vajzën e tij, Vera, që tashmë është pjesë e pandarë e këtij ekipi telviziv, si intervistuse, në kamer apo në montazh, e çertifikuar edhe nga Bronx Net;- ajo ndjehet tepër e pasionuar në këtë shërbim që i bënë komunitetit, edhe pse si studente është tepër e zënë me studimet. Vera ndjehet e lumtur që i ati, Ademi, e ka marrë në këtë aktivitet. Përpiqet që të rrokë me kamera gjithë bukuritë e gjelbërta dhe çdo fragment të aktivitetit.
Majëkodre na pret Anton Raja, i cili është krijuesi dhe kryesuesi i këtij turneu, që për të gjashtin vit, jep kontribute të rëndësishme për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ky turne merr rëndësi, jo vetëm pse grumbullon ndihma, por me këtë veprimtari, ai bashkon komunitetin, pa dallim feje e krahine. Antoni na pret me fjalë mirëseardhjeje dhe me bujari. Na pyet nëse kemi nevojë për gjësend. Turneu kishte filluar pak më herët, kështu që do të duhej shoqërues për të na përcjellë tek njëri prej grupeve, të cilët lëviznin me turne, duke zëvendësuar njëri grup tjetrin, duke lëvizur nga njëra pjesë e fushës në tjetrën, dhe udhëtimi nuk mund të bëhej në këmbë, madje as kalimi i plotësimit të ciklit të 18 pjesëve. Aktualisht grupi që kërkonim ne, ndodhej në “Par 4”, pra kishte ndërruar tri pjesë të fushës së golfit, dhe ndodhej tek e katërta, ata kishin ende dhe 14 ndërrime të tjera, për të kryer ciklin e plotë të tetëmbëdhjetë pjesëve. Këtë ma shpjegoi Luka tek manovronte shkathët në timon…(lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip, GOLFI, ne Prishtine, QË PËR 6 VITE KA DHËNË $ 300 MIJË PËR KATEDRALEN "NËNA TEREZË", Turneu

Festivali i Shkollave Shqipe në Nju Jork, manifestim i shkëlqyer i kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgim

June 27, 2014 by dgreca

Nga Dalip Greca/
Festivali i Shkollave shqipe i organizuar më 15 qershor, me nismën e Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, ambasador Bekim Sejdiut me bashkëpunëtorë, i mbështetur edhe nga Konsullata e Shqipërisë në Nju Jork, ishte hapi kulmor i veprimtarive shkollore të këtij viti. E bërë për të parën herë dhe realizuar bukur, organizatorët meritojnë përgëzime, ndërsa fëmijët duartrokitje e përkrahje. Thirrjes së organizatorëve i ishin përgjigjur me pjesmarrje shkollat shqipe në Bronx, Fondi i Përbashkët Shqiptar në Patterson-NJ, Shkolla Shqipe”Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, mysafire ishin shkolla Shqipe”Gjuha Jonë” në Filadelfia dhe Ansambli i valltareve të Ansamblit “Rozafat” të Qendrës Kulturore “Zoja e Shkodrës” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika.Festivali është prezantuar nga Klodiana Zylo Halsted dhe Ariot Myrtaj.
Të pranishëm ishin ambasadori Bekim Sejdiu me personelin e konsullatës së Kosovës(Konsujt Korab Mushkolaj dhe Ylber Kryeziu), Konsullja e Shqipërisë Irena Dai, ansambleisti i shtetit të Nju Jork-ut, Mark Gjonaj, si dhe një grup biznesmenësh dhe veprimtarësh të komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe Teksas.
Kongresmeni demokrat Elitot Engel, i njohur si mik i shqiptarëve, u ka drejtuar një përshëndetje festivalistëve të vegjël dhe të gjithë organizatorëve e pjesmarrsve në këtë festival, duke i përgëzuar që promovojnë dhe kultivojnë traditat dhe kulturën shqiptare në Amerikë.
Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, ambasador Bekim Sejdiu, në emër të organizatorëve, u ka uruar mirëseardhjen pjesmarërsve dhe të ftuarëve, dhe ka përgëzuar shkollat shqipe për seriozitetin e përgatitjeve dhe u ka uruar sukses festivalistëve të vegjël.
Fjalën përshëndetëse e ka mbajtë konsullja e Shqipërisë Irena Dai. Mes të tjerash, Konsullja tha se:Kam kënaqësinë dhe privilegjin të adresoj përgëzimet dhe përshëndetjet më të sinqerta dhe të përzemërta për këtë festë të shpalosjes së gjuhës së bukur shqipe. Kam bindjen se shqipja jonë, një nga gjuhët më të rralla e të lashta në Europë, është sot ura më e fuqishme e bashkimit të shqiptarisë, është formësim i qenies sonë shqiptare, është thesari që e trashëguam nga paraardhësit tanë, mbi të gjitha-është sakrifica dhe lufta e rilindasve për t’i dhënë ekzistencialitet Kombit Shqiptar, të cilët me vargjet e tyre rrëqethëse, aq bukur i kënduan Shqipes tonë dhe quajtën me të drejtë “Gjuhë Perëndie”…(Lexoje te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Festivali, i Shkollave Shqipe, ne Nju Jork

Nisin përgatitjet për Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork

June 27, 2014 by dgreca

“Albanian Film Festival, ose Festivali i Filmit Shqiptar, është ngjarje që organizohet që dy vite në New York nga organizata jo qeveritare “Albanian Artists Association”, me qellim të promovimit të kinematografisë shqiptare në Kryeqytetin e Botës.” thotë Ariot Myrtaj./
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Kultura dhe arti shqiptar do të prezantohet përsëri për të tretin vit me rradhë në Nju Jork gjatë festivalit AFF “Albanian Film Festivali” (Festivali i Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në javën e fundit të muajit tetor ose në nëntor, dhe përsëri ka të njëjtin organizator krijuesin e këtij festivali dhe aktorin Ariot Myrtaj.
Ky do të jetë edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar dhe simbas tij do të garojë me përzgjedhje artistike nga realizime kinematografike të producentëve shqiptar nga SHBA-ja, Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, dhe viset shqiptare, nga diaspora, Kanadaja, etj.
Shoqata Artistet Shqiptarë në Amerikë po organizon për vitin e 3 “Festivali i filmit shqiptar”, në New York, e cila do të zhvillohet më 2 tetor me 9 tetor në kinema prestigjioze SVA të New York City.
Për të tretin vit radhazi, Festivali i Filmit Shqiptar, do të sjellë në “jetë” kulturën shqiptare nëpërmjet kinemasë në New York City. Qëllimi ynë është që të krijojë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e kulturës shqiptare, talenteartistike dhe mënyrën e jetesës, si të përfaqësuara në ekran nga artistët vizionare nga e gjithë bota. Ne shpresojmë për të frymëzuar artistë të tjerë për të shqyrtuar dhe të lidheni me kultura të ndryshme në mediumet e ndryshme të sferës kinematografisë.
Deri në 20 gusht 2014, të gjitha filmave shqiptare (drejtorët, shkrimtarë, prodhuesit, aktorët etj) mund të paraqesë filmin e tyre nëpërmjet faqes sonë të internetit në bazë të “paraqesë filmin tim” në www.albanianfilmfest.com
Ky edicion, filmave do të ketë privilegjin të shfaqë punën e atyre producentëve për audiencën, njujorkeze, dhe mund të fitojë çmimin e publikut dhe çmimet jurisë.
Organizatori thotë se :”Ne jemi ende në nevojë dhe jemi duke kërkuar për sponsorët ju lutemi duke gjetur informacionet nëpërmjet faqes sonë të internetit ose duke na derguar emailing në info@albanianfilmfest.com ne do tu sqarojmë për gjithëçka duke mirëpritur ndihmën tuaj sponsorizuese për tu bërë edhe ju pjesë e këtij festivali.
Megjithatë ne kemi besim dhe ne shohim vetëm përpara, thotë organizatori i këtij festivali duke shtuar se për të pasur një audincë më të madhe, shpresojmë se do të kemi një vit fantastik duke promovuar kulturën tonë të bukurdhe të artë shqiptare në kryeqytetin e botës! Nju Jorkun, thotë me shumë dashuri, Ariot Myrtaj
Themeluesi dhe Drejtori Artistik i këtij Festivali.
Histori
“AFF ka lindur në vitin 2012 si një ngjarje hsitorike për të festuar vitin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë me 100 filma të vjetr dhe të reja shqiptare, në Tribeca Cinemas, Kineman Producers Club dhe BronxNet në Lehman College. Viti i dytë, AFF pati provuar për të zgjeruar suksesin e saj si ajo paraqitur 28 filma në Teatrin SVA dhe Kinema Producers Club. Çmimet ishin dhënë edhe nga audienca për filmat me metrazh të shkurtër, filimin më të mirë të mirë dhe dokumentarin më të mirë.
E ardhmja e AFF
Pas festivalit të saj të tretë të suksesshëm në New York City, AFF do të ndjekin mundësitë në qytetet me lidhje të emigracionit shqiptarëve në Amerikën Veriore, për të shqyrtuar se si kultura shqiptare manifestohet dhe me përvojë nëpër kinema në mbarë SHBA. Këto qytete janë Boston, Detroit, Dallas, Los Angeles, West Palm dhe Toronto. Qëllimi ynë është për të lidhur me festivale të ndryshme të filmit dhe përhapur misionin tonë dhe të thelluarrrënjët tona kulturore dhe kinematografisë në Shtetet e Bashkuara.
Tetorë : 2014
2 Tetor: Ngjarja do të hapet me një ceremoni dhe parakalim në “qilimin e kuq” një gala tipike artistësh amerikan .Gala do të shfaqë filmat e famshëm shqiptarë, dhe artistët dhe drejtuesit e përfshirë në AFF, si dhedo të ketë intervista dhe mundësitë foto për mediat. Ngjarja e hapjes do të pasohet nga një shfaqjen e filmit shqiptar, duke përfshirë dhe një natë joshëse të hapjes pas-Gala.
5 Tetor: Informon Film, do të ketë diskutime dhe debate përreth film dhe kulturën shqiptare, si dhe do të flasë rreth prodhimeve kinematografike të luftës në Kosovë dhe të rënjes së komunizmit në shprehje artistike shqiptare.!
8 Tetor: Një Film do të jetë i mbylljes gjatë natës ceremoni, si dhe ceremoninë e çmimeve e cila do të shfaqë publikut çmime dhe shpërblime të jurisë të filmave me metrazh të shkurtër, filmat më të mirë , dhe dokumentarit më të mirë. ! Festivali 2014 do të përqëndrohet në një vijimit të lartë të mediave të New York-ut, shtëpitë e prodhimit, dhe blerësit e filmit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, e Filmit Shqiptar, ne Nju Jork, Nisin përgatitjet, për Festivalin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 338
  • 339
  • 340
  • 341
  • 342
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT