• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA AMERIKA ME SHPIRT E ZEMËR PËR EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

March 7, 2026 by s p

Nga Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Sakrifica heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe e 56 anëtarëve të familjes së tij nuk ishte vetëm një tragjedi e madhe kombëtare. Ajo ishte momenti kur historia mori drejtim tjetër. Në Prekaz shpërtheu vullkani i lirisë së Kosovës — një vullkan që nuk mund të shuhej më. Një vullkan, flakët e të cilit përpinë klikën vrasëse të Serbisë gjenocidale.

Flijimi i familjes Jashari tronditi ndërgjegjen e gjithë kombit shqiptar. Nga ai moment, liria nuk ishte më një ëndërr, por një betim. Shqiptarët nga të gjitha trojet u ngritën në këmbë. Vullnetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare në Evropë e Amerikë iu bashkuan luftës për çlirim.

Në mesin e tyre ishin edhe shumë shqiptaro-amerikanë, të cilët krijuan Brigadën legjendare “Atlantiku”. Ata lanë jetën e sigurt në Amerikë dhe u kthyen në vendlindje për të luftuar për lirinë e Kosovës. Ishte një dëshmi e jashtëzakonshme se lidhja e diasporës me atdheun nuk është vetëm emocionale, por edhe sakrificë reale.

Në të njëjtën kohë, në Shtetet e Bashkuara zhvillohej një betejë tjetër – beteja diplomatike për të vërtetën e Kosovës. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën udhëheqjen e ish-kongresmenit me prejardhje arbëreshe Joseph DioGuardi dhe këshilltares për çështje ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi, punoi pa pushim për ta bërë të dëgjohej zëri i shqiptarëve në Washington.

Falë përpjekjeve të tyre të palodhshme, dyert e institucioneve amerikane u hapën për Kosovën, ndërsa propaganda e regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit filloi të shembej përballë fakteve.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishte ndër organizatat e para që doli publikisht në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim të vitit 1998. Në Washington u organizuan protesta të mëdha para Shtëpisë së Bardhë dhe në Capitol Hill, ku morën pjesë senatorë dhe kongresmenë të njohur amerikanë.

Në mars të vitit 1998, vetëm pak ditë pas masakrës së familjes Jashari, në Kongresin Amerikan u zhvillua një dëgjim i rëndësishëm për Kosovën. Aty u përball dhe u hodh poshtë përpjekja për ta shpallur UÇK-në organizatë terroriste. Argumentet ishin të qarta: terroristë nuk janë ata që mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre nga një ushtri pushtuese.

Adem Jashari – simbol i përjetshëm i lirisë

Historia e popullit shqiptar është histori rezistence. Për shekuj me radhë, shqiptarët janë përballur me pushtime dhe padrejtësi, por kurrë nuk e kanë humbur shpirtin e lirisë.

Figura e Adem Jasharit përfaqëson kulmin e kësaj tradite. Ai i tregoi botës se liria nuk negociohet dhe nuk blihet – ajo fitohet me sakrificë.

Të rrethuar nga një ushtri e armatosur deri në dhëmbë, Adem Jashari dhe familja e tij nuk u dorëzuan. Ata luftuan deri në frymën e fundit. Burra, gra dhe fëmijë qëndruan së bashku përballë një makinerie të egër ushtarake.

Në atë qëndresë heroike u shkrua një nga kapitujt më të ndritur të historisë shqiptare. Prekazi u bë simbol i sakrificës dhe i guximit. Nga ai moment, lufta për lirinë e Kosovës mori një dimension të pakthyeshëm.

Flijimi i familjes Jashari u bë thirrje për mijëra shqiptarë që të bashkoheshin në luftën çlirimtare.

Amerika – aleati vendimtar i Kosovës

Historia moderne e Kosovës nuk mund të kuptohet pa rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur Evropa shpesh hezitonte të përballej me agresionin dhe hegjemonizmin ruso-serb në Ballkan, Amerika u bë zëri më i fuqishëm në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Mbështetja amerikane nuk ishte rastësi. Ajo ishte rezultat i përpjekjeve të diasporës shqiptare, i punës së palodhshme lobuese dhe i të vërtetës që nuk mund të fshihej më nga propaganda serbe.

Edhe sot, është e qartë se pa rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në Ballkan dhe as zgjidhje të drejtë për Kosovën.

Prandaj marrëdhënia strategjike me Amerikën mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të politikës dhe të së ardhmes së Kosovës.

Amaneti i të rënëve për liri

Adem Jashari, familja e tij, anëtarët e familjes legjendare Haradinaj dhe mijëra dëshmorë të tjerë të luftës për liri nuk ranë vetëm për të çliruar një territor. Ata ranë për dinjitetin dhe të ardhmen e një kombi.

Ata e paguan lirinë me jetën e tyre.

Amaneti i tyre është i qartë: liria duhet ruajtur, shteti duhet forcuar dhe interesat kombëtare nuk duhet të tradhtohen kurrë.

Amaneti i tyre i fundit ishte BASHKIMI KOMBËTAR.

Prekazi nuk është vetëm një vend në hartë. Prekazi është një betim.

Një betim se liria e Kosovës nuk do të dorëzohet kurrë.

Filed Under: Komunitet

PATRIOTI RRUSTEM GECAJ “NDERI I KOMBIT” SHTROI DREKË NDERIMI PËR PROF.DR. RIFAT LATIFIN

March 6, 2026 by s p

Patrioti i shquar, atdhetari e aktivisti i çështjes kombëtare mbi 5 dekada z.Rrustem Gecaj “Nderi i Kombit” bashkoi veprimtarë të shquar në New York në një drekë nderimi ndaj Prof. Dr. Rifat Latifit. Një vlerësim për arritjet dhe kontributet shkencore e atdhetare në shërbim të profesionistëve shqiptarë, katedrave mësimore, institucioneve shkencore, komunitetit shqiptar në Amerikë e institucioneve në Kosovë. Z. Rrustem Gecaj mbështetës i jashtëzakonshëm ndaj çdo shqiptari, frymëzues dhe fisnik i pakursyer, bashkoi në drekën e nderimit personalitete të shquara si: Harry Bajraktari, Dr. Elmi Berisha, Dr. Sulejman Çelaj, Dr. Pashko Camaj, Xhafer Gecaj, Avdi Gecaj, Halil Mula, Ilir Cubi dhe editorin e Diellit. Një drekë vëllazërore që gëzon investimet, sakrificat dhe sukseset e shqiptarëve që bëjnë krenarë komunitetin e kombin tonë. Rrustem Gecaj model i shkëlqyer i patriotit e atdhetarit shqiptar, i përkushtuar për kombin, flamurin e atdheun, është në çdo kohë mbështetje e jashtëzakonshme për Federatën Vatra, gazetën Dielli, historinë, gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, Kosovë e Shqipëri. Trashëgimia atdhetare, familjare, patriotike e kombëtare e Rrustem Gecajt është model krenarie e frymëzimi për çdo shqiptar.

Filed Under: Komunitet

Join us on May 3rd for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair — a full day of Albanian pride, culture, food, music, and family fun!

March 2, 2026 by s p

Filed Under: Komunitet

NJË JETË ME PËRPJEKJE DHE ARRITJE, Inxhinier Mërgim Korça iku…

February 27, 2026 by s p

Screenshot

Nga Visar Zhiti/

I dhimbshëm dhe i trishtë lajmi se Inxhinier Mërgim Korça iku… Tani në qiell përgjithmonë. Një jetë me ikje dhe me arritje të mëdha, me vuajtje të mëdha, mendova, por plot me dije, me njerëz dhe libra, me shkencë, shpikje dhe gjuhë… ndërkaq i përndjekur dhe i mbrojtur nga talanti i tij si inxhinier mekanik, duhej për patentat e makinerive bujqësore, që ia njeh dhe bota… ndërsa në Amerikë iu përkushtua dhe një pasioni tjetër…

NË LUSHNJËN E INTERNIMEVE

Aty e pamë inxhinierin dhe ne, të rinjtë e gjimnazit në Lushnjë, dëgjuam për aftësitë e tij, lexonte në disa gjuhë të mëdha, gjermanisht e frengjisht e italisht, etj, burrë fisnik, ashtu shtatlartë, i çiltër deri në buzëqeshje, ndryshe nga të gjithë, qytetar, kurajoz dhe i heshtur, por… seç kishte në biografi.

Dhe e shoqja e tij, doktoreshë Mimoza Selfo Korça, njihej për humanizmin e saj, pa luftë klasash dhe kritikohej në mbledhjet e kokektivit të spitalit në Lushnje: mos na u bëj si Nënë Tereza!, – i thoshin. Edhe ajo ashtu e kishte biografinë… Regjimi i kishte pushkatuar babanë, por njiheshin a kishin lidhje si gjirokastritë me Enver Hoxhen dhe diktatori bëri një lëshim dhe…

Dhe babai i Mërgimit kishte vdekur në burgun e Burrelit, madje me dëshirë tronditëse, me grevë urie, e para në burgjet shqiptare, i dha fund jetës dhe në shenjë proteste… në një popull që shtypej dhe të uritur gjatë gjysmë shekullit diktaturë…

– Krenar me babanë tënd…! – i kishte thënë im atë Inxhinier Mërgimit, do të ma tregonte vetë ai, kur do të miqësoheshim dhe bashkë. 

Xhevat Korça kishte mërguar si kundërshtar i monarkisë, u kthye t’i shërbejë atdheut gjatë pushtimit fashist, u bë dhe ministër i arsimit, etj, dhe e dënuan si kolaboracionist. 

Njihet polemika e tij në burgun e Burrelit me ministrin e brenshëm të atëhershëm, Mehmet Shehun, qënke i ditur, Profesor, – i tha ai, – pse s’u bëre komunist me ne? – Prandaj, Mehmet, – ia ktheu ai, se e di…

Ndoshta Kryeministri Shehu, ashtu brutal dhe trillan siç ishte, e mbështeti të birin e tij, Mërgimin. Në Lushnje porositi se ne nuk na duhen të deklasur si Mërgim Korça, por na duhen inxhinierë si ai…

TË DHËNA DHE CA SHËNIME:

Mërgimi lindi në mërgim, prandaj dhe iu vu ky emër,  në Graz të Austrisë, në kohë trazirash politike, në 30 dhjetor 1932…

Lexoj në nekrologji që “trashëgoi nga familja e tij (Xhevat dhe Seadet Korça, si edhe vëllai Gene X. Kortsha) një traditë guximi dhe intelekti. Megjithëse u përball me pengesa sistematike në atdheun e tij (Shqipëri) për shkak të përndjekjes së familjes nën regjimin komunist, Korça nuk u dorëzua. Ai u formua si inxhinier mekanik, duke krijuar makineri bujqësore origjinale që avancuan ndjeshëm procesin e mekanizimit në Shqipëri. Përkushtimi dhe zgjuarsia e tij u vlerësuan me titullin prestigjioz “Punëtor i Shquar i Shkencës dhe Teknikës”, i akorduar me dekret shtetëror — një nder i rrallë që qëndronte mbi paragjykimet politike të kohës.”

Pas vdekjes se babait në burg, ndërsa vëllai i tij më i madh, Genci, me të dalë nga burgu, arratiset, vjen në SHBA dhe shquhet si shkecëtar dhe ai dhe për një libër autobiografik, të shkruar në anglisht, Mërgimi mbetet me nënën në atdhe, duke u endur jug e veri, duke bërë punë nga më të rëndat, edhe në gurore thyente gure me varreh, u njoh me të persekutuar të mëdhenj, me të klerit katolik në Shkodër, me mendimtarë e shkrimtare të viteve ‘30, që i kishin lënë gjallë, kryen shkolla nate, duke fshehur dhe identetin, universitetin me korrespondecë, shkëlqen si talent në punë, inxhinier në SMT në Lushnjë, lexues i madh romanesh në gjuhë të huaja, etj, etj.

Me të rënë perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri, – ajo nuk ra, por u shkërrmoq, – thoshte Mërgimi, – ikën në vitin 1991 bashkë me gruan, Doktoreshë Mozën dhe vajzën e tyre të vetme, Bibikën. 

Ndalën në Itali. Mërgimi më tregonte se në bisedat e tij me gazetarin e shquar italian, themelues i gazetarisë moderne, Idro Montaneli, babai i të cilit kishte qenë këshillar në Tiranë i babait të Mërgimit ministër, do t’i thoshte se në Shqipëri demokracia po bën një gabim, kuçedrës së diktaturës nuk po i pret kokën vulnerabile dhe, kur i heq një, nxjerr dy koka të tjera. Do të vuajë Shqipëria…

NË MICHIGAN, SHBA

Mërgimi familjarisht mërgon për në SHBA, te i vëllai, Genci, në Michigan. Nisi një jetë të re dhe një pasion të ri. Në të gjadhtëdhjetat zotëron gjuhën angleze, “në një moshë kur shumëkush mendon të ngadalësojë ritmin, ai përqafoi një thirrje të dytë si shkrimtar, analist dhe ligjërues publik… ai u shndërrua në një publicist të mprehtë, duke sjellë qartësi dhe guxim në tema shpesh të mjegulluara nga ideologjitë. Përtej shkrimeve të tij, Mërgim Korça njihej për humanizmin e tij të ngrohtë, ndershmërinë intelektuale dhe bindjen e palëkundur se historia duhet të shqyrtohet jo përmes ideologjisë, por përmes fakteve dhe analizës kritike”.

Janë me rëndësi zgjidhjeve që u ka dhënë ai çështjes së kolaboracionizmit në Shqipëri, trajtesat për personalitet kompkekse të historisë moderne, polemikat me akademikë, studimet për Nënë Terezën, Baba Rexhepin dhe Padre Pio-n, adhurimi per at’ Fishtën, drejtimet letrare, epoka e Skenderbeut, posdiktatura, etj, etj.

Unë e takova Mergim Korçën në New York, i ftuar në veprimtarinë e “Shtëpisë së Lirisë”, organizuar nga drejtuesi i saj Muç Xhepa. U bë ajo që s’ishte bërë në Shqipëri, që iu dha emri “Gjyqi i New Yorkut”, ku dënohej diktatura. Mergim Korça mbajti referatin kryesor, ai analizoi në thellësi burgologjitë e mia “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, ndërgjegjja dhe përgjegjësitë.

Dhe çudia tjetër për mua do të ishte se ai iu përvesh punës dhe përktheu në italisht të gjithë veprën “Ferri i çarë”, mbi 500 faqe, duke punuar 8-9 orë, 10  në ditë dhe e mbaroi brenda një viti. Miqt;e italianë që e kanë lexuar, u pëlqen italishtja e tij, “manzoniane”, më thonë. Botuesi që nxori “Rrugët e ferrit” e pret si vazhdimin…

Pastaj do të takoheshim dhe në Tiranë. Në Ministrinë e Kulturës një sesion përkujtimor per shkrimtarin themeltar Ernest Koliqi. Përsëri fjala kryesore do tẽ ishte nga Mërgim Korça. 

Tashmë ai si profesor në Wayne State University, do të jepte mësim gjuhën dhe kulturën shqiptare për studentët e rinj, “duke ushqyer krenarinë për trashëgiminë e tyre”

Mërgim Korça shërbeu si aktivist i komunitetit për Teqenë, Xhaminë dhe Kishën Katolike, duke frymëzuar unitet, dialog dhe nderim të ndërsjellë mes traditave patriotike e fetare. .

Në nekrologjinë anglisht lexojmë që Mërgim Korça u nda nga jeta në 22 shkurt 2026, bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe gjysh i çmuar. Ndërkohë inxhinier i shquar, intelektual me profil publik, mbrojtës i palodhur i së vërtetës historike, një gjurmë e pashlyeshme në diskursin kulturor dhe qytetar. Mërgim Korça dha një krijimtari referuese, libra nyjëtues të çështjeve historike e bashkëkohore me një integritet intelektual.

*   *   *

Në ditën e fundit të shkurtit dhe të dimrit do të mbahet “Celebration of Life” dhe më pas ceremonia e varrimit në Guardian Angel Cemetery, 4701 N Rochester Rd, ndërsa të nesërmen e tyre do të jetë dita e parë e pranverës. Lulet dhe bari aty do të duken si porosi të bukura nga ëndrra e Mërgim Korçës, ideali dhe përpjekjet ia vlejtën, e dëshmojnë lulet në fund që janë dhe një fillim tjetër i jetës…

Filed Under: Komunitet

Një mbrëmje e ndjerë dhe domethënëse në shërbim të drejtësisë dhe dinjitetit

February 26, 2026 by s p

Sonte në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork u mbajt një diskutim i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën, me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës,” nën moderimin e Samantha Shkrelit.

Ngjarjen e hapi dhe i përshëndeti të pranishmit Ambasadori Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.

Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.

Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e Dërguara Speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional.

Një mbrëmje e ndjerë dhe domethënëse në shërbim të drejtësisë dhe dinjitetit. 🇽🇰

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT